Cila eshte menyra me e mire? Si mendoni?

flm

108 Komente

Une kam lexuar shume literature shkencore mbi kete pune, po ashtu deshmi nga shume njerez qe e kane lene duhanin, si dhe nga disa qe s'kane mundur dot ta lene. 

Metodologjia e fundit dhe me e mire per te lene duhanin (e cila rezulton me 100% sukses) eshte mospirja e duhanit. 

Po pse do ta lesh mo xhan?

Lale, po te kesh vullnet, asgje nuk eshte e pamundur..... Po te jap eksperiencen time personale. Se bashku me gruan pinim 4 paqeta ne dite...... parate nuk po na dilnin..... nje dite pasi e pame keq, vendosem...... ne filan date (pas nje evenimenti familjar) do ta leme duhanin.......

Pikerisht ne ate dite na kish mbetur edhe nje paqete ne sirtar.... e mora dhe ne sy te time shoqe, e prisha dhe qe ate dite as qe e vume ne goje.... u bene fiks 1 vit...... mendja na shkon te dyve, por nuk marrim guximin per ta vene ne goje..... e keqja...... sikur kemi shtuar ca ne peshe, dhe nuk po e heqim dot ....... looool ja, kaq e thjeshte eshte.....

...nqse je gjirokastrit, bej llogarit, ca do kishe ble me ato leke (makine...apt...nje ruse bjonde me sy bojqelli 1m80) mnjf gjithatogjera...
...nqse je human i tundushem...ske ci ben, pajtohu me fatin tat, te gjithe e kan nje cen, i joti o duhani...

Provo  medikamentin Champix(EU) ose Chantix(USA),qe ne fakt eshte i njejti medikament i prodhuar nga Pfizer.

Ketu ne Belgjike  pershkrimi i mjekut eshte i domosdoshem,ndersa nje doze dy-javore kushton 58 euro.

Sukses!

dahoni lihet keshtu lale: thu do ta lej, edhe e le. Kaq ka qen per mu. 

Me perpara, tek tuk e ndizja ndonje jetime, po tani hic, cuk, fare. Tash, rralle, nai puro qefi, ene aq.

ene iher, thuhet do ta lej dahonin (pra te kesh deshire te sinqerte per ta lene), ene e le. Nuk e kuptoj se si mund te varesh nga dahoni, ose nga cdo lloj pije/substance per ate pune. Nese i rikthehesh, dmth qe nuk ke dash me e len noihere. 

Arb, 

asilloj medikamenti lale, asilloj kimikati ne trup!!!! Thjesht ndaj menjen!

Perdor metoden e Xhibit .Do lesh duhanin po ka rrezike te tjera !

Pse xhibi ka rum-meit qe e urre dahonin?

Si ta lesh duhanin ?

Imagjino perfytyro gjithmone pasojen:

Si te lesh duhanin?

Thjesht fare:mos pi me...!

Siriezli now...per kete Chantix kam degjuar nja dy tek puna qe e kane perdorur, supozohet te jete efikas po ke parasysh qi do marresh nje hapje dite per dite, plus njera thoshte se i shkaktonte enderra te keqia.

Por pavaresisht nese perdor ndonje subtance lehtesuese ose jo, ke parasysh qe pa e ndare mendjen tamam nuk e le dot duhanin, eshte droge (it has all the properties of an addictive drug) packa se e ligjshme, ndaj eshte e natyrshme qe te kesh veshtiresi dhe mbase dhe deshtime, por nese e ndan mendjen padyshim qe mundesh ta lesh.

Do e kesh goxha veshtire 3 ditet e para, pastaj pak me pak po prap veshtire javen e pare, kur te kene kaluar 10 dite pothuajse do e kesh lene dhe do kesh shume pak probleme, pas nje muaji e ke lene, mjafton te mos tundohesh ta ndezesh me kur te te vije deshira per te pire nje here ne hene.

Pasi ta kesh lene nja dy muaj do te te duket vetja si i rilindur.

Si dhe, nuk ka okazion perfeket apo kohe perfekte per ta lene (tani s'e le dot se kshueashueashu po do e le pasi te kem ashuekshuetercieverci), thjesht ndaje mendjen. Por dhe jepi vetes ca dite para se te fillosh ta lesh, qe te jesh tamam gati.

P.S. Ne mos te motivon shendeti dhe gjithe arsyet e tjera per ta lene, mjaftohu me faktin qe lenia e duhanit do te te mundesoje me shume p...uthje.

Une e di qe eshte ceshtje vullneti...sinqerisht nuk bejne per mua as ato cigaret fals apo lexim librash,cigaret fals edhe te mi falin e jo me ti blej,nuk i mar..s'ka me turp ne bote se sa te ecesh rugesh me cigare lodre smiley !!Per librat apo te tjera,sinqerisht nuk e kam durimin e duhur..te me japesh je liber qe flet per lerjen e duhanit,e lexoj duke tymosur!Para 3-4 vjetesh vendosa ta ralloj,por edhe per shkak te cmimit,kalova nga paketa tek drumi(e dredhur),me duket sikur pi me pak..por per ta lene nuk behet llaf!Mua me pelqen te pi duhan,jam i bindur se eshte ves i keq etj etj...por ja qe..nejse...kam 10 dite qe kam vendosur ta pi me numer dmth,jo me shume se 4-5 cigare ne dite,mendoni se eshte veprim i mire e mund te jape rezultate?..deri tani ka dite qe mbaj ritmin,ka dite qe e prish fare...nuk e di...po ku rihet pa cigare pas kafese?..po pas dreke e darke?une po nuk piva nje duhan pas dreke e darke sikur me mbetet tulle ushqimi ne stomak....

s'ka me turp ne bote se sa te ecesh rugesh me cigare lodre

As ke per ta lene me kete mendje. Vazhdo vdis ngadale, me shpejt se te tjeret.

Me kete muhabetin e vdekjes, lere se na trembe fare!smiley

 

 

Une pi 30 cigare ne dite (se nje pakete e gjysme tingellon pak). Keshtu qe e kam dhe me veten. Dhe vetem 10 prej tyre mund te them qe me shijojne se me pelqen duhani (kafe, pas buke, etc), ndaj me vjen shume inat qe i pi ato te tjerat. 

Nje gje tjeter qe ndihmon ketej eshte dhe ligji antiduhan neper lokale. s'eshte si tek ne, uleshe per kafen e mengjesit, zije nje qoshe, kafene, cigaret, ngrohte po, muhabeti muhabet... Ja, ne kushte te tilla, tymos robi me qejf. Po te rrish te plevitosesh perjashta per nje cigare, bah!

Po andej nga ne, po respektohet ligji apo hic?

 

Ne qender shume lokale s'e lejojne. Te Brauhaus ma hoqen trurin. Gjithe ajo birre e qofte e salsice te mira, pa cigare. Rreshtoheshim jashte si kukutha per nje cigare. Me verte qe s'ia vlente. Pertoja ta ndizja e dola vetem dy here gjithe darken. Po te ishte lejuar, do te kisha pire me shume. Po ashtu dhe tek Quo Vadis nuk te lene. Tek te tjeret s'kam dale shume kohet e fundit, por ne tetor mbaj mend qe u ula te nje birrari tjeter aty ne bllok, piva cigare dhe perkrah kisha pellumb piperon smiley, njeriun qe i kane besuar zbatimin e ligjit antiduhan. smiley

Kurse kshu neper lagje pi sa te duash. 

well, te paskam shkruar te njejten gje, pa te lexuar.

megjithate, po te mos mos hash rende, kam vene re qe deshira per tymosje nuk eshte aq e madhe.

ore vlla, 

ti dukesh ashiqari qe se paske nder mend ta lesh duhanin... Perse e hap si teme, apo per muhabet? 

P.s: do zhgenjehesha nese tani qe shkruan nuk je duke pire duhan.

nuk po pi duhan...sot kam pire,1 pas kafese se mengjesit, e nje pas dreke..

kjo e rrallimit mund te te ndihmoje ,madje shume.Eshte rruga me logjike perta lene.Duke e rralluar ul nevoje qe ke per nikotine.Tepakten fizikisht mund te jete me lehte.Psikologjikisht hmmm.

po ti mo burre pse na lodh neve ketu. Ne momentin qe te pelqen, qe nuk deshiron ta lesh, atehere pi sa te duash. Ku eshte problemi ketu?

Mos shpenzo asnje lek. Po s'e le dot me forcat e tua, s'te stimulon asgje tjeter. Eshte 100% tek vullneti yt per ta lene. Po e pate, lum si ti. Po s'e pate, mjere ti. 

Varet se sa duhan pi. Perpiqu ta rrallosh dalengadale, veri vetes nje norme te caktuar ne dite, e mos e tejkalo. them se me kalimin e kohes, brenda 3-4 muajve mund ta lesh perfundimisht.

Per vete sa here qe kam thene do ta le cigaren, asnjehere s'e kam lene. Vetem se qe nga shtatori qe kam ardhur ketej e deri tani kam pire shume rralle. behen a s'behen gjithsej 10-15 cigare ne keto 4 muaj. Kam tymosur sa here qe kam pire ndonje gote, ndryshe nuk me shijon. Ndoshta ndikon fakti qe ne pune s'e pi njeri, ne shtepi jetoj me dy goca italiane qe e pijne shume, nga ai me te dredhur, dhe tymi brenda ne shtepi ka nje ere shume te rende te padurueshme. Po edhe kur ma ka dashur mideja e kam pire ndonje, po pa blere pakete. shoqnisht, me nje llaf.

Also, ndrysho rutinen kur te fillosh ta lesh se te ndihmon, pasi shpesh cigarja eshte asosacion i gjerave, p.sh. te eshte bere zakon qe pasi ha buke ti del tek ballkoni dhe pi nje (ne fakt 3) cigare duke pritur qe te dale komshia me cica si Mamica... provo te dalesh per nje xhiro/ecje ne vend te daljes tek ballkoni, ke per te pare qe do shofesh me shume cica gjate xhiros.

Si dhe, mos harro qe dhe purro eshte duhan, me perjashtim nese e perdor si monikalevinskstimulant.

Qe te lesh duhanin,duhet te lesh peshkun.smiley

Une nuk e kam pire asnjehere duhanin dhe nuk e di sa e veshtire eshte per ta lene. Po kam lene gjate jetes ca gjera qe kam qene i varur. Gjeja e fundit qe lash eshe kafeja. Pija 456 kafe ne dite. Diten ne pune e filloja me kafe dhe e perfundoja me kafe per ta vazhduar ne mbremje ne shtepi. Nje dite vereja qe nuk jam mire. Kur kontrollova shtypjen kish fluturuar 160 e ca dhe jam i ri ne moshe. Ne kete moment, gjeja e pare qe sakrifikova ishte kafeja. Qe ate dite e lash dhe e hoqa nga koka fare. Beso, ca ne fillim pata problem po tash skam asnje problem. Sme shkon mendja aspak. E kam zevendesuar me çaj dhe gjera te tjera shendetshme. Dhe natyrisht, e fillova sportin. 

Edhe ty do te te keshilloja qe thjeshte ta ndash mendjen se duhani duhet lene dhe te gjesh ndonje zevendesues. Psh ecje ne natyre, etj.

Une duhanin do ta linja per keto shkaqe:

-Era e keqe nga goja dhe nga rrobat
-Shkaqet shendetesore
-Probleme qe mund te me sjelle me punen
-Harxhimet, etj, etj..

kam 10 dite qe kam vendosur ta pi me numer dmth,jo me shume se 4-5 cigare ne dite,mendoni se eshte veprim i mire e mund te jape rezultate?

p.s. eksperience personale:nese keni vendosur te lini duhanin,mos blini fara luledielli..1. ne angli farat ta shpifin 2. nuk ka efektin e deshiruar !

Si dhe, mos harro qe dhe purro eshte duhan,.......

Ja i nderuar Bam . E tha vet se une nuk mund ta thoja pa leje . Xhibi kishte nje shok dhome qe pinte dahon fshati . Nuk e duronte dot eren e fshatarit te qelbur e jo mo te duhanit te tij .Po c'ti bente Partise , ate i kishte caktuar shok dhome .. Ju anku dok. si me ja  bo

Jepi Puro ..i tha doktori .

I dha , por vuri re se shoku dhomes jo vetem qe se rralloi por ju rriten shpenzimet .Takoi prap dokun dhe ju qa ..

Si i bohet . Nuk po e le ? Le qe me griu nga paret !

Para se t'ja japesh fute ne sume , do i mbaje ere dhe do ta lere .

Ashtu boni . Pas ca kohesh e takon vet Doku ...

he xhib .Si po shkon

Mire Dok . Djali e la po mu me meti vesi i Puros .E blej se nuk duroj dot ...smiley

Duhani ka vetem nje menyre per ta lene .Vendos !

 

Meqe te gjitha keshillat e deritanishme s'po te bejne efekt (as bertitja qi te beri Bama), ki parasysh qe duhani ne pergjithesi ndikon goxha negativisht ne sistemin kardiovaskular, me nje llaf varja zemres por te ndikon negativisht dhe ne aktivitetet peniserektore, dmth pasi ta kesh lene cigaren doqmevrullshem gje e cila do shtoje neurotransmitoret ne tru qe te japin kenaqsi por dhe do te te rrite self-esteeem-in gje e cila do te te vere ne seder te besh stervitje kur te vesh re qe nowadays you can't be cool without working out, gje e cila do te ndikoje pozitivisht, again, n'aktivitetinpenispenetrues, me nje llaf lere duhanin se ndryshe do perfundosh si Idrizi smiley

Si ta lesh duhanin? Gjeja me e thjeshte (dhe e veshtire njikohesisht)

Do perseris Oidriso . Vendos!

keshtu e kame lene Une duhanin 12 vjete te shkuara.. 

Tani nuk pi me duhan , vetem ndonjehere ne party , poor nje lloje tjeter duahni smiley

Menyra e vetme efektive eshte te hiqet dore nga duhani me vendosshmeri.

Produktet ndihmese ne treg jane thjesht mashtrime.

 - Beje nje liste pse deshiron ta lesh duhanin - dhe lexoje shpesh

 - Qendro larg duhanpiresve dhe vendeve ku pihen duhan

 - Numeroi efektet pozitive te lenies se duhanit (zakonisht 2 jave pas lenies - si, permisimi i shijes, zbardhja e dhembeve, era e paster e rrobave dhe gojes, parate)

 - Kur te pihet shume, shiko video ne internet te rikujtosh se cfare i ben duhani shendetit, dhe deshira shuhet shpejt.

 - Ne momentet kur te vjen ajo deshira e flakte per cigare - kujtova vetes se do te kaloje brenda minutave dhe se edhe ajo faze eshte kaluese.

- Mos u dorezo.

...mund te nderrosh cigare, psh marlborot e kuqe i kane indikatoret e katranit, nikotines dhe karbonit 10, marlboro light jane 8...ka dhe cigare te tjera qe jane me pak...
Ne shqiperi dhe luxenburg gjen nga ato Kareliat slims super light qe indikatorin e kane vetem 1 ... smiley Raporti 1 me 10
Ndergjegjen e ke me te paster dmth...

 smiley me nje llaf lere duhanin se ndryshe do perfundosh si Idrizi smiley...Ja keshtu ka lezet jo si ata pa leng smiley

I nderuar bame pasojat jane edhe me te tmerreshme ne se xhibilesha do ta thote te sinqerte histori lenieduhanpasojseksuale.

Shkoi ke doku kur i kishin filluar disa turbulenca duhanpirseUljeNgritje ne pjese te trupit . I dha kuren doku dhe porositi ....ne se dhe pas kesaj kure do jesh ne te njejten gjendje , hajde prape dhe sillnje spango me vete ...

Gjibi eshte shume rigoroze dhe e ....pa te ardhme .I ra dyqaneve mbare , gjeti nje sapango te klasit dhe gjith krenari vajti te doktori .Sa hap deren ja plas .

Doktor , kura nuk me beri efekt po Spangon e kam te lloit me te vecante

Shumemire .Tani lidh kokvoglin me spango , kaloje spangon midis shaleve dhe kape me doren qe ke pas majte cigaren .Shume mire .Terhiqe tani .Harritit aty ku qisje tymduhanpurron?

Po doktor .C'fare te beje tani ?

Beni molla nga te fshatit Mollagjesh siper se nuk  e je per puneduahnlersepirseinteroseksualperfshirse smiley 

o xhibo, tani qe fillon i ftofti, ku e pi ti? a del jashte aty ne ere e bore me e ndez? se un njof nja 2 shqipo qe e lane vec prej ktij muhabeti...nuk ja bonte mo me nejt aty n'suferine. Sakrifice e modhe dmth

keta shqipot se pari turp qe jane kaq ngordhalaqe sa i detyron gruaja te dalen jashte te pine cigaren.

se treti, une e kam lene cigaren

se dyti, ti e pi apo jo, dhe a ka lidhje kjo me largimin e Elbes nga Peshku?

Mire bere qe e le, po kjo s'e skiaron misterin rreth qeshtjes Elba.

Shume rendesi dhe potence i ke dhene duhanit duke e bere teme ketu. Ti thua s'e le dot se s'e le dot. Efektshmeria e metodave te duhanlenies eshte shume shume subjektive, duke patur parasysh komponentin psikologjik ne adiksion. Une nuk do te te keshilloja lenie te menjehereshme, as te fillosh ta rrallosh pak e nga pak, keto do te te fusin ne nje rreth vicioz dhe ti do ta kesh te veshtire te perballosh presionin. As mos mendo per ketu e nje vit si do ndjehesh, si do rrish pa cigaren. Perballu cdo dite me te dhe thuaj "Jo, nuk ta pi sepse.....", mos mendo qe s'do te pish as neser, fokusohu vetem ate moment, dhe vazhdo keshtu sa here te perballesh me te. Mos ki frike t'i afrohesh cigares, kur nuk do ta pish.

 

Meqe ti di italisht,s'po lodhem ta perkthej.

Ecco alcuni piccoli trucchi che prima di te hanno aiutato molti altri a ridurre le sigarette, fino ad eliminarle. Provali e verifica se funzionano anche nel tuo caso:smettere di fumare

 

  • Compra un pacchetto da 10 sigarette alla volta: basta con le scorte!
  • Cambia marca di sigarette, compra una qualità che non ti piace: guasta il gusto!
  • Tieni le sigarette lontano dagli occhi … e dal cuore!
  • Fuma scomodo
  • Usa un solo posacenere e lavalo sempre dopo avere fumato
  • Dopo ogni sigaretta, metti via il pacchetto
  • Rifiuta tutte le sigarette che ti vengono offerte
  • Poni dei limiti al tuo fumo: decidi di non fumare più in soggiorno, in camera da letto, in auto, ecc.
  • Dopo i pasti, alzati subito da tavola e lavati i denti
  • Riduci i caffè e i cibi che richiamano la sigaretta
  • Quando hai voglia di fumare, bevi un bel bicchiere di acqua

Certamente ti sarà capitato di sentire da amici o conoscenti tanti altri accorgimenti inventati per smettere di fumare ed altri ancora ne escogiterai tu. Annotali! Ne risulterà un elenco bizzarro, divertente e molto utile.

Ne pergjigje te pikave me lart:

1. kam vendosur e po e ve ne praktik: po pi 4 -5 duhan ne dite(e pi me te dredhur duhanin,nuk blej paket)

2. ne fakt duhani qe blej ketu nuk eshte ai qe preferoja ne itali

3. duhanin e mbaj ne xhep te xhupit ose e vendos brenda ne sirtar te komodines,pasi e kam pergatitur cigaren

4. nuk perdor tavell per ta shkundur,me poshte te shpjegoj pse-ne

5.  i pergjigjet pika 3

6. e veshtire kjo,por duhet thene se rastet qe kjo te ndodh jane ralluar shume tashme

7. Ne fakt,banoj ne shtepi ku nuk lejohet duhani,keshtu qe per te pire duhan me duhet te dal jashte ne rruge(e nuk mar tavell duhani me vete)

8. me duhet ta provoj kete

9. Nuk eshte se pi shume kafe,2 apo 3 ne dite max

10. me duhet te provoj edhe kete

p.s. i bera 3 duhan sot.

bej si shoqja ime;cdo e neserme  eshte nje dite e re per te lene cigaren(por qe asnjehere s'vjen e uruara) smiley

Une per vete s'jam njeriu i duhur per te te dhene keshilla te tilla.Me shoqen time gjithmone kam deshtuar,madje dhe kur kisha mundesi qe t'ia reduktoja te pakten.

Une e provova me ato cigaret artificiale (120 Euro)-Vetem nje dite zgjati me hekra ne goje. Ju ktheva vesit. Eshte ceshtje vullneti dhe varesie.Pasojat dihen.Por jane ato kenaqsite e vogla te kafes, pas ngrenies dhe pas..dushit smiley Ndoshta duhet lene kafja smiley

Mos e ler se pastaj do te detyrohesh te lesh dhe peshkun.

nicotine gum...pertype nje sapo e ndjen qe nuk e shtyn dot me pa cigare

--- 

 

Duhanpirja dhe shëndeti i njeriut 07/10/2012 BY RINSTINKT

Efektet e pirjes së duhanit mbi trupin e njeriut.

Të pirit e duhanit (duhanpirja) ka efekte mbi çdo organ të trupit tonë. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe, në përgjithësi, zvogëlon shëndetin e atyre që e pinë.

Të pirit e duhanit dhe vdekja.

Nga pirja e duhanit llogaritet të ketë rreth 443,000 vdekje në vit, ose afërsisht një nga çdo pesë vdekje që ndodhin çdo vit në SHBA i detyrohen duhanpirjes.

Çdo vit, shumica e vdekjeve shkaktohen nga pirja e duhanit, sesa nga virusi i imunodefiçencës së fituar (HIV), përdorimi i jashtëligjshëm i drogërave, alkoli, aksidentet rrugore dhe vrasjet të tëra të marra së bashku.

Të pirit e duhanit shkakton rreth 90% të të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek meshkujt dhe 80% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek femrat.

Të pirit e duhanit dhe rritja e rreziqeve mbi Shëndetin.

Krahasuar me jo-duhanpirjen,  duhanpirja vlerësohet se rit riskun e:

Të pirit e duhanit dhe sëmundjet Kardio-vaskulare.

Të pirit e duhanit dhe sëmundjet Respiratore (të sistemit të frymëmarrjes).

Duhanpirja dhe Kanceri

Duhanpirja shkakton kanceret e mëposhtëme:

Kancerin e fshikëzës, Kancerin e qafës së mitrës, Kancerin e ezofagut, Kancerin e veshkave, Kancerin e laringut (kordave zanore), Kancerin e mushkërive, Kancerin e zgavrës së gojës, Kancerin e pankreasit, Kancerin e faringut (gurmazit), Kancerin e stomakut

Duhanpirja dhe efekte të tjera mbi Shëndetin

Duhanpirja ka disa efekte të kqija apo të pa volitshme mbi riprodhimin dhe rreziqe të rritura për: jo-pjellorinë, peshën e vogël në lindje dhe SIDS (sudden infant death syndrome).

Gratë në postmenopauzë të cilat pijnë duhan kanë një dendësi kockore më të ulët se gratë të cilat nuk kanë pirë duhan (asnjëherë).

Gratë të cilat pijnë duhan kanë një risk më të lartë për të pësuar një frakturë (thyerje) të kockave të legenit nga ato gra që nuk kanë pirë kurrë duhan.

 

Referenca:

  1. 2004 Surgeon General’s Report—The Health Consequences of Smoking
  2. Smoking-Attributable Mortality, Years of Potential Life Lost, and Productivity Losses — United States, 2000–2004
  3. Cigarette Smoking, Cardiovascular Disease, and Stroke – A Statement for Healthcare Professionals From the American Heart Association
  4. 2001 Surgeon General’s Report—Women and Smoking

 

asgje nuk hyn ne pune.vetem vullneti.vendose dhe e le. un per vete pi nje pakete ne dite dhe kam lexuar librin qe tha olsi,kam provuar cigaren elektronike,me te dredhme,puro,çibuk,si e si qe ta leja duke e rrallu.asgje nuk beri pune.pasurova biblioteken dhe tani kam nje tavoline te dedikuar vetem per sendet qe kane te bejne me duhanpirjen.vazhdoj pi cigaret e qelbta.e kam flejt mendjen as nuk provoj,as nuk eksperimentoj me.menyra e vetme per ta lene duhanin per mua eshte te mos kesh ku ta gjeshsmiley

i ke rene pikes..fiks e njejta situate! Une mendoj,ose jam i fiksuar qe,nese arij te mbaj nje ritem prej 4-5 duhanesh ne dite,per reth 2 jave,ateher duhanin e le..nuk di pse,por gjithmon kam menduar e me eshte dukur qe njerzit qe pijne 3-4-5 duhanin ne dite,nuk jane duhanpires,per mua nuk mund ti quash te tille...dhe nuk e kane shume  problem edhe sikur ta lene! 

Po ashtu: leri këta kaqolat e peshkut, peshku është gjitholog, po vetëm nga shëndeti* s'merr vesh. 

http://www.cdc.gov/tobacco/quit_smoking/...

E para e punës është të njohësh që ke një problem. Të dish, se cili është problemi. Pastaj pjesa tjetër bëhet. Ah, tek premisat e zgjidhjes së problemit qëndron edhe ndërgjegjësimi mbi vetveten... dmth t'i thuash vetes që je i droguar.

Nuk është e vështirë. Unë për vete nuk e pi kafen, meqë edhe kjo drogë është.

Ia dalç mbanë.

*nuk e kam llafin për shëndetin alla xhibëlesha. smiley

smiley qenkemi mbledhur gjithe pepinet te kjo teme... 

Arb, je qe je hidhi nje sy dhe ketij imazhit ka disa informacione interesante. Mund te te motivoje... gjithashtu mundohu te shoqerohesh me persona qe nuk pijne duhan dhe evito ambientet ku pihet ose shoqerine e cila pi (une e lashe njehere, vura ato ngjiteset/patches per 3 dite te 4-ten nuk mu nevojiten me... e rifillova pas 6 muajsh smiley , ishalla me mbushet mendja ta le serish, perfundmisht kesaj radhe). My 2 cents...

It's Easy to Quit Smoking. I've Done It a Thousand Times

Une po e provoj njeher...me kete menyren time,duke e ralluar...te shohim c'ndodh! Te te pelqej pirja e duhanit(duhani prandaj pihet se pelqehet,nuk pihet per te shitur mend,ashtu fillohet),nuk do te thote qe te te mungoj deshira per ta lene,sidomos kur je i ndergjeshem qe eshte ves qelbesire mos te thene nje fjale tjeter!! sot 5 cigare gjithe diten ... nejse ...flm!!

Ate mundohem te bej dhe une. Rekomandimi im eshte te mos jesh shume optimist ne numrin, por te besh rregulla. Per shembull, ne mengjes nuk do pi nje deri ne oren 12 te drekes. Nuk do pi ne pune. Nuk do pi ne shtepi. Ti e di programin jot dhe rregullat e tua, por duke bere rregulla pastaj krijon zakone ku nuk te pelqen ta pish ne situata te caktuara.

Menyre efikase eshte shtatzenia + ushqyerja me gji! smiley 19 muaj pa cigare une, tani pi 4-5 ne dite...pi me shume vetem ndonje te shtune kur dal ne darke. 

   Po  ju sjell pervojen time.E  kam nisur duhanin ne vitin e kater  te fakultetit.Kur  i thoshim vehtes "si  biçim burrash".Ne vitin 1997 arrita  rekordin duke pire tre paketa ne dite, pej atyre  LM shume te gjata.Bilez ndezja fillimin e tjetrit me fundin e  atij qe pija.Disa here pata menduar  dhe bilez i isha zotuar trurit se  do ta lija.Por ku me linte ai.Sapo te  sosja se  ngreni, me pihej cigare.Me kishte  lezet  shume!

   Ku ka "lezet me te madh" se ta kerkoshe vdekjen, duke vrapuar  i mbushur me tym duhani ! 

Nje dite ndersa po pinim kafe, sigurisht shoqeruar me LM te  gjata sa nje hosten lushnjari, ke Ujevara, me zuri nje kolle qe zgjati goxha.Njeri prej shokeve me tha:

-E hengre dhe ti !

Ne ate moment i  dhashe atij, paketen, cigarishten mjaft te bukur dhe  çakmakun.

Nuk  do te ve me cigare ne goje  , u thashe  shokeve.Ata, qe  te  tre qeshen.Bilez njeri me tregoi rastin qe i pati ndodhur Bernard Shout, kur nje miku i vet i pati thene:

-Urome mister Shou! Lashe cigaren!

-Ou, se mos ke bere ndonje gje te madhe - ju pergjegj  Shou.

-Edhe  une i kam thene nja dyzet here  gruas,  e lashe duhanin....!

  Por ja  po ju them; se kane kaluar plot 13 vjet qe nuk e vura me ne goje.Sot me shqeteson edhe tre  metra larg tymi i  cigareve.

Nuk di kush e tha me larte shume sakte.Menyra me e mire eshte: Ta leshe cigaren! Ta leshe, nje here e mire.Ju vjen ne ndihem vetem vullneti....

Bravo Grave.

Menyra me e mire e lenies se cigares eshte lenia e cigares.

Pirja e duhani eshte nje varesi si cdo droge tjeter. Ata qe pijne duhan jane drogaxhinje si gjithe drogaxhinjte e tjere. Nga pirja e duhanit, nuk provohet asnjelloj kenaqesie pervecse kenaqesise vete-vrastare qe provon cdo narkoman. Duhani madje ka nje shije mjaft te shpifur.

Lenia e duhanit nuk ka te beje me vullnetin, por me nje ndryshim mendor 180 grade te qasjes ndaj tij. Duhani nuk duhet lene (vetem) nga frika e demeve qe ai shkakton, por nga kenaqesia e lirise qe provohet kur clirohesh nga zinxhiret e skllaverise se tij.

Mund ta shtjellonim njëçik më tej duke thënë që ata që fillojnë të pijnë cigare e bëjnë sepse janë të dobët nga ana psikologjjike apo karakteriale... nuk i rezistojnë dot presionit që ushtrohet...

smiley

Kjo nuk ka lidhje. Duhani eshte nje gracke si cdo lloj droge tjeter.

Kush fillon te pije duhan, fillon te bjere ne gracken e tij. Qe prej cigares se pare.

Mund te pish edhe nje cigare te vetme ne dite e prape te jesh nje nikotinoman

 

Njerezit qe pijne duhan nuk jane me te dobet se te tjeret, madje ndoshta jane me te forte psikologjikisht se te tjeret. Njerezit qe pijne duhan jane thjesht viktima te rena ne gracken e cigares se pare.

Po jo mo jo, janë e si nuk janë.

Se po të fillosh cigaren dhe ta pish edhe një herë të vetme në ditë, sepse e pinë shokët që të shoqërojnë atëhere ky është presion i kolektivit dhe dështim i arsyes. Si një tip karte që të bën anëtar të grupit duke dënuar trupin dhe rritur probabilitetin për tumore të lloj llojëve. . Dobësia është edhe më e madhe kur tipi ishte i ndërgjegjshëm që para se të fillonte se cigarja të bën dëm, me të gjitha pasojat. Tani ose grupi ia vlen ose bëhesh drogaxhi pa dashur (nga injoranca: hajt meqë e pinë të tërë, sikur janë më të mirë të tjerët; ça do më ndodh mua që nuk mund t'u ndodh atyre?).

 Edhe unë e blej ndonjë paketë, ndonjëherë (sonte jo se jam çik me grip) kur dal, e mbaj cigaren varur tek buza, për efekt skenik - por të pa ndezur, pa e thithur. smiley

Te gjithe jemi nen presionin e kolektivit. Eshte gjeja me normale qe mund te te ndodhi, fjala vjen ne adoleshence.

Probabiliteti rritet kur ne familje ke duhan-pires.

hahahaha, kush flet!!! Mos me thuaj, qe e ke lene prape cigaren... hera e sate eshte kjo? smiley

Mos u merr me personin, por me argumentin. smiley Po te qit syte! smiley

Dhe sa per dijeni, shumica dermuese e njerezve qe lejne duhanin, arrijne te kene sukses vetem pas shume tentativash. smiley Qe ta dish, kur te vendosesh ta lesh.

Ne saten tentative je ti Ols?

 

E katerta (ne mos gabohem) para dy muajsh.

Ca kisha per te thene, e thashe. Une s'e kam lene cigare me vendime. ka muaj qe e pi, ka muaj qe s'e pi, si te jem nga humori. Po ti qe tregohesh me katolik se papa, vetem kur te te shoh ndonje dite me llulle ne dore. smiley vetem mos me thuaj pastaj "Kjo nuk eshte nje llulle". smiley

Prape po merresh me personin dhe po eviton argumentin. smiley

Nqs. kjo te ben te ndihesh me mire dhe te harrosh faktin qe je nje duhan-pirese, ok... smiley

 

Sa ka shkuar kostoja e paketes se cigares ne Itali? 5 Euro?

5 Euro x 30 = 150 Euro/muaj sa bileta e nje udhetimi vajtje ardhje ne Shqiperi

Do te vije cdo muaj ne Shqiperi, nqs. do te lije duhanin. Por c'e do qe ti i tymos biletat. smiley

Nuk me pelqen te perplasem me realitetin, prandaj i bej bisht gjithnje. smiley

ti s'me paske lexuar fare me lart. Qe kur kam ardh ketej, as alkool, as cigare, 10 cigare ne 4 muaj s'eshte hic gje. Do ta shohesh efektin kur te vij ne Tirane, me shkelqen lekura dhe dhembet. smiley

Edhe hashashi kushton më pak. Për punën  e realitetit them. smiley

Pune e koklavitme shume kjo, pastaj. 

BRAVO! Kjo eshte Ana qe me pelqen! smiley

smiley 

Kam pershtypjen qe eshte dhe gjendja shpirterore e mendore qe ndikon. Jo se cigarja te zgjidh gje, po kur je nen ankth, edhe e thith apo e shfryn ate tymin, sikur zbrazesh, ka nje gje ajo dreq qe te terheq... Apo kur je i lodhur, rrezohesh ne kolltuk dhe paf cigaren.  Shiko se nuk eshte dhe aq e keqe, te mos e stigmatiziojme kot. smiley

Cigarja nuk te qeteson fare lal. Ose me sakte, vetem cigarja e pare e ben kete.

Cigaret e tjera pas cigares se pare pihen vetem qe te kthehesh ne gjendjen e mireqenies psikologjike te kohes para se te pije cigaren e pare.

Pse?

Sepse varesia ndaj cigares rrit nivelin e stresit dhe nje duhanxhi pi cigare vetem qe te uli nivelin e stresit te shkaktuar nga vete cigarja. Eshte nje rreth vicioz i shpifur, por njekohesisht edhe shume i thjeshte.

Jo ,une nuk jam nje duhan pirese e as ish.....Thjesht nuk me pelqen cigarja....nuk me thote asgje...po kam tim shoq qe as e ka provuar e as e ndjen nevojen ta provoje t'a lere.Ne fakt ne ate esnafllekun e vet ,kur e pin ,i qete,kostant....i patrazuar..la pace in persona....me t'ia fik ne balle...para ca vitesh me hile e kam çuar te vuajtesit nga semundja qe vjen nga duhani(nuk ma ze goja ta permend).Gati m'theri....smiley

Zana, edhe yt shoq si te gjithe duhan-piresit e tjere, thelle-thelle e ndjen varesine ndaj duhanit dhe me siguri ka edhe deshiren per ta lene diku te fshehur ne mendjen e tij. Nuk ka duhanxhi qe te mos doje te lej duhanin. Thjesht tregohen hipokrit me veten per te qene gjoja ne koherence me te tjeret.

Egziston nje liber shume i mire qe e keshillova edhe me siper, per te gjithe ata qe duan te lene duhanin (dmth. te gjithe duhanxhinjte):

 

Allen Carr - Smettere di fumare adesso: e' facile se sai come farlo!

Kushton vetem 7 Euro dhe e gjen ne cdo librari.

Nuk merret as me forcen e vullnetit e budalliqe te tjera si keto, por thjesht me re-impostimin mendor te qasjes ndaj duhanit. 90% i suksesshem.

Bejani dhurate trupit, mendjes dhe portofolit tuaj per vit te ri!

per salutistetsmiley

shkoi nje 80 vjeçar ke doktori dhe i thotesmileyoktor dua te jetoj sa me shume,çfare duhet te bej?

e shikon doktori dhe e pyet:

pi duhan? jo-plaku

pi raki? jo plaku

po femrat te pelqejne,te shkon ndonjehere mendja?

as nuk behet fjale doktor,i thote plaku, ne moshen qe kam une vetem dem do me bente.

pra nuk ke asnje ves? jo-plaku-asnje.

mir,i thote doktori, po ti per çere dreqin jeton dhe dashke me jetu akoma sa me shume?smiley

Keto jane barcaleta qe i tregojne duhanxhinjte per te ngushulluar veten e tyre.

Fakt shkencor (dhe jo barcalete) eshte qe nje person qe pi duhan ka 50% te shanceve me shume se nje qe nuk pi, qe te vuaj nga tumoret, per te mos folur pastaj edhe per dhjetra semundje te tjera...

Ketu s'ka asgje per te qesh!

Olso, kujdes kompjuterin vlla, mos e mba në prehër. smileysmiley

Mos ki merak, eshte i mbeshtetur mbi tavoline. smiley Ndonje mendim per ate qe kam shkruajtur a kishe?

po ti mos e merr kaq seriozisht mor burre,na nji cigare duham po bajme.....shihet qe je ne tentative ...kam frike se mund te deshtoje edhe kete radhe...Irrascibile....smiley

Eshte per t'u marr shume seriozisht. Sigurisht qe jam ne tentative. S'po e fsheh hic.

Shpresojme: In culo alla balena. smiley

e speriamo che non caghi!!!hahahaha

Per te mos permendur qe ju merret fryma shpejt smiley

Pasojat me te tmerrshme pas atyre qe lidhen me tumorin dhe frymemarrjen, jane ato qe kane te bejne me semundjet kardio-vaskolare.

Këtu po shtoj se tek femrat, me gishtat e hollë, ndodh një fenomen interesant. Gishtat e kanë të vështirë të ngrohen pas ftohjes nga ajri i ftohtë, uji i ftohtë, etj shkaqe. Ça ndodh? Ngrohja e ngadaltë bën që indet të qëndrojnë për një kohë më të gjatë nga sa ndodh tek subjektet normale. Kur them ngrohje e kam llafin rivendosje e qarkullimit të gjakut, që lidhet me sasinë e gjakut që shkon në gishta. Sasia e gjakut lidhet drejtëpërdrejtë me sasinë e enëve dhe trashësinë, diametrin e tyre. Dihet që diametri i enëve të gjakut, më evidente tek enët e vogla, kapilarë,.. ngushtohet nga tymi i duhanit. Ndaj edhe thuhet ndonjëherë kur të bie gjak nga hundët, pi një cigare. ka efekte enëngushtues(vazokonstriktor).

Tani, se po përhapem. Tek femrat kjo ngrohje e ngadatë do të thotë, mungesë ngrohtësie për indin, mungesë lëndësh ushqyese... Nekrozë e ngadaltë e indit dhe qelizave. Fenomeni është progresiv. 

Quhet sindroma e Rejnos(Reynaud). Natyrisht ka edhe bashkë-shkaqe të tjera.

 

E njejta gje ndodh edhe me gjymtyret e duhanxhinjve, tip nekroze.

nga sa di ,sindroma apo fenomeni i Rejnos nuk eshte i lidhur detyrimisht m e duhanxhinjte....Po mbase edhe gaboj....

Po ti tani mos lexo në vikipedia. eee! Unë solla pjesën që na interesonte. 

Naten per sonte djema(TM Pjer)e mos pini ma cigare ,seriozisht tashti....eshte gja idiote,te pakten une e klasifikuj ishtu.a dini gja si asht Inter me Lazion?

Une di variantin e kundert te saj.Shkoj njeri 80 vjeç te doc.Doc i tha ,dua te jetoj 100 vjet ,si t'ia bej...pi duhan -po lere menjehre,pi raki -po as edhe nje pike me.Po me femra si i ke punet ----po edhe keq nuk jam dok...te mos iu afrohesh me -i thote doc....e pastaj doc thote plaku do jetoj 100 vjet...une nuk e di nese do jetosh 100 vjet i tha doc ,po di qe nje vit do tet te duket si njeqind smiley

Po me femra si i ke punet ----po edhe keq nuk jam dok

Po sikur te jene Femrat duhanxhije si Xhibilesha ...Si i pyet doku smiley ...halle halle sikur te jene Gay , Lesbians ose ..Animal lovers ...

Zana , shifi mire ca gjana se kane ndryshu ! Jo per gje po duhet me ece me kohen si Bulku . Pd-hi grarine e ka me te advancueme se ca zera ketu tek PPU . Ato e kane edhe me muzike ..lene duhanin tik tak , tik tak ! 

Ho smesso di fumare.Vivro' una settimana in piu' e in quella settimana piovera' a dirotto.(Woody Allen)

Haj të lumtë! Nëse e rifillon, provo cigaret pa aditive (ka disa marka që kanë të tilla). Të paktën do heqësh varësinë nga pislliqet kimike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).