Me rastin e afrimit të festave të fundvitit, Prifti, tashmë deputet i pavarur pas largimit nga LSI-ja, ka qenë dje në zonën e tij elektorale duke dhuruar për 40 prej familjeve më të dobëta ekonomikisht disa lopë dhe gjela deti.

Prej më shumë se dy vitesh, Prifti e ka shndërruar në traditë personale dhurimin e bagëtive për familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, në fshatrat e Fierit. Pas komunës së Libofshës, ditën e djeshme, një makinë ka zbritur në qendrën e komunës së Dërmenasit lopë dhe gjela deti, që u janë shpërndarë pjesëtarëve të 40 familjeve të kësaj zone.

“Në kushtet kur shteti, qeveria, largohet çdo ditë e më tepër nga njerëzit që kanë halle, që kanë nevoja ekonomike, që kanë probleme shëndetësore, unë dëshiroja të jepja një shembull tjetër. Atë të një personi, që me mundësitë e tij modeste kërkon të ndihmojë dikë”, u shpreh Prifti.

Ai bëri apel që dhe politikanët e tjerë të ndjekin këtë shembull, çka do të shërbejë për të ndihmuar sadopak ata njerëz që kanë nevojë dhe për t’u sjellë gëzim, sidomos në këto ditë festash. Familjarët që janë ndihmuar me kafshët dhe shpendët kanë falënderuar përzemërsisht deputetin Prifti për këto dhurata në fundvit.

33 Komente

Zona ka ndoshta 400 familje, e duke iu dhene 10% te tyre, ai nuk ben gje tjeter veç merr urrejtjen e 90% , se shqiptari keshtu e ka; pse i dha atij, ç'eshte ky organizim keshtu, po une a nuk jam ne nevoje, po ai ka çunin/gocen ne emigracion, pse atij, po une qe s'marr perkrahje sociale, etj, etj.  

Prandaj do te ishte me mire per Dritanin qe ka humbur rrugen ne oborrin e vet, te organizonte nje dreke madheshtore, ku te piqeshin lopet dhe gjelat, e secili te hante e ti behej qejfi. mjaftonte 1-2 zjarre si tip zgare, per te pjekur mishin per ter banoret. Do te mbeteshin te ter te kenaqur. 

Pjer,Prifti eshte thjesht nje individ,nuk eshte shteti .Ai po i ndan me nje motivacion;te ndihmoj familjet qe kane vertet nevoje.Edhe pse eshte zona e tij elektorale ,nuk ia zbeh vleren gjestit bamires..Le te bejne te gjithe ne zonat e tyre ndonje sevap,se hajer do shohin.

Pjero, juve socialistet sikur ishit kunder therjes masive te kafsheve. Nuk ju kuptoj, per Zotin nuk ju kuptoj.

Boisa, paske fjetur me enderra mbreme. Se jam kundra Buall Mavrise, mos u dashka quajtur socialist.  Sipas kesaj llogjike i bie se kush eshte kundra Edi Rames, apo disa gjerave te PS, qenka me Sali Berishen dhe PD. Ajde llogjike ajde. 

Sipas kesaj llogjike i bie se kush eshte kundra Edi Rames, apo disa gjerave te PS, qenka me Sali Berishen dhe PD. Ajde llogjike ajde. 

Po sa here me ke quajtur si i Berishes mer burre i dheut smiley

si ben sikur nuk i pelqen!! po ti je pishtari i kesaj llogjike, apo kur ste pelqen nuk shkon keshtu?

Xhesti eshte i mire, nuk e mohoj, por ç'do te thone te tjeret aty ne komune, qe e ndjejne veten po ne nevoje. Prandaj kam pershtypjen se kjo forme jep nganjehere nje bumerang. Metoda qe une propozoj, eshte me efikase. 

Ajo qe propozon ti,nuk u hyn ne xhep njerezve te varfer.

Keto drekat kolektive rrezikojne te perfundojne si Torta e 100 vjetorit.smiley

Joooo, me 3-4 te forte te lagjes aty, ve disipline, qe te mesohen edhe te tjeret seç eshte disiplina. 

Me leket qe u ka vjedhur shqiptareve kur ishte minister, po blen vota prej te varferve.

Kur maskaralleku shitet per bamiresi. Ky duhet rrasur ne burg, atje e ka vendin.

Po te jete per tu rrasur ne burg, aty duhet te futen nje tufe qeveritaresh dhe shtetaresh ne burg. 

Ajo as qe diskutohet, po per vjedhjet e ketij kemi faktet qe ai vete i ka nxjerre, keshtu qe kur thua Dritan Prifti duhet rrasur ne burg, nuk ke rrezik se te thote ndokush ku i ke provat.

Pastaj kur ben bamiresi, dmth blen vota me leket e vjedhura, ketu me vjen dyfish inat, se mire qe ka vjedhur dhe eshte vetakuzuar publikisht per vjedhje me prova, po si s'ka fare cipe, po shkon e blen vota ne drite te diellit me ato leke.

Uroj vetem qe asnjeri nga ata te mos ia jape voten, i vetmi ndeshkim i realizueshem per ate lloj robi.

 

Kjo kuptohet Akeisti, mirpo ne baze te ligjit, i cili thote se 45 dite a 2 muaj para zgjedhjeve fillon gara elektorale ne menyre zyrtare, dhe ku s'ke te drejte te besh oferta financiare, dhurata per voten, ky deputet tani eshte brenda ligjit, sepse quhet filantropi, dhe filantropia lejohet ndaj votuesit, perveç diteve te fushates elektorale, qe jane 1-2 muaj ne mos gaboj. 

Ky te pakten blen dicka. Zeni as e rrun trapin hic. 

Per mua ka rendesi gjesti dhe jo politika.

Bravo i qofte per veprimin sepse tregon qe i dhimbsen njerezit sidomos ne keto dite festash qe edhe ata te festojne sado pak.

Per politiken te flasin ata qe bejne 2.9 milione ne dite......

Bravo Prifti per kete gjest human!

Tashi s'ka pse mos ta pranoje akoma PS-ja Priftin. Nqs Meta e lau mekatin e 21 janarit vetem me nje ngjale, Prifti po harxhon rreth 7% te buxhetit te oreve incizuese per lope fushe dhe gjela deti. 

Mjafton ta shikosh dhe e kupton qe tashme s'i ngelur pike mekati ne fytyren e tij babagjyshviterore.

Atyre qe Prifti po u jep lope e gjela,nuk mendojne se Prifti po ben ndonje gje te pamoralshme,perkundrazi kushedi sa urata ka marre Prifti ate dite.Kurse sehirxhinjte,gjithmone  do  ngelen te pakenaqur .

 

Ke te drejte. Mendoj se Prifti duhet pare si nje Robin Hood modern, qe i merr te pasurve(Metes&Co) e ua jep te varferve. Turp per ne te tjeret, qe rrijme bejme sehir e nuk ndihmojme njeri.

Meqe jemi ne dite festash,nje kartolinesmiley

Vjedh me miliona si minister e pastaj dhuron ca gjela deti e lope per te blere vota e per te llustruar imazhin.

 

Prifti, Robin Hudi cimkavenes i Libofshes.

po nuk ka asgje te keqe; edhe ne Itali deri para 10-15 viteve shifje kshu rastesh kur mafiozet sponsorizonin 'X' kandidat te zgjedhjeve lokale smiley

Ke ndonje informacion nese ndonje nga fshataret ia perplasi ne fytyre lopen apo gjelin ne shenje revoltimi ndaj figures qe ai perfaqeson ?

Nese jo,t'u bejne mire.Nuk ka krenari aty ku femijet s'kane buke te mbushin barkun.

Mos valla pala qe ka te drejte kritike ketu jane vetem fshataret qe moren lope e gjela deti?  Veshtrim teper miop nqftse mendon keshtu.

Po sikur kete "dhurate" ta kishte bere Berisha, cfare do thoje?

Kot e keni qe ankoheni per Priftin, nje fare reforme agrare po ben ai, duke filluar nga gjelat dhe lopet.

xhibo, t'mos harrojme edhe qe eshte kunder berishes

Biles dhe kunder kalamajve te Berishes dhe kunder korrupsionit ne pergjithesi.

ec e thuj ktyre te baraslargumve se! e pamundur t'u mbushesh mendjen se cdo njeri kunder berishes, eshte aleat

LKBTQU: Lidhja Kunder Berishes o Te Q... Udhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).