Ekonomia shqiptare, ajo kombëtare, po lëngon mu ashtu siç lëngon ekonomia familjare e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Shqipëria sot si vend po mbytet në borxhet e veta m’u ashtu siç po mbytet nëpër listat e borxheve në dyqane çdo familje shqiptare që nuk ka punë apo që puna nuk i mjafton për të jetuar pa borxhe. Por, edhe shumë sipërmarrës të mëdhenj apo të vegjël po mbyten në borxhet që i kanë njëri tjetrit. Është e qartë që qeveria po e falimenton ekonominë me një model mbytës, të cilin e ka zgjedhur qoftë sepse është e verbër ideologjikisht, por qoftë edhe sepse është e babëzitur organikisht. Sot ekonomia kombëtare, si dhe ekonomia familjare e njerëzve të zakonshëm, gjendet nën peshën mbytëse të korrupsionit më të madh në historinë e 100 vjetëve shtet shqiptar.
Kryeministri po e udhëheq vendin drejt rrënimit të mëtejshëm për të rritur fitimet e monopoleve dhe të një grushti ortakësh të tijët në biznes. Nuk gjen një njeri sot që të merret me biznes që të mos të të thotë që fuqia blerëse ka marrë tatëpjetën. Nuk gjen një njeri sot që të jetojë me rrogë dhe mos të të thotë që blen më pak seç blinte dje dhe që nuk e di se si do i’a bëjë për nesër. Gjen vetëm një njeri sot që flet çdo ditë për një mrekulli ekonomike në Shqipëri. Ky është Saliu, kryeministri i Shqipërisë, që ka nxjerrë në shitje çdo pasuri të këtij populli për të shtyrë ditët në karrige duke zhytur në borxh shqiptarët dhe shtuar fitimet e oborrit të tij. Dje dështoi për herë të dytë shitja e katër hidrocentraleve pronë publike, pronë e shtetit shqiptar, pronë e të gjithë shqiptarëve, që janë nxjerrë në privatizim. Pse janë nxjerrë në privatizim? Ato janë katër hidrocentrale që praktikisht në katër vitet e fundit janë rindërtuar tërësisht dhe i japin arkës së shtetit 20 milionë dollarë. Të privatizosh është një domosdoshmëri për të rritur efiçiensën në një ekonomi të lirë, por kur shteti privatizon, privatizon për të kufizuar, apo eliminuar humbjet e tij dhe për të ndarë barrën e administrimit me një privat, duke pranuar të ndajë dhe fitimet. Por të privatizosh siç po ndodh me këto katër hidrocentrale, do të thotë në fakt të paralizosh vetëm fitimin, t’ja heqësh publikut dhe t’ia japësh një individi apo një grushti individësh. Nga ky lloj privatizimi jo vetëm shqiptarët humbasin 20 milion dollarë dhe vazhdojnë të humbasin vit pas viti miliona e qindra miliona e miliarda dollarë, por nga ky lloj privatizimi ndodh edhe diçka tjetër, thellohet borxhi i shqiptarëve, sepse ata që i marrin privatizojnë fitimin. Ndërkohë që borxhet u mbeten në kurriz shqiptarëve. Këto katër hidrocentrale janë brenda një sistemi të tërë, pjesë e të cilit është edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare që është shtet, që është pronë e jona dhe që sot gjendet, pra gjendemi të gjithë së bashkë, me 280 mln usd borxh. Vetëm këtyre katër hidrocentraleve në vetëm muajt e fundit kjo korporatë u ka të shënuara 3.4 milionë dollarë borxh dhe këtë borxh që është borxhi ynë ne do ua kemi nesër atyre që do i marrin hidrocentralet duke privatizuar fitimet. Ky sistem është një sistem i cili është i ndërtuar për të grabitur, për të fituar në mënyrë marramendëse dhe për të falimentuar ekonominë. Është i ndërtuar i tillë.

Le të kthehemi tek privatizimi tjetër, ai i Albpetrolit. Dua t’ju siguroj se asnjë shtet tjetër që ka një pasuri të tillë siç është nafta, nuk ka nxjerrë në privatizim të drejtën e vetë në emër të qytetarëve që përfaqëson mbi këtë pasuri. Sigurisht, kudo, janë koncesionuar burime për të përfituar teknologjinë, për të rritur eficiensën e shfrytëzimit të tyre, por asgjëkundi nuk janë privatizuar të drejtat e shtetit, pra të publikut mbi këto burime. Shuma që kjo e drejtë përbën në një vit është 50 milionë dollarë. Pra, ata që e marrin Albpetrolin sikur thjesht të nxjerrin nga zyra drejtorin e shtetit dhe të vënë një drejtor të tyre dhe mos duken më fare atje në fund të vitit fitojnë 50 milionë dollarë. Më tutje akoma. Në këtë proces është bërë një ofertë e cila është quajtur bombastike. Për ne nuk është asfare bombastike.

Së pari, ne nuk e dimë saktë se çfarë përmbajtje ka oferta, nëse të gjitha këto para 850 milionë dollarë janë para që ofrohen cash apo nëse përmbajtja e ofertës ka brenda shumën e investimeve të llogaritura si para dhe cashi është më i vogël. Por, le të marrim rastin që oferta është cash. Vlera e Albpetrolit në fakt nuk qëndron tek asetet dhe tek kapitali që ai ka sot. Kjo është një vlerë e përgjithshme e kontabilizuar, 350 milionë dollarë dhe duke u nisur nga kjo vlerë duket sikur shifra 850 milionë dollarë është një shifër bombastike. Jo! Vlera reale e Albpetrol qëndron tek e drejta për të cilën fola, pra e drejta e qeverisë, qeveria këtu në këtë rast lëshon një të drejtë, duke e kthyer të gjithë sektorin e naftës në një sektor jo vetëm privat por edhe të qeverisur nga privatë. Duke dorëzuar kështu, edhe fjalën e vet si qeveri përfaqësuese e interesave të popullit, mbi vetë sigurinë energjetike të vendit. Më tutje akoma, privatizon rezervën nëntokësore të aksesueshme të naftës në Shqipëri. Privatizon të ardhmen e rajonit ku sipas shumë gjasash mund të kemi një terminal të mundshëm të rrjetit energjetik ku pjesë e të cilit mund të jetë dhe Shqipëria, dhe privatizon të drejtën e kërkimit në det. Pra, zona ekskluzive ekonomike që përfshin detin kalon nga pasuri e shfrytëzueshme e shqiptarëve në pasuri pronë e patundshme e një individi apo një grupi individësh për gjithë jetën.

Në rast se do të bënim një llogari të thjeshtë, në dhjetë vite vetëm e drejta do të sjelli 500 milionë dollarë. Pa lëvizur vendit fare. Pa bërë asgjë!

Albpetroli sot ka një prodhim të deklaruar 36 mijë ton dhe një vjedhje të pranuar 80 mijë ton. Në rast se bëjmë një turn over në dollarë me kalkulime të sakta në 10 vite do të kishim 560 milionë dollarë, plus 500-qindëshin për të cilin folëm. Dhe më tutje kemi depozitimin e gazit që do të kishim një të ardhur të kalkulueshme lehtësisht dhe jo duke marrë maksimalen, por duke marrë një mesatare të arsyeshme, 240 milion dollarë. Siç shihet sikur asgjë të mos ndodhë në Albpetrol, asnjë lloj investimi të mos bëhet vetëm mbi këto shifra kemi 1.3 miliard dollarë në 10 vjet të garantuara për atë që merr Albeptrolin. Pa hyrë më tutje se çfarë do të ndodhte sikur të investojnë në teknologji, sikur të bëheshin të aksesueshme rezervat që janë potenciale dhe me radhë dhe kemi pastaj një shifër që shkon shumë më lart sesa kaq.

Por le t’i kthejmë sytë tani tek baza jetike e ekonomisë sonë në tërësi, tek sipërmarrja. Është e qartë që biznesi në çdo qytet, çdo ditë e më shumë përballet me rrënimin e mëtejshëm. Ky rrënim jo vetëm që nuk frenohet, nga ata të cilët në vend që ta frenojnë e stimulojnë, por më e keqja nxitet ende më tutje nga çdo ligj i ri, nga çdo shpikje apo eksperiment i laboratorit politik të Saliut. Biznesi i madh dhe ai fason që përbën një sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për punësimin sidomos të shtresave në nevojë, sot i ngjan një anijeje në det të hapur që furtuna e krizës po e çon drejt një përplasjeje fatale. Ekonomia e fshatit është fundosur ka kohë! Prodhimi bujqësor ka mbetur në mëshirë të fatit. Fshati shqiptar është i braktisur dhe rëndom i kthehet parmendës. Sipërmarrja e pakët në fshat, biznesi i vogël në qytet, sipërmarrja e madhe apo edhe punishtet në Shqipëri, kanë nevojë për ndihmë, kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor të marrëdhënieve të tyre me shtetin. Të gjithë sipërmarrësit që nuk janë pjesë e oborrit të kryeministrit i kanë ndezur sinjalet e alarmit me kohë dhe kanë kohë që kërkojnë drejtësi në treg dhe kushte për të bërë tregti e për të prodhuar. Por ajo që ndodh është se konkurrueshmëria në të gjitha nivelet shkon vetëm duke rënë, e drejta për të luftuar në treg është kthyer në një privilegj dhe qeveria kujdeset vetëm për monopolet e veta në një sistem të kapjes së shtetit, që u shpjegua këtu në mënyrë fare të detajuar, dhe nuk do t’ia dijë fare për sipërmarrësin e ndershëm që është në treg pavarësisht dëshirës apo vullnetit të qeverisë.

Kjo qeveri nuk ka një strategji kombëtare të zhvillimit ekonomik, por ka vetëm një strategji të shfrytëzimit të burimeve ekonomike të vendit, për të siguruar përfitime të shpejta, të drejtpërdrejta dhe kolosale për oborrin e pushtetit të vet qeveritar apo klientë në biznes të qeveritarëve.

Para ca ditësh ne takuam një fermer, një fermer i pasionuar i cili gjithçka e kishte investuar për të ndërtuar një fermë dhe besonte se nxitja e prodhimit vendas është një domosdoshmëri dhe se kjo mund të ndodhë vetëm në rast se shteti e kupton në radhë të parë, e sheh si rrugë zhvillimi në radhë të dytë dhe e mbështet në radhë të tretë. Por ajo çka ai dëshmoi është se sot kostot e prodhimit janë falimentuese. Dhe kështu në rast se Shqipërisë do t’i duhesh mesatarisht 150 ferma të atyre përmasave për të sjellë një ndryshim cilësor në furnizimin me ushqim të popullsisë, flas për blegtorinë, sot Shqipëria nuk ka as 10 të tilla. Ato ferma që numërohen me gishtat e të dy duarve janë praktikisht sipërmarrje që përpëliten në kushtet e mbijetesës falë talentit, falë kurajos, falë durimit, apo falë edhe faktit që ata të cilët i kanë ndërtuar nuk kanë kthim mbrapa.

Po për ne socialistët kur përfytyrojmë një rilindje shqiptare, një rilindje të ekonomisë kombëtare dhe familjare nuk mund të ketë asnjë shans që ky vend të rilindë dhe që ekonomia kombëtare dhe familjare e këtij vendi të rimëkëmbet pa rilindur fshatin. Ne jemi angazhuar që do ta mbështesim fermerin shqiptar duke hequr akcizën e naftës duke u zgjeruar pastaj tek TVSH-ja për inputet, plehrat dhe farërat. Do të përmirësojmë rregullat, do t’i thjeshtojmë rregullat. Por, çka është më e rëndësishmja nuk do t’i lëmë rregullat në letër. Sepse ajo që ndodh sot në Shqipëri, përtej gjithë katrahurës të krijuar në raportet mes interesit privat të qeveritarëve dhe interesit publik të shqiptarëve, është edhe fakti se shteti nuk është në detyrë, asnjë agjenci shtetërore nuk është faktikisht në detyrë. Çka shkruhet në letër përbën rëndom vetëm arsye për të degraduar më tutje marrëdhëniet mes shtetit dhe sipërmarrjes, mes shtetit dhe qytetarit. Ne besojmë tek rilindja e fshatit shqiptar si një kusht i domosdoshëm për të pasur një Shqipëri europiane. Ne mendojmë se një e ardhme e përbashkët ku të gjithë të kenë një vend nën diell në atdheun e tyre dhe jo një grusht i vogël njerëzish të kenë gjithë diellin dhe të tjerët të pastaj të jetojnë në errësirë, gjysmë errësirë, apo në hije, është një domosdoshmëri për të frenuar rrënimin e mëtejshëm dhe për t’i kthyer sytë e atyre që zgjidhen nga ata që zgjedhin.

Ky ndryshim kaq rrënjësor ndaj të cilit shumë njerëz janë skeptikë, janë dyshues, nis kur bëjmë disa pyetje. Ka disa pyetje shumë të thjeshta; Sa është rritur prodhimi në Shqipëri kohët e fundit? Sa shumë punë është bërë për të rritur prodhimin? Sa është bërë për ta menaxhuar prodhimin, qoftë atë bujqësor dhe qoftë atë industrial? E, kur të gjitha këto pyetje të marrin përgjigje negative atëherë padyshim që Shqipëria e ka një potencial të jashtëzakonshëm qoftë për të rritur prodhimin, qoftë për të bërë një punë intensive në funksion të prodhimit dhe qoftë për ta menaxhuar prodhimin në funksion të rritjes së cilësisë së jetës, e cila fillon që nga rritja e punësimit. Sot njerëzit vazhdojnë të humbasin punën e tyre. Folëm për shifra punësimi. Shifrat e punësimit ato zyrtaret tregojnë se sot ka më pak të punësuar në Shqipëri sesa 7 vjet më parë. Në rast se ne do të llogarisim rritjen natyrale të popullsisë dhe forcat e reja që hyjnë në treg, atëherë shkalla e papunësisë është shumë më e lartë. Një vend fqinj vendosi që të heqë dorë nga shifra zyrtare e papunësisë, që bazohet tek sa njerëz shkojnë në zyrën e  punës për të kërkuar punë, siç ishte rasti i njërit prej miqve që kemi ftuar këtu dhe vendosi ta shohë papunësinë drejt e në sy, papritur shifra nga pak mbi 10% kërceu 40%. 40% të papunë. Ne besojmë fort se nuk kemi gënjyer askënd kur kemi folur për 1 milionë të papunë në Shqipëri. Në rast se ky vend fqinj që gjithsesi është një vend ku ka më shumë punë sesa në Shqipëri e ka 40% papunësinë askush nuk duhet të habitet që papunësia në Shqipëri të jetë 50%.

Dritëshkurtësinë e politikave të Saliut, politikave ekonomike të kësaj qeverie e ndesh sapo takon një sipërmarrës të vogël apo të madh, kudoqoftë. Ne kemi takuar shumë njerëz, të cilët thonë të vërtetën e tyre të thjeshtë dhe flasin me pak fjalë, më shumë sesa të gjitha fjalimet që ne mund të mbajmë dhe sa gjithçka që ne mund të përdorim për të shpjeguar atë që po ndodh. Kjo është një fazë e historisë, një fazë e këtij tranzicioni të pambarimtë kur Shqipëria duhet të bëjë një dallim të qartë mes dy alternativash, rrënimi i mëtejshëm ekonomik, social, demokratik apo një rimëkëmbje ekonomike sëbashku përmes një rilindjeje që nuk është një vizion në ajër, por është një domosdoshmëri për të energjizuar gjithë shoqërinë shqiptare. Nga këto alternativa, njëra, kjo e sotmja, ofron praktikisht rritje të papunësisë, shkatërrim deri në fund të çdo burimi energjie pozitive për të bërë biznes kur nuk je i lidhur me oborrin në pushtet, shërbime publike në radhë të parë në shëndetësi dhe pastaj në arsim, jo sipas nevojës por vetëm sipas xhepit, braktisje të plotë të fshatit duke i konsideruar të gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat si të vetëpunësuar dhe një atdhe të qeverisur nga disa, por në fakt të sunduar nga disa të tjerë, ortak me të parët, që kontrollojnë të gjitha sektorët e ekonomisë dhe të jetës sociale përmes monopoleve. Kjo është alternative e tyre.

Ndërkohë që alternativa jonë është tjetër. Është punësimi real, është një taksim i ndershëm, është një nxitje dhe lehtësim i sipërmarrjes, duke filluar nga liria ekonomike e gjithsecilit, është ndërtimi i shërbimeve publike, shëndetësia në radhë të parë sipas nevojës jo sipas xhepit dhe padyshim është kthimi i syve dhe i vëmendjes nga fshati për të rilindur fshatin. Duke krijuar kushtet që fshati të fillojë të prodhojë jo vetëm për të mbijetuar vet dhe për të mbajtur frymën gjallë me një domate dhe një kastravec në fund të muajit, por për të ushqyer mirë edhe qytetin duke ulur kështu mundësisht edhe çmimet. E kjo, nuk është një zgjedhje mes dy personash, apo edhe mes dy partish, por është një zgjedhje mes dy të ardhmesh tërësisht të ndryshme. Është një zgjedhje mes dy rrugëve drejt të ardhmes që janë tërësisht të ndryshme dhe në fakt është një zgjedhje mes dy botësh. Shqiptarët duhet të zgjedhin se në çfarë bote duan të jetojnë. Duan të jetojnë në botën ku familja jonë do të jetë pjesë e integruar e familjes europiane jo në letra, e as në takimet formale në Bruksel, por në standardet e të jetuarit këtu dhe në marrëdhënien e qytetarit me shtetin, apo duan të jetojnë në një botë fotografish të të parëve të tyre, me partnerët dhe me miqtë apo me homologët rreth e përqark botës, deklaratash dhe prononcimesh për progres dhe ndërkohë në jetën e tyre të mos kenë nga të kthejnë kokën dhe mos kenë mundësi të marrin frymë kur mendojnë se duhet të arrijnë fundin e muajit. Kjo është zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët. Në javët e ardhshme ne do vazhdojmë të flasim për këtë zgjedhje, duke vazhduar edhe të dëgjojmë. Sepse javë pas jave ne kemi detyrimin të formësojmë një alternativë e cila nuk është një program i shkruar në letër, por është një frymë e brendshme e cila duhet të çlirohet nga të gjithë ata shpirtra të ndrydhur dhe nga ato mendje të tkurrura sot prej varfërisë, prej papunësisë, prej braktisjes sociale, për të cilat ne kemi nevojë jo për të sjellë në pushtet Partinë Socialiste, por për të ndryshuar jetën e njerëzve këtu në këtë vend përmes një qeverie të Partisë Socialiste.

Njerëzit kur dëgjojnë për sipërmarrjen, biznesin, shpesh herë e ndajnë veten e tyre nga ata që i quajnë biznesmenë, apo nga ata që merren me tregti. Por në fakt nuk mund të ketë rimëkëmbje të ekonomisë në rast se biznesi dhe të gjithë ata që merren me sipërmarrje nuk bëhen pjesë e këtij procesi rimëkëmbje. Sipërmarrja dhe biznesi e ndjen furtunën e krizës ekonomike sot shumë fort. Por, më shumë se sipërmarrja krizën ekonomike të parët që e ndjejnë, janë ata të cilët në tryezën e bukës nuk kanë realisht jo më shumë se ç’kishin dje, por nuk kanë aq shumë sa ta presin qetësisht fundin e muajit. Të hënën në tregun ushqimor, përsëri takuam shumë tregtarë dhe përjetimi i krizës është dramatik. Nuk është vetëm tek dyqanet të cilat frekuentohen nga shumë pak klientë, por është tanimë edhe tek mënyra e të shprehurit e njerëzve. Tek mënyra e të shprehurit të njerëzve të cilët janë të dëshpëruar, janë realisht të dëshpëruar. Unë dua që të gjithë së bashku ne të kuptojmë se dëshpërimi nuk është aleati i ndryshimit. Dëshpërimi është aleati i status quos dhe për këtë arsye është detyra jonë që këtë program që po e formësojmë bashkë me njerëzit ta përcjellim sa më qartë dhe t’i bëjmë njerëzit pjesë të tij. Sepse është tek shpresa dhe jo tek dëshpërimi që ne do ta ndërtojmë fitoren e vitit të ardhshëm. Është tek shpresa dhe jo tek dëshpërimi që ne do t’i bëjmë shqiptarët bashkë për t’i hapur rrugë një rilindjeje shqiptare, për ta rimëkëmbur ekonominë dhe për ta ripërtërirë shoqërinë.

Dua t’ju sjell në vëmendje një aspekt tjetër. Ky dëshpërim është kaq i madh, saqë ajo që ndodhte deri para pak kohësh, që kur shkoje për të takuar tregtar dhe shikonin kamera të gjithë fshiheshin se kishin frikë, sot pothuajse nuk ndodh më. Ma sqaroi një djalë që shiste qofte në Durrës. Në një moment nuk po i jepte drejtim bisedës dhe i thashë ‘mos ke frikë nga televizori’. ‘Iku koha kur kisha frikë nga televizori, se s’kam më fitim’ – tha.  ‘Duhet të kesh fitim që t’i trembesh televizorit. Unë bëj qofte. I shes që të dal me të miat dhe të ha dhe vetë’- tha.

Kështu që, në këtë vend ku dhe vet INSTAT-i i qeverisë thotë se këtë vit ka rënë konsumi në shifrat më të ulta të historisë së qeverisjes së Saliut, ka vetëm një njeri dhe ky është kryeministri, që pohon se ka një rritje marramendëse të konsumit, pra fuqia blerëse është më e larta në histori. Pyetja është ku jeton ky njeri dhe me kë tallet?

Saliu jeton në një Shqipëri të kyçur në oborrin e pushtetit së vet. Ku vërtet, e këtu nuk ka faj, fitimet vetjake përmes korrupsionit janë më të lartat në histori dhe nuk krahasohen me asnjë oborr mbretëror, komunist apo qeveritar, të këtyre 100 viteve. Sigurisht, ai tallet me shqiptarët, por në radhë të parë ai tallet me ata që e votojnë duke ngritur dy gishtat lart dhe kur janë deri në fyt me ujin e përmbytjes së radhës, apo që e votojnë me dy gishtat lart edhe kur shkruajnë borxhin e radhës në dyqanin e ushqimeve. Është pak për të qeshur, por është shumë për të qarë dhe e vërteta e madhe është se sot më shumë sesa asnjëherë në gjithë këto vite shqiptarët kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor. Por, sot më shumë se asnjëherë në gjithë këto vite ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të bëjmë çmos që këtë ndryshim rrënjësor ta mishërojmë dhe ta përfaqësojmë.

Ne kemi marrë një angazhim para pak ditësh, për të hequr taksën e biznesit të vogël. Kemi marrë një tjetër angazhim për ta mbështetur sektorin e fasonëve, ku vetëm në katër muajt e fundit kanë humbur punën 30 mijë njerëz dhe këta 30 mijë njerëz janë shumica dërrmuese gra, të cilat vijnë nga familjet më të varfra. Kemi marrë një angazhim për ta pesëfishuar financimin publik në bujqësi. Kemi marrë dhe shumë angazhime të tjera që do t’i bëjmë publike, ditë pas dite. Vlen padyshim të ndaloj tek pyetja që bëhet rëndom nga shumë skeptikë dashamirës, apo nga shumë dyshues dashakëqij. Po ku do i gjeni paratë për të bërë gjithë këtë revolucion!? E vërteta është që Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë paratë që qeveria të bëjë gjëra që duhet për shqiptarët. E vërteta është se pa asnjë dyshim për këtë projekt ambicioz që ne do ta ndajmë me shqiptarët, ditë pas dite, nuk mungojnë paratë. Ka munguar vizioni, ka munguar aftësia, ka munguar vullneti, ka munguar në fund të fundit gjëja më e rëndësishme dashuria për këtë vend dhe respekti për njerëzit e këtij vendi. Të gjitha këto ne i kemi dhe me të gjitha këto ne do të ndërtojmë një qeverisje ku pa asnjë dyshim nuk do të gjendemi në vështirësi për të bërë më të parën, për të vendosur në bazën e bashkëjetesës së këtij vendi lirinë e të menduarit, lirinë e të folurit, lirinë e të vepruarit, lirinë e sipërmarrjes, lirinë e të bashkëjetuarit, duke shkulur frikën që ka kallur qeveria e Saliut në çdo qytet dhe në çdo fshat tek çdo njeri që e mban me një rrogë apo tek çdokush tjetër që mund ta kërcënojë në bukën e gojës dhe duke ju dhënë shqiptarëve mundësinë që me talentin dhe me aftësitë e tyre të mund të bëjnë përpara duke e pasur qeverinë nga pas, jo për t’i ndjekur e për t’ju marrë edhe qindarkën e fundit nga xhepi, por për t’i nxitur e për t’i mbështetur që të ndërtojnë mirëqenien e tyre këtu në vendin tonë të përbashkët dhe të mund të kontribuojnë për shtetin ashtu sikundër shteti të mund me kontributet e tyre t’ju shërbejë atyre përditë e më mirë.

Ne do ta heqim taksën e korrupsionit. Ne do ta heqim taksën e kohës. Ne do të heqim edhe referencat. Ne do të heqim çdo barrë dhe çdo zinxhir që sot i rri mbi kokë apo e mban lidhur sipërmarrjen jo në emër të Kushtetutës, as në emër të ligjit, as në emër të zhvillimit, por vetëm në emër të paaftësisë, të babëzisë dhe të mungesës së plotë të respektit për shqiptarët që sipërmarrin. Ajo që vlen në fund fare është edhe një fjalë për biznesin e madh. Sepse ne e kemi thënë shumë qartë; Për ne progresiviteti në detyrime është vlerë dhe parim i patjetërsueshëm. Ne nuk mund ta pranojmë një Shqipëri ku kryeministri paguan taksa më pak se pastruesja e kryeministrisë. Nuk mund ta pranojmë një Shqipëri ku ministri i brendshëm paguan taksa më pak se polici i thjeshtë. S’mund ta pranojmë një Shqipëri ku me radhë ministri i arsimit paguan taksa më pak sesa mësuesi i thjeshtë, që sot kur i bie që të punojë jashtë qytetit, paguan me lekët e veta edhe transportin, që i është thënë se do t’i rimbursohet, por kurrë nuk ka për t’ju rimbursuar deri ditën kur mësuesi të shkojë në kutinë e votimit dhe t’i largojë këta që e taksojnë më shumë se vetveten dhe që i kërkojnë të paguajë me paratë e veta edhe transportin për të shkuar në punë.

Kjo është një Shqipëri që ne nuk e pranojmë. Dhe pa asnjë dyshim kush fiton më pak të paguajë më pak, sepse ne nuk mund të pranojmë që tregtarët e vegjël të paguajnë taksa saç paguan një korporatë. Ne nuk mund të pranojmë që ata që sot zotërojnë dhe kontrollojnë tregje monopol të paguajë taksa sa ç’paguan një furrë buke. Ne nuk mund të pranojmë që ai që shet gazeta tek kioska nën këmbët e një hoteli me 5 yje të paguajë taksa më shumë sesa hoteli me 5 yje. Ne këtë nuk mund ta pranojmë. Të gjithë të paguajnë sipas asaj që fitojnë dhe padyshim të gjithë do të ndjehen më mirë, sepse një shtet i ngritur mbi këto baza do të mund t’u shërbejë të gjithëve më mirë. Por, për biznesin e madh kam një mesazh shumë të qartë. Një mesazh që më përforcohet vijimisht sa më shumë takoj sipërmarrës të mëdhenj dhe mundohem të kuptoj ku është frika e tyre. Ata i tremben shumë asaj që edhe qëllimisht në mënyrë tinëzare, por edhe shumë injorante, promovohet nga Saliu si ‘taksa marksiste’. Në fakt ata kanë të drejtë sot sepse nëqoftëse taksa e tyre do të rritej sot dhe shteti do të ishte po ky, ajo nuk është e përballueshme. Sot ata vërtet paguajnë 10% taksë dhe kjo është taksa e shkruar, është taksa që merret dhe futet në arkën e shtetit. Por, ndërkohë ata paguajnë edhe një taksë tjetër, që nuk është e shkruar, por që është një shumë parash që nga xhepi tyre derdhet po njësoj që është taksa e korrupsionit. Në rast se llogarinë e bëjmë me këto dy taksa atëherë ajo që ata nxjerrin nga xhepi gjatë një viti është më e lartë sesa niveli më i lartë i progresivitetit sipas konceptit që kemi ne. Sigurisht që ne nuk do t’u kërkojmë sipërmarrësve të mëdhenj që të paguajnë më shumë për t’u torturuar po njësoj.

Ne nuk do t’ju kërkojmë sipërmarrësve të mëdhenj që të japin më shumë kontribut për shtetin dhe shteti të sillet po njësoj me ta. Por do t’ju kërkojmë sipërmarrësve të mëdhenj që të kontribuojnë më shumë për të marrë më shumë. Për të marrë më shumë duke filluar nga marrja mbrapsht e lirisë së tyre si njerëz, si qytetarë me liri dhe të drejta kushtetuese të barabarta në këtë vend dhe jo si skllevër të humoreve apo të nevojave të atyre që me titull qeveritar u vënë gjoba kriminale dhe ua marrin ato si tituj ekzekutiv duke i çuar deri në faliment. Dhe duke i bërë që ata të mos jenë gjëkundi aktorë të kësaj shoqërie dhe të mos kenë kurajë të ngrenë zërin jo më të kërkojnë të komunikojnë me qeverinë dhe të ndërtojnë procese të përbashkëta. Bashkë me lirinë, sigurisht, që ne do t’ju japim atyre në dorë mundësinë që të kenë një shtet që u shërben dhe një qeveri që i dëgjon. Gjithë procesi i rindërtimit nga e para të sistemit fiskal bazuar mbi vlerën themelore dhe parimin e progresivitetit do të jetë një proces i dakordësuar dhe i harmonizuar me ta ku ne nuk do t’u kërkojmë atyre “oburra urgjent paguani paratë”, por në radhë të parë do t’ju provojmë se në radhë të parë kanë të bëjnë me një qeveri Europiane. Kanë të bëjnë me një mënyrë të qeverisuri rrënjësisht të ndryshme nga ajo me të cilën sot bashkëjetojnë duke u mbytur. Falë kësaj, do të kenë të bëjnë hap pas hapi dhe me një shtet që i sheh ata si njerëzve të cilëve duhet t’u shërbejë dhe jo si robër, të cilët duhet t’u shërbejnë qeveritarëve apo duhet t’u vinë në ndihmë arkës së shtetit jashtë çdo norme kushtetuese dhe parimi ligjor.

Ky ishte një takim i parë dhe është vetëm fillimi i një serie takimesh, por ajo që mbetet me shumë rëndësi përtej të gjitha diskutimeve programatike është domosdoshmëria që të gjithë sëbashku ne ta kthejmë programin tonë “Për një Rilindje Shqiptare” nga një tekst të shkruar dhe të shkruar mirë, nga një alternativë të paraqitur në letër dhe të paraqitur mirë, në një frymë të përbashkët ndryshimi për të zhvilluar ndryshe Shqipërinë. Shqipëria sot ka nevojë për një model të ri ekonomik. Ne kemi vizionin, ne kemi idetë, ne kemi vullnetin që ta ndërtojmë këtë model të ri ekonomik bashkë me shqiptarët. Askujt nuk do t’i premtojmë parajsën. Askujt nuk do t’i premtojmë se sa hap e mbyllë sytë Shqipëria që kemi do t’ia lërë vendin Shqipërisë që duam, por të gjithëve do t’ju japim garancinë se do jemi të parët që do të bëjmë atë që themi dhe do të themi vetëm atë që mund të bëjmë.

Fjala e Kryetarit Edi Rama në forumin “Dialog për të ardhmen e Ekonomisë”

15 Shtator 2012

27 Komente

Kam nderin te hap komentet tek kjo teme o Kryetar,sa per taksen e korrupsionit te pame kur ishe Kryetar Bashkie ku mua personalisht me ofrove qe ne pronat e mija ta benim investimin 50 me 50 dhe kur une te refuzova me bllokove per 6 vjet.

Nuk fiton,ktheje nga te duash,do te ta marrim dhe ate pak shpirt qe te ka ngel.

Me respekt A.L.

po pse, ti e lexove shkrimin e këtij?  smiley

 

 

Mos ja fut kot, se s'ka njeri me dy gram tru qe lexon gjith kete pacavure perfshi edhe militantet me te thekur te tij. Te pakten thuaj qe bera shaka.

Ai ka per te fitu pikerisht se ka palla si puna jote bradland. Apo si ky molja tjeter qe ja paskan fut. e di si eshte juaj? Ju jeni aq pallosha dhe injorante sa populli shkrete ska zgjidhje vecse te votoje armikun tuaj qe sidoqofte eshte ku e ku me lart qytetarisht se ju vetem qe te mos ti cahet trapi nga mjaullimat e juja langaraqe. Shijojini 4 vjet opozite tu i ca trapin robve neper forume si teneqet. 50% ste dha ty edi? Mire ta paska bo se pas i viti as -50% sdo te japi mer pall ari. 

Ore legen sheh ndonje fjale ne komentin tim qe te kam ofenduar ty personalisht une ? Nejse...kujdes here tjeter.

Kokolesh mos te shtrengon gje kepuca? Si te erdhi! Ramen aty e ke nuk i vje gje e keqe nga ne qe komentojme. Nese fiton i lumte, mua as me prish e as me ndreq gje, thjesht po komentojme, kalojme kohen.

Ke nga shtate vjet,e hengret sot e hengret neser........ngjalat....ngjalat smiley

 

Sherr në Kuvend,

Doshi sulmon Rusmalin

 

Rusmali: Nëse kërkoni konsensus, duhet të keni më parë bon sensus. Ndaj unë them se nisma juaj nuk rri në këmbë, ndaj ta ndërpresim këtu diskutimin dhe të kërkojmë të gjithë bonsensusin.

Tom Doshi: Si merr guximin mor këlysh k.. ti thuash moldave.

Jozefina Topalli: Tha skenar moldav.

Doshi: Ta q…. racën aty ku e ke. More vesh? Mbylle gojën karakurv, se ta thyj kokën, ti dhe shumë të tjerëve. Kujt i thua moldav ti…?

Fatos Hoxha: Ou. kujt i thua ashtu ti, kë kërcënon ti? Po na kërcënon të gjithëve.

Doshi: Ku e ke vendin ti. Me kë flet ti, s’po flet njeri me ty.

Hoxha: Po kërcënon ti, jo me kërcënime se nuk na kërcënon dot. Turp të kesh.

Doshi: Turp të kesh ti, të të thonë moldav ty, si do ndihesh?

Luan Skuqi: Ishte metaforë, s’e kupton.

Gent Strazimi: Zoti Ruçi ngrije kokën, dënoheni kërcënimin. Ose përndryshe bëni gabim shumë të rëndë, tani dënoje, se herën e parë bëre sikur s’e dëgjove. Keni kaq orë që flisni për shtet ligjor.

Hoxha: Kë ofendon ti, kë kërcënon?

Doshi: Ai kë ofendon, kujt i thotë moldav.

Topalli: Këtu flitet për skenar moldav, janë skenarë politikë, fyerjet ndaj deputetëve janë të papranueshme, janë jashtë rregullores dhe dënohen në mënyrën më të ashpër.

Doshi: Zbardhe fjalimin e tij.

Topalli: Është fjalor politik.

Doshi: Jozefina zbardh fjalimin dhe s’kam pse të kërkoj të falur. Se s’kam ardhur për të ofenduar njeri këtu.

Topalli: Kërko të falur. Burra janë ata që kërkojnë të falur.

Doshi: Të falur të kërkoj Iliri.

Topalli: Kërko të falur, burrat kërkojnë të falur.

Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, zbardh fjalimin.

Topalli: Kërko të falur

Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, moldav i themi prostitutave.

Topalli: Ju po gaboni prapë.

Hoxha: Po ofendon një popull. Thuaj që more një telefonat nga Rama dhe të tha merr mikrofonin dhe fol.

Doshi: Kam 7 vjet këtu dhe s’të kam ofenduar një herë. Zbardhe atë që the.

Hoxha: Shave si fëmijë.

Doshi: Sqarohem dhe me ty unë, hajd se ta them jasht po deshe jo këtu.

Rusmali: Nëse të gjitha këto fenomene të përsëritura, që tregojnë një strategji të mirëfilltë politike, juve nuk ju duken moldave s’di ç’t’ju them. Nëse këta janë skenarë moldav nuk kam ç’të them tjetër të dashur shokë dhe shoqe moldavë. Nëse jeni kundër tyre, jeni moldavë. Kam respekt për moldavët s’kam asgjë me ta.

Doshi: O legen, kujt i thua moldav, mos e përmend më atë fjalë o zagar. Mos e përmend atë fjalë o zagar. Ta q… racën zagar, ta thyj kryt, prostitutë….

Rrofte e qofte Rilindja shqiptare e Edi Rames e Tom Doshit.

Me vjen keq qe fjala e Edit nuk eshte ne krye te faqes, por eshte nje opinion mbi policet qe sdine gje tjeter vec te vene gjoba smiley

  Une e lexova  te gjithe artikullin.Prek me kujdes e pa teperime, shume  probleme, prej te cilave lengon ekonomia.Habitem me disa opinioniste, qe duan te thone se jane dhe te shkolluar, por  nga si shprehen faktikisht shfaqen krejt te shkalluar, pasi e paragjykojne opoziten(artikulli shpreh mendimin, zerin e nje opozite) dhe flasin marrezira si dhe ustai i  tyre kryehajdut, te cilit vazhdojne ti qendrojne mercenare te  papaguar.Nivel mizerabel opinionesh kur vendi i  tyre eshte ne lengim e hall te  rende.Turp!

 Dhe pastaj sjellin, pa asnje kuptim e vend, "biseden e shtruar"  mes  limonades Rusmaili e cubit Doshi,  si nje kontorrno me  pezjereje ererash, rigon e hudher bashke.

Eh mer grav, me ngel ekonomia ne dore te nje njeriu qe nuk di matematike filloreje....

Grava,

a mundesh ta besh nje permbledhje me pika 1) 2) 3) .... n)

Vallahi shkrimet e Edit nuk lexohen as per denim.

Duhen  lexuar shkrimet   te atij qe urren,kur kane te  bejne edhe me jeten tende, me shume se te atij qe "dashuron".

  Sepse ne kemi  vuajtur e po vuajme nga "dashurite e teperuara".... e rrahjet  e pellembeve

  Sepse ne kemi  vuajtur e po vuajme nga "dashurite e teperuara".... e rrahjet  e pellembeve

Kjo ishte Fantastike. Mire qe e pranoni. Pasioni i tepert te merr ne qafe. Si i thojne: Gabimet me te medha ne histori, jane bere me qellimet me te mira.

Jo jo, une e brezi i ri, nuk dashuron dhe nuk adhuron askend.

"....Jo jo, une e brezi i ri, nuk dashuron dhe nuk adhuron askend..."

Ah, sikur te mednojne e vperojnte keshtu,  te gjithe te rinjte  tane..!

Nuk do  kemi me diktatore e ...kusare.Te  siguroj une...

Eh  more  Endrity -sikur vertete problemet e ekonomiste  te  ishin  tager "formule matematike", do ishte  zgjidhe gjithe kjo  krize,  prej  atyre  qe e dine matematiken maje  gishtave....

Ndaj, kujdes! Mos  ec ne ugar te  lagur se i ben pis poturet..!

Nuk jane grave ke te drejte, jane ceshtje institucionesh politike, dhe vendet qe jane zhvilluar jane ato qe kane ditur ti frenojne etjen per pushtet liderve. 

Une kete nuk e kam pa te Edi, perkundrazi kam pare te kunderten, deshiren per pushtet absolut. Kur i shton dhe faktin qe eshte komplet trap nga formimi atehere shpresa te ai shkon direkte te 0% e asgje me shume. 

Mire mor i dashur, por ke bindjen se ky hajduti me çizme, qe felt si papagall,  per ore e minute, mos ka ndonje ide per zhvillimin e ketij vendi?

Kutpohet qe jo! Po politikanet nuk zhvillojne nje vend, e zhvillojne njerezit dhe sektori privat kryesisht. 

Kshuqe sfida kryesore e shteteve qe jane ne fazen e zhvillimit ku eshte Shqiperia eshte te krijojne institucionet e duhura ne menyre qe njerezit te kene incentive per te prodhuar e punuar. Kjo eshte abc-ja. Barra fiskale e te gjithe ato te tjerat jane zero me xhufka ne nje vend ku pronen sot e ke dhe neser nuk e ke. Degjoje ketu: taksa me e larte qe ka nje vend eshte pasigura politike! Beji zero taksat po deshe e prap po pate diktature nuk ke rritje te madhe ekonomike. 

Ja dicka e vogel qe kane shkruajtur te tjere: http://www.ekon.al/2012/07/20/778/

 hunter, me kenaqesi e bej:.

Nje sere masash qe opozita i shikon si  mundesi per ndaljen e rrenimit te ekonomise

1.Shqiperia  ka nevoje per  modelin ekonomik te  zhvillimit.Po se ne nuk kemi  nje model zhvillimi, nje strategji te bazuar ne keto shtylla....(Programi i tyre  do te na e beje te qarte ose  ne duhet ti bejme atij vrejtje.Por jo ta paragjykojme)

2.Do te  kete nje strategji te re per  kontributet  e bisnesit mes atij te madh dhe sme-ve.Pra do te kontribojne me shume  ata  qe fitojne  me shume, krejt  ndryshe nga si gjer  sot.Nje rikonceptim i procesit fiskal, ku aktuali  rezulton jo  efektiv.

3.Do te hiqen referencat ne sistemin doganor si masa krejtesisht korruptive.

4.Do te lehtesohet  nga barra fiskale bisnesi i vogel..Shume shume drejte  nga sa une kamkontakte te perditeshme dhe  njohuri ne  kete fushe .

Si ju duket juve, morehunter shembulli edhe  starik por i vertete, qe gazetashitesi tek gardhi i  hotelit me  5 yje  paguan njesoj sa pronari i hotelit me te  5 yjet ?

  Ka ore mik jo pa mend,  ka te drejta  ne sa thote, por uluni dhe gjeni  ato qe nuk i thote  opozita, se ashtu forcohet shteti, ecen demokracia...Jo  duke mbrojtur tekeqen, te vjetruaren qe na mba mebrthyer me feketin kor ne stanjacionin, jo te  kunderashtojme te kunderten, nga qe  mos na i  prishet qejfi... nje kryekusari...

Per kete  jam une, pa jo se me digjet  barku  per  Ramen

 

 

Shume flm per permbledhjen smiley Tani mbetet per te pare cfare model ekonomik zhvillimi nenkupton. Amerikan, gjerman, italian, koreanojugor. I tipit keynesian, monetarist, liberal, neoliberal, socialdemokrat, gjysem kapitalist stil kinez, etj etj. Se keto jane teper te pergjithshme.

Nejse nejse, te shohim, te shohim. Flm.

Ta shofim programin dhe fene ti luajme! Por ama si ta  kemi kenduar te  uruarin program.Po nuk mu  mbush mendja ne sa te lexoj, ke per te me kenduar si do ja qindis.Sa te levirje dhe qeni i kallajxhiut...!(humor)Pse, apo mu lagen drute per te! Ja kam nenvizuar, qe sa ka hapur gojen te  gjitha sa ka premtuar. I kam bere edhe vrejtje(nga te fushes time) per gjera  qe kane qene krejt ndryshe nga si i konceptoj une.Sidomos per sipermarrjen.Se  flasin per  "fermere" sikur te gjithe katundaret tane na qenkan fermere...!

E them:..Ka kerkuar  detaje.... Kurse ky qe kemi i di te gjitha vete...

 

Eduard Shalsi for president!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).