Roman i ri: Pesëdhjetë hije më të errëta, vëllimi i dytë

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

Sapo doli në treg volumi i dytë “Pesëdhjetë hije më të errëta” i romanit tashmë të suksesshëm edhe në tregun shqiptar “Pesëdhjetë hijet e Greit

Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju.

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar… të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo…

Shtepia e Librit - Blog

13 Komente

Lexova nje interviste te kesaj gruas, autores, dhene ndaj ca francezeve. OK, s'e mohoj, Francezet shquhen per tallje trapi me debilet e Amerikes, por s'e prisja qe kjo gruaja te ishte vertet debile. Ishte... OK, vari qillon kesaj, tani e kam nje pyetje per "shtepine e librit".

Ne pergjithesi, kush i ben keto hyrjet apo paraqitjet e librave qe sillni ketu : ju apo autori apo botuesi apo perkthyesi apo ku e di une ?

Se po te jete qe i beni ju vete, do te me vinte keq. Kur po lexoja kete : "(...) ky është një roman që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju. (...)", me erdhi ne mendje nje bananalizem, por pastaj e lashe, e lashe ne potencialitet, siç do te thoshte Rame Edi apo Nano Muçi, me nje dakortesi te papare.

Kur ben kritike dhe ti, mos mbette tutkun ne kembe.

Nuk e di sa ne rrezik do t'i ve paragjykimet e tua, Hurbinek, po te te them qe behet fjale per nje debile te Britanise se Madhe.

Vari qillon paragjykimeve te mia, ska bere kush prokopi me to qe do te na besh ti. OK, ishte nje debile e Britanise se Madhe qe fliste si amerikane.

 romanit tashmë të suksesshëm edhe në tregun shiqiptar

Nje roman qe ka kaluar ne heshtje edhe nga avokatet e barazise gjinore ne Shqiperi. Asnje reagim, asnje debat.

Le 50 sfumature del vomito... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).