Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

Mbi librin

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz KucukuNë librin “Epiri dhe Thesprotia në shekuj“, autori pasqyron të vërtetën historike, tragjike dhe heroike të Shqipërisë së Poshtme, të quajtur Epir dhe të Thesprotisë, Çamërisë me kryeqendër Janinën. Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.

Ky ka qenë kufiri tokësor dhe detar me Greqinë deri më 1913, kur monarkia greke me ushtri të madhe e të armatosur rëndë e me ndihmat e jashtme, në luftë të përgjakshme me shqiptarët, arriti të pushtonte Epirin duke kryer krime të tmerrshme ndaj popullsisë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore bëri pastrimin e plotë etniko – fetar të Çamërisë me gjenocid shumë të përgjakshëm.

Për të justifikuar kolonizimin e Epirit u sajua pretendimi absurd i Vorio Epirit që ende vazhdon të propagandohet. Po ç’thonë shqiptarët ortodoksë të Çamërisë? Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

Shtepia e Librit - Blog


1 Komente

Libri mund te jete interesant, por s'ka çmimin perkates. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).