Jeta e trishtuar e Edgar Alan Poe

edgar allan poeLeximi i një libri me tregime nga Edgar Poe kërkon vullnetin e lexuesit për ta pranuar të tmerrshmen dhe të mrekullueshmen ta ngjethë dhe që edhe në kohë të nxehtë t’i kujtojë, se dimri nuk pyet për kufij stinësh. – Bodler për Poe

Poe është një shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike shkencore. Edgar Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, gjë që i solli një jetë dhe një karrierë me shumë vështirësi financiare. Poe cilësohet si një tragjedi e gjallë. Jeta e Poesë ishte një shtrëngatë e ngjarjeve të pafata, të cilat frymëzuan edhe disa nga shkrimet e tij më gotike, romantike e të errëta. Ja cilat ishin 10 trishtimet më të mëdha të Poesë.

Jetim. I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore.

I papërkrahur. Ndërsa Poe jetonte në familjen birësuese Alen, patriarku Xhon Alen, një tregtar skocez, e nënvlerësonte Poenë në të gjitha mënyrat emocionale dhe financiare. Ai madje nuk u adoptua kurrë legalisht. Në kohën kur Poe shkonte në shkollë, babai i tij birësues nuk i dha kurrë para të mjaftueshme apo mbështetje dhe shumë shpejt Edgar u detyrua të fillonte kumarin. Edhe pse Xhon Alen kishte trashëguar para të shumta nga xhaxhai i tij, paratë që i çonte Poesë për veshje ishin të shënuara si borxh. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Poesë, ai mori rrugën për t’u bërë një shkrimtar i uritur.

E dashura e parë martohet me një tjetër. Përpara se Poe të shkonte në shkollë, ai u lidh me një vajzë të quajtur Sara Roister, por kur ai u largua për në Universitetin e Virxhinias, vajza e detyruar nga babai i saj, i cili i shkatërroi dhe të gjitha letrat e Poesë, u martua me një të pasur. Ata dukeshin të lumtur dhe kishin dy fëmijë, por në vitin 1844 bashkëshorti i Virxhinias vdes, duke i lënë familjes një pasuri prej 100,000 dollarësh me kushtin që gruaja të mos rimartohej.

Nëna birësuese vdes. Gjatë kohës kur babai birësues i Poesë nuk i kthente asnjë nga letrat që Poe i shkruante, Françeska, nëna birësuese e tij, u sëmur dhe vdiq në vitin 1829. Shkrimtari nuk u lajmërua për këtë fakt dhe as për varrimin. Vdekjen e saj ai e mori vesh rastësisht kur shkoi për vizitë.

I mohuar nga familja Foster. Xhon Alen u martua përsëri dhe vazhdoi jetën e tij, duke e shpërfillur plotësisht Poenë. Kur gruaja e tij zbuloi se Alen kishte fëmijë jashtë martesorë, ajo kërkoni që Xhoni ta mohonte djalin. Kështu ndodhi që kur babai i tij jo biologjik vdiq, e gjithë trashëgimia e tij i kaloi fëmijëve të ligjshëm, ku Poe nuk bënte pjesë, pasi nuk ishte birësuar kurrë.

Vëllai i vdes nga alkooli. Pasi Poe u mohua nga familja e tij e dytë, ai u përpoq të lidhej me të afërmit e tij të familjes biologjike dhe me vëllain e tij Henri. Ky i fundit, për fat të keq, kishte vdekur nga problemet me alkoolin. Alkooli ishte një shqetësim dhe i Poesë, prej të cilit kishte humbur shumë shpesh punën.

Gruaja e parë i vdes nga tuberkulozi. Gjatë kohës kur ai u kthye tek të afërmit, dashurohet pas Virxhinias, kushërirës së tij 13-vjeçare. Ata u martuan në mënyrë të fshehtë në Baltimore, duke gënjyer për moshën e vajzës. Poe në atë kohë ishte 26 vjeç dhe ceremoninë e dasmës e bënë pasi shkrimtari arriti të siguronte disa para nga shkrimet e tij. Fatkeqësisht teksa një ditë Virxhinia këndonte dhe luante piano e lumtur, ajo zbuloi se kishte tuberkuloz. Vdiq kohë më pas, duke e lënë Poenë e ri dhe të dëshpëruar.

Romanca të dështuara. Pas humbjes së Virxhinias, Poe ndihej bosh dhe këtë boshllëk vendosi ta mbushte me alkool dhe femra të tjera. Ai u fejua me poeten Sara Uitman, fejesë që u prish prej teprimit me alkoolin nga ana e Poesë. Pas kësaj ai i hodhi sytë nga e dashura e tij e shkollës së mesme, me të cilën u fejua, por nuk arriti të martohej, pasi jeta e tij u shua.

Një vdekje mizore. Arsyeja e vdekjes së tij nuk dihet, por ka ndikuar për të alkooli, kolera, droga, sëmundjet e zemrës, epilepsia, tuberkulozi dhe faktorë të tjerë. Ai u gjet në rrugët e Baltimores i çmendur dhe i veshur keq, ku një kalimtar e dërgoi në spital, ku edhe vdiq. Fjalët e tij të fundit thuhet se kanë qenë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të varfër!”

I poshtëruar nga rivali i tij në letërsi. Sikur të mos mjaftonte jeta e vuajtur dhe vdekja mizore e Poesë, rivali i tij në letërsi vazhdoi ta poshtëronte edhe pas vdekjes, për shkak se Poe kishte shkruar disa kritika të ashpra për të. Rivali i tij Rufus Grisuord shkroi nekrologjinë dhe biografinë e parë të Poesë, të cilat i mbushi me gënjeshtra dhe poshtërime. Ai e quajti atë një pijanec, një të droguar, një feminist dhe një njeri të pamoralshëm, i cili nuk kishte asnjë mik. Biografia e ashpër që rivali i Poesë i bëri atij, rezultoi se kishte dhe anën e saj pozitive, pasi veprat e Poesë filluan të shiteshin dhe lexoheshin shumë.

Shtepia e Librit - Blog


2 Komente

Se marr vesh kete lloj te pershkruari, mbasi e tregon Poen te çmendur, feminist, alkolist, pa moral etj, ne fund fare shkruhet se rivali i tij ka shpifur per Poen si psikopat, feminist, alkolist, imoral etj. Tani nuk e morr vesh kush ka shpifur ketu, se per ta shpif çdo gje qe lexon, dihet ajo pune, e ka marre ferra uraten. Sa me fat jane analfabetet! Edhe psikopatet, femsat, imoralet etj.

artikull rremuje!!!! dhe nga kush? shtepia e librit. 

vetem se harrohet qe edhe Poe-se s'i rrinte goja rehat dhe shante e ironizonte te tjere poete, bashkekohes se tij.

ja qe s'jemi vetem ne shqipot qe shahemi me njeri tjetrin. (qose-kadare).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).