Harta e Shqipërisë, si të ishte një hartë elektorale, ndahen në disa zona sipas pagimit që i bëhet energjisë.

Një marrëdhënie e ngatërruar për energjinë elektrike. Shqiptarët rrezikojnë sërish errësirë në dimër për shkak të mungesës së likujditeteve për të paguar energjinë që do të importohet. Një lëmsh borxhesh reciproke në trekëndëshin KESH-CEZ-konsumator, që duket se do t’i japë krizës ekonomike edhe terrin në këtë vit elektoral.

Tre vjet e gjysëm më parë, në prill të vitit 2009, në vigjilje të fushatës elektorale të qershorit, pakkush i besoi në Shqipëri motivet e mbara të udhëtimit të kryeministrit Berisha drejt Pragës për të dorëzuar kërkesën për aplikim të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ishte më shumë një shfaqje paraelektorale që lidhej me integrimin, kurse kritikët e Berishës, e lidhën këtë vizitë dhe me privatizimin e pritshëm të divizionit të shpërndarjes në KESH. Çekia mbante presidencën e rradhës në BE dhe politika gjente këtu një rast të mirë për të qenë kryesisht politikë ekonomike. Kryeministri çek Topolanek, natyrisht e me të drejtë, ishte i interesuar që CEZ-i të realizonte këtë privatizim. Fundja, CEZ ishte e është kompania më e madhe e Evropës Qëndrore me një kapital prej rreth 18 miliardë dollarë dhe futja e saj në tregun shqiptar, do të quhej një ogur i mbarë për investimet e huaja në vend në një sektor kaq delikat. Por rregullat e lojës ndryshuan kur loja kishte nisur. Të dyja palët, shteti shqiptar dhe kompania çeke e mbaruan shumë shpejt muajin e mjaltit dhe pickimet reciproke nuk munguan të nisnin që në krye të herës. Në këtë moment, vetëm kompanitë shtetërore i detyrohen kompanisë CEZ rreth 23 milionë euro energji të papaguar. Një shumë edhe më e madhe verifikohet nga debitorë të tjerë, biznese private dhe konsumatorë familjarë, humbjet në rrjet janë ende në nivele shqetësuese dhe vetë CEZ, që me bilance të brishta ka borxhe të akumuluara ndaj KESH për energjinë e marrë prej tij, nuk ka kryer të gjitha investimet e premtuara para privatizimit. Po kështu, janë akumuluar dhe pakënaqësi për mënyrën e faturimit të energjisë nga CEZ. Shumë konsumatorë pretendojnë se atyre ju faturohet energji aforfe shumë më tepër sesa konsumojnë. Shumë nga këto histori përfundojnë në gjykatë, por aty janë shtyrë për në kalendat greke, si hallet e qytetarëve ndaj CEZ, ashtu dhe hallet e CEZ ndaj debitorëve të saj të shumtë. 

Lëmshi mgatërrohet më shumë kur vetë KESH ka akumuluar një borxh të frikshëm tek bankat e nivelit të dytë, i krijuar për të paguar kryesisht importin e energjisë, çfarë ka bërë që zinxhiri të shtojë hallkat dhe disa banka, madje e kanë ndjerë këtë presion financair. KESH ka gjithashtu papaguar një sasi tjetër parash për energjinë e marrë nga hidrocentralet private në Shqipëri. Bilanci i këtyre borxheve me dy e më shumë kahe është shumë e vështirë të llogaritet, por mungesa e likuiditetit ka bërë që gjithkush të ndjejë lakun e krizës në fyt. 

“Të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një makth”, pohon gazeta çeke “Lidove noviny”, sipas të cilës, edhe vizita e kryeministrit çek në Tiranë, Petr Neças, nuk i ka dhënë zgjidhje. Ironia nga Praga shkonte larg kur për të dëshmuar rëndësinë e këtij problemi, shkruante se nëse Neças e viziton sërish Tiranën për këtë çështje, ata rrezikohet të kthehen në “Republika CEZke”. Dhe me të drejtë, kompania që raporton fitime gjithkund ku është e shtrirë, në Tiranë ka probleme serioze, kryesisht të lidhur me natyrën kaotike të trregut të energjisë në vend dhe vetë mjedisin e paqëndrueshëm të biznesit në vend dhe mënyrës sesi ai kryhet. 

Sot më shumë se kurrë, situata është e paqartë. Askush nuk mund të thotë me siguri se ku fillon e mbaron mëkati. E sigurtë është vetëm një gjë: ëndrra për ta bërë Shqipërinë një superfuqi të vogël energjitike në rajon, është më tepër delir. Këtu është në rrënim e sipër i gjithë sistemi dhe premtimet për hidrocentrale të rinj, janë vetëm shashka elektorale, të cilat kujtojnë një të vërtetë të dhembshme: nuk po menaxhohen siç duhet ato që janë ekzistues dhe malli ende nuk është i tillë sa kohë nuk shkëmbehet me para dhe anasjelltas. E gjithë fuqia e instaluar e hidrocentraleve të rinj të vënë në eficencë, i shton sistemit vetëm thërrime të papërfillshme me atë çfarë prodhohej para viteve 90’.

Dimri është sërish në prag, Fierza është në kuota jo optimale dhe në kushtet e shtrëgimit të rripit, duket se shqiptarët do ta bëjnë një gjë të tillë sidomos në errësirë. Ka vetëm një rrugë të premtuar për t’i shpëtuar errësirës së dimrit. Qeveria shqiptare dhe CEZ kanë rënë dakort që duke nisur nga muaji gusht do të pothuaj trefishojnë importin e energjisë elektrike, importi do të shkojë nga 100 megavat orë për muaj, në 350 të tillë. Problemi është se ku do të gjenden paratë. Arka e shtetit është bosh, kurse bankat janë shumë skeptike për të kredituar një mall që e ka të garantuar shitjen, por jo mbledhjen e parave. Dhe nuk është vetëm financa problemi. Bllokimi i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë i redukton mundësitë e rrugëkalimit të energjisë drejt Tiranës nga rajoni dhe kufizon edhe numrin e shitësve të mundshëm, të cilët, sipas opozitës, gjenden vetëm tek klientët e partisë në pushtet. 

 

Sa e paguajmë energjinë

Jo gjithkund njëlloj, jo të gjithë njëlloj. Harta e Shqipërisë, si të ishte një hartë elektorale, ndahen në disa zona sipas pagimit që i bëhet energjisë. Tre fashat e saj janë Shqipëria e veriut dhe verilindja, Shqipëria e Mesme dhe ajo e jugut. Të gjithë konsumatorët, në të gjitha kategoritë e tyre, përfshi këtu edhe subjektet shtetërore, bizneset private dhe konsumatorët familjarë, në qarkun e Kukësit paguajnë nën nivelin e 50 për qind të energjisë së shpenzohet. Një shifër kjo që nuk parasheh edhe humbjet eventuale në rrjet që janë të ndryshme për zona të ndryshme.

Në qarqet Berat, Burrel, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe në kryeqytet, niveli i pagesës së energjisë së arkëtuar në raport me atë që konsumohet shkon nga 50 për qind deri në 80 për qind.

Mbi këtë nivel, 80 për qind, paguhet në Durrës, Elbasan dhe në Fier.

Pothuaj e njëjta situatë është edhe në konsumin dhe pagesat vetëm për konsumatorët familjarë. 

Kështu, në dy qarqet më të mëdha të veriut ky nivel është nën masën 50 për qind. Shkon deri në 80 për qind të pagesës në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Burrel, ndërsa më të rregulltit në pagesa, që shkojnë në nivelin mbi 80 për qind, CEZ arkëton energjinë e faturuar në Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Berat. 

Interesant është të vihet re një përkitje pothuaj identike dhe me ngjyrën e shpërndarjes së votës në zgjedhjet e përgjithshme elektorale. Dy qarqet e veriut, bastione tradicionale të votës për Partinë Demokratike, kanë dhe qytetarin më të parregullt karshi detyrimeve ndaj energjisë së konsumuar. Një situatë e tillë ndryshon në qarqet ku vota është pothuaj e barabartë, por edhe në këto qytete, si për shembull në Tiranë e Durrës, zonat më problematike janë zonat informale, në Bathore dhe lagjen e Kënetës, sa për të marrë dy shembuj, zona në të cilat niveli i arkëtimit është në nivele tërësisht minimale dhe banorët janë tradicionalisht votues të Partisë Demokratike.

 

Si mbi plaçkë lufte

CEZ dhe pasuria e saj, jo vetëm energjia që shpërndan, ka qenë në shënjestër të grabitjeve nga më të ndryshmet. Duke ju referuar statistikave të Ministrisë së Brendshme, vetëm në rastet e denoncuara dhe duke nisur që nga viti 2010, vjedhjet e pasurisë së saj kapin shifra shumë milionëshe. Edhe në këtë rast, vjedhjet më të mëdha kanë ndodhur në zonën veriore të vendit dhe atë jugperëndimore. Konkretisht e kanë pësuar 186 transformatorë me fuqi të ndryshme, një ton e gjysëm vaj transformatori, rreth 55 ton përcjellës bakri dhe 12 kilometra kabëll bakri, përcjellës alumini dhe përcjellës alumini e bakri janë zhdukur rreth 7 tonë, e të tjerë. Kryesisht, materialet e vjedhura shiten në pikat e grumbullimit të skrapit. Rastet e rigjetjes e rikthimit të pasurisë së grabitur janë fare të rralla dhe po kaq të rralla, janë dhe rastet e ndëshkimit të grabitësve. Por dëmi material që i shkaktohet kompanisë është vetëm njëra anë e problemit. Më dramatike bëhet situata kur, siç shpjegojnë specialistët, në shënjestër vihen neutrot e transformatorëve, të cilat janë të prodhuar prej bakri të pastër. Në një rast të tillë, shkaktohet rritja e menjehrshme e tensionit që vjen tek konsumatori, çka shkakton dëmtimin e rëndë deri dhe daljen jashtë përdorimit të paisjeve elektrike.   

80 Komente

jugu i poshter qenka me i rregullti?

jugu qe mbajti 50 vjet nen thunder gjithe shqiptaret??

jugu qe beri '97???

ptuuu,jazek ju qofte boja ketyre te cez-it qe genjejnesmiley

O patriote, ndonje keshille per dhe mbi dovletin ke? Jam per Stamboll (ku enka?)

Tema muhabet i gjate dhe tastiera e mjetit rrethanor jo dhe aq e rehatshme.

Harta ekonomike faktor paresor. Per arsyet e tjera duhet tastiere me e madhe.

Mbi privaten e publiken (cfaredo lloj privatlleku qofte i jashtem qofte i brendshem) gjindje mbidhni mendjen. Se dhe flamurin e privatizimeve "se tregu i lire zotnie" ne njeren dore, dhe parrulla "poshte privati" nga dora tjeter sikur s'ka lezet. Apo kush pyet per lezet. Mgjth goxha lezet kishin ata qe protestuan mbreme. Ankesat gjigande. 

Saken se ankohet njeri per Albpetrolin me vone.

Nuk ka pse paguajnë, CEZ-i nuk u ka kërkuar t'i japin besën! 

Kjo ndarje kaq uniforme, po më habit jashtë mase... unë sinqerisht prisja nja dy zona tek tuk andej lart, dhe ndonjë zonë poshtë. WOW. 

 

Ti Vlora, qe thua ti, te hyn gje ferre ne kembe pse s'paguajne robte nje kompani PRIVATE ?

Por edhe sikur te demtohej interesi PUBLIK, ku i derdh ti taksat e tua, di gje ti ? Te kane gje borxh Shqiptaret atje me flamur te kuq ?

Shikoni hallin tuaj, e mos iu perzini te tjereve neper kembe. Apo ha buken e dovletit, e qaj hallet e miletit.

o Hu me kenaqe me ket koment.
pse nuk qesin dhe nje harte taksash ta shofim si perputhet me kete te CEZ.

Ik o intelektual shko bej dashni me Brixhiten !

Nuk eshte aq e thjesht sa thua hurbinek.Kompania private do ti marre parate e saje ne nje menyre ose nje tjeter. dhe ne shqiperi i ka provuar te gjitha menyrat.

e para : ka rritur cmimin e energjise elektrike.(dhe e di ti kush e ha? ai qe paguan)

e dyta: i ka bere presion qeverise , e cila nga ana e saje i ka "falur" faturat e prapambetura dhe i pagon nga buxheti i shtetit te perpashket. (dhe e di ti kush del i humbur ? ata qe paguajne)

mua vete jo,Hurbinek,por ka nja tre vjet qe prinderit e mi heqin keq me cez-in dhe sa pashe cez mu ngriten antenat perpjete. ta them sinqerisht qe u habita nga harta por me vone e kuptova se faturat e te tjereve i hane tipat si prinderit e mi.

pike se pari,pasi dolen nga apartamenti dhe bene nje vile te tyren,pa zmadhime kjo,jane lutur t'u lidhin sahat sepse duke pasur panele,iu leverdiste shume me shume se aforfeja...nejse,nuk ua vune si fillim.

pas nje viti te paguar rregullisht u vjen mu ne vere(isha dhe une e prandaj e di kaq mire)nje fature 800mijelekshe.

dhe pas kesaj ka dy vjet qe perseritet e njejta histori,dhe duke qene se ata te mite nuk kane kohe te rrijne gjyqeve paguajne per lagjensmiley

po bravo cezit,bravo.

dhe ju verioret late nam mor burresmiley

 

Harte tosko-komuniste.

ju te veriut vini flamurin para e filloni shisni shqiperine, nuk paguani drita, thoni toka eme kudo ne tirane e lart e pastaj na beni edhe si intelektual ?!!

Tani qe ka nje kulture te gabuar kundrejt detyrimeve/pagesave per sherbimet qe ofrohen, sidomos kur keto jane apo konsiderohen si te shtetit (askujt), kjo eshte mese evidente.

Dihet gjithashtu qe zonat veriore-verilindore  jane dhe zonat me te varfra te Shqiperise. Me kete nuk dua te mbroj asnje person, i cili nuk paguan sherbimet qe ai i merr, por problemi nuk eshte kaq i thjeshte sic pasqyrohet. Cdo person duhet te paguaje per sherbimin qe merr ose mos te shfrytezoje kete sherbim.

Ajo qe me la shije te keqe ne kete shkrim ishte tendenca e reportazhit per te demonizuar apo etiketuar nje pjese te caktuar te popullsise shqiptare. Ka sa te duash "Veriore" qe i paguajne rregullisht faturat e tyre. Ne ato zona qe thua ti nuk ka vetem veriore qe kane shtepi, sic edhe ka shume zona te tjera informale ku verioret jane "pakice".

Keshtu leni keto muhabetet e perhershme "ATA" jane te keqinj se ne jemi engjej.

P.S. Po zonene e "Kodres se Priftit" e kishin me tapi Korcaret apo "Seliten e vogel tepelenasit dhe memaljotet"

Perveç kultures te poshter te mospagimit dhe varferise, ne disa raste banore te zonave te permbytura nga hidrocentralet, permendin edhe si justifikim moral faktin qe tokat dhe pronat e tyre jane shpronesuar pa asnje shperblim. Dmth mire se na permbyten pa asnje lek, por duhen te paguajme edhe energjine qe paguhet nga pronat tona.

Si perfundim, koston e paguajme te tjeret...

Se harrova. Ne fature mujore paguajme edhe 1mije lekshin per TV Shqiptar. lol smiley

a e pate dje ca nga fshatrat e shijakut qe u kishin prere dritat,si e ''kercenonin'' salen duke i thene qe ne jemi votues te pd-se!!(e per pasoje kemi te drejte te mos i paguajme dritat).  perndryshe perse do te gezonte nje fshatar i varfer ne kukes qe pd-ja i fitoi zgjedhjet?

kjo eshte e barazvlefshme me te drejten per te vjedhur shtetin ''komunist''smiley

Tani qe ka nje kulture te gabuar kundrejt detyrimeve/pagesave per sherbimet qe ofrohen, sidomos kur keto jane apo konsiderohen si te shtetit (askujt), kjo eshte mese evidente.

Normal. ja se c'thote shoku me siper

Ti Vlora, qe thua ti, te hyn gje ferre ne kembe pse s'paguajne robte nje kompani PRIVATE ?

Dhe te mendosh qe ky shoku lexon dhe Hollebekun

 

 

Do te ishte mire qe dikush, nje dite, te na sjelle nje ese mbi "çarjen e trapit". E keni parasysh ? Kur jeni duke lundruar dhe paf ! çahet trapi. Them se ka per te qene e vlefshme. Jo se, te gjithe e permendin por asnjeri s'e ka studiuar me themeli.

Mos e humb qetesine Hurbinek.smileyTi dukesh edhe si i "ditur".

i dashur zoti vangjeli, 

qarku burrelit i paguan dritat kurse qarku verilindor i kukesit jo. ik vlla meso pak per gjeografine e shqiperise e masandej ngjyj hartat me boje te kuqe gri e te zeze. 

nuk e di po ti si shoqeri civile duhet te ankohesh se pse ne qarkun e kukesit nuk ka shkolla e nuk ka pune e jo te merresh me hallet e cezkit. cezki njihet si kompani mafioze ne te gjithe territorin ku operon, dhe kjo eshte treguar edhe te artikulli i asja gazetes qe ti citon. dmth vete kryeministri i cekise interesohet per punet e nje kompanie private duke bere presion me integrim e jo, gje qe nuk ka si te jete normale. 

sa ka investu cez? i ke pa shtyllat e dritave neper shqiperi? ne tirnae psh, e masanej edhe kudo tjeter. i ke pa transformatoret? 

pse para do ditesh qytetaret roze te mallakastres protestonin para cez? ngaqe kishin pagu 89.99% dhe keta qelbesiart u prene dritat? 

ku e merr rrogen ti? ne greqi a ne serbi? apo tani ke dale te lobosh per cezket? nga e gjete kete ndarje? 

ne zyrat e qarkut te burrelit? e di ti kujt i thone shqiperi? pse ne lezhe qe paguajne dritat shumica e banoreve nuk e ke bere gri? po ne bilisht qe jane blu 110% pse nuk i ke nxire? apo kjo te vjen per shtat dhe kete ben ti? nga e more kete harten jam kurioz? ke msu fotoshup qe i ben keto hartat ti. 

me gjithe respektin, kjo qe ke bere ketu duke permendur keneten dhe bathoren dhe duke ngjyer harta veri jug qender te ben plehre. plehre nga ato te ndyrat fare. te isha si ti do i thoja tokes hapu te mbytem. 

Ajo Harte or trim eshte e CEZ .. jo e zotit Vangjeli ... E ben dot dallimin??

per te tjerat ke te drejte te protestosh para CEZ

dhe kur te flasesh per pagesa sill ca referenca or trim.. se me prapagande na del dhe tepron ajo e sales..

edhe qarkun e burrelit cezku e ka miratu? une hapa cez-it www.cez.al tani dhe po kerkoj me te madhe te gjej harten e tille. me ndihmon dot ti? 

edhe qarkun e burrelit cezku e ka miratu?

Qe kur qenka bere qark burreli???? une e di se eshte vetem qyteze dhe jo qark.. Po te lexoje shkrimin do ta merrje vesh se ajo (ne fig)eshte  harte e prodhuar ne baze te te dhenave te CEZ. 

ps: Ja qarqet e shqiperise: 

 

  1. Qarku i Beratit
  2. Qarku i Dibrës
  3. Qarku i Durrësit
  4. Qarku i Elbasanit
  5. Qarku i Fierit
  6. Qarku i Gjirokastrës
  7. Qarku i Korçës
  8. Qarku i Kukësit
  9. Qarku i Lezhës
  10. Qarku i Shkodrës
  11. Qarku i Tiranës
  12. Qarku i Vlorës

Në qarqet Berat, Burrel, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe në kryeqytet, niveli i pagesës së energjisë së arkëtuar në raport me atë që konsumohet shkon nga 50 për qind deri në 80 për qind

ky eshte shkeputur nga artikulli i mesiperm qe flet me te dhena te sakta. edhe une kete po pyes qe kur lorenc vangjeli ka mesu qe edhe burreli eshte bere qark. dhe duke qene se harta eshte e cezkes edhe informacioni per qarkun e burrelit eshte i cezkes dhe fakti qe bathorja dhe keneta i heqin piket tiranes e durresit per tu bere e kuqe eshte e ceskes. 

bile bile edhe fakti qe ne uzine te traktorit ku popullsia eshte 50 - 50 jugsa me veriore po te shohesh rruga e lanabregsit (maloke hesapi) paguan 43.5 %, shkoza (tironsa mer yahoo) 65.2% ndera kodrat mbas uzines qe jane me permetare 98.7% dhe kjo per faj se Mal Mollkeqi prej tropoje ka ble shpi aty. 

Ti si mendon tani Qe CEZ-ka(e bere nga korca me prapashtesen qe i dhe) Eshte e interesuar qe te bej nje harte te tille (ose e ndertuar mbi bazen e te dhenave te cez-it) qe te acaroje nervat e shqiptareve?? Si mendon ti nuk ka fare asgje te vertet ne kete  harte?

"me gjithe respektin, kjo qe ke bere ketu duke permendur keneten dhe bathoren dhe duke ngjyer harta veri jug qender te ben plehre. plehre nga ato te ndyrat fare. te isha si ti do i thoja tokes hapu te mbytem." smiley

shkinaks, sipas hartes, Bureli eshte ne zonen gri, pra me mire se ajo verilindore. Ndersa Shkodra demokratike apo shkodra e xhozit megjithese nuk eshte veri-lindje eshte e perfshire atje. Sa turp! Sa per Burelin, respekte, jo vetem qe nuk eshte veri-lindje, por bash qendra e Shqiperise.  

Vetem nje sqarim te vogel ; CEZ Group eshte kompani shteterore CEKE , sa per informacion.

Une jam me parimin e thjeshte "konsumo = paguaj per ate qe konsumove". S#ke leke te paguash mos konsumo ose ul sa me shume te jete e mundur konsumin. Per njerezit ne pamundesi pagese (invalide, etj...) ka politika sociale.

Ne rastin e energjise po te dalesh dhe te besh nje vezhgim, sidomos ne zonat rurale, kur ke perpara ndonje shtepi te duket si traget, aq shume drita ka ndezur, ndersa ne te tjeret jemi bere pak si puna e atij Gjirokastritit qe thoshte a jeni te gjithe ne kuzhine - po - atehere pse e keni lene driten e korridorit ndezur.

Normal qe me intereson a e paguajne te gjithe energjine e konsumuar, sepse nese nuk paguajne ata, atehere paguaj une indirekt edhe dritat e atyre (rritje cmimi) dhe subvencion nga arka e shtetit. Gjithashtu ne muajt e veshtire do me nderpriten dritat se s'ka leke me importu energji, do me vine dritat me luhatje sepse firma nuk do investoje ne permiresimin e rrjetit. Etj. etj.

Mire, do ta shkruaj une nje dite kete historine e "çarjes se trapit". Qe t'i bej njefare pitchi, sa per nje parashije, po them se nje pjese e personazheve do te jeni vete ju, dhe historia do te filloje pak a shume keshtu :

"13 shoke, nje dite prej ditesh nga ditet e tjera sesa sot, i hipen nje trapi dhe donin te kalonin liqenin e Fierzes. Por... " dhe ketu pastaj fillon intriga, suspansi, e keni parasysh, qe ta ben mishin kokerr dhe e perpin historine me nje fryme, siç thuhet rendom neper njerez.

Qetsohu Hurbinek. Apo u terhoqe nga teoria se Ja fusnit Privatitsmiley

Kam pershtypjen se edhe harta e mundesise per te paguar do te dukej njesoj. Per mijra familje kjo nuk eshte ceshtje kapricoje por e mundesise ekonomike. Ky lloj objektivi mungon fare ne raportimet e medias. Flasin vetem kur pushtohet ndonje nenstacion.

Më e keqja e të gjithave është që kjo sjellje e mospagesës stimulohet. Kjo është ana tjetër e medaljes, e asaj politikës "se komunizmi zotrie". 

I ke lexuar se çfarë argumentesh jepnin ata që bllokuan nënstacionin në Kukës? Nuk na ka dhënë shteti dëmshpërblim për përmbytjen e Kukësit të vjetër, prandaj po duam të mos paguajmë drita. E kuptueshme gjendja e keqe ekonomike. Nuk do ishte më e kuptueshme ama, që ndihma e ndërsjelltë midis komunitetesh të jepej si gjest solidariteti dhe jo hakmarrjeje dhe revanshi? Po këtë Hurin tonë nuk e ke lexuar ndonjëherë? 

Përse të mos kishte psh, një taksë ekstra ndaj bizneseve bregdetare, apo dhe një tjetër për qytetarët e Tiranës, që të shkonte direkt dhe posaçërisht në ato zona? Po JO! Se komunizmi zotrie!!!! 

Këta fatkeqë, po ngelen pa shkolla, pa drita, pa të ardhme dhe po iu injektojnë URREJTJE të pastër ndaj tjetrit më në jug se vendi ku po banojnë vetë.

 

Jul, une po them nje gje qe eshte, gjendja e rende ekonomike per ato zona. Une nuk po merrem me cfare thone njerezit, them nje gje qe eshte. Keto zona jane te thella, pergjithesisht te varfra, me shume pak investime, shume pak mundesi. Shteti do te duhej te nderhynte, por nuk e ben se ka te tjera pune...

Pastaj, nese harta interpretohet ne menyre tnedencioze per t'i meshuar ndasive veri jug, kjo eshte akoma me e dhjere, sepse asgje e mire nuk na vjen nga kjo, ne, shqiptareve.

Pse s'thua Blend: qeveria demokratike qenka kujdesur me shume per jugun se per veriun.

Nuk po mbroj Blendin por s'me duket se po thote ate gje. Ndoshta dikush duhet te beje nje studim te shohe dhe shperndarjen dhe nivelin e te ardhurave ne Shqiperi. Nga c'kam pare une, ka me shume investime ne Jug, jo nga qeveria por nga privatet. Mund te jete per shume arsye, duke filluar nga fakti qe infrastruktura ka qene me e zhvilluar qysh para 1990-es, afersia me vendet eksportuese-importuese, terreni pak me i eger, koha pak me e bute, turizmi, te ardhurat nga refugjatet, etj.

As une s'po sulmoja Blendin. Ironi te hidhur po beja. Shpesh kam pershtypjen qe askush s'e llogarit faktorin shtet ne zhvillimin ne Shqiperi. Shteti eshte i kote, shtetit i eshte hequr filli, e megjithate shteti shqiptar mbrohet me teori komplotiste snajperesh e çadrash magjike, shteti te pin gjakun per te jetuar ne vila e per te pasuruar delfinet e vet.

Blend, kjo nuk eshte harta e konsumimimit por e pagimit. Me nje llaf, une e pranoj qe fukarenjte konsumojne me pak, por nga ana tjeter edhe i bie te paguajne me pak. Pastaj le te mos bejme budallain. E dime qe mospagimi i faturave eshte pjese e psikologjise se te fortit ne keto zona. Se edhe rob fukarenj ka plot ne Tiranen e vjeter, po keto fukarenj pensionista jane te paret qe sa marrin pensionon shkojne e paguajne te parin telefonin e dritat. Kurse ai qe ka ndertuar vile trekateshe ne Bathore  nuk paguan. Le te perpiqemi ti heqim syzet nga te dyja anet.

Kurse ai qe ka ndertuar vile trekateshe ne Bathore nuk paguan.

Po ore, ka shume nga keta maloket e pasur qe bejne evazion fiskal duke ndertuar nga tre shtepi + nje vile ne Bathore (si Lubonja fjala vjen) me qellim qe te mos paguajne faturat elektrike te kulles ne Kukes apo Tropoje, apo taksen e edukimit qytetar ne downtown VorriBomi.

Ti kishin dykatshe hajdede, po hem ne Bathore hem trekatshe. Maloke pordhace hesapi.

Lale, ke hy ndonjehere ne Bathore ti, apo shef vetem Discovery Chanel

Kjo harte eshte e hidhur por edhe realitet. Realitet qe perkthehet kush mban ke ne kurriz.Te duket koicidence qe edhe harta politike eshte e njejte ?(pak a shume).Dhe jo vetem kaq por duhet te durojme edhe pordhet  e trashesise se dine te qeverisin..

Po edhe unë o Blendo, fakte po të them. Se çfarë argumentesh po jepnin ata që pushtuan nënstacionin e Kukësit, është FAKT. Vetëm nëse mediat kanë gënjyer. Që ata njerëz, megjithëse në skamje të tmerrshme votojnë pushtetin aktual NË MASË, edhe ky është fakt. Dhe këtyre fakteve edhe unë iu përgjigjesha me tolerancën e heshtjes. Deri në 21 Janar 2011. Më pas nuk ka tolerancë heshtjeje. Heshtja ndaj këtyre fakteve është heshtje varri. 

Po të them edhe faktin tjetër... të jesh në këtë gjendje të tillë, dhe të mos reagosh ndaj atij që i ke dhënë votën ta ndryshojë gjendjen, nuk do të thotë as më pak as më shumë, por se kundërshtarin politik, e konsideron ARMIK. 

Thjesht lidhe këtë, me fjalimet mostruoze të kreut të shtetit.

 

o Blend mos ja fut dhe ti si kau peles.
Ata nishat ne Hamallaj i lane shpite vila dhe nuk paskan lek per energji. te gjithe me makina leke per nafte kane per energji jo.
Jo ore jo ata jane vandale bejne aty ku gjejne. gjeten toka i zune gjejne energji e vjedhin.

Nuk i besoj kësaj harte! ÇEZ është i zhytyr deri në grykë me borxhe, pse mendoni ju para disa muajsh donte të ngrinte cmimin e energjis?! Edhe mungesa e dritave që paskan paralajmëruar është justifikim i tyre,për të dal nga kjo situatë. Ko grafika kush paguan më shumë kush më pak, nuk mund të jetë e saktë 100%, në lagjen time në Durrës, asnjë nuk paguan.

Ja pra ku duket qarte edhe si duhet te federalizohet Shqiperia

prape do paguani dritat dhe me shtenjte biles (se jane ne toke tone hidrocentralet) smiley

Ne kemi TEC-in e fuqishem te Vlores (qe rri pa punuar)

Nuk shoh ndarje veri-jug...ajo qe shoh e kuptoj...Me qe paska shtet..i cili mbush 100 vjet...ju 10-sha shtetin demek!!

e di si eshte puna kjo qe behet eshte nje pisllik i vertete, tek e fundit si cdo gje tjeter ne shqiperi. 

shteti ka krijaur nej monopol me cez. keta te fundit duan te fitojne para dhe nuk kane ardhur ketu qe te rrisin nivelin e arketimeve.  shteti groposi kesh per cez 

ca lesh te blehet drita kur nuk paguhet dot , dhe problemi me i madh nuk eshte tek veriu nen 50 % por tek tirana e durresi qe ve maloku flamurin e PD-se dhe nuk afrohet dot njeri me ja pre dritat.

kamza ka 100 mije banore 

po aq ka dhe qarku i kukesit. nurmi i bizneseve ne kamez e kashar eshte me i madh se qarkun e kukesit e shkodres bashke  e keto biznese nuk paguajne cez fare  

pra nuk ka nevoje cezi me shku deri ne kukes me pre dritat e debitoreve familjare kur ka ujkun para syve ne tirane  , ka shtetin shqiptar qe eshte borxhli deri ne gryke, e a me qindra biznese qe ng aunaza e re deri ne fushe-kruje qe spaguajne faturat , ose vjedhin energjine.

dhe dalim prape atje ku e nisem qe kjo pune eshte pisllik i vertete se cez do me mbledh lek e jo te rrise arketimet, e keshtu e ha ai qe paguan

1 dite me vonese te jesh te komuna parisit te vjen cezi ta keput linjen , tjetri ka 20 vjet ne toke te xanun ne kamez ka bo shpi 3-4 kat, ka hap dhe nje punishte te vogel dhe s'paguan as i kokerr leku

shkurt , ligji dhe paligjshmeria

 ne jemi shtet gjys legal gjys i-legal, qe edhe keta legal-et do me i bo i-legal 

 

Te djeg Hu. Te djeg...smiley Po si the si the ja fusin privatit!smiley

nji paralelizem nqse lejohet:
dje avokati i popullit dhe deputete socialiste dalin kunder ligjit te fundit qe nxjerr me force nga banesat e zena pa leje banoret per t'ua kthyer pronareve te ligjshem. Une e kuptoj qe dikush nuk mund te lihet ne meshire te fatit dhe rregullat zakonisht mbrojne ate qe paguan qerane dhe "diskriminojne" zakonisht qeramarresin (pra, pronarin). Ka klauza kontratash qe nuk te lejojne me e nxjerr tjetrin nga shtepia jote edhe nqse ai nuk te paguan qerane.

Po ky rasti nuk eshte i tille; ktyre njerezve u eshte thene e ofruar mundesi te perfitojne me interes 0% (!) qe te shikojne per strehim alternativ. Pse ky qendrim ne ket rast?

Besoj se ne nje fare menyre harta pasqyron edhe nivelin e mireqenies. Veriu dhe veri-lindja jane zona mjaft te varfera te vendit tone.

“Të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një makth”, pohon gazeta çeke “Lidove noviny”...

Kjo shpjegon edhe nivelin e ulet te investimeve serioze te huaja ne Shqiperi keto vite. Te vjen me te vertete keq qe per faj te nje lidershipi jo mjaftueshem vizionar e te afte kemi gati dy dekada qe shperdorojme dhe konsumojme potencialet tona.

ciljeta osht me barre, 4 muaj. ish misi o bo farmaciste, po i ka hup burri. miss bjeshka 2012 osht 16 vjece.

ca o cezi?

Hë mër të pëlqe ngjyra e kuqe ëëë? Të dhembin sytë që nuk është e gjith harta e kuqe.

M'qaf teme po nuk e ke kallaren e kuqe ti, ene flokt t'ndame m'dysh. 

Me thone te drejten me mungo ajo e kuqja e thelle, icik e erret dhe pa shkelqim. Ajo 990 e manifestimeve per mos ta ngatarru me ngjyren e gjakut qe o 120,0,0.

e kush e menote qe Shqiperia e kuqe do vishej me ksi ngjyra tip dolce gabana, if ju nou uat   ai min...

Ps: ka ndryshu moda, kallare blu dhe viza m'anet! smiley 

 

Do ta tregoj un zotnis tate "ngjyrat dolce gabbana" mër idipsiz. Se nuk i pëlqejn zotnis tate "viza m'anet"? Po ne flokt do i kemi me vizë m'anët, ene kostumin do e kemi me viza (ato vizat e holla if you kapish ça du me thonë), thyj qafën, pis milet.

po nje shishe, more, per mua, me kolonje franceze te kishe ruajtur, merr vesh....

Të thonë ç'të duan njerëzia, po unë kam qënë në La Skala dhe kam parë Opera me sy. E di ti Emo se kujt i thonë Opera? Dhe nuk ke nga ta dish, që thua zotrote.

Fotaq, 

Xhevua jam, Shazivari e hoqi afishen qe jeshe ven te rrapi?

Edhe dëgjo, më merr ti tashti, se unë të kam marrë dy herë në telefon.

Qysh ne ate kohe qenka aplikuar metoda e te kursyerit te lekeve duke te marre tjetri (ne celular).

Lufta ne Spaje...

Ushqimi i zotit musolini....

M'pelqejne gjellt e katunarve..

rrale here i cigaret t'ban mire..

Bame, sa shpejt e bon gati at harten e kantoneve, mer!

PS. Dibra ia ka hudh ne sekonden e fundit smiley

 

shif... 12 qarqe. Heqim Tiranën (dc), 11 qarqe. Me nga një administrator në krye. Kjo është dhoma e lartë, apo senati. Dhoma e ulët vazhdon siç është me partira... ps, pd, akz, frd e me rradhë. I fut një rregull senati mbi shpërndarjen e të ardhurave, vjeljen e taksave, krijon edhe strukturat e veta.. policinë e vet, zjarrfikësit e vet, investimet e me rradhë. 

Bi zjarri në Boboshticë... di ku të ankohesh mer lal... pse mer mut i thu zjarrfikëses së Korçës, pse nuk erdhe ta shuash? 

Korruptohet polici në Patos, shkon në Fier ankohesh. Kshu kshu polici. Qetë, pastër, bukur. 

 

une nuk prononcohem pa pare ca mendon Bradisoni..

Vangjel, ajo nuk eshte harta e Cez, eshte harta e Ps-s sipas votave , roze jugu, gri mesi, zi veriu.

Para '90, prodhohej me shume se sot. E dinim kete , drita e embel quhej ateher.

 

edhe komunistat me proletare nuk refuzonin te paguanin dritat... Dalin kta te djathtet e Kuksit dhe Tropojes e bejne moral me firmat private e kapitalizmin.. kur shkojne te pijne kafen ne klub nuk e pagujn se jane te dhajthte dhe nuk duan te paguajne tek privati???

Nuk kane faje se e dine qe ne prag te zgjedhjeve cdo 4 vjet ju falet energjia e pa paguar.. Si eshte puna e asaj toke qe kalon hidrocentrali?? Po ajo toka ne Tirane e Durres juaja eshte? I bie qe robte ti kthejm mbrasht andej nga kane ardhe...

 

 

 

 

 

Ehh ç'gomere kane qelluar mor amani ata qe drejtojne shtetin shqiptar. 

boh , puna e Cezit , pune e dhjere.

Dallaveret e horrave kemi me i pagu shtrenjte, bashke me dritat e gjithe debitoreve.  Debitoreve kolektive dhe individuale. E c'rendesi ka se ku gjinden.

Rendesi ka qe ata ne pjesen me te madhe, lihen qellimisht debitore. Politka e ushqen zakonin sepse ju duhen per vota.

Pertej kesaj pastaj kemi real Life situation  : Sot i prene dritat ca jevgjve ke lagjja ime. Kishin nji sherr me faturisten a ku di une, dhe ja bone kasten.

Per gjys dite i lidhi prape jevgu dritat.  dhe te gjithe vazhduan jeten si me pare.

P.S. Shteti ? - Po shteti eshte debitori me i madh i ujesjellesit dhe Cezit bre

1 milion e gjysem mua para nja tre javeve,pa lidhje fare.

ça t'thote motra

horrllik pra horrllik

“Të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një makth”,

Shhh, po prisni o JAVA sa te shitet Albpetroli e te marrim ato meleona, pastaj ri-shkruajeni kete. Sabotatore pucista!

Skrapari hyn ne zonen e popujve qe paguajne mbi 80 perqind te detyrimeve.

kaq, no comment!

Jo po hyn ne zonen e racave te bardha ne Afriken e Qendroresmiley

Kur them une se gjytyrymet e Gegerise hane ne kurriz te Toskerise, ju vjen inat dhe me quani abuzues. Shume mire jua ben Sala qe jua leron pragun, po dale se avazet e tjera vijne me mbrapa.

qe kur eshte bere edhe wikipedia burim i sakte informacioni, mos ngelte wikilikas me kembe pastaj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).