Pak ditë më parë “Forbes” publikoi listën e personave më të pasur në botë… Kjo na shtyu që edhe ne të publikojmë listën e personave më të pasur, por duke iu referuar bizneseve dhe shumave të përfarta të pasurimeve të tyre.

Në pamundësi për të bërë një përllogaritje të saktë dhe duke mos dashur që të publikojmë shifra të cilat mund të mos jenë edhe shumë të afërta kemi zgjedhur që të bëjmë një listë duke u bazuar në bizneset të cilat menaxhojnë, të cilat mund të shikohen lehtësisht nga kushdo në QKR dhe në të dhëna të tjera konfidenciale që kemi mësuar. Këtë listë e kryeson Zamir Mane, një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, me një numër të shumtë biznesesh në administrim ai udhëheq pa asnjë dyshim listën e biznesmenëve më të pasur në Shqipëri. Më poshtë paraqitet lista me 10 emra dhe përkrah emri është një sqarim i vogël në lidhje me aktivitetin që ushtron individi.

1. Zamir Mane ( QTU, TEG, NEPTUN, telefoni celulare PLUS, ndërtime etj,.)

2. Bashkim Ulaj (Pronari i 22-katëshit tek TVSH, firma ndërtimi, fibra optike etj,.)

3. Ramë Geci ( Pronari i 15-katësisht, firma ndërtimi Geci, et,.)

4. Artan Dulaku ( Qendra Tregtare Kristal, ETC, ndërtime, koncesionari Ford, Ranger Rover, rrjeti supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion + etj,.)

5. Vasil Naçi ( Pepsi, Birra Amstel, distrubiocion pije, detergjent, cigare etj,.)

6. Vllezërit Armando dhe Arben Duka ( Vezë, kantinë vere dhe vreshta, elektroshtëpiake, telefoni celulare “Plus” etj,.)

7. Edmond Leka ( Western Union, Union Bank etj,.)

8. Vjollca Hoxha ( Top Channel, Lori Cafe, Digitalb etj,.)

9. Vilma Nushi ( Ekskluziviteti i Marlboros dhe cigare të tjera, si edhe Pronter & Gamble)

10. Muhamed Muça ( Shkollat Kristal, nga kopshtet tek universitetet etj,.)

 

http://www.botasot.info/shqiperia/189194/ja-kush-jane-10-njerezit-me-te-pasur-ne-shqiperi/

33 Komente

e ka Ahmet ky i funit.

Filloi dhe ketu te ne ky idiotlliku i rrujtjes e renditjes se pasunareve. Megjithese e nisi KK me "Si te behesh milioner" kete trendin. Meqe ra fjala, po Koco pse nuk eshte ne liste? 

lol, une kujtova se do pyesje po Argita pse nuk eshte ne liste! Apo ketu behet fjale per pasunaret e ligjshem, pra qe i kane vene pasunite me mund e me djerse? 

Miredita.

Jam kurioz per dicka shume banale.

Pse kudo e quajne Zamir (televizion, iternet, etj) ndersa quhet Samir?

falemnderit.

sepse Samir eshte emer arab (edhe pse, Zamir nuk eshte veçse forme e tij).
Ne nuk jemi arabe pra mo smiley  Kshu qe Zamir e jo Samir smiley

Ne fakt ka shume shqiptar qe emrin Samir (dhe Saimir) nuk i lidhin fare me formen arabe te emrit, por me fjalen 'MIR' shqipe. Saimir, Fatmir, Ermir etj etj. Une po verej qe ne pergjithesi shqiptaret po kthehen ne origjine persa i perket emrave.

edhe Emir, Fatmir (forma mashkullore e Fatma) jane po ashtu te huazuara nga turqishtja, kjo e fundit i ka huazuar nga arabishtja. Sikurse dhe Saimir (Samir).

Sa+i+Mire ka po aq lidhje sa ka Ha+Merr+ik me e di vete ti smiley

Ceshtjet e ushqimit ne mencen e trurit tend!Sa te pangopur paskeni qene mor burre i dheut!!

Kur prinderit ja kane ven Ermir apo Fatmir nuk ja kan vene duke menduar se po e huazonin nga arabishtja apo turqishtja por sic e kam shpjeguar une me lart. Lidhjen e ben ti sipas oreksit tend pastaj. Emer Hamerik nuk ka ne shqip, pa nuk eshte njesoj sepse nuk ka shpjegim llogjik, por si gjithmone kur vjen fjala per te shqiptaret ju i thoni llogjikes ik pirdhu. Edhe vazhdo po deshe une nuk te pergjigjem me, edhe kaq edhe ha mut kot une qe merrem me ju, kur jeni komplet te parashikueshem.

Ju jeni shume antishqiptar ne thelb, qe dhe per emra te tille dukshem me origjine shqiptare, e kerkoni shpjegimin diku gjetke, ne menyre qe te mbeshtesni tezen serbe, qe shqiptaret nuk kane asgje origjinale. Shpjegimet e ketyre emrave, jane te kuptueshem dhe per femijet e fillores:

erëmirë_____(bien ë-të)= ermir

njesoj si

erëmali_____(bie ë-ja)= ermal

fatëmirë_____fatmir

saimirë_____saimir

Bamirë______me ba mirë____bamir

etj

 

STALKER, mendoj se emri Saimir eshte shqiptar, apo me sakte ilir, dhe eshte nje nga emrat me te vjeter, dhe nuk eshte çudi te jete eksportuar ne (mare nga ata) vendet arabe, shekuj perpara. 

Sepse me Z- fillon Zari;e hudhi ai ene dopjo gjashta i ra!Kurse me S fillon Samari qe u vene gomereve kudo ku ndodhen!

Po keshtu o thuaj, de, thuaj dhe bjeru ne koke pasanikeve! Na ben alarm kot sikur ketu s'ka bereqet asnjeri!

Mos u shtyni ore! Hurma arabie !

Si ka mundesi asnje politikan milioner? smiley

Tani listen e kan bere pa treguar shumen perkatese. KOOT fare  si c'do artikull tjeter i gazetaleshesise shqiptare.

Te pakten 3 prej tyre te jene peshq, ndryshe do ndihemi te zhgenjyer.

Rrofte destabilizimi. nje fjale e urte kineze thote se po nuk u turbullua uji nuk kthjellohet ( apo eshte citat i mao ce dunit??) shoket komuniste te na e sqarojne kete

Zamir e ka pasur emerin ai dhe jo Sajmir.E kam pasur ne klase.Njeri i urte dhe i edukuar dhe ka qene shok feminije edhe me Agim Zeqon.E ema,Bitija, ishte shitese bulmeti,njeri teper i respektuar dhe nga te paktat shitese qe perdorte shprehjet "ju lutem", "ju faleminderit" ne ate kohe.

Te fillosh dhe te shigjetosh nje njeri te suksesshem vetem se ti nuk ke arritur ate eshte xhelozi dhe cmire dhe kjo fatkeqesisht eshte me shumice ne PPU.

Zamirin te gjithe ata qe e njohin nga afer,e kane ditur qe ka pasur shpirt tregetari dhe ambicje per tu pasuruar.

Zamiri ka qene i tille qe edhe kur ishte ne Universitet,megjithese i kishte xhepat plot se mamane e kishte shitese bulmeti, shiste fara luledielli,ora elektronike,cadra te jashtme,pune qe per ne te tjeret na "binte hunda" ti benim.

Tani habitemi perse ai ka ecur dhe ne jemi akoma me rroge.

Por fillojme dhe e veme ne liste dhe e etiketojme me emra arabe.

Te tjeret nuk i njoh keshtu qe nuk mund te flas,por fola vetem per ate qe e  kam njohur Zamir Manen.

llafi qe thone eshte qe kur tregtaret e rruges se kavajes shkonin ne turqi dhe binin gjera ky sillte deh noi gjo tjeter... nuk e di sa e vertet eshte

Nuk eshte e vertete.

Ky e ka nisur me tregeti cadrash,kur dolen ato cadrat e jashtme ne vitet 1988-89 dhe me ora elektronike dhe sic thashe nuk pertonte dhe te shiste fara( me shumice).

Ne ate kohe qe ata te rruges se Kavajes se bashku me camet benin tregeti me canta ne Turqi,Zamiri u nis refugjat ne Austri nepermjet Hungarise.Kete e di se ka ikur me nje mikun tim dhe kane kaluar kufirin hungarezo-asutriak ne kembe se deri tek kufiri te onin ata qe te merrnin leket.Keta me duket se paguan nja 300 marka secili,ne mos gaboj.Ky muhabet ne vitin 1991 ne vere.

Me pas rruget e tyre u ndane dhe Zamiri diku nga 1995, filloi te sillte kamiona me tv ne Shqiperi dhe hapi dhe nje zyre, a mangazine ne Tirane(atje ku ishte restorant Donika ,por ne katin ne nendheshem) ku ai niste mallin nga Austria,Agim Zeqo me ca korcare te tjere shoke te Zamirit e prisnin ne Shqiperi.I njoh te tere se kane qene ose shoket e mij te feminise,ose i kam patur ne shkolle 8 vjecare.

Me pas nuk e di se si i vajten punet,por fillimin keshtu e pati.

vec 3-4 te paret kane aktivitet te mirfillte prodhues, te tjeret jane thjesht tregtare. Jo se ka ndonje gje te keqe po me ben pershtypje se pse nuk investojne duke dit qe kane aktivitet prej shume vitesh

nuk ka asnje aktivitet prodhuesderi diku dukajt. te tjeret tregtare, edhe pse ndertimi ju duket prodhues , mua sot me duket grope e zeze qe vazhdon e thellohet duke ndertuar perbindshem ne cdo cep te mundur te shqiperise, betonizimi nuk prodhon para , perkundrazi parane e ngurteson dhe e ben te pamundur qarkullimin e saj... mos ta zgjas se s' ia vlen me bo leksion ekonomie per keta pasunaret tane, se vetem lidhje me konkurrencen e ndershme apo shpirtin e punes nuk kane, keta jane tipik oriental otoman 

lol hajde klasifikim hajde. E si e kane bere kete? Sondazh te berberi i lagjes?

Une them ky ka me shume lek. Jo jo ky tjetri te hap mdysh me leke, ja ke pa makinen qe ka? Ik mer po ai eshte i mbyt ne borxhe.

dale ore dale! me te pasur thote, po si ta besoj une? sa i pasur eshte? nga e di ti qe une psh nuk jam me i pasur se ai? pastaj, informacioni eshte pushtet! prap, dale dale!

asnje nga keta nuk eshte ne 55!!! keta jane te gjithe me kredi der ne fyt.

Vetem njeri prej ketyre  ka 32 milione euro kredi ke ...filan banke.Kush  i di  tokat nden kopshtin zologjik ?E pra jane me leje ndertimi, marre pronareve ,Allajve, dhe vendosur  kolateral ne  banke  me vlere 650 euro metri katror.Mirepo  "milioneri" ka falimentuar de facto.Banka, me nje seance  te vetme gjyqsore i vuri nene pronesi te  saj.Nje permbarues gjyqesor , miku  im, i vuri  ne shitje.Jane bere dy ankande.Nuk  i bleu kush me ate  çmim.Tani do behet nje i  trete me 400 euro ,metri katror....!Kush don me ble, te vije!Ne gjithe  Tirtanen kush  ka pare  per te blere, shtepi, troje etj,  sot blen lire..... ke permbaruesit.Provojeni  dhe keni me pa!

  Mjere te  shkretet pronare qe besuan ke milioneri! Mjere shqiptaret  qe kujdtojne se i kane ne banka paret! Medet sikur, neser te gjithe depozituesit(bie  llafi ),  te vene per  te terhequr depozitat...

Do kercasi me zi se ne kohen e piramidave......

Jemi ne shtetin qe qeverris krye.....

E shtoni  vete  pjese tjeter

Grava, po kaloja ketej e pashe kalimthi kete komentin tend. Keto jane llafe e jo lajle lule... Meqe paske dhe njerez te brendshem shtjelloje pak kete punen e kreditit, permbaruesit, mbaruesit, prapambaruesit, qe t'u hapesh syte ndonjerit a tjetrit. Pastaj le te hedhin valle, edhe me teser partie po te duan, majtas a djathtas, e te na e gjejne ndonje zgjidhje...

ky eshte meter katror i ndertuar apo i projektuar? Po ne qender, si duken bathet?

Grava e njejta gje ndodhi ketu ne usa nga viti 2009 , me vjen mire qe eshte kuptuar dhe aty me ne fund.

shef grave, tafuti osht ne dijeni te gjonave n amrik

Kot me te pyt noshke, ke morgic aty ne gb apo jeton me ndihma sociale?

ca nga ne kan stil tjeter jetese... pagujm nje sh1tload of money per te jetu ne qender te nje metropoli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).