Qysh në fillim të shekullit XVIII Rusia dëshmoi se jo vetëm gjeografikisht ishte pjesë e Europës, por edhe më pas do të ishte një zë i fuqishëm në zhvillimet politike europiane, madje një zë përcaktues edhe për fatin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane ...

... dhe për ecurinë e historisë së Ballkanit në shekujt XVIII-XIX, madje deri në fillimin e Luftës I Botërore.

Rusia e Pjetrit të Madh qysh në vitet e para të shek. XVIII filloi të nxisë lëvizjet separatiste të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, pjesë e rëndësishme kjo e projektit rus për të zbritur në ujërat e ngrohta të Mesdheut. Projekti i saj ekspansionist kishte për objektiv përfundimtar marrjen e Stambollit osman dhe ringjalljen e Bizantit.

Ndërhyrja e Rusisë në zhvillimet politike europiane, në vitin 1696, në favor të shteteve të Europës Perëndimore ndërsa Vjena ishte e rrethuar nga osmanët, ishte një nga faktorët që përcaktoi prishjen e balancës së fuqisë në Europë. Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për historinë e Ballkanit, pasi shënoi hapin e parë që më pas do t’i hapte udhë procesit të ndryshimit të statukuosë gjeopolitike në territoret ballkanike të Perandorisë Osmane, proces i cili gjeti fundin e tij me Luftrat ballkanike dhe më pas me Luftën I Botërore.

Qysh në vitin 1712, kur trupat ruse i mundin ato osmane në betejën e Prutit, malazezët vendosin kontakt me carin Pjetër i Madh për një aleancë politike kundër shtetit osman bazuar në besimin ortodoks dhe në prejardhjen e përbashkët sllave. Në vitin 1759 ishin shkodranët katolikë e ortodoksë që iu drejtuan careshës ruse Elisabeta për ndihmë. Të njëjtën gjë bënë edhe himarjotët në 1759. Me këto veprime të karakterit separatist shënohen hapat e parë politikë të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane.

Vatrat e para që ishin të gatshme për t’u ngritur kundër sundimit osman në Ballkan, siç e dëshmojnë edhe dokumentet e arkivuara në arkivat ruse, ishin disa rajone të krishtera ballkanike, të cilat e kishin njohur vendosjen e sundimit osman, por, më së shumti, për shkak të veçorive të terrenit e për pasojë edhe të produktivitetit të ulët ekonomik, shteti osman u kishte njohur autonomi fiskale (venomet). Ishin këto rajone që autonominë e tyre fiskale dhe fetare gradualisht e shndërruan në autonomi kulturore dhe ishin të gatshme që me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës ta shndërronin atë edhe në autonomi apo pavarësi politike. Te kjo autonomi fiskale e njohur dhe e akorduar nga vetë shteti osman i kanë fillesat institucioni i kapidanit dhe i bajrakut. Këtu do të rreshtonim Malin e Zi, Malësinë e Madhe, Mirditën, Pukën, Himarën, Sulin dhe krahinën e Manit në Peloponez.

Letrat e ardhura nga Ballkanit ishin kërkesa për ndryshimin e statukuosë politike në rajon, duke kërkuar mbështetje tek një fuqi e cila kishte filluar të dëshmonte me veprime në terren se e kishte fuqinë ushtarake për t’i dhënë rajonit një konfiguracion të ri politik. Beteja e Prutit e vitit 1712 ishte dëshmia e parë e avancimit rus drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut. Këtu nuk është fjala për kërkesa të natyrës “romantike” apo “aventuriere” që vinin nga Ballkani, por për kërkesa që do të t’i shërbenin Rusisë si pretekst për të zgjeruar ekspansionin e saj politik, të krishterë, në një hapësirë politike që sundohej nga një dinasti myslimane.

Fuqia ruse që po i imponohej shtetit osman u vërejt jo vetëm nga komunitetet fetare të krishtera të Ballkanit, por edhe nga krerët e pashallëqeve që, më së shumti, ishin krijuar në territoret e banuara nga popullsi shqiptare si rezultat i dobësimit të kontrollit të pushtetit qendror. Pashallëqet e Janinës dhe të Shkodrës, të kryesuara nga familje shqiptare myslimane, tentuan shkëputjen nga shteti osman, për t’i hapur rrugë krijimit të bërthamave shtetërore të pavarura në rajon. Kjo është edhe dëshmia më e qartë e faktit se procesi i kësaj kohe i separatizmit nga shteti osman ishte një fenomen i dyfishtë: i krishterë dhe mysliman; veçse ndërsa komunitetet e krishtera iu dorëzuan pakushte Rusisë duke kërkuar ndihmë për shkëputje, krerët e pashallëqeve kërkuan marrëdhënie partneriteti, pra favore të ndërsjella që të dyja palët të plotësonin ambiciet e tyre politike. Por, ndërsa mori nën sqetull mbrojtjen e popullsive ortodokse osmane, ai ishte Rusia e gatshme të mbështeste “rebelët” myslimanë që kërkonin shkëputje nga Perandoria Osmane?

Konvertimi masiv në Islam i hapi rrugë paragjykimit të Fuqive të Mëdha për shqiptarët. Popullsinë myslimane shqiptare Fuqitë e Mëdha do ta barazonin me atë turke dhe më pas do ta konsideronin si mbetje të osmanëve në Ballkan, që më së paku politikisht nuk duhej përkrahur në aspiratat e saj për pavarësi, kurse në rastin më të mirë duhej zhdukur nga harta e Ballkanit.

Ali Pashë Tepelena, ndonëse pasha mysliman, në përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga shteti osman nuk ngurroi të vendosë lidhje, madje edhe të kërkojë mbështetjen ruse për realizimin e planeve të tij separatiste. Por Rusia nuk ishte e predispozuar t’i ofronte mbështetjen e saj një pashai mysliman. Në këtë kohë, feja përbënte dimensionin më strategjik të bashkëpunimit dhe të mbështetjes për popujt e vegjël të Ballkanit.

Realizimi i projektit rus për ringjalljen e Bizantit do të kalonte përmes nxitjes në Greqi të një rebelimi kundër shtetit osman. Tentativa e parë e vitit 1770 gjeti jetësimin e saj me kryengritjen e Moresë. Ajo nuk pati sukses, por me Traktatin e Paqes së Küçük Kaynarca-s (1774), Perandoria Ruse fitoi të drejtën që të “mbronte” qytetarët ortodoksë të shtetit osman, çka i hapi rrugë procesit që shtetas ortodoksë të Ballkanit osman të përgatiteshin në zyrat e administratës ruse dhe më pas të zinin edhe pozita të larta në hierarkinë shtetërore, civile dhe ushtarake ruse: ministri i jashtëm rus, Kapodistria, u bë edhe Kryeministri i parë i shtetit modern grek.

Autonomia e Serbisë në 1815 dhe pavarësia e Greqisë në vitet 1829-1830 janë raste par excellence në ecurinë e procesit të shkëputjes së territoreve ballkanike nga Perandoria Osmane, proces i cili rrënjët e tij i kishte qysh në dekadat e para të shekullit XVIII. Madje këto dy ngjarje ndikuan fort mes popujve të tjerë, të krishterë e myslimanë, të Ballkanit. Këto ndryshime me pasoja të pakthyeshme gjeopolitike e orientuan elitën politike myslimane në Shqipëri që jo vetëm ta formulonte dhe ta artikulonte mendimin e saj politik për shkëputje nga Perandoria Osmane, por edhe të ndërmerrte hapa politikë, taktikë dhe luftarakë, në këtë drejtim. Fillimisht krerët shqiptarë u larguan nga fronti osmano-grek i luftës, kurse më pas filluan të organizohen mes tyre dhe në vitet ’30 ia filluan kryengritjeve të armatosura. Parë në këtë kontekst, realiteti i brendshëm perandorak osman dhe koniunktura e re gjeopolitike euro-aziatike ishin faktorët kryesorë që përcaktuan ecurinë e lëvizjes nacionaliste dhe të proceseve kombformuese e më tej shtetformuese te shqiptarët.

Etapa e separatizmit, si fazë e hershme dhe përgatitore e lëvizjeve nacionaliste ballkanike, duhet vlerësuar si pasojë e ndryshimit të balancës së fuqisë në Euro-Azi dhe kryesisht fillimit të vënies së jetë të projekteve ambicioze të politikës së jashtme ruse.

Imponimi Perandorisë Osmane i autonomisë për Serbinë dhe i pavarësisë së Greqisë janë fakte të mjaftueshme për të konfirmuar idenë se si Rusia ashtu edhe fuqitë e tjera europiane ishin të prira të ndihmonin elementin e krishterë në Ballkan, pasi duke qenë se ky element nuk ndante të njëjtin besim me sunduesin, shkëputjen e tij mund ta realizonte politikisht më e lehtë. Por këto hapa shënojnë njëkohësisht edhe fillimin e procesit të disintegrimit të shtetit osman në Ballkan.

Nga ana tjetër, tentativat shqiptare, fillimisht përmes pashallëqeve dhe më pas përmes krerëve të familjeve të fuqishme për t’u shkëputur në dekadat e para të shek. 19, natyrisht që nuk do të lejoheshin në mënyrë paqësore nga Shteti Osman. Likuidimi fizik i Ali Pashë Tepelenës dhe ai politik i Bushatllinjve, i shoqëruar me shpërbërjen e pashallëqeve, ishte treguesi më i qartë se shteti osman nuk do të lejonte në asnjë mënyrë shkëputjen e territoreve ballkanike që banoheshin nga popullsi myslimane, pasi një realitet i tillë do t’i jepte fund sundimit osman në rajon.

Ndryshimet gjeopolitike që kishin filluar në Ballkan në dekadat e para të shek. 19, me krijimin e Serbisë autonome dhe të Greqisë së pavarur, elita shqiptare i konsideronte si zhvillime politike të pakthyeshme. Duke qenë pjesëmarrës dhe ndjekës të mirë të zhvillimeve politike në Greqi, elita e fuqishme shqiptare nën kryesimin e Ismail bej Vlorës u mblodh në Berat për të diskutuar për të ardhmen e trojeve shqiptare, ndërkohë që Greqia po finalizonte aktin e krijimit të bërthamës fillestare shtetërore. Eliminimi fizik i Ismail bej Vlorës dhe i krerëve të tjerë shqiptarë në Manastir treguan se shteti osman do të vepronte ashpër kundrejt çdo kërkese për shkëputje që do të vinte sidomos nga drejtues lokalë myslimanë.

Letra e Ismail bej Vlorës (gjyshi i Ismail Qemalit, nëntor 1828) drejtuar krerëve shqiptarë është dëshmi e faktit që tek elita shqiptare e kohës jo vetëm që kishte lindur mendimi për krijimin e një bërthame për krijimin e një bërthame shtetërore të pavarur nga Perandoria Osmane, por ajo ndihej e aftë që këtë mendim ta materializonte në terren nëpërmjet një veprimi të organizuar politik. Madje, letra e Silahdar Iljas Podës drejtuar Ismail bej Vlorës, në gusht 1828, ku i propozon një aleancë politike mes dy familjeve të tyre, shënon lindjen e mekanizmit të parë politik që do të shërbente si bazë për hapat e mëtejshëm politikë që do të hidheshin në Berat në fund të këtij viti dhe që si objektiv final të tij kishin shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një bërthame shtetërore shqiptare në Ballkan.

Kryengritja e vitit 1847 me qendër në Labëri duhet vlerësuar si përpjekja e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët pas kësaj tentative të fundit familjet shqiptare hoqën dorë nga përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Mahmut bej Vlora (babai i Ismail Qemalit), një nga organizatorët e kryengritjes së vitit 1847, në vitin 1853-4 u rreshtua krah trupave osmane në Thesali për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila u hodh në ofensivë jashtë kufijve të shtetit të pavarur duke përfituar nga angazhimi osman në Luftën e Krimesë. Për herë të parë elita shqiptare u ndje e kërcënuar nga fqinjët dhe u shty drejt zgjedhjeve të detyruara, mes Perandorisë Osmane dhe fqinjëve, për përcaktimin e rrezikut më të vogël për ekzistencën e saj. Për shqiptarët filloi koha e kërcënimit të trojeve etnike.

Publikimi i doktrinave nacionaliste ballkanike në vitin 1844, respektivisht greke (Megalidea) dhe serbe (Nacertanije), shënojnë një ndryshim cilësor në jetën ideologjike dhe politike të Ballkanit. Dy popuj që falë mbështetjes së Fuqive të Mëdha ishin pavarësuar apo kishin hedhur hapa të rëndësishëm për shkëputje nga Perandoria Osmane, tashmë zyrtarisht po hynin në epokën e kombformimit. Që nga ky moment, feja, përtej një elementi identifikues për një individ apo grupim social, filloi të përdorej si një instrument politik e diplomatik në kërkim të trojeve të fqinjit në Ballkan.

Kryengritja Labërisë, e vitit 1847, shënon momentin e parë kur nga drejtuesit e kryengritjes u kuptua nevoja që në veprime me karakter politik dhe ushtarak të merrnin pjesë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, madje duhej fituar edhe mbështetja e klerit ortodoks.

Një nga shtetarët më të rëndësishëm osmanë të shek. 19, Ahmet Xhevdet Pasha, në vitin 1861 erdhi personalisht në Shkodër, dhe me cilësinë e emisarit të posaçëm të sulltanit hartoi një raport të detajuar për situatën në vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë. Mes të tjerash ai shkruan: “Pjesa dërrmuese e popullsisë myslimane të qytetit të Shkodrës përbëhet nga popullsi malësore që ka zbritur nga Malësia dhe ka pranuar fenë islame; por kjo popullsi nuk e ka humbur sensin e gjindjes dhe të prejardhjes së hershme të saj, pasi edhe sot thirren me emrin e asaj malësie prej nga ata kanë zbritur. … Ngaqë lidhjet fisnore i kanë ende të fuqishme ndodh shpesh që ata së bashku me familjet e tyre të shkojnë e të vizitojnë vendet e të parëve të tyre, kurse kushërinjtë e tyre katolikë të zbresin në Shkodër dhe të shkojnë si mysafirë tek kushërinjtë e tyre myslimanë. … Malësorët në shumicë janë katolikë dhe administrativisht varen nga paria myslimane e qytetit, por ngaqë vishen me veshje të njëjta dhe ngaqë sjelljet e tyre janë të njëjta është e pamundur të dallosh se cili prej tyre është katolik dhe cili mysliman.  …. Bazamenti i lidhjes dhe i bashkimit mes malësorëve katolikë dhe myslimanë është ndjesia e përbashkët etnike dhe patriotizmi, dhe për shkak se jetojnë gjithë kohën bashkë janë vëllezër e miq për kokë. Në vilajetin e Shkodrës nuk bëhet fjalë për ndasi fetare, por për ndasi etnike”.

Projekti rus për t’i dhënë fund shtetit osman dhe për të shtënë në dorë Stambollin solli me vete rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe, për pasojë, edhe luftën ruso-osmane. Shteti osman nxitoi të bënte paqe me Rusinë në Shën Stefan, shumë pranë Stambollit, në mars të vitit 1878. Falë mbështetjes ruse, në Ballkan u krijua një shtet i stërmadh bullgar. Në rajon u prishën ekuilibrat e Fuqive të Mëdha. Ato, në mënyrë të menjëhershme, thirrën një kongres ndërkombëtar, që u mbajt në Berlin në qershor 1878. Qëllimi ishte më se i qartë: të frenohej Rusia në projektin e saj për të zgjeruar ndikimin sllav në Ballkan. Gjithsesi, në Ballkan filloi pazari i tokave.

Për herë të parë në historinë moderne, shqiptarët e ndjenë se fuqia e shtetit osman nuk ishte më e mjaftueshme për t’i mbrojtur tokat mbi të cilat kishin jetuar për shekuj. Po ashtu, për herë të parë shqiptarët u përballën jo më me rrezikun, por me realitetin e shkëputjes së trojeve etnike shqiptare. Nga ana tjetër, Perandoria sponsorizoi çështjen shqiptare pasi tanimë e pa veten të pafuqishme për t’i mbrojtur territoret e saj të banuara nga shqiptarët, pasi në rajon filloi pazari i trojeve.

Që nga ky moment çështja shqiptare nuk është më çështje e brendshme e Perandorisë Osmane. Pas vitit 1878 çështja shqiptare ndërkombëtarizohet dhe hyn si problem në kancelaritë e Fuqive të Mëdha.

Në këtë moment të vështirë krerët politikë shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen e Prizrenit, por ata e dinin fare mirë se fati i mëtejshëm politik i shqiptarëve ishte i lidhur fort edhe me faktin që shumica e popullsisë ishte myslimane dhe ajo do të trajtohej e lidhur ngushtë me fatin e vetë Perandorisë Osmane. Pikërisht në këtë kohë, nën emrin territore osmane, trojeve shqiptare iu hoqën copa (Ulqini e Tivari) me marrëveshje ndërkombëtare.

Duke e ndier se nga trupi i saj do të shkëputeshin toka, shteti osman fillimisht e stimuloi aktivitetin politik shqiptar, atë në Prizren dhe atë të intelektualëve shqiptarë në Stamboll. Pashko Vasa hartoi traktatin politik E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të parin dokument ideologjik në nacionalizmit shqiptar. Kjo vepër pa dritën e botimin në të njëjtën kohë në Stamboll, Paris, Londër dhe Berlin, në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Në këtë dokument shpaloset për herë të parë dhe në mënyrë të plotë se kush janë shqiptarët dhe çfarë kërkonin ata. Ishte momenti që shqiptarët jo vetëm të mbronin tërësinë e tyre territoriale, por edhe t’i kërkonin Shtetit Osman autonominë e Shqipërisë, rruga për realizimin e së cilës ishte bashkimi në një i të katër vilajeteve me popullsi shumicë shqiptare.

Mendjet më të mira shqiptare të kohës u shprehën në favor të autonomisë së trojeve shqiptare dhe për qëndrimin brenda ombrellës osmane, pasi rreziku që po vinte bëhej gjithnjë e më i vetëdijshëm nga fqinjët, të mbështetur nga të mëdhenjtë e politikës botërore, nuk do të mund ta garantonte ekzistencën e një shteti të pavarur shqiptar. Situata e jashtëzakonshme e krijuar dhe rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare bëri që shumë qytete të Shqipërisë t’i dërgonin memorandume Kongresit të Berlinit. Në memorandumin që qyteti i Shkodrës, më 13 qershor 1878, i dërgonte ministrit të jashtëm britanik mes të tjerave shkruhej:

“Ashtu siç nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu e kundërshtojmë me të gjitha forcat tona cilindo që do të dëshironte të na bënte sllavë apo austriakë e grekë. Ne duam të jemi veçse shqiptarë!

Feja e shqiptarëve mund të ketë lëvizur nga Ortodoksia te Islami dhe nga ky te Katolicizmi, por qofshin ortodoksë, myslimanë apo katolikë, shqiptarët nuk e kanë mohuar kurrë atdheun e tyre dhe duke i qëndruar me këmbëngulje besnike krenarisë për prejardhjen e tyre, kanë mbetur kurdoherë dhe kudo shqiptarë”.

Ky pasazh memorandumi dërguar Kongresit të Berlinit është treguesi më i mirë nga poshtë lart i nivelit se ku kishte mbërritur shkalla e ndërgjegjes kombëtare mes shqiptarëve. Për të shkuar më tej, në Lidhjen e Prizrenit për herë të parë në një organizim politik u përfaqësuan të gjitha territoret shqiptare në një përfaqësim etnik.

Të vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë që kishte gjuha e njehsuar, alfabeti dhe shkolla shqipe, intelektualët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare u mblodhën në Manastir, në nëntor 1908 dhe ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt unifikimit të alfabeteve shqip në përdorim. Kongresi i Manastirit dhe më pas hapja e Shkollës Normale në Elbasan, në 1909, shënuan hapat përgatitorë që paralajmëruan pavarësinë politike të Shqipërisë, në nëntor 1912.

Kurse, përfaqësimi i të gjitha trojeve shqiptare në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë (nëntor 1912) ishte fundi i procesit të kombformimit. Me këtë akt, konvencionalisht përfundon procesi i kombformimit te shqiptarët dhe i hapet udha procesit të ngritjes së shtetit kombëtar.

Shqipëria, pavarësinë e fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Kjo ngjarje vërtet i dha fund një procesi kërkimi të drejtash politike nga shteti osman, proces që kishte filluar qysh një shekull më parë, por në fund ai rezultoi në rrudhjen maksimale të trojeve që do të kishte në dispozicion Shteti i Ri Shqiptar. Si produkt i momentit kur filluan luftërat ballkanike, Shteti i Pavarur Shqiptar ishte projektuar të ishte i cunguar, pasi përveç detit ai do të rrethohej nga të gjitha anët me troje të banuara po nga popullsi shqiptare. Ndryshe nga fqinjët, shqiptarët mbetën të vegjël dhe pa përkrahje.

28 Komente

po tani,pas 100 vjetesh, duhet akoma te mbeshtesim autonomine(sali berisha &co) apo te mbeshtesim pavaresine(akz &co)??

ketu ndahet shapi nga sheqeri.ata qe jane per ''bashkimin ne bruksel-stamboll'',afatgjatisht jane per zhdukjen e rraces shqiptare.

ata qe kerkojne bashkimin dhe bashk me te, te gjitha politikat perkatese qe te cojne aty,duke shfrytezuar edhe aleancat nderkombetare,duan te miren e ketij kombi.

perrallave u mbaroi uji tashme.me largimin e esat toptanit ne 2013-n i hapet rruga vendimeve te 28 nendorit 1912

Mesa kuptova une,Egro ka bere  nje renditje te fakteve historike qe tregojne ecurine e politkberjes ne Ballkan,ku luanin fort Rusia dhe Perandoria Osmane dhe fati i Shqiperise ,varesh  se pari ,pikerisht nga ndikimi dhe interesat ketyre superfuqive ne Ballkan .Egro ne gjthe kete ecuri percakton kthesen ,se kur shqiptaret filluan te ndikojne ne politikberje ,te vendosin per fatet e tyre historike,qe padyshim fillojne me LSHP ,ku shqiptaret kuptojne influencen negative te PL ne ceshtjen shqiptare dhe kerkojne nje rruge te re politike qe t'i sherbeje ceshtjes se tyre kombetare.Pikerisht, kjo platforme e re politike do t'u priste rruge dhe qellimeve shoviniste dhe ekspasionitse te fqinjve tane qe po perfitonin shume nga nderhyrja e Rusise nga njera ane, dhe mosnderhyrja e PL nga ana tjeter ne mbrojtje te ceshtjes shqiptare.Kjo "shurdhesi" nga ana e PL" duhet pare me pozitivitet,sepse pikerisht kjo indiference  ,ku ata kishin varur shume shpresat e tyre per te shpetuar nga lakmite e fqinjeve ,i ndergjegjesoi dhe me tej shqipatret per te avancuar ne kerkesat e tyre kombetare dhe ta shikonin shpetimin ne vete vullnetin politikberes te shqiptareve.Politike kjo,qe i shpetoi jo vetem nga fqinjet,por i dhuroi dhe mevetesine

Dmth po mos ta kishim nderuar fene, fati i shqiperise do te kishin marr drejtim krejt tjeter. 

te pakten vendet fqinje dhe Fuqite e kohes,do kishin nje arsye me pak per te perligjur veprimet e tyre ndaj shqiptareve.

Tani po qe e pastruam biografine dhe e morrem vesh nga jemi dhe nga vajtem.. me kete artikull cdo gje eshte e qarte..

Faktet e sjella ne artikull ishin interesante, megjithse per kete gje ka folur edhe autori arvanitas Aristidh Kola. 

Kjo s'eshte ndonje analize historiko-politike per t'u hedhur ne publicistike, duket si leksion i rendomte i tipit 'hyrje ne', per studente.

Dua te kontestoj ne veçanti kete pike:

- Mendjet më të mira shqiptare të kohës u shprehën në favor të autonomisë së trojeve shqiptare dhe për qëndrimin brenda ombrellës osmane, pasi rreziku që po vinte bëhej gjithnjë e më i vetëdijshëm nga fqinjët, të mbështetur nga të mëdhenjtë e politikës botërore, nuk do të mund ta garantonte ekzistencën e një shteti të pavarur shqiptar.

Ky i rrezikut te fqinjeve ne rast pavaresie qe na detyronte per te kerkuar autonomi eshte bullshit i rendomte i historiografise sone.

Fakt eshte qe ne e fituam Pavaresine po me ata fqinj, biles shume me te fuqishem ne 1912 sesa ne 1878 e me situate nderkombetare aspak me te favorshme, per te mos thene qe ne 1878 Austria me Angline per pak sa nuk i shpallen lufte Rusise, ndryshe nga 1912 kur Anglia dukej qarte qe anonte nga franko-ruset.

Pra ky fakt hedh poshte gjithe 'te mirat' e mosshkeputjes prej Turqise me 1878.

Perndryshe nje Pavaresi me 1878, nuk do ish shpallur me trupat serbe qe okuponin Kosoven e Maqedonine apo me greket ne Cameri, si ndodhi ne 1912, perkundrazi ato territore do ishin qartazi ne duar osmane.

E verteta eshte se ne 1912, greket, serbet por edhe malazezet kishin 4-5 fishuar ushtrite e tyre. Bullgaret nga inekzistente kishin formuar nje ushtri prej 600 mije trupash.

Prandaj kerkesat per autonomi s'kane lidhje fare me te miren e kombit qe te evitohej copetimi, por me te miren e asaj elite islamike bejleresh e agallaresh qe shihnin hesapet e tyre, si te merrnin ndonje ofiq nga Stambolli.

Kur Lidhja e shtyre nga Abdyl Frasheri kaloi ne lufte kunder Turqise, po ajo elite e braktisi lidhjen, perfshire te mirenjohurin Ali pashe Gucia, qe mori ofiq ne Kosove.

Prandaj eshte me mire qe t'i quajme gjerat me emrat e tyre, kerkesa per autonomi s'kishte kurrfare largpamesie prej burrash shteti e burrash kombi, o ishte produkt i driteshkurtesise o i interesit personal te personazheve te ndryshem te asaj elite.

Nje Shqiperi e pavarur me 1878, do ishte hedhur ne krahet e Austrise dhe Italise, te cilat do i garantonin kufijte per interesat e tyre ne Ballkan.

Kjo eshte e verteta, sulltanistet qe me vone u quajten autonomiste, ne rastin me te mire ishin njerez mendjeshkurter, ne rastin me te keq armiq te kombit.

 

Akeisti, me duket nuk e njeh mire kontekstin dhe as historine ne pragun e shpalljes se Pavaresise. Asokohe ne Shqiperi nacionalizmi perbehej nga tre rryma (sipas Stavro Skendit): hamidistet, kyesisht ne Kosove qe kerkonin rikthimin e kushtetutes para vitit 1908 te shfuqizuar nga xhonturqit; itilafistet qe kerkonin autonomi brenda PO dhe grupi intelektualeve rilindas qe mbronin idene e autonomise brenda PO (Memorandumi Gerces).Eshte e vertete qe pergjithsisht autonomistet kerkonin mbrojtjen e privilegjeve te arritura ne te kater vilajetet shqiptare dhe, sigurisht,ajo qe ti thua, mbrojtjen e  ofiqeve te tyre.Por ajo qe spikat, ndryshe nga kryengritjet lokale te meparshme, eshte se autonomistet tani kane vetedijen per mbrojtjen e te drejtave te gjithe shqiptareve.

Ideja jote se kerkesa per autonomi, s'kishte lidhje me rrezikun e coptimit te trojeve shqiptare, eshte bullshit.Perkundrazi, ideja, qofte edhe e autonomise e artikuluar me gjysem zeri nga shqiptaret, alarmoi shtetet fqinje (Serbi, Mali Zi, Greqi dhe Bullgarine) sepse nje shtet autonom shqiptar frenonte ambicjet e tyre territoriale ne vilajetet shqiptare. ESHTE KJO ARSYEJA E KRIJIMIT TE ALEANCES BALLKANIKE.Nderkohe ndodhi dhe procesi kundert: Lufta e Pare ballkanike e Aleances dhe rreziqet qe vinin prej saj, kur PO nuk jepte me garanci mbrojtese, afroi rrymat nacionaliste dhe pati ate ndikim qe nuk paten 30 vjet te levizjes politike dhe kulturore te rilindjes.

Shtetet ortodokse ballkanike e bene fakt pushtimin e trojeve shqiptare dhe para ketij fakti, Fuqite e medha qe qendronon pas tyre, vendosen te rivizatonin harten e kufijve te percaktuar nga Kongresi Berlinit.Mbi tryezen e tyre u vu ceshtja shqiptare, jo se u dhimbsej por sepse ne rivalitet me njera tjetren(sidomos austri/italia me Rusine) secila kerkonte te ruante interesat e veta ne Adriatik. Ideja ishte qe Fuqite e Medha nuk mund te shkonin ne lufte per te zgjidhur rivalitetet e tyre dhe pretendimet, te bera defacto te shteteve ballkanike.Per kete u thirr Konferenca e Londres.

Ky eshte konteksti dhe ti ose ben trollin kur thua qe autonomistet ishin mendje shkurter ose armiq te kombit, ose nuk e njeh historine.Shqiptaret kapen armet ne kryengritjen e Shkupit por nuk ja dolen.Rruga qe mbetej ishte ajo diplomatike.Kjo ishte largpamesia e I.Qemalit me shoke. Pas garancive qe dha Austro-Hungaria, nga autonomia u kalua ne kerkesen per pavaresi. Na shpetoi Plaku dhe Deti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Une e njoh aq mire, saqe po kontestoj historiografine zyrtare, si indulgjente ndaj shume figurave, ndersa ti me reciton si bilbil historiografine zyrtare.

Fuqite ballkanike nuk e bene bashke nga frika e autonomise shqiptare, por sepse Italia ne 1911 i shpalli lufte Turqise, sfidoi status_quo-ne  dhe fuqite e medha nuk levizen vendit. Ky ishte mesazhi qe ato donin per t'i shpallur lufte Turqise.

Nuk i bene mire llogarite, sepse Fuqite e Medha nuk levizen ngaqe Italia sulmoi ne Libi e jo ne Ballkan. Italia me zgjuarsi nuk zbarkoi trupa ne Ballkan, sepse perndryshe do kishin nderhyre Fuqite e Medha.

Nga ana tjeter, me shume shanse per autonomi kishte Maqedonia sesa Shqiperia, se çeshtja maqedonase ishte çeshtja e mprehte e dhjetevjeçarit te pare te shek 20.

Shqiptaret merreshin me kush duhet ta kete pushtetin ne Stamboll, Sulltani apo xhonturqit, ate funksion kishin kryengritjet ne Kosove, ndersa ato ne Malesite e Veriut, ishin pasoje e masave shtrenguese te xhonturqve, qe donin t'i çarmatosnin, te vendosnin taksa dhe t'i merrnin nizame.

Si gjithnje, neper Malesi, kur turqit provonin t'i çarmatosnin e te vendosnin taksa direkte ne vend te tributit formal, kerciste pushka, nuk ishte ndonje ndergjegje kombetare qe i shtyu ne lufte per Pavaresi. Xhonturqit e provuan ngaqe donin nje Turqi te forte me kontroll te plote te territorit dhe malesoret iu pergjigjen si e kishin zakon, kur shihnin kolona turke.

Prandaj, shqiptaret nuk perbenin ndonje problem te mprehte per fqinjet.

Si e thashe me lart, eshte bullshit te thuash qe autonomia te mbron nga fqinjet me mire sesa Pavaresia, sepse Pavaresia te garantohet nga nje ose disa Fuqi qe percaktojne rendin nderkombetar, ndersa autonomia te le ne meshire te luftes se shtetit sovran, perkatesisht Turqise.

Pra, midis nje autonomie ku ndaj fqinjeve te garantonte nje Turqi e semure e ngordhalaqe dhe nje Pavaresie ku te dilte garant Italia dhe Austro-Hungaria, vetem njerezit e trashe do zgjidhnin autonomine.

Ose njerezit qe kishin shume interesa personale qe Shqiperia te rrinte nen ombrellen turke.

Pavaresisht se duhet te jemi politikisht korrekte, levizja e Haxhi Qamilit e shtrirja e saj, tregojne qarte qe nje pjese e mire e myslymaneve te thjeshte ishin absolutisht kunder Pavaresise per arsye fetare.

Ky ishte populli shqiptar asaj kohe, myslymanet e Shqiperise  dhe Kosoves qe donin Baba Dovletin, malesoret qe donin venomet tradicionale ( te cilat i ruajten deri ne 1945), ortodokset qe mesonin ne Kishe sa e mire ishte Greqia, bejleret qe donin ofiqe nga Sulltani dhe nje shtrese intelektuale, e perbere nga bejlere te ndriçuar e borgjeze, qe donin Pavaresine dhe shtet-kombin.

Prandaj s'duhet te krijojme iluzione, duhet pranuar historia per ate qe eshte, por mbi te gjitha duhet evituar gjykimi moral dhe korrektesa politike.

Nqs do gjykonim moralisht, duhet te pranonim se eshte e keqja ajo qe i leviz ngjarjet historike, nga ato 83 personat qe kane nenshkruar Pavaresise, shpetojne po a jo si 'te mire' nja 10 veta.

Por me 10 'te mire' nuk shpall dot Pavaresine e nje kombi, se s'dalin as per nje skuader futbolli.

 

 

Nuk po te citoj historiografine zyrtare, perkundrazi, bazohem ne studimet e huaja per ceshtjen e pavaresise. 

Ceshtja ku ndahemi eshte se "perse shqiptaret nuk dolen me kerkesa per pavaresi qysh me 1909 apo 1911"?

Arsyet :

-iluzionet e shqiptareve per mbrojtjen e tyre nga PO dhe per premtimet e xhonturqve

-mosmarreveshjet mes vete shqiptareve te cilet me shume kujdeseshin per ruajtjen e privilegjeve lokale sesa per ceshtjen kombetare.(dobesite e faktorit te brendshem)

-Mungesa e nje aleati nder Fuqite e Medha.

 

Eshte e vertete qe shtetet ballkanike moren zemer nga disfata e Turqise me Italine por per cfare moren zemer? Tani mos me ben akrobaci! Moren zemer per te debuar turqit nga Ballkani...per  te futur nen kontroll territoret shqiptare qe i konsideronin pjese te etnise se tyre , pikerisht tani qe Turqia nuk kishte me takat ti mbronte keto territore.

Italia ishte ne aleance me Austro-Hungarine dhe Gjermanine (Aleanca treshe) por ishin dhe rivale per sa i takon kontrollit te Adriatikut. Prandaj cdo levizje e njeres pale, duhej te merrte ne konsiderate ineteresat e pales tjeter, nqs nuk donin te shkonin drejt perplasjes se armatosur.Kjo eshte arsyeja e moszbarkimit te italianeve ne Ballkan.

(Po themi te njetat gjera ne kete pike)

 

Shqiptaret merreshin me kush duhet ta kete pushtetin ne Stamboll, Sulltani apo xhonturqit, ate funksion kishin kryengritjet ne Kosove, ndersa ato ne Malesite e Veriut, ishin pasoje e masave shtrenguese te xhonturqve, qe donin t'i çarmatosnin, te vendosnin taksa dhe t'i merrnin nizame.

Ok, grindjet dhe mosmarrveshjet mes elites shqiptare ishin keto pak a shume.

 

Si e thashe me lart, eshte bullshit te thuash qe autonomia te mbron nga fqinjet me mire sesa Pavaresia, sepse Pavaresia te garantohet nga nje ose disa Fuqi qe percaktojne rendin nderkombetar, ndersa autonomia te le ne meshire te luftes se shtetit sovran, perkatesisht Turqise.

Ketu ja fut kot! As nuk  e njef hic historine. Bullgaria dhe Serbia fillimisht u shpallen principata autonome nga PO.Serbia u mbeshtet nga Rusia (Lufta Ruso-turke 1806-1812) ne fitoren e autonomise.

Kur flasim per rastin shqiptar, duhet te kesh parasysh kontekstin: per sa kohe qe Turqia jepte garanci mbrojtese , kur  vete nacionalizmi shqiptaret nuk ishte ngjizur ne ate pike sa t'ja dilte me vete dhe kur shqiptaret NUK  kishin nje ALEAT , aksioni nacionalisteve shqiptare ishte orientuar nga autonomia.

Leri menjane cfare ishte me mire, teorikisht, pavaresia apo autonomia.Fol duke ju referuar kontekstit dhe mentalitetit te shqiptareve ne ate kontekst. Nqs shqiptaret qysh ne 1911 apo ne mesin e vitit 1912 do kerkonin pavaresi, perballe do kishin PO, torkomanet brenda vendit (dumbabistet) dhe shtetet fqinje, pra tre fronte.Ti kete fakt e neglizhon.

Le t'i referohemi kronologjise se ngjarjeve:ne gusht 1912 u hartua "Memorandumi i 14 pikave" i Hasan Prishtines , drejtuar PO.Memorandumi korrnizonte Shqiperine e "kater vilajeteve" ne kerkesat e veta por nen suazen e PO.Ne 8 tetor shtetet ballkanike i shpallen lufte Tuqise.Serbet shikonin me shqetsim idene e autonomise se 4 vilajeteve sepse kesisoj u ikte Kosova si djepi "Serbise se Vjeter" dhe mundesia per dalje ne Adriatik.Po keshtu greket per "vorio epirin", po keshtu malazeste , po keshtu bullgaret per territoret e Maqedonise dhe Thrakes, ku perfshiheshin territore shqiptare te vilajetit te Manastirit.

Deri ne kete moment,  disa nga grupimet  e nacionalisteve shqiptare (hamidistet, I.Boletini) ende kishin iluzione se, bashke me fqinjet, do kontribonin per te shpetuar nga PO dhe mbrojtur privilegjet e tyre te kercenuara nga reforma centralizuese e xhonturqve. Por kur kuptuan se fqinjet kishin si qellim jo vetem largimin e PO nga Ballkani POR  edhe copetimin e territoreve shqiptare, nderruan taktike, u afishuan perkrah PO jo per mbrojtjen e Turqise por per  mbrojtjen e territoreve te tyre.Gjerat ndryshuan shpejt nga tetori (fillimi Luftes se pare ballkanike) deri ne nentor dhe   bashke me ndryshimin e rrethanave , evoluoi dhe ideja per kalimin nga autonomia ne pavaresi. Sigurisht kur humben shpresat tek garancite e PO dhe u sigurua suporti nga Austro-Hungaria.

Pra, nqs vazhdon te thuash se shtetet ballkanike nuk e rruanin per autonomine e Shqiperise nen PO dhe Aleanca e tyre ishte thjesht kunder PO , vazhdo me tenden si kjo me poshte:

Pra, midis nje autonomie ku ndaj fqinjeve te garantonte nje Turqi e semure e ngordhalaqe dhe nje Pavaresie ku te dilte garant Italia dhe Austro-Hungaria, vetem njerezit e trashe do zgjidhnin autonomine.

Austro-Hungaria nuk mund te dilte garante per pavaresine para tetorit 1912 shoku, se kishte llogarite e veta te rivalitetit por edhe ekuilibrit me Fuqite e tjera. 

 

Pavaresisht se duhet te jemi politikisht korrekte, levizja e Haxhi Qamilit e shtrirja e saj, tregojne qarte qe nje pjese e mire e myslymaneve te thjeshte ishin absolutisht kunder Pavaresise per arsye fetare.

Ky ishte populli shqiptar asaj kohe, myslymanet e Shqiperise  dhe Kosoves qe donin Baba Dovletin, malesoret qe donin venomet tradicionale ( te cilat i ruajten deri ne 1945), ortodokset qe mesonin ne Kishe sa e mire ishte Greqia, bejleret qe donin ofiqe nga Sulltani dhe nje shtrese intelektuale, e perbere nga bejlere te ndriçuar e borgjeze, qe donin Pavaresine dhe shtet-kombin.Prandaj s'duhet te krijojme iluzione, duhet pranuar historia per ate qe eshte, por mbi te gjitha duhet evituar gjykimi moral dhe korrektesa politike.

Kontekstin dhe mentalitetin e  asaj kohe ke tamam tek paragrafi me lart...por je ti qe nisur nga mendesia e sotme (me e mire eshte pavaresia), ben gjykime morale dhe thua: ata qe quajme patriote ishin ose leshko...ose armiq!Je ne kontradiksion ketu.

Nqs do gjykonim moralisht, duhet te pranonim se eshte e keqja ajo qe i leviz ngjarjet historike, nga ato 83 personat qe kane nenshkruar Pavaresise, shpetojne po a jo si 'te mire' nja 10 veta.

Ja pra qe arritem ne  te njetin perfundim. Historiografia komuniste e shikon gjithe vepren e pavaresise si marrshim triumfal te shqiptareve drejt lirise.Kurse e verteta eshte qe nacionalizmi i tyre ishte i karakterit mbrojtes, u nxit nga rreziqet e reja (pse thuhet ne deklaraten e pavaresise: pasi IQ foli per rreziqet e Shqiperise) dhe u ngrit mbi interesat e vogla krahinore , sikurse kishte ndodhur me pare.  Ata te 83 normal qe nuk ishin engjej qe zbriten nga qielli paster idealizmes. Ama vepra, rezultantia historike, i ka veshur me kete mantel dhe ketu nuk ka me vend per gjykime morale dhe sikure. Nuk behet historia me SIKURE.

 

Shkurt, ne vitet 1750-1900 Shqiperia ka pas shume-shume pak burra qe donin atdheun, dhe shume nga ata qe shikonin interesin e tyre personal dhe nuk u rruhej postoqia per Shqiperine!

A ishte gati Shqiperia e vitit 1878 per arritjen e mevetesise ,sic pretendon Akeisti?

Te hedhim njehere syte ne nje hapsire me te gjere,ne ate ballkanike.

Shtetet e Ballkanit ndiqnin nje politike te dyfishte ne kete kohe  :nga njera ane zhvillonin ne menyre te panderprere luften antiturke dhe nga ana tjeter,synonin te zbatonin synimet e tyre shoviniste ndaj vendeve fqinje,sidomos ndaj territoreve shqiptare ,te cilat ironikisht dhe pse treva te hershme ,konsideroheshin nje  vend "pa zot",ndaj te cilit kishin te drejte te perfitonin.

Ne rrafshin dipllomatik shtetet e Ballkanit ishin konsideruar  deri tani(me daljen e krizes lindore) si objekte loje ,te cilat mund t'i zhvendosnin sipas interesave te tyre territoriale.Fuqive te Medha,as u shkonte nder mend qe ekzistonin disa kombe te vegjel ne Ballkan ,te cilet kishin aspirata te ligjshme.Ata nuk kishin asnjefare konsiderate per keta popuj te vegjel.Menyra se si u trajtuan popujt e Ballkanit ne Kongresin e Berlinit,me nje shperfillje ,deri ne bezdisje ne degjimin e parashtrimit te kerkesave te tyre,si proces per te kaluar radhen,tregon qarte cfare realisht synonin Fuqite e Medha.

Kriza Lindore dhe ngjarjet e mevonshme i bene Fuqite e Medha te hidhnin syte drejt Ballkanit,ku filluan te lidhnin interesat e tyre me keta kombuj te vegjel.Pra ,ne Kongres u pa qarte ,qe rruga me e mire per forcimin e zgjerimin e shtetit ,ishte sigurimi i nje perkrahesi te fuqishem,te cilin Shqièperia fatkeqesisht nuk e kishte,sic kishin vendet sllave te Ballkanit ,Rusine.

Kriza lindore dhe rrenimi i P.Osmane nga njera ane dhe Lidhja Shqiptare nga ana tjeter ,ishin dy ngjarje qe cuan ne forcimin e ndergjegjes kombetare te shqiptaret.Prandaj ,ketu fillon ajo kthesa  e madhe ne politikberjen e shqiptareve ,te cilen do te ver ne dukje dhe Egro,fillon historia dipllomatike e ceshtjes shqiptare.

Ceshtja e autonomise se Shqiperise ne rangjet diplomatike gjen shprehje per here te pare me marreveshjen e fshehte te  Rashtadit (Austor-Hungari - Rusi)me vitin 1876,ku hidhesh ideja e nje Shqiperie autonome ne rast disfate te P.Osmane.

Traktati i Shen Stefanit shperfilli dukshem kerkesat e shqiptareve ,shperfillje te ciles shqipatret iu pergjigjen me arme ne dore per mbrojtjen e territoreve shqiptare te cilat do i jepeshin Malit te Zi.Shqiptareti shin i vetmi popull qe arriten te conin ne revizionimin e vendimeve te Traktatit me arme ne dore(Ndryshimet qe bene;Plava e Gucia ,Hoti e Gruda deri te Ulqini)

Ali Pashe Gucia ,meqe e kish permendur akeisti ,ishte mbeshtetes i sulltanit ,madje deri ne ate pike sa ta konsideronte ne vend te babait,por ngjarjet qe po ndodhnin ,kur PO ,ndaj te cilet shqiptaret edhe per tradite shekullore,por dhe ne kushtet politike ne te cilat ndodhesh Ballkani ,i kishin varur shpresat per t'u shpetuar synimeve shoviniste te fqinjve ,i braktisi duke ua dorezuar malazezeve .Ketu fillon ndergjegjesimi i shqiptareve ,ne te cilen, edhe ata qe e mbeshtesnin sulltanin ,kuptuan kurthin ne te cilin po binin dhe kuptuan qe duhet t'i mernin vete ne dore fatet e veta.Faktori kryesor qe i beshkonte shqiptaret qe gjuha,ne nje kohe qe shqiptaret qene i vtmi popull qe nuk kishte te drejte te arsimohesh ne gjuhen amtare,duke krijuar dhe kjo veshtiresite e veta dhe ia mundesonte me se miri PO ,zbatimin e politikes perca e sundo te shqiptaret.

Jo vetem traktatii Shen Stefanit  ,por dhe Kongresi i Berlinit mbylli syte para kerkesave te shqiptareve ,pasi territoret shqiptare u perdoren per te kenaqur interesa te caktuara.Rryma sulltaniste si e tille,do shoqeronte gjithe levizjen e Lidhjes qe nga krijimi i saj e deri ne vigjilje te pavaresise,sepse dhe rrethet patriotike shqiptare kete kishin kerkuar,autonomi ne gjirin e Perandorise,pavaresisht se kishte dallime ,disa ishin per nje autonomi me te gjere ,disa per nje autonomi me te cunguar.E tille ishte situata ,pa mbeshtetjen e nje fuqie te madhe ,s'mund te mbroheshe ,jo me te caje para.Megjithate,ajo qe vlen te theksohet eshte qe zgjimi kombetar kishte filluar e do avanconte dhe do fitonte ppjekuri te metejshme deri ne shpalljen e Pavaresise.

Fakt i rendesishem eshte qe ne veprimtarine Lidhjes,pavaresisht se ne kuvende mbizoteronin elemente islamike, u forcua dhe dominoi platforma kombetare,platforme kjo qe i beri Fuqite e Medha te konsideronin faktorin shqiptar dhe t'i imponohej vemendjes se tyre ne planin diplomatik.Kjo ishte arritje,kur mendojme qe Bismarku ne fillmet e punimeve te Kongresit ,se kishte per gje te pranonte qe "nuk ka asnje kombesi shqiptare".

a kishte Shqiperia mundesi ne keto kushte te dilte e pavarur,qofte me lufte te armatosur,qofte me mbeshtetje diplomatike qe ne 1878? 

Duhet te jesh shume optimiste(nga halli) per te pohuar nje fakt te tille.Mos te harrojme qe dhe vendet e Ballkanit si smileyerbi,Maqedoni,Mali i Zi,Greqia dhe pse e kishin fituar pavaresine,megjithe mbeshtetjen qe kishin keto vende ,u kishin vene aq shume kufizime te renda per te gezuar kete liri,sa termi pavaresi ,tingellonte gati qesharak.

"...ishte gati Shqiperia e vitit 1878 per arritjen e mevetesise..."

 Analiza e venusit më pëlqen. Është e qartë. Objektivisht, në të shpaloset e vërteta e kohës. Shqipëria e otomanizuar dhe e populluar nga krerë "halldupë", nuk kish shanse që më 1878-tën të ruante të paprekur terrritorin. Në ndihmesë të venusit shtoj një dëshmi të kohës: veziri i atëhershëm na kish qëlluar një otoman me origjinë shqiptare. Ai, kur Abdyl Frashëri ka qenë i arrestuar, në Stamboll i paska thënë, "Turqia mund t'jua a jepte pavarsinë, por ju nuk do të mund ta mbanit. Atë do ju a merrnin të tjerët". Ndonëse e di sa sa armiqësorë kanë qenë turqit ndaj kombit tonë, deri në momentin e fundit, thënjen e vezirit jam i prirur ta besoj. Po të ishte se do merrnim pavarsinë me 4 vilajete në 1878-tën, atë do ta kishim humbur, mbase në mënyrë më fatale se ç'ndodhi më 1912-tën, me coptimin. Historiani Italo Sulioti na ka lënë shprehjen se "Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që ekzistojnë, duke qenë mes këtyre dy fqinjëve, serbve dhe grekve".

Sigurisht,Petro.te pranosh qe Shqiperia nuk ishte gati per Pavaresi ne 1878 ,duke analizuar gjithe teresine e ngjarjeve qe kish perfshire ballkanin dhe ndikimin e Fuqive te Medha ndaj tyre ,nuk eshte as qendrim sempilist,as antikombetar.Thjesht rrethanat historike dhe diplomatike te kohes ishin jofavorizuese per ceshtjen shqiptare.

Edhe vete vendimi i 29 korrikut 1913 ,kur tashme ishte pranuar mevetesia e Shqiperise,e s'perbente me thjesh nje ceshtje per t'u trajtuar ne tavolinen e patkojt(mesa mbaj mend ,forme te tille ka pas tavolina gjate punimeve te Kongresit te Berlinit)ishte kontradiktor ne vetevete;nga njera ane Shqiperia sanksionohej shtet i pavarur dhe neutral dhe nga ana tjeter vendoseshim nen kontrollin nderkombetare shumevjecar.Dmth teorikisht sovran,praktikisht te varur,nderkohe qe ne parim ,pavaresia perjashton cdo forme kontrolli e varesie.

Kjo e verteton dhe me shume sa e paarritshme qe nje pavaresi ne 1878,ku ende Ballkani vlonte nga perpjekje per te perfituar sa me shume nga "placka e luftes ",intrigat dhe prapaskenat e superfuqive ,jo vetem ne dem te kombujve me te vegjel,por dhe midis vete fuqive mes njera-tjetres.

Ne te tilla raste,nuk mjafton thjesht deshira dhe vullneti i mire .

Gati, jo gati jane bullshite, nuk eshte gatitja njesi matese.

Cfare do te thote gati ? A jane gati basket per Pavaresi ?

A jane gati, korset ? A jane gati Skocezet ? A jane gati kurdet ?

A jane gati shqiptaret e Maqedonise per Pavaresi ?

Kush ishte gati asokohe, shqiptaret e Shqiperise ? Po te Kosoves a ishin gati ?

S'ka lidhje fare gatituja, jane krejt gjera te tjera, qe duhet te merren parasysh ne analiza historiko-politike.

 

ajo gati ka shume lidhje me ato gjerat e tjera.Se per ndryshe,e kishim shpall ne pavaresine.

Gati une,gati ne ,gati ata....ka  kuptim shume me te gjere.

Fakt eshte qe ne e fituam Pavaresine po me ata fqinj, biles shume me te fuqishem ne 1912 sesa ne 1878 e me situate nderkombetare aspak me te favorshme, per te mos thene qe ne 1878 Austria me Angline per pak sa nuk i shpallen lufte Rusise, ndryshe nga 1912 kur Anglia dukej qarte qe anonte nga franko-ruset.

kjo qe ke thene ti,s'me duket e drejte.Ne vitin 1912 ,veprimtaria diplomatike dhe  armatosur e Lidhjes e filluar me 1878,kishte bere punen e vet(pavaresisht se tash nuk vepronte me).Kish terhequr vemendjen e Fuqive te Medha,keshtu qe Shqiperia nuk ishte me ajo çeshtje  "e panjohur "per fuqite si ne 1878 ,ku s'u binte nder mend qe kishte nje komb shqiptar ..Pra ,ne 1912 ,ishin "pjekur" me shume  kushtet,sepse ne kishim filluar  te kishim vemendjen e Fuqive,ndonese fqinjet i kishim brenda ne shtepi.

Kur Abdyli mori pjese ne 1878 ne Kongres,nuk ndejti me shume se dy dite,se aq shume e shperfillen palen shqiptare duke e injoruar deri ekzistenen e kombit shqiptar.Nje mbeshtje nga ana e fuqive ishte jo thejsht e domosdoshme ,por jetike asokohe.

Tek ajo pjese une pohoj, qe nqs do te kishim fituar Pavaresine ne 1878, nuk do te na kish ndodhur asnje gje e tmerrshme nga fqinjet, me shume sesa ç'na ndodhi ne 1912.

Serbia humbi luften me Bullgarine ne 1885, por nuk humbi asnje territor sepse ishte ne sqetullen e Austro-Hungarise, e cila kercenoi Bullgarine me lufte.

Ne 1878 ne do na kishte marre ne sqetull Italia dhe Austro-Hungaria, qe do ishin bere garantet tona, njesoj si bene me 1912.

Gati nuk ka kuptim jo.

Nqs Ali pashen s'do e kishin tradhtuar djemte e gjeneralet, ai me siguri do i kish thyer turqit, ose te pakten do kishte rezistuar aq gjate sa te integrohej me luften ne Greqi, nga mund te perfitonte ndonje autonomi ose edhe Pavaresi.

Pra shteti shqiptar fare mire, mund te ish ngritur mbi Pashallekun e Aliut, sikunder ta zeme shteti serb eshte ngritur mbi Pashallekun e Beogradit.

Nuk eshte se serbet apo greket ishin gati, thjesht perfituan nga dobesia turke e kohes, ndersa shqiptaret ne vend qe te perfitonin, tradhtuan ndaç Aliun e ndaç Bushatllinjte.

 

 

rusia nuk ka luajtur ndonjehere as luan ndonje rol te rendesishem nderkombetar. prej vete natyres se saj kombetare. po ashtu si kinezet, nuk jane popull ose race ekspansioniste. akoma nuk kane bere ruse, turqit qe kane mbrenda vetes, ose ne kufijte e tyre. 

rusia ben politike nderkombetare vetem per demagogji, per t'i mbushur me krenari racat e shumta perberese te kombit te saj dhe per te siguruar keshtu stabilitetin e mbrendshem, primordial ky po te kemi parasysh permasat ne te cilat shtrihet shteti i saj. 

te ishte ndryshe, kur enveri i zboi, rusia nuk ikte pa lufte, ose kur nato sulmoi serbet, rusia nderhynte.

ruset jane nga te paktet popuj te botes (te zgjuar), qe i dine realisht kapacitetet e tyre dhe nuk ja u rren mendia asnjehere.

Ne kulmin e vet gjate komunizmit Rusia i garantoi pushtetin Fidelit.

Ne terma te largesise ne gjeopolitiken boterore, kur kubani pjerdh, amerikani i florides ndjen eren.

Prandaj me shume sesa kaq, une nuk di se ç'mund te quhet ndikim nderkombetar.

Por, me pa kuptim duket shprehja jote, kur per te arritur tek pordha e kubanit apo kubanezit, marrim parasysh qe Rusia e ka origjinen tek nje dukate e zgerlaqur qe i paguante haraç mongoleve, ne shek 14 dhe qe qendren e saj, Mosken, e kishte nje fshat te madh te ndertuar veç me dru.

Rusia ka diplomaci te afte, e aspekti demagogjik eshte i rendesishem ne perkufizimin e aftesive te nje diplomacie.

te kishte nderhy amerika ne kube siç nderhyne te serbet, rusia s'do kish levizur gishtin, ti thu i garantoi pushtetin fidelit. raketat i terhoqi direkt nga kuba (ne 60), sapo e kercenoi amerika per lufte, bile e hoqen dhe Krushovin nga udheheqja, pikerisht se mori kot dhe po pirdhte me lart se bytha e tij. 

eshte bere demagogjik oskidenti pas luftes se dyte boterore. duhen shkaqe "te drejtash njeriu" qe te justifikoi sulmet, kjo e mbrojti fidelin.

si dhe ne shek 14, me dru, ka qene dhe amerika. shif filmat me kauboj. bile kete fakt nuk kuptova per çfare e the ? ket po te thosha dhe une ne postin tim, akoma nuk ka qyteteruar mongolet e saj rusia, jo te merret me vendet e tjera.

oksidentit ja rren mendia plako, se lufton per "te drejtat e njeriut", nga ky duhet te ruhemi ne shqiptaret me shume se nga rusi them. ashtu siç sulmuan dje serbet, mund te vije dhe rradha jone, pikerisht mbeshtetur tek po te njejtat te drejta (pakicash). pra kujdes !

oksidentalet, apo anglo-saksonet, jane me ekspansioniste se ruset. mjafton te shohesh faktet historike.

oksidentalet, apo anglo-saksonet, jane me ekspansioniste se ruset. mjafton te shohesh faktet histori

 

Psh ?

Te mos ruhemi nga Rusi ,thua ti? per çfare t'i ruhemi me,te keqen na e beri sa mezi e shkulem 

Satelitet komuniste te Evropes Lindore qe verviteshin ne orbiten e   Rusise ,pa deshiren e tyre.

pyetjen e  kisha per faktet historike te ekspasionit anglo-sakson

a e ke pa çfare byth vendi eshte anglia ? nje pllom ven. tani numero pak se sa angleze (dhe anglophone) ka ne bote > USA, Australi, newzeland, afrike, etj, etj. numero po ashtu sa latine ka, sa arabe ka, etj. 

dhe ti zbulon pa mesues, se cili prej popujve eshte ekspansionist (qe kerkon te zgjerohet, ka nevoje per me shume siperfaqe) dhe cili jo. 

sa per ato shtetet satelite qe flet, e ke gabim. qe ne 49-ten u prish Tito me ta, ne 60-ten u prish Enveri. ne nuk ishim vend satelit i rusise por i marksizem-leninizmit, qe per me teper, nuk ishte teori ruse. aq sa neve na konvenoi ose jo kjo teori, po aq u konvenoi ose jo atyre. dmth per te dy vendet, vitet e para teoria dha entuziazem dhe solli arritje. ne ndertuam hekurudhen, ruset çuan njerez ne hapesire. me pas teoria prodhoi veç korrupsion, bile ky u beri me shume keq ruseve sesa neve qe jemi mesuar me te, e kemi natyre. 

bile tani ne kapitalizem, korrupsioni eshte e vetmja gje qe na mbeti dhe na shquan prej te tjereve.

ehe,po u ka ecur,se edhe arabet u perpoqen,krijuan Kalifatin Arab qe ia kalonte dhe Perandorise Romake,por s'pati jetgjatesi.Po keshtu turqit,mongolet etj

Ne nje te ardhme ,kur te flasim te gjithe anglisht ,si e kemi nisur,s'do e kete fajin anglezi e amerikani.smiley

per shtetet satelite ,s'e kam gabim.Evropa lindore nuk kufizohet vetem ne te permendurit e  Jugosllavise dhe Shqiperise.

vendet e tjera kultura (dhe origjina e perbashket) SLLAVE i ben qe te duken si satelite NATYRALE te Rusise. por mendoj se keto shtetet e shumta sllave, diferencat midis tyre i kane me te medha se ngjashmerite. 

ps: gjithashtu kapitalizmi (ose fuqia) anglo-sakson do bjere perpara se gjithe bota te flase anglisht.

nejse,ne i kemi marre masat,i kemi hyre kinezces.Eshte vizionar kryeministri yne,sheh larg ;si ne hapesire,si ne kohe.smiley

"Historiani Italo Sulioti na ka lënë shprehjen se "Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që ekzistojnë, duke qenë mes këtyre dy fqinjëve, serbve dhe grekve".

jo qe ekzistojne, por qe kane shtetin e tyre (dmth qe vetadministrojne). se ka plot popullsi po aq te vjetra sa ne, neper europe, qe ekzistojne gjithmone, por pa pasur asnjehere shtet te tyre. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).