Meqe keto ditet e fundit, pas nje bataljoni hollywoodjan (Django, Lincoln, Zero dark thirty, The Master), pashe disa filma qe kane te perbashket te qenit ‘film autor’ (apo indipendente, siç i quajne pertej Atlantikut), po i permbledh ne nje postim te vetem. E po i marr me rradhe :

” V tumane” ( “Dans la brume”, “Nella nebbia”, “Im Nebel”, “Neper mjegull” ) -  film ukrahinas me regji te Sergey Loznitsa

 

Kur para dy vitesh pashe ne kinema filmin e pare me metrazh te gjate te ketij regjizori ukrahinas, pra “My Joy” (http://filmjournal.net/autori/2011/01/11/schastye-moye-my-joy-film-ukrahinas-me-regji-te-sergey-loznitsa/), ne fund te reçensionit tim paskam shkruar : “Mendimi im eshte se duhet pare se ‘për nga’ do marrë drejtim (nese vazhdon te beje filma) ky ukrahinasi, sepse, qe ka disa gjera per te thene, duket ashiqare qe i ka”.

Nuhatja nuk me paska gabuar. Filmi, ne pergjithesi, me kish pelqyer, por edhe disa rezerva i kisha, ndaj me sa duket, me te drejte isha shprehur ne ate menyre.
“Neper mjegull”, i prezantuar ne festivalin e Kanes vitin qe shkoi, i ka gjithe simptomat e filmit ’serioz’, ‘autorial’ (ose me sakte - autoritar) europian. Ose thene ndryshe, nje tmerr i vertete. Ne frengjisht perdoret shprehja “film à thèse” (film-tezë) : regjizori ka nje ide, nje tezë te tijen ne mendje ( ‘cilen zgjedhje morale duhet te beje njeriu, ne rrethana kur morali nuk ekziston - pra ne rrethana lufte ??’ ), dhe filmi ben demonstrimin e saj. Pra filmi vuan nga simptoma “çdv” (ç’fare deshem, vertetuam).

Eshte interesante kjo puna e demonstrimit. Ne shqip, kjo folje e ka origjinen nga italishtja ‘dimostrare’, ose nga frengjishtja ‘demontrer’, te cilat e kane origjinen nga ‘mostrare’ (it.) dhe ‘montrer’ (fr.).  Që ne shqip perkthehen : tregoj, pershfaq. Pikerisht, nese filmi do pershfaqte, do tregonte, do ishim vete ne spektatoret qe ne fund te tij do nxirnim konkluzionin. Cilido qofte ai ! Kurse “Neper bryme”, ben pikerisht te kunderten: ben demonstrimin e idese qe e ka pas ne toçin e tij qe ne fillim regjizori dhe pike : dilema morale ne kohe lufte (jemi ne Luften e dyte Boterere) eshte i vetmi dimension qe propozon filmi. I vetmi !

Gjithsesi, une nuk prita fundin (filmi zgjat 2 ore e gjys!) por çava ferren nga salla e kinemase ne krye te 30 minutave (gjynah, se regjizori ka vertet talent persa i perket cilesise se imazhit filmik, drejtimit te lojes se aktoreve … etj etj).

nota : 2.0

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=ZhKc_3XilQs

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Paradies : Liebe” (Parajsa : Dashuria) - film austriak me regji te Ulrich Seidl

  

Plaka “sugar mamas” nga Europa e plakur shkojne ne plazhet e Kenias per te marre rreze dielli  Edhe Tereza, trashaluqe mikro-borgjeze austriake 60 vjeçare, per kete pune shkon atje. Por jo vetem. Shkon mbi te gjitha per te takuar “beachboys”, djelmosha muskuloze keniane. Turizem seksual, me nje fjale.
Gjithe problemi eshte se Tereza eshte e bindur se atje mund ta gjeje dashurine. Dhe i duhet te nderroje jo pak partenerë qe te bindet se, produkti më i shitur ne Kenia, eshte pikerisht dashuria !

Filmi eshte kapitulli i pare i nje trilogjie, qe regjizori e ka titulluar : PARAJSA. Ky kapitull quhet : Dashuria.

Ne fakt, me pelqeu. ‘Radiografia’ e nje situate te tille, kryesisht qé e arrire : mua me duket se regjizori nuk tallet me personazhet e tij (ne sensin e “take the mickey” ) : per shembull, heroina na pershfaqet pa ndonje paragjykim te dukshem (apo edhe te padukshem). Po ashtu dhe kenianët penismedhenj smileyikur nuk me duket se regjizori eshte i vetekenaqur (ne ironine e tij) apo cinik, edhe pse kufiri i kesaj ironie eshte shume i holle per te abuzuar me të… .
Nota : 6.8

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=knOjTUa_2sA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“CHATRAK” - film sri-lankez me regji te  Vimukthi Jayasundara

Ky sri-lankezi ne fjale ka pas fitu “Kameren e Arte” ne festivalin e Kanes ne vitin  me “Toke e braktisur” .  Nje nga te mirat qe kane filmat e mire, eshte cilesia e tyre per te mos i harruar se i ke parë (sado bloze qe mund te jesh nga memorja!) dhe nje nga keta syresh, eshte pikerisht ky qe permenda.

Per fat, edhe filmi i tij i dyte, “Chatrak” (qe ne gjuhen indiane dashka te thoka ‘kepurdha’ ), eshte… fort mbreselenes ! Ne fakt, ndofta nuk eshte i tëri i arrire, nga fillmi ne fund, por ka nje te mire te madhe :fuqia e tij estetike nuk kthehet ne nje dominim te lodhshem. Shkurt : eshte krejt i kundert me filmin ukrahinas qe permenda ne fillim te ketij postimi.

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=Pnqd8dVBgdU

nota : 7.3

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

____________________________________________________

“La Fille de nulle part” (Vajza prej askundi) - film francez me regji te Jean-Claude Brisseau

Qe nga momenti qe nje regjizor nuk e tradheton Idenë (per te mos thene idealin) e kinemase (te kinematografise), edhe sikur filmi te realizohet me 50 mije euro (buxheti i ketij ne fjale thuhet se nuk e kalon kete shumë), rezultati eshte padyshim… i levdushem ! Per me teper qe “Vajzen prej askundi”, Brisseau (nga i cili, keto vitet e fundit kam pare “Ne aventure” dhe “Engjejt shfaroses&#8220smiley e ka teresisht realizuar ne apartamentin e tij, rolin kryesor e luan vete ai, pra gjithshka eshte bere artizanalçe dhe me shume shume pak harxhe !

Jean-Clade Brisseau vë vetë veten e tij ne skenë. Dhe na rrefen per kurizotetin e tij te pashtershem per jeten, na rrefen dhimbjet e tij shpirterore, misteret e tij, deshirat e tij. Virginie Legeay (qe eshte e vetmja aktore ne film, perveç vetë regjizorit-aktor), mban mbi supe ‘gjysmen’ tjeter te filmit. Dhe eshte po aq e magjishme dhe prekese sa dhe ai!

Dhe per fat, me ne fund nje sinjal mirenjohjeje per regjizorin : filmi ishte fitues Leopardit te Arte ne festivalin e fundit te Locarno-s :

nota : 8.5

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=RLN5fERhMIc

3 Komente

Plaka “sugar mamas” nga Europa e plakur
trashaluqe mikro-borgjeze austriake
djelmosha muskuloze keniane
kenianët penismedhenj 

smileysmileysmiley ...
nuk te duket se ka nje gje qe nuk shkon ke ky koment smiley 

ajo paradies liebe eshte triologji, dhe eshte me shume se mish, eshte perplasje pritshmerish dhe nevojash, vetem austriaket dhe gjermanet jane aktore, kenianet penismedhenj luajne veten 

shkarkova se fundmi versionin aktual te gjate te "once upon a time in america" (4:10 minuta) dhe kam tre ore qe pres te konvertohet nga nje file gjigand ne ne nje te vockel se ma bukosi laptopin... te shohim se c'kane futur nga cfare hoqen atehere 

Shumë pik i paske dhënë këpurdhës dhe ksaj vajzës do ti shoh se kam besim tek vlersimi i yt.

Xhangon e pashë më pëlqeu dhe meritonte diçka më shumë se 7. Pajtohem me analizën tënde.

Në përgjithsi Filmi do ishte dhe më i bukur pa "fundin e bukur" sikur të ishin vrarê të gjith tek shtëpia e Dicaprios.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).