Mbyllet sot gara presidenciale, pas një fushate të gjatë, polarizuese dhe me e shtrenjta në histori.

 

Pervec gares presidenciale, sot zhvillohen zgjedhjet edhe per 435 vendet e Dhomes se Perfaqesuesve dhe per 33 nga 100 vendet e Senatit.  

Shuma totale e shpenzuar ne fushaten elektorale kete vit eshte 6 miliarde dollare, ne krahasim me 5.3 miliarde ne 2008, dhe 4.2 miliarde ne 2004.  

257 Komente

Peshqamerikanet qe s'e dine ku jane te regjistruar per te votuar mund te Gugllojne.

Remember, vota juaj eshte plumb per armikun. Saken se nuk votoni (yes, I'm talking to you Fiqo) smiley

Nate Silver thote qi packa se s'eshte e sigurt, Obama ka shance qi te fitoje.

Ty per ke ta merr mendja se do votoj? smiley

Ta them kur te votoj ne darke mpas pune smiley

Une e desha prej teje me e dit ,se ca me merr menja mu ajo dihet qe per Obamen ke votu.

Fiqo e boni adetin me mjes. Se na kishin write-off neve jo per gjo.
E kuçja, e kuçja, e kuçja do fitojë! smiley

Per inat te peshqeverise qe s'e aprovoi kete foto per temen, bravo Fiqo qi votove, hallall Peshku dhe na bej ndonje bejte smiley

Kabim Monde, fushata nuk u mbyll. Vazhdon edhe sot. Dermder.

Ne sot na duhet Florida vllajo, nshtat sahati del rizalti prej anej. Po boni fjasko, aha.

Deri ke Fiqo mjaft kendshem .Me poshte mungon vetem i nderuari HU me ndonje shembull se si e Gjykon Sarkozy kete problem !!.. pastaj vijne Shqiptaret qe kane krijuar Ameriken dhe sistemin e zgjedhjeve .. Sidomos ata me konstatimin "Shqiptaret e Usa jane te Kuq " smiley

Cfare nuk lexon Ketu .Mungon vetem... vjershetori i PD si perfaqesues i PDH-it tek PPU me vergje ... Partia dhe Obama /binjake qe historia ... smiley

Natyrisht Obama......ne kete krize sidomos individualitetesh....te propozohet nje relike antike republikane ,me gjuhe si te luftes se ftohte ,kaq shterpe ne ide e forme si Romney.ok Obama ,prej hallit.....

Imagjinoni nje bote pa rreklama politike. Sa pak kerko nga kjo jete fukaraja...

Disa Amerikane jane $4.2 miliarde (te gjithe bashke) me te pasur prej zgjedhjeve.

Ket thash me poshte, na shkoi pa e ngjy ket vit...

Edhe neve hic gje ngjyerje Bama smiley

Hajde ishalla fiton Obama , Obama i ka pak parasysh fukarenjte , rracizmin , padrejtesite , etj etj

kurse ai tjetri shoku bushit eshte - nuk i behet vone shume kush vuan per buke , per vaj e nafte po edhe ben vaki

Amerika e vitit 1998-1999 me Klintonin ishte nje Amerike ndryshe , te vinin paret gjithandej dhe nuk merrej vesh ca behej smiley  Obama duhet te ndjeke hapat e tij .

Votoni sot mos neglizhoni

Imagjino nje bote pa "Citizen United vs Fec". 

Kaq imagjinate kam une.  Nuk mund te imagjinoj fjala bie "public funded election", do shume imagjinate.

@ Fiqo, se meqe ra llafi, Linda juj na cau veshet dhe speakerat e makines edhe neve qe c'kusur kemi.  

""public funded election"" Na mytet ju komunistet, do thosh Kaviri... Mu me vje keq qe nuk e ngjyva hic te keto zgjedhje. Kish kaq shume oportunitete, kaq shume. Next time mbase, next time. Rrnofte kapitalizma, dhe 6 miliard dollaret e ardhshem qe do shpenzohen pro/kundra gruse se pare presidente!

Oh kur e menoj, kur e menoj; ma era Kanada!!! Next? Universal health care? smiley

Linda i qit nga xhepi i vet. Nji ushtri me dermdersa ka majt me lek.
Ky damakratsi i ka studenta qi mendojn se do punojn ne Wash kur tpiqen kushtet smiley
Linda nuk e ka per her tpare, as per here tfundit.
She will be on a ticket someday.

Nejse, qendra e votimit ne shkolle, shkolla pushim.
Shume njerez, po marum pun shpejt se kishte organizim. Blem dhe girl scouts cookies, robt jan tbizinesit knej smiley
Tashi tu japim nga i ride tmoshumeve simbas listes dhe tpresim topikuqtopiblu gjith naten.

Ky damakratsi i ka studenta qi mendojn se do punojn ne Wash kur tpiqen kushtet smiley

Paske votu per Romney...jazek te qofte smiley

Pak a shume te gjithe peshqit qe jetojne ne Amerike, jane te majte persa i perket politikes shqiptare, a ndikon kjo gje se per cilin kandidat do te votojne sot?

Ne Shqiperi s'ka te majte e te djathte ne kuptimin ideologjik, kshu qe s'ka lidhje.

Po meqe deshe paralele (Rama is to Obama as sholli i kepuces is to ...) Berishen e ke puro komunist/enversit nga mentaliteti dhe diktatura (dhe nga historia e hershme sekretarkomunistore xhanem) nderkohe qi Ramen e ke diktatorist pertem te majtes dhe te djathtes (pavaresisht filleses antikomuniste).

Kshu qe i bie qe berishistet jane komuniste dhe ramistet jane te pavarur. smiley

Deri para ca kohesh Bimi kishe me shume gjasa, por Rrumi thone e ka ngushtuar shume hendekun. Syte i kemi nga Oh-hi-o se ka rrezik ata do e vendosin rezultatin.

oh-i-o vend i bukur por nuk mbaj mend ndonje gje per at vend. une them e merr rrumi. bimi e qelbi tu rrejt ene i doli rrena. tashti e ka rradhen ti dali rrena rrumit.

Perderisa s'mba mend gje, tregon sa i bukur eshte smiley

mos ia fut kot smiley po kur sheh njeriu nje enderr te bukur edhe zgjohet e thote: ishte e bukur por nuk e mbaj mend. mundet ohi-o te jete e tille. smiley

jo gjemo, s'ka me shaka, vetem gjera serioze. nuk po e sheh ti se ku jemi? smiley

 

Komandant e Komisar (historia siç i deshi)

Hej ka lezet te thush do fitoje PD-ja knej. I m** me i fjale po, prap. Imagjino PD anej, kundrejt PD knej.

Atje ku je ti redneket pa dhambe ne goje e breke ne bithe ia kane dhane besen partise republikane.

jane qenie te cuditshme kjo eshte e sigurte.thjesht sepse urrejne zezaket votojne kunder vetvetes.

Une do shkruj emrin e Hillary ke vota ime.

Pritem 4 vjet, ca u bon edhe 4 te tjera (ose 8, po fitoi Romni). 

Ore, po fitoi Romni, a thu do bohet Mormonizmi "mainstream"?

Do e nxjerresh voten te pavlefshme po rri urte

Bama dhe Romney look like they need some sleep..., especially Bama kishte dy kunguj nen sqetull

Tek une pak rendesi ka vota per president, se sahanlepiresit e qeverise qe puna u duket si semundje kane perqindjen me te madhe; e ky Potusi egzistues i ka te gjithe o shoke e miq o familje. Enveri s'e kishte idene ca ishte 'barazia', ketu e mesuam, barabar kush punon e kush ngroh bolet ne diell. Hec o Bamë Qyllollari te rrofsha bythen e bere Ameriken si Tranoshishta.

Nejse po ketu tek mua votojme per gjera me te rendesishme, si p.sh keta bole-ngrohesit qe duan te shesin hashashin (pasi kane mare ndihmat e qeverise) te futen apo jo brenda. Problem i komplikuar se si brenda si jashte prape me paret e mia (edhe te mijra milingonave te tjera punetore) do jetoje lummadhi.

 

Dikush tha: Vota jone plumb per armikun po ketu duhet te jete "Vota jone plumb vetes".

per kuriozitet, per cfare voto ti?

Per Bamen pra normalisht, se kam ardh emigrant me ndihmu bole-ngrohesit.

Me fal plako, interneti te konfuzon nganjehere. Tek ne vota presidenciale s'ka vlere. Po ka nje gare te mire senate (Brown Vs Warren) edhe 3 pyetje specifike per 1) Riparimin e makinave 2) Te drejten per ti dhene fund jetes ne rraste semundje vdekjeprurese, 3) Legalizimi i hashashit.

 

http://bostonglobe.com/metro/2012/11/04/mass-voters-face-ballot-questions-medical-marijuana-end-life-medication-and-vehicle-repair-data/icqc3yyr0BAFZxB9Cz6aXK/story.html

Keto jane me vete, dhe nuk jane te lidhura me kerthize me voten e presidentit. 

Po ti kishe ra shkurt o burr qe nuk deshe me u pergjigj. Ose te thojshe vec per pune bolesh. 

Une votova me poste per te gjelbrit. S'mund te votoja per te keqen me te vogel. 

Une s'votoj, se s'du me fut emrin aty e te me thirrin per juri djuti masanej s'ja kemi ngene.

E ke me detyrim me shku , plus s'ta pagujn as diten.smiley

Po mirë, ma ha mendja se vetëtima nuk bje dy herë në të njëjtin vend!? 

Pse perhap panik? lol

Jury duty paguhet + voton apo s'voton per aq kohe sa ke bere BE BE BA T'akanfut emrin ne liste.

Isha icik i lekund po kur pashe Jay-Z te hapte mitingun e fundit e ndava menjen.

Eh, nuk i pertyp dot hic keta qe i varen pantallonat poshte sumes se zeze. Me c'duken bathet nuk do votoj hic ose do ja hudh nej jeshili. I miss Ron Paul.

Kur shef bijonsen ti i zgurdullo syte si poc oborri.smiley

Halli osht qi nuk e shof hic or snare, as jashteqitjet e hundes nuk i hedh.

Ron Paul? Edhe mu me pelqe ajo 80% e tij qe ka nje fare sensi llogjik. Por pastaj kur me kujtohen ato komentet e tij per Kosoven. ncncncnncn

Oops, grus i pelqeka shume ai modeli i flokve te Mrs. Romnit. Po i merrka ky kto votat tona. smiley

Gruja e Romnenit ishte nje bullice me nje fytyre pa pike shprehjeje...Imagjino inteligjencen qe shpreh Mishelle

Zana, je zonje me gusto po m'vje keq qe paske ket vlersim per paraqitjen e zonjes Romni. Per moshen qe ka duket zonje. Veje perballe misheles dhe duket si barbie.

Nuk thashe per gusto...thashe per shprehje..Mishelle eshte plot vitalitet,limfa ,ka nje pale sy jashtezakonisht te gjalle.Mrs Romney diçka e dhjamosur ,pa pike shprehje...duket si prej dylli.....Mandej gjate keture vietev ne casa Bianca eshte sofistikuar shume...megjithate duke ruajtur nje fare sobrietà'(nuk di si i thone ne shqip.Romney duket qe ketu prej salonit tem ,shpreh kamje ,pasuri....por i ngathet e pa ide....ka nje fare tutkunerie e konservatorizmi prej automati ne gjithçka ben e thote...

Po mi Zana po. Mishela eshte plot shprehje, plot gjalleri, plot inteligjence ........ eh.

Ka nje te mete qe eshte nji fije sa e zeze....smiley

e ca pastaj....po ti nuk ke me ba not n'te maj.

Aaa njeeer une per ty maj! po Rumesha a dyfishi i Bameshes maj barbunesh e Shkodres.smiley

kjo pune do perfundoje ne gjiq. ndoshta gjykata e larte kete rradhe do te kete tendenca liberale.

Vallaj po fitoi ai qetri, gjykatat aneembane do mbushen me nallbane. Ne Fl kishin investu 15 milion dollar me presione kundra gjykates se larte te shtetit. Ne Ohio 45 milion, kundra senatorit demokrat. 45 milion dollar!!!!!!!!!! something will stick, tha..

Zgjedhjet e leshit! Keto s'jane zgjedhje por ankand milarderesh e korporatash.

Edhe une si dori per Jill Stein, qe pa u hapur mire vendvotimi ku komisioneret ishin akoma pergjumesh se s'kishin pire nja 7 litra kafe e s'kishin ngrene nja 7 kuti me donatsa qe po ja u binin ca kalamaqer ne te njejtin moment kur po shkoja dhe une.

Fluturo , fluturo Gomari! smiley

Ej po sa te haperdare ju shqiptaret e Amerikessmiley Dmth s'paska nje komunitet shqiptaresh qe i ngjitet nje partie dhe jo tjetres. Mua s'me duket mire. Rrofshin picerit e Nju Jorkut , per imazhin e shqiptareve.

Ka mi Dora si s'ka. Eshte Komiteti i Maleve. Zakonisht sic votojne keta te komitetit shkon edhe rezultati i zgjedhjeve (sipas tyre) smiley 

Shih se katnaret jane decisiv gjitheandej-Ja shif Ohajon. 

Po pervec shakave Dajosh, s'ka asnje gje te keqe qe shqiptaret te jene te organizuar sipas kampit qe i sherben me mire. Pak , pak , po aq bene pune ne USA. 

S'e ke keq ti mi t'keqen por kjo moot dite eshte aq e shkurter sa aktivizimi neper kampe duket si thele permbi bisht. Kjo vlen per ata qe punojne si puna ime se ka plot te tjere qe jane 24/7 neper kafe ku qelben nga duhani dhe aktivizohen neper kampet e llotosportit apo bixhozit.

Dora, komunitete shqiptaresh ka ne disa shtete, qytete apo zona metropolitane te njohura si zona tradicionale dhe me popullate te konsiderueshme shqiptaresh.  Ne keto zona ka shoqata e organizata te ndryshme te cilat edhe mbajne edhe s'mbajne qendrime politike ndaj nje partie te vecante, apo ndaj nje kandidati te vecant qe kandidon per nje post vendor (shteti apo lokaliteti) apo post qendror (federal).  Gjithesesi madhesia e gjithe shqiptareve te vetidentifikuar si te tille ne Amerike eshte a s'eshte 200,000 dhe nuk e di sa nga keta kane te drejte vote.  Krahasoje kete me madhesine e elektoratit te gjithe Amerikes qe duhet te jete tek 200 milionshi, dhe e shikon qe pesha elektorale e shqiptareve eshte e paperfillshme.

200.000 po qenkan shume fare. mbaj mend qe al gore iku per 400 e ca votasmiley mbase e mbaj mend gabim.

S'jane gje hic duke ditur se jo gjithe keta kane te drejte vote.

Gjith bota i ben votimet te djelen, ndersa amerikanet te marten !!! Kot nuk thone pastaj qe amerikanet jane budallenj. Me budallenj se keta rrota, nuk pare akoma. 

Prape jane icik me te qut se ai miku jot hollandez.smiley

8 dite para, dmth i bika dite e hene, prap budallenj mbeten. smiley

Personalisht do votoj Romney. Dua qe keta emigrantet ti kthej neper vendet e veta qe te hane grosh bio neper vendet e tyre. 

Po se dua te punoj token time si pasha e jo si argat. Dua te rris pulen e te ha vezen e fresket. Ne fund te fundit jeta e njeriut sa pordha e Zotit eshte.

ah ti thua per motherlandin tend ameriken. aty ku ke lere,e ku ke nder, ku balta eshte me e embel se mjalta etj etjsmiley 

Une or ti mik njoh vec nanen Shqypni. Ameriken e kam dashnoren e babes.

domethene baba i  paska te dyja?smiley po kush eshte baba atehere?

Se pari ai me dukej se po bente sarkazme (po sarkazma humbet ne internet, s'ka intonacion). Se dyti ka rrezik ai emigranti ka letra, keshtu qe nuk eshte me emigrant por qytetar.

 

Por me e rendesishmja, dhe kjo eshte dicka qe veshtire se kuptohet nga dikush qe nuk jeton ne Amerike, eshte se emigrantet nuk jane te gjithe njesoj. Ka disa qe duan te kontribojne, te asimilohen, paguajne taksa, e ndertojne vendin, ka pastaj nga ata qe jane komplet parazit shoqerie, nuk punojne, jetojne me ndihma shteti, dhe krijojne nje cikel qe perseritet me femijte e tyre qe vazhdojne te mbeten te varur nga sistemi. Nese autori nuk do kishte folur me sarkazme, do e kishte fjalen per grupin e dyte. Shqiptaret ne pergjithesi ketu, gjithmone punojne, perpiqen te arrijne dicka e packa se nuk paguajne taksat 100% (s'besoj se ka njeri qe i paguan te gjitha taksat) nuk jane parazite te shoqerise por pjese e suksesit.

Good emigrant vs bad emigrant, rrofshim ne, poshte emigrantet e tjere - thote emigranti.

Kjo ja kalon dhe atyre shprehjeve shqipemigrantraciste "Nuk i duroj dot keta zezaket e mutit, le te shkojne te jetojne ne Afrike".

mbase e bastardizove njecike, por pak a shume ai eshte thelbi. Kjo nuk eshte dicka e re, mos te te duket kaq sensacionale. Amerika nuk eshte e askujt, ndryshe nga vendet e tjera. Qe me krijimin e ketij shteti ka qene good emigrant vs bad emigrant. english vs italian italian vs irish, vs the greks vs the hispanics.... etc etc... eshte pjese e ketij vendi.

E ka per burrin s-narja se u bo tre vjet qe spo e heq dot qafe.smiley

Qyq...po ne 2 vjet martese kemi.smiley

Po pse ate dite qe u takuat per here te pare u martuat ju keshtu ?

Normal diten qe firmos dhe pagu. smiley

une besoj se Omaba do fitoj..   thjesht  ngaqe ka mbetur akoma cik nga ajo magjia ''yes we can'' e 4 vjeteve me pare..

ndersa  ajo cme ka bere pershtypje nga Romney eshte se ky, per nga fytyra dhe paraqitja ne pergjithsi, duket  si i prere per president i SHBA..  tamam  si presidentet e filmave te Hollywood-it..smiley

Teshi e ka te sigurte Obama me pak fjale e... smiley
 

.smiley

e  lezetcme  kjo..smiley

e sigurt nuk eshte,  por  une te njejtin mendim kam pasur edhe me perpara...  pastaj une i ndava.. njeri president prej verteti  dhe tjetrin  president Hollywoodi.... everybody happy..smiley

Personalisht votova per Obamen per president dhe per kadidatet Republikane ne Senat Scott Brown,dhe kongres,por jo per aresyet idiote qe japin europianet dhe kandadezet si puna e asaj redeckes te majte Elba, ne keto komente me siper.
NUK NDRYSHON POLITIKA E JASHTME AMERIKANE,FLIJENI MENDJEN,NUK U BETE JUVE TE KOMANDONI PRESIDENTIN E AMERIKES DHE NUK DO TE VIJE KURRE AJO DITE.DHE NESE MENDONI SE MUND TE KOMANDONI OBAMEN,KENI GABUAR ADRESE.
Thjesht votova per Obamen se mendoj se investimet qe kam mund te rriten.
Megjithate te thuash qe Romney eshte shok i Bushit,sic thote ajo fycka dhe ca nga vendet e BE-se,eshte shprehja me idiote qe kam lexuar ndonjehere!!!Apo te thuash ne ne kohen Clinton parate vinin vete ne dore,dhe meriten tja japesh vetem presidentit kur dihet qe parate i administron Kongresi qe ishte republikan ne ate kohe,eshte thjesht nje dritshkurtesi qe e kane edhe europianoperendimoret dhe ca kanadeze,sepse jane bere brainwash nga shtypi atje.

Jane te dy njesoj nga sondazhet, edhe gjithashtu te dy jane shume te pergatitur dhe njerez me integritet. Romney  ka bere pune te shkelqyer ne Massachusetts. E ka balancuar buxhetin, ka promovuar biotech companies te zhvillojne business ketu me shume pak taksa, dhe gjithashtu e ka bere aeroportin shume modern dhe te arritshem. Ato jane te domosdoshme per nje shtet modern.

Megjithate u shqetesova,kur u paraqita ne vendvotimin dhe nuk me kerkuan identifikimin ,thjesht u mjaftuan qe u thashe emrin dhe adresen.

Shqetesimi po me rritet ,kur degjoj lajme te tilla si:

ne Colorado njerezit apo votuesit po ankoheshin se pasi kishin votuar per "Romney" makina elektronike shenonte boxin ne krah te emrit te "Obames". Rreth 150 votues u ankuan.

apo si kjo:

Sipas CNN ne shtetin e Philadelfias Democratet perzune nga komisioni i zgjedhjeve republikanet per te vetmin faj se ju kerkonin votuesve carten e identitetit.!!!!!!
Ne cdo vend te botes kur shkon per te votuar duhet te paraqitesh karten e identitetit.
Por ketu ne Amerike Partia Demokratike do qe te votojne gjithashtu edhe 22 milione meksikanet qe jetojne si emigrante te paligjshem ne kete vend pasi keta votojne te gjithe demokrat.

Nese eshte keshtu atehere kjo eshte padrejtesi qe i behet kandidatit Romney!!!

 

.....all this from an isheep to point out that her Android phone has a shitty camera.

don't be deluded smiley

Ok eklips por edhe te mos kerkosh karte identiteti eshte padrejtesi.Mua psh sma kerkuan dhe atyre qe ishin para meje dhe pas meje ne rradhe askush nuk u kerkoi karte identiteti.

Dakort Massachusettsi eshte blue state dhe Obama e ka te sigurte fitoren,por ne Pensilvani ku gara eshte e ngushte,nese ato qe jep CNN jane te verteta atehere eshte padrejtesi.

Si mund te identifikosh nje person pa i kerkuar karten e identitetit?

Nderkohe po sjell komentin e nje personi qe ka komentuar ne Balkan web:

Do te behesh specialist per vjedhje votash studio me kujdes modelin e Partise Demokratike Amerikane.
1. Lejon dhe sjell per te votuar emigrantet e paligjshem.
2. Eshte kundra qe zgjedhesin te paraqesin karta identiteti perpara se te votojne. E quajne kete "voter supresion"!!!!!!
3. Pra nje person nje demokrat mund te votoje me shume se 1 here.
4. Ne Kaliforni i marrin njerezit apo hispaniket e paligjeshem me autobusa nga nje lagje dhe i cojne ne lagjen tjeter per te votuar etj.

Pika 2 nese eshte e vertete dhe une e provova vete qe eshte e vertete,eshte per te vene duart ne koke!

Nuk e ve ne dyshim Shqiptar qe ndodhin keto gjera... 

Ti duhet te kishe bere detyren tende dhe ta raportoje nese ishte shkelje e rregullores, sic po e ben ai zoteria e videos.

Sa per "vjedhje votash" mendoj se komentuesi i balkan webit e ka pak gabim, ekspert behesh po te shikosh modelet e te dyja partive jo vetem njeres. 

Sa per nje cike argetim ja "election day" Amerikan... smiley

http://www.youtube.com/watch?v=nA99IEuUS6c

Degjo,une votova per Obamen si president dhe per Scott Brown,Republikan si senator sepse nuk dua qe presidenti dhe kongresi te jene nga nje parti,kjo eshte nje nga aresyet.

Pastaj kishte dhe gjara te tjera ne votim psh,qe jane shume te rendeishme.Psh votova kunder Euthanasimes,dhe pro legalizimit te marihuanes per te semuret.

Plus qe votova kunder te gjithe zyrtereve te tjere qe jane ne detyre,ne rang lokal.

Une nuk bera fjale se Massachusettsi eshte shtet i sigurte per Obamen,dhe gara per senator eshte ne dead heat.

Por po te isha ne Florida apo ne Ohajo ku cdo vote eshte e rendesishme do te reagoja.

Ne Kaliforni i marrin njerezit apo hispaniket e paligjeshem me autobusa nga nje lagje dhe i cojne ne lagjen tjeter per te votuar etj.

smiley Pse ne Kaliforni dhe jo, p.sh. ne Teksas, apo Arizona, apo Idaho?

Me tere keto padrejtesi qe po i behen Romney-t, e me gjithe ate fushate qe ke bere ketu te PPU per Romeny, ti votove per Obamen? Atehere padrejtesine ja paske bere ti Romney.

Por ketu ne Amerike Partia Demokratike do qe te votojne gjithashtu edhe 22 milione meksikanet qe jetojne si emigrante te paligjshem ne kete vend pasi keta votojne te gjithe demokrat.

Per te perdorur nje shprehje me te kulturuar, kjo me siper eshte krejtesisht hog wash direkt e nga kuzhina e FauxNews:

  1. Parashikohet te jene rreth 11 milion te paligjshem - pra gjysma e numrit qe solle ti - dhe jo te gjithe jane meksikane. Ka edhe plot Shqiptare, Irlandeze, Ruse, Rumune, Polake, Salvadorjane, Kanadeze, etj. etj.
  2. Te paligjshmit nuk votojne dot sepse duhet te jesh i regjistruar, te kesh emrin ne regjister. Ne menyre qe te regjistrohesh, duhet te kesh nje numer social - gje qe 22 milione meksikane nuk e kane.

pa nje mjet identifikimi si mund te sigurohet Ristani Amerikani se los gjembito eshte ne te vertete gjembi i regjistruar?

Shqiptar; .... Shqetesimi po me rritet ,kur degjoj lajme te tilla si: ne Colorado njerezit apo votuesit po ankoheshin se pasi kishin votuar per "Romney" makina elektronike shenonte boxin ne krah te emrit te "Obames". Rreth 150 votues u ankuan. apo si kjo: Sipas CNN ne shtetin e Philadelfias Democratet perzune nga komisioni i zgjedhjeve republikanet per te vetmin faj se ju kerkonin votuesve carten e identitetit.!!!!!! Ne cdo vend te botes kur shkon per te votuar duhet te paraqitesh karten e identitetit. Por ketu ne Amerike Partia Demokratike do qe te votojne gjithashtu edhe 22 milione meksikanet qe jetojne si emigrante te paligjshem ne kete vend pasi keta votojne te gjithe demokrat. Nese eshte keshtu atehere kjo eshte padrejtesi qe i behet kandidatit Romney!!!..." 

 

Kur edhe ne USA ndodhin keto pislliqe, vaj hallit ne vende te tjera. Kesaj i thone qe Amerika duhet te rregulloje korrupsionin e vet nje here, ç'rregullimet e veta ne votime, pastaj te interesohet per te tjeret. 

Edhe une ashtu mendoj,por do te jete fitore shume e veshtire.

Une e votova Obamen,por edhe Romnay eshte kandidat i shkelqyer,dhe nese fiton ai nuk do te merzitem.

Nuk ben te dali tip "barazimi". Procesi pastaj do zgjatet shume, si me Bush - Gore para 12 vitesh. Po u vonua zgjedhja e presidentit, e gjithe politka e jashtme paralizohet. But, yeah, it looks like a really close race.

Nuk do e merrja Drudge si pike referimi. Jane nga faqet me ekstremiste republikane. 

Po ne fakt dy partite e medhaja kane menyra per te llogaritur si jane me early-voting. E para sepse nje pjese e madhe e atyre qe votojne jane te regjistruar si anetar te nje partie ose tjeter, dhe kjo eshte public record. E bejne sepse gjate dites se votimit merren me organizimin per te cuar te tjeret te votojne. 

Gjeja tjeter qe bejne zakonisht eshte te merren me zip codes, ose kodet postare. Duke qene se kane nje ide shume te mire se kush jane zonat e tyre me te forta, dy partite mund te bejne pergjithesime nqs shumica e atyre qe kane votuar heret jane pro apo kundra kandidatit te tyre. 

Nuk do e merrja Drudge si pike referimi.

Ishte per te thene qe i doli huq drudge-it mo Indrit jo se po e marr si pike referimi.

Nqs do te shofesh huq-e youtube Dick Morris

Ohio konsiderohet si tip barometri duke konsideru edhe popullsine qe reflekton popullsine amerikane ne mase. NYT thote se ne electoral college simulations qe bejne perdite, ka nji korrelacion te forte mes votes ne Ohio dhe atij qe ka fitu me nji perputhje ne rreth 95% te rasteve

M'a kalove. Doja t'ja sillja Shqiptarit t'a lexonte.

Shqiptaret jane populli me racist na Ballkan.

Nuk eshte e rastit qe shume shqiptare ne Amerike, "pa breke ne bythe", ne vend te votojne Obama-ne se ai eshte per ta,shkojne e pellasin per Romnei-n, sikur te jene milionere,te kene prona pafund e parà ne burse. Nuk i duroj dot zezaket,me thosh nje shqiptaro-amerikan,ndaj do ia jap voten Romne-it.Ja kjo eshte logjika injorante e shume shqiptareve ne Amerike,te cilet e heqin veten per race ariane,nderkohe qe jane me te zinj se zezaket,ne zakone,ne shpirt e ne mendje ...

mos Bame se do thote qe sdine me shkrujt as anglisht smiley

shqiplexim synova, ne lidhej me ate shtroi parafolesi/a, po mase duhet te kisha nderru w ne u. Po sa per mos ditjen e te shkrujtmit anglisht, jom 100% me ty. Nuk di aq sa du te dit. smiley 

Na fal o ti fërgesa me gjize Franceze, qe nuk u vemi dot pas avazit ketyre rrotcarizmave socialiste tuajat. Se kur thua "gjithe Shqiptaret jane raciste dhe votojne Romnin ngaqe eshte i bardhe' tregon se je jo vetem hiopkrite (ngaqe po i fut te gjithe njerzit ne nje thes, ashtu sic bejne racistet) po edhe njeri i ceket. Ti as qe e ke idene se per se votojne njerzit. E di pse nuk e ke idene, se mendja jote tip kasaforte, e ka mare vendimin, ose me mire ta ka servirur media. Se ty cfaredo arsye te te japi bashkebiseduesi pse nuk mund te votohet per Obamen (Se borxhi i jashtem eshte rritur me $75,000/person, se Obamacare ndryshe nga c'u shit eshte me teper se 3 miljarde dollare borxh, Fast and furious, se po shkateron komplet prodhimin Amerikan , sepse ka lejuar me teper se 1miljon emigrante te marin ndihme sociale pa paguar asgje,  Solyndra, sepse bail out ndihmoi vetem kompanite e nuk beri asgje per punetoret, sepse ndryshe nga cu premtua papunesia eshte rritur e jo ulur) edhe pse duhet votuar per Romnin (sepse si biznesmen cfaredo projekti ka kapur me dore ka qene i suksesshem: Bain Capital, Mass Governor, Mass unemployment, Mass works, olympics, etc) per ty s'kane rendesi. Ti keto do te te duken dytesore, sepse edhe ti nuk e koncepton dot se si dikush mund te shohe me teper se ngjyrren e surratit e prape mos votoj per zezakun.

Po ti nuk do shofesh asnje nga keto, sepse ti, njesoj si ata qe shan, e ke mendjen kasaforte dhe nuk pranon dot fakte ndryshe. Mos te te duket vetja sikur je me mire, nga nje veze jeni gatuar.

sepse si biznesmen cfaredo projekti ka kapur me dore ka qene i suksesshem: Bain Capital Mass Governer, Mass unemployment, Mass works, olympics, etc).."

Si tha Ronald Regani :qeverine nuk mund ta drejtosh si nje fabrike ku nese te dalin hesapet eksiq mbyll linjat e prodhimit.

Borxhi eshte rritur se GWBushi pushtoi irakun qe kushtoi 1 trilion dollare dhe uli taksat.Doemos ajo para do te zevendesohej me pare borxh.

Mire moj Alba mire, keto gjera jane te debatueshme. E kuptoj fare mire kur dikush i shef gjerat me kendveshtrim tjeter. Po ky postimi i kesaj FancLeshes eshte per te vene duart ne koke.

Eshte e njejta injorance te mendosh se te gjithe njerzit po votojne kundra Obames se ai eshte zezak me ate qe vertet voton kundra Obames se eshte zezak. Shumica e popullit nuk eshte aq e ceket (pavaresisht se ka individe) arsyet jane shume me te thella sesa surrati.

2 luftrat 10+ vjecare jane te debatueshme.

Po une per keto te pyeta gjith mengjesin mer! Perse voton?!

Ta disha se ishe kaq i keq informum, do kisha hap sesione te vecanta terapia politike ne ditet para zgjedhjeve. Ne rrezik e ne nevoje emigranti emigrantin ta ndihmoje.

Mos u lodh o Bam, se e bera gjëmën unë kendej already. Pastaj folem per shumicen, pse po voton, jo per mua personalisht.

Personalisht s'e votoj dot se industrise time, edhe te ardhurave te mia i eshte bere armik i betuar, ka 4 vjet qe po nai i nxin jeten. Ne fund te fundit, te gjithe votojne xhepin Bam, prandaj si kuptoj dot keta qe brockullisin se po votohet lekura. Shumica voton xhepin.

Ti rrofsh mer plak, edhe hajde fitofte me i miri. Ne prap ne peshk neser.

Cila o industria, nese mundem me pyt?

Sekrete te peshku s'kemi. Real Estate Investment. Kur te kesh kohe, te shpegoj shume barrikada qe ka vendos Potusi per te, e po vazhduam , do mbesim vend numero per disa dekada. Gjithmone mendime personale Bam.

 

Moj shoqe une dua te integrohem ketej jo te ngelem emigrante gjithe jeten. Dua te paguaj taksa qe te rris rrogen time jo te mbaj tatat e plakat e dynjas. te ishte me mbajt pleq kisha mbajt te mite ne shqiperi. 

Pse hiqesh si pro zezakeve kur neser nese femija jot do shkonte ne kopesht me zezakun do ta bente zemra rrake take. Le pastaj kur te te vij ne shtepi e te te thote o ma si bo seks zezaku se bo i bardhi...

Amerika do pune motra...Baraku eshe Mishelen e hoq pri pune. 

Statistikisht, i takon Obames te fitoje.

Qe nga viti 1897, pra ne 115 vitet e fundit te historise amerikane, ka ndodhur vetem nje here qe njera nga partite amerikane ta mbaje pushtetin vetem per nje mandat. Gjithnje e kane mbajtur per dy e me shume mandate. Edhe pse disa president kane ndenjur vetem per kater vjet, kane qene nga e njejta parti. Vetem me Xhimi Karterin demokratet e kane mbajtur pushtetin vetem per nje mandat, dhe ai humbi me shume prej krizes se pengjeve ne Iran, krizes se naftes prej bllokimit te prodhimit ne Iran, qe solli rritje cmimi dhe radhe te gjata, dhe hyrjes se ruseve ne Afganistan. 

Eshte e vertete qe ekstremistet berishiane jane kryesisht me republikanet? Ngaqe bejne lidhjen e djathte e majte, edhe pse ambasadoret republikane e kane share berishen me keq nga te gjithe, si Withers, psh?

Si te duash ti, o shef-ti! Ti vete jep argumenta qe s'kane kuptim, dhe po ashtu vete gjen kontradiksione ne to. Withers republikan??? Nga e nxorre kete? Sa pak e njifke politiken amerikane.

Une po te pyes, por ti jeton ne Amerike e s'ditke as qe Withersi erdhi kur ishin republikanet ne pushtet dhe Bushi firmosi ardhjen e tij. Kot nuk thokan qe amerikanet jane te trashe ne keshtu gjerash e shume s'dine as kush kandidon per president. Po na rednekoseni dhe ju andej. lol

Withersi erdhi kur ishin republikanet ne pushtet dhe Bushi firmosi ardhjen e tij

Kjo s'do te thote aspak se Withers eshte republikan - SHBA-te nuk e bejne politiken e jashtme me principe shqiptare. Po nejse, muhabeti ishte per zgjedhjet e sotme, jo per Withersin. E ca me pak per Berishen.  

Shef ti! Dmth, edhe pse kandidatet amerikane kane nje debat te tere televiziv (te tretin) vetem per politiken e jashtme, kur vijne ne pushtet mund t'ia lene menaxhimin e kesaj politike dikujt qe s'eshte nga partia e tyre? Edhe pse ambasadoret me kushtetute i cakton presidenti me doren e vet?

Me fal te te pyes, ne c'verre te Amerikes te kane rrasur ata te lotarise ty?

po këmbëngul kot së koti. politika e jashtme e atij shteti nuk varet fare fare nga kush është president, i cilës parti është. ka të tjerë mekanizma që ndërhyjnë, mirë lale!? smiley

Ou. Dmth debati i trete presidencial per politiken e jashtme ishte kot? Dmth fakti qe Romni i quan kinezet manipulues monedhe dhe ruset armikun nr.1, ndersa Obama i quan partnere qe duhet te sillen ne kushte te barabarta, tregon qe politika e jashtme mes partive atje s'ka ndryshim dhe organizohet nga organizma te tjera? Politika e jashtme eshte thelbesore ne Amerike dhe shume presidente kane humbur ose kane fituar pike ne varesi te qendrimit te tyre ne politiken e jashtme. Keshtu qe mos ia fut kot.

Ose he nej here, na sill pak "mekanizmat". lol

Obama eshte kritikuar shume nga republikanet qe shkoi takoi lider vendesh arabe qe nuk jane dakord me politiken e amerikes. E levdoi edhe Cavez, imagjino. Republikanet e kane perdorur si sulm kunder Obames gjate gjithe fushates, dhe e kane quajtur dobesi. Po ashtu, faktin qe Obama nuk reagoi gjate revolucionit ne Iran, e quajten dobesi dhe nje nga arsyet qe revolucioni i gjelber ne Iran deshtoi, dhe tani Irani eshte 4 vjet larg prodhimit te bombes berthamore, kercenim per ameriken. Nje president qe eshte kaq shume kunder politikes se obames ne politiken e jashtme, nuk do te vendose kurre nje ambasador qe s'eshte dakord me politiken e tij, por qe te jete dakord me politiken e Obames, per sa kohe qe ambasadorin e emeron presidenti me firmen e vet. Kjo eshte ideja. 

Republikanet kane qef te flasin eger, po aleancat e amerikaneve ngelen te njejtat pavaresisht presidenteve. E vertete kjo edhe per boten arabe, e jo me per Shqiperine. 

Jo, nuk mbeten te njejtat. Kryeministri izraelit ka shprehur hapur mbeshtetjen ndaj Romnit.

s'na the ndonje gje te re

cifutet me republikanet i kane pipzat , bizneset , wall street-tat , dmth e kane boten ne dore per pune paresh , vetem dun icik mbeshtetje Romni ne luften "atje poshte" .

Atehere, je dakord dhe ti qe nje president republikan s'do te firmoste per nje ambasador qe s'ka bindje republikane?

Po nuk eshte se Obama po i tradhton izraelitet apo jo. Pra ndryshimet jane minimale. Ok dhe gjeja e fundit per kete pike, permende Romney qe thote se Kina eshte manipulatore monedhe. Po Obama i ka bere jo pak presion Kines per kete pune, dhe monedhe Kineze eshte dyfishuar ne vlere vitet e fundit. 

E gjitha kjo sepse politika ne Amerike nuk perqendrohet kurre ne doren e nje njeriu, e per rrjedhoje askush nuk mund te ndryshoje rrenjesisht politikat per kater ose tete vjet. 

kjo s'provon asgje, perderisa ju prape e shikoni politiken e jashtme te amerikes se brendshmi.

S'po di c'te them sepse nuk e di a e ke me te vertete apo po ben shaka.

Dhe thuaj, iu thaftë dora gjer në rrëzë atij që...voton për 'Bamën.

Jo, se kam ndonjë "nostalgji" për atë "bukuroshin", po dua të dali 'Bama bllof. Ta shofim iher, do e ndrroj nikun në 'Omney, apo do mbajë akoma nikun e sllavozezakomunistit.

Meqë ra llafi, sa të papam që jeni për të votu me rop shpie. Gati gati po më duket edhe mua vetja bosh ngaqë nuk kam votuar sot. 

KAVIR , kot e merr meri ....Obama eshte si fasulja mato grudes - ushqim per fukarane

c'ke me te ??

Sido qe te veje puna, ti si "shkronjetar, dijetar, sheronjes i shkelqyer, dhe shkronjes i abetares se pare", do ta gjesh deren e hapur.

A po voton njeri ne Cali ... dhe ndonje mendje per 'denimin me vdekje'? 

 

po po votohet dhe ne Cali........denimin me vdekje mos e provofsh se vdes.

Te gjithe keta gringo-shqiptare,e asnjeri prej tyre te na e spjegoj neve  te tjereve (nga blloku "eurotrash") se ,cfare perfitimi kemi ne nga ballafaqimi i zezakut me mormonin?

Kam dhe nje pyetje tjeter :

Nese fiton mormoni,sa jane gjasat qe poligamia te zyrtarizohet ne Sh.B.A ?

Mormoni ka turp prej fese se tij aq shume, sa qe nuk e ka zene ne goje thuajse fare gjate gjithe fushates se tij.

vallaj or ti veshtire eshte me percaktu c'fare ekzaktesisht perfiton komuniteti shqiptar ne usa nga njeri apo tjetri. 

plus nuk e kuptoj fare zjarrin e madh te suportimit te njerit apo tjetrit ketu ku banoj nga disa shqiptare. 

per mua me aq sa ma kap rradakja, me pelqen ai Obamacare, se nuk i lejon kompanite e siguracionit te tallin trapin me njerezit, ose te mos i mbulojne kur i kap dicka e keqe. 

per mua si emigrant gjithashtu e ben me te kollajshme per te siguruar nga ana shendetsore per familjaret e mi qe mund te emigrojne tani ose ne te ardhmen e afert. 

 

ti si emigrant fiton shuuuume. Jo vetem Obama care por

edhe social security,

ajer me te paster,

me shume mesues per femijen tend,

me shume bursa per arsimin,

me shume kerkime,

me pak lufte( se ke firmosur qe nese ka lufte amerika ...ushtar),

etj etj

 

dakord dakord jam

por 

social security s'i dihet as Obama s'na siguron gje, sidomos per moshen time (30). Ndersa per privatizim nuk jam. 

ajri i paster - ok ka impact deri diku. California i rregullon edhe vet ne nivel lokal. 

mesues per femijen - prape a nuk rregullohet nga shteti dhe kjo? 

bursa/kerkime/lufte - dakord 

 

 

po pra ne amerike shteti o presidenti smiley

shtet e kisha fjalen per state jo federal

 

Faleminderit per sqarimet.

Nga mormonet qe kam pare ne Europe,te gjithe duken si njerez te ndershem(paçka qe kane nga 5-6 gra dhe nuk e quajne poligami ,por ,"plural marriage").Te gjithe e kane per detyre te perhapin fene e tyre dhe jane me mijera misionare te shperndare ne te gjithe boten.Me sa kam lexuar,Romney kishte sherbyer si misionar ne France per 3 vite te tera.

Nuk e di  se pse,por,te kisha te drejten e votes ,do te votoja per Romney.Mbase per faktin qe eshte republikan.

te pakten kesaj radhe zgjedhja nuk eshte midis nje antikapati dhe nje tjetri. neser ne mengjes, antikapati nuk fiton...dhe kjo nje + i madh.

he mo votuat ? smiley  liri demokraci apo ??

Obama, Obama, fuck the racists!

Me ca i ushqejn kto ekipet e Bundesliges mor amon amon

gjermania ka shkolle futbolli prandaj dhe shkelqen.

senati amerikan dergon mision ne shqiperi per te marre eksperience elektorale:

nga burime te sigurta nga senati amerikan u mor vesht se do dergohet nje komision i posacem ne shqiperi. qellimi i vizites eshte qe te merret eksperienca e sukseshme shqiptare per zgjedhjet dhe te implementohet ne amerike. me pas do tja shesin edhe europes smiley

ORE do vij ai obama ketu ne forum te ppu?se nuk shtyhet fare,,,

ce do ?? me duket se ka shkuar me i bo sehir sales , vishet pape sot ne vatikan , kurse edin e zgjodhen kryetar te kombeve te bashkuara

lemsh kjo pune mor djal smiley

si mo çe do?te na thot çar do bej pra

kallaballeku madh sot - do kete ngaterruar lagjen smiley

Ju frankofonet, ku ini mo ? Lexoni çike kete burrin, Russell Banks, shkrimtar i njohur, tabloja qe jep ky, eshte çike "so scary". Me duket se... me duket se... se... hmmm... si ta them... me duket se, lere fare. Lexoni artikullin dhe diku keni nje fjale shkaterruese. Kush e gjen, ka nje shishe vere te mire Bordeaux, Pauillac, qe i kam qejf une.

http://www.lemonde.fr/culture/article/2012/11/01/russell-banks-aux-etats-unis-on-en-revient-toujours-a-la-question-raciale_1784527_3246.html

pse me perkthim demek do e lexoje kshu?smiley

...dobsimi i amerikes mund te jete vetem benefik per evropen e bashkuar...! 

leximi im diagonalisht thote : maitre du monde ? 

Me kane lene nje shije shume te mire zgjedhjet presidenciale amerikane te ketij viti (piksepari sepse nuk me kane bezdisur). Shume me pak "show up". Uroj qe, (madje jam pothuajse i sigurte qe do) t'i imitojme edhe ne.

Engjelli i vogel.

("Mama" po beka goxha leke ne utube)

epo amerike...me fal aritmerik eshte jeta

Cpo e bokemi me shnet boren neser smiley
Ja hudhet kojshi ja hudhet

Pas kaq oresh me erdhi e drejta per te komentuar dhe po e nis me disa qe me kane replikuar:

....gjembi - 6 Nëntor 2012 - 18:44

Me tere keto padrejtesi qe po i behen Romney-t, e me gjithe ate fushate qe ke bere ketu te PPU per Romeny, ti votove per Obamen? Atehere padrejtesine ja paske bere ti Romney....

Me gjej nje koment ku kam thene qe do te votoj per Romneyn dhe do ta mbyll gojen.Une kam votuar sot per Obamen per dy aresye,e para kam ca investime qe besoj se do tu rritet vlera po te jete Obame edhe 4 vjet dhe e dyta nuk dua qe Kongresi dhe shtepia e Bardhe ta kete nje parti.Dhomen e Perfaqesuesve e kane Republikenet dhe ne 2 vjet marrin dhe senatin.Rezultatet me te mira jane arritur kur presidenti dhe kongresi kane qene jo nga nje parti(kujto ketu rastin Reagan dhe Clinton)

"Fushaten" qe kam bere per Romnin e kam me trushpleret e Kanadase dhe Europes Perendimore,ku llogjikojne(ose me sakt nuk llogjikojne fare) ne kete menyre Romni=Republikan=Xhorxh Bush Jr= lufte dhe harrojne qe SHBA ja eshte shume shume e madhe.
Ne 5 minuta me avion i bie Shqiperise nga Konispoli ne Vermosh dhe ke ndryshime mentaliteti te thekesuara.
Jo me nga Massachusettsi ne Teksas qe jane 4-5 ore me avion larg.Dua te them qe Romni eshte Republikan i moderuar dhe ne shume raste eshte me i majte se Demokratet e zgjedhur ne shtetet e Jugut dhe jo me pastaj me Republikanet.
Por ne Kanada dhe ne Europen Perendimore nuk vlen kjo.Shtypi atje ju ka shplare trurin se po erdhi Romni do te behet hataja.
Akuzojne amerikanet qe jane pa tru,por me keto komente qe ju servirin mediat atje tragojne qe ata jane pa tru dhe pa llogjike fare.

...shefti - 6 Nëntor 2012 - 20:50

Shef ti! Dmth, edhe pse kandidatet amerikane kane nje debat te tere televiziv (te tretin) vetem per politiken e jashtme, kur vijne ne pushtet mund t'ia lene menaxhimin e kesaj politike dikujt qe s'eshte nga partia e tyre? Edhe pse ambasadoret me kushtetute i cakton presidenti me doren e vet?....

Me kushtetute i cakton presidenti por i miraton Senati.Keshtu qe presidenti nuk ka fuqi te pakufizuar.Bushi nderroi vetem2-3 ambasadore ate te Kines,te Frances dhe te Rusise.Te tjeret nuk i nderroi.Obama beri te njejten gje.
POLITIKA E JASHTME E SHBA-VE NUK NDRYSHON ASNJE CM ME NDRYSHIMIN E PERSONIT NE SHTEPIN E BARDHE.Retorika po,por kjo ska rendesi fare.Bushi vete nuk perkrahu israelitet kur i kerkuan ndihme per Iranin dhe per Libine nuk ishte entuziast por bashkepunoi me Gadafin,dhe per Sirine njesoj do te vepronte.Mos harro se autorizimin per lufte e jep Kogresi dhe jo presidenti( dhe Kongresi ka voetuar si ne Irak dhe ne Afganistan ne menyre derrmuese dem+Rep PRO luftrave).
ME NJE FJALE EDHE NESE FITON ROMNEY NJESOJ DO TE JETE POLITIKA E JASHTME NE THELB.MOS ENDERRO NDRYSHIME NE POLITIKEN E JASHME VELLA.

...princesha - 6 Nëntor 2012 - 19:51

Shqiptaret jane populli me racist na Ballkan.

Nuk eshte e rastit qe shume shqiptare ne Amerike, "pa breke ne bythe", ne vend te votojne Obama-ne se ai eshte per ta,shkojne e pellasin per Romnei-n, sikur te jene milionere,te kene prona pafund e parà ne burse. Nuk i duroj dot zezaket,me thosh nje shqiptaro-amerikan,ndaj do ia jap voten Romne-it.Ja kjo eshte logjika injorante e shume shqiptareve ne Amerike,te cilet e heqin veten per race ariane,nderkohe qe jane me te zinj se zezaket,ne zakone,ne shpirt e ne mendje ......

KE BERE NDONJE SONTAZH TI MOJ FYCKE QE ARRIN KETE KONKLUZION?Ne zgjedhjet e kaluara shumica e shqiptareve votoi Obamen dhe tani gjysem per gjysem jane.Kur te zgjidhni juve ne France presidentin me ngjyre filloni akuzoni te tjeret per racizem.Deri atehere qepeni gojen dhe mos akuzoni kot vetem se ke takuar 2 debile qe i ka cdo komunitet.

Ndersa ai toci me nickun Bama e miraton me gezim kete konstatim.Harron ai qe ne cdo koment ne temat e kaluara perpiqet ne na binde se sa raciste jane te bardhet ne SHBA,pra amerikanet dhe jo shqiptaret.
Shqiptaret ne 99% te rasteve do te votojne sipas interesit dhe jo sipas ngjyres se lekures.
...jakovë - 6 Nëntor 2012 - 21:24

Kam dhe nje pyetje tjeter :

Nese fiton mormoni,sa jane gjasat qe poligamia te zyrtarizohet ne Sh.B.A ?...

Pergjigje: 0%

...Alba2265 - 6 Nëntor 2012 - 20:42

sepse si biznesmen cfaredo projekti ka kapur me dore ka qene i suksesshem: Bain Capital Mass Governer, Mass unemployment, Mass works, olympics, etc).."Si tha Ronald Regani :qeverine nuk mund ta drejtosh si nje fabrike ku nese te dalin hesapet eksiq mbyll linjat e prodhimit.

Borxhi eshte rritur se GWBushi pushtoi irakun qe kushtoi 1 trilion dollare dhe uli taksat.Doemos ajo para do te zevendesohej me pare borxh....

Mire 1 trilion qe i beri Bushi,po 15 te tjere si u shtuan?dhe 6 nen qeverisjen Obama?Pastaj nuk e di ti qe luften nuk e ben presidenti por e autorizon Kongresi?Shiko votimet ne Kongres dhe do te bindesh qe te dy palet lufte do te benin ne retorika te ndryshme,shiko se si ka votuar Hillari,Kerry apo Biden(se Obama stehere nuk ishte fare ne Senat) ne rastin Irak,te gjithe PRO kane votuar.

 

Se fundi pashe nje koment interesant ne youtube:

"Voting between Romney and Obama is like voting between Coca Cola and Pepsi Cola. They're both pretty much the same!"

Hajde naten e mire dhe fitofte me i miri!
 

 

Deri para nje ore ishte nje gare teper e ngushte, si virgjereshe e qepur vetem nje here. Por, vota ime i dha drejtim situates.  smiley

Une nuk e di kush fiton , por di qe Europianet duan qe te fitoj Obama.

Vetem pakistanezet duan te fitoje romney, pa shaka kjo, nga sondazhet

edhe te pasurit. romney ka kapur nja ca shtresa shume ekstrem. une sa u ktheva nga nje election night, dhe ishte paradoks fare, kur shikoje studimet mbi mbeshtetesit.

po ti e di qe suedia eshte pro-obames.

Dmth, pakistanezet, ca te pasur, dhe ca emigrante. Goxha konglomerat. 

he mer ju amerikonet i numrut votat.doli ndonje gjo.sa me e ngushte virginia, aq me keq per romnin thone knej.apo jo gjibi?

Me shume te paduruar jeni ju te Shqiperise se ne ketej, flini gjume se votat do numerohen ne menyre te ndershme. smiley

Obama smiley

Urime baca Mit!

Duhet dhene nje mesim i mire qe ne te ardhmen mos te votohen vetem prej reklames produktet e paketuara si Obama. Ja cdo te thote te votosh per shkak te reklames apo edhe ngjyres se lekures; njeriu qe do ndryshonte ose edhe do shkundte Ameriken, sot lufton per jeten e tij politike pasi i ka zhgenjyer te gjithe.

Mitt Romney eshte president dhe jam i hapur per baste.

Me nga nje dreke te forte , fiton Obama.

Dhe ai qe humb duhet te vije tek fituesi , une javen tjeter jam ne Munchen ,u bo ?

mbaroi ajo pune. Bej gati parate, zgjedh edhe lokalin se fiton Romney.

Ok , po e fitove ti mua me bie qe te vi ne Frankfurt apo jo.

ca te bojme ketlinka , ku ta kemi tjeter smiley

Ok, haje merre me leng se mishi u mbarua. smiley

ska lidhje , apo po feston perpara kohe fitoren e Obames dhe je pak ne qejf .

Po pra fitoren e Obames..nuk e bej dot me bast me ty se ti je ne krahun tim.

Kur skam qene ndonjehere ne krahun tend une ?

na jepni ndonje faqe me rezultate live smiley

Indiana  59.7 % Romney

Kentucky 59.3 % Romney

Georgia 52.3 %  Romney

Indiana spo me duket sinjal i mire per Obamen,apo eshte akoma shpejt?

Midwest eshte republikan.Ata jane si puna e Kucit andej nga anet tona qe eshte i lidhur perjete me partine e punes.

Pjesa me interesante ne gjithe kete proces eshte vertetimi i teorise qe votes se barabarte ka ardhur koha per ti vene perpara nje alternative tjeter. Emigrante qe mbeshtesin romney, what the hell, ne nje menyre ravi ka te drejte

Karolina e Jugut 85.9 % Obama

Deri tani :

Obama 12 vota elektorale

Romny 24 vota elektorale.

 

smiley

Or ti. Boll dizinformove gjindjen smiley. Edhe qyl, pale.

Ne South Carolina, edhe foshnjat e palindura jane republikane smiley.

Per zotin spo genjej asnje llaf ,ne Indiana Romny sapo kapi 60.8 % 

33 vota elektorale Romny deri tani.

po Obama vec 3 vota ka nga shkoi 12??

 

Brad te paskan vene numerues dhe ne USA?smiley 

Nje Republican's Abroad ketej ne Suedi, po me thoshte gjasme ne koinfidence: Kane vene vezhgues per zgjedhjet europianet ne Texas. Edhe cfare ?-i thashe une. Ke per te pare tha, kur disa prej tyre te kalojne vijen per vezhgimin e votave , vetem per te krijuar incidente. 

Mua direkte mu fanepsen kohet e votimeve ne Shqiperi. Ehe , i thashe, te kuptoj.Jam duke prit , a i del fjala a jo.smiley

Per Karolinen e Jugut s'po rren as i cik, cikez, pakez fare?

Po ta konfirmoj prape Karolina e jugut 85.9 Obama 13.5 Rommny smiley

Brado, sa puno do i boje ktyre knej ti...vec nji furgon t'bardhe doje.

Ah, edhe nji aparat fotografik smiley

Shkoi ne 49 vota elektorale Romney.

Florida po shkon dhemb me dhemb 50 me 49 per Obamen.

Eshte shteti im sapo ja dha fitoren Obames 53%. Bravo NJ. smiley

cik me t futme sistemi amerikan,Romney ka nr me te madh votash ndersa Obama nr me te madh votash elektorale 

Ouuu kaloi 79 me 71 me vota elektorale per Obamen smiley

 

parashikohen shum vota per kandidat te pavarur, un per vete nuk votova as per romney as per obama. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).