Programet për Bashkitë e Tiranës dhe Vlorës

 

Bashkia e Tiranës ka bërë publike programin e aktivitete që do të organizohen në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Aktivitetet do të zgjasin tre ditë duke filluar nga data 26 nëntor e deri në datën28 nëntor.

Datë 26 Nëntor:

11:00 Ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë –Inaugurimi i Mozaikut të Flamurit

11:30 Nisja e panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)

11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (trotuari përpara Galerisë Kombëtare të Arteve)

12:00 Koncert me grupe rock (rruga “Murat Toptani”)Unit Band; Xhejn Kumria; The Room; Marsela Çibukaj; Grupi Na; Burn; Renis Gjoka Band

17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)

18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB)

20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap (rruga “Murat Toptani”) Big Basta; Lazy feat Elia; Bimm-Bima; Egen Nr; Noizy; Tuna; Mc Kresha; Lyrical Son; Lavda; Dafina Zeqiri

Datë 27 Nëntor:

10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”

10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)

11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)

15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)

20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”) Renis Gjoka; Kamela & Top Shoë Band; Valon Shehu; Grupi Na; Grifshat; Vedat Ademi

Data 28 nëntor:

Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00

Rruga “Murat Toptani”:

- Panairi “Blej produkte shqiptare”

- Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda; Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj

- Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)

Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:

- Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)

- Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)

- Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)

- Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)

- Foto point me personazhe të Pavarësisë

Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:

- Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)

Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:

- Performancë e Cirkut

Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):

- Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:

- Foto point me personazhe historike

- Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra

Sheshi “Skënderbej”:

- Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)

- Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar

(Shekulli)

_______

Bashkia e Vlorës zbardh aktivitetet e saj për festa, të cilat do të kulmojnë më 28 Nëntor, ditë kur 100 vite më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.

Aktivitetet do të zgjasin tri ditë, më 27, 28 dhe 29 Nëntor. 

DATA 27 NËNTOR

- Ceremoni për dhënien e titujve të nderit Kadaresë, Qosjes dhe Uidhersit, ora 11:00

- Përurohet shtatorja e Ismail Qemalit, ora 12:00

- Koncert festiv në Sheshin e Flamurit nga kryeparlamentarja, ora 18:00

DATA 28 NËNTOR

- Koncert festiv te Sheshi i Flamurit, ora 08:30

- Manifestim i madh në këtë shesh, ora 09:00

- Ceremonia e Ngritjes së Flamurit nga Presidenti i Republikës, ora 10:00

- Përshëndetje drejtuar shqiptarëve nga Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe Presidenti i Republikës, ora 10:25

- Koncert Ceremonial për 100-vjetorin e Pavarësisë, ora 10:40

- Koncert Jubilar te Pallati i Sportit, ora 11:30

- Koncert “Shqipja hapi krahët” te Sheshi i Flamurit, ora 17:00

- Ekspozitë me flamujt te Pallati i Kulturës, ora 17:00

DATA 29 NËNTOR

- Koncert festiv para pallatit të sportit, ora 17:00

- Nata e bardhë, para pallatit të sportit, ora 18:00

Ndërkohë Këshilli Bashkiak në Vlorë miratoi pak ditë më parë titujt “Qytetar Nderi” për tre personalitete të Kosovës, Sokol Bashota, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, si dhe veprimtarit të shquar të Pavarësisë së Shqipërisë, Musa Demi. Po ashtu është përuruar statuja e Isa Boletinit.

(Panorama)

292 Komente

po deshte dhe qengjat kur do therren??smiley kujtova se mishi i pjekur ishte pika kulmore e programit..smiley

Po perurimi monumentit kushtuar pavaresise kur behet? Turpi zotit shtatorja 60 cm e I.Qemalit, themeluesit te shtetit shqiptar, rrasur ne nje qoshe ne menyren me te shemtuar!! Zellit dhe dellit kryeministror per te cvendosur festimet ne Tirane, te pakten do ti behej kabull, nqs do te lartesohej figura e I.Qemalit , me nje shtatore madheshtore, ne nje nga sheshet e Tiranes (lulishtja e parlamentit) , e konceptuar si veper monumentale, ashtu sikurse bejne te gjithe kombet e qyteteruar me figurat e tyre te ndritura. I gjithe qellimi berihajt ne fakt eshte lartesimi A.Zogut.Ky eshte rishikimi historise , ul atdhetaret e larteso tradhetaret!

E ku mund te ulet Mali, Ismail Qemali, prej deshires  dhe  veprimeve te larove e kusareve  o   spiritus !

Ceremoni per dhenie titulli i nderit Uidhersit ? Pse ca ka bo Tao - Tao ?

Po kot e,,, po nuk na shijojn festat ne pa puth icik " American ass" .

- Koncert festiv te Sheshi i Flamurit, ora 08:30

- Manifestim i madh në këtë shesh, ora 09:00

Koncert festiv ne pike te mengjesit ne dite pushimi smiley Eh Birish ç'a i ke bo ketij populli, te keqen e "dites se Enverit". Ma merr mendja qe shume ne Shqiperi ne 8.30 nuk jane ne pune e jo me ne shesh. Dhe e gjitha per tú hap pak b..hesh ne Tirane. Halllall mishi i qengjit dhe b.let e dashit!

P.S. Gezuar 100-vjetorin te gjithe shqipeve kudo si ndodhen!

shqiptaret e nisin ahengun qe me sabah kur jane ne qejfsmiley

 

Po deshe shko po deshe mos shko ne koncert,diten e Enverit e kane shpikur ti ose beballaret tend,keshtu qe nostalgjia kuptohet.

Per pjesen e pare, une do kisha deshire te shkoja por fatkeqesisht nuk mundem.

Ndersa sa per ate pjesen e dyte, c'a me te thene ty, gjithshka qe mund te te thuhet eshte e perligjur.... Dhe i thua vetes shqiptar, pale... Po s'keni faj ju mer jo, ka faj "Enveri" juaj qe iua ben nate e dite ... qe t'i thoni babe dhe te hidhni balte mbi te tjeret qe "shajne qeverine".

o gomar, po ate koncertin ne 8 e 30 e ka bere Gjika i partise tende jo qeveria qendrore. Sheshi i Flamurit eshte ne Vlore dhe s'ka shesh flamuri ne Tirane. Po ty Berisha sikur te ka vrare babain qe sekelldisesh kaq shume sa harron te lexosh per cfare behet fjale po vetem i fut nje te share "Birishes". O sovjet, po si nuk dolet edhe ne nje ngjarje madhore pertej ideologjise e krahines mer?

Nuk do njeriu i shkrete, po ju te detyroni: Gomar e soviet i sat'ome!! Idiot militant!

O po te ben tjetri te prishesh gojen para gjumit, i jane verbuar syte dhe nuk di c'thote vetem po pa qe u sha Berisha dhe o burra, partia jote, komunist, i kuq. Ky eshte protokoll shteteror (presidenti do jete atje) o i paudhe nuk e ben as partia ime (as qe kam e as qe do te kem ndonje ne AL) e as partia jote (qe e pac me jete e ja pafsh hajrin).

Ne fakt kur hyj ne kete faqe,shikoj vetem pesimizem dhe vrer per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi.

Kujtoja se gjithe shqiptaret i perfaqeson kjo faqe,por jo qenkam gabuar.

Isha ne festimet e 100 vjetorit te Pavaresise ne Boston dhe askush nuk hodhi vrer mbi festimet e Shqiperise apo madhesite e busteve apo ku ta di une.ne te gjitha muhabetet qe bera dhe njerezit qe takova ishin teper te gezuar per menyren se si po festohet 100 vjetori ne Shqiperi dhe diaspore.

Te njohurit qe kam ne Tirane dhe Shqiperi me thone se jane teper entuziaste per keto festime dhe askush nuk ka hedhur vrer mbi qeverine apo festimet.Thjesht vetem Edi Rama qe do te bojkotoje paraden e 28 nentorit do te mbetet me njolle turpi gjithe jeten per kete qe po ben.

Thjesht i bie qe personat qe komentojne ketu te jene te frustuar dhe pa jete dite dhe nate,keshtu qe cdo frustrim e shprehin ne kete faqe.

Urime dhe shpresoj tju kaloje kjo semundje sa me shpejt!

nuk eshte ceshtje pesimizmi, problemet nuk kane pse mbulohen me justifikimin e festimeve. Zaten berisha kto mundohet t'i shfrytzoje sa me mire. Nga ana tjeter, m'vjen keq kur shof qe kto kapen mas cic-micave per me justifiku faktin qe edhe per nji pervjetor si ky, vazhdojne me bo gjithcka munden per me perca njerzit.

Percarja me duket fjale e ngarkuar smiley.

Ama s'shtyhet dita pa i cik cic-mica.  Se ja psh, ne shtyp raportohet (per ne qe s'jemi aty) qe Kryeministri peruroi sot shtatoren e Ismail Qemalit.  Per vendin ku e kane vene beri nje cic-mic spiritus.  

Por mua me lindi pyetja natyrshem: cfare perurimi i behet shtatores qe e ka bere Odhise Paskali ne 1981?  Per rifreskim kujtese, konkursi per shtatoren e Ismail Qemalit deshtoi ne permasa qesharake, dhe ne pamundesi per nje gje te hajrit, u vendos te merrej shtatorja e Odhise Paskalit qe ishte bere me rastin e Muzeut Historik Kombetar e te vihej ne mejdan 31 vjet me vone.

Tashi do thuash ti Bredho qe po kapem mas cic-micave.  Mire mo mire, po dhe mua kapje m'duket po u kape me ket smiley.

jo jo, konkretisht shembull cic-mici qe nuk me erdhi mire kur e pashe:
- ankohej vete Rama (jo ndonje rreshter i vogel) per vrimat hapur ne trotuare ku ishin vendosur flamujt.

M'kupto drejt, edhe mund te qendroje si shqetsim po qe ta ngreje vete kryetari i opozites, pikerisht ai me miratimin e te cilit Tirana fitoi nji status bunkeri nis nga permasat e betonit, mu kjo m'duket e cuditshme*

* edhe pse po bejme fjale per vendin e cudive

As qe e kam idene per cfare eshte ankuar Rama.  Me thene te drejten nuk e ndjek.  

Per vrimat qe jane hapur ne trotuare, flasim kur te mbyllen.  

Por per kete te sotmen kishe ndonje cic-mic? smiley.

ta marr vesh njihere:
- ti po m'pyt mu njesoj si gjykatsja pyt avokatin e pales se akuzume (ne ket rast NM e tij. sal' birisha)?
Lidhur me ket punen e bustit, une mendoj qe eshte nji gomarllik tjeter i vockel qe i shtohet pirgut te madh me gomarlleqe qe ben ky. Po ket e them si br3dharak.
Nga ana tjeter, nqse ato paret e caktume per organizimin dhe fitusin e konkursit jane kursy, atehere, kjo eshte gje e mire. Eshte dhe tregus qe artistet sot kane shume per te bere per te arritur tek ata te para 30-20 viteve te fundit po nga ana tjeter eshte dhe nderim i autorit. Sepse te vendosesh ne nje shesh kryesor ku kalojne mijera kalimtare eshte vleresim.

(tjeter pune se NM e ka bo nga e keqja. Po ne ket rast, nji e keqe e pati dhe nji te mire)

Ndjese Bredh, s'e paske ndjekur konkursin e famshem smiley.  Konkursi u be, nga halli dhe per te justifikuar gjithe ate mesele u shpall nje fitues.  Por shtatorja fituese s'u gjykua e denje per 100 vjetor, ndaj edhe de facto fituesi u shpall Odise Paskali.  

Po ashtu ndjese nqs e more si pyetje-akuze.  Thjesht koincidence qe sapo kisha lexuar lajmin e perurimit dhe u replikuam bashke.  Ne fakt po te beja ty gjykates smiley

po ca ndjese dhe ti se me shaka e thashe. Nuk jam aq i ndjeshem, vetem luj pjesen

Po mire mer, etikete amerikane smiley

Kur te them "m'fal derman" atehere duhet te te vrase ndergjegja smiley

Ate shtatoren e Ismailit e kishin lyer me ngjyre floriri, ndaj hakce -hakce dicka te re e kishte.smiley

Qe te shmangej politizimi dhe perdorimi per axhenda partiake 100 vjetori, qeveriu fare mire mund te hartonte nje axhende duke ftuar dhe opoziten per te unifikuar veprimet.Rama beri nje tur ne Kosove ,Presheve e Maqedoni per perurimin e ekspozites "Udhetimi Flamurit".Per mendimin tim do ishte akoma me bukur qe festimet ne Prishtine, Shkup, Tirane dhe Vlore ti benin se bashku te gjithe faktoret politike brenda e jashte vendit. Por qeveriu e nisi me axhende personale.Ketu nuk dua te mohoj rolin protagonist si Kryeminister por lojen qe ben me sfond patriotik per te rishikuar historine, per te formatuar figurat historike sipas midese se tij, per te ulur njerin e ngritur tjetrin ne kurriz te atyre qe vetem Berisha mund ti zvogeloje por jo Historia.

Ne kete kuptim ti shoku shqiptar, ka rendesi dhe hapsira qe i jep nje figure historike ne nje liber historie dhe jo vetem menyra si e analizon apo vlereson.Edhe ne nje ekpozite fotografike ka rendesi te besh diferencen, permes formatit te fotove, te nje figure qendrore me nje figure anesore ose dytesore. Se pastaj nis e flet per Belulin dhe tregon per Avdulin.Edhe puna  e statujes se I.Qemalit keshtu eshte. Ndresa A.Zogut i behet monument madheshtor (nga permasat) dhe vendoset ne nje hapsire te dukshme publike,statueta e  I.Qemalit rraset ne nje xhep anesor. Po kur keta kane hedhur si rrangulline  ne nje qoshe anesore te UT statujen e Nene Terezes per te cilen pergjerohen nate e dite, cfare nuk pret. Edhe premtimet per te ngritur sa e sa vepra ne kete 100 vjetor e qe nuk u bene dhe sajimi hapsirave pa piken e aranxhimit te monumenteve te peruruara, jane shprehje e papergjegjshmerise dhe retorikes butaforike.

Opozita duhet te respektoje portokollin e shtetit por kur ky portokolli shtremberohet dhe kur opozita nuk ftohet, atehere do kete dhe gjera te tilla.

Sapo u ktheva nga Arthur Avenue ne Bronx.

Gjithe lagjja ishte zbukuru me flamura shqiptare ne cdo shtylle. Jo nje rruge, por e gjithe zona. 

Shndriste vendi! smiley

U preka per zotin! 

Nji falenderim t'madh aktivistave shqiptare ne Bronx!! smiley

Sot e bete juve?

Ne ne Boston,e beme dje dhe pardje!

une s'bona asigjo. vajta me ble kafe turke per shpine dhe pashe qe kishin zbukuru rruget me flamura. Thashe t'a vejsha ketu si lajm te mire, qe mu m'preku. 

Kushedi ato bronksalinjte kane disa dite qe i kane vone flamuret, po gjithsesi une jam i sigurte qe juve i keni vene me perpara.

 

nuk tu dha muncia me e shkrep iher, tu ndajte dhe me ne, se qeka lajm shume i bukur me vertet.

Kishte deke telefonja, po qe k'tu nga Getty:

Qy me 21 Nentor i paska vone bronksalija flamurat thote qo:

 Albanian flag on Arthur Ave not only marks…

 

p.s.

S'ka shqiptare nga Bronksi e Yonkersi ketu ne Peshk qe t'a zhgrapin i' here rruges per shpi sot? smiley

mroklle, po  bej ndonje foto dhe mundesisht sille edhe ketu te peshku.. se festa do  mbaroi nje dite...  fotot mbeten..smiley

mrroklle, ku e blen turken ne Arthur Ave? Une akoma e bie nga Shqiperia, nuk ma ka mush menjen asnji dyqan shqiptar ketu.

Pervec Arthur Ave, edhe Williamsbridge Rd dhe Morris Park Ave qe jane rruge te medha ne nahijen e Bronksit jane plot me flamure shqiptare dhe amerikane (ket nuk e kuptoj po nejse). Edhe flamuri im 1x1.5m u vu ne ballkon dhe shkelqen deri tutje ne Hutchinson Pkwy. Ma shpif icik kjo shqiponja e re po s'ka gjo.

Arthur av smiley sa me ka marre malli te bej pazare andej e te pij nje kafe te Roma smiley

Jam kurioz per ate qe do behet ne Times Square 1.30-4.30! A ka nje axhende diku? Apo thjesht rrotullime neper shesh me bori dhe flamure?!

I Kane pas vane  edhe vjet , ne Arthur av , Morris park av, edhe williamsbridge.

Ka me shum flamure sec eshte normale. Pa elegance tamam si jevgjit. 

Numri i madh i flamureve  te vendosura gjithe andej, cep me cep te Tiranes, ka vetem nje arsye thelbesore. Biznes me falmure!  Ku ka rast me te mire se 100 vjetori i PANVARSISE te besh biznes me flamure ! smiley

po he mer dhe ju se iher ne 100 vjet keni 100 vjetor!
Amerikanet nuk lejn ven pa fut flamurin e tyne, femra mbulojn dhe trupin me ate dhe ket e bejne cdo vit; ju u pikllut se u bon shume flamuj dhe prishen estetiken...iher e nji kohe robt me partishmeri varnin flamurin ne ballkon per dite votimesh e dite festash dhe asnjoni nuk e prishte terezine. Pa permen ktu faktin se shume prej jush ktu qe u bon keq qe i ishte zhduk sqepi shqiponjave, jane hazer me e pa flamurin me yllin 5cepsh prap vec per inot te sales. Se dashnia juj per vendin a per flamurin nuk shkon me larg se inoti per salen. Per ju ky eshte parsori, cdo gjo tjeter eshte dytsore

me marrsh te keqen ti mu , prej inatit sales e kam ven flamurin ne ballkon qe dje smiley

E shef qe kur ke inot Salen vetem te mira vijne ?

e dija prandaj e thash , qe t'ju bej qefin juve smiley

ndersa flamurin e  vura per shpirtin tim smiley

ahh...rrofsh , nuk e di per bredhin por une kenaqem me pak smiley

ah vllai jem, nuk i paske mor vesh lajmet e fundit. Shume te hidhta ishin po nuk po m'bo zemra me t'i thon meqe kena festen e bajrakut

lajme te idheta ? po me vika keq smiley mo mire mos mi thuj.

gjembi shyqyr qe na e hoqen kte pis - nuk la organizate pa ua shkurtu fondet

m'pelqen Ford; eshte tip qe e mban fjalen (vecse kur nuk behet llaf per te ron nga pesha sic dha fjalen). Pervec ktyne qe ka thon reuters, para nja 2 javesh boni nji gomarllik tjeter:
mori ne tel. policine dhe ceo-n e transportit publik te torontos qe t'i sillnin urgjent nji autobus per ekipin tjeter qe luajti ndeshje me ekipin qe trajnon ky. Si perfundim, ato nuk gjeten autobus te lire dhe detyrun pasagjeret e nji autobusi me zbrit qe t'i conin llafin ne vend ktij. Dhe diten tjeter, te gjithe lunin rolin e atij qe nuk dinte gjo. Ky i policise thosh qe nuk i takon policise me zbrit njerezit nga autobusi; ai i ttc thosh qe nuk kish fol ne tel me mayorin op pastaj pranoi qe kish fol po nuk ishte marr vesh mire se frynte ere...

@spiritus,

Axhenden e festimeve e ben qeveria dhe nese nuk eshte dakort opozita me figuren e Zogut,dakort le ta bojkotoje sic e bojkotoi.

Por te bojkotosh paraden dhe pritjen qeveritare ne fund ,kete vetem nje percares si puna e Rames e ben.

Nejse filmimet do te shfaqen dhe rishfaqen per vite me rradhe dhe do te shikohet qe ne 100 vjetor kryetari i opozites nuk ishte ne parade ne Tirane por hante sufllaqe me vlonjetet ne Vlore.

Ti e ke gabim,opozita eshte ftuar ne cdo veprimtari te festimeve,tjeter gje se ka bere populistin dhe jo respektin per shtetin cilido qe eshte ai sot.Ne fund te fundit shteti i sotem nuk po ul Ismail Qemalin apo po harron te tjeret.E vetmja gje ishte futja e mbretit ne kete protokoll dhe une nuk besoj se ka qene aq gabim,pasi edhe mbreti ka qene delegat ne Kongresin e Vlores dhe me pas u be President i pare i Shqiperise dhe mbret ne fund.Dihet qe ne kete periudhe u ndertua shtet per se mbari,se me Ismail Qemalin(jo per faj te tij)  qeveria e etij nuk u shtri atje ku pretendohej se qeveriste.

Une kete qe po ben Rama e quaj 100 here me te rrezikshme se ate qe po ben Berisha(pra qe po perfiton me ane te 100 vjetorit.Kush nuk do te perfitonte xhanem?)

Megjithate koha eshte gjykatesi me i drejte.

E vetmja gje ishte futja e mbretit ne kete protokoll dhe une nuk besoj se ka qene aq gabim,pasi edhe mbreti ka qene delegat ne Kongresin e Vlores....

Lexo nje me te mencur se ty qe na pruri jetshkrimin e A.Zogut .Ai e nxirrte perfaqesues e Kryetar re grupit 25 vetash te delegateve Veruire qe vajten ne Vlore smileyGomarlleqe si keto , ne keni me i thoni shpejt e shpejt se Busti u ngrit per Tradhetarin ,ose 14 vjec dhender si Gjinua , qe ishte Delegat ...i mendjeve te curufjaksura . Ju nuk ka kandar qe u mba e u peshon  

Ky ishte dhe do mbetet ne Histori 100 Vjetor per Vota Zogistesh , se Bajraktaret Intrigante e Hipokrite si Berisha ,nuk e kane per gje qe nje nate pas vjedhjes se  "fitorjes se ZGJEDHES Popullit " ti vene minat , ashtu si dhe do bejne ,dhe te deklarojne :

Ja nuk e deshi Populli .

Por edhe ne nje pikpamje tjeter Opozita duhet te ruaje ekuilibrat Psikologjike te Popullit per te nesermen kur duhet Ridenoncuar kjo figure e Zogut Historikisht si Tradhetar ! Deke qene se thjesht dhe vetem thjesht programi i Intrigantit Berisha , Kryepercaresit te Shqiptareve kishte te Vetmin qellim " ti dedikoje 100 Vjertorin Tradhetarit A.Zogu " dhe te thelloje provokimet pa dalje JUG Veri duke "paoshteruar"  Vloren ,sepse ai parapergatitet per veten e familjen ne kohet qe vijne .

Opozita per mua nuk duhet te marre pjese ne ASNJE aktivitet qe mba Firmen e Vulen e Jozefines dhe Saliut . Ndoshta me prezente ne organizma Rinore e Personalitete duhet te jete ne Festimet e Bashkise Tiranes si qytetare e saj . Vendi HISTORIK i Opozites eshte SHQIPTARIZNI ...ne Vlore . Ndryshe do mbetet ne histori nje shami qurrash e Hajdutit dhe Intrigantit , Kryepercaresit te Shqiptareve  Sali Lefqens Berisha qe pregatitet te konkurroje lepujt e Ferrave si Babai i tij shpirteror me bust , rruge , mauzole e qe shkriu tere jeten e pasurine ne Lufte per Clirimin e Shqiperise nga Nazifashistet e Ruajtjen e Pavaresise se saj , ymer paste ,A.Zogu !

smiley kurse une kenaqem kur bashkpunoj me njerez qe kane dinjitet smiley

 

Dhe po cuditem me disa qe po ju dhembin syte se festoka Lazarati,a thua se Lazarati eshte fshat grek.Apo disa qe ankohen se po vihen me shume flamure sec duhet.

Per mua sic e thashe cdo gje po shkon mire ne pergjithesi.

Cic-miceve te njerezve te frustruar nuk me bejne pershtypje.

Populli atje mendon ndryshe nga nje grusht fanatikesh ne kete faqe.

Bravo Durresi!

Demokrate dhe socialiste bashke ne feste:

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=47&id_ansalive=17340

normal qe Lazarati eshte pjese e ketij shteti,por qe s'e pjerdh kete shtet,a kupton ? Por kur shteti e lejon mos ta pjerdhi,nuk ka faj Lazarati.Ai do te festoje per ate shtet qe e ka ber VIP brenda e jashte Shqiperise.I detyrohet kaq pak.

shqiptar ti flet nga boston  smiley..........

t'u lujt poker ne fb nji dite. Ishin dhe 2 shqipe te tjere. Njoni e kish emrin Bilbil, tjetri Mergim.
Mergimi: o Bilbil, shqiptar je?
Bilbili:     shqiptar, po ti?
Mergimi:  edhe une

 

jo s'i kushtun rendsi emrit tim. Biles, m'duket se i bera nji screen print ksaj "bisedes". Nqse e kam rujt, po e nxjerr kur t'shkoj n'shpi.

e kam idene sa te shijon , ndaj spo ta prish .

hahaha, ate po mendoja dhe une smiley

Oh Gjembo na paska marr malli.smiley 

p.s. i paskan ardh ato Tiranessmiley

Tamom kur ne kujtum qe kishte ngel me barre smiley

paska pamjen e kitares kur e shikon nga lart me bulevardin Zogji I.Kitara e Lulit. smiley

100 vjetori festohet edhe ne Bora-Bora

 Shume me i bukur ka qene Sheshi Skenderbe dikur. 

 

Nersa ai me siper duket shume i shemtuar! 

Eshte diskutuar shume here me perpara sheshi, kjo s'eshte teme diskutimi per sheshin.

O roja turnit tpaskan ardh ato per 100 vjetor jarebi

me te ardh turp qe 25 vjet me mbrapa kemi nje shemtire...ket demokracine sikur e ka qit dulla nga suma

si nuk i ecen as nji gje e vetme ktij sals mer eh?!
Nuk ka autoritet - menoj un. Se nqse e peruronte naj tjeter, shtatorja mund t'binte po germat nuk kishin per t'lujt prej venit.
Apo thu kane abuzu me tenderin per "mastiçin" qe kan perdor? rrezik do e ken njit me vinovil si ato qe perdornim njiher e nji kohe per pune-dore

 

domethene, s'e kane ne plan nje mbikalim tek unaza e re, qe e vune shqiponjen aty? Aty eshte i domosdoshem mbikalimi

Po mund te behet nje nenkalim dhe e zgjidh punen,apo nuk quhet kjo?

kushton shume here me shume

mund te behej mbikalim dhe shqiponja te vihej diku me ne qender

mbase te zogu i zi, aty do te dukej bukur

17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës

Dikush ketu duhet me e thone me ze t'nalte qe monumentin e Shqiponjes ke ky shesh (tash e tutje Sheshi Shqiponja) e ka pagu me pare n'dore familja Destani nga Tetova!

Po kush ta thote ket', kush?

Vuvat? 

Lazim Destani, i'falimnerit t'modh prej meje i here! smiley

 

 

A mbrriten ata xhajat nga kosove? Apo i dolen maskat?

100 vjet edhe akoma ta pagdhendur.

a nuk thashe qe do dilnin shqepot ne time square? lool

 

Lista përfundimtarëve e personaliteteve që do të jenë mysafirë të qeverisë shqiptare në festimet e 100 vjetorit është një dëshmi e hidhur e ri-izolimit të Shqipërisë.

Shumica e të ftuarve që kanë ardhur i takojnë klubit antievropian të politikës ku shquan hungarezi Orban, ndërsa nuk ka asnjë kryeministër perëndimor dhe asnjë personalitet të lartë nga Bashkimi Evropian dhe NATO.....

Falm Gjemb .Deri per 30 Nendor thuaj c'te duash .Me kete me ke vene "posht " smiley

Ja kalon kesaj vetem ai qe   bie nje moment psikologjik ngerdheshes te Babasqapit e Dylqinjes nen presionin e kesaj Fotoje ! Le me ndonje vigjilent qe e ka fotografuar tek pantallonat kur ti thone " Do vemi ne Vlore "

"17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)

Amon ere, a vune noi shenje per egzistencen e rrethrrotullimit aty? Nuk du te jem i pari ta mor shqiponjen perpara.

Gezuar Festen e Pavaresise te gjithe shqiptareve!

Ju pershendes me kompozitorin me te madh shqiptar Cesk Zadeja .

 

VETËM NJË ÇAST

Vetëm një çast,
Shqiponjë dua të bëhem,
Dhe të fluturoj krahëhapur,
Në çdo cep të atdheut.

Vetëm një cast,
Ta shijoj buzëqeshjen,
Që ka në sy çdo shqiptar,
Në këte ditë të madhe feste.

Vetëm një çast,
Fuqi magjike të kisha
Sherrin midis politikanëve
Pa mëshirë të vrisja..

Kete skulpturen e shqiponjes, keshilltaret socialiste e quajten breshke dhe bretkose gjigante.

të lumtë xhaelga

Vetëm një çast,
Fuqi magjike të kisha
Sherrin midis politikanëve
Pa mëshirë të vrisja..

".... - Ceremoni për dhënien e titujve të nderit Kadaresë, Qosjes dhe Uidhersit, ora 11:00..." 

 Kjo gje po me pelqen smiley nje gje e mençur e bashkise se Vlores. 

nuk eshte gje e mençur Pjer. Dhe jo sepse kta nuk mund ta meritojne. Po me ca motivacioni? me motivacionin se sillen si muza qe frymzojne politikisht opoziten edhe ne festimet per 100 vjetorin e pavarsise?

lol ja kishte bere bukur Ismail Kadareja. E kishin propozuar edhe ate, por as kishte denjuar fare. Une te ulem ne nje tavoline me Rexhep Qosen?! Pfff kush eshte Qosja? As ishte paraqitur fare.

Lene mo, dhenia e titullit nderi Uidhersit. lol qesharake.

Antare te blogut ! Le te gezojme e festojme sebashku, shqiptarce, keto te dy dite!Per 100 vite te ndare e te percare..Nuk mund te bejme ndryshe nga keta....qe na kane zene deren?Pse jo-them une.Keto te dy dite vetem fjale zemre, fjale qe dalin vertete prej shpirtit,mes seiclit prej nesh sikur te gjithe te jemi te nje bindjeje. Te asaj qe Shqiperia do te behet, se sben! Le te ndjekim shembullin e popullit, te mencurise se tij.Thone se afro 1 milione njerez u nisen me kembe, me kuaj e makina, nga te gjitha cepat e Shqiperise natyrale, per ne Vloren e pavarsise.E vogel kjo si ngjarje?
Ne nje ceremoni ne Tirane u pane 3 apo 4000 njerez.Per ne Vlore...shifeni vete !Sa i mencur eshte populli o miq!Mirenjohje Popullit, njerezve te thjeshte! Mirenjohje Vlores heroike! ju perqafoj te gjitheve! ju dua te gjitheve...I kam falur per 100 vjet ata qe me kane gjykuar jo mire! Grava

...koha per urimin te jete problemi..?Forma?

po edhe ti po lu me fjalet grava. Knej thu te festojme se bashku, anej krahason Vloren me Tiranen a thu se Vlora i takon njerit dhe Tirana tjetrit. Kjo eshte per te ardh keq. E thashe dhe diku tjeter: Ismail Qemali po rrotullohet ne varr kur shef qe diten kur ai bashkoi shqiptaret, sot e perdorin per t'i ndare akoma me shume.

Eh! Nuk te pergjigjem keto dy dite,por nuk isha une qe e nisa shume keq programin per 100 vjetorinAs nuk eshte faji im qe nuk e paske pare...

pash nderin sa rendesi i ve ca gjerave/njerezve edhe ti or burre.

p.s. 3-4 mije i mbledh vetem une smiley seriozisht.

Meriton mirenjohjen time edhe kur e mendon se mund tu drejtohesh te mblidhen per te miren!

sepse me vret syte kjo retorika qe i ben thirrje bashkimit permes ndarjes. Boll te lexosh shqiptaren e Anila Bashes qe teksa pershkruan festimet qe jane nisur ne Vlore nga "kta tanet, perfshi dhe zonjen Linda Basha", tregon se ne kontrast me kte atmosfere gezimi, ka mberritur dhe Berisha i rrethuar nga nje numer shume i madh bodyguarde-sh.

E po me mendjen e ..Aniles me mat dhe te miat o bredh?

Retorike, mentalitet provincial mo.  Car pretendon me shume ti? Ne Shqiperi tjetri i shtoi shtepise nje kat plus brenda muajit sepse vellai/komshia e beri shtepine e re me te madhe.

Grava, ky muhabeti i Vlores eshte molle sherri e panevojshme. Jo po Obama ta festoje Pavaresine ne Filadelfia kurse keta te Cajit te mblidhen ne Boston.

28 Nëntori është festë përkujtimi, dhe në këto raste tradita luan rolin kryesor them unë. 

Pastaj tjetër punë se këta tallin hallatet. Njëri bën festë në Tiranë, faap gjoksi përpjetë cave "ç'ua bëri mirë kumunistave të mutit", tjetri shkon në Vlorë, ky medemek është 'i drejti, parimori, respekton traditën' dhe faap gjoksi përpjetë cave "ja të na hanë munë këta salinjtë, ta festojnë vetëm si qëntë". E njëjta mesele edhe me 28-29, edhe me ceremoninë e Zogut edhe me punën e historisë. Ping-pong klasik. Kuptohet që këtij ping-pongu nuk i mungojnë as ato cheer-leadersat, që si për kompensim me ato origjinalet, në këtë rast janë kryesisht meshkuj, ose meshkuresha.

 

Gje qe na sjell tek pyetja: ku e festonte 28 Nentorin shoku Enver? dhe tek pyetja: ku e festonte 28 Nentorin naltmadhnija e tij? dhe tek pyetja me prapamendim: mos valle 29 Nentori eshte mjeti qe zgjidhi dilemen vlonjate? dhe tek pyetja naive: po krutanet c'thone? dhe per ta prishur krejt muhabetin: c'thane krutanet kur Ismail Beu e ngriti flamurin ne Vlore?

Tani, ne mund të ngremë edhe pyetjen ku e festonte 28 nëntorin Ismail Qemali përpara se të ngrinte flamurin. 

Çështja është e thjeshtë, ne mund ta ndajmë kungulleshkën sa të kemi qejf e ku të na dojë qejfi, por këtu po bëhet bastardim dhe bastardim fund e krye. Nejse, ti edhe nuk je këtej të shohësh përgatitjet me sa "seriozitet" po i bëjnë. Ose ndoshta meqë jam vetë socialist më duket e çuditshme që të tjerët nuk janë të vrerosur.

Te kuptoj, megjithese nuk jam aty, sepse aty kam qene me pare. Dallimi mes korporatizmit oligarkik dhe diktatures shteterore del ne pah shume qarte ne raste si ky. Fundja 100-a eshte numer arbitrar, sado simpatik, dhe ne socialistet nuk duhet te deshperohemi (te mos ia ngrefim as armikut).

Ua, po unë e hodha me spond se thashë mos dilte ndonjë xhymert të më çvreroste në ndonjë dhomë moteli, ti po më heq shansin? Unë e di që këta nuk janë lgbt-ista si ne socialistët, por thashë mbase bënin njëherë përjashtim me rastin e 100 vjetorit dhe dilte ndonjë llokmë edhe për mua. 

Moj trop, po njerzve edhe kur u ndodh nje humbje nga nje aksident rrugor, per shpirtin e njerzve te dashur te tyre, ngrene nga nje monilapida ne vendin e ngjarjes.Ndersa per ngjarjen me te madhe te kombit u quajteka...molle sherri vajtja!

Jo vajtja grava, jo vajtja, po krahasimet statistikore e gjithe gjurulldia politike qe i vjen rrotull. Te kisha qene ne Shqiperi ben vaki edhe vete ne Vlore kisha vajtur, po ne mos ne Vlore, ne Korce. Por une nuk jam qeveri.

PS: Qellova ne Korce per 28 nentor perpara 3 vjetesh. Kendonte grupi "Lira" ne shesh, ishin mbledhur per t'i degjuar aty tek 100-150 vete. Shyqyr qe na e rrumbullakosi kalendari, e vu dhe ne te shtojme zerot.

grava, kta kosovaret dhe kushdo tjeter qe e shef Vloren si Meken e patriotizmit, nuk po prisnin lejen e Rames qe te merrnin rrugen aty. As ata qe moren rrugen ne menyre demonstrative me kuaj e karroca nuk priten thirrjen. Dmth, ket statusin simbol te pavarsise, Vlores nuk ja heq dot njeri dhe ma do mendja qe as i ka shku njeriu ne mendje. Kjo eshte vec demagogji elektorale po e ulet fare. Ai qe e perdor ket rast per fushate eshte alabak ne politike them une. Edhe ai akademiku qe ti e ke fort qejf dhe te cilin une e vlersoj me shume per kontributin ne Rambuje, do kish bere mire ta linte menjane ket retoriken per ata qe mundohen me i heq rolin historik Vlores se me ket gje ben te kunderten, i hedh benzine zjarrit ne vend ta shuaje ate

Tashi, se ti i je përgjigj një tjetri, dhe ndoshta po dal, dmth po futem si fant spathi unë.

Ai akademiku, seç kam një përshtypje që heshtjen ndaj Thaçit dhe Ramës i ka se nga metozori. Se ta themi hakçe hakçe LDK andej e PD këtej janë më serbë se Mlladiçi e Karaxhiçi të marrë bashkë.

Ti ke njëfarë të drejte, por Rexhep Qosja kam përshtypjen po ndjek variantin e Çurçillit që thoshte "Sikur Hitleri të sulmonte në Ferr, do bëja Aleancë me Djallin". 

nqse degjon VV psh, edhe Thaci eshte kthy ne agjent te serbve

Me këtë deshe të thuash që Thaçi = LDK që LDK = Thaçi. As barazimi i parë e as i dyti nuk qëndrojnë. 

Madje një nga arsyet pse PDK andej e PS këtej janë kryekëput të korruptuar është se e dinë reputacionin (dhe qëndrimin real) të kundërshtarëve të tyre. Dmth sipas tyre kjo i justifikon, (përderisa ka "edhe më keq" dmth).

deshe te thoshe PDK andej e PD ketej apo e kam gabim?
Nuk di nese te korruptuarit gjejne justifikimin te reputacioni i kundershtareve. Mgjse, pertej gafes, edhe Shalsi pak a shume ket gje pohoi (Shalsi, i PS-se), kur tha se "ne te pakten nuk do vjedhim ne mes te dites sic bejne keta".
 

deshe te thoshe PDK andej e PD ketej apo e kam gabim?

Këtë duhet ta marr si shaka, apo duhet të pendohem që fillova debatin?

jo jo, nuk ishte shaka. Nisem prej faktit se te dyja kto kane premisat per t'u korruptu meqe te dyja kane pushtetin edhe pse ato n'Kosove kan njifare monitorimi nga kto te huajt qe u financojne buxhetin

Nese degjon VV-ne thuaj, Thaci eshte ku e ku me i demshem se LDK-ja se Thaci po i mbush 5 vjet ne krye te shtetit (nje pjese te ketyre bashke me LDK-ne), kurse keta te LDK-se sot e kesaj dite jane thjesht te mefshte e thjesht presin rradhen qe te hyjne byrekut serisht.  Teknikisht i bie qe keta socialistet tane qe e urrejne oh aq shume barazitizmin e qelbur ti turren dhe VV-se qe s'ben dallim midis PDK-se, LDK-se, AAK-se e AKR-se.

grava, kta kosovaret dhe kushdo tjeter qe e shef Vloren si Meken e patriotizmit, nuk po prisnin lejen e Rames qe te merrnin rrugen aty.

Sepse s'i ke pare televizionet shqiptare, prandaj thua ashtu. Dite per dite analiste shqiptare te gazetave te djathta neper media, qe ulnin figuren e Ismail Qemalit me lloj-lloj teorish. 

ok po me ket qe the nuk sqarove gje. Ca po thu, qe po t'mos kish bo thirrje Rama qe kta te shkonin ne Vlore, asnjeri nuk do kish marre mundimin sepse analistet e sales ulen figuren e I. Qemalit? ah, ti po thu se se mesazhi i Rames triumfoi mbi kto mesazhet e analisteve saliste...po qe kshu po i falem figures se ktij leaderi historik qe nuk la te neperkembet historia

Une thashe...mencuria e popullit jo e politikaneve...Bredh

500 mije veta ne Vlore, hani qofte ju ne tirane....

vec sigurohu qe po ha qofte dhe jo naj gjo tjeter

gjembi, 700 postimet e tua ne dite jane ndricuese per peshkun. 7 te miat jane trolling. 

si te dush ti mi ...arushe

E pe pritjen qe i beri Vlora ATIJ noshke  apo se pe smiley

a i gjori ti...s'levize nga zorra naltmadhnis i her

nuk e mohoj qe gjysma antikapate e shqiperise e ndjek...

Sipas tradites qe e ka prit ...dhe ndonje here tjeter.!Pune tjater ..te mbledhurit

EJ Brad, po qeveria per 100 Vjetor ben amnisti per kriminelet? Pse ky qenka kontributi per shoqerine? Apo po gatiten per zgjedhje? U cudita kur e degjova. Me thene te drejten ishte lajmi i dyte i cuditshem pas atij qe Nishani i jep Dekorate gruas se Sales.

Lexoje mire , nuk jane kriminele por Fajtor te denuar me nga jo me shume se dy vjet burg , ku shumica jane gra dhe vajza .

megjithmensmileyme çere e ka motivu kte dekorat nishanlliu?smiley

me motivacionin se burri i saj e boni president ket dekorusin

pa shaka bredho,jom megjithmen kurioz.duhet nje fantazi e modhe me gjet nje motiv per ti dhon dekurat asaj.

tani alke te isha une presidente, do ta kisha dekoruar per motivacionin "per heroizem ne pune bashkeshortore",smiley por ky mustaqja e kishte dekoruar per fondacionin e saj per femijet.

te pakten i hodhi poshte dyshimet se "edhe mund " te ishte njeri me integritet. na i beri te qarte se jemi gabim. ka me pak se ca muaj ne detyre dhe ka filluar shperndan dekorata per Malesine e MAdhe si "Nderi i Kombit", Grus se Sales ,e plot te tjera. 

edhe pastaj ankoheshin njerzit me Topin se po i bente dekoratat si teneqe.

epo te marresh edhe dekorat per grabitje te ligjerume dhe pervetsim fondesh smiley

bamiri ishte içik dorleshum po ky...lene fare.keq per ata qe do marrin dekoraten se verte e meritojne.po ja u dha nishanlliu do kete gjithmone nje hije.

skenderbeu me xhinse lol

smiley Ruzhdije te raft e mira ty se me doli kafja nga hundet smiley

nuk di gja , po garanti akllazi nuk i ka smiley

ai qe eshte veshur si Skenderbeu eshte elbasanlli smiley

Kush eshte ai moj?

Elbasanllije je dhe ti?

po elbasanllie jam smiley

ehu kush eshte ai , kam frike me fol ma se me kan akuzu per llapazane smiley

po llapaqenet nga lagja jone i pranojme ne smiley

normal.. ato hekurishtet, jane made in metalurgjiku

Ky qe eshte veshur si Adem Jashari ka nje agjensi udhetimesh ketej nga anet e mia.

Feste, feste por kallashin , ...ne dore ama!

c'pakset qene per sherr smiley

Edhe babain tim e kane dekoruar smiley , sa keq qe nuk ndodhem  atje smiley

..........

ku,n'tiron apo n'vlor?smiley

Per pune te mire me gocen e vet...... looool. Urimet me te mira per babain tend, Elba......po ashtu dhe per ty, qe je bija e atij babai te nderuar.....

Dmth elba me te atin pastrojne vloren dhe elbasanin nga mbeturinat vullnetarisht ( qese, bidona karta etj)??

Dhe pastaj cuditesh pse te censurojne

permbahu , ska nevoje te shkruash , mua dhe mund te me vesh ne dyshim , por jo babain tim , jo per gje , po zgjuar 20 vjet te rrish ti duke e share nuk e ben dot ate qe ka bere dhe ben ai . shif me mire familjen tende o vella

zemer nuk e di kush eshte babai yt dhe nuk po ofendoj.. po te pyes kush eshte cfare ben dhe nuk po me kthen pergjigje..

me thene te drejten , s'do kisha deshire t'a beja objekt bisede ketu dhe te me prishte qefin dikush qe eshte pro-politikes greke dhe janullatosit smiley 

sepse sot une jam e lumtur qe ate e kane vleresuar per patriotizmin e tij dhe per harmoni e paqe ne komunitet . mbase bera gabim qe fola , po nga qefi smiley

te me falesh icensuruari.

mos e llogarit kte andu se qeka tamom 300 eursh me sapo lexoj ktu.anashkaloje.

ska gje njerzit ne internet edhe keqkuptohen smiley

goca priftit ke kisha te kalaja? smiley

Ehh, c'kemi pergjuar cifte te ajo kishe ne kohe te enverit

i ngacmonim derisa na turreshin cunat me gura, lol

ah sikur te merja 300 euro... ku na late gje juve nga peqini dhe kavaja, boll me tha greku ska me vorio epiriote

smiley flm ......ai le te beje sa te kete mundesi per te gjithe ne , une dhe pse me mungon dashuria e tij , prania e tij , prap jam krenare per te dhe i uroj cdo dite shendet .

shume flm per fjalet e tua alidemsi , i vleresoj shume .

Urime Elba!

Mos ua merr seriozisht ketyre se e kane lloj humori kete, prandaj per keta zihet cirku me estraden e Ballshit.

Elba , urime Babait dhe per dekoraten dhe per gocen qe ka nxjerr ne drite smiley

urime per babain edhe nga une!    respekt per kete patriot te shquar!

Meqe u gjendem, urime per Babain! Tani s'e di mire cfare e si ka bere, por na behet qejfi kur degjojme llafe te mira. smiley

Brado, gocen ne drite e ka nxjerre mami, ne kuptimin e plote te fjales nxjerrje, megjithese kjo s'domethene qe babi s'ka merita. Sa per te qene ne rregull nga ana gjuhesore kjo smiley Babi i Elbes ta gezoje dekorimin sigurisht

meqe ra llafi, Elba na ka ftu t'gjithve per nji gote per urim

epo gezuar moj elba, shpresoj qe ta festoj edhe une 101 vjetorin vitin tjeter ne kanada.

Ta befte Zoti mbare icensuruari smiley

Flm i nderuar Belul ! Respekte nga une smiley

Nuk e di vepren e Nikolle markut, ndoshta eshte shume e vyer duke qene njeri besimi( feje) ne zonen e elbasanit, dhe e kuptoj vleresimin atje.. Po ne vlore cfare ka bere ??

po nuk kane bere withers apo qosja me shume ne vlore. Pse nuk pyt per kta te dy psh? Po nga kta te tjeret, nikolla marku ka me shume merita se ka ngrit zerin per ceshtje qe lidhen direkt me pavarsine e institucioneve shqiptare. Dhe meqe vlora shihet si nji simbol i ceshtjes shqiptare, mua me duket shume e pershtatshme.

Shume dakord, medaljet n shqiperi teneqe jane kthyer, pastaj nje prift qe meret me pavarsine e istitucioneve shqiptare mua me duket e cuditshme.. megjithate pak me poshte kam bere vleresimin final, se ne kete moment te diskutimit ishte mister per mua kjo ceshtja  markut... shiko pak me poshte

Pra Elba na qenka vajza e Qazimit e ,Qazimin e kane dekoruar!Urime Elba per babin tend...eshte shume bukur kur t'i njohin meritat edhe pse une nuk i di po nuk ka rendesi.Po me vjen keq qe nuk je sot atje...Gezuar

me sa kuptova une eshte e at nikolle markut.. jo e qazimit.. pastaj cili qazim??

Jo e qazos po e At Nikolles urime megjithate.Tash Elba me na diftu se e kujt je se mbaroi kjo pune e une shkoj rehat e fle.Urime vertete.

zana asht e halles t'xhozitsmileysmileysmiley

Jo ,jam ma fort ka dajat,,,,,smiley

 

Jo mole ,po e ha une at tek  smiley

zane, kaiher m'nxef,kaiher m'knoq.smiley 

ehe,e kam inat rutinen,merzine.....smiley

Megjithate urime nikolle markut per cmimet, qe me sa duket jane me sfond patriotik dhe jo per ndonje arsye tjeter... Besoj se keta kryetare bashkish kane bere mire qe e kane dekoruar, sepse nikolle marku realisht ka dhene nje kontribut per te forcuar laicitetin e shtetit.. Nuk besoj se ne kete 100 vjetor ndonje klerik i ndonje feje ( islam , krishterim etj) te kete mare ndonje dekorate per 100 vjetorin.. Edhe une e uroj elben, duke qene  une nje person qe do shtetin laik.

Megjithate urime nikolle markut per cmimet, qe me sa duket jane me sfond patriotik dhe jo per ndonje arsye tjeter

Po pse mer, ca prisje ti te bente at nikolla marku tjeter, te shpikte ndonje turbine me djegje uji?

mund te jepen dekorata per shume arsye.. per njeqind vjetor krysisht jepen per patriotizem.. at nikolle marku i bie te jete klerik..njeri i fese

Po pra, po te qenit klerik nuk besoj se e perjashton patriotizmin

nuk thashe gje une dakord jam.. sikur te kene tere fete nga nje nikolle marku do ishte mire..

ketej erdhi 28nendori.

le ta gezojne shqiptaret dhe ta vene vath ne vesh se vendimi i 28 nentorit 1912 per nje shtet shqiptar nuk eshte bere akoma realitet

Jorgo, me mire si keto, se sa si vitet qe po kalon dhe ka  per te kaluar akoma Greqia..smiley

greqia kalofte dhe nja 200 vite si keto qe po kalon.. e ka nga koka, kete te ben fashizmi..aman dhe shqiperia po perpiqet ta imitoje mire greqine

Nga gjergji

pse me paskemi 8 min diferenc neve kshu mesmiley?

12.00 Gezuar festen e pavaresise se atdheut tone!!

Gezuar pafundesisht ditelindjen Atdhe!!

Gezuar te gjithe  shqiptareve  kudo jane, ne te gjitha trevat,  tej e pertej..smiley

Po edhe ti shqiponjën "kineze" vure? Po ty të kemi edhe nga Vlora o derman.

 

po lere tashi ,  ''temen'' flamuri e ezauruam  gjere e gjate te peshku..smiley

Gezuar vlla!smiley

Epo gezuar o belul vlonjati.. dhe mos na e lini me sali berishen te vije ne vlore me buke me vete, sepse u detyrua katrani te shkoje te festoje ne nje nga 20 restorantet e hotelet e se bijes andej nga anet tuaja.. 

Gezuar Belul vlonjati yne simpatik  holandez!!! smiley

faleminderit, faleminderit!!  gjithashtu Gezuar Zana!smiley

Plasen cokollatat per 100 vjetor smiley

Faleminderit Vlorës dhe vlonjatëve/vlonjateve kudo që ndodhen për Ngritjen e Flamurit.

Shqipëria po pret Vlorën ta çlirojë prapë, Belul!

U BËFSH SA MOSHË E KËSAJ TOKE MOJ PAR.. SHQIPËRI!

Po ti sot e gjete të shaç Belulin?

uhmm...s'ka ardh 28 nentori akoma, ktu ne lagjen tone

Hidhini nje sy dhe google-it smiley

dini gje kush eshte ai burri i gjate djathtas ngjitur me Ismail Qemalin se kam degjuar emra te ndryshem per te, madje edhe tek shtepia muze para nje jave me dhane 3 variante te ndryshme.

Ore ky Googli kështu është vetëm për brenda Shqipërisë apo jo?

E mo mirë se një pyetje bëra. Si bëni dhe ju.

Po normal o Brad, se je në Gjemani. Çfarë pret ti që kur të hapi Gugllin Merkeli t'i dali guglli me shqiponjë?

Gjynaf, ja vajte pe ata katunarët e Bavarisë, dhe nuk sheh gugllin me shqiponjën e Shqipnisë. Hë rri aty nashti.

Edhe ne katunaret ketej ndihemi te diskriminuar smiley.  Edhe Googli na e ka me hile!

Dora, s'ka shenim me veten sot! Kam bere sherr, s'i flas!

As google.com? Epo, shqiponja u del vetëm atyre që e duan atdheun. Atyre që e kanë tradhtuar, u mçifet.

P.S Ke fillu të bohesh ene ti e mçeft kur shkrun. Le që të marrim vesh gubim, po as nuk na sqaro. 

Ueee, poshte opsioni i reduktimit!

Kavo, mos i hudh kripe se jam ne pune qe ne sabah neser smiley.

Gëzuar Monda! Na e nderoni prindlandin nesër. Ta kuqëloni Amerikën.

Vallai edhe prindlandi me te futme si Googli.  Gjullurdia ne Time Square behet ne orar pune.

Gezuar i dashur, edhe per shume shume shume vjet, Gezuar smiley.

Po ti sot e gjete te besh sherr me veten?smiley Futi nje te puthur aty, edhe mbaj vendinsmiley Ose thuj burrit ta fus nje te puthur me miresmiley

Hajt urime dhe faleminderit per ty e nja ca kokrra ketu qe jepni shembullin personal per Bashkimin ndermjet Jugut e Veriut! smiley

as ne canada google smiley ......megjithate ska gje , kemi vene flamuret  neper ballkone smiley

As ne Itali...100 vjet i kaluam me bllokada,edhe akoma te tjere???smiley

Lene Zana, se na thyne zemren keta te gugllitsmiley

Na marrt te ligat Guggli e ai qe e ka shpikur...po shoh ca foto nga Vlora..te momentit...gezuar Dora!!

Gezuar mi Zanush bukurushe! Shkodrania gjithe temperament e blogut!smiley Ishallah s'u plakshim pa i pare shqiptaret te gjithe bashke.smiley

Vetem ne IP shqiptare del google.

HAJDE GEZUAR! U shtofshin, zhvillofshin e shumofshin shqiptaret kudo qe ndodhen! I prifte e mbara ketij kombi te vogel camarrok qe e ka care me thonj rrugen e tij drejt historise. ME shpirt uroj qe brezi yne ta shoh Bashkimin Kombtar, amanetin e fundit drejt lavdise.

smiley

vetem kto te burgut e shofin kshu me ngjyra internetin sot lol

Nese je vajza e at Nikolle markut Elba,ti kam falur tere debatet qe kemi bere bashke.

Ti gezoje babai dekoratat se i ka merituar!

Urime dhe gezuar tere shqiptareve 100 vjetorin e Pavaresise!

smiley ska problem , te falenderoj per respektin . nxitohemi ndonjeher ( une , ti apo te tjeret ) , po te gjithe ne kemi jeten tone , dinjitetin tone, dhe familjet tona , te gjithe mundohemi te bejme dicka ne jete te mire smiley

mire qe nuk e kan ble ne kine dhe kto ket PNGine

E bukura është që Google.al është normal. Google.com është me shqiponjë smiley

as k'tu ke un sdel asigjo

 

Kisha i ore qe po e prisja se e lexova tek BW desha me i shit por..... cave ketu por sqe e thene smiley

Gezuar vellezer dhe motra 100 vjetorin e PAVARSISE !!! Paci harmoni dhe suksese kudo qofshi !! Gezuar 100 vjetorin atdheu im i pavarur dhe i lire !!

Ky pervjetor na bashkon te gjitheve te duam shqiptarine pa kufij smiley dhe te mos harrojme ata qe luftuan per te qene ne krenare sot dhe te flasim shqip me njeri-tjetrin.

Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret !!! smileysmiley

Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret !!! smileysmiley

Sa universi smiley

provoni me ndrru proxy dhe ka me ju dal google ne shqip.
psh kto te dy jane ala hap:

 

91.187.117.11    8087        80.91.125.80    8080  

 

Ti bredharaku duket te jesh ekspert per ket gjera.

shi shi ti paske ndryshu edhe flamurin , jo me google  , t'lumt ty smiley

ps. une sdi me vu foto ktu ti m'thu mu me ndrru proxy smiley

oh motra tani e pashe

gezuar dhe ti shpirt !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).