“Qytetarët e indinjuar me faturat e Korporatës Energjetike të Kosovës, për muajin janar, protestuan sërish sot para objektit të KEK-ut, për të kundërshtuar, siç thonë kundër hajnisë, që po i bëhet qytetarëve nga kjo korporatë.”

- “Protestohet sërish kundër KEK-ut“, Zëri.info

Parodi për shtrenjtimin e rrymës nga KEK-u. Origjinali: O Fortuna, pjesë e Carmina Burana, nga Carl Orff

M’ Erdh Faktura

 

M’erdh faktura,
me k’to numra,
sa Kilovat m’i pasni zhdep!?
Si prej dreqnis’,
o prej varf’nis’,
dritat ndalen n’shpi t’Sabris’,
t’u çunë burrat,
n’duar faturat,
krejt dolëm, KEK t’i s’na n’ive!
Qikës tate,
motrët tate,
Njisoj dhe n’dukegjin-e.
Ja sosi Alisë,
edhe Avdisë,
rrogat nuk dolën; ti nisë
n’status ta lus,
dhandrrin t’a lus,
se, m’preve n’besë, o iriç!
Bum-bum rrap-tap!
T’sertë, e t’larta,
Nji ditë do t’vdekim prej hajnis’!
Llafe nuk du’m!
Se, shum’ dur’um,
me premtime t’Qeveris’.
Se prej hajnis’,
e jo prej drejt’sis’,
u fikën dritat e Sabrisë!
N’terr doktorrat,
fillu’n torturrat,
pa rrymë, KEK ti i fike;
edhe çikës tate,
e motrës tate,
n’gjith’ Kosov’,e n’Dukagjin-e.
Ja sosi Alisë,
edhe Avdisë,
rrogat nuk dolën; ti nisë
n’status ta lus,
dhandrrin t’a lus,
se, m’preve n’besë, o iriç!
Bum-bum rrap-tap!
T’sertë, e t’larta,
Nji ditë do t’vdekim prej hajnis’!
Llafe nuk du’m!
Se, shum’ dur’um,
me premtime t’Qeveris’.
Kundër Hajnisë!
t’KEK-ut, hajnisë!
Krejt dojna me dalë në mejdan!
N’protesta, të lus,
me dalë, të lus,
se boll durova unë ma!
N’duar fakturat,
dhe parullat;
shpërndaje lajmin gjithandej,
se erdh’ koha,
o, n’a erdh’ koha,
që m’e shpreh’ pak’naqsinë tonë me…
KeeeeeK!

8 Komente

vende vende e humbet fillin , po per ta mor e mora vesh ku  e ka hallin smiley

vertet cdmth faktura shqip ?

Per te kuptu dhe une e kuptova , ka cu makinen tek mekaniku te prishme dhe e ka marre te rregullume.

jo jo ka dash me na than  , KEK ka grure sa te hane dhe qete e mi , edhe gomari jot smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).