Uniteti Mendo Pozitiv: 5 orë duke lyer faqen e murit ndarës të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, për të shënuar aty disa nga fjalët magjike të harruara nga pjesa më e madhe e shqiptarëve.

Fytyra të varura, nerva gati për shpërthim, harbut dhe të pasjellshëm, kjo është pamja që na japin shqiptarët sa herë ne vijmë nga jashtë saj. Sa herë që udhëtojmë jashtë kufijve, fillojmë të vërejmë se sa të sjellshëm janë njerëzit dhe se sa natyrshëm u rrjedhin fjalët e mira nga goja.

Kur  kthehemi në vendin tonë që e duam kaq shumë dhe që do jetojmë gjithë jetët tona, vërejmë një mungesë totale etike në sjellje. Ulni kokën dhe bëni sikur nuk i shikoni njerëzit rreth e rrotull, afroheni diku për një informacion dhe nuk dini të thoni “më falni a mundem t’ju bëj një pyetje”, merrni një shërbim nga shitësi, kamarieri, punonjësi i bashkisë apo i kujtdo tjetër dhe shumica prej jush nuk thonë “ faleminderit”

Shkëmbehemi në rrugë çdo mëngjes me fqinjetdhe bëjmë sikur nuk e shohim njëri-tjetrin, nuk themi dot as “mirëmëngjes”.

Bëjmë gabime dhe gjejmë vetëm justifikime në vënd që menjëherë të themi “më fal”.

Harrojmë të themi “ të lutem”,  harrojmë të përshëndesim dhe të falenderojmë.

Si mendoni o njerëz? Mendoni se këto fjalë janë iluzion i të kaluarës së larget dhe duhen harruar sa më shpejt? Mendoni se nuk kanë vlerë dhe janë të panevojshme? Mendoni se do ia u marrin të tjerët për keq apo dobësi? Cfarë keni që nuk i përdorni?

Cilado qoftë arsyeja juaj që nuk i përmëndni këto fjalë “ E KENI GABIM”; këto fjalë nuk ju bëjnë keq, këto fjalë nuk janë krijuar kot dhe nuk janë pjesë e harresës tonë.  Këto fjalë nuk duhen neglizhuar në jetën e përditshme sepse ia u bëjnë më të bukur atë, në çdo moment.

Sa më shumë ti përdorni ato aq më shumë njerëz do iu buzëqeshin, aq më shumë njerëz do iu respektojnë, aq më pak keqkuptime do iu ndodhin gjatë ditës. Aq më shumë njerëz do iu ndihmojnë.

Kjo është arsyeja përse Uniteti Mendo Pozitiv mendoi që të kalonte 5 orë duke lyer faqen e murit ndarës të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, për të shënuar aty disa nga fjalët magjike të harruara nga pjesa më e madhe e Shqiptarëve. Duke e nisur me fjalen “Janë Falas” dhe më pas me “ Mos i Harroni”, ne vendosëm të lejmë sërisht shenjën tonë në Tiranë. Me këtë shenjë ne do i rikujtojmë vetes dhe bashkëqytetarëve disa nga këto fjalë të cilat gjithmonë duhet ti kemi parasysh dhe ti artikulojmë më shpesh në ditën tonë.

Këtë herë u shtuan edhe më shumë anëtarë në aktivitetin tonë dhe sigurisht ne u përmirësuam edhe më shumë. Eksperienca ishte e bukur dhe gati 13 veta kanë dhënë për 5 orë kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.

Gjatë kësaj kohe, shumë njerëz na përgëzonin që vendosëm të bëjmë këtë aktivitet, sigurisht kishte dhe nga ata që kritikojnë çdo gjë që ndodh rreth e rrotull tyre dhe hidhnin shprehje “kot i japin lek këtyre të bëjnë këto gjëra” ose “ua e rregulluan sitatën me këtë që bënë” . Për të cilët ne nuk kemi asnjë koment përveç  se keqardhjen tonë të sinqertë që nuk arijnë të shohin asgjë të bukur rreth e rrotull, por japin vetem kritika dhe fjalë.

Këtë aktivitet, për arsye kohore ne nuk e kemi bërë me leje në Bashki dhe për këtë kërkojmë falje publike dhe nëse nuk është në parametrat e duhur, apo dëmton ambjentin rreth e rrotull, ne do e rikthejmë siç ishte, madje më mirë se aq sepse do fshijmë edhe grafitit pa lidhje të thirjeve politike apo të njerëzve që thjesht kishin menduar se aty, në murin e shkollës duhej shkruar “kinezi” ose fjalë të tjera pa kuptim.

Megjithatë ne patëm edhe përkrahjen e tyre sepse gjatë kohës që po punonim u afrua një zotëri i cili u prezantua si drejtor i teritorit publike në Tiranë dhe me të drejtë kërkoi të na ndalonte aktivitetin që po bënim, megjithatë sapo kuptoi realisht çfarë po bënim, na lejoi të vazhdonim punën dhe iku duke buzëqeshur. Këtë zotëri e falenderojmë për gjestin që bëri. 

Sigurisht që Tirana dhe sjellja e individëve nuk do ndryshojë vetëm nga ky aktivitet, por ne të paktën do ndryshojmë dhe sa herë që do e shikojmë këtë shkrim, do rikujtohemi që duhet ti përdorim më shumë këto fjalë. Ata më pozitivet të cilët kuptojnë domethënien e këtyre fjalëve do na përkrahin dhe do e rikujtojnë sa herë ta shohin duke u ndërgjegjësuar për nevojshmërinë e tyre dhe duke mos u përshtatur me masën. Ky është një sukses i madh për ne, dhe na jep akoma më shumë dëshirë për të bërë gjëra të tjera më të mira.

Ju faleminderit të gjithëve për kohën që shpenzuat me këtë artikull.

http://www.mendopozitiv.com

55 Komente

Nuk di se si jane organizuar keta te rinjte por me sa lexoj ketu "Bravo ju qofte!" .

Aktivitete si keto do i duheshin me teper ketij 100-vjetori dhe jo aktivitete qoftesh e tymi (qe gjithsesi jane pjese e rendesishme e festes por jo per tu kthyer ne kryefjale). Tregoni me teper ndergjegje qytetare dhe perparimi do pasoje. Mbaj mend qe keshtu ka thene dhe Ismai(l-ja mungon se ishte me tollon) Qemali ... smiley

Uu, perballe shtepise sime te vjeter! smiley ;Me vjen mire per gjestin, po neve nuk eshte se na kane munguar "pallatet me fjalet magjike", ke rruga Bardhyl eshte nje pallat i tere, po njerezit s'duhet te kene frike t'i perdorin.

Megjithate, une duhet te them qe edukata dhe miresjellja imponohet. Nese i pershendet, je ti i pari qe i perdor ato fjale, u buzeqesh, njerezit nderrojne ton, nderrojne shprehje. E kam nga pervoja ime 4 vjecare pikerisht ne ate lagje, qe thoshin se eshte problematike.

Bravo, megjithese mungonin disa fjale magjike si "ohhhhhh" dhe "mos ndalo".

Rri urte Xhibole, se eshte shkolle per femije ajo. Te kam thene, qe duhet te martohesh. smiley

Sa per temen , bravo u qofte ketyre te rinjve , jane per t'u admiruar!!!

E te mendosh c'fare krimi ben shoqeria kur ua pret endrrat dhe pasionin ne mes ketyre filizave te pafajshem smiley

Shume mire kjo. E kam vdekje, kur them vdekje, e kam fjalen se me vjen t'ia rras me grusht turinjve ndonjerit qe me drejtohet pa me thene ne fillim "miredita" (bonjour). Ne rruge, eshte e qarte se as qe iu kthej pergjigje kur me flasin pa "miredita", por edhe tek puna, qofte kush qofte, edhe presidenti i kompanise te jete, s'me tha "miredita", ia them cope : "thoni miredita ne fillim, pastaj flasim".

Miredita Hurbinek,

A beni perjashtime ne raste emergjencash?

e nderrove ehhh smileysmileysmiley 
...po me te dhene qe puthen pas pershendetjes, si do ja besh smiley 

ju lumte çunave dhe gocave.smiley

Ke ekzagjeruar...nuk eshte krejt keshtu.....ah ,deri me 30 nentor,,,Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote.Ne te banojne njerezit me te kulturuar edukuar e miredashes ne bote.Shqiperia eshte parajse.....smiley

Shqiperia eshte parajse.....smiley

......

e stilit komunist ama smiley

veery nice

Une i perdore fjalet magjike. Por shohe qe njerzve nuk i bejne pershtypje sido qe te jete perkundrazi duket sikur pasi u'a thua ta marrin si dobesi edhe mund te fryhen e te te marrin neper kemb. Ato qe nuk i thone vete keto fjale, as nuk i mirepresin. Mgja une vazhdoj ti them.  Ju pergezoj per kte aktivitet! Vazhdoni keshtu

Jam dakord me Ty , e kam vene re dhe vete sa here qe shkoj ne shqiperi I jave me zgjat ajo sjellje e mire , pastaj du sdu un , kthehem ne harbut se perndryshe tvejn per fun smiley

Inisiative shume e bukur. Duhet te behet ne cdo shkolle tetevjecare, po ju doli boja. smiley

Shume mire u ka vajt mendja.Po rritet ne vendin tone  nje brez i ri  i pa  edukate.Kete e vene re te gjithe femijet qe vine nga jashte.

 

Fytyra të varura, nerva gati për shpërthim, harbut dhe të pasjellshëm, kjo është pamja që na japin shqiptarët sa herë ne vijmë nga jashtë saj. Sa herë që udhëtojmë jashtë kufijve, fillojmë të vërejmë se sa të sjellshëm janë njerëzit dhe se sa natyrshëm u rrjedhin fjalët e mira nga goja.

 

Tipike e emigranteve, vijne e te cajne derrasat pa i menduar gjerat thelle por perkthejne gjerat qe degjojne andej. Fjala "te lutem" ne shqip asnjehere s'ka pasur perdorim te perditshem, pervecse ne libra ku eshte perkthyer nga nje gjuhe e huaj, dhe vetem ne disa raste, sidomos ne gjera serioze. Por ne te perditshmen, ne dyqan, ta zeme, ne shqip zevendesohet me "a ka mundesi", "ma jep pak""po s'e pate bezdi", e fjale te tjera te tilla qe jane shqip e s'ka pse te perktheje tjetri ne jeten e perditshme fjalet e dynjase qe t'u tingelloje emigranteve i edukuar, sepse ne shqip me keto e ke bere pjesen e miresjelljes. Keta lexojne dy gjera andej e bejne si ata djemte te ollga, qe shesin gomeret per te blere bicikleta e pale c'u duket vetja. Nderkohe qe atje ku jetojne fjalen "fuck" e degjojne ne familje mes prinderve e femijeve adoleshente ne shume raste, e ne TV ne mes te dites.

Jo, eshte e vertete.Femijet  qe rriten ne Shqiperi nuk kane edukate.Duhet ta pranojme.Une nuk kam jetuar jashte,megjithate eshte dicka qe vihet re te femijet qe vine nga jashte.Pas nje muaji ,kuptohet,behen dhe ata si keta ketej.

Jo, ka plot femije me edukate, qe nuk thone as "hajde", por "eja", sidomos ata qe jane rritur vetem me bang-bang. Po i le gjithe diten ne rruge poshte pallatit, ashtu do behen kudo qe te jene. Shqiperia ka plot femije te edukuar sic ka dhe te paedukuar. Ka te llastuar, ka agresive, ka te anashkaluar... ka te gjitha llojet, si kudo neper bote.

wadafak, sigurisht qe ka femije te edukuar, dhe sigurisht qe ka fjale te tjera miresjelljeje. Kjo nuk diskutohet, por ajo qe ne duam te themi eshte qe egziston nje shumice e paedukuar e cila imponon dhe pjesen tjeter qe nuk duan te jene te pasjellshem, dhe rrjedhimisht ndikojne humorin e gjithe Shqiperise. Keshtu ne nisim dhe tregojme anet e mira te miresjelljes per te imponuar te kunderten dhe per te mos rrene pre e shumices me gabime.

Ne qe jemi ne kete unitet jetojme te gjithe ne Tirane, jo jashte Shqiperise, por me shume kete problem e veme re kur vime nga jashte saj, sepse aty shofim edhe boten tjeter jo vetem realitetin shqipetar, dhe keshtu mund te dallojme ndryshimin se kur jemi gjithe kohes ketu na behen gjerat normale dhe vazhdojme diten me kete normalitet.

Faleminderit ty dhe te gjithe komentuesve te tjere per komentet tuaja.

E kuptoj, por po e beni gabim. Nuk e edukon dot popullin me miresjellje duke qene aq i pasjellshem sa ta quash "Fytyra të varura, nerva gati për shpërthim, harbut dhe të pasjellshëm, kjo është pamja që na japin shqiptarët sa herë ne vijmë nga jashtë saj."

Nese doni te promovoni miresjelljen, perpiquni ta beni me miresjellje.

 

Fjala "te lutem" ne shqip asnjehere s'ka pasur perdorim te perditshem, pervecse ne libra ku eshte perkthyer nga nje gjuhe e huaj.

si ka mundesi per ju ??

 Por ne te perditshmen, ne dyqan, ta zeme, ne shqip zevendesohet me "a ka mundesi", "ma jep pak""po s'e pate bezdi", "e ke problem", e fjale te tjera te tilla qe jane shqip

Ja shpjegimi. 

Fjala "te lutem" perdoret kur dikush te thote "falemnderit" per dicka, dhe ti i pergjigjesh "te lutem".

Asnje s'ma heq nga mendja, qe femijet e rritur ne regjimin komunist jane me te edukuar se femijet e perendimit. Kjo ka vazhduar dhe me pas, por ne renie, por prape ka qene mire. Ne coheshim ne autobus per te rriturit, respektonim e kishim frike nga figurat autoritare "polici, mesuesi", etj. Djemte nuk flisnin fjale te pista ne sy te vajzave, e keshtu me radhe. Pastaj morem zakonet e perendimit e filluam te "mos e qethim per asnjeri". Tani perdoren fjale te pista mes vajzash e djemsh pa piken e problemit e s'cohet njeri ne autobus, e mesuesi e polici jane thjesht rrogetare per nje kore buke. Te gjitha keto i kemi marre nga perendimi, e keshtu ka per te vazhduar, por kush do ta edukoje femijen, e edukon ne familje. Kush e le pas dore, nuk e edukon. Kjo vlen kudo neper bote, jo ne Shqiperi.

 Pastaj morem zakonet e perendimit

smiley Nuk e di per ke perendim flet ti, por te siguroj qe s'po flet per perendimin e EUROPES , e as vendet e zhvilluara ( nese i referohesh atyre).

Per te gjithe perendimin flas, ku te paedukuarit jane me te paedukuar se te paedukuarit tane. Edukata eshte familjare, personale ne te gjithe boten. Po ne jemi mesuar te shajme shqiptaret, keshtu qe varja. Kot qe te flas me. Eshte bere semundje tani.

Une s'fola per shqiptar, e as me pak ti shaj. Thjeshte po te them, qe s'ka kuptim paralelizmi qe ke marr me perendimin. Sepse s'eshte i vertete.

e ka me evropën perëndimore dora. jo verioren.

noj ndryshim kush e di se ça vërtet nuk ka

ky po ben humor.

femijet ne Kanada jane shembull . Te mesojne dhe ty si te sillesh smiley trust me

Sigurisht, por humori s'te ben te qeshesh po s'u bazua ne realitet. Ashtu te duken, ngaqe jeni shtresa e fundit shoqerore pas indianeve, dhe ju duken te gjithe lart. Edhe "fuck" tingellon bukur ne gojen e tyre. Por fakti eshte qe ata kane te paedukuar po aq sa ne, dhe te paedukuarit e atyre jane me te paedukuar se te paedukuarit tane. Por kur ta kuptosh, s'do t'i hyje njeriu ne xhep.

Kete per shembull s'kam degjuar ta bejne te paedukuarit shqiptare.

Te rinj kanadeze, ne toronto, qe supozohet se duhet te me mesojne edukaten mua, shkojne dhe urinojne te pastrehet ne koke teksa flene rrugeve, e filmojne njeri-tjetrin. Urdhero. Po deshe, ka prape.

Mos ju fut paralelizmave kot. Ty personalisht te duket sikur shqiptaret kane etike qytetare, edukate dhe miresjellje se disa vite me pare? Kaq eshte analiza qe duhet te besh.

disa vite me pare imponohej qe ne shkolle, sot ka mbetur vetem ne dore te familjes.

Si te mos merrem me paralelizma. Vete artikulli krahason femijet shqiptare me femijet andej, me paralelizma, ti me thua qe une te mos bej paralelizma? Ju te beni, une te mos bej?

Flije mendjen! Ketu ka te rinj shume te edukuar, pak te edukuar, dhe aspak te edukuar, si ne cdo vend te botes. Cdo pergjithesim negativ i shqiptareve vjen nga inferioriteti i emigranteve dhe shqiptareve ketu. Me kohen do t'u kaloje inferioriteti, por rob ndryshe nga bota nuk jemi.

shiko, s'di si te ta shpjegoj por une e kam te qarte qe s'jemi ndryshe nga bota. dmth ajo ceshtja qe permend ti per "inferioriet" vjen nga ty, jo nga une. pra dmth( x2), qe fakti qe ti e permend inferioriten do te thote , qe e ndjensmiley e keshtu me rradhe...

ende ti perdor fjale se "imponohet" ne shkolle. nderkohe ne vendet perendimore, mesohet ne shkolle etika e sjelljes. per te bere nje shoqeri me te mire. 

te them qe s'duhet te besh paralelizma, sepse futen KULTURAT( ne sensin e diferencave ndermjet kombeve) te ndryshme.ndaj psh nje fjale e piste ne nje kulture mund te kete marr nje konatacion me trendi ne nje tjeter. 

ndaj cdo komb duhet ta krahasoj sjelljen e tij me vetveten. mua me duket sikur ne Shqiperi , sjellja SHOqerore, po perkeqesohet. nese ty te duket ndryshe me thuaj.

p.s. shpresoj te jem sqaruar disi, sepse u perpoqa ta shpjegoj thjeshte.

edukaten e kemi dhe ne ne programe shkollore, sa per sjelljen, e kam shpjeguar tek pergjigjja e dyte qe i kam dhene pjerit. 

Nisma e shoqates "Mendo Pozitiv" me pelqeu, dhe ne kohen e sotme jane mese te domosdoshme te edukohen te gjithe, me fjale te tilla. Kjo gje duhej bere qysh ne shkolle, siç i benim ne ne kohen e socializmit. Ne kohen e sotme (siç kam vene re, dhe qe e permendi dhe nje komentator ketu) po te perdoresh keto fjale te sjellshme e te kulturuara, ta marrin per dobesi, dhe shum njerez duan ti perdorin por nuk e dine se si do reagoje tjetri. 

Persa i perket debatit ketu, them se Wadafak ka nje fare te drejte, se; ne kohen e socializmit, ne kemi patur me shume kultur se perendimi dhe lindja. Nuk eshte se perendimi eshte pa kulture, edhe ketu ka kulture, por ketu ka me shume disipline, dhe eshte kjo gje qe ben qe ketu te duket se ka kulture te tepert. 

Pjer, une jam shume dakord me reklamimin e edukates. Nese ata vijne e thone: "Femijet tane duhen edukuar me shume me keto e keto fjale", urdhero, bravo u qofte. Por nese thone "femijet tane jane harbute, me fytyra te zymta", ate nuk e pranoj. S'e di une c'familje kane keta, por familja ime eshte e edukuar, femijet i ka te edukuar, dhe ka plot familje te tilla, e s'lejoj njeri ta hedhe poshte mundin e atyre prinderve, mes qindra veshtiresive qe ka jeta ne Shqiperi.

Ajo kultura qe thua ka perendimi, eshte e ngjashme me kulturen e kameriereve, shitesve apo punonjesve ne dyqanet e shtrenjta, restorantet e shtrenjta, bankave e kompanive te medha, ku jane te detyruar te te sillen me kulture e ua kerkon puna. Kafenete e lagjeve ku pine kafe vetem xhajet e lagjes, s'ndiejne se duhet ta imponojne ate kulture e miresjellje deri ne ate pike. Kur te ngelen pa leke, do ta imponojne dhe ata. Eshte ceshtje shtresash. Shtresa ka kudo, te edukuar e te paedukuar, ne te gjithe boten. Nese ne kemi me pak hotele te shtrenjta e banka e restorante te shtrenjta, eshte thjesht ceshtje kohe para se te behen et gjitha si ato, dhe ceshtje mireqenieje ekonomike.

Ketu wadafak, ka disipline, frika nga ligji, vetdisipline dhe eshte kjo gje qe i ben perendimoret te duken te kulturuar. Psh ketu ne oren e mesimit, nuk lejohet telefoni, apo çumçakizi. Mirpo sapo dalin jashte oborrit te shkolles, veç kur i ndigjon me fjale te pista, fakju, fakme etj. Por jo te gjithe jane keshtu, ka familje serioze, me disipline, qe kur vajza apo djali (ne shkolle te mesme) duan te dalin jashte, marrin leje tek prinderit. 

Po edhe ketu ka familje te tilla plot. Si qenka kjo? Dilkan femijet tek ne pa leje nga prindi? Edhe ketu ka shkolla private qe s'i lejojne te mbajne celulare e camcakeze, dhe shkolla shteterore me mesues qe s'i lejojne, e me . Edhe ketu, ne qytetet e medha ka me shume njerez qe e zbatojne ligjin se ne qytezat e vogla. I vetmi ndryshim, i gjithe ndryshimi tek ne, eshte mungesa e parase dhe tradita e te pasurit para. Sepse ai qe ka para do te paguaje qe ta edukoje femijen, e sa me shume te jene njerezit qe kane para te paguajne edukimin, aq me shume te edukuar ka. 

''Mirpo sapo dalin jashte oborrit te shkolles, veç kur i ndigjon me fjale te pista, fakju, fakme etj

 

Pjero,  me kenaqesi konstatoj qe paske ecur goxha me anglishten..smiley      per kurjozitet,  si tu duk nicku i ketij: wadafak?smiley

Belulo, ndoshta shkruhet ndryshe, por une e shkruaj siç e ndigjoj smiley

Komunikimi mes banorve te qytetit por edhe te fashtit ne kohen e socializmit ka qene nja 100 here me i mire sec eshte sot, bile ne fshat akoma me i mire atje u flisnin "Mirdita" "Mirmengjez" "Tungjatjeta " ..edhe njerzeve qe nuk i njihnin! Salutimi ishte nje gje normale ne te gjithe shoqerine shqiptare! Ishte tradicionale! Sot eshte dhjere..i gjithi! Do zoti keto forma ndoshta funksionojne te pakten te shkojme tek traditat e vjetra! 

Ju faleminderit te gjitheve per komentet tuaja te mira, na bejne te besojme me shume ne kauzen qe po ndjekim dhe sigurisht te permiresohemi gjithmone dhe me shume.

Aktivitete te tjera na presin smiley

Ju uroj per nismen dhe ju inkurajoj ta vazhdoni se kemi shume nevoje per nisma te tilla.Edukimi i shoqerise fillon qe ne gjerat me elementare ,me edukaten individuale ,e cila duket sikur eshte lene pas dore.

me vjen shume inat ,kur pyes femijet e familjeve qe jane rikthyer ne Shqiperi(por dhe qe realisht kuptohet dhe pa i pyetur nga reagimi i tyre dhe sjellja e tyre) ,se c'ju ben pershtypje te femijet e Shqiperise ,dhe ata te gjithe e vene ne dukje faktin qe ketu u duken shume te paedukate femijet,te pasjellshem me mesuesit me prinderit ,te parespektueshem...

Edhe ta mendosh ,qe ne Shqiperi shumicen e mamave i kemi te papuna dhe te ngeshme per t'u marre me edukimin e femijeve ,krahasuar me ata jashte .Ne nuk dime ,mesa duket, te edukojme femije.Te rritesh femije eshte gje tjeter,te edukosh eshte gje tjeter.Ketu grate harxhojne tere kohen me pune shtepie dhe lene pas dore edukimin e femijeve.Me mire te rrallojne ca pune e t'i lene pas dore dhe t'i kushtojne me shume vemendje edukimit te femijeve te tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).