Nga: Kristina Zharkalliu

Edhe pse jemi në shekullin njëzet e një, shoqëria shqiptare vazhdon të ketë tabute rreth çështje të tilla si martesa dhe statusi i grave.

Pavarësisht nga ndonjë modernizim që mund të ketë ndodhur gjatë historisë sonë të kohëve të fundit, duket se liria seksuale e grave përfundon aty ku fillon liria seksuale e meshkujve.

Shoqëria shqiptare ka qenë tradicionalisht patriarkale dhe e bazuar në dominim mashkullor, përderisa femrat gjithmonë ishin në një pozitë më të pafavorshme. Kjo praktikë e diskriminimit në Shqipëri nuk është shfaqur papritmas. Në të kundërtën, i ka rrënjët e saj në kanunin e shekullit të pesëmbëdhjetë të Lekë Dukagjinit. Sipas këtij kanuni, gratë konsideroheshin pronë e të etërve të tyre, e më vonë pronë e burrave dhe familjeve të tyre. Në shumë raste, vdekja i priste ato gra bashkëshortët e të cilëve zbulonin se gratë kishin pasur marrëdhënie intimite para martesës. Të martosh një grua që nuk ishte e virgjine ishte një moment i turpshëm, si për burrin e saj, ashtu edhe për familjen e saj.

Ndërkohë, komunizmi edhe pse ndikoi në përmisimin e situatës në favor të grave, të paktën teorikisht, ne thelb mbeti po ai mentalitet i nënshtrimit të grave. Virgjiniteti u bë një me moralin, dhe shpesh ata që nuk bëni si thoshte Partia akuzoheshin se janë seksualisht imoral.

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe komunizmi ndoshta sipërfaqësisht janë “zhdukur” në Shqipëri, por ideologjia e tyre është kultivuar në gjeneratat shqiptare dhe qëndrimet e tyre deri sot. Në zonat rurale të vendit, pa përjashtuar qytetet e mëdha, ka meshkuj që kërkojnë ekskluzivisht gra virgjine, pavarësisht nga numri i grave me të cilat këta meshkuj kanë fjetur para martesës së tyre. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë vajza vizitojnë klinikat publike dhe (kryesisht) ato private të cilat kryejnë operacione të zëvendësimit të himenit në mënyrë që të hedhin pluhur në sytë e burrave të tyre të ardhshëm dhe t’i bindin që kurrë më parë nuk kanë qenë seksualisht aktive. Shumë vajzave ky operacioni njëzet minutësh mund t’u ndryshojë jetën përgjithmonë.

Sipas gjinekologëve, ato janë nën presion nga anëtarët e familjes apo burrat e tyre që kërkojnë prej tyre të jenë të ‘dlira’ para martesës. Për fat të keq, familjet konservative e gabojnë jetën seksuale të vajzës së tyre me integritin dhe sinqeritin e saj. Në të njëjtën kohë, për disa meshkuj, martesa me një virgjëreshë duket të jetë mënyrë për të dëshmuar burrërinë e tyre. Martesa me një virgjëreshë i bën të ndjehen më të fortë, por në realitet kjo sjellje i bën më të dobët. Ata kanë pritje që të dashurat e tyre të jenë të pastërta seksualisht, përderisa shumë prej tyre bëjnë si duan me gra tjera. Përveç kësaj, mjekët deklarojnë se ka çifte që i vizitojnë në mënyrë që të sigurohen se gruaja ishte me të vërtetë virgjëreshë pasi që nuk ka pasur gjakderdhje gjatë natës së tyre të parë së bashku. Çfarë poshtërimi!

Kuptohet pa e thënë se jo çdo shqiptar me doemos është në kërkim të një vajze virgjine. Fatmirësisht ende ka njerëz me mendje të hapur. Për më tepër, shumë shqiptarë që kanë emigruar dhe janë kthyer janë përpjekur të përvetësojnë një mënyrë perëndimore të jetesës, një që është më liberale dhe që nuk i jep shumë rëndësi stereotipeve. Në anën tjetër, ka edhe emigrantë që duan të martohen me vajza nga vendlindja e tyre dhe duan që ato të jenë virgjine. Natyrisht, procesi i integrimit të shqiptarëve jashtë shtetit nuk mund të ketë të njëjtin sukses për të gjithë.

Në zonat rurale shqiptare, sidomos zonat e margjinalizuar në pjesën veriore të vendit, njerëzit vazhdojnë të respektojnë vlerat, traditat dhe paragjykimet e Kanunit të Lekë Dukagjinit (p.sh. hakmarrjet, virgjiniteti). Injoranca rreth çështjeve gjinore dhe seksualiteti, hipokrizia e shoqërisë shqiptare, si dhe dezinformimi nga mediat, nuk kanë ndihmuar në ndryshimin e mentalitetit të njerëzve. Sa i përket shoqërisë civile, përveç disa materialeve të cilat nuk mund të lexohen nga njerëz të cilët supozohen të jenë grupi i synuar, dhe mjeljes së fondeve të ndryshme, ajo në të vërtetë nuk ka propozuar ndonjë zgjidhje konkrete në këtë fushë të ndjeshme.

T’i kthehemi temës sonë, virgjiniteti dhe jeta seksuale e çdo individi është një çështje personale. Nuk është sëmundje, kështu që nuk ka arsye përse të riparohet në klinika. Askush nuk ka autoritet për t’i treguar dikujt se kur duhet të filloj jetën e tij ose jetën e saj seksuale. Ne vetë vendosim kur të bëjmë një zgjedhje të tillë.

Martesat e ndërtuara në virgjinitet nuk janë martesa. Përveç kësaj, virgjiniteti nuk është shenjë e karakterit. Çfarë është shumë më e rëndësishme është personaliteti, inteligjenca, shoqëria, shpirti, mirësia dhe bukuria e brendshme.

Foto: Fiona Osborne

Artikulli origjinal eshte postuar ne www.kosovotwopointzero.com. Linku te artikulli origjinal:http://kosovotwopointzero.com/blog/njere...

258 Komente

Për fat të keq, familjet konservative e gabojnë jetën seksuale të vajzës së tyre me integritin dhe sinqeritin e saj.

Baballaret !! , qe te jemi me te qarte

pastaj edhe femrat e baballareve qe jane plakur e thinjur duke qene te shtypura prej tyre

dhe tani shtypin vajzen se bashku , 2-0 per valbonen

Megjithate mendoj se per nje vajze , intelektuale ose jo , personat qe bejne presion si familja apo te jashtmit per virgjinitetin , jane nje drite jeshile qe te tregojne se duhet  t'i ikesh  asaj rruge ...........asaj martese varrhimese.

ku ka mire se te te thote tjetri sa injorant eshte para syve te tu ......? se mbas shpine ka plot

 

Nuk mendoj qe eshte faji i babait apo i nenes, por  i bleresve te ri. 

Jam pro nje "lufte" per mbrojtjen e dinjitetit te personit por jo i traditave. Traditat pershtaten ne baze te nevojave. Prindi nuk i thote femijes mos bej dashuri pasi martesa eshte festa me e madhe shqiptare. Prindi kerkon qe femija e tij mos lendohet nga marredhenje te pandjenje.

Po per disa familje jam dakort .

Po jane disa te tjera qe traditen qe thoni ju e lidhin  me "nderin" , "dinjitetin" e femres , per ata ka rendesi qe vajza te martohet dhe mos te kete llafe nga njerzit

pastaj se sa here ne dite ha dru ajo nga burri , apo sa here rri pa buke , apo se nuk shkon jeta seksuale gjekundi me ate burre qe ka

ate le ta zgjidhi vete ajo !

une ketu i vej faj familjes .......( nejse problemi calon qe ne momentin qe ajo femer nga shteti ska perkrahje per asgje , po nejse eshte e kote ta kerkojme ne Shqiperi , bile nje fjali e shkruar KOT FARE NE KTO MOMENTE  nga une  smiley&nbspsmiley

pastaj meqe eshte akoma problem per shume familje dhe vajza qe trajtohen si viktima per humbjen e virgjinitetit , ky problem duhet luftuar qe te edukohen njerezit e trashe

Thank God thuaj qe ka smart people like you - te ma vene ne dukje

nuk di per ju po misteri per mu ktu eshte:
virgjiniteti apo virgjeria?

(cdo gjo tjeter eshte diskutu sa i ka dal uji. Edhe para nja 2 javesh ishte nji teme e tille)

te njejtin kuptim kane smiley

si do me e ndryshu temen , urdhno fol

 

Ja nje barcalete..

KARAKTERI I FORTE

Profesori i psikologjisë pyet një student:
- Më thuaj diçka mbi karakterin, ç është karakteri?
Studenti heshtë...
...- Ke dëgjuar për shprehjen "Njeriu me karakter të fortë"?
- Po, profesor, kam dëgjuar.
- Na shpjego pra pak, si duket njeriu me karakter të fortë?
- Njeriu me karakter të fortë është ai njeri i cili gjatë tërë kohës që shikon një film erotik, arrin ti mbajë duart mbi tavolinë. smiley

 

varet smiley

po me i forte eshte ai qe ne temperaturen 40 grade , veshur me xhinse te ngushta , eshte i ulur perballe nje femre sexy dhe nuk mund te levizi prej aty per nje fare kohe

opa iku tema , na falni

eshte faji i te gjithve,po ne nuk jemi mesuar me kete gje,fajin duhet medoemos ta kete vetem njeri  ose ndryshe mbetet jetim.

eshte faji i baballareve..jo i meshkujve:ata me moralizmat e yre,kane te drejte te zhgryhen ama ne shpi cojne te virgjer.....urdhero!!!!! pse apo e ajo eshte shushke....

faji i femravesmileyer te kerku barazi aaaa jemi te parat ama kshu kur na shkelin na e bejne mire....pse kush jane meshkujt te kerkojne virgjerine???aq me teper ta pretendojne???

u po pergjigjet jane turpi nami edhe ca do thone bota.....po bota jemi vete ne cafkat edhe meshkujt qe bejen si grate e liga apo si hoxhallare e prifterinj

"Martesat e ndërtuara në virgjinitet nuk janë martesa."

a te pifsha dolline! heteroseksualiteti po vihet ne dyshim. Tani vure ne pikpyetje edhe martesat e ngritura mbi virgjerine e femres.Zgjedhjet jane personale.Femrat qe e kane problem humbjen e virgjerise dhe u neshtrohen meshkujve qe kerkojne virgjeresha, te kontrollojne frenat e hormoneve. Ose te bejne zgjedhje te drejta, duke ndertuar familjen me ata qe nuk kane si parakusht te saj virgjerine. Por..s'mund te mbrish moj shoqja autore ne perfundimin pergjithesues  se "martesa e ndertuar ne virgjinitet nuk jane martesa"

jam parcialisht dakord me artikullin tend kristina, megjithate dua te te them  qe per sa per i perket marteses, meshkujt nuk e duan, jane femrat ato qe duan te martohen.. dhe martesa nuk ka kuptim pa nje femije brenda, do ishte si nje kontrate pa objekt, dmth e pavlefshme sepse mungon nje nga elementet kryesore te kontrates, nqs ciftet nuk do benin femije martesa nuk do egzistonte. Per tju kthyer virgjerise une mendoj se eshte nje tabu me e vjeter se kanuni e komunizmi.. femrat duke qene iniciatoret kryesore  qe ne antikitet te istitucionit martese-familje, ju jane nenshtruar meshkujve ne menyre qe keta ta pranojne kete istitucion (martesen familjen),  edhe keshtu me radhe shume nenshtrimeve te tjera qe gezon supermacia maskiliste...

apo pjeserisht?smiley shpresoj te mos e kesh zanat shkriminsmiley

eshte latine si fjale po e vlefshme dhe ne shqipsmiley

Nuk eshte fare e vlefshme ne shqip me asnje lloj e torrolloj llogjike. Mos ngul kembe kot. Nuk anullon argumentin tend, dhe fundja te gith perdorim fjale te panevojshme te huja por kur evidentohet skemi pse behemi kokmushka kot se koti.

Ti olsi shume imparcial je..

aman bre juve po cme duhet mua, nuk jam guardiansmiley i gjuhes shqipe, pastaj gjuha shkon atje ku dhemb dhembismiley

Ne konversacion mjafton te prevaloje principialiteti pa ska gajle.smiley

Po ok, ne gjeneralicion diskutojme.

Cfare jane keto budallalleqe me virgjerira dhe qepje mor aman?

Keto jane idiotizma,por sma merr mendja qe shumica e meshkujve shqiptare te mendojne keshtu,te pakten ata qe jetojne ne qytete.

Per ata qe mendojne keshtu,skam cte them,por zoti ju meshirofte!

E o shoku eeeee, flet nga amerika ti ashtu se nuk e ke idene cfar injorance mbizoteron ne rruget e Shqiperise. Ke te tille koqe edhe ne parlament, pse cfar mentaliteti kujton ti se kan shumica e deputeteve te PD-s?

t'a'mshtes...seksi dhe politika shkojne bashke, se funksjonojne me te njejtin sistem smiley 

Ke fol me lidhje, por jo lidhje llogjike,lidhje zorresh me trurin.

Po edhe ketu partite po fut o vella?
Po ka teme ta tjera bre qe ta besh carcaf PD-ne.

Po nuk se e fus une, po ti po deshe shikoje vete, une ta garantoj qe shumica e ketyre te fiksuarve me talibanllik jan mbeshtetes te PD-s, e GARANTUAR. Ashtu si te garantoj qe shumica e gejsave jan me Veliun e PS-s. 

po mos te punojne , te shalojne kurrizin deri masdite ne 6 - dhe te rrish kafeve si plakat e kqia me llogje kavaje gjithe diten - virgjiniteti eshte problem !!

ca tjeter do jete problem ??

lum atyre qe u del koha te vrasin trurin per "probleme"  te tilla , i kam zili

prape i njejti argument? çdo 2 jave do flasim per virgjerine? smiley

une nuk perseritem me.smiley

per disa nga ne eshte humbje kohe ky diskutim , do ishte mire te shkruheshin artikuj dhe flyers e te shperndaheshin neper katune , qytete ....atje ku behet nami per nje cipe - ii sa turp per ne e per ato smiley

akoma me idene e sensibilizimit ti....ende se ke kuptuar se nuk hane pykaaaaaaaaaaaaaa keta njerezzzzzzz

po nuk i hengren le ti kapercejne smileysmiley

Po ty pse te vjen turp se marr veshsmiley

Te njejten pyetje kisha edhe une.

per ça flet artikulli me dy fjale please ?

 

iluzion i virgjinitetit, talebanllik, cipe, shqepje, qepje ...... 

ps. as une s'e kam lexuar por besoj s'eshte nevoja.

mere me long se mishi ka marusmiley

ah po mire re

dhe une dua qi çuni im ta marre nusen e virgjën smiley

pse jo , mrena muncive kuptohet smiley

 

p.s. faleminderit per sqarimin

ti e do virgjereshe dore e pare, apo sa me mire te jete e mundur, se ka dhe per here te dyte dhe te trete...smiley

dore e pare, se ato te dores se dyte e te trete, pervecse nuk bejne per sërën tone elitare, kane dhe shpenzime or vlla, i kane hy riciklimit qysh te reja smiley

epo kto dore e pare thone, rrine rrine e kur fillojne ja njohin lezetin riciklimit, si i thone i nxjerrin ujte e zi... riciklimit ta kam llafinsmiley

ska problem, gjersa tja njohi lezetin ricklimit, ne jemi te sigurte qe kalamajte sna i ka bo me komshiun smiley

mandej, ta ruje çuni, se une jom plak, ose me ka mbi bari n'vorrt er ti smiley

 

p.s. seriozisht na smuren me kto tema. si su hap i teme per punen, pastertine, edukaten qitetare bre

he me pra smiley na vdiqen me tema koti

vallai te ngrene doren sa veta jane te virgjer ke peshku, qe ta shofim sa relevante eshte tema me pjesemarrsit ne diskutim.

po ti xhanem, si bo naze temave kam vu re smiley

Ti shohesh tani  te gjitha me dore te ngrejtme smiley

llafi qe bie bre smiley

virgjereshave nuk ju behen naze... 

jo, pyetja duhet shtruar ndryshe?  sa veta jane kandidate te rivirgjerohen..smiley

mekujtove ate te forte belul me ate... o ba o ba, sot kam humbur virgjerine, -epo mu rrit djali, hajde ulu ta pish nje dopio- epo aty shte problemi o ba, nuk ulem dot.smiley

po ti xhanem, si bo naze temave kam vu re smiley

moj goc mua mu drejtove smiley

ku ka cun none qe ruan ter ate zell te akumuluar moj shoqe pa mire...smiley ti good luck 

cna kujton dh ky shkrimi ato virgjereshat,,,,,papapa gje me te rrezikshme nuk ka smiley)

 

pastaj e forta eshte se sot me nje operacion te thjeshte rikthehen prape virgjeresha, klinikat libaneze po bejne parane e madhe me keto operacione, po e degjoja nje dite ne nje emision..

para ca vitesh ne tiron: takoj nje miken time he i thash,kam degj se je martuar?

po me tha

me prezantuan nje tip biznesmeni qe ne takimin e par me tha un e dua gruan time te virgjer

nje xhiro kjo mikja tek klinika,dhe çdo gje per mrekulli sot smiley

Dmth biznesmeni beri investimin e duhur smiley

po nashti kirurgu nuk do vdesi,i duhen edhe atij nje dore €€€€€€

Cfare eshte ky artikullsmiley Goca i ka perdorur konceptet per qejf te vet, pa pasur dijeni te kuptimit, me duket.

Bertrand Russel “The whole problem with the world is that fools and fanatics are always so certain of themselves, but wiser people so full of doubts."

 

Pertoj me e lexu , tani kjo goca po thote qe eshte me mire te jesh e virgjer apo ca ,e ka thone Nard Ndoka ate , me mire e mire se sa e keqe.

jo ky artikulli thote qe ca te doni ju meshkujt do kini eh sa mire per ne femrat qe qellimi e justifikon mjetin

Si ca dume ne meshkujt , po dihet ajo ca dum ne .

normale e keni te shkruar ne balle....me shume dashuri per femrat ja ca duam ne....jarget nga goja sa here iu shofim perfshihen ne cmim

Oooo normal qe dashuri per te tera , sa per jarget kujdes i cike smiley

brad, ajo shprehet ne menyre figurative...

po mire o se mbyllni kurre rubinetin e dashurise juve...kaq e pashtershem e keni dashurine per ne femrat..pupupupupu u qofshi..... su erdhem njehere ne maje te hundes sic na vini juve neve se helbete njerez jemi

po zhvirgjerimi me dhune dmth sje e virgjer me edhe pse pa deshiren tende apo quhet abuzim misheror me pasoja per gjithe jeten

he me ca doni ju meshkujt smiley

smiley po pse ne te japim me shume se ju smileysmiley

 

Nuk di ca te them ,mbase dhe jepni me shume se ne , por mbase neve juve nuk ju kuptojme dhe aq mire ,se ka qe te japin shume dashuri dhe pas nje muaji te iku Peugeoti , ose nuk te japin dhe aq shume dhe pas tre muajve thote : kam ngelur me barre....smiley

kto jane klishe...mire tonat po tuajat klishe i harron ti..pas nje muaji ..o lal mu merzite du me .....nje tjeter..kam nevoje per hapsire

Ah te lutem kles mos i fut t'gjithe me nje kallep .

ka qe bejne diferencen thua ti.....epo he mo me thuaj kush jane keto diferenca

sintetizoje pra...behu djalke i mbare..mbro nderin e meshkujve me sutaqe gjer ne vesh

kles ti je e re akoma.nuk ndryshojn gjonat asiher.ne po aty e kemi men'jen ju po aty e keni.nqs flasim per kush perdoret nga kush seksi femer del gjithmon fitimtar.

jo sjam dakord...ju jeni bere te tmershem fare.......sec nxirrni ca justifikime, e ca mendime......pa merak nuk iu erdorim,ja aq sa mendoni ju,eshte vetem nje hiperbolizim i juaji ....

kam nje shok ktu moshatar.njifemi prej 20 e ca vjetesh.kur ishim t'ri ku rafshim mos u vrafshim ne te tjeret, ky jo.biles na bonte moral si besimtar qe ishte.u nda nga gruja kto kohet e funit.pergjys leket,perjasht nga shpia etj,etj.ho me i them un se na cashe t..in se n'jet tate ske pagu asiher femer,kishe shku vetem me grun etj,etj.po tashi cere t'ka ngel? lene,lene,thot.sa c'keni pagu ju t'gjith bashk per t'bo qef ne vite,i kom pagu un me i dor.

nxirrja moralin po deshe smiley

filozofia ime eshte pak me e nryshme:

boni qejf sa jeni t'ri se nji t'ngelet per pleqnismiley

dmth ju thoni gjithmone, po, mire, ok, po, dakort, ke te drejte, ok, po, qe grate te pushojne, qe te mendojne se kane te drejte dhe fituan...nderkohe qe meshkujt nuk e kane mendjen fare dhe duan vetem qetesi ?! smiley 

hahahahahhahaahah ama ne shfryhemi ju sdegjoni..po ne krevat ca beni ne darket pastaj.ekpertiza virgjerie ne enderr,cdo gje perfundon perseri tek i njeti vend

plus jo me probleme cikli dhe dhimbje kokesmiley

kini abuzuar shume me keto justifikime, nuk mund te jete cikli 20 dite ne muaj, nuk jemi budallej me ne meshkujt qekur egziston wikipediasmiley

na ore se nese e ka nje muaj eshte e semure e kam seriozisht,tani o nga deshira seksuale qe i ka rene apo nga nena natyre kete ska wiki ne bote te ta shpjegoje

me te vertete qe nuk e di 

pse pret te te pergjigjet ty ai..ai se di per vete..meshkujt kurre nuk dine cfare duan,sepse vazhdimisht duan,po se cfare as ata se dine

Elba, kot te te pyes, edhe kur je ne krevat, kaq goc e gojes je?

ktu jam e dores , u shprehe gabim smiley.

edhe leri budallalliqet , se di dhe une te perdor gjuhen shqipe si ty , po se bej dot smiley

elba

po na sfidon ne keto ore te vona?

apo ju pertej oqeanit e keni oren mbrapa ? smiley

jo jo po zgjidhim hallet e atyreve qe kane pyetje smileysmiley

Ne krevat po e imagjinoja me thene te drejten.

ols ..po me tradhetoje ne enderr..tani po re nga krevati gjate nates e kupton vete pse_ne

Vlen vetem nqs. e ka BMI-ne > 40.

ti olsi e imagjinon elben ne krevat tani?

vem bast qe ajo esht ulur ne karige

jo mendoj se eshte ne krevat me pc para, nje faqe e hapur ne peshku pa uje dhe nje ne you porn

parashikimi i motit ktu e smiley

apo the albanian male medium smiley

per munges frymezimi(jo fondesh kesaj radhe) imagjinata u pezullua smiley

kush eshte xhentelmen ktu te ngreje doren smiley

si xhentellmen po pyessmileyi i thone ne gjuhen profesionale qepjes se objektit?ildisje? smiley

me njeren dor po shkruaj,tjetren e kam te zen me,,,,pultin smiley

smiley

ate thashe dhe une smiley pranej ska qene mire keto kohet e fundit ai .

Gjynah. Ne lule te moshes. smiley

Nese me lejoni, meqenese nuk njiheni me njeri-tjeri mos e ktheni ne kontekste personale se do merziteni kot.smiley

Kam pershtypjen s'e ketu po fillojne te bejne aludime pa vend. S'ka lezet.

Po po pa vend me ate mendje fli ti andej nga Debora qe ka mbuluar malet dhe fushat.

mire thote Dora. Tjetra ka ngritur nje shqetsim reacional, ju i jepni drejtim hormonal.Dhe ti Brad ankohesh pse te bllokojne.Po e con temen ne drejtimin e shqepur smiley

mu me kane blloku ? hera e fundit ka qene para tre vjetesh ,nejse , po e coj ne drejtimin e shqepur se ...ore Doktorr ke pas noj cike pune ? smiley

spiritus e ke gabim eshte be cun i mire..e ka mar kriskulli stafeten.....ja i cojme nje pucje te faqja qe seshte me cun i keq smileysmiley

bereqaves brad, jane shtu budallejt smiley per riqepje bejme ulje.

po ti ku e di qe nuk njihemi me njeri tjetrin ne?

Ore po gejsat e kan kete problemin e virgjerise?smiley

ah ne kete rast nuk e di cmund te beje shkenca si me femratsmiley

llastik koqeve???? lexo anekdoden me poshte.

Atje sikur eshte....sheshit,e problem mbetet vetem te zgjidhet "cilesia" demek...p.s. e lexova artikullin

pse me qeka i shkrete br3dharaku ?

ai o tu bo qef ju thartoni dhamet smiley

ne po jemi te  shkrete syte xixa smiley

Ku e ke futur Bredharakun?

ik o olsi ik  e fli smiley

ose prite se vjen br3dharaku vete ta tregon smiley

naten smiley

Uroj te kete mbijetuar. Naten.

Meqe ka lidhje me temen  njerez.

Vete njera tek doktori.... 

Doktor i thote, une do martohem se shpejti por i fejuari me kujton te virgjer, e une sjam, si ja bej? 

Nga ana profesionale skam c'bej i thote doktori, por do te jap nje ide. Naten e marteses merr nje llastik dhe lidhe nga kofshet diku, kur burri te jete gati per penetrim, ti kercit llastikun, dhe po te pyeti ai cfare ishte thoi  qe ishte cipa e virgjerise qe kerciti. 

Martesa shkoi mire, dhe iku cifti per muajin e mjaltit. Naten e pare para se te shkonin ne krevat gruaja shkon ne banjo dhe lidh nje llastik nga kofshet ne menyre qe njera ane e llastikut qe varej poshte te kerciste kur kjo ta terhiqte. I futet burrit ne krevat dhe avash avash situata percipiton, dhe ne momentin qe burri kreu penetrimin, kjo fap kerciti llastikun.............

uooouuuu, bertiti burri, ca qe kjo?

- hic tha gruaja, me kerciti cipa e virgjerise

- ka lezet virgjeria tha burri, sikur te kisha ta kercija prap cipen e virgjerise tha, SE ME ZURI NGA KOQET.

smiley

Kurse njona kishte mcef mollen poshte jastekut ,kur kishte ardh momenti i kishte fut nje te kafshume .

smiley

brad, ca pozicioni dhe ai qe ne nate te pare me molle poshte jastekutsmiley

Nje vajze jo e virgjer naten e pare te marteses mer boje te kuqe per te lyer carcafet e per ti treguar te shoqit qe ishte e virgjer..... ne mengjes vajza mori bojen e derdhi pak mbi carcafe,....por kur u ngriten ajo vuri re qe kishte hedhur gabimisht boje shkrimi blu....pa veshtrimin e merzitur te burrit dhe u shtang kur ai doli me nxitim nga dera....pastaj degjoji qe po fliste me vjerrin e i thote: Mos per dreq i çava temthin ?

 naten, se u ngrit temperatura ketu, po vete te shoh cthote moti per neser ne xtube.com smiley

smiley e beme edhe nje workshop info per sot

e sheh sa te mire jane mi...vetem se sjemi te dashurat e tyre...se kerciste shamata tani po he.....shihi se sjane gjithmone kaq te mire

le tjene si tu doje qefi goce smiley, mu sme prishin as rregullojne pune se une s'fus gja nxhep ...a po kohen qe harxhoj ktu ene ma kan borxh smiley ene te me rrine drejt smiley

mos me detyro te bej nja dhjete reklamime tani, kam guximin te pranoj qe i vizotoj keto site kreative,, jo si ca qe rin tere diten ne keto site dhe bejne gjoja sikur nuk i njohinsmiley

E me Elba, ta prishen temen keta uh? te thashe une, po ti me thoshe jo edukimi jo leshi. 

E ke vene re ate temen "tra -la - la - ja qe po degjon", ku peshqit sjellin linqe me kenget qe po degjojne me demek?

A t'i propozojme admin-it qe te hapin nje teme: oh - ah - oh - ja qe po shikon dhe te na sjellin linqe nga ato videot me ashtu ... smiley, e di vete ti?

Nje rruge e dy pune, edhe njerezia shkrifen ketu tek peshku, edhe kjo ceshtja e virgjerise, apo virgjinitetit, si i thone, zgjidhet njehere e mire.

Paska plase cipa e mendjes ketu...smiley

tallesh ti, shoqet kane halle, solidarizohu .hidhe si mbi vete shqetsimin e tyre

do jene budallaqe po te kene halle me cipa, ahh ta dija une qe aq ishte ajo pune do e kisha provuar ne rinine e hershme dhe jo te prisja princin e kalter.. pika mua..smiley

mnjf nuk i ke lexuar te gjitha postimet ti...smiley

jo akoma pse ka ndonje gje interesante pervec cipes? smiley

Ja nje barcalete...Nje prostitute vendos te mos kryeje me mardhenje seksuale dhe shkon tek doktori per te qepur vaginen se i ishte bere si tunel.
Ja qep doktori me gjilpere dhe pe.....ajo e falenderon dhe e pyet se sa lek kushton?
1000 lek i thot dokori.
Nuk kalojne 24 ore dhe prostituta shkon prape tek doktori.
Doktor i thote... mu shqep prape sepse mbreme bera seks me nje pasanik, ma bej hallall edhe kesaj here se nuk vij me.
Ja qep prape doktori dhe ajo e pyet sa kushton?
1000 lek i thote doktori.
Te nesermen perseri tek doktori ajo.... Te lutem doktor hera e fundit qe do vij te betohem.
Ja qep prape doktori dhe ajo e pyet sa kushton?
5000 lek i thot doktori.
Po pse mor doktor, heret e tjera me ke thene 1000 lek pse e bere 5000 kesaj rradhe???
Sepse kesaj radhe ta kam bere me zinxhir, e hap dhe e mbyll sa here te duash se na cave koken perdite i njejti avaz me ty!!!!

Idiote femer i them edhe vetes une kushedi sa here me ze te larte, e forta eshte ca fitova? smiley

ja fitove 50000 leke smiley ke humb dhimbjet e qepjes smiley 

Mire e ke ti prandaj femrat nuk bejne me lindje natyrale..smiley

Ke fituar virgjerine e mendjes. Plus edhe nja dy thesare te tjere qe ti i di mire se per cfare e kam fjalen. 

Seksin kur te duash aty e ke.

aman o kles ku ka princa te kalter me prejardhje shqiptare? smiley

e di o ket e di........bisha ne kuptimin bishe .....me fjale te embla sdi ta them jeni pakez hibrid misdis harbutit malukatit edhe kermillit

shqiptaret jane princa ngjyre kafe ?smiley

mesa di un termin ngjyre kafe e perdorim ne gjuhen shqipe vetem per nje gje,sipas teje ju meshkujt jeni ajo gjeja

Ne nje pike i bie ti!

Po kur ajo eshte shtriga?

u i behet dermani......i thua nenes tende te behet edh eme shtrige, eh si behet engjell ajo..na si ndrit me nga mami

Ah c'ja fut kot tashi. Sei molto di parte. Ta tha edhe Bradi.

e mo mire..ja dhe ti.....jemi shtriga ama sbejme magjira,bini vete brenda jemi thjesht shume te embla

Thjesht mos i fut te gjithe/a ne nje kallup. Ke njohur 2-3 njerez. Bota ka miliarda.

ate them dhe une,po me veshtiresohet perllogaritja,pikerisht se bota ka miliarda pse na takon te takojme nje a 2 a 3 persona m ne keto miliarda smiley

(oooooops po bej ekonomi)

Sepse jemi skllever te se shkuares tone?! Apo edhe se jemi thjesht nen efektin e ligjeve te probabilitetit edhe ne, si gjithe krijesat e tjera...

eshte pak e cuditshem dhe shume bruto por jemi nen efektin e probabilitetin e dhe ne

E dini pse femrat i mbyllin syte?

Po nuk e shohin dot me sy kur burri ndjen kenaqesi.. aq inat u vjen smiley

Pranej ato femrat qe mbajne syze kur bejne sex i heqin ?

po qe te shohin cdo gje turbull edhe te justidikohen qe skane pare gje se sshohin gje pa syzka

oh kles , me fal nuk e dija qe mban syze smiley

Problemi yt. Vetem ti mund te gjesh forcen per ta pare.

Kur mendoj se sa e madhe dhe e populluar eshte bota, ato mini-tragjedite tona me duken kaq idjote!

Jo me mire roze , nuk shkojne dy pjeshka ne nje dhome smiley

 e bukura eshte se tere ne ketu po solidarizonim me palestinen dhe tani shiko ku perfunduam te diskutojmesmiley

te propozoj ambasador paqeje dhe negociator ne lindjen e mesmesmiley

ne ngushticen e kanalit Suez smiley Ketlinen e dua asistente smiley

zgjidhe vete skuadren ke leter te bardhesmiley

po per ate solidarizim behet ky muhabet.

Gjithe parate qe do fitohen nga qepja do te shkojne, nepermjet nje shoqate bamirese, per te rindertuar Rrypin e Gazes, 

Edhe ju burrat, cunat ca dreq jeni ketu tek peshku mos beni shume gallate me femrat jo te qepura jo te shqepura, mos harroni se aty e perplasni koken..smiley

po mos o ket..mos me fjale me dy kuptime se aq duan keta.......pastaj keta i ke te gjithe me rreth te gishti .....

keta bilberojne ketu tek peshku se tek shtepia rrine urte e bute si cuna te mire..smiley

georgen

ta zeme se nje burr bie 9 ore par se te zgjohet por qe ne momentin qe shkon ne krevat gruaja do 2 ore seks ate nate, sa ore gjyme i ngelen burrit?

muahahahahhhahahaha 69 nuk me kishte vajtur ne mendje , e forte fare!!!!!!

Pergjigjia ishte 8 ore e 57 minuta haahhahahahahhha 

varet ca pi, cigaree apo bishta cigaresh smiley

ca i tha penisi kondomit?

me mbulo se une po hidhem ne sulem smiley

dukesh qe e ke bere ushtrine, nuk je brezi tim qe shpetoi me natonsmiley

kam nje qe eshte me e forta fare por po e thash do behem armiku numer nje i femrave te peshkut hahahaha

Po per sex oral si i behet per te kontrollu virgjerine?

Ne Turqi thuhet se perdorin zgjidhje akoma me alternative.

si eshte kjo zgjidhja mer?

Nqs. s'eshte orale, cfare i mbetet te jete?

Shume e perhapur ne Turqi. Kjo shpjegon edhe ca tendenca te tjera te turqeve, po nejse.

Kles une dorehiqem, sepse keta filluan te masturbojne kolektivshe tani

Masturbimi nuk ju ben as te cmendur as te verber.. smiley

e me  dhe ti leri te kenaqen me pak...........aq e kane nuk iu zgjat shume smileysmiley

smileysmiley

Naten e mbylla dhe une per sonte , u bo dy ore mo cu bome ne smiley

He se dhe ti ske dale pa gjo po he smiley

naten e mire smiley

 ........ duhet sh kohe per ca gjona...standarte edhe kohet e juve meshkujve dihen ...

kto standarte po na lejne jashte BE ne smiley 

me perseritje te votimit kur ka kontestime nga pala tjeter smiley

u cu shkrime.....me perseritje..po tani si te behet rruge kjo puna e kontestimeve qe te kete perseritje edh embase,po me duket se behet cudi pastaj,dhe cudia me e madhe 3 here zgjat

tre here...paske punu me standarte te ulta ti goce.smiley

sa e ndjeshme qenke ti lol ja pasoja e mungeses se zinxhirit smiley

Une mbarova pune! smiley Naten e mire! smiley

Sot ishit si shpirt! smiley

Nje qerre me komente dhe asnjeri nuk ka lexuar artikullin smiley

Kur fillojne keso lloj temash (sidomos nga femrat) me duket sikur e kane nga mllefi personal. Kushedi ç'ka heq kjo Kristina Zharkalliu. 

kjo eshte e bukura e rrjetit te lire qe te seleksionojne smiley

ika ene un  se krevati u ka ngrof tashi.noten çuna ene gocasmiley

ika dhe une naten, nje gje mora vesh sot qe jemi tere vetem si qyqesmiley

une thashe se do thoje qe keni ikur te tere per lesh..smiley

ikni ikni -prap ktu do vini smiley

252 komente rreth problemit kryesor te dites- virgjiniteti...ishte tema dmth

se per te dale dolem te seksi smiley

elba

ti ishe nismetare per te dal tek seksi,mos hidh gurin e fsheh doren smiley

Sikur....nga nje tulle te gjithe do kish mbaruar nje pallat....pune vullnetare.Eshte kjo pjese thelbesore e problemeve ?

Sikur....nga nje tulle te gjithe do kish mbaruar nje pallat....pune vullnetare.

smiley ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).