Duni dhe grupi i saj mbërrijnë në një mbretëri të tyren prej kreshendosh elegante.

 

Përhapja e edukimit formal të xhazit ka krijuar një racë të re të muzikantëve globalë: që përdor improvizimin dhe pajisje të tjera të lidhura me xhazin, për të transformuar folkun (muzikën popullore) dhe muzikën tradicionale. Këngëtarja shqiptare Elina Duni është pjesë e kësaj klase në rritje. Lirika e saj e fundit “Matanë malit” ofron një depërtim të balancuar të së vjetrës dhe së resë.

Kur Duni po rritej, këngëtarja dhe kompozitorja thotë se nuk i kushtonte shumë vëmendje muzikës popullore që pëlqehej shumë nga gjyshërit e saj. Ajo shkoi në një shkollë muzike në Zvicër dhe atje një shok pianist e pyeti nëse dinte ndonjë këngë tradicionale shqiptare. Ajo nuk dinte. Kjo e vuri të zbulonte muzikën e atdheut të saj.

“Kjani trima” është një këngë popullore që ka qarkulluar në Ballkan për një kohë të gjatë. Është e sigurt të them se version i Dunit, me stilin dhe vokalin e saj të mrekullueshëm dhe me mbështetjen koloristike, nuk është shumë tradicional. Por zbulon alkiminë pas këtij koleksioni magjepsës: Pavarësisht trajnimit si improvizuese, Duni dhe grupi i saj çdo javë i trajton këto melodi me respekt të madh.

Kur Duni këndon ajo është e ekuilibruar por e egër teksa i tërheq notat duke i shtyrë ato sikur donte t’i thyente. Muzikantët e saj shtojnë efektet  dhe e rrethojnë atë me nuanca të mahnitshme të shtrirjes së kordave që kanë gjurmët e Maurice Ravel dhe Bill Evans.

Duni ka punuar me këngë popullore shqiptare që nga viti 2004. Ajo i konsideron qendër të artit dhe thotë se është emocionuar nga poezia e tyre sa herë që këndon. Tekstet e këtyre këngëve trajtojnë dashurinë dhe nderin, vuajtje dhe këmbëngulje, marrëdhënien e njeriut me tokën dhe (në traditën e madhe të këngëve popullore) vdekjen. Dhe nuk është e nevojshme që të kuptoni shqip për të vlerësuar se çfarë ndodh atje: në fillim me muzikë të errët dhe shpesh herë të rëndë, Duni dhe grupi i saj mbërrijnë në një mbretëri të tyren prej kreshendosh elegante.

Artikulli origjinal botuar në National Public Radio

67 Komente

I hodha një vesh ( smiley ) sot në mëngjez, tek faqja e saj. Mjaft të mira. Personalsiht, sa herë që dëgjoj ndonjë këngë në shqip (jo sot), sikur e "mbyll" veten, nuk përfshihem dot në të... mbase ngaqë kur është në shqip, sikur të kap në nja ca pika të dobëta që as vet nuk e di se ç'janë. 

po epshi nga doli ketu. apo e  kuqja e flokeve te Elines

e kuqja e flokeve te saj,mbase te deh ore.eshte rosso chianti

te ngjethte mishin vajze e valeve

eshte mbese blloku kjo. e ka ne zemer te kuqen. sensuale.

vete muzika jazz shquhet per theksin qe i jep seksualitetit, aq sa ne fillimet e saj gati u paragjykua, por me kalimin e kohes e fitoi gradualisht respektin qe meritonte.

Zeri dhe interpretimi teper i bukur. Bleva dhe degjova gjithe albumin e saj dhe ja vlente me te vertet. Nje rikthim i disa perlave shqiptare ne rritem te lehte jazz por pa i prishur origjinalitetin. Eshte dicka jo e vogel pasqyrimi i Elines tek programi 'All things considered' tek NPR pasi aty zgjedhin artiste 'up and coming' dhe qe prodhojne muzike/art me shije dhe 'smart'. Sa me shume art te tille dhe sa me pak tallava idiote shpresoj!

Ne lajme te tjera pa shume lidhje, qenefi mediatik me emrin Top-Channel, disa dite me pare kishte vene ne faqe te pare dhe njoftonte me te madhe se Trump do thoshte nje sekret te papare per Obamen... 

Ne lajme te tjera pa shume lidhje, qenefi mediatik me emrin Top-Channel, disa dite me pare kishte vene ne faqe te pare dhe njoftonte me te madhe se Trump do thoshte nje sekret te papare per Obamen... 

kete lajmin tjeter nuk e vendosin te Topi ama... smiley

Me pelqen shume menyre se si Duni perdor muziken shqiptare, eshte dicka origjinale dhe e bukur, e po ashtu e ben edhe pianisti Robert Bisha. Ka nje fryme, nje tentative ne ate drejtim e ky eshte lajm i mire si per muziken ashtu edhe per atdheun. Fat te mbare te gjitheve. 

Edhe une jam me ty dep.  E ruajne me fanatizem vijen melodike te kengeve dhe pjeseve popullore, por ne te njejten kohe ju japin identitetin e tyre te vecante me interpretime jotradicionale.

Publikimi i albumit te Dunit me ECM si dhe permendja ne NPR eshte goxha arritje per muziken shqiptare, sidomos ne kete epoke te erret te tallavase, majmunizmit e banalizmit muzikor, te lloj lloj kofshe e gjokse nxjerrese gjysemstriptiste pa pike talenti qe e shpall veten kengetare.

Suksese goces. Pervec nja 2 interpretimeve te vecanta, nuk eshte per mu.

Epsh?!

Edhe per Ciljeten s'eshte thene nje gje e tillesmiley

Autori i artikullit origjinal ka pak, ose me sakte hic gjasa qe te njohe apo te jete ne dijeni te ekzistences se Ciljetes.

Elina Duni: Love, Lust And Albanian Folk Songs

Perkthyesi e ka pare te arsyeshme ta perktheje fjalen "lust" ne "epsh."  Per kete s'di te them ne e njeh Ciljeten apo jo.

smiley

Monda,ne fakt ka te drejte autori ,se ajo kendon sikur ka kaluar ne ekstaze plus dhe ngjyra e kuqe,kembet zbathur e perforcojne dhe me shume.smiley

Jazz dhe ekstaze?  Hmmmm, per mua jazz-i ka nje intimitet foreplay mgjth rruget ne Rome te cojne. 

Por me konkretisht: 

Duni has been working with Albanian folk songs since 2004. She considers them central to her art, and says she's moved by their poetry every time she sings. The lyrics tell of love, lust and honor, hardship and perseverance, man's relationship to the land, and (in the grand tradition of folk songs) death. And you don't have to understand Albanian to appreciate what's happening here: Starting with somber and often heavy music, Duni and her group wind up in a soaring, graceful realm all their own.

Ne artikull autori me fjalet "love, lust and honor ... " u referohet teksteve te kengeve folklorike shqiptare.  Kuptohet qe per autorin, por edhe per degjuesit qe e pelqejne (une perfshire) Duni merr dhe jep lirike nga lirika.  

Per kembet e zbathura, Joss Stone psh kendon me kembet zbathur.  E kam fjalen, s'eshte fenomen i panjohur.  Ne rastin e Dunit kur degjoj "Vajza e Valeve" pa e pare videon, eshte e lehte te imagjinosh vajzen qe kembezbathur ecen neper shilte, ulet diku ne nje cep dhe ia nis vajit, kenges, murmuritjes nen ze.  Megjithese fjala "epsh" ne shqip ka nje konotacion seksual, ne anglisht perdoret ne menyre figurative edhe ne aspekte te tjera si "lust for life".  

PS: Duni ka kenduar edhe kur s'i ka pasur floket te kuqe smiley.

Ne fakt,e kisha per fustanin ate "te kuqen".

Monda,kam nje ore qe po degjoj kenget e Elines vetem nga fjalet e mira qe thuhen per te.Por qenka e kote per mua,kur s'te ngjit,s'te ngjit.Nuk u shtirke dot sikur te pelqen, qe te dukesh sikur merr vesh nga muzika.smiley

pale,me thone qe kendoj dhe miresmiley

Nuk u shtirke dot sikur te pelqen, qe te dukesh sikur merr vesh nga muzika.

Nuk e di nga e nxore kete, te pakten ne komentin tim.  As qe kisha fare qellimin qe pelqimi apo jo i Dunit eshte ne perpjestim te drejte me marrjen vesh nga muzika.

Plus qe ne pergjithesi per nje veper te artit une ndaj ndjesine nga racionalizmi.  Preferencat e mia per vepra te caktuara jane te lidhura ngushte me te paren.

Nuk e kisha me ty,sinqerisht.smiley

E kisha me vehten time duke patur parasysh shijet shume te kultivuara te disa peshqve.

Pse mendon se robt shtiren sikur pelqejne dicka vetem per tu dukur? Padyshim qe edhe shija kultivohet si cdo gje tjeter.

epo,jo te gjitheve u qellon t'u kendojne prinderit  ninulla xhazi.Mamaja ime maksimumi"c'e ngjita perpjete kalane " me ka kenduar.

Po pse vetem me ninulla ne femijeri u kultivoka shija?

nuk me kuptove.Kultivimi i shijeve nuk eshte nje proces qe behet brenda nje dite,viti .Madje ,mendoj se eshte  e lindur ,por dhe  e edukuar nga te tjeret,jo thjesht degjim radioje

Kultivimi nga vete semantika e fjales nuk nenkupton dicka te lindur, dhe po eshte i edukuar nga te tjeret, por eshte dhe edukim i vetvetes dhe sigurisht qe nuk eshte thjesht degjim radioje.

Cuditem me ty qe paske kaq vesh te kultivuar,se dikush qe do dhe merr vesh nga muzika nuk rri dot pa te.Ti ,per mos te thene kurre,nje here ne vit poston te tralalaja.

Gjuha vete ku dhemb dhembi,thote nje fjale e urte.

Po pse u dashka te postoj ne peshk une qe te provoj se degjoj muzike?

thjesht per te thene "me pelqen muzika" apo "di ta vleresoj muziken e mire "ashtu sic te pelqen te debatosh dhe mbi politiken apo tema te tjera ku merr pjese ne menyre aktive.

 

E po ja e more vesh tani, dhe nuk me njeh aq mire sac mendon.

Venus, mos e bej ate gabim te hysh ne postimet e pafundme te ketij tipit. Logjika s'i ben derman smiley

ka dale moda te marresh vesh nga muzika.Kjo moda na morri ne qafe neve demodeve.

Edhe nje gje,me faktin qe s'me ngjit mua ,nuk dua te ul vlerat e kesaj kengetareje.Une thjesht po them ,qe une si njeri i zakonshem ,nuk jam ne gjendje ta vleresoj kete lloj muzike.

Dakort s'je ne gjendje, por pse sekelldisesh kaq shume me keto komentet ka dale moda apo me shtirjen e robve per tu dukur?

ngaqe s'te njoh pra.Nuk jam aq e zgjuar sa t'i percaktoj robt nga niku,kur ti nuk ve nje link qe te njihem me shijet e tua muzikore.Te vetmen kenge qe kam fiksuar nga ty,ka qene nje kenge popullore,labe ne mos gaboj.

Edhe burri im degjon tere diten Folk muzik,por s'merr vesh hic nga muzika.Me keq se une.

venuo, nigjo vllain. Sforcohu icik dhe me nigjo "The final frontier", albumi i fundit i Iron Maiden. Kam pershtypjen qe do bosh kthese dhe s'do lodhesh hic me kuptu nej muzike tjeter. Be open minded.

metal shume i rende ky per veshte e mi te brishte,ndonje baker dhe e pranojsmiley

E kam pelqy Elinen qe ne momentin e pare qe e kam pare duke kenduar! Ngjan si nje cigane e embel ne intepretim! Disa gjera i eksagjerohen si dhe miksimi qe i ben kengeve popullore mendoj se nuk eshte e drejte, por me pelqen gjithsesi !!

si dhe miksimi qe i ben kengeve popullore mendoj se nuk eshte e drejte,

Tradicionalisht ne zemer te muzikes jazz eshte improvizimi qe performuesit i bejne nje melodie te njohur/popullore (thene ndryshe teme me variacione). Me nje fjale, eshte e drejta e jazz-it te transformoje, po ashtu askush nuk ia hedh poshte vlerat kenges origjinale dhe kompozitorit te saj.

shiko ku ka vajtur ai i katërti! smiley art, po ça arti!

Mua me pelqen mbi te gjitha kthjelltesia e shqipes se saj qe e kombinuar me tingujt e sofistikuar etno, merr nje natyre gati-gati mistike.

Me pelqejne gjithashtu bashkepunimet me Retrovizoren.

mund te jete kengetare e mire,por ky lloj i te kenduarit s'me ngjit fare

Urime grupit. Te krijohet, punohet, zhvillohet ne ate vend, pa te tjerat rregullohen. smiley

Fatmiresisht kemi edhe ne dike qe me shume talent dhe profesionalizem transkripton ne jazz melodi te kengeve popullore. Me pelqejne shume variacionet qe ka pesuar tema ne ritem, tonalitet, improvizimi ne piano, si dhe zeri i Elines qe eshte qershia mbi torte ne keto kenge te trajtuara kaq bukur; ajo duket se ka lindur per te kenduar jazz: ndersa performon ajo krijon elektricitet, dhe e mbeshtet me fleksibilitet ritmin e parregullt dhe komplex te kenges.

mire kultura mire...po duhet te jesh talent i madh ti, pooo ,gjersa ke  profesor kokat me te medha te kultures se peshkut

shume vajze e bukur

edhe zerin e kishte shume te mire

shpresoj te behet kengetare shume e madhe

ti shkru sikur ke detyra krijim fjalish ne klase II fillore

sepse dua ta lexojne dhe ata qe kane aftesi leximi si ne klase te dyte fillore

madje nga ti prisja nje falenderim per kete

Cilit i vjen anash kjo se cili e mush plot kokobongon ne ver shqyhet dynjaja me e pa. Spo flas pastaj per bujen e mamices qe e ke ne cdo lokal. Kjo smbledh dot as 20 veta ne nje salle

Elina Duni eshte ne koncert me 17 dhjetor 2012, ne Tirane. Bradi duhet te me gjeje 5 bileta, ska rendesi çmimi. Brad, mbaje detyre shtepie kete. Konfirmimin do te ta bej diku pas dy javesh.

Ajo po jep koncert në Nju Jork nesër pasdite. Nuk di sa keq do të jetë koha se biletën e kam blerë.

Une e kam ndjekur ne nje mbremje live ketu ne Zvicer dhe ka qene nje mbremje per t'u mbajtur mend. Pas koncertit u afrua dhe kemi biseduar gjate nga qe ishim te vetmit shqipo ne klub. Ju keshilloj qe ta ndiqni kur te vije ne vendet ku jetoni ju sepse leviz shpesh me sa e di une. Ndiqeni ne www.elinaduni.com

Pash mbreme Elina Dunin ne Baltimore...magjepse! 

 

I ndegjova disa kenge. me kenaqi! Sinqerisht qe eshte ndjesi e ralle qe te pelqen muzika dhe aq me teper nga nje shqipetare bukuroshe. Bravo!

egjova 'vajze e valeve'  nuk e kishte keq zerin kjo çupa por  eshte shum large 'vejezes se valeve'

ps me kujtoji gramafonin e gjyshit lozja me pllakat e gramafoni,,, pa ditur se cfar ishin,,,

me erdhi keq qe e humba koncertin e saj ne Paris per nje dite smiley me thane qe doli shume mire.

po pra Bradi sot e tha nja 5 here kete per Elinensmiley sa te paska bere pershtypje o Brad smiley

Presjen pas Enkes se kam vene per kastile smiley

Ndonje lidhje per koncertet ne ShBA? Tek faqja e saj jepte vetem vende ne Europe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).