Mungesa e një monografie serioze dhe biografie të plotë e shteruese e bën të vështirë për studiuesit e mëkëtejmë të hedhin dritë në veprën e Lasgush Poradecit. Por, një gjë sot është e qartë: A lexohet vepra e tij? A ka ndonjë vlerë estetike, që i ka mbetur në këtë kohë? A mundet vallë ajo të ushqejë ndjenja estetike dhe t'i shijojë publikut? Për hir të së vërtetës, ai është larg shijeve të publikut. Për të mos thënë shumë demode. Ky mjeshtër i fjalës i përket kohës kur jetoi dhe kaq. 

Në kujtimet e bashkëkohësve nuk gjejmë shumë gjëra. E fundit, që hedh dritë më shumë, dhe që shfaq pak a shumë një Lasgush shumë pranë asaj që mund të merret me mënd, janë kujtimet e studiuesit Nasho Jorgaqi (një bashkëkohës i tij), ku ne gjejmë referencat e para të sinqerta për të. Jo se kanë munguar më parë. Por të gjitha, ose më shumë ato që janë shkruar për të, janë të tipit: Lasgushi dhe ne. Ose Lasgushi më tha mua se...Të duket sikur ke Kantin e Dekartin dhe artikullshkruesit që e ndjekin me interes në atë që quhet besimi, që ai u jep dishepujve të tij, të cilët me këtë rast iluminojnë dhe pak veten. 

Në fakt, nga ai korpus i veprës së tij mund të mbeten vetëm pak poezi, që shquhen për muzikalitetin dhe që mund t'i rezistojnë kohës. Të tjerat, mund të thuhet se nuk e ngrenë atë më shumë sesa në një poet lokal shqiptar. Në një kritikë të kujdesshme dhe tepër impenjative për të futur dhe metodika të avancuara, studiuesi i ri Elidon Gjika, mundohet ta dizenjojë, por panegjirizmi nuk bie aspak. "Në vizionin e Lasgushit mbi letërsinë lypset theksuar paraprakisht mosgjetja e ndonjë gjurme inferioriteti, që mund të buronte prej përkatësisë në një letërsi ende të pazhvilluar dhe periferike krahasuar me letërsitë e tjera të rajonit, kontinentit e më gjerë. Përkundrazi, pjesë e "Republikës së Letrave" është edhe letërsia shqiptare. Mes autorëve të letërsisë botërore që kanë huazuar lëndë nga burime të ndryshme, për të krijuar Gjë të Re, Lasgushi rreshton edhe Pjetër Bogdanin me monumentin letrar "Cuneus prophetarum", duke caktuar pjesë të arradhës së zgjedhur të atyre krijuesve ku, "SHPIRTI i veprave artistike të vërteta, QËNIA METAFIZIKE e artistit të RI KRIJONJËS, është e TRETUR në VEPRËN RIKRIJESË të tij!", shkruan ai. 

Për të qenë në realitet, Lasgushi fillon e lulëzon në një kohë kur letërsia shqiptare sapo çohet në këmbë. Edhe pse shumë i kultivuar për kohën, ai nuk është se bën ndonjë përjashtim të madh nga kjo kohë. Kumtet filozofike që mveshin veprën e tij dhe që kritikët e shumtë të vendit, që janë marrë me të, ia vlerësojnë shumë, gjithsesi nuk vlejnë sot në stadet ku arritur letërsia (Por edhe në atë kohë), që ta bëjnë atë një personazh mbi gjithë poetët bashkëkohës. Dhe, në një farë mënyre, kjo duket në marrëdhëniet që ai ruan në kohën e vet me krijuesit. Jo thjesht zilia, por karakteri i tij, dhe më shumë vlera e vërtetë, i bëjnë një sërë njerëzish të shquar ta mbajnë larg me kujdes. Studiuesi Nasho Jorgaqi e thotë me shumë elegancë këtë. 

Shumica mundohen ta mbajnë larg dhe, më shumë sesa i bezdisshëm, Poradeci trajtohet thjesht pak si demode. Shumë, e lënë pas që në kohën e tij. Ndër ta mund të përmendet Migjeni, që edhe në kohën kur po shkruajmë është tejet modern. Migjeni, nga ato që lexojmë dhe ato që përshfaqim, nuk është thjesht i veçantë, por edhe një krijues i lindur për të bërë ndryshim. E ky ndryshim i jeton kohëve dhe pothuaj tre sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore ku mbijeton vepra e tij. Në fakt, s'janë vetëm ata. Mjeda, kohë më parë, tregon me ëmbëlsinë e tij lartësinë më të madhe ku mundi të arrinte poezia kombëtare lirike. Por, nuk mund të thuhet se ka ndonjë zhvillim të madh. Të kujtojmë se Ballkani s'është aq i prapambetur dhe, të paktën para luftës së Dytë Botërore, letrarët tanë kanë mundësi të shkëmbejnë. Edhe këtu, sërish, letërsia e Migjenit i tejkalon të gjithë bashkëkohësit e tij shqiptarë. 

Këtë duhet ta ketë kuptuar në të gjallë Lasgushi dhe të tjerë, dhe, ajo që mundohen të vazhdojnë është të merren me gjëra që në fakt s'lidhen kurrkund me frymën që përshkon letërsinë ballkanike dhe që ata s'mund ta ndjekin dot. Vetëm se Migjeni, kësaj fryme të letërsisë ballkanase i tregon se mund të ketë frymë shqiptare, kurse Lasgushi as nuk perceptohet dot atje. 

Lasgushi jeton gjatë, por vdes edhe pa vdekur në mendjen e njerëzve, që pothuaj e dinë të vdekur. Megjithatë lë poezi, që e diferencojnë me shumë syresh dhe, më shumë akoma, për karakterin e vet, që konsiderohet disi si kontrapedal. Pas '90 e ngjisin në piedestal në një monument, që do t'ia kishte zili dhe një perandor. Por, a e meriton vallë të gjithë këtë? Kritikët shqiptarë nuk na ndihmojnë në gjithë këtë qerthull. Kështu që arsyeja për të përcaktuar vlerën e tij mbetet në duar të tjera...që e ngjisin në një piedestal, ku edhe atij vetë do t'i merreshin mëndtë. 

 

 

 

64 Komente

Ka pak ekzagjerim mitik por koha ben te veten. Ajo ngritja ne piedestal ne fillimet e demokracise ishte kompesim per denimin me heshtje qe i beri diktatura.Gjuha poetike e Lasgushit eshte e dallueshme nga bashkekohesit e tij poete. Disa lirika jane universale .Pjesa tjeter e renduar nga fryma dhe vjersherimi popullor.Ne mungese te nje kritike serioze, opinionet ngrejne monumente. Megjithate  me duket i ekzagjeruar problemi qe ngre Andoni kur ve ne dyshim vendin e Poradecit ne panteonin e letrave shqipe. 

Krist Maloki ne vitet 30,ne pergjigje te vleresimit lajkatues dhe me superlativa te Kutelit,  problemin e shtroi ashper : A eshte poet Lasgushi?

Është e vërtetë që Migjeni dhe Lasgushi kanë rrugëtuar së bashku gjatë disa vitesh si poetë por a mjafton ky fakt për t’i krahasuar ? Sikur të krahasosh këmbanën me zilkën. Zaten, që të dyja nxjerrin tinguj…
Migjeni, ndonëse fizikisht i mbaruar, i rreh vargjet me çekan mbi hekur. Ritmi i tyre të ngërthen barkun, të merr frymën dhe të përshpejton rrahjet e zemrës.
Lasgushi, ndonëse në lulen e forcës fizike, i ritmon vargjet me lugën e kafesë mbi gotën e kristalit. Tingëllima e tyre të ze grykën, të vibron në kokë dhe të lag sytë.
 

Të qenit kohë të gjatë në mërgim e të kundruarit e Mëmëdheut nga jashtë ka shumë të ngjarë të të turbullojë vështrimin e të të bëjë të shohësh, me nostalgji ndoshta, me shkurt-, a largpamësi klimën e përmalluar. Por, me sa duket, të jetuarit brenda shoqërohet me simptomën edhe më të hidhur të "detit që bëhet kos". Nisem për ta shkruar këtë duke lexuar epitetet në median shqiptare. Nuk ke pse kërkon me qiri; mu në faqe të parë të godasin pa mëshirë fjalët e skajshme: aty ku duhej të shkruhet "mirë", shkruhet "madhështore", një dikush "i njohur" titullohet drejtpërsëdrejti e pa ekuivokë "i shquar", "mjeshtër i madh", "legjendë" etj. etj. Kjo ndodh kur mëtohet për mirë. Për të kundërtën, dmth. për sharjet e lëshimin pa fre të dorës, në të shkruar, apo në sherr e mallkim; për këtë nuk është se po dua të shprehem këtu, pasi është një simptomë e vjetër e disi tipike e shoqërisë tonë të dashur. Do të mjaftohem veç me parehatin, diç të përzierë si kokteil, që të ngazëllen cinizmin e të bën të vësh buzën në gaz me ironi, placebo kjo për plagën dhe gishtin, parehatin pra që ndjen kur përballesh me patosin e pashkak të cilësimeve.

Një shembull nga shtypi i ditës, se kjo është tashmë rutinë e përditshme, që e marrim si të dhënë, si e keqja më e vogël, krahasuar me vrerin negativ të "çfarë të ma pragu i derës e me rop shpie": 

Po aty, nga Milosao, ku Zoti  Andoni bën edhe redaktorin:

Skënderbeu - Nënë Tereza- Kadareja…

… Sigurisht që treshja në fjalë i bën një nder të pashembullt Shqipërisë në botë dhe jo rrallë janë parë si shtylla ku mbështetet identiteti ynë. Zoti, Fjala, Shpata: është e qartë se kemi të bëjmë me një trinitet vërtet mbresëlënës…

 

 Pre e kësaj euforie të pabazuar e provinciale është bërë jo vetëm Lasgushi, Konica, Noli etj., por pothuajse të gjithë autorët e vdekur. Të gjallët, ose shahen rëndë, ose mburren edhe ata me tituj të tillë të krupshëm si "princi i letrave", "shkrimtari planetar" etj. etj. deri në atë masë, sa humbet çdo sens i masës. Të mjafton të dëgjosh për disa minuta çorbën e përzierë me fjalë të huaja, me fjalë të shpërpjestuara, të pavend, në cilindo televizion shqiptar, qoftë edhe mungesën e presjeve në artikullin e mësipërm, për të ardhur në përfundimin se jo vetëm kultura, por edhe shtresëzimet e saj lidhëse me shoqërinë, kanë mbërritur në pikën zero.

 

 

Kini perendi....Mos na rrenoni edhe Lasgushin....mos na lini pa Lasgush....

Me duket se nuk mjafton nje tekst si ky per te percaktuar vlerat e Lasgushit, aq me teper te Mjedes. Nuk eshte faji i Lasgushit pse kritika eshte ne bisht te puneve te saj, aq me teper kur ne te gjalle te tij e kishin lene plotesisht ne "harrese". Ne fakt per mua secili prej autorve te letersise se tradites ka profilin e tij, e padyshim Ndre Mjeda eshte mjeshtri i rralle i fjales shqipe. 

Andoni nuk eshte lucido...i kthjellet....nuk e di se pse ....

Kane filluar mbare keta maloket duke share figurat e jugut.

Me rob percares e antikombetare!

C'pret nga njerez qe fshihen pas ferrave per te vrare vajza adoleshente e pastaj ia fusin vrapit.

Sa holle e shef mor burre.papapapgjithkund plane imperialiste ,shoviniste,perçarese shifni....Keto jane pasojat irreversibile te komunizmit....

Lutju zotit se mos vret ndonje kusheriri yt i dyte ndonje kalama andej, se do jetosh ne bunkere pastaj.

Grindja estetike si vlerë (ri)leximi

Në mesin e viteve ’60-të të shekullit të kaluar, në librin “Kritikë dhe e vërtetë”, që lindi si përgjigje ndaj polemikës së ashpër të kritikut akademik Raymond Picar, Roland Barthes tërheq vëmendjen se në luftën që i është shpallur metodës kritike që ai përfaqësonte, nuk duhet nënvijëzuar fakti se ajo kundërvë të vjetrën me të renë, por, se në thelb, prek të ndaluarën: ajo që nuk durohet (kupto, nga kritikët akademikë) - thotë Barthes-i, është fakti se ligjërimi mund të flasë për ligjërimin.[1]

Me këtë logjikë, një shkrim i dytë mbi shkrimin e parë të veprës hap rrugë të paparashikueshme, duke i ikur kështu konformizmit ndaj çdo lloj autoriteti dhe duke bërë atentat në rendin e ligjërimeve.[2] Kjo grindje metodike – në fund të fundit, një grindje estetike – na shërben për të thirrur në vëmendje, në progresionin e kuptueshëm, një ngjarje kulturore të letrave tona. Në polemikën e Krist Malokit “A asht poet Lasgush Poradeci”?, duket që në titull se kemi të bëjmë me një nga debatet më të ashpra të historisë së këtyre letrave.

Në gjykimin tonë, ashtu si edhe në rastin krahasues, nuk mund të flitet për një përplasje mes dy-tre individëve, por mes estetikave që ata përfaqësojnë.  Kështu, nëse do të vazhdonim të flitnim me gjuhën e Barthes-it, për përcaktimin e marrëdhënies së Kutelit me Poradecin mund të themi se  në këtë rast shkrimtari dhe kritiku po rindeshen në fatin njësoj të vështirë, përballë të njëjtit objekt: ligjërimit.[3] Ndërkohë që përcaktimi i marrëdhënies tjetër, asaj të Malokit përballë binomit Kuteli – Poradeci, mund të  shënohet si  “ikje ndaj këtij objekti”.

Në studimin për poezinë e Lasgush Poradecit, Kuteli shprehet, në mënyrë eksplicite, që në krye për ligjërimin, duke na sinjalizuar njëherazi edhe për preferencat teorike, si rrjedhojë edhe për shijet estetike të tij: Në erarkinë e elementeve që përbëjnë vleftën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vinë përveç se në radhën e dytë,[4]  dhe e vazhdon atë me studimin dhe analizimin e diksionit poetik, rimës, ritmit dhe fonologjisë së përdorura nga poeti. Ai i rri besnik këtij parimi deri në fund, duke treguar koherencë të plotë, edhe pse qe një qëndrim i panjohur në këto përmasa për stadin e atëhershëm të kulturës shqiptare. E theksojmë këtë që në krye se, kur hyn në polemikën e rreptë me të, Krist Maloki, me dashje apo pa dashje, e sulmon me kode të tjera, duke e zhvendosur debatin që në fillim nga objekti real, pra ligjërimi. Ne gjykojmë se në këtë mënyrë Maloki e fut veten në një qark keqleximesh dhe kundërshtish të cilat e zhvlerësojnë që në nisje sensin e polemikës.

 

Keqlexime

 

Në krye të këtyre keqleximeve qëndron ai që sjell zhvendosjen e debatit: është fjala për përcaktimin kutelian se me Poradecin kemi një Poet me P të madhe. Maloki kapet pas tij dhe gjen aty përcaktimin për konceptin gjerman të dichter-it, megjithëse e bëmë të ditur se Kuteli që në krye ishte shprehur për një tjetër lloj poeti, që ka primar ligjërimin dhe nuk ka asnjë lidhje me përcaktimet Prijës, Profet apo Këngëtar i Zotit, të cilat, siç thotë vetë Maloki, janë zhvleftësuar edhe në Gjermani, me hyrjen në letërsinë e këtij vendi, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, të poetëve me origjinë hebreje, si Hajne për shembull.

Çfarë mund të themi atëherë për Baudelaire-in (dhe pasardhësit e tij Verlain, Rimbaud dhe Malarme) të cilit nuk i qëndron shprehja “shpirt i kristalizuar i kombit”,[5] po ndërkohë ai u bë fakt europian, gjë që nuk e kishin arritur paraardhësit e tij?! Malokin nuk e mundon kjo pyetje, por debaton gjerë e gjatë me kode përjashtuese me poetin dhe kritikun.

I vlerësojmë keqlexime edhe leximet me ngjyresë kritike negative që ai u bën disa përcaktimeve kuteliane. Citojmë:

  1. Përmjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga të gjithë poetët e tjerë të shqipes.[6]

Maloki nuk bind, kur përpiqet ta shohë si problematike këtë frazë. Ne do të ishim të mendimit se leximi i saktë i Kutelit do ta çonte tek ideja që Poradeci ka një fjalor të dallueshëm nga poetët e tjerë, sepse jep shembuj që e qartësojnë mendimin e shprehur. Ilustrimi na bëhet më i qartë po ta kalojmë krahasimin te bota e piktorëve dhe të themi se njëri punon me ngjyra e gama të kaltra, një tjetër me ngjyra e gama të gjelbra e kështu me radhë. Mirëpo askund nuk është thënë se njëri qëndron mbi tjetrin, sepse përdor këtë apo atë fjalor apo ngjyrë.

  1. Edhe nga pikëpamja e rimës vepra vjershëtore çquhet haptazi nga e çdo tjatri poet shqiptar.[7]

Edhe në këtë rast, duke anashkaluar faktin që Kuteli, me anë të ilustrimeve, bën me dije se Poradeci është një poet me rimar të dallueshëm nga poetët e tjerë, Maloki, qëllimisht apo jo, sintagmën nga çdo poet tjetër e lexon mbi çdo poet tjetër. Pra, forma veçuese bëhet formë mbiveçuese.

  1. Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip.[8]

Ky është rasti në të cilin Maloki merret gjatë me spekulimet mes asaj që është lokale dhe asaj që është universale, por pa arritur në ndonjë rezultat bindës, përveçse të ezaurojë ndonjë ide të parafabrikuar. Maloki hidhet në sulm duke e parë poezinë e Poradecit me lupën e patriologut, për të kërkuar në të ide karakteristike shqiptare, apo që ajo të “dritësojë” ndonjë problem shpirtëror shqiptar. Ndërkohë që Kuteli shikon te Lasgushi poetin i cili përpiqet të zhvillojë potencialin shqiptar në art... Sepse Lasgushi – siç konstaton Kuteli – i nxjerr të gjitha metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve  e mundësive shqipëtare, prej ethikës shqipëtare.[9]

 

Kundërshti

 

Rendisim:

1. Maloki jo rrallë bie në kundërshti brenda një ligjërate. Formulimin: Dhe na sot e kemi detyrën me e shikjue veprën (dhe jo personën) ... dhe me e dhanë gjykimin t’onë sa ma fort mbas pikëmpamjeve artistike-esthetike dhe jo edhe aqë mbas atyne historike, personale, psyhologjike etj.,[10] vëmë re se e pasojnë dy kundërshti të njëpasnjëshme:

a) te kundërshtia e parë: Nuk mund të qëndrojm edhe pa do vrojtime psyhologjike,[11]  kundërarsyetimi ynë do të ngrihej mbi gjykimin e Barthes-it, kur thotë se: Autori dhe vepra janë vetë pikënisja e analizës, horizonti i së cilës është ligjërimi.[12]

Nuk mund të ketë shkencë mbi Poradecin apo çdo krijues tjetër, por vetëm shkencë mbi ligjërimin;

b) te kundërshtia e dytë: te kombet e vogla, nga poezia kërkohet tendencë edukative kombëtare, në mos edhe dynamisme ideore-patriotike,[13] kundërarsyetimi ynë është se natyra e artit nuk mund të kushtëzohet nga madhësia e kombit. Vlerësojmë se kjo kundërshti sqaron më mirë se çdo tjetër teorinë e tij për artin (kupto, poezinë).

2. Kundërshtinë e shohim të shtrihet edhe në rrafshin e kompetencës letrare, konkretisht te njohja zhanrore. Edhe pse e përcakton poezinë e Poradecit si lirike dhe idilike, ai kërkon prej saj të procedojë me tema të tilla si besa, nderi, burrnia, gjaku, grabitja, preja, prita, fisi, bajraku, kanunet, kuvendet, vrasja, ndorja etj., të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e formacionit lirik, pasi lirika që nga antikiteti është përkufizuar si formë në të cilën shprehen ndjenjat vetjake të autorit dhe në qendër të ligjërimit introspektiv, kundrues dhe fantastik të saj, mbizotëron përvoja e unit. 

Na bëhet e qartë se gjithë keqleximet dhe kundërshtitë vijnë si pasojë e mospajtueshmërisë së kodeve në përdorim për këtë polemikë. Në raste të rralla, tashti më afër kodit kutelian, Maloki merr të shprehet edhe pozitivisht për poetin Poradeci, si te formulimi:

Historija s’ka për të ja mohue kurrë forcën, dritën, shkreptësin dhe hirsin poetike do vjershave të tija si: “Zog i Qiejve”, “Kënga Pleqërishte”, “Kroj i fshatit t’onë”, “Ti po vjen që prej së largu”, “Kur të jesh e zemëruar” etj.[14] Mirëpo argumentimi vjen prej fjalësh të përgjithshme, si frynë sadopak flladi i një ere qiellore, dëgjohen marrtas kuponët e një malli të përgjithshëm,[15] fjalë që mund t’i shkonin për shtat edhe ndonjë poeti tjetër. Kujtojmë gjithashtu komentin vlerësues për poezinë “Lundra dhe flamuri”: Lasgushi vetë na ka dhanë një shembull të gjallë të ndijiës së vet të hollë për këto kërkesa formale imperative në vjershën e tij “Gjeniu i anijes”, sepse aty e vetëm aty përdor aj një rythëm anapestik ( _ _ I ) i cili i përgjigjet përmbajtjes së vjershës. Duhet të dihet se metrika anapestike asht një rrjedhje  jambike e forcuese dhe e dinamizueme; nëpër atë rrythëm fryn stuhia, shkrepin rrufena, sulmon anmiku anmikun, ushton deti, tunden e tronditen themelet e tokës etj. Kështu pra fillon edhe ajo vepër e Lasgushit:

            Vështroni si shket sipër valash

            E tundet anija me nge –

            .... Me krismë-e me prush prej stërkalash

            mi të shkreptin një rrufe!...[16]

Sidoqoftë, në këtë koment, nuk na duket e qartë mënyra se si e lexonte Maloki anapestin.

Theksojmë se në pjesën më të madhe të debatit ai qëndron në pozita plotësisht antikantiane të shijimit (estetik) pa interes, duke u shprehur se arti i fjalëve i drejtohet kryekëput mendes, dijes, kuptimit logjik.[17] Për të, fjala estheticist është ma fort ulëse se naltësuese. Këtij qëndrimi estetik, tashmë të konsideruar i prapambetur për dekadat e para të modernizmit evropian, i shtohet qëndrimi i vazhdueshëm refraktar, edhe pse e pranon afërsinë e poezisë së Poradecit me poetë si Holderlini, Heine, Lenau, Rilke, poetika e të cilëve, kuptohet, nuk hyn në konsideratën e tij. Në një shkrim të mëvonshëm, të titulluar Poetë dhe detraktorë, Kuteli nuk ngurron të replikojë me konceptet e mësipërme, sepse për të Poezija është intuitë, ndjenjë – jo logjikë. Ajo del nga shpirti dhe i drejtohet shpirtit. Dhe shpirtit i drejtohet jo si mjet tematik, tezal, demonstrativ, po si mjet vehikulimi ndjenjash.[18] Ose më poshtë: Detraktori i Lasgushit thotë se vjersha e tij – jo e gjitha – ka një muzikalitet të pa-shoq dhe të panjoftun deri më sot në literaturën shqiptare. Verlain-i që e quan poezinë “De la musique avant toute chose” do t’i kesh thënë: mjafton. Kjo është poezia! Po ne nuk e çmojmë poezinë vetëm pas muzikalitetit. Ky është, pa fjalë, një element i saj, por jo i vetmi.[19] Të krijohet përshtypja se Kuteli ka rënë në kontakt me lëvizjen formaliste ruse, megjithëse kjo nuk është thënë asnjëherë. Nuk e gjejmë as te një analizë pothuajse e hollësishme që Aurel Plasari i bën Kutelit kritik, në një “ligjërim të tretë”, pra kritikë mbi kritikën.[20] Sipas mendimit tonë, Kuteli nuk mund të shkruante më shumë për “literaritetin” e formalistëve rusë, edhe pa e përmendur asnjëherë si term, sesa kur thotë: Sa e sa mundin të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa mundin të kenë ndjenja të thella e të këthjellta, sa e sa mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës – gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose misterin e natës – sa e sa mundin të përmbushin vepra të nalta, po të gjithë këta dyke mos patur mundësinë e brëndëshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten – ndofta – mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtarë.[21]

            Të mos harrojmë se një formulim i tillë nga ana e Kritikëve të Rinj amerikanë vjen vetëm një dekadë më vonë. Pra, mund të themi se Kuteli kishte sensin e bashkëkohësisë. Duke vlerësuar ndonjë mendim të shprehur se Formulën “A asht poet Lasgush Poradeci?”, nisur nga metoda, Maloki thjesht e kuptonte si “A është ideolog Lasgush Poradeci?”, a ndjehet fryma nacionale në letërsinë e tij dhe, rrjedhimisht, a përfaqësonte ai (krahas vlerave artistike, të cilat Krist Maloki ia njihte) edhe tipin e krijuesit të letërsisë me tezë,[22] ne u përpoqëm të vëmë në dukje problematikat me të cilat u operua nga kritiku. Përcaktimi i grindjeve të vërteta mes sherreve të kota, do të thotë kthim në vështrimin e ligjësive të brendshme të prodhimit letrar shqip, i cili bënte përpara pikërisht prej këtyre përplasjeve, të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme. Debati në fjalë na ndihmon të arrijmë në përfundimin se edhe në letrat shqipe, nëpërmjet kontradiktash ose jo,[23] po nxitej ideja e kristalizimit të rendeve të ligjërimit, nga i cili, siç thotë Barthes- i, duke cituar G. Genette-in, prej Malarme-së e këndej po ndodh një rirregullim i rëndësishëm i hapësirave të letërsisë: ajo që ndryshon, që përshkohet dhe bashkohet është funksioni i dyfishtë, poetik dhe kritik, i shkrimit...[24]

 


[1] Bart, Roland. Aventura semiologjike. Rilindja, Prishtinë 1987, fq. 190

[2] Po aty, fq. 190

[3] Po aty, fq. 191

[4] Kuteli. Shënime letrare. GrandPrind. Tiranë 2007, fq. 79

[5] Në fakt vetë Gete shprehej: Poeti duhet ta dojë atdheun edhe si njeri, edhe si qytetar, por në poezi atdheu i prodhimtarisë së tij është e mira, fisnikja dhe e bukura, të cilat nuk janë të lidhura me asnjë provincë, me asnjë vend të veçantë. (sipas Yzeiri, Ilir. Poetika, Tiranë 2000, fq. 39)

[6] Maloki, Krist. A asht poet Lasgush Poradeci? Rev. Përpjekja shqiptare, nr 17, Tiranë 1938. Fq. 335

[7] Po aty, fq. 335

[8] Po aty, fq. 335

[9] Kuteli. Shënime letrare. GrandPrind. Tiranë 2007, fq. 87

[10] Po aty, fq. 338

[11] Po aty, fq. 339

[12] Bart, Roland. Aventura semiologjike. Rilindja, Prishtinë 1987, fq. 226

[13] Maloki, Krist. A asht poet Lasgush Poradeci? Rev.  Përpjekja shqiptare, nr 17, Tiranë 1938. Fq.342

[14] Maloki, Krist. A asht poet Lasgush Poradeci? Rev.  Përpjekja shqiptare, nr 18, Tiranë 1938. Fq. 19-20

[15] Po aty, fq. 20

[16] Po aty, fq. 27

[17] Maloki, Krist. A asht poet Lasgush Poradeci? Rev. Përpjekja shqiptare, nr 17, Tiranë 1938, fq. 343

[18] Jorgaqi, Nasho. Mendimi estetik shqiptar. Dituria.Tiranë 2000, Fq. 289                                                                             

[19] Po aty. fq. 281

[20] Kuteli. Shënime letrare. GrandPrind. Tiranë 2007, fq. 11-35

[21] Po aty, fq. 79

[22] Miftari, Avni. Modelet e kritikës – Konica, Maloki, Kuteli. Buzuku, Prishtinë 2005, fq. 78

[23] Si shembull pozitiv le të përmendim Qemal Draçinin, kur shkruan: Le të më lejohet të baj krahasimin me valët e detit që bante Mitrush Kuteli tue folë mbi poezinë e Nolit. “Vjersha e Nolit – shkruante M.T. – ka përplasjen (e valëve të detit) anës, me zhurmë të përsëritur.” Poezija e G. Palit i ngjet “ondulacionit të valëve në mezin e detit”, pa u shkapetë në breg, por tue gjimue shurdhtazi përbrenda.  (Draçini, Qemal. Era. Muzeu historik i Shkodrës. Shkodër 1995, fq. 77)

[24] Bart, Roland. Aventura semiologjike. Rilindja, Prishtinë 1987, fq. 214

 

Ja, dhe ky tjetri qe ka share lasgushin, me mbiemer Maloki

kur them une

Lasgushi jeton gjatë, por vdes edhe pa vdekur në mendjen e njerëzve, që pothuaj e dinë të vdekur. Megjithatë lë poezi, që e diferencojnë me shumë syresh dhe, më shumë akoma, për karakterin e vet, që konsiderohet disi si kontrapedal. Pas '90 e ngjisin në piedestal në një monument, që do t'ia kishte zili dhe një perandor. Por, a e meriton vallë të gjithë këtë? Kritikët shqiptarë nuk na ndihmojnë në gjithë këtë qerthull. Kështu që arsyeja për të përcaktuar vlerën e tij mbetet në duar të tjera...që e ngjisin në një piedestal, ku edhe atij vetë do t'i merreshin mëndtë. 

 

Idotlliqet e Ben Andonit Alabakut Shkrimtar nuk kane kufi ....

Personalisht shtroj pyetjen eshte budalla apo ben vete dhe po qe se ben vet per ke e ben me kaq zell e qef?

SÈPSE:

Tashme dihet se Lasgush Poradeci ka qene mason dhe ishte urdhri i Hoxhes qe ai 'te vdiste' i pa vdekur, perndryshe po ti kishte ndodhur ndonje gje atij vete personaalisht, Hoxha do ta kishte marre pergjigjen nga Vellezrit Mason shume shpejt ... pra ishte kjo qe Hoxhes nuk ja mbajti ta likujdonte Poradecin. Nasho Jorgaqi dihet nga te gjithe qe ka qene Sigurims i orve te para. I din ky Andoni keto gjera apo ben sikur nuk i din per nje cope kothere?

 

 

Perralla me mbret .

Lasgushi eshte perle e letersise shqiptare .

Kujt si pelqen te mbylli syte .

@@@@@@@@

Kjo jeta ime;

Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
...Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.

Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,E s'vdes përjetë..

 

le te gjykohet pa iu ditur autori.

emri i autorit nuk eshte sekret, por le ta themi me vone

Tashme dihet se Lasgush Poradeci ka qene mason dhe ishte urdhri i Hoxhes qe ai 'te vdiste' i pa vdekur, perndryshe po ti kishte ndodhur ndonje gje atij vete personaalisht, Hoxha do ta kishte marre pergjigjen nga Vellezrit Mason shume shpejt ... pra ishte kjo qe Hoxhes nuk ja mbajti ta likujdonte Poradecin. Nasho Jorgaqi dihet nga te gjithe qe ka qene Sigurims i orve te para. I din ky Andoni keto gjera apo ben sikur nuk i din per nje cope kothere?   

 

A ka mundesi te me japesh burimin e informacionit per sa me lart? Nese nuk e jep do te thote qe burimi jeni ju, pra nje ish punonjes i sigurimit te shtetit.

 

 

A ka mundesi te me japesh burimin e informacionit per sa me lart? Nese nuk e jep do te thote qe burimi jeni ju, pra nje ish punonjes i sigurimit te shtetit.

Mos fol qiqrra ne hell e mos luaj kot cool'in sepse jane gjera qe bejne muuuuuuuu

Gjermont thojne: nga qe ke shume peme perpara nuk shef dot pyllin

Hajt pra, Ku shkoj mija tshkoj dhe qinshja

Per ate punë edhe Naim Frasheri i mbivleresumun esht smiley

I ploteson kushtet e parashtrume ne shkrim.

Naim Frasheri vleresohet per aftesine divulgative, permes letersise, te mesazheve rilindase...

tashti Beno, ne shqiperi dihet se teprohet me te gjitha smiley

Aq me teper duke qene vend i vogel dhe jo-prodhimtar ne te gjitha aspektet e mundshme, pervec cmendurive.

Keshtu qe, sa kohe teprohet me te miren, skemi nai qeder te madh.

Te perpiqemi mos ta teprojme me te keqen. 

Sa per Lasgushin, sdi cte them, se njof shume. I perceptuar gjithnje si Lirik, poet dhe i pavarur nga variabli kohe apo sistem.  Mua sme ka ndjellur ndonjehere, por besoj fort se eshte nje nga figurat artisitike me frymezuese, me pozitive te atdheut tone qinvjecar smiley

Ke frymezon, sipas teje, kot per kuriozitet? Dhe pse eshte figure nga me pozitivet??

 

tani duke shpresu se e ke pytjen seriozisht, po te pergjigjem dhe une seriozisht :

mendoj se eshte frymezues dhe pozitiv, sepse arti i tij i qendroi larg diktatures, eshte i pelqyeshem dhe i konsumueshem dhe sot, eshte levrues i lavderueshem i gjuhes shqipe nepermjet vepres se vet por dhe perkthimeve, ka elemente te vecante atdhedashurie brenda rreshtave te tij.Duket nje dashuri e paster, e pakundershtueshme (menyra si e sjell liqenin apo atmosferen pogradecare) pa folur ne menyre eksplicte per atdhe , flamur e shkabe !

Pastaj padyshim fare qe ka frymezuar muzikante apo dhe njerez te thjeshte me poezine e vet te dashurise, si i ka kenduar vashes, femres dmth smiley  Jashtezakonisht emancipues ne kete aspekt.

Edhe... u lodha tani smiley  Mjafton aq me siper

Edhe sikur asnji rresht mos kishte shkrujte Lasgushi, vetem per faktin qe qe' burre qe doli ne foto me qenushin e vet ne nji kohe qe burrat e tjere rrishin ne rradhe ke foto Marubi me dale ne resme me allti dhe mauzer ne dore, ky zotni ka rol pozitiv. smiley

lene mo per vjershat. 

Rol zbutes, pozitiv po qe po.

yee nice detail mrroklla

bravo !

dhe mua me ka lene perhere si pa fjale ajo foto me qenushin

Foton me qenin e ka ne pleqni, vitet 1970 - 1980 mos i ngaterro epokat. Aq shume (dhe aq keq) eshte propaganduar Lasgushi kto vite saqe ne imagjinaten kolektive po e identifikojme me rilindasit...

 

C'epoka ngaterroj une o gas? 

Ne kohen e rilindasve shkonte aga dhe bajraktari pa rradhe fare dhe dilte ne foto. Rradhe nuk kishte se bente fotua 1000 mexhite sermi. smiley

Tjeter vend e kisha muhabetin, po rouge e kapi kurse ti...

smiley

L.P. e tregojne mizantrop...ergo qeni smiley (po ky eshte thashethem, mund edhe te mos jete i vertete)

Gjithesesi, per pozicionimin e tij ndaj epokes kam mendim te ndryshem nga ty (kam shkruajtur pak me poshte)

 

Une flas per ate qe shof, jo per ate qe "e tregojne"! smiley

E the i' her' o Obo.

Nuk pas dhone sa kishte pas mundsi me dhone Lasgushi. Kishte pas mundsi per mo teper! 

C'e zgjat mo! smiley

Flm njehere per pergjigjen.

Une kam nje mendim tjeter.

Jeta e L.P. eshte shtrire ne nje hark kohor nga me interesantet e historise se Shqiperise dhe shqiptareve. Vitin e shpalljes se Pavaresise L.P. ishte 13 vjec, 25 ne kohen e revolucionit te Nolit, periudha e mbreterimit te Zogut, '29 - '39, e gjen ne te tridhjetat, pushtimi nazifashist dhe periudha e luftes nacionalclirimtare burre te pjekur 40 - 45 vjecar.

Nderkaq, L.P. ka patur fatin te kete nje formim akademik shume me cilesor se pjesa derrmuese e bashkekohesve te tij, kjo edhe fale mbeshtetjes me burse te shtetit shqiptar (qeveria e Fan Nolit p.sh. e dergon ne Austri).

Ndaj nje individi me kete potencial, kete fat dhe ne kete kontekst historik, une mendoj se pritshmeria duhet te jete shume here me e larte. 

L.P. eshte padyshim nje nga intelektualet humaniste me te shkolluar shqiptare te kohes se tij. Si i tille, cili eshte ndikimi i tij ne shoqerine shqiptare te kesaj periudhe? Cfare ndikimi ka sjelle krijimtaria letrare e L.P. ne ngjarjet e stuhishme shtetformuese dhe kombformuese te kesaj periudhe??

Natyrisht, po ta krahasojme me bejtexhinj, L.P. del ku e ku me i mire, por une mendoj se analiza duhet bere duke marre parasysh potencialin dhe mbi te gjitha kerkesat e kontekstit kohor dhe hapesinor ku jetoi dhe krijoi.

(Nuk po merrem me kohen e diktatures, duke marre per te mireqene sa thuhet per "distancimin" e tij nga ajo kohe...)

 

Ti po diskuton per autorin, personin, kontributin e tij si intelektual apo per vepren e tij poetike? Duket se ti priresh nga vlersimi autorit si intelektual o kohes. Nje qasje te tille , pak a shume ka Krist Maloki, kur ve ne diskutim kontributin e Lasgushit ne letersi.Kjo eshte qasja sociologjike e cila fokusohet tek raportet e autorit me kohen dhe permbajtjen e krijimtarise se tij e shikon me lentet patriotike dhe sociologjike . Maloki e ve ne dyshim Poradecin pikerisht si apustull i nacionalizmes.Sipas tij, Poradeci ne poezi reflekton boten e tij, mizantropine e tij, talallazet e shpirtit te tij (dashuria, deshtimet erotike) dhe nuk reflekton shpirtin shqyptar, ate te perjetshimin, me bese e burrni, qe Maloki e konstaton vetem tek Fishta. Kjo eshte nje qasje sociologjike dhe hera heres edhe psikologjike. Krahu tjeter , ai qe bazohet ne teorine e Barthes, i referohet tekstit si lende letrare. duke ju larguar kontekstit dhe determinizmit autorial. 

Personalisht parapelqej miximin e kendveshtrimeve. Analiza letrare, tekstuale plus dhe  analiza sociologjike.Shkrimtari dhe poeti, sado qe ne krijimtari reflekton perjetimet personale, kthehet ne nje reference per kohen.Krahaso Migjenin me Poradecin. Migjeni te shkul zemren nga kraharori, sic thote nje komentues me lart,duke krijuar rezonaca me shqetsimet e kohes. Poradeci te ledhaton  zemren me lirikat e dashurise, melakonine dhe trishtimin qe shkaton humbja e saj. Nuk ka dyshim qe edhe lirikat e tij jane emancipuese.nqs Migjeni e grish lexuesin te revoltohet, Poradeci e meson si te dashuroje. 

Mendimi im eshte se Migjeni nuk mund te vihet ne nje rradhe me poet si Lasgushi, Mjeda ose Fishta. Megjithse te gjithe jane te ndryshem, per mua poezia e Migjenit eshte shume larg mjeshtrise se Mjedes, lirikave te Lasgushit ose vullkanit Fishta. Mjeda mund te krahasohet me cdo poet bashkohor europian, ndersa Lasgushi mbetet liriku me i madh shqiptar. Ndersa Fishta eshte krejt tjeter gje, dhe une besoj se ne jemi kaq shqiptar sa jemi, pikerisht se kemi patur nje poet si Gjergj Fishta. 

Ed se vetem ty te lexova.Si eshte puna me Migjenin? Se nuk e mora vesh mire te them te drejten.

Thjesht po them se Migjeni nuk mund te vihet ne nje rradhe me Fishten, Mjeden ose Lasgushin. Per shume arsye, keta emra identifikohen me vet letersine shqiptare. Ketu nuk eshte qellimi per ti ulur vlerat Migjenit, por per mendimin tim Mjeda, Fishta dhe Lasgushi jane "Tre Musketieret" e Letersise Shqipe.

Une personalisht mendoj qe Migjeni eshte ne majen e leteresise shqiptare, ndaj s'ka mundesi ta vendosesh dot ne kategori. Ashtu sic nuk mund te them qe Mjeda ,Fishta me Lasgushin jane ne nje kategori. Lasgushi jo s'e jo njehere.Pasi pervec se eshte me i vonshem ka nje stil komplet ndryshe nga Fishta (psh) i cili eshte me epik.Epizmi i Fishtes , s'ka asnje ngjashmeri me lirizmin romantik te Lasgushit. E keshtu me rradhe.Por ky eshte mendimi im sigurisht.

Ndoshta nuk eshte vendi qe te flasim per vlerat e Migjenit... megjithate mund te them dy fjale: Migjeni eshte poet proletar, denoncues, motivues, eshte poet revolucionar. Kaq  eshte gjithe vlera e tij. Nese ka dicka me shume, ju lutem ma thoni qe ta mesoj edhe une, pasi ato qe kam lexuar nga Migjeni nuk me japin tjeter mesazh pervec atyre qe shkrova me siper. 

Ndersa sipas mendimit tim, maja e letersise shqipe eshte e pushtuar nga Ndre Mjeda, Jeronim De Rada, Gjergj Fishta dhe Lasgush Poradeci. Por mjeshtri plot sharm dhe i paperseritshem mbetet Ndre Mjeda. 

 

Dakort as une nuk dua te diskutoj. Keto vlera qe thua ti, jane thjeshte ne aspektin e mesazhit te Migjenit. Vlera e tij e paperserishtme ndodhen tek stili unik i shkrimit ,mesazhet sociale, me gegerishte shume melodike dhe te pasur, ai eshte eterik, i rende kur duhet dhe i fuqishem. Ndaj shpesh krahasohet me Bodlerin( krahasimi me te cilin jam dakort) . Ketyre te tjereve si heq asnje presje nga ato qe the, pervec se mund te them se jane gur themeli te binave te ndryshme.smiley

L.P. eshte rivleresuar ndjeshem nga viti 1991 e ketej. Per te dhe krijimtarine e tij jane shkruar ese, artikuj, opinione dhe intervista personalitetesh te artit me bollek. Vepra e tij eshte pjese e antologjive shkollore zyrtare, permes te cilave brezat e rinj njihen me perzgjedhjen e veprave dhe autoreve me domethenes te letersise se vendit.

Pavaresisht ketij promovimi, pershtypja eshte se L.P. dhe vepra e tij mbeten gjeresisht te palexuara nga publiku, qe shfaq ndaj tyre nje lloj "ftohtesie".

Kjo nderkohe qe autore te tjere si Kadareja, Agolli, Kuteli, apo Migjeni i permendur ne shkrim vijojne te "ngrohin" e ti komunikojne ndenje dhe emocion edhe lexuesit shqiptar post-modern.     

Ky vezhgim, se bashku me faktin qe "panteonet" shqiptare behen e zhbehen sipas trillit te "sundimtareve" te rradhes, me ben te mendoj se mendimi i shprehur nga B.Andoni nuk eshte banal, perkundrazi. 

kush ka lexuar kadarene, agollin dhe Kutelin, ka lexuar dhe poradecin. 

Ai ka qene me shume i levduar para 1990-es, e kishim gjithandej neper libra shkollash, botime me foto nga biografia e gjera te tilla.

Sakte! Madje opera omnia i botohet ne vitin 1989, kur Muri i Berlinit nuk kishte rene akoma dhe kultura jone vijonte te qeverisej nga te deleguarit e Ramiz Alise dhe N. Hoxhes.

Por pas 1991-shit duheshin shembuj "disidentesh", keshtu qe disa u zbuluan e te tjere u fabrikuan...

Edhe Camaj lesh eshte, as ky ska ndiku ne shtetformesim e kombndergjegjegjsim smiley

Meqe qenkan krahasuar :

pikerisht, vetem Migjeni mund te krahasohet me Poradecin !

dhe sigurisht qe rezultati del...  barazim !

mire ndonje specialist i fushes kritike qe ketej nuk duket por as ndonje fyloqyls qe e ka letersine buken e perditshme s'paska ketu. Si do vendosim tani, do votojme per versionin e Andonit dhe Ed Martinit apo..?

Po tregoj nje histori nga ato te gjyshit tim, qe m'i thoshte pas darke :

Isha i ri ahera, filloi gjyshi. Kisha nje shok, Qatipin, shok mehalle. Qatipi, kur kishte qene i vogel, ngaqe ishte lindur rreze nje mali, i thoshte perdite gjyshit : o gjysh, kur te rritem, do te pushtoj Monblanin, pastaj Kilimanxharon, e ne fund Himalajen. Mire, te keqen gjyshi. Kur i mbushi 12 vjet, gjyshi tha me vete : do te filloj ta stervis djalin, do ta çoj neser ne bjeshken tone, e keshtu nje dite t'i pushtoje ato tre malet.

Te nesermen, u ngrit gjyshi, preu ca mustaqet, dhe i tha Qatipit : Qato, zgjohu, jemi per rruge. Qatua u ngrit, mori kraheqafe nje traste me buke e domate e kripe, dhe u nis me gjyshin. Ec e ec, duke iu ngjitur malit perpjete, nje zot e di perse, disa gjera s'do te shpjegohen kurre, as psh pse historite perfundojne gjithmone te trishta, shkeputet nje gur i madh dhe e merr Qatipin e vogel me vete. Qatipi vdes ne vend. Qatipi nuk pati fatin t'i ngjitet njehere Kilimanxharos. Ca fate jane vertet te pashpjegueshme. E varrosen ne varrezat e fshatit, ku gjendet dhe sot.

Sa shume kurajo te paska dhene gjyshi per jeten. lol

E c'lidhje ka nje histori aksidenti me cfaredo lloj gjeje?

Apo varja.

Une nuk e kuptoj po fare, fare, arsyen e ketij krahasimi!!! Ata jane secili ne vendin qe i takon, kane karakteristika te ndryshme temash e subjektesh, secili ka gjuhen e vet te te shprehurit, Lasgushi ka metafiziken e shpirtit, rremon ne nenvetedijen e njeriut, bubrron aty ku asnje poet tjeter shqiptar nuk ka shkuar dot para tij, eshte i ndikuar nga poezia "lengimtare" (do ta quaja une) e fundshek. XIX, qe trajtojne fatin e njeriut si qenie, si shpirt, si entitet individual, jo si qenie sociale.

Gje te cilen e ben Migjeni, ne prozen e poezine e vet, te fuqishme, kryengritese, ne fjalorin e nderkryer e te mbushur urrejtje kunder shfrytezimit te njeriut, kunder varferise, urise.

shkurt, eshte si te krahasosh Leopardin psh. me Pasolinin. Por si pa njerin, si pa tjetrin, letersia do te ishte e cunget.

kaq kisha une, e i dua fort qe te dy e s'i ndaj dot, me plotesojne here njeri, here tjetri, sipas "urise" qe kam.

" Po me uren c`paten keta" nje batute  e madhe kjo nga je film shqiptar, per ata qe skane pune tjeter me vlere .. disa nuk kane c`bejne ( milet) dhe perdorin lloj- lloj filozofije per te argumentu xhelozine e semure!

Po lereni ore Lasgushin atje ku eshte, ne se su pelqen juve filozofeve qe merini mundin kot per ta ul nga permendorja, u pelqen shumices tjeter, ata qe vijne pas! lerjani te tjereve te shijojne poezine e Lasgushit ashtu sic eshte, se askush nuk do te marr mundimin, e kote, qe te ndryshoje medimin per Lasgushin nga nje kritike e ketij Ben Andonit se nuk mund te jete etalon kurren e kurres nje kritike e tille, boshe per emndimin tim! Nuk ja vlen! 

 

Duke u bazuar në tri ndarjet e mëdha vikoiane ciklike të jetës njerëzore (epoka mitike, heroike dhe e njerëzve të thjeshtë), meqë secila prodhon llojin e vet gjuhës (respektivisht - e zotave, e aristokracisë dhe e popullit të thjeshtë), kritiku  Northrop Frye me librin Kodi i madh (The great code, the bible and literature. Harcourt. New York, 1982) përcakton tri kode ligjërimore për letërsinë:

  1. Kodi ligjërimor metaforik – një rang i sensit polisemik, përdorim poetik i gjuhës dhe konceptim i kuptimit letrar. Sipas Northrop Frye, metafora është një gjendje identiteti ku A është B, e cila përçon një sens shumë të fortë mospranimi: askush nuk mund të shohë që A nuk është B. (Qoftë si bashkime të rastit e jo martesa jetëgjata, qoftë si kundërlogjike e jo ilogjike.) Dimë se jashtë imagjinatës sonë është e pamundur që A të jetë B, pa pushuar së pari të jetë A, por metafora jo vetëm që e mohon këtë, por e tregon dhe e miraton që ajo mund të jetë. Si përfundim: metafora afirmon çfarëdo që mund të bëjë imagjinata.

Funksioni i parë i letërsisë, sidomos i poezisë, është që të vazhdojë të kryejë këtë fazë të ligjërimit metaforik, edhe kur nisin të mbizotërojnë ligjërimet e tjera.

Pra, jemi në qendër të sistemit letrar.

  1. Kodi ligjërimor metonimik – një gjuhë analogjike, kryesisht alegorike, në një imitim verbal të realitetit, që ka të bëjë edhe me angazhimin social të veprës. Në këtë kod komenti bëhet një nga zhanret, ku figurat tradicionale retorike shfrytëzohen për të ilustruar rezonancat konceptuale. Me këtë ligjërim lidhet paraqitja e formave të mëdha epike.

Në këtë letërsi, edhe pse proza shfaqet vonë, përfshihet diskutimi dhe angazhimi shoqëror e kombëtar. (Kur flet për kodet, Sabri Hamiti thotë se emrat e Budit dhe të Bogdanit, De Radës dhe Naim Frashërit, Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë bëhen ilustrues për këtë idenë e fundit).

Pra, kemi një shmangie nga qendra e sistemit letrar.

  1. Kodi përshkrues – dhe me gjuhën si të tillë. Në këtë kod kemi një ndarje të pastër midis objektit dhe subjektit, duke zotëruar kriteri i së vërtetës dhe i realitetit, më shumë të lidhura me burimet e jashtme sesa me referimet e brendshme. Shkrimtari i sheh të gjitha, nuk ndërhyn, por vetëm përshkruan.

Për shkak të qartësisë së përshkrimit, aty shihet përpjekja që shkrimi të lirohet nga figurat ligjërimore, kështu që fakti jetësor e mbizotëron imagjinatën e krijuesit.

Pra, kemi një shmangie edhe më të madhe nga qendra e sistemit letrar.[1]

Tradita tregon se letërsia (poezia) shqipe i njeh (pra i ka praktikuar) të tri kodet e larpërmendura, por paradigma e Historisë Letrare, për natyrën e vet, e bën mes tyre vetvetiu përzgjedhjen, sa më afër qendrës së sistemit letrar. Meqë qëllimi rri mbi vlerën artistike dhe meqë qëllimin në letërsi e krijon autori, meqë poezia nuk ka si objekt të vërtetën por vetveten, se mënyrat e demonstrimit të saj janë të tjera dhe gjenden tjetërkund (Baudelaire), këto fenomene dalin prej objektit të punimit tonë, ndaj si zgjedhje mbetet kodi metaforik, ku kemi ikjen nga sistemi jashtëletrar dhe kthimin te njeriu – autentik dhe i vetëmjaftueshëm. Kjo lloj letërsie tregon vetëdijen letrare shqipe, por edhe lindjen e vetëdijes së brendshme për këto vlera.

Historia tregon se ngritja e tyre në nivele kriteri ka sjellë përplasje të forta, por ajo që na intereson neve te to është përparësia e motiveve letrare. Për ilustrim po sjellim fjalët e Faik Konicës në njërën nga këto përplasje:

...Për mua, atdhesia dhe letrëtyra janë dy gjëra. Një shkronjës mund të ketë edhe atdhesi edhe talent, a mund të mos ketë as këtë as atë, a mund të ketë njërën pa tjetrën. Nuk duhet pritur prej meje, sepse një vetë qenka atdhetar i mirë, të kasnecoj se, ipso facto, paska edhe vlerë mendore a një pendë të bukur. Qëndrimi (attitude) im përpara Naim be Frashërit nuk u kuptua për atë arsye.[2]

Replika e Nonda Bulkës, e parë shpesh si model reagimi,[3] na duket pak konfuze për ta marrë si objekt diskutimi, pasi na duket se reagon ndaj Konicës më tepër nga pozita etike dhe morali (pasi e vlerëson formimin e tij letrar), sesa nga pozita letrare, edhe pse herë pas here e ilustron mendimin e vet me tekstet e Naimit, si në rastin e një lajthitjeje të Konicës që, duke dashur të hedhë poshtë Naimin, në thelb hedh poshtë bazën e mendimit mistik lindor (ndonëse dikur pat shkruar te Albania e tij disa Shënime mbi metafizikën e Bektashinjve) duke e quajtur atë që përshkruhet në vargje, diçka që ndodh në një “shtëpi të marrësh”.[4] Argumente të tilla vetëm se hedhin mjegull mbi një polemikë letrare. Reagimi nuk na duket bindës as në rastin kur kërkohen imazhe të rralla te këto vargje, duke na sjellë vetëm nevojën e përuljes ndaj tabuve:

Kraharorin e kam çpuar

e kam bërë vrima-vrima,

dhe kam qarë e kam rënkuar

me mijra psherëtima.

Lëmë mënjanë natyrën shpesh personale të polemikave të Konicës dhe i drejtohemi një autori të “paqtë” si Eqrem Çabej. Çabej, i cili pasi qe shprehur për poemën “Bagëti e Bujqësia” se gjuha, forma dhe përmbajtja e kësaj vepre përbëjnë një njësi të përsosur arti, apo se veprave “Istori e Skënderbeut” dhe “Qerbelaja”, të ndikuara nga poezia epike perse, u mungon fuqia epike dhe masa e duhur, shkruan:

Naimi është para së gjithash edukator. Poeti qëndron pas patriotit. Idealet artistike ia sakrifikoi kryesisht përpjekjes nacionale-politike. Do të pranojmë se me përjashtim të disa pak vjershave vlera letrare e poezisë së tij është e pakët. Sepse veprat e tij më fort se qëllimit estetik i shërbenin një qëllimi etik.[5]

Te botimi Historia e letërsisë shqipe, vëllimi II, 1959, Naimi nuk paraqitet shumë i mbrojtur, sepse aty shkruhet që:

Stilin e Naimit e dëmton shumë proliksiteti dhe një konkretësi e pamjaftueshme, harxhimi i fjalëve të përgjithshme dhe i figurave të njëjta;[6] ose Naimi kishte kohë t’i shkruajë veprat e tij, por jo edhe t’i përpunojë në mënyrë të vazhdueshme.[7]

Argumenti mbrojtës që shfaqet te botimi Historia e letërsisë shqiptare, 1983, vijon:

Duhet të mos harrojmë nga ana tjetër se ndërgjegjja e lartë patriotike e ka bërë shkrimtarin tonë t’i përgjigjej shpejt e në kohë nevojave të lëvizjes kombëtare, të mos qëndronte “me limë në dorë” mbi veprat e tij.[8]

Në dekadat në vazhdim mbizotëroi zyrtarisht mendimi i dytë, por mendojmë se, përballë mënjanimit të plotë të Faik Konicës nga kultura dhe letërsia shqiptare, “triumfi” naimjan ka ardhur me argumente patriotike e politike. Në këtë mënyrë ka ardhur edhe në rastin e studimeve më të plota, kur studiuesi Rexhep Qosja shkruan se Naim Frashëri, pa dyshim, është krijuesi deri më sot më i madh në letërsinë shqipe, se rëndësia historike letrare dhe kulturore e veprës së tij, para së gjithash, qëndron në vlerën e saj të pakaluar artistike. Na duket i paqartë kriteri që përdoret për të arritur në këtë përfundim, ose e pakapshme sot për sot paradigma në të cilën diskutohet. Tek një trajtim i mëvonshëm për Faik Konicën, që e shikon edhe në raport me Naimin, Qosja përsiat mbi disa të vërteta historike, letrare, patriotike, politike etj., por nuk lëviz nga mendimi i fundosjes së Konicës para Naim Frashërit, gjithmonë i paçliruar prej paradigmave të dikurshme.[9]

Sjellim në vëmendje se i njëjti Kutel që qe “ndeshur” me Krist Malokin për Lasgushin, nuk ngurron që të shprehet me kurajë edhe për rënien e këtij te disa poezi të reja. Ai shkruan:

Lipset të shtojmë këtu se do të ish mirë sikur Lasgushi të evitojë vargje të lehta që mund të gjykohen si lodra fëmijësh, e jo si vjersha të vërteta, si këto më poshtë:

Të më lini të flas unë,

T’u them fjalë shokërije,

Shokërije, vjershërije,

Vjershërije, Shqipërije.[10]

Vjershat e këtyre rimave zinxhir, monotone, sipas Kutelit u përngjajnë parave që hazna (farkëtorja) e mbretit nuk i ka punuar me kujdes, prandaj edhe kovaçi i fshatit mund t’i falsifikojë. Si rrjedhim, ato nuk mund të hyjnë në botimin përfundimtar të një poeti të madh. Fjalët e fundit tregojnë shqetësimin për institucionin e studimeve, jo dhe aq shqetësimin për vetë rënien e autorit, çka do të kërkonte një trajtim tjetër.

Po për Lasgushin e kësaj kohe (1944) Kuteli thotë

se s’ka fat në sgjedhjen e poetëve për t’ja paraqitur botës shqiptare,

por në argumentin e tij fshihet më tepër sesa kaq, kur thotë

Jemi gati të pranojmë se vargjet e Z. Bllazho Siliqit mburojnë prej “ëndërrimeve... hetimeve... vështirësive... shpresave që dredhin e përdredhin shpirtin e autorit”, po të gjitha këto, Lasgushi e di vetë, nuk mjaftojnë për të kryer një vepër artistike. Për një gjë të tillë duhet sulmi i brëndëshmë, duhet veshja me petkat e artit. Dhe këto të dyja nuk i ka vepra e Z. Bllazho Siliqit, as në katër-vargshin për të cilin Lasgush Poradeci thotë se ia “vlen gjithë botimin”. Në qoftë lëçitësi dyshon mbi këtë pikë ja tek i parashtrojmë edhe gjyqit të tij këtë “kryevepër”:

            Në ç’do hap un kam dy udha,

            Në ç’do pamje dy mendime:

Tri fuqi luftojn me mue

            Dhe në mue bajn hetime...

            Dy herë “mue”, një herë “hetime” s’kanë asnjë lidhje me artin e vërtetë të poezisë së vërtetë. Po të mos dilnin “Valët e mija” nuk do kish do-një humbje letërsia shqiptare. Se dual, s’ka do-një fitim..[11]

Për poemën Kushtrimi i Skanderbegut të Ernest Koliqit, për të cilin thotë se ka mundësi të mëdha stilistike (novelat e tija kanë nerv edhe fuqinë për të krijuar një atmosferë të këndshme)[12] dhe pritet të japë vazhdimin e Hijeve dhe Flamureve, Kuteli nuk ngurron të shprehet: pa asnjë vlerë.[13] Këtë kurajë, të mbështetur në argumentime, nuk e gjejmë te ndonjë kritik a studiues tjetër. Argumenti na tërheq për faktin se, nga ana tjetër, askush tjetër sa Kuteli nuk na e kthen vëmendjen nga statusi i tekstit letrar, një drejtimi që në periudhën e socrealizmit do t’i pritej rruga me mënyra jashtëletrare, duke i mëshuar me këtë një fitoreje politike e ideologjike që përjashtonte çdo diskutim, saqë, duke folur për problemin e përplasjeve në periudhën e politizuar dhe të ideologjizuar të totalitarizmit, pjesa më problematike e studimit letrar, studiuesi Sabri Hamiti do të thoshte:

Ndeshje përfundimtare e autonomisë letrare deri në veçanti me ideologjinë shoqërore të shërbimit letrar të ngritur deri në absurd.[14]

            Shtjellimi i mësipërm na ndihmon të kuptojmë se nevoja për përzgjedhjen e kodit ligjërimor ndodhet brenda vetë traditës letrare shqipe, e përmbledhur në termin-sintagmë teksti dhe konteksti, qasja ndaj të cilit zgjon përballjen me paradigmën e poetikës së strukturalizmit dhe poststrukturalizmit, shpesh shpërfillëse ndaj tabuve të së kaluarës, qoftë ky kritiku psikanalist Krist Maloki, shumë i ndjeshëm ndaj konceptit të poetit kombëtar, siç duket sidomos te punimi për Naim Frashërin. Për të përforcuar idenë e nevojës së lëvizjes së horizonteve të pritjes, le të kujtojmë se çfarë shkruante Eqrem Çabej në fillim të viteve njëzet të shekullit XX te eseja “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”, në lidhje me atmosferën letrare, shkallën e shijes dhe horizontin e pritjes të lexuesit shqiptar të asaj kohe.

Nga Shqiptarët që kam pyetur, më të shumëve u pëlqejnë do vjersha  idilike si “Kroi i Poradecit”, kurse  shumë të pakt i shijojnë thellësitë  moderne të tija; një shenjë e cektësisë së shijes shqiptare të sotme.[15]

Një tjetër citim do të përforconte të njëjtin argument. Kështu Kolë Ashta  te punimi që do të bënte mbi poezinë e Mjedës, do të vërente se

D. N. Mjeda asht ma i kufizuem në frymëzime poetike të veta, prekë disa pejza delikat të ndjesive tona, por asht ma i përsosun në trajtë e shi për kte arsye, të zgjedhuni fjalësh e shprehjesh, ma pak i kuptuem përgjithsisht e i shijuem ma fort prej atyne që merren me letërsi.[16]

Mendimin për Mjedën do ta plotësonte edhe jezuiti italian Fulvio Cordignano, i cili do të shkruante:

Siellet për lavd të madh të meditimit të tij, qi tash nja tridhetë vjet dijti me e naltue gjuhen e vet në shprehjen e përsosun të ndjesive qi janë të denja për trajtën e punueme e të jashtëzakonshmen për çdo letërsi të madhe.[17]

Që debati i hapur në vitet ’40 për këtë poet e gjeti opinionin shqiptar të papërgatitur, e tregojnë qëndrimet e ndryshme, shumë të largëta nga njëra-tjetra, duke përdorur hera-herës edhe antipodin e Fishtës.[18]

Zgjedhja e kodit metaforik, si studim i brendshëm i poezisë shqipe, kërkon që të mos përsëriten veprimet e gabuara të historisë, sepse kodi qëllimor u bë i dëmshëm kur u pa si objekt i studimit letrar, duke cenuar qenësinë e letërsisë: tipi i autorit që himnizon e kritikon në letërsi e paraletërsi, që del nga statusi i krijuesit artistik dhe merr statusin e njeriut etik dhe politik që imponohet edhe si modeli zotërues për renditjen e vlerave në sistemin e historisë letrare (kundërvënia që iu bë, në periudhën e realizmit socialist) Konicës me anë të Naimit, që iu bë Fishtës me anë të Mjedës apo Migjenit etj. e ilustrojnë më së miri këtë fenomen). Pas pikëpamjeve  të teorisë klasike, ku qe pohuar me të madhe marrëdhënia e letërsisë me botën e jashtme – (1) Aristoteli: poezia është imitimi natyrës; (2) Horaci: detyra e poezisë është të pëlqehet dhe të mësojë; (3) Boileau: s’ka gjë përpara të vërtetës – do të hasim në mënyrat që bënë tronditjen e tyre.

E para ka të bëjë me rimarrjen dhe rivlerësimin e një imazhi të vjetër: artisti-krijues, i krahasueshëm me Zotin. Ai krijon, prodhon tërësi të lidhura dhe të mbyllura në vetvete.

E dyta mëton të bëjë me dije se qëllimi i poezisë nuk është as të imitojë natyrën, as të edukojë apo të kënaqë, por të prodhojë bukuri.

            Me estetikën – shkenca e receptimit (pagëzuar nga gjermani Aleksandër Baumgarten më 1750) shkohet drejt braktisjes së perspektivës së krijuesit, për të adoptuar atë të marrësit, që si i tillë ka vetëm një interes: të sodisë gjëra të bukura. Diçka që, në fakt, përsëriste Platonin pas 22 shekujsh: soditja pa interes e ideve. Nuk është krijuesi ai që i afrohet Zotit, por vepra – përmes përsosmërisë së saj. Bukuria karakterizohet nga fakti se nuk udhëheq drejt ndonjë gjëje përtej saj. Deri në këtë kohë traktatet e vjetra mbi artin ishin doracakë me udhëzime - tashti fillonte përshkrimi i procesit të receptimit: analiza e gjykimit të shijes dhe vlerësimit estetik. Sepse,

  1. kur shpjegimi dilte nga retorika, mësohej si të shkruhej;
  2. kur adoptohej perspektiva e historisë letrare, mësohej si të lexohej.

Për një art të zhveshur, ku pohohet pavarësia e veprës artistike, fliste Lessing-u te Laocoon-i i tij që më 1766, kur thoshte:

Do të dëshiroja që të mos përdorej emri i veprave të artit, përveç atyre me të cilat artisti mundet me të vërtetë të tregohet artist, në të cilat bukuria ka qenë qëllimi i tij i parë dhe i fundit. Çdo vepër tjetër, në të cilën shihen gjurmët e ndjeshme të marrëdhënieve fetare nuk e meriton këtë emër, ngase arti nuk është fabrikuar aty për vetvete, por ka qenë vetëm një ndihmës i religjionit, ngase është brengosur më shumë për kuptimin, sesa për bukurinë e shfaqjeve të ndieshme për të cilat është përpjekur.[19]

Idenë e përplasjes midis politikës së figuruar me politikën e afishuar, studiuesi Sabri Hamiti e ilustron me poezinë e  Dritëro Agollit Predha e mbetur. Sipas tij, kjo poezi, me leksikun e varfër të poezisë së llojit, tregon se shurdhësia politike e thjeshtëson gjuhën e shkrimit deri në skaj. Sipas studiuesit, kjo është mbytje e letërsisë.[20]

Është rasti të kujtojmë që duhet theksuar fakti se shqetësimi për t’i dhënë Naim Frashërit vendin që i takon si poet, është i hershëm. Mjafton të kujtojmë fjalët e Namik Ressulit, shkruar para rreth 80 vjetësh:

...“Bilbili i Frashërit” duhet studiuar metodikisht e me ngadale, pa paragjykime patriotike e sentimentale, pa pasion krahine; ja pse, si artist, Naimi, si gjithë poetët tjerë shqiptarë, kundra atyre që e hedhin në baltë a t’atyre që e ngrehin në qiell, duhet rokqyrë e duhet peshuar mirë për të caktuar pa-anësisht gjër në ç’pikë arrin lartësia e artit të tij. Po “Bagëti e Bujqësia”, me të gjitha të metat që ka – të meta “proliksiteti”, përsëritjeje dhe “enfazi” në shum pika -; disa vjersha nga të “Lulet e verës”, lule të vërteta e të freskëta edhe sot, që pesëdhjetë vjetë nuk kanë mundur t’i a u çdukin erën e këndshme...[21]

Sipas tij, nuk e gjejmë te të gjitha shkrimet e Naimit një bashkim të lumtur të ndjenjës, të frymëzimit, të mendimit, të shprehjes, të origjinalitetit dhe fantazisë,

pasi karakteri i tij tepër i ëmbël dhe i butë qe i dëmshëm për veprat e tija epike, të cilat, po dihet, se vlerë me të vërtetë artistike, me përjashtim të ndonjë cope të rrallë, fort të rrallë, nuk kanë...[22]

Një propagandë e pakapshme nga masat nuk do të kishte efektin që pati: pra, Naimi sakrifikoi artin për popullin, përfundon Namik Ressuli. Jemi dëshmitarë se në dekadat e mëvonshme, duke i mëshuar një letërsie të funksionit, iu bë shmangie kësaj linje studimi të ngritur nga Ressuli e të tjerë.

Në rastin tonë, Naim Frashëri u mor si ilustrim i shembullit tipik, por e njëjta gjë ka ndodhur edhe me poetë të tjerë.

Përfundim: që të funksionojë si duhet, paradigma e Historisë Letrare duhet t’i bindet pa kompromis të gjitha ligjësive të veta.

 


[1] Me përcaktimet ligjërimore është marrë edhe Roman Jakobsoni në një punim të titulluar Polet metaforike dhe ligjërimore. (Metaphor dhe Metonymy in Comparison and Contrast. Mouton de Gruyter. Berlin – New York 2003, fq 41-47) Ai bën këto dallime: 1. Metaforikja bazohet mbi ngjashmërinë dhe zëvendësimin; 2. Metonimikja bazohet mbi varësinë, pohimin dhe kontekstin. Sipas tij, ngjashmëria në kuptim lidh simbolet e një metagjuhe me simbolet e gjuhës që i referohet. Ajo lidh një term metaforik me një term për të cilin u zëvendësua. Poezinë e ngërthen parimi i ngjashmërisë: paralelizmi metrik i vargjeve apo ekuivalenca fonike e fjalëve rimuese nxisin çështjen e ngjashmërive semantike dhe kontrastit; atje ekzistojnë rimat gramatikale dhe antigramatikale, por kurrë agramatikale. (Po aty. fq. 47). Jakobsoni konkludon se: Studimi i tropeve poetike kryesisht është drejtuar nga metafora. (Po aty. fq. 47).

[2] Konica, Faik. Vepra. Naim Frashëri. Tiranë 1993, fq. 147

[3] Historia e letërsisë shqiptare. Botim i Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1983, fq. 225

[4] Është fjala për vargjet: Ademi dhe s’kishte lerë,/ kërthiza s’i ish prerë./ Ay ishte ujë e baltë/ ne ishim njerëz të naltë.

[5] Çabej, Eqrem. Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Çabej, Tiranë 1994, fq. 107

[6] Historia e letërsisë shqipe, II. Botim i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë 1959, fq. 356

[7] Po aty, fq. 354

[8] Historia e letërsisë shqiptare. Botim i Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1983, fq. 225

[9] Konica, Faik. Vepra V. Dudaj, Tiranë 2001, fq. 128-165

[10] Kuteli, Shënime letrare. GrandPrind, Tiranë 2007,  fq. 383

[11] Po aty. fq 464-465

[12] Po aty. fq. 439

[13] Po aty. fq. 500

[14] Letërsia si e tillë (Konferencë shkencore për problemet e trashëgimisë letrare). Tiranë 1996, fq. 60

[15] Çabej, E. “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Dituria, Tiranë 2000, fq. 230

[16] Ashta, Kolë, “Nji odë klasike e Mjedës”, rev. “Kumbona e së djelës”, nr. 31, v.V, fq. 371, 1942

[17] Quku, Mentor. Mjeda, Vepra V. Ilar. Tiranë (pa vit botimi) fq. 56-57

[18] Për këtë debat shih Quku, Mentor. Mjeda, Vepra V. Ilar. Tiranë (pa vit botimi) fq. 577-633

[19] Po aty. Fq. 46

[20] Hamiti, Sabri. Poetika shqipe. Shtëpia botuese 55. Tiranë 2010, fq. 44

[21] Ressuli, Namik. “Shkëndija”, Vj. I. Nr.5, fq. 25-28

[22] Po aty.

 

 

   Ç'u mbush Mali

Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
********
Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb'e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë.

 

Maja e Çelur

Lulet lulëzuan 
me të parë djellë 
kushedi ç'duruan 
që kur janë mbjellë:

që kur u përzien 
me rër' e me ujë, 
dhe u lagn' e u lyen 
pa bujë e rrëmujë.

Pa zë psherëtimi, 
zë e vaj të kotë, 
i ngurroj thellimi 
nënë dhen' e ftohtë.

Edhe balt' e ndotur, 
edhe llum' i ndyrë 
i patnë përlotur 
me ngjyrë e mënxyrë.

Ato piperonin 
me një sulm i qetë 
dhe mbinin e shkonin 
që përposh përpjetë.

Që ngaj errësira 
brenda në dhè thellë 
ndillnin krejt të lira 
dritën edhe qelltë.

Sa me rënd' i mbante 
rrënj' e balt' e nxirë 
dh' i tërhiqte e s'i ndante 
për në fundësirë,

dhe sa m'i padukur 
edhe sa m'i zjarrtë 
ishte sulm' i bukur 
për në qiejt' e lartë,

aq më lirë e fshehur, 
dh' aq më me ngadalë 
rritnin pa pandehur 
sulmin e pandalë:

Dhe ja, ndizet era 
mbi barishte e bimë! 
Ja! qesh pranëvera 
nëpër ngashërime!

Ja! sa lul' e qetë 
çeli gjinë e sajë, 
përmbi degë e fletë 
atje lart në majë!

Lasgush Poradeci 

epo te bazohesh tek nasho spiun  medioker  per te vlesrsuar nje gjigand si Lasgushi ,kjo eshte hata 

Lasgushi pranoi shum me mir te jetonte si EREMIT por kurrsesi te behej bilbil kafazi si shum shkrimatr e poet "gjigand " tanet

nuk e di ka shkruajtur ndonje llaf Lasgushi per regjimin qe bilbilat tane gjigande i thurnin vargje edhe naten?

Nuk po diskutohet se çfarë nuk ka shkruar Lasgushi; në fund të fundit nuk po diskutohet as se çfarë ai ka shkruar; tema e diskursit, më ngjan, është se çfarë e si shkruhet për Lasgushin.

keto ndodhin pasi pas demokracise plasen simpatizanten e llazarit neper shkollat e universitete,brezi im eshte detyruar ne nje fare menyre te gjej deri palcen e poezive te llazarit,mesuesit perloteshin,rrjedhonin me shume pasion poezite e tij sa shkriheshin,per ta ai ishte poeti i poeteve shqiptar,pa dallim te gjithe e adhuronin pervec presoreve qe venin nga veriu sidomos shkodra ata spara e theksin aq shume sa te tjeret.une jam mesuar te degjoj poezite e tij sikur te ishin themeli i poesize moderne shqiptare dhe na kane iduktuar qe ta respektonim mbi cdo gje,kengen e nositit e kemi bere qe nga klasa e peste deri ne vit te 2 ne gjimnaz,e kemi sterholluar deri ne kocke.kurse migjeni eshte bere i gjymtuar,ishte ne program e na bbcisnin ato gjerat e zakonshme mbi nga buronte poezia e tij dhe sa e fuqishme ishte ajo ama kur nuk e vinin ne raport me poetiken romantike lasgushiane......ama kishte edhe nga ata te flaktet e lazos qe thonin edhe klackat e veset e sjelljet e tij ishin te veshtira per ti gelltitur.per t mbi te gjitha ai ishte mit

@ mirazh

shife kush diskuton : ben anadollaku i cili mbeshtet mbi cka then nje cop spiuni medioker  nasho JORGAQIS te cilit ja pregatisin me urdher fjalimet sigurimsat e kafazit

mbase do qe me e hajrit qe ta diskutonte ndonje studius me serioz (jo nga ata bilbilat e kafazit) vepren e gjigandit Lasgush

gjithsesi  un nuk ja them shume ne keto fusha smiley

Inatin e kam me mirazhin : inat miqesor ama, thjesht per efekt diskutimi.

Po a nuk e kupton bre mirazh se çfaredo qe te flasim apo te mos flasim per kete apo ate shkrimtar a poet a politikan a qofte dhe njeri pa lidhje, ESHTE E KOTE DHE PA VLERE ?

Kam pershtypjen se nuk e ke kapur mire shkallen e shkaterrimit trunor te publikut shqiptar. Kam pershtypjen se je me teper idealist nga ç'duhet, pra beson ende se fjala ne peizazhin shqiptar ka nje domethenie. Une per vete, jam me i ftohte e pa iluzione ne keto pune : prej vitesh, disa qe kane hyrje ne media kane punuar me qysqi ne dore per te hedhur ne ere çdo lloj mekanizmi kuptimi e logjike nder lexues. Publiku shqiptar eshte bash si nje pellumb i merlitur qe nder 150 guralece çamarrokesh, njeri e ka kapur mu ne koke.

Une them se sot, ne Shqiperi, eshte kapur e kaluar pika e mos-kthimit. Kemi hyre ne eren e debilizmit total. Llomotitja ka fituar te drejten e qytetarise e krekoset pa piken e kompleksit. Nje terapi erresire mediatike, them se mund te na i sheronte ca plage, e kushedi, te hynim ne udhen e duhur.

Flitet shume, mirazh, flitet e shkruhet shume, tmerresisht shume. Ne perpjesetim me konsumatorin, prodhimi yne i brendshem i llafeve eshte nder me te larte ne bote (ketu mund te na e kaloje ndonje vend afrikan, Kongoja psh, edhe keta jane ne delir total). Me duket se nuk po arrihet te kuptohet çfare demi te pandreqshem kane shkaktuar disa persona mbi miliona shqiptare. E kane zhveshur, rrjepur e perdhunuar fjalen sa ajo ska me asnje efekt.

Me kujton te bijen e nje te njohuri ketu qe, kur deshiron te shprehe habine qe doktori i gishtave te kembes ia ka nderruar oren e vizites, thote : Uaaaa, e tmerrshme. Si mund te ma beje ai kete ?

Te perfytyrojme tani si do te sillet kjo goce para diçkaje te tmerrshme vertet, psh, i vdes i ati. A mund ta shprehe ajo kete humbje ? Fare. Sepse nuk ka me fjale. I ka shpenzuar me nderrimin e ores se vizitave. Tmerri per ate, ska me pike kuptimi. Mund te shohe nje masaker para syve, dhe te mos kete ç'te thote.

E njejta gje me derdellitjet tona. Eshte llomotitur aq shume keto vite, sa ska me ç'te na beje pershtypje. Jemi bere dru. Lasgush Poradeci eshte Mesia i letersise ? Hu dhë faking keërz ! Lasgush Poradeci s'di te shkruaje ? Hu dhe faking keërz ! Me nje fjale, lajmi i denje per kete emer, tanime eshte thjesht nje shkas per t'ia futur nje faking bullshit. Na kane humbur piketat. Pa piketa, njeriu eshte i humbur. Sillet e mbeshtillet, si pula pa krye.

OK, tungatjeta.

Nuk është se nuk keni të drejtë kur përmendni pikën zero të medias shqiptare, logosit shqip. E shkruaj edhe vetë, diku më lart.

Por çështja shtrohet: do të vazhdojmë akoma të flasim si njerëz, aq më tepër kur nuk ka pse të mos e bëjmë këtë, apo do t'i bashkohemi lukunisë e do të angullijmë në kor?

Jam për të parën, thjesht sepse lirinë time për t'u shprehur siç dëshiroj nuk mund të ma ngushtojë kush e sepse lirinë e shoh në dialektikën për mirë, që do të thotë: pavarësisht se bota po çmendet, nuk kam punë me të.

Sidoqoftë, problemi që ngre autori i artikullit, ndonëse nuk më pëlqen aspak mënyra e të shkruarit dhe qasja ndaj patetikës së mjerë shqiptare, një nga eksponentët e së cilës është po ai vetë; pra, problemi që ngrihet mendoj se mban diskutim.

E për ta bërë këtë jemi edhe këtu.

Hurbinek

Po e nis me nje citim nga ju: "...pra beson ende se fjala ne peizazhin shqiptar ka nje domethenie." Fjale shume fataliste... pa fjale! Thua te jete pikerisht keshtu?! Ndoshta ke te drejte... megjithate shpresoj te jete pak me ndryshe realiteti. Vet forume si PPU jane nje prove se fjala nuk humbet si ne shkretetire. 

Ka nja dy dite qe e pashe kete artikullin. Mezi m'u shojt vreri. Sot jam me e qete, por prape mund te them vetem qe B. A. s'i ka titujt per ta shtruar kete pyetje.

Dhe ne pergjithesi, ideja e kontrollit punetor qe kontrollon vepren e shkrimtarit duke patur si synim pushtetin e vet punetor mbi te ma ka shpifur gjithmone.

Huri ...nga rastet e vetem tuajat ku po prezantiohesh se di Shqip . Si duket PPU po te jep  Uje burimi smiley

Po gjithsesi me keto raporte jo ne Frongisht duhet te cqaronesh ...

 Lasgush Poradeci eshte Mesia i letersise ? Hu dhë faking keërz ! Lasgush Poradeci s'di te shkruaje ? Hu dhe faking keërz !

A eshte apo nuk eshte i tepruar Miti ndaj tij ! Sh Enver psh vuri ne alarm gjithe Kinostudion kur mori vesh se per Lasgushin nuk kishte asnje meter film smiley Ti si thua ?

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.

Ketij B A te sotshem dhe atyre te djeshem Lasgush Poradeci u'a ka dhene pergjigjen sa ishte gjalle:

Redaktoret tru-kokalle

Redaktojne vjershetoret,

Po me thoni cilet valle

Redaktojne Redaktoret?

 

Redaktoret zemer-pise,

Fyenjes te poezise,

Shpirt-katran qe me qertojne,

Jane qen qe s’me kafshojne.

Poshtë Lasgushi!

Ky Lasgushi, poet pa vlerë,

si nuk vdiq, që pa lerë?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).