Me kryeqytetin e kulturës Bashkimi Evropian (BE) do të bëjë të njohur larminë e kontinetit. Ideja lindi përpara 26 vjetësh. Por çfarë qëndron pas kësaj ideje?

Në fillim të vitit 1985 ministrja greke e Kulturës,  Melina Mercouri, dhe homologu i saj francez, Jack Lang,  kalonin kohën gjatë tranzitit në njërin prej aeroporteve evropiane duke pritur avionin për të vazhduar udhëtimin. Gjatë bisedës impulsive me francezin ish-këngëtarja Mercouri luante me idenë të zgjidhte çdo vit një qytet në Evropë, si kryeqytet të kulturës. Ajo donte të krijonte diçka të bukur që të mbetej ndërkohë që Greqia kryesonte për gjashtë muaj presidencën e radhës së Komunitetit Evropian. Nga komuniteti, i cili merret kryesisht me subvencionet agrare duhet të krijohet një komunitet kulturor, tha zonja Mercouri në fillim të vitit 1985 në një intervistë për Deutsche Welle-n: "Unë besoj tek shkëmbimi kulturor. Dhe unë besoj, se nuk duhet të ketë vetëm një komunitet të patateve dhe domateve, por duhet të ketë edhe shkëmbim për punonjësit e kulturës. "

Athina ishte i pari kryeqytet i kulturës

Met të thënë e me të bërë. Ministrja greke e Kulturës nuk e zgjati shumë, por zgjodhi Athinën si të parin kryeqytet të kulturës. Magjia zgjati vetëm pak javë në verë. Fillimet ishin modeste. Firencja, Amsterdami, Berlini dhe Parisi pasuan. Spektakli qe vërtetë i madh në vitin 1990 me zgjedhjen e Glasgout si kryeqytet të kulturës evropiane. Që nga ajo kohë zhvillohet një proces aplikimi me disa etapa dhe me plane biznesi,  pothuajse njësoj si me përzgjedhjen e qyteteve për Lojërat Olimpike. Dhjetë vende të reja anëtare u pranuan në BE në vitin 2004, ndaj ndërkohë për 27 vendet anëtare shpallen dy kryeqytete të kulturës evropiane çdo vit, sqaron John Macdonald nga Komisioni i BE-së në Bruksel: "Kur në 2004 erdhën anëtarët e rinj, ne e kuptuam, se vetëm një qytet në vit nuk mjatonte më. Rotacioni tek të gjitha shtetet do të zgjaste shumë kohë. Në mënyrë që shtetet evropiano-lindore të mos prisnin kaq gjatë, Këshilli i Ministrave aplikoi modelin me përzgjedhjen mesatarisht të dy kryeqyteteve kulturore në vit."

Koncertet shndërrohen në mega-evente

E gjitha niste me disa koncerte dhe ekspozita kulturore, ndërkohë organizohen qindra veprimtari në të gjitha disiplinat e artit, që ofron kryeqyteti përkatës i kulturës. Selanikut, Vajmarit, Portos apo Korkut pas të qenit një vit kryeqytete të kulturës duhet edhe t’u mbetet diçka prej angazhimit të tyre. Sipas të dhënave të John Macdonald, zëdhënës i komisarit të BE-së për Kulturën, BE-ja synon që titulli „Kryeqytet i Kulturës“ të mos ketë vetëm efekt të përkohshëm,  por që aktivitet të vazhdojnë: "Edhe kur përfundon viti i kulturrës aktivitet duhet të vazhdojnë. Vazhdimësia është ndërkohë një kriter i përzgjedhjes së qyteteve."

Projekte konkretesi renovimi i qendrave të kulturës, shfrytëzimi me ndryshim destinacioni i ambjenteve të braktisura industriale apo ndërtimi i objekteve të reja kulturore janë efektet afatgjata të titullit të nderit. Qyteti Lilë në Francë në vitin 2004 në 12 ish-godina industriale ka krijuar një qendër kulturore. Në Luksemburg, që ishte në 1995 kryeqytet i kulturës evropiane, është ndërtuar një muze për artin modern. "Ky është një shembull për atë që disa projekte krijohen enkas për shkak të kryeqytetit të kulturës“, thotë John Macdonald nga Komisioni i BE-së.

Një studim i Komisionit vërteton, se kryeqytet e kulturës në përgjithësi përfitojnë prej titullit të nderit. Historiani nga Bohumi (Gjermani) Jürgen Mittag, punonjës pranë Institutit për Lëvizjet Sociale tërheq vëmendjen, se ndërkohë iniciativa e kryeqytetit kulturor ka marrë përmasa gjigande. Në kryeqytetin e kulturës Ruhr në 2010 bashkëpunuan 53 qytete në programe të ndryshme: "Kjo iniciativë tashmë është bërë e vetëkuptueshme në shkallë të gjerë duke mos qenë më thjeshtë një event i shkurtër veror, që i shërben vetëm identit evropian. Ajo është kthyer sot në një faktor jashtëzakonisht të madh ekonomik dhe mediatik. Ajo mobilizon rajone të tëra dhe ka fituar  përmasa të gjera, të cilat në vitin 1985 as që mund të mendoheshin. "

Kultura si faktor ekonomik

65 milionë euro ishte buxheti për Ruhrin në vitin 2010. Ky buxhet duhej krijuar nga qytetet dhe sponzoruesit privatë. Vet BE-ja jep një ndihmë fillestare prej vetëm 1.5 milionë eurosh. Qytetet duhet t’i sigurojnë vet burimet financiare nga sektori privat dhe ai publik. Qyteteve Talin dhe Turku në vitin 2011 iu desh t’ia dilnin me një buxhet shumë më të pakët. Në vitin 2012 p.sh. Maribori në Slloveni kishte 16 milionë euro në dispozicion, sepse Sllovenia ende ndodhet nën lakun e krizës financiare. Kësisoj nuk u planifikuan ndërtime të reja voluminoze duke u përqëndruar kryesisht tek programi kulturor.

Qytetet në Evropë kanë zënë radhën dhe presin të fitojnë një ditë titullin. Ndërkohë periudha e aplikimit zgjat gjashtë vjet. Përzgjedhja e kryeqyteteve të kulturës evropiane bëhet me votim të fshehtë nga Këshilli i Ministrave. Për vitin 2012 këtë titull e mbajtën Maribori në Slloveni dhe Guimaraes në Portugali

....and the winner is:

Në 2013 pasojnë Marseja dhe Kosice. 2014 Umea dhe Riga. 2015 Mons dhe Pilsen. 2016 me gjasë San Sebastian dhe Varshava. Aha? E pra le të nxjerrim hartën dhe të shohim, se ku shtrihen kryeqytet e kulturës…!

7 Komente

Artikulli eshte me interes per lexuesit qe nuk e dijne. Para 1 jave, tv ketu dhane se si ishte krijuar kjo ide dhe nisme, duke treguar ne film Melina Merkurin  dhe Zhak Longun smiley

Përshëndetje Pjer.

Ndoshta për ata që e dinë ç'është Kryeqyteti i kulturës, do të ishte me interes të kuptohet se ç'është kultura, apo jo?

po mer yahooo, kulture  e madhe   fort (tm idrisismiley)         doemos, beni  koncerte e tralalara neper Evrope,  se faturen  e paguan (kinostudjua)  taksapaguesi  i krizosur evropian...

nuk ben gje bota pa fitim, se jane kapitalista. per 1€ te zhpenzuar ne Lille (kur u shpall qytet kulturor europian, atje eshte bere nje sozi e museut te louvrit me kete rast me duket) psh fitoheshin 8€ sipas nje studimi. 

dmth gjithe kjo tralala behet per te fituar lek, kur ne fakt duhej te behej per te fituar kulture (pra me i dhene shtytje reale artit). 

Me vrap une duke e lexu , ideja shume interesante smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).