Raporti: Një pasqyrë e përafërt por e bazuar në metoda shkencore e mënyrës sesi liderët kryesorë të politikës si dhe gazetat me lexueshmërinë më të lartë në vend formulojnë diskursin e tyre në raport me disa çështje të rëndësishme

 

Raporti i Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë analizon ligjërimin e dy figurave kryesore politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, si edhe 5 nga gazetat kryesore (Panorama, Shekulli, Shqip, Mapo dhe Gazeta Shqiptare) në vend gjatë dy periudhave - 3 muaj përpara dhe 3 muaj pas zgjedhjeve të 2009-ës, dhe atyre të 2011-ës. Studimi është kryer nëpërmjet programeve kompjuterike bashkëkohore për analizën e përmbajtjes për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve: 

  • Si e përshkruajnë Sali Berisha dhe Edi Rama njëri-tjetrin? Mbi çfarë baza bëhen këto përshkrime (karakter personal, arritje, ideologji)? Sa të ngjashme janë këto përshkrime?
  • Sa përputhet ligjërimi i aktorëve në secilin krah politik me ideologjitë përkatëse politike (e majta dhe e djathta)?
  • Si trajtohen gratë, feja dhe minoritetet në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar?
  • Si trajtohet integrimi në BE në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të përditshëm?
  • Si trajtohen institucionet në ligjërimin e pushtetit, opozitës dhe shtypit të shkruar?

Për pyetjen e parë, studimi del në këto konkluzione kryesore:

  1. Të dyja figurat kryesore politike në Shqipëri e përshkruajnë njëri-tjetrin me një gjuhë plotësisht negative;
  2. Ligjërimi negativ i Edi Ramës ka ardhur në rritje nga viti 2009 në vitin 2011;
  3. Kritikat mbi performancën përbëjnë vetëm rreth 50% të kritikave ndaj kundërshtarit, ndërsa pjesa tjetër janë kritika personale të karakterit, apo krahasime të përgjithshme me rezonanca negative;
  4. Ligjërimi negativ ka ardhur në rritje në periudhën menjëherë para dhe pas zgjedhjeve.

Për pyetjen e dytë, studimi del në këto konkluzione kryesore:

  1. Me përjashtim të çështjes së Mjedisit dhe disi asaj të Institucioneve, ligjërimi i djathtë është më i pranishëm se ai i majtë. Kjo nuk çon automatikisht në përfundimin se një dokument është i djathtë: mund të themi vetëm se ky dokument përmban një pjesë të madhe të ligjërimit të djathtë që mund të jetë për dy arsye të mundshme:
    • ose ky dokument është vertet i djathtë, ose
    • ky dokument përmban kritika ndaj ligjërimit të djathtë.
  2. Sidoqoftë, ligjërimi i majtë është mjaft i pakët edhe në liderin e majtë edhe nëpër gazeta.Në rastin e Ramës, në bazë të numrit relativisht të vogël të ligjërimit të majtë në krahasim me atë të djathtë tregon një ligjërim që anon më tepër në kritika se sa në ofrimin e një alternative të majtë të matshme krahasimisht në ligjërim.

Për pyetjen e tretë, studimi del në këto konkluzione kryesore:

  1. Ligjërimi për dhunën ndaj grave ka ardhur në rritje;
  2. Nuk ka ligjërim fyes ndaj minoriteteve etnike;
  3. Ligjërimi për fenë ka ardhur në rënie në gjithë gazetat përveç Gazetës Shqiptare.
  4. Në ligjërimet e Ramës dhe Berishës:
    • Çështjet e grave përmenden me më shumë shpeshtësi nga Rama sesa Berisha. Shumica e tyre është në lidhje me mbështetjes së përfaqësimit politik dhe të raportimit të dhunës ndaj grave.
    • Rama flet më pak se Berisha mbi fenë dhe minoritetet.
  5. Ligjërimet e Gazetave:
  6. Ndryshe nga figurat politike kryesore, pothuajse asnjë nga gazetat nuk e diskuton temën e mbështetjes së përfaqësimit politik të grave me të njëjtën shpeshtësi sesa barazinë.
  7. Ndërkohë, Gazeta Shqip diskuton më shpesh çështjet e etnisë dhe feve të ndryshme në krahasim me gazetat e tjera

Për pyetjen e katërt, studimi del në këto konkluzione kryesore:

  1. Ligjërimi për BE-në në përgjithësi është i shpeshtë në dy figurat kryesore si dhe të gjitha gazetat;
  2. Por, ndërkohë që ligjërimi për BE-në në terma të përgjithshëm është i lartë, ligjërimi për prioritete të caktuara në qendër të integrimit është i ulët;
  3. Përjashtim përbëjnë Prioritetet 4 dhe 5, si dhe 3 dhe 7. Kjo do të thotë se temat më me interes në vend janë ato të zhvillimit të zgjedhjeve dhe reformat në drejtësi.

Për pyetjen e pestë, studimi del në këto konkluzione kryesore:

  1. Konstatohet se në pothuajse të gjitha dokumentet e studiuara, kritikat ndaj integritetit të institucioneve dhe sfidimi i tyre zënë vendin më të rëndësishëm në ligjërim dhe të dy këto aspekte kanë ardhur në rritje nga viti 2009 në vitin 2011;
  2. Me përjashtim të ligjërimit të Berishës, i cili i ka ulur kritikat ndaj integritetit të institucioneve edhe pse ka rritur ligjërimin për sfidimin e tyre;
  3. Dy kategoritë ‘pozitive’ të ndërtuara në lidhje me ligjërimin ndaj institucioneve – pikërisht besimi tek Funksionaliteti i tyre dhe Pohimi apo Kërkesa për Integritet të tyre – kanë ardhur po ashtu në rritje në grafikët e mëposhtëm;
  4. Megjithatë, duke marrë parasysh se fjalët brenda këtyre kategorive ndonëse janë pozitive në vetvete – si për shembull ‘administratë korrekte’ dhe ‘klimë besimi’ – fare mirë mund të kenë një fjalë mohuese përpara tyre dhe të shprehin një kritikë ndaj institucioneve

Për Raportin 1, trokitni këtu.
Për Raportin 2, trokitni këtu.
Për Raportin 3, trokitni këtu.
Për Raportin 4, trokitni këtu.
Për Raportin 5, trokitni këtu.

Soros

9 Komente

Pse mer i hudhni paret për lloqe kavaje . Bëni një studim që vlen për diçka jo për lloqe koti.

mire je, mire osht ai, miree  qa kena,,, si do kena bame... sa pare ??????/

Sa sakte qe e pershkruajne njeri-tjetrin keta te dy.

Felle felle duhen.

Ide shume e mire, i hodha nje sy raportit te pare po s'pashe gjekundi ndonje vizualizim fjalesh tip Wordle (kemi pas nja dy tema ne Peshk me kete gjene fjale-vizualizuese) gje qe e cila duhet te ishte grafiku nr nje per nje studim te tille, per te pare p.sh. cfare fjalesh perdor me shume njeri e tjetri, apo per ti paraqitur keto krah per krah me fjalet e gazetave p.sh. gjate episodeve te caktuara politike te ketyre viteve.

Unë trokita  tek të 5 raportet po s'ma hapën derën.Doja të dija a kanë përdor fjalën mutmuti ndonjëherë apo s'ja ka mbajt...

Si shpesh e permendni Sorosin ju t'peshkut. Ehe!

Ske nigju komshiun tim kur i mçef shishen e rakis

Le të hapë dikush një shkollë verore e t'u mësojë këtyre sorroistëve se shqipja e ka gërmë më vete ç-në dhe vjen pas c-së.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).