Uljana Nisllaj dhe bashkëshorti i saj vendosën vitin e kaluar të kthehen në vendlindje pas një periudhe të gjatë emigracioni.

Uljana, nënë e tre fëmijëve të rritur në shtetin grek, thotë se arsyeja e kthimit ishte kriza ekonomike dhe ditët e shumta pa punë që po jetonin së fundi në shtetin helen.

Familja me pesë anëtarë është vendosur në fshatin e tyre të lindjes në Valare, me shpresën që biznesi i tyre i vogël i ngritur me të ardhurat prej emigracionit të funksionojë.

Uljana thotë se rikthimi për të tre fëmijët e saj ka qenë shumë i vështirë sidomos në aspektin arsimimit.

Vajza e madhe nuk fliste pothuajse fare shqip dhe gjatë këtij viti të gjithë në këtë familje e kanë ndjerë shqetësimin e mësimit të gjuhës.

Fëmijët, të cilët kishin një përparim të lartë dhe mesatar në Greqi, kanë hasur vështirësi në të gjitha lëndët vitin e kaluar.

“Fëmijët ishin në një shkollë të huaj dhe frekuantuan shkollën shqiptare të frikësuar. Kishin vështirësi në çdo gjë, duke nisur nga mënyra e të folur, tek mësimet që ishin vështirësia më e madhe. Sado që fëmijët të punonin, lodheshin shumë nga ana psikologjike ose ajo shpirtërore”, shprehet Uljana, nëna e tre fëmijëve të rritur në Greqi.

Fabiola 13-vjeçare, Adelina 15 dhe Çelo 11, po frekuentojnë prej një viti shkollën Lunxhëria, në komunën me të njëjtin emër.

Të tre fëmijët e familjes Nisllaj pohojnë se përballja me shkollën e re, lëndët në gjuhën shqipe dhe ndryshimi i gjithë ritmit të jetës ka sjellë jo pak probleme në jetën e tyre.

Gjëja që të frikëson më shumë pasi ke ndryshuar shkollën thotë Fabiola, vajza e dytë e familjes që emigroi në Greqi për më shumë se një dekadë, është se ti nuk njeh askënd dhe e ndien veten si të huaj.

Vështirësia shtohet kur ti nuk di as gjuhën që ata flasin. 13-vjecarja tregon se ditën e parë të shkollës nuk kuptonte asgjë nga ato që fliteshin në gjuhën shqipe. “Nuk kuptova asgjë nga mësimi i parë. Nuk kuptoja disa fjalë që ishin të vështira për mua dhe ushtrimet pastaj bëheshin edhe më të vështirë nga moskuptimi”, thotë adoleshentja.

Adelina vajza më e madhe e familjes, që nuk ishte më shumë se dy vjeç kur u largua nga Shqipëria, thotë se nuk fliste pothuajse fare shqip kur u kthye dhe se ndihej plotësisht e humbur në klasë. “Nuk kuptoja gjë sepse ndryshon gjuha në Greqi. Kisha bërë shumë vjet shkollë dhe me një vit nuk kuptoja gjë, mundohesa të lexoja të flisja, por e kisha të vështirë”.

Mësuesja Anila Braja tregon se rasti i Adelinës dhe Fabjolës ishte mjaft i vështirë për faktin se këto vajza jo vetëm nuk kishin njohuri në të shkruar, por nuk dinin as të flisnin shqip. Në raste të tilla Anila thotë se duhet një punë e diferencuar me këta nxënës.

”Ne kemi arritur me punën tonë, të bëjmë një punë të diferencuar dhe vajza e klasës së shtatë arriti të ecte graduaslisht mirë, me shokët dhe shoqet e klaës. Madje arriti të kapte edhe programin, ndërsa ajo e klasës së nëntë përjetoi vështirësi të shumta”, tha mësuese Brahja.

Çelo, fëmija më i vogël i familjes Nisllaj duket se e ka gjetur mbështetjen tek grupi i miqve të tij të rinj. “Unë dija të flisja pak shqip”, thotë djali 11-vjecar që ka lindur në Greqi, “por nuk dija të shkruaja dhe të lexoja. Disa fjalë nuk i kuptoja dhe mësuesja më dha detyrat, siç bënim në klasë të parë alfabetin”, deklaroi i riu.

Fëmijëve shqiptarë të riatdhesuar pas kthimit prej emigracioni të prindërve të tyre iu duhet të përballen jo vetëm me sfidën e ndryshimit të stilit të jetës, shkollës dhe shokëve, por edhe me ndryshimin e gjuhës. Fëmijët e zhvendosur nga shkollat greke në ato shqiptare sipas vlerësimeve lokale të mësuesve e njohin pak ose aspak gjuhën shqipe.

Mësueset në shkollën e komunës Lunxhëri, ku mësojnë edhe të tre fëmijët e familjes Nisllaj, thonë se nxënësve të mbëritur rishtas ju mungon fjalori në gjuhën shqipe, nuk munden të shqiptojnë disa bashkëtingëllore dhe kanë probleme me shkrimin e gjuhës. Arta Mandi tregon se është shumë e vështirë përshtatja e këtyre fëmijëve me ngarkesën mësimore.

“Nuk mund të ecësh me programin siç është planifikuar. Vështirësia më e madhe vjen nga gjuha dhe kjo bën që të duhet të punojmë me nxënësit, që paralelisht programit t’u japim edhe mësime gjuhe”, shprehet mësuesja.

Adelinës , Fabiolës dhe Çelos do ti bashkohen këtë vit shumë bashkëmoshatarë të tyre të mbërritur nga Greqia. Fëmijët po regjistrohen në nivele të ndryshme thotë drejori i kësaj shkolle Kristaq Vasili dhe përshtatja e tyre me mjedisin dhe gjuhën ka për të qenë shumë e vështirë.

Z. Vasili i ka drejtuar një thirrje emigrantëve shqiptarë që po kthehen, i mësoni fëmijëve gjuhën amëtare për ta bërë më të lehtë integrimin e tyre. “Prindërit duhet të kuptojnë se është për të mirën e fëmijëve të tyre që t’u mësojnë në familje të paktën gjuhën e folur shqipe, sepse ndryshe misioni i shkollës bëhet shumë i vështirë”, deklaroi drejtori.
 

video

134 Komente

Eshte dramatike , e rende  e jo thjesht per mungese te njohjes se gjuhes apo njohuri te tjera.....te mjeret femije.....

Qekan moshe e vogel. Shkalle qe do ta kalojne lehtesisht. shendet e suksese.

fajin e kane vete qe nuk begenisin me u msu shqip.
Kam pa jo pak raste knej kur prindrit, me nji anglishte qamet te keqe munohen me u fol eskluzivisht anglisht femijve te vegjel qe gjasme, te mos e kene te veshtire kur te shkojne ne kopesht ose shkolle.

bredho, te folurit shqip ne shtepi nuk eshte gjithcka..  dua te them qe shqipja e shtepise, eshte shqipja e thjesht.. ne kuptimin:  ''kur do hame buke,  .. ku ishe.. erdhe nga puna, shkolla..  naten e mire, miremengjes , mirupafshim etj etj.. dmth shqipja e rendomte.. dhe kaq e bejne , te pakten nje pjese e mire e emigranteve...

po kur vjen puna te flasim per fjale si: drejteza paralele, pingule, rrathe bashkqendror, e me pas numra reale a ireale.. apo kuptime te tjera te lendeve si fizika, biologjia, kimia edhe letersia etj,  keto fjale mesohen ne shkolle...  dhe mendoj qe pikerisht kur degjojne te tilla fjale, kane veshtiresi ata, jo te ''buka'' apo ''uji''..

Si t'ja mesojne? Si kete 'shqipen' tende cope cope ?!! Mire me te folur por me te shkruar?! Shko meso pervete ti njehere, pastaj hajde jep mendim ketu mbi veshtiresine e femijeve. Shpresoj ta kalojne me sukses! 

po une s'po them ta mesojne me laps e leter (se kjo eshte e pamundur per shqiptaret, ndryshe nga greket fjala vjen qe mbajne hapur shkolla vere si komunitet - respekt per ket gje!). Po ti si prind mund t'u flasesh shqip se anglishten do e mesoje do apo nuk do, qofte ne kopesht, qofte ne shkolle.

*une kam kalu 3 klasa ne 1 vit me mik, kshuqe mos ma vej re! 

Gjuha eshte 1 por ka dhe faktore te tjere qe ato femije nuk ambjentohen dot apo e Kane shume te veshtire. 

Gjynah per femijet qe jane mesuar me nje jete tjeter dhe per ceshtje qe nuk mund ti influencojne duhet te nderrojne komplet ritmin e jetes.

GJithashtu jazek ju qofte prinderve qe nuk ju kane mesuar shqip femijeve te tyre apo shkuan ne Greqi dhe u be deti kos.

Per te pasur nje integrim me te mire keta femije neper shkollat shqiptare, ata duhet te merren ne provim per nivelin e njohjes se gjuhes shqipe. Nese nuk e kalojne kete test duhet te bejne 1 vit kurs intensiv te gjuhes shqipe, pastaj te pranohen ne shkolle. Futja direkte ne shkolle pa njohuri te gjuhes shqipe demton ata vete dhe nxenesit e tjere te klases.

Interesante...gjate pushimeve ne vend qe te ktheheshim ne Itali vendosem, nga malli, te bejme nje salto ne vendin tone. Nje jave interesante. Ama çuni im jo vetem qe fliste lirshem, edhe pse jo fare perfekt, por e vija re qe gjithe kohen lexonte libra ne shqip. Ndermjet tyre edhe librat e Enver Hoxhes qe ne ne familje i konsiderojme shume interesante dhe shume me me kuptim se sa sharjet e lira qe sot i derdhen atij nga tra-la-la-istet qe ndjehen te lire por jo te zgjuar ne analizen e historise dhe te personazheve historike. "Titistet", per shembull, eshte nje liber i mrekullueshem.

Ne nje vizite nje ditore ne Muzeun Historik Kombetar im bir vuri re disa gabime gramatikore qe vertet duhen korigjuar. Mbishkrimi mbi bustin e Apollonit ne shqip eshte ndryshe nga ai anglisht (gjinia). E sa te tjera...

pushime shume frytdhenese ne Shqiperi per ty Gjon.Edhe shume formuese per djalin....Jo keq...Titistet

"Titistet" eshte nje liber vertet shume i pasur dhe me vlere. Nuk ndalem ne hollesira, por lirija i ka dhene mundesine kritikeve qe te vjellin sharje dhe te humbin mendjen. Kritika e sotme eshte shume e pasur ne fakte por shume e varfer ne analize dhe ne konkluzione. 

 

Kujtimet e enverit kuptohet te shkruara nga spiro dede jane genjeshtra qe s'ia vlejne letren ne te cilen Jane shkruar.une do t'ia prishja qelizat e trurit femijes me gjepurat e enverit.

Librat e Enver Hoxhes gjenden mbi komedinen e dhomes sime te gjumit se bashku me revisten The Economist dhe Joseph A. Schumpeter. Dola me biografi te keqe? Jo ne PPU besoj.

Per femijet te vjen keq por keshtu ndodh kur prinderit, edhe kur vijne me pushime ne Shqiperi, u flasin femijeve ne gjuhen e vendit ku jane emigrante.

Ndigjoni familjet kur jane ne plazh,ne pergjithesi u flasin femijeve ne gjuhe te huaj.

Ne universitetin veror te Prishtines, ku praktikohet gjuha shqipe per studente te huaj, kishte ardhur nje vajxe nga gjermania per te mesuar gjuhen shqipe ,megjithese me baba shqiptar po me nene gjermane.

me sa duket shume familje emigrantesh do te kthehen nga Greqia perfundimisht ne Shqiperi..   (ri)integrimi  i tyre atje por edhe shkollimi i femijeve  (duke pare mangesite ne njohjen e gjuhes)  eshte problem me te vertet  serioz..

mendoj  qe minstria e Arsimit  ne Shqiperi duhet patjeter te reagoj.. te ndertoj nje plan mesimor, klasa  apo shkolla te vecanta, ne menyre   qe te rikuperojne sa me shpejt  mangesite  qe kane   femijet  e tu lehtesojne vijim normal te shkollimit te tyre..

Reagoje? Maksimumi noi helikopter nga Turqia.. smiley 

Te lodhet ministria sa te doje Belul, duhet perkushtim, dedikim e disipline nga prinderit. Te kerkosh ndihme nuk eshte turp, dhe shqiptaret ne pergjithesi e ndjejne dhembshurine.

Z. Vasili i ka drejtuar një thirrje emigrantëve shqiptarë që po kthehen, i mësoni fëmijëve gjuhën amëtare për ta bërë më të lehtë integrimin e tyre.

Mesim nga halli. Me mire pa te hiç. Kaq e veshtire eshte te kuptohet qe nje gjuhe e huaj eshte + qe do e kesh mbi te tjeret. Aq me teper, gjuha meme. Deri diku me vjen keq per femijet, se taksirat ato qe ju kane rene per hise dy prinder qe nuk dine te vleresojne vetveten!

Gjithesesi, emigrantet ne Greqi kane patur te veshtira punet...fat, shendet e mbaresi ju uroj te gjitheve.

Mos kini merak, mbas fare pak kohe femijet reintegrohen ne jeten, zakonet dhe gjuhen e vendit...

Mua ky rikthimi i familjeve sepse me jep nje si sensacion si ikja e òifuteve neper evrope ne periudhen e l2b.Une nuk mendoj fare se problemi i femijeve eshte njohja apo jo e gjuhes e blabla bla.Problemi eshte me i rende se kaq.Problemi eshte i identitetit ,i perceptimit te kthimit si faliment i prinderve dhe i tyre ,problemieshte ekzistencial.Diçka si internimet ne kohen e ppsh.Sepse me max e respektit te kesh jetuar e lindur ne Athine e te shkosh ne Lunxheri ne fund te fundit eshte si internim.

Athina eshte e madhe Zana, ka Athine e Athine.

Jam e mendimit qe per disa nuk do ishte dhe aq keq Lunxheria po he. 

Nuk eshte tragjedi, thjesht duhet menduar skema per riintegrim. Programe intensive per gjuhen dhe transferimin e studimeve perkatese.  Nuk eshte fundi i botes dhe shkolla ne shqiperi. Ka mangesite e veta, por jetesa duhet pare ne kompleks. Femijet perjetojne eksperienca te reja qe do ti vlejne per jeten. Se shkuan te shqiperi, nuk mbaroi gjithcka. Ata kane prape shansin ta fillojne nga te duan. Sa kohe mama dhe baba punojne per ta, i ushqejne dhe i mbikqyrin. Noshta ne Athine (le qe plot vijne nga zona jo urbane te greqise) i ka ardhe thika ne fyt e dashur.

Pare keshtu ke te drejte Ruzhde....ne fakt ne e mora ne kompleks....

Problem serioz integrimi ne Shqiperi ?! Vertet e keni ju ? A thua se jane boliviane ata qe po kthehen. Shume shpejt i harrojne gjerat caze e caze. Serioz ? Po aq serioz sa ç'jane integruar njehere ne ate vendin e huaj. Kur kthehen per here te pare, shumica e emigranteve shesin dengla perpara vendasve oh sa mire ishte atje ne ate vendin, jam ndjere qe javen e pare si ne vendin tim. Ou ? Dmth kaq te veshtire e paske te ndihesh ne vendin tend si ne vendin tend, sa me mire ta ndjesh veten si ne vendin tend ne nje vend te huaj. Bullshit.

Eshte thjesht nje "korigjim" shenjestre : pa frike fare, truri i nderton menjehere lidhjet, zgjidhjet, etj etj, sa habitesh sa shpejt integrohen ne vendin... e tyre. Sa per femijet, ate hall qani ju. Femijet integrohen edhe ne Nepal t'i çoni, pune tre javesh. Njeriu eshte kocke e forte : ben me ç'te kete. Ai qe ben me ç'nuk ka, ai po, ai perfundon si Greqia (shpenzo me shume nga ç'fiton).

Personalisht, po ta shoh jeten ne nivel makro, ky rikthim eshte pozitiv : kane fituar dije ? Kane fituar kulture ? Shume bukur, kjo do te ndihet menjehere ne nivelin e pergjithshem. Deshirojne te kene nje qeveri si jashte shtetit ? Shume bukur, le te futen neper shoqata e partira, te votojne ndryshe, t'iu japin nje vrull ndryshe ketyre puneve. Ne nivel mikro pastaj, kuptohet qe do kete drama tek-tuk, por ç'te besh, jeta eshte si mulliri i Shabes, veç çoja ujin ti, se s'le gje pa bluar.

hurbo, qe femijet integrohen shume shpejt, kete e dime.. por puna eshte qe instancat atje  tua bejne  sa me te lehte te mundur integrimin..  dua te them qe  keta femije mos te humbasin 1 apo disa vite shkolle, pershembull..   gjynah , jane vite qe u duhen ne jete...

Ik mer pilu ti smiley, behet fjala per kids Jo pordhace ketu. Jane gjynah se Kane kollaj smiley. Hurb, kiss ? lol

NUk e kam provuar ndonjehere emigrimin por them se kthimi duhet te jete me i lehte se e ansjellta.

Ministria e Arsimit p.sh mund te paguante ore shtese per mesuesit qe jane te detyruar te punojne ekstra. POr besoj se per femijet ne 1-2 vjet do kaloje problemi plus qe ne akoma jemi relatiivsht komuntiare sidimos ne fshatra te vegjel. 

Atehere ,per nje adoloshent 15 vjeçar qe ka lindur ,shkuar ne shkolle ,ne kopeshte e ka filluar gjimnzin ne Athine apo Zosimea ne Selanik dhe e kthen ne shkolle e te jetoje ne lunxheri plot lezete ,ç'bukuri ke mbi vete ....per mu duhet Shekspir me pershkru tragjedine e ketij adoloshenti ose nma mire ndoj tjeter qe njef mire traumat psikologjike....tashti ju thoni se seshte problem kursesh ,problem gjuhe...nuk asht hiç keshtu.Ka e jane shumica femije shqiptar qe kane ikur relativisht te rritur nga shqiperia e ne pak kohe jane bere te shkelqyer ne vendet ku kane shkuar.Kam frike se eshte refuzim i femijeve....

Mire se vijne ne Shqiperine fenomenale qe njeh vetem rritje ekonomike fale strategjive brilante Berishes, Rulit dhe Bodes... 

Njoh rastin e nje te riu/te reje qe mbasi ka mbaruar studimet universitare ne nje ambient prestigjioz ne perendimin e lakmuar, eshte kthyer ne Shqiperi dhe nuk ka pranuar qe te punoje ne businessin e familjes thjesht se din mire origjinen jo-kompetitive te ketij businessi. E konsideron si humbje te dijes se perfituar ne universitet aplikimin e tyre jo ne ambientin natyror e kompetitiv te businessit por ne nje ambjent te shtirur protektiv te gjese se fituar me menyra alternative nga Shkembimi i Lire. Nje tregues i shkelqyer e elokuent i faktit se perparimi ne Shqiperi eshte merite i Ligjit te Kohes qe ka terhequr Shqiperine perpara megjithe frenat qe i vejne perparimit ata qe kane vene pasuri fale pushtetit dhe e dijne qe po te dalin ne Tregun e Lire e humbin pasurine. Ai qe s'e ka vene me zotesi por me pushtet nuk di te shkembeje. Hajduti e shet gjithnje pulen me gjysem çmimi thjesht se nuk ja din vleren.

Humbja e nje viti per te mesuar shqipen, ne fakt eshte fitore. S'do te thosha fitorje, heee. Eshte nje vit ku femijet kane nevoje per qetesi, per mungese gare, per lojra e gjera. Nje vit "shabatik", siç thuhet. Gjithkujt i ben mire. Edhe mua te me linin, shkoj e bej nje vit te tille ne Irlande ose ne Japoni. Te gjithe kane nevoje per pak pushim, ne nje çast apo tjeter te historise se tyre. Nuk rrihet gjithmone auiu ne kembe duke fituar leka, e duke i bombarduar femijet me gjithfare informacionesh. Femijet e emigranteve gjithandej neper bote kane lodra, me falni per shprehjen, lodra leshi. S'dine te luajne me kurrgje. S'dine as te vrapojne si njerez. Ju me thoni : jo po ka rrethe sportive ne USA e Europe, e terrci-verrci. Po, por me bilbil ne goje, keta s'e kane provuar ç'do te thote te luash me elementet e natyres, me boren, shiun, llucen, e madje me kohen : "hej çuna, do te luajme derisa te erret". Pyeteni nje çun emigrantesh ne ç'ore behet terr tani, kurrkush s'ta thote. Se s'kane piketa ne koke. Kane vetem play station, bejbisitra e filma avataresh.

Per te medhenjte, ska rrugezgjidhje tjeter veç t'i futen jetes politike e shoqerore te vendit, dhe te perpiqen t'i shkulin keta dinosauret qe kane mbetur neper partira.

Kthejeni pak nga ky krah : Europa (france e kompani), me studime te mirefillta ekonomistesh, kane pare se do te kene shume nevoje per krah te ri pune, ne afatgjate. Pra prurjet e reja jane gjithmone PERFITUESE per nje vend. E ne qe kemi fatin t'i kemi prurje tonat, pa i marre hua kujt. Per mua, kjo gje do te sjelle dinamizem ne shoqeri, besa edhe ne ekonomi po. Dijet s'shkojne asnjehere dem.

"hej çuna, do te luajme derisa te erret". Pyeteni nje çun emigrantesh ne ç'ore behet terr tani, kurrkush s'ta thote...

po ca thua mor burre, megjithmend e ke?!  si ti lesh femijet ketej te luajne deri sa te erret??   po evropi eshte i mbushur  me manjake, pedofile, psikopate pervers etj etj.. e ti thua ler femijen jashte deri sa te erret...

"Hajde dhe ti Beni se mjaft ndejte jasht"

Po shokë tê tjerê nuk ke o beni ? -kam kam por ata tallen me mua e më thërresin çun mamaje .

obobo iku kali iku kali ! 

''he mo Goni hajde, se do te na rrahin...smiley

Ashtu  ështê problem kushtesh që pas 1ose 2 vjetësh do kalojë. S'ka lidhje gjuha vetëm shembulli i ansjelltë i fëmijve që shkuan pa ditur gjuhën e huaj dhe kanë pasur sukses ose më saktë kanê ruajtur të njënjtin nivel. Ata fëmijë që kanë studiuar e kanë pasur nivel të mirë do ta ruajnê kte nivel edhe në Shqipëri bile mund të ngrihen një shkallë më lart.

Mire, mire, Belulo. C'them une e ç'thua ti. A mos iu rashe ne qafe une prinderve qe s'i lene te luajne ? Jo bre. Po them se ky stani i vendit te huaj, kete bulmet ka. Kaq.

Tani shiko nje artikull, sot, e enjte, 6 shtator 2012, LE MONDE :

http://www.lemonde.fr/europe/article/2012/09/06/l-extreme-droite-grecque-continue-de-progresser-dans-les-intentions-de-vote_1756144_3214.html

(Gjithnje e me teper votues kane ndermend te votojne per ekstremin e djathte grek).

Po sikur t'u msonin dhe shqip femijeve te tyre kta emigrantet,a s'do ishte keq? Shqip u ka pas fol e jama,shqip nandaja,shqip edhe vet.Pse s'u mesojne kalamajve shqip kta?!

I cun xhaje qe kam n'Greqi,te dy kalamajt anej i kane lind,7-12 vjec,jane ne shkolle andej,po ama flasin ship rrjedhshem.

 

Per mua problemi paresor eshte tek pershtatja e femijeve apo adoleshenteve me realitetin e ri. Problematika gjyhesore eshte dicka qe zgjidhet.

Ka shume familje qe jane gati per tu rikthyer por per shkak te mos dakortesise se femijeve me realitetin shqiptar, vuajne pasojat e krizes cdo dite e me teper. Ketu tashme eshte krijuar brezi i 2 i emigracionit, jane femijet qe ose jane lindur ose kane ardhur te vegjel e jetojne prej shume vitesh. Jane pershtatur teresisht me realitetin cka e ben pothuajse te pamundur rikthimin e tyre ne nje shoqeri relativisht te huaj per ta, agresive, dhe krejtesisht anormale (sidomos per moshen e adoleshences dhe te rinjte, studente ose te diplomuar) si ajo shqiptare.

Eshte nje brez shume i ndjeshem. Pa asnje perkrahje, mungese vizioni dhe shprese. Nje tragjedi e vertete, pasojat e te ciles koha do ti vertetoje me se miri. Jane potencialisht "alabaket" e rinj...te ketij shtetit 100 vjecar!!  smiley

Celesi, po mire, a mos eshte shoqeria greke me e paqte se te tjerat, ku fashistet po fitojne terren ? C'na qenka kjo pershtatje e femijeve dhe adoleshenteve me kete shoqeri greke ? A mos deshiron te thuash se jane te infektuar dhe keta me pasivitetin kundrejt fashizmit ? Shqiptaret ne Greqi duhet te lexojne menjehere periudhen 1933-1935 per cifutet ne Gjermani. Ka shume mesime aty. Aty duhet te largohen jo vetem emigrantet tane, por edhe greket e shendoshe ne paste mbetur ndonje. Kur dhe nje antifashist si Mikis Teodorakis ha m... me fashistet (po ta germosh pak), bej hesap pastaj. Shoqeria greke eshte nje shoqeri thjesht ballkanike, madje edhe kete e ka pak si me te shtyre.

Njerez rrotullojeni muhabetin nga te doni por...

Kthimi nga Athina ne Terbaxh eshte nje krize e gjalle per vete te rriturit e lene mo pastaj per kalamajt.

Ne Shqiperi te bohet me verte qimja tra pse?.... nuk e kam kuptuar akoma ...kurse ne Greqi te pakten disa gjera jane mese te stabiliziuara.

Je jashte kontekstit Hurbinek. Lexo te lutem komentin. Nuk eshte nevoja te devijojme nga cka eshte paresore duke hedhur informacione te pergjithshme apo te rastesishme kjo pasi nuk mendoj se jemi ketu per te analizuar fenomene te vecanta apo dhe shoqerine greke ne teresi. Perqindja e prezences se ekstremit te djathte apo qendrime individuale pak rendesi kane ne ate cka une e konsideroj si thelb te problemit. Preka nje problematike te vecante, nje kategori te caktuar njerezish te cilet per hir te se vertetes, sot eshte hallka me e dobet e zinxhirit, qe quhet emigracion shqiptar.

Thelbi i problemit per mua konsiston tek mungesa e vizionit, shpreses dhe drejtimit perkundrejt brezit te ri. Kemi nje shtet pasiv qe keto 20 vjet asnje politike konkrete nuk ka bere per emigracionin me te madh, ate ne greqi. I vetmi investim, eshte ambasada e re me sherbime alla shqiptarce. Nga ana tjeter kemi brezin e ri i cili eshte pershtatur, jep perdite nje lufte me veten dhe me shoqerine jo vetem per mbijetese por dhe me nje shoqeri me mentalitet akoma ballkanik. Kemi nje brez te ri i cili shoqerisht ndihet ne mase te madhe i integruar, kane mundesi te mbajne veten pra te kene nje fare pavaresie ekonomike. Kemi nje brez te ri i cili tashme (mbas ligjit Papandreu per nenshtetesine...ligj tejet kurajoz e suprize mund te them, per nje shoqeri ballkanike) jane dhe shtetas greke. Kemi nje brez qe kerkon hapesira, te cilat kurrsesi nuk i gjen ne realitetin (e perseris..) tejet agresiv* shqiptar.

*Termin agresiv shikoje jo vetem ne kendveshtrim politik, por dhe shoqeror, ne sjellje, ne marredhenie qytetare dhe sidomos ne ato te shpreses per te ardhme.

 

 

problem per emigrantet e kthyer duhet te jete kryesisht ana ekonomike.  ndersa per ata prinder qe nuk u kane mesuar shqip femijeve te tyre,harram e pacin.  nga shqiperia qe duhet te vinte nje shtyse per mesimin e shqipes,jo vetem qe nuk vjen por shteti i shkombetarizuar shqiptar i inkurajon emigrantet te asimilohen.  por megjithate ata qe duan i mesojne femijeve shqip,pavaresisht nga salinjte e radhes.ne pergjithesi fshataret jane me te asimiluarit,pasi mendojne se femijet e tyre do ''zbardhen'' duke mos u identifikuar si shqiptare.  pak a shume si puna e ''evropianeve'' ne shqiperi qe vdesin per pak ''indicie'' dhe ''kleptokraci''.   pastaj po kur vajten,dinin gje gjuhen e shtetit prites?   nuk e kuptoj si kane fytyre e dalin e thone qe femijet e tyre nuk dine shqip!!

Atehere duhet bere nje zgjedhje. Puritanet angleze u nisen para 400 vjetesh pa ditur gje ku po shkojne, e jo me nje familje qe fundja ne toke te vet e me njerezit e vet do te rrije. Mos e beni kaq tragjike. Gjithkush i bie kalemit : te del ty me mire me krize te thelle e me fashiste neper kembe ? Shume bukur, vendos te rrish. Por mire eshte, po e perseris, te njihesh dhe me pervoja te tjera.

Midis fascisteve dhe memdhetareve qe te vrasin per nje fjale goje nuk di I gjori njeri cfare eshte me keq.

Eh po kur flet për fashizmin që e ka NË KRYE TË SHTETIT dhe jo 8% që një 92% nuk i do. 

Ja fashizmi, nuk ka brirë:

"Do ua bëj si në 21 Janar".

"Zjarrëvënësit janë socialistë të thekur"

MUUUUUUUUUUUUUU fashizmi, u marrtë mti shalët.

Ja fashizmi: http://www.peshkupauje.com/comment/reply/43502/539809

 

Urime i here qe jeni kthy ne shpija t'tuja. 

Te tjerat te gjitha rregullohen. 

smiley

amin

ur the best !

Ore qekan me mend nje pjese se kane ruajtur edhe shtepite . Ka ca HUNJ qe kane shit edhe Kullat . Biles babasqapi pasi emigroi nga Vucidoli ne Lefqeni thae boterisht " pronat e mija ne Vucidol i kam faltun "

Askush nuk eshte ne gjendje te veje ne Kandar vendimin e asaj familje dh patjeter veshtiresite qe has . .Por me qe problemi eshte lokalizuar tek veshtiresia e arsimimit femijeve ....shume shume i drejte ....them se ata nxjerrin ne pah edhe disa p0robleme te panjohura me pare . A ka pervoje ? Them se ka .te tilla jane historite pak a shume te familjeve Greke te perzena nga Fashistet Greke ne 49 .Ka edhe disa "copeza" nga italianet qe vendosen te krijojne familje ne Shqiperi pas Lufte .Mbaj mend se ne te tilla raste ngriheshin KURSE per pune individuale .Keto jane gjera te thjeshta por per me teper kur kjo familje e ka problem me femijet , keto duhen Vleresuar .

Lopeve Politike te lloit HUNDDERR qe enderrojne nje Futje ne Burg si shperblim ne se fati me vonshem i perplas me njesikar Regjim si i Berishes per ti shndruar ne femije Veizi ...them se jane pjese e daulleve bosh . Perfaqsues tipik te Debilitetit Njerezor . Ata femije duhen rikthyer ne te ardhmen e tyre sa me shpejt te jete e mundur duke u rikujtuar pershtatjen qe beri familja e tyre kur vajti ne Greqi apo Kudo .Shembuj ka plot .

Puna ...mbi te gjitha Puna dhe per sa eshte e mundur per moshen e tyre te Dallojne tek kjo shoqeri handikapatet mendore  te lloit te Hundderrave dhe Satrapllekun e Karagjozllekun  Berishian ne pushtet (qe ta ngrene vetem nepermjet Erlave ) aq me shpejt do rikapin gjendjen .Ju Urojme atyre dhe te tjereve qe kane ndermend apo fati ua sjell nje Rikthim te gjejne sa me shpejt Rrugen e Dinjitetit djhe Prosperitetit . Te mos harrojne se nje nga vetite me te Cuditeshme te Shqipetareve eshte pershtatja ne menyre te HABITESHME me cdo lloj kushtesh !!!!!!

fajin ketu e kane prinderit dhe mentaliteti i tyre injorant. Me ka rastisur qe dhe ti pyes se perse nuk ju flasin femive ne shqipe, dhe as nuk e kan kapacitetin te japin nje pergjigje sadopak logjike, thjeshte thojne "c'fare po na jep ne gjuha shqipe". Pra nuk kan takat te mendojne per te miren e femive por thjeshte per tu dukur disi te perparuar (si perkthehet kjo ne "perparim" nuk e di)

Pastaj kan fetyr per tu ankuar per gabimet e tyre, me duket skandaloze.

Si PSH - Para disa viteve shqipetaret kishin kuptuar se si te perdorin BlueTooth smiley dhe ne lajme doli qe disa te rij distributonin porno tek tegjith qe e kishin te aktivizuar BlueTooth reth e rootull. Ky veprim mu duke normal, pra tipik veprim adolishentesh. Nderkohe nena e nje 8 vjecareje - ne nje bicim vox-popi - kritikoj popullin dhe kerkoj te vinte dore policia, nderkohe qe idea nese vajza 8 vjecare ndosha nuk ka nevoj per celular (?) as nuk i shkonte ndermend.
- Shqipetaret bejne shume veprime injorante per hire te "imancipimit" dhe heret a vone ju shperthen ne fetyr DHE perseri nuk e kuptojne se e kane fajin vete.

Me shpif kur veshtroj prinder (jo vetem shqipetar) qe eshte teper e lexoeshme qe nuk ndjekin as nje plan - morale dhe edukative - familjare. Disa prej tyre kan dhe nervin te kerkojne edukaten dhe moralin VETEM nga institucionet arsimore etj.  .... nderkohe ne momentet kur duhet te kerkojme dhogari, nuk e bejme

shif tani se eshte dhe rasti ekstrem po i njoft se shume emigrante te rinj insistojne qe femijet te mesojne shpejt anglisht sepse nuk kane ke tjeter te marrin per perkthim sa here u duhet. Une e kam me ata te tjeret qe marrin vesh sa per t'u sqaru po krenohen me faktin se fmijet e tyre nuk dine asnji fjale shqip...me demek, i kena denbabaden amerikon fmijet

Dhe un me ata e kam. pasi ndjesia e para - ajo e emigranteve te rij - shuhet shume shpejte, pasi mbrenda shume pak kohesh, femijet e mesojne gjuhen lokale. Shpifa ime eshte pikerishte me keta qe ndihen  krenar qe femijet e tyre nuk e dine gjuhen shqipe

Duhet te futen ne ASL (Albanian as Second Language) per nje vit...

Hajt mo si gjithe emigrantet ne vende te reja do mesohen dhe keta. E vemja ironi eshte qe jane emigrante ne vend te vet...

Mund ta nxjerresh katunarin nga katundi, po se nxjerr dot katundin nga nari...

Pa lidhje me temen ne fjale, por desha te njoftoj te interesuarit se:

sonte ne ora 21 (me oren e shqiperise) ne Top-Story tek Top channel eshte nje bisede me  zotin ish ambasadot te SHBA-se Withers te intervistuar nga Sokol Balla ne Merryland.

Ndoshta moderatorja e turnit e vendos kete njoftim ne nje vend me te dukshem te faqes se PPU-se, per tu pare nga sa me shume PPU-ista.

Pergjegjesit kryesore jan prinderit e femijeve. Jan prinderit ata te cilet nuk u kane mesuar gjuhen shqipe. 

U be paksa si bajat ky muhabeti i gjuhes shqipe per femijet e emigrantve...kudo qe ndodhen femijet..ne radhe te pare shqipja nuk eshte e domosdoshme per ta,ose e thene me mire...ne shume vende vetem sa ju hap me shume probleme(problemet jane po ato qe ata hasin sot ne shqiperi duke ditur veç greqisht apo italisht),pastaj çdo kontakt qe femijet ne pergjithesi kane me vendin e prinderve te tyre,zakonisht nuk le nje pershtypje te mire,as tek prinderit e tyre e jo me tek ata vete...keshtu qe edhe kuptohet kjo.. jo gje e mire... qe femijet e emigrantve nuk dine shqip.Plus qe shqiptaret nuk jane te paret qe humbasin gjuhen e tyre ne nje vend te huaj...por prape shqiptar mbeten..uroj te gjejne forcen per ta filluar perseri nga e para ne ate vend..une nuk do ta beja dot kurre.

Ashtu eshte shume po vuajne femijet e emigranteve te Greqise,ne Shqiperi.

Nuk po i shajne turko-allvanos me ne Shqiperi.Nuk po i lejne vetem si ata qe kishin morra dikur,por po mundohen ti japin mesim jashte klase,sic thuhet ne artikull.Nuk po ju kerkojne pasaportat kudo dhe nuk po i peshtyjne para e prapa kraheve.Nuk po i detyrojne te pagezohen ne Jorgo e Ilo nga Gani e Shaban.

Eshte krijuar nje brez i ri thote celesi.Po vella eshte krijuar nje brez i ri qe nuk rri dot pa u poshteruar,bile behet edhe pale me poshteruesit kundrejt te paposhteruarve te rinj.

E paste ate lajmin qe neonazistet greke krah per krah me shqiptaret po luftonin emigrantet e paligjshem ne nje lagje te Athines?

Ju kujtohet cifutet qe ishin pjese e ologarkise fashiste dhe qe poshteronin cifutet e tjere?Pak a shume ashtu eshte ky brezi i 2te i leshit ne Greqi.Shyqyr qe po kthehen ne Shqiperi qe te pakten te mos i peshtyje njeri dhe te mos i lere njerei vetem si te kishin morra ,vetem se ishin shqiptare dhe se fundi te tregojne emrat e vertete dhe te mos fshihen pas idetiteteve te dyfishta se ato pak nga pak te dyzojne si njeri.

Ka thene njeri dicka qe besoj se eshte e vertete,nese dikush te rreh dhe te poshteron ne fillim kundeshton hakerrohesh pastaj kur e sheh se humbet fillim dhe te pelqen poshterimi,dhe kur shkon ne nje vend qe nuk poshterohesh fillon dhe te "mungon" poshterimi dhe kujton ditet e bukura kur poshteroheshe.Kjo nuk vlen vetem per nje njeri por edhe per popuj qe pasi fitojne lirine,duan te kthehen tek poshterimi,me siguri.

Nejse dikush tote Athine Terbac vertet eshte kontrast i madh por ata mund te shkonin edhe ne Tirane ku kontrasti te jete me i vogel.Kjo ishte zgjidhja e tyre.

Sa per punen e gjuhes dhe integrimit per 1 vit do te integrohen dhe mesojne gjuhen ata,keshtu qe nuk eshte ndonje problem i madh ky.Problemin e shoh tek deshira e poshterimit qe tani po ju mungoon dhe u eshte bere si droge qe tani nuk rrijne dot pa te dhe kalojne amok.Por edhe kjo do tu kaloje.

Mu me vjen mire qe e kane lone ate vend muti. Femijet skane per te pas problem, mbas nonji viti bile kane per te harru qe flitshin greqisht.

Per mu, problemin me te madh e kane prinderit. Cfare zanati kane e cfare dine te bejne? Cfare pune pune mund te bejne ne fshat? Do rrisin dot bageti? Do gjejne treg per mish e bylmetra? Une them se edhe mund te behet. Nje miku im e beri kete pune nja 15vjet perpara. Coban ne fshat e coban ne Greqi. Kur u kthye nga Greqia ne Bolene, kishte mesu ca gjona te reja per mbareshtrim delesh dhe u mundua ti zbatonte ne fshat. Babai dhe vellezerit e vazhduan muhabetin me vone se ky ia pallari per ne gjermani. Nejse, mbare pacin gjithe ato qe kthehen.

Vajza e madhe nuk fliste pothuajse fare shqip dhe gjatë këtij viti të gjithë në këtë familje e kanë ndjerë shqetësimin e mësimit të gjuhës.

Kush e ka fajin per kete?

Qeveri e poshter. smiley

Me beri pershtypje toni ankues i gruas. Po ankim ndaj kujt?!

Nuk ka as 3 jave qe takova dike qe po me tregonte ne nje menyre gati-gati krenare qe femijet e saj ketu ne Milano, nuk preferonin te flisnin shqip, edhe pse e kuptonin.

E pastaj qellon qe ndodh ndonje krize ekonomike dhe je i detyruar te kthehesh ne vendin tend dhe ajo shqipja e shpifur te cilen ke pertuar apo s'ke dashur t'ua mesosh femijeve, behet e domosdoshme.

Karma is a bitch.

po si mos jete dramatik kthimi kur femija rritet duke degjuar qe ne shqiperi ka kafshe. Atje se di si jetojne ata te mjeret, ska shtet, ska uje, ska buke, ska spital.

Jo kalamani po edhe une qe jam 300 kile do tmerrohesha. 

Te ka mbetur akoma ora ne 1994.

Zgjohu se jemi ne 2012 dhe gjerat nuk jane aq zi sa thua ti.

Është interesant eksperimentimi me kombësinë mendoj unë. Kombësia e huaj ka një joshje të fuqishme. Kombësia e huaj është ndoshta eliksiri më i fuqishëm me të cilin mund të dehet njeriu. Kombësia e huaj të tërheq me forcën e eliksirit të rinisë së përjetshme. Është një përzierje kaq toksike, duke nisur nga gjuha, muzika, letërsia, kinemaja, njerëzit, etj, etj. Kombësia greke duhet të jetë në mënyrë të vecantë toksike. Mund të duket ndonjëherë zgjedhja më e natyrshme në botë, ta braktisësh kombësinë tëndë (shtetësia është krejt tjetër gjë) dhe të bëhesh një me ato cilësi greke, që ti i njeh dhe pëlqen kaq shumë. Por, sapo bën këtë kompromis kupton që eliksiri nuk është ai i rinisë së përjetshme. Për fat të mirë, ose të keq, vetëm kombësia jote është eliksiri i rinisë së përjetshme. Në këtë kuptim, mendoj se fëmijët do të ri-integrohen kaq bukur në kombësinë e tyre, saqë shqetësimi më duket thuajse i paarsyeshëm...

Lirka,

Problemi eshte shume i thjeshte : te dalesh ne nje vend te huaj, eshte pasuri, pervoje. Uji i ndenjur qelbet. Keshtu thone. Por ama, duhet ditur se per ç'vend po flasim. Ne nje vend ku tjetri ka 20 vjet dhe ska nenshtetesi greke, me thuaj tani, ç'tundim i madh eshte te rrish ne ate vend ? Pse nuk kemi keto probleme ne France, Gjermani, USA, etj ? Sepse jemi ne shoqeri vertet perendimore, ku niveli i moralit apo filozofise se jetes eshte me standarte krejt te tjera. Ne France, i bardhe, i zi, i madh, i vogel, arab e francez qofsh, paga minimale eshte e ligjeruar. S'guxon kush te te thote : je shqiptar ti, na merr 5 euro aty e leri fjalet. Ta kam fjalen se racizmi europian (francez apo gjerman apo tjeter) nuk eshte kurrsesi ne nivelet dhe me problematiken e racizmit grek apo ballkanik.

Eliksir, marrja e nenshtetesise greke ? Nuk e besoj kurre. Nga ana intelektuale apo shpirterore, eshte zero me xhufke. Nga ana praktike, le te themi se jane ne BE dhe mbase kjo sjell lehtesira. Por edhe keto te fundit, pak nga pak po vijne edhe per Shqiptaret "normale". Levizja e lire pa viza, ka qene vertet nje çlirim dhe heqje peshe e madhe. Kuptohet, ky eshte vetem hapi i pare. Por dua te them se dallimet mes Shqiptareve dhe Grekeve ne lidhje me BE do te shkojne duke u ngushtuar e jo duke u zgjeruar. Dinamika eshte pozitive, me Berishe apo Rame ne krye, ska asnje rruge tjeter perveç ngushtimit te dallimeve.

Artikulli i "Le Monde" thote se 10% e Grekeve do te votojne horrat greke. Vertet FN merr 20% vota ne France, por FN s'krahasohet aspak me keto levizje vertet rrugaçesh si ne Greqi. Ne France nuk behet fjale per milici popullore ku ngrihet lagja te deboje ca emigrante. Tjeter mendesi ketu, tjeter bote. Te jem une ne Athine dhe te rri si lepur se kur do te me vije nga pas veshit, jo more trima se nuk i bej dy ore ne ate vend. Jo ne shpellen e Dragobise te kthehem, por mu ne mes te Tiranes te me çojne, e pranoj.

OK.

Hurbinek,

 

Komenti im ishte një diskutim fare elementar për kombësinë e huaj. Theksoj vetëm kombësinë e huaj dhe jo nënshtetësinë e huaj. Kombësia është dicka shumë më tepër se nënshtetësia. Është shumë më tepër se një pasaportë e huaj. Është shumë më tepër se regjistrimi në regjistrat civilë të vendit përkatës. Kombësia e huaj është për mua një eliksir marramendës. Nuk është vetëm gjuha, tradita, zakonet, arti, njerëzit, kuzhina, hapësira, politika, etj, e madje, as ndërthurja e tyre. Por, është ajo shije (flavour) e ndërthurjes, ai kristal që përftohet nga të gjithë këta elementë, që secili është një dehës më vete. Është një përzierje tipike toksike. Në këtë kuptim, kombësia greke është pa dyshim e tillë. Pra, nuk flas as për nënshtetësinë, as për pozicionin shoqëror, as për punën, as për të ardhurat, etj, etj, në një vend të caktuar. Flas për mënyrën sesi e shijon jetën në këtë vend. E këtu nuk përfshij fare një familje të përzier. Ky do të ishte një etalon tjetër.

Te jem une ne Athine dhe te rri si lepur se kur do te me vije nga pas veshit, jo more trima se nuk i bej dy ore ne ate vend.

Lepur? Lepra ore lepra. Dhe jo ne Greqi, por lepuj brenda mu ne Shqiperi te them une. I erdhi popi me grek e me te tjere, ketu brenda mu ne Shqiperi dhe i zhvarrosi para syve te tyre (ne kembim te parave sigurisht) eshtrat e gjysherve per ti shitur si eshtra ushtaresh greke dhe ato dhe nuk levizin gishtin. Lepuj bq. Athine thua ti, lol.

Hub, je I sakte. Mos e zgjat me. Shitty jobs and life. They r better off me token meme smiley

Përshtatja është e dhimbshme por njeriu ambjentohet. Problemi i vërtetë është ku leshin do venë kur të mbarojnë paratë që kanë kursyer?

Problemi është se në Shqipëri ka rreth 60% papunësi. INSTAT e ka kollaj se kush është në fshat konsiderohet i vetëpunësuar. Kësaj do i shtohet edhe ata që do vijnë. Ky është problemi kryesor. Sa ishte papunësia gjatë Depresionit të Madh? 20%, 25%? 

Doni një problem tjetër? Ai 12 vjeçari që kthehet në Tërbaç (jo Tërbaxh, o trim) apo Kuç të Kurveleshit/Dukagjinit do e mësojë shqipen siç mësuan prindërit e tij greqishten/anglishten në një moshë shumë më të madhe. Po çfarë edukimi do marrë?

Një M... të Madh do marrë si edukim. Do BËHET analfabet, si gjithë bashkëmoshatarët e tij shqiptarë që banojnë në fshat. Sepse jo vetëm që shkolla e fshatit s'ka për t'i mësuar të shkruajë shqip por ka për të harruar edhe të shkruajë greqisht.

 

Doni një problem tjetër? Ai 12 vjeçari që kthehet në Tërbaç (jo Tërbaxh, o trim) apo Kuç të Kurveleshit/Dukagjinit do e mësojë shqipen siç mësuan prindërit e tij greqishten/anglishten në një moshë shumë më të madhe. Po çfarë edukimi do marrë?

ne ato fshatra me c'kam degjuar kane mbetur vetem pleq e plaka.

Rikthimi eshte i dhimbshem vetem per prinderit te cilet do ta kene veshtire te gjene pune, veshtire te adoptohen me xhunglen Shqiptare, ne se ata ja dalin ekonomikisht ti mbeshtesin femijet, femijet do te adoptohen shume shpejt me shkollen por do te perballen me kushte shume here me te dobpta se ato te shkollave greke ku ata jane mesuar! Ky eshte problemi me i madh. Prespektiva! Kriza ekonomike ne Greqi do te kete efekte me te keqia ne Shqiperi sepse rikthimi do te jete masiv dhe do te behet shume e veshtire per pune..

Kishim nje Fiqo, tani kemi dhe nje Fitche. Te cilen po e pershendes njehere, meqe me paska pershendetur. OK, tani te hyjme ne teme, me Lirken :

Te kuptoj shume mire. Ne kete kendveshtrim, po. Por pika e çeshtjes sone (tendes dhe times tani), them se eshte pak kembalece, sikur nuk qendron dhe aq mire. Une nuk besoj se nje dikush i vendosur ne nje vend te huaj, arrin te perjetoje gjithçka si nje vendas. Qe une te bej pjese ne kombin francez, kjo eshte eksituese, por teper teper e veshtire. Mbase nga fundi i jetes. Kur erozioni ta kete bere punen mire. Qe te perqafosh thelbin, shpirtin apo frymen e nje kombi tjeter, per ne qe kemi dale jashte disi ne moshe madhore, eshte nje pune Sizifi. S'ma merr mendja se arrihet. Mund t'i afrohen disa qe shkrihen ne jeten shoqerore, politike, letrare e sportive te ketij vendi, por qe te identifikohen plotesisht e rropullisht me nje vendas, them jo. Paçka se kam deshire te fitoje Franca kupen e botes, kur luan Shqiperia, kam nje ndjesi tjeter. Jane dy gjera te ndryshme. Edhe Francezi, e ka kuptuar shume mire kete. Ai nuk kerkon qe emigranti t'i behet vella e shkuar vellait, por kerkon nje minimum bazash te perbashketa : qytetari, zbatim ligjesh, laicitet, gjuhe te folur e te shkruar, dhe kaq. Ai s'te kerkon qe ty te te dalin lotet duke kenduar Marsejezen, sepse e di se eshte e pamundur.

Por per ata qe e arrijne kete, s'kemi ç'te themi tjeter veç respekt. Kjo, per mendimin tim, mund te arrihet nepermjet nje zhytje te thelle ne letersine e atij vendi, dhe kur them zhytje, te kthehesh gati ne nje mi bibliotekash. Vetem aty, nder vite e shekuj, mund te kapet thelbi i vendit ku je. Se te punosh ne uzine, mire eshte, ben shoke e shoqe, por tranguj ata e trangull ti. Duhet te militosh ne qarqe te larta qe ta ndjesh veten Francez 100%. Nejse, nuk kemi vajtur deri aty. Po them thjesht se emigrantet tane ne Greqi, as kete nxitje s'e kane pasur, se me ç'djallin te identifikohesh ne Greqi, kur i ke njeri me i mbrapshte se tjetri. Nuk di me ç'kulture greke mund te identifikohen ata, ne mos me Platonin e Aristotelin qe jane shume te larget.

Dhe problemi i emigranteve tane ne Greqi eshte nje problem deshperues sepse kriza greke do te jete aty per nja 20-30 vjet te mira, pritet qe varferimi i popullsise te ndodhe me ritme shume te shpejta (tashme ka filluar fuqishem). Shteti grek eshte vertet ne pike te hallit, jo Hollande e Merkel te ngrihen, por vetem Zeusi me dashnoret e veta ben pune aty. Dhe pikerisht ngaqe Gjermanet e kane kuptuar kete, nuk duan me ta ndihmojne. Sepse eshte thene troç : eshte nje pus pa fund. Jep sa te duash ti, zhytja eshte pambarim. Sepse nja 20 vjet te mira papergjegjshmeri politike greke, e kane bere punen : eshte shume e veshtire ta permbysesh peshoren, kur te kane vene per fundi. Edukata e punes ka rene pertoke ; korrupsioni eshte i pjekur mire. Evazioni fiskal, sport kombetar. Struktura e ekonomise, anapolla. As industri, as dreq, me hotele turizmi do mbash shtetin ? Po aq sa do ta mbajme ne me Dhermira e Jalera. Shteti do "bythe" te forta. Kur eshte duke u dridhur dhe Italia qe ka nje industri ku e ku me ndryshe se Greqia, merre vesh pastaj. Cindustrializimi i Europes (perveç Gjermanise qe jane treguar finoke) ka qene fatal per te, Frances i ka dale gjumi kohet e fundit, por me duket se vone. Turizmi eshte per pare xhepi, por jo per te mbajtur nje shtet. Nejse, pune te thella keto, une flas pak si per pasneser, por nganjehere ia qelloj edhe per neser.

Rikthimi i dhimbshem?! I dhimbshem, pff. Thuaj, Rikthimi i veshtire, problematik. Po pse mo, keto tone dramatike? Ne fund te fundit ne vend tyre, ne shtepi tyre shkojne. Nuk kane nevoje te kerkojne leje apo ti thojne kujt faleminderit. Ju prifte e mbara!

Mallku qoft ai bir Shqiptari,
q'i kët gjuh t'perindis,
trashigim q'i e la i pari,
nuk ja len ai fmisë.

 

travellin' back in time. te shkretet femije.

Sic mund ta shikoni edhe vete nga komentet ketu, problemi me i madh ne Shqiperi eshte qe te gjithe duan te gjykojne dhe askush te ofroje zgjidhje. Tjetri s'ka pas buke te haje mbase kur ka ikur ne 91 per te punuar dheun e huaj ne mergim. Mbas 20 vjetesh kthehet po aq i varfer ne atdhe, me shpresen per me mire se dhe Sala ka thone qe vijne direkt mas Gjermanit. Te pakten ketu mendonte se do mund ta ndihmonin. Jo mer vlla. fillojne pytjet:

- Ku ishe?

- Pse ike?

- Pse nuk dine kalamajte shqip?

- Pse me shef ashtu?

- E di ti kush jam un?

Per te hap ndonje kurs a fond ndihme per ta as mos e fol. Mend po deshe, sa te dush.

Ashtu mund te duket "ketu".

Une njoh shume, te cilet nga ndihmes kuzhinier apo punonjes picerie ne Itali, ketej jane bere me restorante ose shefa kuzhine ne lokale te mira.

me gjithe respektin qe kam per ty pf por sot sjam fare dakort me ty.

Po ju rente nje pike ketyre prinderve qe ju kane fol femijve vetem ne gjuhen e vendit ku jetojne. PO si sju vjen turp qe femija e tyre nuk di te flasi me gjyshen e gjyshin edhe ato 2 dite qe shkojne ne shqiperi? Per gjithe boten eshte krenari qe femija flet edhe nje gjuhe ekstra vetem keta injorantet shqiptare e mendojne si dicka negative nje gjuhe te dyte. 

Sme vjen gjynah fare per ta qe po vuajne sot. Jam e pashpirt ndaj tyre se nuk e treguan kurre torturen qe hoqen per te sjelle ate 2 leksh ne shqiperi. NUk e respektuan mundin e djersen e tyre. Pse per 20 vjet ke shitur tangerllek dhe je hequr se ke jetuar ne parajse ndersa vetem sot na tregon mundin dhe kockat qe i le lene rrugeve?!

Me shume te drejte sot te pyes pse nuk ju mesove femijeve shqip??? Pse nuk e merr dynenshtetesine per femijen tend? Eshte dicka e bukur dhe krenare per femijen te tregoje origjinen e tij. 

Pse per 20 vjet ke shitur tangerllek dhe je hequr se ke jetuar ne parajse ndersa vetem sot na tregon mundin dhe kockat qe i le lene rrugeve?

Snare, ne 1990 ika refugjat per ca kohe ne Itali. Kur mora rrogen e pare, nja 660.000 lireta asaj kohe, 300.000 pagova qerane dhe 120.000 lireta i bleva ora dhe bluza per xhaketa per pleqte ne Shqipni. Jam bo bos iu thashe, mos u merzisni. Do ju dergoj edhe leke qe ta shtyni. Mas 2 mujesh, mori plaka nga ora 10, Naten e Vitit te Ri per te uru. Eshte ne pune, i kishte thone shoku im qe rrinte me mu. Edhe kishte qa plaka gjithe noten. Kur ma tha , u zime keq. Po ti me trap i thosha, nuk i thoje dot qe ka dale me dashnoren per me pi nji gote? Me fal mer me fal, thoshte tjetri. U kapa bosh. Ja kshu hallet qe thu ti Snare.

Nena jote do qante edhe sikur ti ti kishe fituar ato lek duke punuar shkencetar. Nena eshte nene dhe i dhemb zemra te jetoje me mundin e femijes. 

me gjithe respektin or snare je tuj fol percart .

ta shofesh ca hallexhinjsh shqiptare ka ne rruget e italise e te greqise, me nga  3-4 kalamaj neper kembe, i gelltit mbrapsh kto qe ke fol ne sekonde. madje duhet te te vije turp nga llafet e tuja

Ke te drejte qe me vjen turp, me vjen shume turp qe shteti im nuk me mbron identitetin. Se me vjen turp jam e inatosur.

I kam pare shume mire rrugeve te italise, greqise, frances, gjermanise dhe tanime amerikes. Se i kam pare me syte e mi se si vuajne them qe sme vjen keq. I kam pare duke bere sakrifica qe ju dhimbsen dreqit per te blere nje fustan dhe kam pare ate deshperimin qe ju ngelet kur ne shqiperi sjua begenis njeri peshqeshin. I kam pare te qethi burri gruan e gruaja burrin se skan 5 euro/ dollar per tu qeth te kinezet. 

Ama keto turpe nuk justifikojne respektin i cili do i bente edhe ne syte e femijve te tyre fisnike. Mjafte te varfer jane mexikanet por ama femijes se tyre spanjisht i flasin dhe ne amerike trajtohen si skllever nga ata te zijte me boje.

ollrajt smiley

ky krahasimi me mexikanet ishte to die for , per nga shkalla e relevances.

naten e mire prej knejna dhe gjumin e amel smiley

amen o God dhe te te protect il Signore nostro God! 

ne fakt shembulli qe jep ti me meksikanet tregon te kunderten. mos-integrimi krijon barriera ne zhvillimin ekonomik te shume familjeve.

p.s. po ti rrugeve rri qe shef shqiptaret rrugeve? se po me duket i cik e egzagjerume kjo e pamja jote

mjafton te pyesesh pjesen me te madhe te emigrantve shqiptare: pse DINE femijet tuaj shqip dhe pyetja jote e merr pergjigjen vetvetiu smiley

Po provoni te organizoni ndonje iniciative te tille ju andej nga Kanadaja o PF, mqs. jeni me ne gjendje.

Te kishte Shqiperia ato amortizatore sociale...

Nga ana tjeter bezdi per nje nene qe ankohet se veshtiresia me e madhe e rikthimit qendron ne faktin qe femija e saj nuk flet shqip, do ndjejme qe c'ke me te.

Olso, e di sa kollaj eshte per te gjyku lal, kur nuk te ka rone bytha ne uje. Ata te shkretet qe nuk dine shqip, mbase nuk dine edhe sepse prinderit i kane pare vetem kur i zgjonin ne mengjes dhe i vinin ne gjume ne darke. Po mund te kete edhe njemije aresye te tjera. Ne Greqi psh ishte problem qe ta kuptonin ne shkolle qe ishe shqiptar dhe femijet e fillores problemin kryesor ne shkolle nuk kane patriotizmin por bulling. E kam thene edhe here tjeter qe ketu ne Ameriken e Veriut qe eshte vend i ngritur nga emigracioni brezi i femijeve te emigranteve e kuptojne gjuhen e prinderve po e flasin me veshtiresi dhe me fjalor te cunguar. Brezi i femijeve te tyre nuk thith fare. Dhe ketu nuk e rrun njeri se nga je.

Gjeja qe une di te them eshte qe ketu kalamajte e cdo kombesie, perfshi edhe ato shqiptare flasin vetem dhe vetem anglisht me njeri tjetrin. Perfshi dhe femijet kineze qe jetojne ne China Town.

E di PF qe eshte shume e lehte per te gjykuar, por ne nje shkrim qe nis e mbaron me ankesat e prinderve per femijet qe kane veshtiresi me shqipen eshte teper e veshtire per t'i shpetuar joshjes se gjykimit, sidomos kur ke histori te shumta e te jetuara nenash e baballaresh qe me fal per shprehjen, por shesin pordhe qe femija nuk iu flet shqip apo kur ke deshmite e nje mikesheje greke qe merret pikerisht me klasat ne gjuhe te huaj ne Athine qe ta thote troc: Ols i dashur gjysmat e shqiptareve ketu kane paragjykim ndaj identitetit te tyre shqiptar e duan te tregohen me greke se greket, ndersa gjysma tjeter i perket ekstremit tjeter.

Dhe me fal gjithashtu edhe per kete tjetren, por pas gjithe kesaj interviste me vjen me i thene kesaj nenes: "cfare mbolle korre". Ose akoma me mire, me te bukuren italishte: "cazzi tuoi"!

Ne nje Shqiperi ku shumica e njerezve vuajne per buken e gojes do u merrkemi dhe me problemet e kokes se kesaj zonjes.

po mire pse mos merret i cike ministria e arsimit me hallet e ksaj zonje.

cer kushton nje program ri-integrimi neper shkolla, vleresim programesh.

Dale bre Ols, se shkollat kane psikologe qe paguhen per at pune, per te pare dhe vleresuar nese femijet jane ne gjendje per te hy ne klase, per tu kujdes per mireqenien e tyre. shteti ne teori i ka strukturat dhe fondet.

pytja vjen : ku jane ? Pse sveprojne ? Pse nuk behen aktive strukturat.

Ne teori ti duhet te integrosh femije me probleme ne sistem arsimor.

E ky problem qe kane kto femije hallexhinjsh, eshte teper i lehte per tu zgjidh.

ja kaq psh !

E di si eshte puna lal? Ndersa lexoja ankesat "luksoze" te ketij shkrimi, po mendoja per ato bukuroshet qe duhet te kene maksimumi 10 vjet jete mbi shpatulla qe ndersa une pij birre klubeve te bllokut me vijne per te me shitur kaushin me bajame 50 Leke.

Shqiperia mund te ishte me e mire. Por ja qe s'eshte.

po mire o mire

me ja nis ashtu..

une sjam kompetente, por besoj se per kto raste ekzistojne strukturat dhe fondet, por sdo ta luje njeri bythen. Ja kaq.

Pastaj se sa fukarallek ka ne shqiperi, ajo eshte ceshtje tjeter.

As nuk kam genjyer ndonjehere veten qe ne Shqiperi funksionojne struktura e fonde. E as nuk kam menduar ndonjehere qe kemi qene te afte te krijojme nje mekanizem organizativ qe te quhet shtet. Thjesht nje vend tribal edhe kaq. Tani per tani. Neser ku i dihet.

e mer e

duke thene vari trapin shkojne punet dhe me keq.

kjo gazetarja, ky drejtori, apo dhe ajo prindi, sduhet me u mjaftu me nji te ankume ne televizor. Pse mre si trokasin i here ne dere drejtorise arsimore, ministrise apo IOM-it sipas zinxhirit hiearkik.

Qysh ore drejtori ja len ne dere prinderve. U mesoni shqip thote. Po kur tja msojne mre. Ata te ish per tja msu ja kishin msu. Ti e ke faktin para syve. Cer bohet me kta kalamaj eshte pytja, e thjeshte fare.

Dakord, por ja se si e mbyll shkrimin gazetarja, nderkohe qe ky mund te ishte fillimi i tij:

Z. Vasili i ka drejtuar një thirrje emigrantëve shqiptarë që po kthehen, i mësoni fëmijëve gjuhën amëtare për ta bërë më të lehtë integrimin e tyre. “Prindërit duhet të kuptojnë se është për të mirën e fëmijëve të tyre që t’u mësojnë në familje të paktën gjuhën e folur shqipe, sepse ndryshe misioni i shkollës bëhet shumë i vështirë”, deklaroi drejtori.

Se po futem si xholi ne muhabet prap lol. E di ku eshte ndryshimi ne mentalitet tani midis teje (ne pergjithesi) dhe meje (ne pergjithesi). Se ti e shef ate kalamanin dhjete vjec qe shet kausha bajamesh per mbijetese dhe i thu shokut: Bravo i qofte. Ja kjo goca qe lufton per buken e gojes ne kete moshe do jete e ardhmja e atdheut. Une do kisha marre ne telefon policine qe do e merrte gocen per ta cuar ne nje strehe publike, kurse kushdo qe do e kishte nxjerre ne pune do denohej per shfrytezim te punes se te miturve. Ja kaq e thjeshte eshte kjo gjoja.

E di ti qe une kam fotografuar femije te shtrire ne mes te bllokut qe lypnin nderkohe qe "pronari" i tyre me kercenonte? E di ti qe une ja kam denoncuar keto fakte policit qe ishte 50 metra larg dhe atij as nuk iu prish gjiza?

Une i shoh ato vajza per ato qe jane dhe ndihem fucking i pafuqishem per te bere dicka.

Po kush je ti mor zoteri qe te pretendosh te dish mentalitetin tim?!

Ulu me kembe ne toke e leri keto arroganca. Me shume simpati.

Normal ols. Une nuk po them qe kjo nuk eshte Shqiperia. Bile tamam-tamam kete edhe po thoja. Ndaj e dum ate ven dhe ata njerez ku mikpritja qe ka cudit Evropin ktu e iqin vjet me pare esht e mbeshtetur me Kanun.

Pse per 20 vjet ke shitur tangerllek dhe je hequr se ke jetuar ne parajse ndersa vetem

ha...katnari ka 20 vjet qe I vje inat

Ne nje Shqiperi ku shumica e njerezve vuajne per buken e gojes.

 

Po ajo shumica, maaa-zhoooo-ranca ne pushtet sikur nuk vuan per buken e gojes,  ata jane milioner ! Vetem ne shqiperi `shumica` vuan per buken e gojes me gjithse ka pushtetin! 

smiley

 

Ne keto kohe krizash qeveria duhet te kete masa serioze per ri-integrimin e familjeve te emigranteve ne Shqiperi. Duhet te jete nje plan konkret dhe te aktivizohen strukturat e shtetit.

struktura shteti apo strukturat e Partise deshe me thon?!smiley

Kam njerez te mi qe femijet nuk u dine shqip..pyetjes pse...i pergjigjen me argumenta nga me te ndryshmet apo edhe me vete faktin se ata do te ndihen gjithmon te huaj dhe nuk duan qe femijet te kene te njejtin fat!Emigracioni eshte gje e keqe o njerez,dhe me te keqen duhet te pershtatesh,dhe shqiptaret ne pamundesi te nje zgjidhje tjeter kane zgjedhur te keqen me te vogel.....dhe keto krahasimet me popuj te tjere nuk me duken me vend per vete faktin e thjeshte se popujt qe permenden kane e lane pas nje shtet..ne lame pas njerzit tane ne nje shkretetire qe po ashtu ka mbetur edhe pas 20 vjetesh..tani kohet disi edhe kane ndryshuar gjanem,une flas per ato vite e per ata njerez qe cfare nuk benin per te ikur nga ai vend..dhe problemi i fundit i tyre ishte te ruanin shqipen,por te pakten mbajten gjalle shqipot e shqiperine..ne fundit te fundit...ce gjeti njeriun e shkrete e se hoqi..thone nga anet e mia.

po nuk te ben shqiptar shteti mer ti se po flasim me sllogane tani. Shqiptar te ben gjaku dhe ato robt qe ke ne Shqipri qe nuk i harron dot edhe sikur me dash. Ca lidhjesh gjaku do i lesh atyre femijeve qe nuk do qe te mesojne shqip, shoket e shoqet n'Itali?! kjo eshte t'i lesh femijet vetem, t'i lesh pa rrenje sado patetike te tinglloje

Po kush te ben shqiptar?...se me sa di une,asnje shqiptar nuk e ka haruar gjakun e tij e njerzit qe ka ne shqiperi...as ata qe femijve ju kane vendosur emrin jorgo ne greqi(se mos klinton apo ronaldinjo qe perdoret ne shqiperi eshte me mire valle?) e paolo ne itali..e as ata qe nuk u kane mesuar shqipen..ja ne ate vend i sjellin kur kane mundesi!! Nuk eshte gje e mire, e femijet e mi do te dine shqip,por ajo qe doja te thosha eshte qe edhe keshtu me thike nuk i ndan dot gjerat e ndoshta emigrantet qe u nisen ne ato vite ndonje justifikim edhe e kane ...se edhe shqiperia (kombi shteti..si te duash ti)nuk i do me shume se une femijet e mi xhanem...shqiperia se ka care me nder kurre per mua e jo me do kujdeset per femijet e mi..do te pergjigjeshin ata te greqise apo italise p.sh!!!....se me ju andej ndoshta eshte edhe me ndryshe!

si ta shpjegoj une qe nji e shkume si turist ne Shqipni nuk eshte shume ndryshe nga nji vizite ne Rimini, Mal te Zi, Greqi etj? me ca gjuhe do komunikoje me gjyshen apo me xhajat ai nipi (se mire kushurinjte dine italisht)...se gjuha eshte thelbsore qe te ruash lidhjet e gjakut dhe pastaj ato me vendin tend. Pastaj po flasim per ket kategori qe nuk kane marre n/shtetsi ne vendin ku rrine (po bejme perjashtim per ata qe kane nenshtetsi...mbase tek e fundit, kjo i tejkalon aspiratat qe kane pas ne jete dhe fakti se fmijet e tyre nuk do jene me "shqiptare te rendomte" i ben te ndihen qytetare te botes dhe kjo i jep kenaqsi). Ajo puna e emrave qe permend ti pastaj eshte tregus i ksaj prirjes qe kane shume shqiptare me vrapu si kale qorr mas cdo gjoje "te jashtme". Gruja dhe burri kane emra tip - Vjollca dhe Bashkim, kalamojt dalin me ca emra llaftar si Claudio dhe Lindsay, kupto ti arbo? nuk ka gisht shteti ktu, eshte ai "shteti" qe kena mrena n'koke qe na thote me bo kshu apo ashtu. Se ca do bosh ti neser nqse kemi shtet me n'fund, do i thush fmijve qe erdhi koha me msu shqip tani? ai/ ajo ka per t'fut nji va cagare (ose cacare, sipas variantit) dhe turqeta!

Bredho...nuk te kundershtoj dot,ato qe shkruan jane te drejta..por ajo qe perpiqesha te shpjegoja,dhe qe ndoshta fjala shtet vetem sa na ngateroi me shume,eshte se per mua duke njohur emigrimin vete, e sipas esperiences sime emigrimi ne pergjithesi per arsye ekonomike eshte dicka e keqe(dhe per kete duhet ta ndaj mendjen c'do njeri).. kurse emigrim si ky qe kemi bere ne eshte fatkeqesi o bredho...ne nuk jemi larguar si italianet p.sh. me valixhe e me bileta anije ne dore,me nje fare rregulli dmth i garantuar nga vendi i tyre ...ne kemi ikur si kafshe..me ose pa buke me vete..duke marre malet apo detin pa ditur çfare na priste andej..te detyruar te mbijetonim e pershtateshim si jetim qe mbetem...edhe prinderve te femijve qe nuk dine shqip(si njerzit qe njoh une) po ti pyesesh,do te pergjigjen se po...ke te drejte..mire do te ishte te dinin shqip...se do te flisnin me gjysh e gjyshe etj etj..por ashtu ishin ato vite o vella...ky ishte fati yn ..!

kto shqiptaret qe jetojne ne amerike duken sikur jetojn ne hickville te gjith. spanjolli, zezaku thon...skllever. te gjith tu fol a thu se punojn partner ke Bain Capital smiley dhe nuk i ze syri zezak apo spanjoll pervecse atyre qe pastrojn shkallet.

Nese rikthimi parashikohet te jete masiv, krijohet nevoja e pjesemarrjes se shtetit ne  (ri) integrimin e emigranteve.  Ndryshe trajtohet nje fenomen (shperngulje masive) e ndryshe nje rast i izoluar. Kjo qasje ne fakt vlen ne kontekstin e demokracive liberale ku shteti merr rol kryesor ne zgjidhjen e problemeve te kesaj natyre (psh ne Kanada).  Ne vende si Shqiperia, eshte familja/fisi qe jep ndihmen e pare. Per me teper, shteti jone ka keqimplementuar me krenari shume reforma neoliberale dhe e perbuz apriori nje filozofi politike te tille.Vitet e komunizmit ku shteti nderhynte brutalisht ne jeten e qytetareve kane ndikuar ne acarimin e mardhenies shtet-qytetar dhe ne zvogelimin e autoritetit te shtetit si aktor rregullues. 

Ketu (dhe duke supozuar qe ky eshte nje fenomen, e jo rast i izoluar) shteti duhet te nderhyj me politika sociale jo per te adoptuar modelin Kanadez ose perendimor, as per te reabilituar mardhenien e demtuar shtet-qytetar,  ne fakt shteti dhe shoqeria jone nuk  jane ende gati per kesisoj qendrimesh post kapitaliste ala skandinavce.  Shteti duhet te ndihmoje sepse ka detyrime ndaj emigranteve remitancat e te cileve kane mbajtur gjalle ekonomine tone ne vitet 90 e me tej.  Per me teper, politikat sociale dhe nderhyrja e shtetit behen te domosdoshme ne shoqeri  kapitaliste ku mardheniet fisnore jane zbehur. Si perfundim eshte ne te mire te shtetit te ri integroje me rregull te ardhurit dhe te shikoje kete segment dinamik (emigrantet jane dinamike by definition) si mundesi per zhvillim dhe jo si problem/barre. 

Faji i prinderve, mjere femija qe lind nga dy prinder injorant!

Ketu ne Itali me ndodh shpesh qe njoh femije shqiptare qe s'flasin asnje fjale shqip dhe kur i pyet prinderit mbi arsyet, te pergjigjen: E ç'e do shqipen, se mos do te kthehemi ne Shqiperi ne! Apo, "shqipja" s'na jep buke"!

Harrojne idiotet se nje gjuhe me teper(cilado qofte)eshte pasurim, eshte avantazh i madh ne krahasim me vendasin qe njeh vetem gjuhen amtare.

Kam nje mikeshen time nga Shkodra qe ka nje pune te shkelqyer ne Posten Italiane, me kontrate pa skadence dhe gjithe kete luks(se i tille konsiderohet nje vend pune ne Itali)ia ka borxh gjuhes shqipe. E kane punesuar fillimisht per shqipen ngaqe qyteti ku banon dhe per rrjedhoje edhe zyra postale, jane te mbushur me shqiptare. Tani eshte e barabarte me koleget italiane - te gjitha te rakomanduara nga lart... aq i kerkuar eshte nje post i tille.

O Zot, nuk ka karme me negative per nje qenie njerezore sesa nje lindje & rritje nga dy prinder injorante!

Ah, harrova rastin e nje laraske shqiptare me emrin Marsida, qe eshte katundare Durresi por qe pretendon se eshte durrsake. Kjo tipja, femer ultra shemtire e fejuar me nje po shemtire italian, punon ne nje hotel me 4 yje ketu ne nje qytet te vogel te provinces se Parmes, ka alergji shqipen dhe shqiptaret dhe flet vetem italisht. Shqiptareve u kthen shpinen ne menyre qe mos t'i flasin ne shqip. Per shkak te frikes se mos i pergjigjen ne shqip, as ne gjuhen italiane nuk i pershendet ndonjehere! Ato pak here qe ka ndodhur qe dikush i ka folur shqip, eshte kthyer nga ana tjeter e mbuluar me turp.

Sinqerisht nuk i kuptoj keto komplekse, kjo eshte per vizite mendore ne repartin psiqik. Por per fat te keq nuk eshte nje rast i izoluar; ka shume shqiptare te kompleksuar qe kane alergji nga shqipja dhe shqiptaret.

Turp!

Edhe keto komplekse paranojake vijne nga puna e dobet e prinderve injorante, qe ngaterrojne shqiptaret dhe shqipen me politiken kriminele te 20 vjeçare te politikaneve te falimentuar te Shqiperise.

ashtu si the ti-e shemtuar.  kjo eshte kategoria qe nuk do te flase shqip.

keta jane edhe votuesit e sales njekohesisht.

Hajde gallate hajde!
Mos je Idrisi ti ore!

Sa mendoj se eshte vene rekordi i idiotizmit ne PPU del ti,Idrizi dhe ndonje tjeter dhe e thyeni ne sekonde.

Jam kurioze ti Pirro ke femije??? 

Te kerkosh ndihmen e shtetit ne cdo gje me duket e teperuar.

Si disa prinder qe kur u thua perse femija nuk thote mirmengjes apo mirmbrema,thone fajin e ka shkolla!!!I mbani mend keta tipa edhe ne kohen e Enverit qe vetem shtet kishte,shtetin fajesonin dhe vecanerisht shkollen.

Tani jane po keta tipa qe iken ne nje shtet tjeter,dhe atje i mohuan te gjitha(eshte tjeter teme kjo) dhe jam i sigurte qe edhe atje shajne shtetin grek per cdo gje qe shkon gabim ne jeten e tyre,sic kam ketu familje shqiptare qe shajne qeverine amerikane edhe kur nuk u ndizet makina.

Tani keta njerez qe kur u vjen babai dhe mamaja,u thone qe te mesojne ata nje fjale anglisht apo greqisht qe te komunikojne me femijet e tyre dhe jo anasjelltas,tani keta po kthehen ne Shqiperi dhe po ankohen se Shqiperia nuk ka klasa ekstra???!!!

Cjene keto idiolleqe mor amani,por edhe per tu ushquer,shteti do tju ushqeje se pertoni te merrni lugen???

Shteti ka pergjegjesite nese shkollat SHQIP nuk funksionojne.Per te tjerat SKA fare pergjegjesi.Pergjegjesine e ka familja dhe prinderit.

Me poshte disa arsye pse shteti duhet te nderhyj duke supozuar qe ky eshte nje fenomen dhe jo rast i izoluar:

-Shteti drakonian i para 90es dhe me vone shteti infantil i viteve 90  eshte faktori kryesor (push factor) i largimit masiv. Une ketu e shikoj shtetin e para dhe pas 90s si co-fajtor. Ka ardhur koha qe shteti te maturohet dhe te marri pergjegjesi ndaj qytetareve dhe jo te fshihet mbas fundit te FMN-se dhe rekomandimeve neoliberale.

Besnikeria, ne mungese te nje termi me te goditur, e brezit te pare te emigranteve ndaj tokes meme. (remitancat). Shume ketu paragjykojne prinderit qe nuk ju kane mesuar femijeve shqip. Prinderit kane punuar per te rritur femijet e tyre ne emigrim dhe per te mbajtur gjalle prinderit ne Shqiperi.. Une do t'i mesoj femijeve shqip por nuk mund te paragjykoj ata qe per shume arsye nuk kane mundur. Per me teper mendoj se integrimi i ketij grupi eshte shume me kompleks se mesimi i gjuhes.  

-Rrethanat e kthimit: kriza ne Greqi, eshte boterisht e njohur. Ne keto rrethana shteti duhet te njoh pergjegjesite ndaj qytetareve te tij dhe te krijoje politika afatgjata per te integruar kete  grup njerezish. Pra ky eshte nje rast i vecante krize dhe ne rrethana te jashtzakonshme duhen marre masa te tilla. Nuk po mbroj mbinderhyrjen e shtetit; nuk flitet ketu per ecejake sporadike emigrantesh tekanjoze por per nje kontekst te mirepercaktuar qe kerkon zgjdhje te organizuar.

Gjithashtu une mendoj qe shteti te ushqeje me luge cdo qytetar dhe qytetaret vetem sa duhet te paraqiten ne mense.

Shteti!Shteti!Shteti!

Akoma nuk u ngopet me kete fjale?

Po individi?Apo individi thjesht duhet te hape goje dhe te prese nga shteti.

Po lerini budallalleqet se nuk te meson shteti ti thuash tjetrit mirmengjes e mirembrema,por familja,pra prinderit.

Po ashtu prinderit ishin ata qe zgjodhen,qe shqipja te jete gjuhe e ndaluar ne shtepi dhe ti pret qe shteti,te te dergoje mesues privat?

Cte mbjellesh do te korresh!Kisha nje kusheri qe e deportuan nga SHBA-ja se nuk mori dokumentat.I biri dinte shqip goxha mire,ne fakt por gjuha ne shkolle eshte ndryshe nga gjuha e folur.Pati nja 3 muaj veshtiresi dhe tani flet shqipen zyrtare.

Nuk u ankua fare por ju fut punes dhe perfeksionoi shqipen,sepse ndoshta edhe nuk ishte mesuar ne shtepi qe shqipja eshte gjuhe "e shpifur" apo gjuhe e"djallit" sic mesohen ca femije ne Greqi.Ne shtepine e tij shqipja ishte gjuhe e pare dhe ai detyrohej te fliste shqip,me ne ne tavoline kur shkonim.Pa presion se edhe kur e kthente ne anglisht ja kthenim ne anglish nja 2 min dhe pastaj ja kalonim prape ne shqip.Ai ishte krenar qe dinte dy gjuhe.

Tani ata jane te merzitur jo se shteti nuk hap kurse,por jane te merzitur se do te mesojne nje gjuhe qe deri dje e kishin mallkuar.Ketu eshte problemi dhe mos u fshihni  pas shtetit shqiptar qe ka plot kusure,por jo kete.

Shtetin e ve pergjegjes vetem nese mbyll shkollen,por se nuk te meson ty shqipen???Jo,nuk e ve fare pergjegjes.E keqja eshte se edhe kete sherbim e doni falas...

Nuk me intereson te bej fushate eleltorale per vizionin etatist e  as te paragjykoj arsyet  qe shume femije shqiptare nuk kane mesuar shqip. Problemi eshte te gjesh zgjidhje dhe te mos penalizosh femijet e pafajshem. Per me teper, shtrohet nje problematike shumedimensionale sociale me komplekse se thjesht mesimi i gjuhes.

Degjo une te kam parashtruar disa argumente perse mendoj se nderhyrja e shtetit ne raste te tilla eshte e nevojshme kurse ti me pergjigjesh me raste anektodike.  Nuk me duket se ka vlere te debatojme bashke kur ti mendon se cfare kam shkruar me siper eshte "budallallik".

Rrethanat e kthimit: kriza ne Greqi, eshte boterisht e njohur. Ne keto rrethana shteti duhet te njoh pergjegjesite ndaj qytetareve te tij dhe te krijoje politika afatgjata per te integruar kete  grup njerezish. Pra ky eshte nje rast i vecante krize dhe ne rrethana te jashtzakonshme duhen marre masa te tilla. Nuk po mbroj mbinderhyrjen e shtetit; nuk flitet ketu per ecejake sporadike emigrantesh tekanjoze por per nje kontekst te mirepercaktuar qe kerkon zgjdhje te organizuar.

Frida, ke bere nje qasje shume interesante problematikes madje besoj se ke prekur elementet thelbesore te saj duke nxjerre qartazi ne pah pergjegjesite. Paragrafin e cituar dua ta vecoj se nje nga komentet me te mira te kesaj teme. Te pershendes.

edhe keta ... back to the future! Good luck!

Tragjedia ne kete rast nuk jane prindrit e femijes qe nuk u kane mesuar femijeve gjuhen (akademike!) apo femijet vete!

Tragjedia eshte nje shtet shqiptar si zhele (copyright Xhozefi-na!) qe ka prodhuar me shume se 1 milion shqiptare endacake keto 22-vjetet e fundit qe ku me shume e ku me pak kane patur dramat e tyre qe jeta ne emigracion i ka me bollek (per shumicen).  

Me qe ra llafi... ku jane ato programet per mbeshtetjen e te kthyerve me hir apo me pahir? smiley

Mos e beni merak se femijet do ta mesojne shqipen shume shpejt, jane ne moshe te re! smiley

Mendoj se ketu eshte faji i prinderve qe nuk u mesojne shqip femijve. Kur prinderiti drejtohen ne shqip femijve, jo vetem qe ju mesojne shqip, por ju krijojne bazat qe femija te ta dije mire nje fjale te huaj seç do te thote. Kur prinderit ju flasin ne gjuh te huaj femijes, atyre (femijve) ju krijohen peshtjellime ne te kuptuarit tamam te fjales. 

kata tipat qe nuk u kane mesuar femijve shqip, u duhet prere bileta falas per ne ugande

ca flet o burre, francezet i kane mesuar gjysmes se afrikes te flasi frengjisht (me hir e me pahir) ne spo u mesokemi dot shqipen ketyre ....

do ta mesojne shqipen mos e vri mendjen fare, se ....

Gjuha Shqype

 Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).