Një kompani e madhe që prodhon lodra për fëmijë në Suedi ka reklamuar kukulla për djem dhe pistoleta-lodër për vajza në katalogun e Krishtlindjeve. 

Kjo lëvizje është bërë pasi në Krishtlindjet e kaluara kompania është akuzuar për “diskriminim gjinor” pasi në reklamë kishte vendosur djem të veshur si superheronj dhe vajza të veshura si princesha.

“Kemi publikuar katalogë në një mënyrë krejt të ndryshme këtë vit. Debati gjinor në Suedi në vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha dhe vendosëm që të përshtateshim”, theksoi drejtori i shitjeve, Jan Nyberg.

“Me mënyrën e re të të menduarit, nuk ka diçka të gabuar apo diçka të drejtë. Nuk ka më lodra për djem apo për vajza, por ka lodra për fëmijë”, shton Nyberg./T.CH/

 

18 Komente

Edhe pak e do te prodhojne edhe lines per burra e brisk faqesh per vajza.

ska nai gje aman

kalamajt nuk i imponon dot per lodrat, kane secili preferenca te ndryshme ne faza te ndryshme te vegjelise.

lejini se e dine me mire vete smiley

Po po ska gjo me ate mendje fli ti ,eshte me largpamesi prurja smiley

Cfare largpamesie? Eshte shume normale.Pse ti mendon se tashme te gjithe do behen homoseksual? A si?

Je ende e vogel ti, si kupton te gjitha .

Po shpjegoji ti njehere, se do perpiqem te bej te pamunduren per te kuptuar.

Me vjen keq por skam kohe, po bej nje vjershe.

....ne qe kena lujt me peta, me pinca, me litar, shpirash, topa djegsi, topa shytsi,
lojra qe skishin dallim ne gjini, mnjf lojra koti dhe kur vjen fundi sna gjeti qe po he...ja ku jemi prap, me asnje mangesi ne siperfaqe smiley

se i bie qe po te kesh goc nuk e fut dot as ne karate as ne rugby as ne futboll as ne boks sepse supozohet qe jane sporte cunash !

jo mi pse nuk e fut dot , per karate dhe futboll ka s ate duash ktu ke ne qe mund te fusesh edhe vajzen smiley

Kjo teme eshte problematike dhe debatuese , duhet pare nga te dyja anet .

Nqs lodrat jane ndare pink or blue per vajza dhe djem sigurisht kjo behet per biznes dhe diskriminim gjinor dhe jam dakort te mos diktonin apo limitonin akses .

Nga ana tjeter kam nje gje te paqarte . Vjet kisha nje pedagoge lesbian . Klasa qe mora ishte feminismi . Tematikat qe beshim ishin te larmishme mbi levizjen femisinte ne Europe dhe Amerike , dhe disa levizje te reja kohet  e fundit ne Afrike. Nje dite kjo zysha na ben test , ( jasht programit te kursit) me rreth 50 pyetje per larmishmerine e femijerise tone dhe lojrat tona. Trecereku klases ( qe ishin emigrante) dole se ishin Cuna ne karakter , dhe cereku na doli qe ishin goca smiley

Tashi ne qe ishim emigrante dolem Cuna ne karakter sepse kishim provuar cdo lloj loje kur kemi qene te vogla , maje pemes , maje gomarit , ne lume a ne mal , ne kodra a ne fusha , me topa apo me litare , me cuna apo me goca , ne ishim femijet qe kishim pas femijeri shume te larmishme

pse pikerisht prej kesaj arsye ne duhej te quheshim Cuna ne karaker sipas zyshes ???  a nuk po bente ajo vete diskriminim personaliteti ne baze te gjykimeve te saja ???

Une nuk ndjehem si cun , perse ajo arriti ne ate konkluzion per shumicen e klases ?? mos ndoshta kishte ndonje qellim tjeter ???

une nuk e mora per mire kete dhe argumentova dhe nuk isha dakort me perfundimin e ketij testi , i cili mund te ishte i sajuar nga zysha me tendeneca qe ajo vete i di . Ne fund te fundit rashe dakort qe ky test te merrej parasysh qe larmishmeria e nje femije dhe e drejta per akses mund t'i falte nje femijeri me te lumtur , po kurrsesi nje definitivitet karakteri .

Prape si paskan shpetuar orientimit seksual:kukulla per cuna,pistoleta per vajza.smiley

kane bere mire , djemt duhet te kuptojne se cdmth te jesh femer .

Ketu ne perendim eshte e çuditeshme, mos guxofte njeri te kritikoje diçka, se marrin masa dhe bejne te kunderten. Ehh, keta e kane te domosdoshme te kalojne ne nje 10 vjeçar ne socializem shteteror e pastaj perseri ne kapitalizem. 

Ti po kritikon Suedine per mungese socializmi shoqeror?

ka lezet, cuni 4 vjec loz doktorash already, trajnim persmari. jan te sofistikum suedezet mer. 

Ne fakt ai luan infermiarash, pasi ketu ka mungese infermeriash meshkuj.

si te dush ti, per sa kohe qe ne fund te seances...futet ke breket e kukulles smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).