Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot, rreth orës 11:00, për të shqyrtuar rishpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

KQZ pritet të miratojë sot projekt/vendimin “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”. 

Përfaqësuesit ligjore të PS-së në komision kërkojnë informacion për lëvizjet e popullsisë, kryesisht në katër komuna të Kukësit, që sipas tyre rezultojnë me rritje të dyshimtë. 

“Kërkojmë hetim të lëvizjes së palogjikshme dhe të qëllimshme të popullsisë, për 4 komunat e Kukësit. Cilët janë personat dhe cili është dokumentacioni që kanë paraqitur dhe nga cilat komuna janë shpërngulur″,-u shpreh përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj. 

Ndërkohë sipas përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, gjithçka është organizuar në përputhje me ligjin.

Sipas pr/vendimit, Tirana, nga 32 mandate që kishte në vitin 2009, në parlamentaret e vitit 2013 do t’i shtohet një mandat dhe do të bëhet me 33 deputetë. Ndërkohë që dhe Qarku i Durrësit do të “fitojë” një mandat më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Qyteti bregdetar, nga 13 mandate që kishte, do të bëhet me 14 mandate deputetësh. Po ashtu, në Qarkun e Beratit do të “shkurtohet” një mandat deputeti. Në vitin 2009, në qytetin e Beratit ishin 8 mandate deputetësh, por me rishpërndarjen e re, nga ky qytet do të dalin vetëm 7 përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë. 

Sipas pr/vendimit, konfigurimi i hartës elektorale për 12 qarqet në zgjedhjet e ardhshme pritet të jetë si më poshtë: 

1. Qarku i Beratit - 7 mandate 
2. Qarku i Dibrës - 6 mandate 
3. Qarku i Durrësit - 14 mandate 
4. Qarku i Elbasanit - 14 mandate 
5. Qarku i Fierit - 16 mandate 
6. Qarku i Gjirokastrës - 5 mandate 
7. Qarku i Korçës - 11 mandate 
8. Qarku i Kukësit - 4 mandate 
9. Qarku i Lezhës - 7 mandate 
10. Qarku i Shkodër - 11 mandate 
11. Qarku i Tiranës - 33 mandate 
12. Qarku i Vlorës - 12 mandate

78 Komente

pd+lsi+pdiu+pr+pdk+te tjere, ne baze te votave te 2009, marin 72 mandate.

hajd ti fusim nje laps te shpejte

pbdnj 1 mandat

lsi-cam cek cifut 2

frd-akz xhel dhe 2 dopjo per dash shehin 2 mandate

mbetja ps dhe pd

me duket se do e vendose pbdnj se kush do bohet kryeminister smileysmileysmileysmileysmiley

KQZ, duhet te riformohet, aty duhet te marrin pjese edhe perfaqesues te shoqerise civile, partive te vogla (pjesmarrse ne parlament) . 

Po po po  te papame keta te PD mer jahoo.... po do te gjejne çdo artifice vetem e vetem per te fituar perseri...... prape do te shkojme per lesh bubi ne te mjeret...????

Po them vetem qarkun e Tiranes , shume e sigurte 23 Deputete PD - ja !!!

filloi sala me vjedhjet qe tani

do te shtoje nje mandat ne kukes, sepse na qenka shtuar popullsia maloke atje, edhe pse ngelen duke ardhur ne Tirane,

dhe do te heqe nje mandat ne Berat dhe Korce, sepse ketej na qenka pakesuar popullsia

 

Besoj qe ndarja e mandateve behet sipas numrit te popullsise, por duhet vene nje kufi minimal. Nuk eshte e pranueshme qe Gjirokastra te kete vetem 5 deputet apo Kukesi 4 deputet. Ku eshte perfaqesimi i zonave ketu?

gjirokastra dhe kuksi ti mbledhesh bashke 120000 banore kane, dmth i bie te kene 1 deputet per 13000 banore kur mesatrja ne shqiperi eshte 1 mandat per 25000 banore.

 

1. Qarku i Beratit - 7 mandate    PS+(3) PD+(3) LSI+PDIU (1)
2. Qarku i Dibrës - 6 mandate     PS+(2) PD+(4)
3. Qarku i Durrësit - 14 mandate PS+(6) PD+(6) AK+FRD(1) LSI+PDIU(1)
4. Qarku i Elbasanit - 14 mandate PS(7) PD(6) LSI+PDIU(1)
5. Qarku i Fierit - 16 mandate        PS+(9) PD+(6) LSI+PDIU(1)
6. Qarku i Gjirokastrës - 5 mandate PS+(3) PD+(2)
7. Qarku i Korçës - 11 mandate        PS+(6) PD+(5)
8. Qarku i Kukësit - 4 mandate         PS+(1) PD+(3)
9. Qarku i Lezhës - 7 mandate         PS+(3) PD+(4)
10. Qarku i Shkodër - 11 mandate    PS+(4) PD+(6) FRD+AK(1)
11. Qarku i Tiranës - 33 mandate   PS+(15) PD+(14) LSI+PDIU(2) AK+FRD(2)
12. Qarku i Vlorës - 12 mandate       PS+(6) PD+(4) LSI+PDIU(2)

TOTAL: PS+ 65

             PD+ 63            

            LSI+PDIU 8

         AK+FRD   4

Hodha hipotezen e ketyre koalicioneve, dhe ka shume mundesi te shkojne keshtu ne zgjedhje.. tani formojeni ju qeverine progresiste te Berishes ose Rames.

ne Elbasan vella,mberon rruga para zgjedhjeve,keshtu qe PD-ja siguron nje mandat plus.Po keshtu edhe ne Korce.FRD dhe AK nuk marrin 4 vella por 1 ose 2.

Nese eshte keshtu Rama e ka prere bileten per ne opozite prape.

 

vlla edhe une e mendoj kete, por per ti bere pak qejfin peshkut pa uje e favorizova pak PSsmiley, kto shifra i dhashe ne baze te votave te mara ne 2009, nuk i shpika, shkoni te verifikoni vete ne sitin e KQZ, THJESHT HODHA NJE HIPOTEZE SE FRD+AK DO I SHKEPUSIN NJE 5 % PD , ndoshta nuk ndodh keshtu dhe eshte ajo qe thua ti 1 ose 2.

Aresyeja qe nuk i shkepusin 5% eshte se vetem ne rast se nje zgjedhes i PD-se eshte i zemeruar fort me Berishen mund ta hedhe per AK+FRD.Por kur them fort fort fare si puna e Bamir Topit dhe zgjedhes te tille nuk jane aq shume.
Te tjeret e dine qe nese voton AKZ+FRD vota ju shkon dem,keshtu qe ndonese nuk e kane qef Berishen ja hedhin voten vetem te mos fitoje Rama.

E njejta gje edhe per PS-istet.

E vetmja qe ka elektorat solid eshte LSI-ja nga partite e vogla.

jam dakord ! por edhe nqs ndodh sic them une AK+FRD E LSI +PDIU,me saliun do e bejne koalicionin, nuk kane besim tek ps,, saliu  i mban mire hajdutet ,edhe keta po ngordhin per nje karige te mire, kurse keta te ps jane shume te urritur...

LSI me camet 8 vota?! kush e voton me LSI-ne? Keto vota qe i dhane Berishes ne 2009-en i moren duke thene qe do te heqin Berishen. Dhe asnjehere nuk ndodh qe nje parti qe eshte ne pushtet te marre me shume vota se heren e shkuar. As ne Rusi. Pra LSI, dhe po mori, do marre me pak se kater. E njejta gje vlen dhe me PD-n. E para kjo. E dyta, ke harruar PBDNJ, qe eshte me PS.

Per mendimin tim, LSI s'merr dot me shume se dy mandate, nami te behet. S'u votua ne asnje qytet per zgjedhje. Ato vota qe mori i mori se perfaqesonte edhe PD-n, prej koalicionit, por shenoi humbjet me te thella ne histori e me te thella se ne vendet ku konkuronte PS-PD. 

Ta zeme se camet do te mbajne po dy mandate, cfare te siguron qe s'do te bashkohen me FRD-n ose edhe me PS-n? Sidomos tani qe jane percare si parti dhe u krijua tjetra. 

shefti i dashur ti ke te drejte per kete qe thua, po ne nje vend civil e jo ne shqiperi, lsi ne 2011 mori 3% me shume se ne 2009, dhe ishte e fresket ne skandalin meta-prifti. ne kete vend shefti vota blihet dhe kembehet, asnje njeri civil dhe i ndershem nuk vete te votoje ne shqiperi po mos kete interes me pushtetin.. e vetmja menyre qe ps mund te fitoje eshte te thithe ata 100000 votues qe votojne per here te pare ( te pakten 2/3) ose te binde njerzit qe jane te zhgenjyer dhe nuk kane votuar te votoje ata... keto gjera kjo PS bllokmenesh dhe bllokistesh, nuk i ben dot.. me ata figura te zeza qe ka ne parti.

Po lsi perfaqesonte gjithe koalicionin, prandaj mori aq shume. Ne Elbasan dhe ne Lushnje, PD-ja s'kishte kandidat, e kishte vetem LSI-ja. JAne qytete te medha, dhe ne flete votimi thuhej "aleanca filan", jo "Lsi", dhe ne keto dy qytete paten humbjet me te thella.

po cfare koalicioni ne pergjithsi 90% te votav te koalicionit i kishte lsi, sho kontrolloi ne siti i kqz

S'po me kupton. Ne flete votimi ishte "Koalicioni per qytetarin" i te djathtes, dhe "Koalicioni per te ardhmen", i te majtes. Ate te te djathtes, ne Elbasan dhe Lushnje, per shembull, e perfaqesonin njerez te LSI-se, jo te PD-s, prandaj LSI thote qe ka marre me shume, por vetem sepse njerezit s'votonin dot nje te PD-s.

shefti po jane tere hajdute bre, une po i shikoj ketu ne korce qe po e braktisin ps e po shkojne nga lsi se si do qe te veje do jene ne pushtet e ne pune... me kupton

po ajo dihet, por prape, ata s'jane shumica e popullit

po populli nuk shkon te votoje se nuk ka alternative, prandaj po te shpjegoja me lart per votuesit e pavendosur dhe qe votojne per here te pare

Ne Elbasan, rruga nderon tamam vetem qytetin. Qyteti i Elbasanit s'e ka votuar kurre Berishen. Mandatet qe dolen 7 per PD e 7 per PS vjet, te PDs vinin nga rrethet, ku perfshihet edhe peqini, librazhdi, gramshi, prrenjasi, belshi dhe gjithe fshatrat e tyre rrotull. Keto fshatrat po njesoj do shkojne ne Elbasan, e po njesoj do votojne, po ne qytet s'behet llaf ta marre PD-ja, me ate papunesi qe ka qyteti e qe vjen vetem ne rritje.

vota, por jo rruga smiley. Fshatrat qarkullojne shume me pak se qyteti per ne Tirane dhe shume fshatra s'i dalin fare andej.

rrethi i elbasanit ne pergjithesi ka infrastrukture te mire, po nuk hyn shume infrastruktura ne kete mes, jane vendet e punes dhe fshati ne tere shqiperine voton per pd, ps eshte jashte loje.

Ne fakt ky ndryshim i shkon me per interes PS-se se PD-se. Duke mos llogaritur efektin e partive te treta, ndryshimi nga nr cift ne tek eshte goxha i rendesishem dhe ka luajtur rol te madh ne 2009. 

Ne Korce psh, ishin 12 deputet. Kjo do te thote qe ose PS do dilte dy deputet perpara ose do dilnin barazim. Po duke qene se diferenca nuk ishte e tille qe te justifikonte 2 deputet diference, atehere megjithese PS kishte me shume vota rezultati u nda 6 me 6. Po tani? Me 11 deputet PS prap merr 6 deputet e saj, edhe me 1 vote me shume. Nderkohe qe deputeti shtese luhet ne Tirane, ku nje vote me shume ta jep. Pra nqs ne 2011 PS-se i duheshin +10 000 vota per te mare nje deputet shtese, tani i duhet 2 vota shtese, nje ne Korce e nje ne Tirane. 

E njejta gje me Durresin dhe Beratin. 

Nuk eshte ne favor te PS-s, sepse i ndan punet PD. Atje ku PD merrte nje mandat, do ta ndaje ne dy zona e do te marre dy mandate, nderkohe qe PS-s i heq nje mandat atje ku i merrte PS-ja. Eshte e sigurt qe per kete behet.

Lexoje dhe njehere. Ne Korce PS-ja e merr deputetin e 6-te dhe me 1 vote me shume. Pra nuk humbet, maksimumi lufton per mandatin shtese ne nje zone tjeter qe ne Korce nuk do e fitonte dot gjithsesi. 

Kjo nuk vlen vetem nqs partite e treta marrin nje deputet duke e kthyer numrin e deputeteve qe ngelene per PS+PD ne numer cift perseri. 

sapo doli njeri tek tch tani e tha fiks kete qe thashe une

Qekur tch ka monopolin e te vertetes? Dhe megjithe respektin per njerezit e TCH nuk para dyshoj shume aftesite e mia matematikore per gjera shume here me te komplikuara se kaq, e jo me per dy llogaritje te thjeshta. Per mua llogjika eshte e thjeshte fare, me te njejtin nr votash ne 2013 PS del +1 ne Korce, ne 2009 dilte barazim. 

nuk foli tch

foli nje i ftuar tek tch

dhe ai i ftuari merrej me kete pune

kshu qe me gjtihe respektin, i besoj me shume atij se ty

C'do te thote merrej me kete pune? Eshte dikush qe di te bej llogari, ate po bej dhe une. Ti ati i beson apriori se ka dale te TCH, dhe jo mua se nuk e di kush jam, megjithese argumentit tim ketu nuk i heq dot nje presje. 

 

Po nuk ka logjike sepse nuk ka pse te marre prape PS gjashte deputetet e saj, kur ne fakt mund te marre prape PD gjashte deputetet e saj, e mbase nje me shume, duke qene se me shumicen ne KQZ, ata vendosin se cilat zona do te ndajne. Ata e dine ku i marrin votat, e sigurisht s'do ta bejne ndarjen aty ku i merr PS. Logjika tjeter eshte e thjeshte: pse do te propozonte PD dicka qe i ben dem vetes e pse PS do ta refuzonte? 

Propozimin nuk e ka bere PD-ja, behet automatikisht ne baze te rregjistrimit te popullsise. 

Ti prap gabon kur thua "ata vendosin cilat zona do ndajne". Zonat jane percaktuar o njeri, ta tregon lista me siper sa deputet ka secila zona, kujt ju shtua e kujt ju hoq. Korca kishte 12, tani ka 11. Kete e vendos regjistrimi i popullsise dhe jo ca do PD-ja. Dhe duke qene se une po supozoj, per shkak te proves historike, se PS-ja do marre me shume vota ne ate zone e di qe ajo do marri perseri 6 deputet, po aq sa ne 2009. PD-ja jo, sepse keshtu te thote kodi elektoral. Duhet qe kete deputet te humbur ta fitoje ne Tirane, ku lufta per deputetin shtese eshte shume me e forte. 

Sinqerisht pa te keq, po nqs argumenti yt me i mire eshte "keshtu e tha njeri te TCH" nuk mund te vish e ta mbrosh kete argument ne nje vend ku te tjeret dine ti bejne llogarite vete e ndaj dikujt qe ka jo pak baza matematikore. Mbase une e kam gabim dhe ai e ka te drejte, po qe te ma provosh duhet te dish ti besh dhe ti llogarite e jo te me citosh dike qe doli te TCH. 

Endrit. Deputetin e Beratin qe PD e vodhi ne 2009 , Po kerkon ta kaloje ne durres. Ku ka shtuar artificialisht numrin e votuesve  sidomos ne kruje. dhe fushe kruje. Pra po ndjekin nje metode te re per te pasur nje rrezultat te vjeter(2009),Persa i perket Korces do i rreferohem numrave te votave te zgjedhjeve vendore , dhe me duhet pak me teper kohe

Insider info: nqs vertet u humb nje deputet ne Berat per PS-ne ishte e gjitha per shkak te luftes Brace-Veliaj. Ta dish ti ca i bonin wall-it G99 ne 2009 kur aktivistet e saj shanin Bracen, ngelen duke e pastru cdo 5 sekonda te shkretet. Ata mire qe nuk po e shqyejne njeri tjetrin edhe sot. 

Nejse, ne Durres prap eshte i njejti problem me numrin cift. I duhet nje diference e stermadhe votash PD-se per ta jusfitikuar deputetin shtese. Dhe nqs ceshtja qenka se ka shtuar listat e votuesve, ate mund ta bente dhe ne Berat, ne komunat e shumta qe kontrollon ajo e mbi te gjitha LSI. Nuk kishte pse te bente kaq zhurme. 

Lufta e brendshme G99-PS ( Brace-Veliaj)  nuk prodhonte dot  efekt tjeter eletoral pasi ato ishin te dyja ne te njejtin grupim elektoral.(nese e merrte Erioni kete mandat pak rendesi ka)

Po Bracja kerkon medoemos ta mbaj Beratin si zone te tijen, nqs e mban mend para ca kohesh filloi te fliste se nuk pranonte te dergohej ne Korce. 

Rama po perpiqte ti krijonte vendin per deputet Erionit ne Berat, i vuri nje biznesmen (Pilo Kerri) ish deputet te PS-se te dytin ne liste qe ti financonte fushaten, angazhoi kryetarin e bashkise se Kucoves per ti bere fushate (edhe ky u zu rendshem me Bracen). E gjitha kjo me planin afatgjate qe te justifikonte kthimin e Beratit ne zone te Veliajt, se Rama Bracen nuk para e duron megjithese e lejon. Dhe ca beri Bracja? I futi te gjithe ne komision qe ti nxirrnin votat e pavlefshme G99. Dhe kete nuk e them une, e thone vezhguesit e G99 qe ishin aty kur numeroheshin votat. 

diferenca ne qytetin e rrethin tim korcen ne 2009 ishte vetem 0.9% me shume per koalicionin e ps, nqs bashkojme votat e koalicionit pd+lsi del ndryshe rezultati, pastaj saliu hedh nja 500 milion me shume se PS ble nja 5000 vota dhe shikoje korcen ti... ne fakt historia elektorale ka treguar qe kush ka fituar ne korce ka qene gjithmone ne qeveri,, eshte bere korca si OHAIO E SHBAsmiley

Dhe.........si perfundim , koalicioni me ne krye PD -ne fiton 76 deputete dhe qeveris vendin 2013 - 2017 !!!

Ncuq.... na akuzojne per manipulim masnej .

Po edhe 76 eshte rrezultat i manipuluar.. apo eshte be booth e zgjut Sala -se fitoi me rrezultat te ngusht..smiley

ZGJEDHJET E 2011 KOALICIONI I PD 120000 VOTA ME SHUME, DHE MOS DISKUTONI ME, PAS TERE ATYRE SKANDALEVE QE KISHTE PD NE 2010  E 2011

me shume prej tiranes, ku edi po kandidonte per here te katert. s'te mban njeri kater here. po ne total PD humbi me shume bashki te rendesishme, fitoi vetem ne komuna

s'eshte tregues, dmth, sepse ne keto votohet me shume njeriu se partia

mundet te jete si thua ti, por nuk neglizhohet vota politike, ne maxhorance per te djathten, ne ketu po diskutojme kush do fitoje ne 2013, pastaj ne tirane LSI nuk humbi vota, plus, ne keto kater vjet saliu beri 30000 kosovare qytetare shqiptare qe votuan ne maxhorance per Bashen

Po pse me verte kujtoni se LSI-ja do jete me PD e Saliun ne 2013??....hahahahahaha !!

Edhe nqs nuk shkon ne koalicion me saliun sic e parashikoj me lart, me te do qeverise.. kane lidhur tashme shume interesa bashke.... plus eshte pushteti vendor ku qeverisin bashke, nuk ju intereson te shkojne prape ne zgjedhje vendore ne tirane, ku jane interesat me te medha..

Endrity..mos u bej "legen"..po e vendos ne thonjeza se nuk dua te te ofendoj! Nuk ka nevoje...jo per gje..! Ketu po flitet sa bukur do ja fus Saliu PS-se e popullit..si do i vjedh prape voten,e askujt nuk i ben pershtypje!Une po them se te gjithe ata qe bejne llogari...mund te ngrihen nje dite te bukur si u ngrit PS-ja kur LSI-ja kaloi me Saliun...dhe kjo mund te ndodh shume mire per mendimin tim e do te ndodh,e kete LSI-ja mund ta bej si ne kualicion, si jo, me PD-ne para zgjedhjeve...kur pranohet hapur se vota mund te vidhet e shtremberohet me lloj-lloj menyrash e kjo loje e piset quhet normale (eshte e pranuar ne fakt),ateher pse nuk duhet te pranohet edhe kjo gje? Ne se ne shqiperi do te ishte e garantuar vota...ateher problemi se çfare do te bente LSI as nuk shtrohej per mua...si te ishte 21 Janari si te mos ishte!

e drejte! revolucioni politik ne shqiperi mund te vije vetem nga e majta mendoj une, e vetmja shprese eshte qe nje grup qytetaresh te ndershem dhe intelektuale, te bashkoen ne nje levizje politike te majte liberale dhe te zvendesojne ps e tanishme..kjo mund te behet vetem nga e majta sepse atje ndodhen njerzit me te ndershem ne shqiperi( jo ne PS, ps eshte me keq se pd) neqoftese ndodh kjo atehre, dhe pd do zhduket dhe e djathta do reformohet...

duke pa gjith kto komente me parashikime ktu se si me erdhi. vena t'knoqsmiley

Tungjatjeta... e para e punes KQZ-ja mi prishi fare nevrat sonte. Kishin hedhur rezultatet e Vlores si rezultates Korces tek faqja e tyre. Une hodha formulat ne Excel per te pare se si do ndryshonin gjerat me mandatet e reja, por bera njehere testin ne baze te mandateve te 2009. Nuk e kutpoja per 1 ore ku me dilnin gabim gjerat, deri sa kuptova qe KQZ-ja e ka gabim tek faqja e saj.

 

Nejse, me rishikimin e mandateve, ne rast se nuk ka asnje ndryshim ne % e votave, pra PS merre te njejtat % si ne 2009, po ashtu PD etc... rezultatet dalin:

Aleanca e PD: 68

Aleance e PS: 68

LSI: 4.

Ndryshimet:

Berat 2009:

Rezulatet: PD: 3, PS: 4, LSI: 1   = 8

Me mandatet e reja: PD: 2, PS: 4, LSI: 1 = 7. 

PD - 1.

Durres 2009:

Rezulatet: PD: 7, PS: 5, LSI: 1 = 13

Ndarja e Re: PD: 7, PS: 6, LSI: 1 = 14.

PS + 1.

Korce 2009:

Rezulatet: PD: 6, PD: 6. = 12

Ndarja e Re: PD: 5, PS: 6 = 11

PD -1.

Tirane 2009.

Rezulatet: PD: 16, PS: 15, LSI: 1 = 32.

Ndarja e Re: PD: 16, PS: 16, LSI = 33.

Ps + 1.

 

Nuk i bera llogarite brenda aleanceva. Ne rast se ka ndonje menyre per te postuar dokumentin me ekuacionet D'Hondt (ne menyre anonime), let me know, por Brado, gjerat duket me te veshtira.

Gjithashtu, PS-ja duhet te humbi nje deputet ne Fier. Rezultati 6-9-1 u fitua me shume pak vota, dhe shume thjesht mund te shkonte 7-8-1 (e mban njeri mend kur u zune trimat e Gramozit me policine, dhe kur nje deputet PD-ist thoste se Berisha beri gabim qe nuk mbrojti nje mandat ne Fier.

 

Ironia e tere kesaj situate eshte qe ne nje vend ku politika ndezet kaq lehte, ne kemi adoptuar nje nga sistemet e votimit (D'Hondt) qe jo vetem ndihmon partite e medhaja, por shume pak vota fillojne te luajne nje rol teper te rendesishem. Shume pak vota per shembull mund te ndryshojne nje rezultat nga 6-6 ne 7-5 etc. Pra, nje sistem do rrezik do krijoj shume probleme dhe ne 2013...

Shume i sakte ne te gjitha observimet, dhe bravo per punen. 

Shefto, sic e shef eshte 100% ajo qe te them une. Fiton dy PS-ja e humbet PD-ja me rishperndarjen. Kjo pa marre parasysh efektin PDIU+LSI, apo AKZ dhe FRD. 

p.s gjithashtu bravo per memorien, ne Fier PD-istat u treguan te pangopur, sepse per pak vota do e merrnin ata mandatin e 7-te. Nderkohe duke bere te pavlefshme tere kutine e Ruzhdies e humben ata mandatin

p.s2 duke ndjekur llogjiken e muhamatelit natyshem duhet te perfundosh te ideja se proporcionali kombetar eshte sistem me i mire se aktuali. E ben me te veshtire manipulimin se tani, ku nje grumbull votash ne qarqet kyc ndryshojne mazhorancen. Po pse nuk e bejne atehere? E thjeshte, proporcionali kombetar do i de-faktorizonte partite e medhaja te cilat nga lufta per 70 deputet do fillonin te konsideronin sukses edhe 60. 

Nuk behen keshtu llogarite dhe nuk ke pse i krahason me 2009 zgjedhjet e 2013 -es , ne 2009 llogarite u bene gabim nga PD -ja ,sepse nenvleftesoi disa zona , nuk po e zgjas shume , ne 2013 -en PD -ja hyn ne zgjedhje me 5 Deputet ne xhep dhe dy na i ka zotuar Kryetarja e re e KQZ plus qe vitin qe vjen pagesa mesatare per nje votues nuk do jete me 50 euro por 106 euro.

Sa te sakte ju. Dmth rrezik PD-ja eshte duke thyer euro ne monedha hekuri 1 euro , se prerje 5 dhe 50 apo 100 ka, po kjo 1 euro do ti marr me qafe njerzit.smiley  

e dashur nora. shqiperia ju propozua te huajve me nje 1 euro dhe nuk e blevi njeri, e shikon sa vlen shqiperia..smiley

Gabohesh. Shqiperia 1 euro funksionoj ne menyre perfekte.Vetem se "koincidoj" qe te gjithe " te huajte" qe perfituan ishin te tarafit ose miq te pjestareve te oborrit.

Po sinqerisht duam te degjojme Bradin, si do e blejne voten me ekzakt 106 euro? Apo do ti transferojne me banke tek cdo votues? 

po do u japin 15000 lek me dora kaq nuk e kupton, brad e konvertoi ne euro se paraja lek po humb vleresmiley

Jo per konvertim por probleme transporti , mendoje njehere per cdo votues 150 mije leke sa thase do duheshin ??? e dini sa ka shkuar nafta apo nje thes Mendafshi ? do kursejme apo jo.

Nuk kam asnje koment ,keto jane vetem supozime smiley

Kot edhe une ,muhabet ko-in-ci-de-cash, ta kam llafin.smileySic behet vendosja paralele e planeteve 1 here ne disa vjet. smileyPo mire u qave per transport, se andej nga do i merrni vijne dhe me gomar,smiley( ide per te kursyer kjosmiley ) po realisht kete 105+ 1 euro si do e shperndani? 

Ma be hallall,nese u bera e bezdisshem, por kot per kuriozitet.

smiley

Booo boo... keta qe jetojne per nje kohe te gjate jashte  shtetit nuk mbushin mire....po pse duhet me i shpernda ne kur vijne e i marrin vete ?

dhe ke harruar  " N" tek koencidencash.

Djali, s'me kuptove. Po s'ka problem. E leme.

nora me dergo dhe mua ca marjuhane nga suedia, se me sa duket e paskeni me te mire se te lazaratitsmiley

Cerro, ne Suedi s'rrisim jeshilliqe. S'na i lejon koha.Po ti mblidhu.smiley

po sa te shkruaja emrin gjate ja shkurtova, ja preva (emrin)smiley

 dy na i ka zotuar Kryetarja e re e KQZ plus qe vitin qe vjen pagesa mesatare per nje votues nuk do jete me 50 euro por 106 euro.smiley

Bravo eshte nje sistem qe nuk prodhon nje qeveri politike.. Edi Rama si njeri i afte politik e votoi,hahaha, por nga nje ane me mire keshtu sepse po shkateron kete kaste politike ne syte e atyre njerzve te ndershem.

nora me dergo dhe mua ca marjuhane nga suedia, se me sa duket e paskeni me te mire se te lazaratitsmiley

bradi flet me euro jo se duhen thas qe me jua dhon ne lek por se ato n'euro do i marrin, n'euro do i japin.po t'stampojn lek rritet inflacjoni ene humin vlere monopolet.eurot mlidhen prap dhe futen n'perdorim lekun ske ku ta cosh.dosha me i dhon baristit nji 1000 leksh falas ktu qe ta vente ke vetrina.as ai se dontesmiley

c'mkujtove ,shko njoni me thy nje 50 mije leksh fallso tek dollari , ja thyen me 10 mijeshe,kur largohet shikon qe 10 ishin te gjitha fallco smiley

Noten e mire smiley

e keni ne terezi ju o lla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).