Asnjëherë nuk e kisha parafytyruar dot këtë mbrëmje. Sepse asnjëherë nuk e kisha menduar që kjo ditë mund të vinte, të paktën jo pa kaluar kushedi se sa vite akoma. Faleminderit që jeni të gjithë këtu për ta ndarë së bashku kremtimin e një ngjarjeje që për partinë tonë është historike.

Sigurisht nuk është historike pse u zgjodha unë  personalisht zëvendëspresident i internacionales socialiste, por sepse Internacionalja Socialiste zgjodhi si zëvendëspresident të saj kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky zhvillim shkon përtej çdo merite të mundshme personale. Është diçka e jashtëzakonshme për familjen e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë që ndodh në një moment të pazakonshëm për vendin tonë. Prandaj unë sot jam vërtet i lumtur që kam mundësinë ta ndaj me ju të gjithë domethënien e posaçme të kësaj ngjarjeje. Ta ndaj me drejtuesit me përfaqësuesit më të lartë të PS-së, autoritete të shtetit dhe figura kyçe të partisë më parë, apo anëtarë të kryesisë, deputetë dhe qeveritarë vendor sot, të cilëve dua t’u them me gjithë zemër sonte se çdo njëri prej jush ka meritën e vet të pazëvendësueshme në këtë arritje të përbashkët. T’a ndaj me njerëzit e medias, drejtues televizionesh dhe gazetash, jo domosdoshmërish  të gjithë në opozitë me qeverinë e sotme, apo edhe analistë dhe editorialistë të pavarur, të cilëve do t’u them sinqerisht sonte se kjo parti që kaq shumë u vlerësua me zgjedhjen time në Presidencën e Internacionales Socialiste ka mbërritur këtu edhe falë jush. Jo sepse e keni lëvduar, por sepse e keni ndihmuar me pasqyrimet informative, analizat, apo  qëndrimet kritike. Ndërkohë që le ta themi keni bërë jo pak për ta mbrojtur këtë parti edhe nga unë. Kushedi pse ju jam dukur gjithmonë një rrezik për t’u paralajmëruar publikisht.

Një merak që nuk rri dot pa e thënë. Prania këtu e disave më pranë qeverisë nuk ka të bëjë  me legjendën urbane të paradhomës së kryeministrit pas 23 qershorit. Në këto vite politika ka gabuar, qeveria shumë dhe opozita pak, por prapë se prapë edhe ne kemi gabuar, duke hapur mes partive dhe mediave hendeqe të panatyrshme për një mjedis demokratik. Nuk ka dyshim se financimi preferencial i medias për qëllimet të politikës në pushtet është një anomali që nuk ka lindur 8 vjet më parë, por që në këto vite është rënduar dhe ka ndikuar gjithnjë e më keq mbi median në Shqipëri. Edhe asgjësimi i shërbimit publik në Tv dhe radio ka luajtur rolin e vet shumë negativ në përkeqësimin e gjendjes, por nuk ka qenë pa ndikimin e vet edhe llogorizimi i dy partive të mëdha me qasjet përjashtuese me një audiencë a një tjetër në një periudhë kohe relativisht të zgjatur. Por përsa i takon PS-së dhe mua si kryetar i opozitës sot, apo i qeverisë nesër, ai llogorizim i përket të shkuarës dhe nuk do të përsëritet për asnjë arsye në të ardhmen. Ashtu si kundër unë kam dhe ne kemi të gjithë vullnetin, jo vetëm për ta hequr pas 23 qershorit korsinë preferenciale për media të veçanta gjatë rrugëtimit tonë qeverisës, por edhe për të promovuar lirinë e informimit dhe për të garantuar rregulla loje të njëllojta për të gjithë operatorët mediatikë në treg.

Qëllimi im është shumë i qartë:  Çdo dokument që prodhon qeverisja duhet të jetë i hapur për publikun dhe ju garantoj se në 23 qershor do të mbarojë epoka e shkresave që sot e gjithë ditën i mbahen të fshehura jo vetëm publikut, por deri dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Mbase kjo do ta bëjë më pak të çmuar në këtë drejtim kontributin e gazetarëve të “Fiksit”, që sot rrinë me ditë prapa dyerve dhe prapa ofiqarëve të shtetit për  të marrë një dokument zyrtar. Po unë besoj se duke i lehtësuar Filipit gjetjen e dokumenteve përmes një kompjuteri nga zyra do të kemi më shumë kamera të fshehta në rrugën e Rilindjes.

Të cilëve dua t’u them sot se ju jemi mirënjohës për gjithshka kanë thënë dhe kanë bërë në këto vite, në mbështetje të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

10 vjet më parë Partia Socialiste u pranua në Internacionalen Socialiste pas një dekade transformimesh që e nxorën PS-në  nga qerthulli i paragjykimeve për të shkuarën.

Partia Socialiste mbërriti në fundvitet ‘90 si një forcë e besuar dhe e besueshme jo vetëm për shqiptarët por edhe për botën demokratike. Ju e dini që unë mbroj mendimin se me historinë duhet të merren historianët. Por duke qenë se sot jemi këtu për të kremtuar një arritje historike për familjen tonë politike më duket e padrejtë që kur flas për periudhën kur Partia Socialiste u bë gati për të hyrë në Internacionalen Socialiste të shkoj më tutje pa u ndalur edhe një çast më shumë. Dua të ndalem për të respektuar kontributin e protagonistëve të asaj kohe, të atyre që janë sot këtu me ne, besnikë të kësaj familjeje të madhe pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe problemeve që në vite janë shfaqur si pjesë e natyrshme e bashkëjetesës sonë demokratike; Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Namik Dokle, Gramoz Ruci, Arta Dade, Ethem Ruka, Pandeli Majko dhe të tjerë. Por dua sigurisht të mos iki pa përmendur edhe ata që zgjodhën për arsye të tyre rrugë të tjera nga rruga e Partisë Socialiste, po që në atë kohë patën kontributin e tyre të spikatur, Fatos Nanon dhe Ilir Metën.

Lejomëni që t’ju them sot se si zëvendës president i Internacionales Socialiste unë kam një ambicie. Ambicien që asnjë shqiptar që voton majtas, pavarësisht se për cilën sigël partie të mos mbetet pa u përfaqësuar në Internacionalen Socialiste. Unë besoj që ky është një interes strategjik për të majtën shqiptare dhe unë çdo bëj gjithshka për ta realizuar këtë dhe kam bindjen më shumë herët se sa vonë, ky interes strategjik do të përmbushet në të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Dhe sigurisht është shumë e bukur që pas një dhjetëvjeçari anëtarësie në Internacionale, Partia Socialiste çon në Presidencën e Internacionales Kryetarin e saj. Por edhe këtu ka shumë njerëz për të falënderuar ata që janë sot në sallë dhe ata që nuk janë në sallë, vetëm se do më lejoni të zbatoj një këshillë të kahershme të Gramozit të mos lavdëroj njeri për mos t’i mbetur hatri dikujt tjetër.

Por megjithatë besoj që një falënderim shumë i posaçëm u shkon të gjithë atyre që erdhën në Partinë Socialiste bashkë me mua, erdhën në Partinë Socialiste pas meje ku sot e kanë bërë PS një hapësirë ku janë në harmoni gjenerata, eksperienca, mosha prejardhje dhe realisht një mjedis demokratisht i shëndetshëm, është një mjedis ku ka gjithmonë një mundësi për të gjithë.

Më lejoni që në emrin e të gjithëve ju ti shpreh ndjenjat më të thella të miqësisë dhe të respektit sekretarit të përgjithshëm të Internacionales, Luis Ajalës i cili realisht ka qenë pranë nesh në momentet më të vështira, ndryshe nga shumë të tjerë që kanë preferuar ta rrotullojnë gjuhën duke folur për situatën në Shqipëri ka qenë realisht i drejtpërdrejtë në adresimin e problemit themelor të këtij vendi, që është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Transformimi i vazhdueshëm i Partisë Socialiste, përfshirja në rrugën e PS e shumë nocioneve të të reja duke filluar nga votimi një anëtar një votë për Kryetarin e partisë duke vazhduar me kuotat për barazinë gjinore, duke shkuar më tutje tek rritja shumë e ndjeshme e anëtarësisë dhe patjetër e gjithë përpjekja jonë opozitare e këtyre viteve të fundit, një rezistencë pa të cilën sot ne nuk do të ishim kaq pranë fitores dhe shqiptarët nuk do të ishin kaq shumë të vetëdijshëm se rruga e ndryshimit është rruga e lirisë së zgjedhjeve janë arsyet pse sot Partia Socialiste ka Kryetarin në presidencën e Internacionales Socialiste. Të gjitha këto arsye e bëjnë këtë arritje tërësisht të përbashkët. Nuk është diçka që e them për modesti po diçka që e ndjej thellësisht. Nuk do të ishte e mundur që të ndodhte kjo ngjarje e jashtëzakonshme që ka ndodhur për të gjithë ne në rast se nuk dot ishte secili prej jush këtu.

Në fund dhe jo për nga rëndësia një falënderim edhe për të gjitha aleatët tanë, sepse unë besoj se edhe ata kanë një kontribut të posaçëm për këtë vlerësim që i është bërë Partisë Socialiste si një forcë e rezistencës opozitare po dhe si një forcë e alternative qeverisëse. Madje këtu ka kontribut edhe vetë avokat Ngjela që metë majtën e lidh vetëm çështja e demokracisë dhe jo çështja e ekonomisë. Lejomëni dhe një dobësi në fund, meqë jemi në një mbrëmje mes miqsh që ti njoh kontributin e posaçëm gruas sime, Lindës, për kontributin në drejtpeshimin tim, këtë mund ta dëshmojnë të gjithë ata që më kanë njohur më parë dhe më ndjekin edhe më pas.

 

Fjala e Kryetarit Edi Rama gjatë darkës për zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i Internacionales Socialiste

 

23 Shkurt 2013

75 Komente

lexova: ''arritje historike.......''       thashe, allah allah  ça ka bere  vaki..    ky qenka  zgjedhur,  zevendespresident   i internacjonales  socialiste.    nejse,  urime byrazar, lart e me lart!!smiley

OK, interesant. Besoj me e vlefshme se certifikata e xhelit...

dakord,   arritje me e madhe eshte..  por  menyra dhe  pompoziteti   i prezantimit  te lajmit  (meqense  eshte fushate zgjedhjesh)   eshte xheliste!

 

nderkaq,  e bukura eshte  se  ky nuk eshte  fare socialist...   te tjera bindje   (ka)pasur, ndryshe  e filloi karrieren  politike  dikur,  por ''halli''  e hodhi te  PS-ja.

Rama, zevendesi i 36 i  Jorgos smileysmiley

PRESIDIUM of the SOCIALIST INTERNATIONAL

PRESIDENT

George Papandreou (Greece)

SECRETARY GENERAL

Luis Ayala (Chile)

VICE-PRESIDENTS

Colette Avital (Israel)

Sükhbaatar Batbold (Mongolia)

Victor Benoit (Haiti)

Nouzha Chekrouni (Morocco)

Ahmed Ould Daddah (Mauritania)

Elio Di Rupo (Belgium)

Ousmane Tanor Dieng (Senegal)

Marcelo Ebrard Casaubón (Mexico, PRD)

Mizuho Fukushima (Japan)

Alfred Gusenbauer (Austria)

Eero Heinäluoma (Finland)

Pendukeni Iivula-Ithana (Namibia)

Carin Jämtin (Sweden)

Bernal Jiménez (Costa Rica)

Chantal Kambiwa (Cameroon)

Kemal Kiliçdaroğlu (Turkey)

Marian Lupu (Moldova)

Mario Nalpatian (Armenia)

Julião Mateus Paulo (Angola)

Attila Mesterhazy (Hungary)

Beatriz Paredes (Mexico, PRI)

Helga Pedersen (Norway)

Alfredo Pérez Rubalcaba (Spain)

Victor Ponta (Romania)

Edi Rama (Albania)

Henry Ramos (Venezuela)

Ségolène Royal (France)

António José Seguro (Portugal)

Portia Simpson Miller (Jamaica)

Jalal Talabani (Iraq)

Sandra Torres (Guatemala)

Miguel Vargas (Dominican Republic)

Carlos Vieira da Cunha (Brazil)

Asif Ali Zardari (Pakistan)

Jacob Zuma (South Africa)

Rama na e prezantoi ne Tweeter si nje arritje te madhe zgjedhjen e tij si zevendesi i  36 i Jorgos, kur ne kete Organizate perpara Edi Rames kishe zevendes/Pr te tjere te zgjedhur nga vende te HUMBURA si Iraku, Guatemala, Pakistani, Angola, Namibia apo Republika Dominikane!!!

Kush e "lavderon" Edvinin per kete offiq qe ka marre, e ka ne terezi !

s'ta bo goja me e thon llafin e mire, e? smiley

nejse, tashi jom i qarte per vijen zyrtare - kto te tjeret folin ca nigjojne neper korridore.

mirmjes.

ps. pse e ke lon pa te nxime froncen, amon, apo meqe osht posht edit smiley

smiley  looool!

O Belulo eshte mjeshter per marketing Rama. Ene kur i nisi leter gruja Klintonit keshtu boni Rama ene u corren mediat opozitare per dashurine e Hillaryt ndaj palloshit. Te nesermen ju prish plani se e njejta leter i shkoi Nishanit smiley

Internacionalja Socialiste zgjodhi si zëvendëspresident të saj kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë

s'eshte pak!!

goxha mire!

cfare fati!

te plasin armiqte !!smiley

 

Mire or qyqar mire po shih 23 qeshorin se do ta kafshoje prape ujku veshin e nuk durohesh pastaj te fillosh prape te qash hap kutite mbyll kutite.

Ka folur me zemer , lider modern (pak kokeforte) por reflektiv, gjithnje e me i vetedijshem se pushteti eshte pergjegjesi dhe jo bast me veten.

.... prandaj gjithmone e me shume i zgjedh kandidatet vete e pa pyetur asnjeri. Ja Bracja sot!

Nderkohe me #autorizimin si jemi?

Demokracia pjesmarrese kerkon edhe pjesamrres demokrate. Klani, fisi dhe klientela jane institucione me rrenje te thella ne Shqiperi dhe kesisoj demokracia e drejperdrejte nuk jep perhere produktin e deshiruar. Ne keto kushte, Shefi ka nje marzh me te madh per te perzgjedhur ekipin.Zakonisht ekipin e zgjedh traineri dhe jo asambleja apo bordi klubit sportiv. Fitoret dhe humbjet i faturohen pikerisht atij.

Erioni si shqipar i mire qe eshte, perpos ca gjerave qe ka te drejte (po aty ka qene tete vjet, pse nuk foli?) ka dhe ndonje qejfmbetje qe nuk e mban me Kryetari si delfin. Apo kur Kryetari te mban afer ai eshte bota.

Kuptohet, dhe klientelizmi zgjidhet duke e bere akoma me te forte si fenomen e duke ja dhene te gjithe pushtetin kryetarit. 

I cili kuptohet qe zgjedh vetem me te miret, e aspak besnike te tij qe ta mbrojne nga sulme te neserm.... 

 

Ne te gjitha sistemet dhe ne regjimet me demokratike, cdo lider ka nevoj edhe per nje grusht besnikesh. Politika nuk eshte vetem parime por edhe marifete. Merr lexo historine moderene, ate qe vjen prej librave memuaristike por edhe nga librat e politologeve dhe do shikosh se lideret qe kane bere histori jane rrethuar nga besnike. Ti kujton se besnik kishte vetem Ali Pasha.

Harasani, Malaj, Blushi dhe ca emra te tjere me minore edhe sot bejne be per kok te Fatos Nanos jo thjesht per ti njohur meritat si lideri historik i PS por...EDHE sepse karierat e tyre lidhen mirefilli me vullnetin e Tij. Tani e kupton besoj si luhet politika.

Kjo qe thu ti Spiritus per besniket e partise eshte me se e vertete, por nuk e di pse besniket e partive te te tjereve nuk jane si tonet, i quajme bythelepires. Si situate e paqarte me duket.

Jo, jo heretik, nuk ndertohet argumenti me gorrica kur flitet per dardhat. Ja supozojme nje situate:ka nje garrumull te pakenaqur me Heretikun, grindet per cdo gje thone, shfryn e trufullon, shikon ngado gjysmen bosh te gotes dhe hajt ti bim heretikut.Kur vjen aty shoku yt Robi dhe flet: po daleni o vellezer, heretiku eshte i yni, ka pak problem hipokrizine por e gjjithe kjo sepse eshte dashnor i se vertetes  etj. etj. Ti si e qun shokun Robi ne kete rast, shok besnik apo bythlepires?smiley

 

Ne fakt nuk e kuptova mire kjo qe the Spiritus, megjithse seç ndjeva ne zemer nje gje pozitive qe s'pati lidhje me mendjen logjike (merite e jotja kjo, te kam bere edhe here te tjera komplimente). Me teper desha te them, "perfitoj nga rasti qe na dha djali",  se degjoj shpesh ketu tek Peshku, po edhe gjetke, qe fjala "militant" perdoret sikur eshte nje sharje. E keqja sot me duket se nuk ka as militant, te tradhetojne pothuajse te gjithe per 5 lek, edhe per hiç, kot, per sport.

Nuk ke ca te kuptosh o shpirti i vllait se ai as vete nuk e di ca thote. E filloi me rrethin e besnikeve te politologet dhe e mbaroj te goricat...

smiley E bukur kjo, dmth kur ben te njejten gje Berisha eshte problem dhe ai eshte malok Vucidolas, por kur e ben Edi Tirons, dalin justifikimet e tilla.

Komenti yt me beri ta lexoj fjalen e Rames.

Me lejo te them qe Sali Berisha nuk do e mbante KURRE nje fjale te tille - per aq sa kjo ka rendesi, dmth 2 cent. Por e perseris KURRE.

Jo se nuk ka nji shkrues, jo se Fahri Balliu nuk do mund t'i sillte bashke ca fjali deftore. Por sepse shkon kunder metodes, makinerise se tij per krijim te imazhit, qe ngjizet vec ne konflikte e sherr dhe kerkon te mbaje ndezur me se s'ben zjarrin primitiv te militanteve injorante, forca kryesore e pushtetit te tij.

Endri Bylukbashi i ishte pergjigjur bukur Braçes ne FB smileysmiley

FLM per prurjen, por kjo tregon se ne PS kane plasur ujrat. Nga ta kene valle ? nga uria e madhe per pushtet pas 8 vitesh opozite, apo frika se mos rrine pa grene prape ??

Kur sheh ate listen e gjate te zevendespresidentave, vras mendjen perse nuk e kishin  caktuar deri me tani.

applikohet MERITOKRACIA neper Bote boisa!! smiley  smiley  smiley

Kur lexuan Programin e PS-se Ayala me Papandreun, thane "Edi Deserve's it" !

aplikohet, aplikohet, po ajo "s"-eja s'ka nevoje per apostrof smiley

 

 

keni bere progres me then te drejten. Kini fillu me e marr ne konsiderate programin e PS. se deri para do kohesh vazhdonit kengen e gjinkalles: Edi Rama pa program. Tani programi, rruga dhe e verta misherohen tek Sali Berisha. Per paraaaa pa program! Jeni katandis keq .Nje turme qe beson vetem ne halucinacionin e Shefit qe e shikon veten si mbartes unikal te ndryshimit.Ndryshim jame Une thote sepse Une jam emruesi pandryshuar i ndryshores permanente smiley

Kjo dergata e nderkombetareve qe zbarkoi ne Tirane tha nai gjo per bllokatoret dhe tre ligjet e bllokades? smiley

si te themi, eshte bo Cardinal dmth

eh mer Ed Rama, t'u shkrujt emri me germa florini.

po pse thote ky qe "duhet te na votoni nqse doni te vijme ne pushtet e te largojme Saliun"? ja kte nuk arrij ta kuptoj

Ky nuk eshte i interesuar per te larguar Saliun, Bredharako, ky eshte i interesuar thjesht per shou, per nam, dhe per ndonje % . 

jo Pjero se me ne fund, sic thote dhe spiritus, ka bere program. Jo me 1,000 flete po e ka bere ama. Qe dmth se i ka hy seriozisht ksaj here. Vec nqse nuk ka gisht ndonje qe njofim ne me banim ne Belgjike te ky programi smiley
 

Sipas shokut Rama gruaja e tij Linda e mbante ate si nje njeri te balancuar.Po sikur larg qofte vjen nje moment dhe Linda te ndahet nga Rama domethene se ne shqiptaret po shkojme per lesh keshtu 

 Meqe ky Rama e paska mik kete Aalan pse nuk ndikon tek ai qe Kili te njohe kosoven ?

Nejse me ulje ka shku. Nga kryebashkiaku me i mire ne bote ne zv.

Nga titulli thashe mos dha doreheqjen Sala.

Mire boll dolen te dyja palet nga nacionalizmi, Sala prej amerikaneve amnistine per 21 Janarin, Rama zvpresidencen si internacionalist.  

Sala e ka marre amnistine qekur i tha Arvizu burre shteti.

Ia dha ai zevendesndihmesi i zvsekretarit qe na vizitoi. Mos e rruni tha, drejtesia e ka rrugen e gjate tha, eshte Apeli dhe ne menjehere kuptuam sa i mençur eshte populli yne, kur thote se drejtesia vonon po nuk harron.

 

Keq uji i ngrohte,keq ujii i ftohte ketu ne peshk.

prandaj ka ngele pa uje peshku.

 

Eshte nje lajm i Gezuar ajo qe shohin shqiptaret . Perfaqesues te niveleve te Larta Politike te Anglise , Gjermanise , Amerikes dhe IS dhane mesazhe Frymezuese e BESIM ne te Ardhmen per Shqiptaret kudo qe jane ! 

LefKOPEVE te BERISHES u eshte pregatit nje program mjaft Interesant ...Ne Humbelle .....dhe mos u degjofshin KURRE kkjo KOPE Muallitesish e Meceriteish ne ate VEND te mrekullueshem por te marre Peng e Te Sunduar ne menyre te Paligjshme nga Klani Hajdut e Bandit , Mashtrues e Hipokrit i familjes Politike e Biologjike Berisha !

Urime Shqiperise e shqipetareve !

S'iu tha goja nji fjale te mire, mer Idris. Ata te tjeret bojn boks e sakatohen, e ne fund i japin doren tjetrit kur maro neshja, mu aty ne ring. Sala, mer, i pari, duhej t'i kish thon "urime" oponentit.

Si e shpjegon ket? Te jet thjesht ceshtje kulture thu?

Ka shume shpjegime i nderuari Emo .

Rendesi per mua ka te anojme nga Faktoret qe ngulmon  z.Pjer ..ata Ekonomike . Por pa HILE . Shqiperine Grupimi i Saliut e ka pare si nje LOPE qe vetem MILET .I ka cicat e medha e gjora Memedhembje .Duron edhe kafshimet e LefKOPEVE me pordhe teorike tre mastroreshe .Gjemojne derstilat , bucasin altopalante e burite e bronxit per Gjah Hundderrash e kercasin sumat e anonim kakavijave sa mire kur na Pushtoi Italia etj etj .Mode e Re mer jahu . Dhe ne kete zhurmnaje te perkrahur edhe nga Krimi Nderkombetar qe zgjodhi per QEN Roje kallepin e Berishes me Klanin e tij Bandit e Hajdut , mileti i varfer u TOROLLIS .Tash kane filluar ta ndricojne  .Perse ? Plaga eshte QELBEYUAR ! Ka nje rregull absolut  ne Historine e çdo Populli pas Kthesave te Medha Historike .

Çdo gje ka nje MASE . Tejkalimi saj tregon se ajo Gje nuk eshte me e njeta Gje !

Keta ndyresira me Pushtet e te Perfaqesuar ne Shtet  e kane kaluar me KOHE Masen . Ajo e derdhi KUPEN ne 97 dhe nuk duhej te perseritej me . Por Krimi Nderkombetar arriti te cfrytezonte Çështjen Tone Kombëtare dhe Ju rikthye perseri QENIT Roje te Krimit Sali Vucidol Berishes .Ndoshta ka ardhe Koha qe Krimi Nderkombetar te GODITET dhe jo se jemi ne ndonje gje smiley Por siç tregon situata ai është bërë QELB në vet vendet e tyre që duhet shtrydhur . Shqipëria shërben si Lavatriçe e Parave të Krimit ! Dhe une jam shume i bindur qe po Bëhet .

Kujtoj se në  Kohet Moderne ka një variant që Gjuha eshte Fsheja Materiale e Mendimit . Në se Berisha Mbetet ne Pushtet kjo tregon se formuluesi i saj i sotëm ( ndryshe nga formulusi  i Vërtetë Gjuha eshtë veshja materiale e Mendimit  ), ka shumë të drejtë për nivele kulturore si shqiptarët !

Dhe pikerisht per ate qe AI dmth Babasqapi me shoke e di ku e ka VENDIN ai nuk JEP Dorën so shqiptar për Shqipërinë por do beje Gjithshka te jete e Mundur qe te fitojë gjuha e LefKOPEVE  !

me ate vishnjen, apo purple, e ka kap veten Ps-ja.

Duket qe ka kryetar nje piktor

Kjo perzgjedhje perben nje lajm te mire pr cilindo shqiptar ...edhe sikur te jete i 3336 zevendeskryetar i Internacionales Socialiste.Pse? Sepse une shume me mire se ata, qe e minimizojne prej te qenit kundershtare, e di mire sa eshte popullsia e vendit tim.Nuk e shikoj si perfitim te Edi Rames, por si rast qe nje shqiptar ...perzgjidhet nga nje forum jo i vogel nderkombetar.Dhe gjithashtu kam bindjen qe ne mos folte fjalen e mire per Shqiperine kur ti jepet rasti per te fole, nga qe e di si flet, do ta kurseje fjalen...qe do te na bente keq te gjitheve.Nuk flet marrezira apo fjale qe shkaktojne tallje e te qeshura tek ndigjuesit....
Edhe sikur vetem per kaqe pake gje,do te duhet te themi:Urime !

Ore te votoje tre ligjet dhe te marrim  ate dreq statusi por le te behet edhe president i internacionales se la nam me shqiptaret.

prandaj e futi internetin falas ne gjithe shqiperine ai mo? qe te leshoj meme (viruse) deri ne USA? e infektoi edhe kete kuvend te paperlyer modestisht (youporn!) per bes...

pa deshiruar replika, te pyes per ceshtje studimore dhe kersheri shkencetari: e beson me te vertete kete qe shkruan? 

Nderkohe per te pare efektin, post-test, po te shpjegoj se  ne te gjitha raportet e komisioneve evropiane per ceshtje te caktuara apo te keshillit te evropes shqiperia kritikohet   kryesisht per mozbatim te ligjeve dhe jo per mungese se kuadrit ligjor ne trajtimin e problemeve, dhe pergjigjja e qeverise eshte se po "permiresohet kuadri ligjor". 

pa replike, pergjigju pyetjeve shkurt dhe sakte, ky rast do te trajtohet ne kuadrin e nje studimi me fokus-grup

shqiperia kritikohet   kryesisht per mozbatim te ligjeve dhe jo per mungese se kuadrit ligjor ne trajtimin e problemeve, dhe pergjigjja e qeverise eshte se po "permiresohet kuadri ligjor". 

Shumë e hollë kjo për tu kuptuar nga tifozët e 3 ligjeve (tre urave e  tre udhëkryqeve e tre fitorjeve) smiley

Ore Grava, seriozisht e ke ti ??? ça "nderi" qenka per shqiptaret, kur kete palo post honorifik e ka marre perpara Edi Rames nje nga hundurrasi, guatemala apo mauritania ???!!!

Per çfare t'a urojme ne, Berisha apo populli shqiptar ? pse u be kreu i OKB-se ? apo i FIFA-s ???

Zevendesi i 36 i Jorgos u be dhe pike! prapa Listes!

NUk jemi me ne kohen e erresires se informacionit, viti 2000 ku Shqipot s'dinin ça ishte komiuteri jo me interneti, ku Rama genjeu gjysmen e Shqiperise se u zgjodh "Kreytari i bashkise me i mire ne Bote" ... tituj VARILESHT qe jepen neper club-e te botes

pffff

palo post honorifik

ne, Berisha apo populli shqiptar

smiley

http://www.sherv.net/cm/emoticons/guns/laser-gun.gif

mirmjes!

E o mire nje arritje me shume per shqiperine, pse haheni me leckat tuaja, Edy rocks.smiley

Lefty, po nuk humbim gje nga keta lloj titujsh mo xhan.Ti thuj te rrim hajzer qe kur te jete ne pushtet ti kerkojme ter mbaje premtimet ose bamp ne sa te na haje krahu.Pse do ta ruajme.

hyne ne historine e modhe, me germa florini, o Ed Rama!

o lefto...mos je i fejushmi i goces se xhozit ti re. sekretari i kultures ne ambasaden shqiptare ne paris...

ate kam dyshuar edhe une gjithe kohes, por ai miku eshte kengetar dhe ka mbaruar artet ne shqiperi, une kam idene se eshte vete vajza e xhozit se ajo ka mbaruar ne france, eshte edhe e bukur  shejtanka

Zbor do te te bojme o Kryetar , do jesh robi me i surprizum ne Planet , dhe vete ke me u habit me rezultatin .

Aq shume do vidhni ere Brad Pitja sa ene vete do suprizoheni nga diferenca aq e madhe. Rama do dali si g99 dikur smiley

Jo , zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme smiley por sipas nje llogarie te bere sot , Luli tha i marrin apo nuk i marrin 9 Deputete ne Tirane dhe ne te gjithe Qarkun .

I paskemi infot ndryshe smiley Qe do jete fitore kjo sdiskutohet por do jete diference e vogel shume

Leviz perdite rezultati smiley 21897 persona qe do paisen me Hipotekat per apartamentet e reja nuk kane votuar asnjehere per ne , po veprohet emer per emer ............

po per ne qe i kemi shpijat me hipoteke, cfare ka parashikuar partia ne oferte ???

Per ju me hipoteke me duket se do dale nje ligj keto dite qe ti perserisni dhe njehere nga e para se kane dale pa vize ne mes smiley

smiley

o ju na e rrufshi ishalla smiley

Ouuu ? pse e dinim ne qe i kemi rrujt te gjitha smiley

leni filmat brado,

thuj mo mire qe skeni oferte ene ik smiley

Nuk i dihet asihere , ja do te te ftoj per kafe dhe do ta bisedojme smiley

E di e di...po ka pjese dhe Lsi aty smiley

 

P.S Ruzhdie per ty noi gjel besoj smiley

Mos me lodh ti te pakten , mendon ti se LSI -ja do shkeputet nojhere nga Sala ??????

Po vetem po iku palloshi nga PS -ja.

Ato edhe ne telefon kur flasin te dy vetem qeshin...vetem batuta.....vetem tallje leshi me Ramen e ngrate...... smiley

 

P.S Palloshi nuk iken nga Ps. Nga gjysma mandatit te trete pritet i sulm i Ilirit ne Ps

  PS do të kërkojë marrëveshje të re me FMN nëse vjen në pushtet

        MONITOR                                 25/02/2013 

  Partia Socialiste edhe pse ende nuk ka gati programin qeverisës, i ka idetë e qarta në lidhje me marrëdhënien që do të ketë me institucionet ndërkombëtare. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka deklaruar para mediave se “pasi të vijmë në pushtet do të kërkojmë marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar”. Gjithashtu Kodheli foli edhe për synimin që ka partia ku ajo bën pjesë për të ulur shpenzimet e tepërta. Nga ana tjetër ajo akuzoi qeverinë se është në krizë dhe se nuk po mbledh dot të ardhurat. 

 

jo noi arritje kshedi se cfare megjithate me mire, se hic kur mendon qe fatosi e futi ne internacionale..se nuk epranonin fare ca ti besh, po me dhjesin fare keta te pd-se, kush ka nderin ta beje salen nenkryetar te partive popullore hahahah me ate anglishten e tij te dhjere lene pastaj italishten me berluskonin, cfare shfaqjeje deri ne neveritje

ja shikoni dhe qeshni

http://www.youtube.com/watch?v=a873vqCQDvQ

per me tepr qepd ka me fitu nji .....mut... ne zgjedhje, lol nuk fitohen zgjedhjet me maloket e gjinin e portokallise, megjithate humori eshte i mire te ben ta hash e te mos e kesh mendjen, keshtu i dua pd-istat kur ta hane te qeshin lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).