Pershendetje peshq !

Nje miku im italian do me hap nje biznes ne Durres se bashku me mua gjate periudhes se plazhit. Pra me konkretisht na pelqen te hapim nje si tip lokali apo si thone ne italisht 'gelateria' me shqip dyqan akulloreje dhe pasi mbaron sezoni i plazhit ndoshta nje piceri . Desha te di si fillim a ia vlen ? Sa kushton qeraja ne zonat e plazhit dhe a mund te gjesh me qera . Doja nga ju sugjerime ne lidhje me cdo gje .

87 Komente

beni nje xhiro ne Kosove dhe shikoni preferencat e konsumatoreve potenciale. smiley

Me mire piceri qe ne vere.Sipas meje mendohuni mire ,nuk jane kohnat.

Zana meqe jemi tek picat..si shpjegohet qe picat e Italise jane me te mira se picat ketu ne Amerike? Ca u hedhin pipinot e Italise qe i bejne me te shijshme se pipinot e Italise se Amerikes? smiley

çeshtje tradite mendoj ,cilesi gruri ,mielli...aftesi e pizetarit....si spaghetti ,si mocassini,si shume e shume te tjera smiley

Ketlina, une besoj se italianet e Italise, krahesuar me ata te Amerikes i piperisin Picat me pake ...dashuri.Gjella pa dashurine e amvises brenda nuk ka shije....Keshtu me ka thene dikur...nje mikeshe e mencur

Ne fakt eshte keshtu.Tegjitha shkollat pranojne se cilesia e pare e atij qe gatuan per te pasur sukses eshte bujaria ,la generosità.Pra ti duhet ne menyre te natyrshme te ndjesh kenaqesi kur ju jep te tjereve kenaqesi.Nder restorante me fame testohen edhe per ete cilesi

çfare bujarie ato ET? Afroju pa pare po deshe hahahaha

komplet pica vetem me djathe se me perime apo me gjera te tjera kushton me shume.

Nje nga ndryshimet kryesore dhe qe i japin avantazhe pices italiane eshte menyra sesi pergatitet brumi i pices. Dhe e dyta do te thoja une shijet shume here me te mira qe kane perimet e prodhuara ne klimen mesdhetare.

thashethemexhinjtë thonë që napoli, kryeqyteti i picës, ka ujin special. seriozisht

aha kane ujin, une mendova si grava qe eshte ceshtje dashurie..smiley

ka mundesi, por  e vecanta ne pothuajse te gjithe Italine eshte se brumin nuk e zene me maja por e lene te fermentohet vete.

italia ka aq shume gjona te mira per te honger sa si vje radha pizzes per at zot

nje cope ste ben dem, nje here ne jave vallai me pelqen ta ha..smiley

n'amerike po mi, ste ben dem

por n'itali kur mendon se mund te hash gnocchi, pasta fresca, mishra lloj lloj sidomos ato tagliatat me rukola persiper, apo bifteket fiorentine, pastaj ato karkalecat e fresket mikroskopike me limon e majdanos, ai djathi pecorino, vaji ullirit qe te bie te fiket, parmigiano qe te lepish thonjte, ato antipastat lloje lloje sa hutohesh, e mandej cu punojne kungujve, patellxhaneve, per te mos dale tek proshutat, pancetat e turlillojet, ato embelsirat, apo kafete e megjeseve iii, ku del koha per pizza eri goce

Cilesia e lendes pare mbi te gjitha, mielli, domatet e duhura, salca e mire, mozarella e fresket, tradita.

thuji te hapi nji piadineria dhe te beje mandej dhe pasta e pizza, po dhe nai akullore tradicionale apo akullore kosi.

po kshu si e ke bo pytjen i cike e hallakatme. ca dmth ne durres ? ne durres qytet apo durres plazh ?  se ndryshojne shume.

Me sa pashe une vjet ne durres qytet, shumica miletit dun misra te pjek smiley , se ne plazh dihet qe vlon suxhuku kosovar dhe specat

Bllaca e ka myll shitoren e akulloreve kshu qe akulloret sjane ide e keqe, as per vere as per dimer gjithesesi

Bllaca e ka myll shitoren e akulloreve.. smiley

kur?

 

e kam kontrolluar 2 here gjate 2012 , e mbyllur me shul, si ne vere , si ne dimer.

nderkohe tek hotel Arvi hengra nje kasate demek Bllaca qe nuk shtyhej, kurse ne tirane eshte e mire ajo qe shitet. prodhimin ndoshta se kane ndalu, por dyqanin e kane mbyll ne durres

Kam ngrene per here te fundit vjet ne gusht, uroj te mos kete ndodh hataja keto 6 muajt e fundit e te kete qene vecse nje rastesi e pafat kjo vajtja jote.

vallai ne gusht kam qene dhe une mor plak,

tek lokali ke vollga.

myll me shul., karriget e ngritme.

ama produkte bllaca te ofronin gjithandej neper vende te tjera.

une po flas per embeltoren e tyre, dora vete

Snife, pyet plakun ketu smiley qe me rane floket dhe dhembet smiley duke u marre me tregun.  Me qira gjen, plot, dhe atje ku gjen lokale me qira, duhet te besh pyetje se, pse. Pse gjen me qira kollaj. Sepse ka kaq shume lokale, sa shum lokale nuk nxjerrin dot as leket e qirase dhe te taksave ndaj bashkise. Biles aty ne Durres shum lokale mbyllen ne shtator, sidomos keto te anes se reres/plazhit. Pra regjistrohen vetem per 2-3 muajt e veres, dhe per kaq paguajne taksa. Pas shtatorit, rrijne hapur vetem disa, rreth 30% e tyre, se plazhi eshte i shkrete. Disa lokale kendej nga ana e rruges, kane pune, por vetem me kafet dhe pijet alkolike.  Sa per akullore, ne vere ka çdo 10 metra ku shitet akullore. I thuaj italianit, te mendoje per ndonje produkt tjeter, para se ti hedhi paret kot.

Une po te filloja nje biznes aty, do filloja si pike ambulante per masazh smiley dhe ju garantoj se me nje vere (3 muaj) do isha bere milioneri i plazhit smiley 

me pak fjale, ti po i thua ketij Pjero.. muhabet i kote, te heq dore  nga akulloret?smiley

ore po sikur te hapi ndonje grill... p.sh  pjek qofte ne zgare.. se qoftet ecin shume atje, thone..smiley

Natyrisht Belulo, me qoftet ben me shum xhiro se me akulloret. E provuar kjo, pasi e kam studiuar zonen ne fjale. 

tashi,  ti ke studjuar zonen apo qoftet?

Belul, po une nuk jam mercellog por makro-ekonomist, une studioj tregjet, asetet, çmimet etj, apo me sakte i kam studiuar me kohe dhe hulumtoj vazhdimisht rreth tyre. 

MD, i thone nje fjale popullore, Nuk çalon gomari nga veshet smiley pra si qera, si qira, njesoj eshte per popullin smiley

ne fakt qira eshte e sakte, Pjer s'paska nevoje fare per redaktues. 

Ne fakt fjalori e ka "qira", dhe vjen nga turqishtja "kira"

puna eshte se per periudhen e plazhit se pastaj nuk ke cfare e do mbas shtatorit.

Snife, ja vlen, por ki parasysh dy gjera:
E para zezoni zgjat relativisht pake gje qe duhet te te beje kursimtar ne numrin e paisjeve qe do te biesh, sepse vetshlyerja e i investimit do te jete e gjate.
Se dyti nuk do te vrasi qeraja dhe un te ofroj ne fshatin tim nje restorant teper te kompletuar, me guzhine moderne, me te gjitha paisjet, me territor te jashtem 230 metra katrore(nden Hotel Pameba, ke pishat) me te gjitha dedaruqet per mish ne hell dhe oxhak te jashtem.......,por fitimi varet nga sa emer do te beje biznesi jot.Taksat jane normale.Ama aty duhet ti rrishe punes mbi koke ...VETE

grava , te te jap nje keshille,  Nuk eshte nevoja te permendesh ketu hotele, afer ketij apo atij. I thua atij/asaj , Ne plazh , ne Durres dhe per hollsira te te shkruaj tek posta private ketu tek Peshku, ku te tjeret nuk e lexojne dot, ndoshta vetem adminet. Prandaj eshte dhe Posta private ketu, qe na e kane mundesuar adminet, per tu marre vesh per gjera qe te tjeret te mos i marrin vesh. 

Pjer keshille me vend.A po pa Belulin na ha buba te dyve!

Lere Belulin, se ai futet vetem per gallate, vetem per te ngacmuar smiley ne kuptimin pozitiv te fjales, jo ate negativ. Merr material sa andej-kendej, dhe i nxjerr, thjesht per te ngacmuar smiley 

kam pare nje cift italianesh ne durres, brenda ne qytet, qe kishin hapur nje kreperi

mbase duhet te pyesni ata me mire

Po qe per plazh mos e hap. Aty ecen vetem qoftja bureku suxhuku dhe tallavaja. Hap nje gelateri ne durres ku ke pun ter vitin dhe robt e njohin ca eshte.  

Snife, dmth no tits bouncing around ke biznesi jot ne plazh? 

Ju po shpenzoni para ne dicka qe nuk terheq vemendjen. M'duket jeni duke e bo per t'pastru parat e italjonit. smiley

Eshte dhe problemi se ku ne Plazh doni ta hapni , psh tek Iliria duket sikur je ne Pekin dhe Akullorja do marre shijen e Qofteve.

Ky peshku ka shume gjera te mira, shet dhe blen, merr mendime jep mendime, meqe jemi tek kjo teme ka njeri te interesuar te blej ndonje ndonje toke, dyqan, pallat me hipoteke ne Tirane te na bej ndonje ze ne privat..smiley

Po deshe ti nderrosh me makine po , leke te thata nuk kemi smiley

Ti thua te stivoj makina si puna e druve, ik aman se vdiqem duke paguar insurencat..smiley

Makine jo, flm.

me hipoteke jo se paguan taksen mbi pasurine pastaj! 

cke ti ta ul vleren me letra une, se ne dore i dua tamam..smiley

Nuk me kuptove. Me hipoteke, dmth e regjistruar ne regjistrin kombetar te pasurive te paluajteshme. Dhe si e tille, do te jem i detyruar te paguaje cdo vit taksen mbi ndertesen, apo token etj dhe qe shprehet ne lek/m2. Ndersa pa hipoteke edhe e gezoj edhe nuk paguaj takse vjetore per cdo vit.

sa shume paske moj moter

bereqaves..nuk qahemi joo, ka me mire por ka edhe me keq..smiley

he he

e si i ke bere kto pasuri ti motra, do pyeste Endrity smiley

Pra dolem ne konkluzionin qe gelateria per sezonin e plazhit nuk ja vlen ne durres ! Po ne ndonje qytet tjeter si vlora , saranda apo e njejta gje? Per mendimin tim eshte me mire piceri dhe ndonje krepe akullore etj... sic ka thene dikush me lart se pertoj ti lexoj prape nga e para komentet . Po pak a shume nese une e nis nga zero sa duhet te jete buxheti im ?

snife, i thuaj atij italianit, te investoj ne blerje studiosh/gazonieresh, dhe 1 studio kushton jo me shume se 20 mij euro. dhe e leshon me qira per 6 muajt e veres. 

Si i kane shijet serbet ne ket fushe? Qe mos te hani plumbin them...

Si nuk i shko asnjonit ne men me hap bordello mer? Apo nk lejohet?

Pse nuk hapni nje "Farinate", mqs ne Durres nuk besoj se ekziston, madje edhe jashe Liguria_s. Ketu ku jetoj une eshte tipi irestorantit me i suksesshem, "meno elaborato e più sano". ...dhe mqs shqiptaret vdesin per buke, do tu pelqeje.

Lokale eshte mbush plot Durresi, nje rrumpalle dmth. andej nga plazhi eshte tmerr, zhurme, pisllek, parregullsi etj. Pica ka gjithanej sa te behet te mos hash me pica.........Se tani po ja fus nje mendim kot n'hatlla, mqs pyete, nje ide e mire eshte te hapesh brenda ne Durres makarona expres, te cdo lloji, qe njerezit t'i marin me vete ne pjata letre. Eshte nje ide qe mua do me pelqente te ekzistonte. Kujdes ama, se Durresi eshte i vdekur ne dimer, xhan-xhin s'ka.

Qeraja ne nje dyqan mesatar mund te shkoje deri ne 1000 euro ne muaj, nqs deshiron te besh me tavolina, karrike, banak me stola. Nqs vetem nje banak ku shet mund te shkoje te 500 euro. Varet edhe nga pozicioni. Pune ka, po duhet te besh njefare emri. Futi edhe ndonje krepes se ecin goxha.

1000 euro sma merr mendja, kur kane rene qerat ne Tr. ne Durres sigurisht qe jane me pak.

 

Po tani nje parukeri te vogel e ke me 300-400 Euro. Nje lokal pak me i madh, nqs do te vesh tavolina duhet te 70 m2. Po bej kshu disa llogari, duke marre per baze ca cmime, sezon plazhi, prandaj them deri 1000 euro. Po varet, ndoshta e kam gabim.

Une e kam ne nje vend sh te mire ne Tr dhe nga 1000 euro qe e kemi patur nga gjysma e vitit qe kaloi ja ulem ja beme 800. 

kuptoj, varet ne fakt, ama llogarit se eshte sezon vere.

per kuriozitet, sa m2 e keni?

ketlina, ke ketu ne Belgjike me 800 euro ne muaj, sa te duash, dhe s'po i merr njeri. Dhe te medhaja, per dyqan e magazine. 

Si thote Sala qe Shqiperia ka buuuuuummmmmm te madh ekonomik smiley

hunter aty tek 100 metershi

Mah ,kur ke nje lokal qe ejep me 1000 euro nemuaj ....Bum-i ekonomik qenka edhe me i madh nga sa e kam menduar..Ne mos tjeter kini buon gusto e mos u qanismiley

Hunter, qira me 1000 euro ne muaj, ke kendej sa te duash, por nuk i merr njeri se i duan 800 e poshte. Gjeta une nje shtepi, kati perdhes per dyqan e siper shtepi, per 600 euro, ne nje qytet te vogel, por ishte nje rrugice ku nuk ndalonin dot makinat, s'kish vend parkimi. Ne shqiperi duhet te jene aty tek 500 e poshte tani. 

Ti do te kesh nje return me te madh te investimit nese ato pare qe do te investosh ne shqiperi ti besh pirg prapa shtepise tu hedhesh benzine e tu vesh shkrepsen smiley

ore seç  jeni  nje takëm ju  ketu te peshku qe  kur flitet per Shqiperine, nuk ka rendesi per  çfare,  vetem  negativitet  percillni....   kjo menyre ua ben emigrimin me te lehte keshtu, a si?? ....e çuditshme!

Nje shok imi i ka prinderit pasticere te vjeter. Kane nje punishte te vogel. Prodhojne embelsira plot sheqer tip turke- Furnizojne dyqane, pasticeri. Ky shoku pushimet jashte, para 3 muajsh mori nje Benz C Avantgarde. Nejse.

Bera shaka belul .une PO te mos kisha frike nga krimi I larte do te hapja nje fabrike te prodhimit te akullit.

nuk mendoj qe ne Shqiperi ka kriminalitet te larte.. besoj se eshte ne permasa ''normale'', dmth ne te njeten shkalle  me ate te Evropes se bashkuar dhe te pabashkuar..  e kam  fjalen per krimin e rruges.  

por ajo qe eshte ngritur ne permasa alarmante dhe ndofta dallojme nga te tjeret,  eshte krimi ne familje..    ku viktima jane kryesisht grate, por edhe krimi midis vellezerve apo kusherinjve  per arsye pronesie..

 

p.s,  ku do ta shesesh ate akullin ti mo, ne Alaske?smiley

vallai akullin se ka keq kjo, me gjithe ato kafene qe ka shqiperia smiley

po qe thu ti , mbase e ka llafin tek kriminaliteti ne kushtet e konkurences se pandershme. Kjo eshte e vertete, ne shqiperi dhe te heqin qafe ty ose fabriken po qe se i demton biznesin konkurences. Prandaj aktivitetet prodhuese apo importuese jane te frikshme

Me rehat jane ata qe kane aktivitete konsulence e gjera te tilla.

por sinqerisht ekonomia ka rene shume keto 2 vjet dhe eshte bere veshtire per te celur cfaredolloj biznesi.

mbase mbase... nuk pretendoj qe  e njoh mire  realitetin shqiptar..  por me duket se krimi  midis konkurenteve, eshte me evident  ne binznese  me te medhaja.. psh  tregetia e hekurit apo cimentos etj...   jane ca  ''tipa'', mafioze  qe kane krijuar monopole  dhe jane bere shume te fuqishem... keta po, te heqin qafe.. megjithse te paralajmerojne ne fillimsmiley.. mos tua hame hakun..smiley

ndersa per fabrika apo biznese te vogla,  ky fenomen eshte ne permasa me  te vogla, kam pershtypjen..

Ke te drejte, vetem gjate 5 diteve te para te 2013 jane vrare 4 persona, pra me pak se nje ne dite. E nese i heqim fare krimet brenda familjes se helbete jane te nje gjaku, sigurisht qe do te renditemi mbas Gjermanise per nivelin e ulet te kriminalitetit. Dhe kjo eshte merite e qeverise.

Belulke, rralle por e vertete qe ndajme te njejtin mendim per nje ceshtje. 

Akulli me qese ,ose makina per prodhimit e akullit.kushdo qe shkon ne plazh,udhetim piknik etj ka nevoje te mbaje pijet ushqimet te fresketa.ne kohe pa drita kur frigoriferet nuk punojne.punetoret qe marrin buken me vete,spitalet etj.

biznes i mire eshte nje minifabrike per prodhimin e pijeve freskuese, me limon, portokalle, mandarine, etj, natyrale, jo me esencera. 

Ne ate ke per te konkurruar me fabrika te medha qe e nxjerrin me kosto me te lire dhe Kane brand name.kapitalizem 101 .

bo bo...1000 euro qeraja e dyqanit ??po ca shesin aty? p$$$$$ordhe??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).