Receta italiane gatimi: Mirë se erdhët në kuzhinën time

Mire se erdhet ne kuzhinen time, Benedetta ParodiMirë se erdhët në kuzhinën time” ju sjell 225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurtë të ndara sipas muajve.

Libri i parë i recetave i Benedetta Parodi, “Gatuaj e Shijo”, pati një sukses të paparë sepse u dha të gjithëve mundësinë të gatuajnë për të tjerët dhe për vete, gatime të shkëlqyera, të shëndetshme, të shpejta e shumë të lehta për t’u përgatitur. Por ky sukses editorial zbuloi edhe një dukuri befasuese: shumë lexues të Benedetës rrëfejnë se jo vetëm e kanë shfletuar atë si libër recetash, herë pas here kur kanë pasur nevojë, por e kanë lexuar nga fillimi në fund, sikur të ishte roman.

Pra, qenë vetë lexuesit që i sugjeruan dhe i kërkuan autores, t’i shtonte librit të saj, veç recetave të reja të shumëpritura, edhe tregimet spontane të veprimeve dhe përvojës së vet në kuzhinë, mendime, kujtime, ngjarje të thjeshta, emocionet dhe shqetësimet familjare të jetës së saj të përditshme. Jeta e një gruaje që punon, që ka burrë e fëmijë, tek e cila gjejnë vetveten me lehtësi të gjithë njerëzit që e ndjekin me entuziazëm prej vitesh.

Do të kalojmë pra një vit të tërë në shoqërinë e Benedetës dhe do të përgatisim së bashku me të gatime për ditë të zakonshme a për ngjarje të rëndësishme sipas recetave të saj, duke pasur kujdes të përdorim sa të jetë e mundur më shumë prodhime të stinës, të shijshme dhe ekonomike!

Për një vit të tërë Benedetta Parodi ka shënuar në bllokun e saj jo vetëm qindra receta të reja, të shijshme e të lehta për t’u përgatitur, por edhe shumë mendime, përvoja dhe ngjarje nga jeta e saj e përditshme e familjare.
Mirë se erdhët në kuzhinën time i jep mundësinë lexuesit të kalojë 12 muaj me autoren duke provuar kënaqësinë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të saj, gatimet më të përshtatshme për çdo stinë të vitit:

• Nxitëse dhe gjallëruese në pranverë
• Të lehta e freskuese në verë
• Oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë
• Plot kalori dhe energjike në dimër

Mbi autoren

Benedetta Parodi, lindur në Alesandria, diplomuar për Letërsi bashkëkohore në Universitetin Katolik të Milanos është gazetare profesioniste. Për vite me radhë ka përgatitur faqen e spektakleve në Italia 1, Studio aperto, dhe ka drejtuar emisionin e lajmeve.

Mjeshtre e apasionuar e kuzhinës, prej 2008 është ideuese, autore dhe drejtuese e rubrikës shumë të njohur Cotto e Mangiato që transmetohet çdo ditë ne edicionin e orës 12.25. Rubrika përgatitet drejtpërdrejt në kuzhinën e shtëpisë se Benedetës.

E martuar me gazetarin sportiv Faboi Karesa dhe nënë e lumtur e tre fëmijëve, ajo na e tregon kështu përvojën e saj: “Ta shndërrosh pasionin tënd në punë është një privilegj që vërtet mund ta gëzojnë shumë pak njerëz. Prandaj, kur m’u paraqit rasti për të ideuar emisionin Gatuaj e shijo nuk pata mëdyshje: braktisa lajmet mbas plot 8 vjetësh dhe iu përvesha kuzhinës së shtëpisë sime, pa përfillur rrëmujën e lumtur nga shoqëria e vajzave të mia, të cilat shpesh e me shumë dëshirë futen nën tryezë e bëjnë shakara me mua. Zgjedhje e guximshme? Ndoshta. Por besomëni, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur!”

Pas suksesit të madh të librit të parë, Gatuaj e shijo, që përmbledh recetat e rubrikës së saj televizive, Benedeta iu kushtua edhe veprimtarisë botuese, e cila është bërë tashmë për të vërtet profesion i dytë.

Shtepia e Librit - Blog


7 Komente

kuzhina italiane mban vendin e pare.

puna eshte: a ka interes per libra te tille sot,  kur receta gatimi, italjane e me gjere, gjen  plot neper internet, gradis..smiley

eja sot per darke nga neve, mos harro...mishin me se ta bej ? smiley

smiley

tani e kanë zëvendësuar me "Son' Tesa ma non son' çesa".

ah, "le uova le uova le uova... le ouvaaa"

"Sono Benedeta Parodi..."

vallaj te mira jane si guzhina italiane , franceze etje tj

por........po nuk hanga icik gjelle shqiptare nuk me kalon dita rehat smiley

kot bejne keta po he se kur hane buke me qepe e djath e nje teke raki fillojne e kendojne poshte italia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).