A di njeri si dhe kur krasitet hardhia. Kam mbjelle nje rrush "Concord" dhe po rritet si ne ndonje film horror. 

150 Komente

krasitet:  gjethe e trete pas veriges..smiley

.smiley

pse mo, behet rrushi ne Kanada?!smiley

Nuk ka bo veriga akoma, po ka leshu shume dege anesore qe nuk i dua se dua ta ngjis lart. me tha njehere njehri qe duhet ti presesh pas nyjes se pare. Ca domethene kjo?

Vreshtat e Niagares jane me nam. Bejne ice wine. Shume e shtrenjte.

Kam te njejten pyetje PF-jo. Rrofsh qe e shtrove.

Nqs e ke hardhi per kordon, duhet ti lesh dy tre lastare anesore te cilet ne dhjetor shkurtohen dhe vitin tjeter celin lastare te rinj per prodhim. Nqs do qe hardhia te hedhi shtat si selvi (per pjergull) , hiqja te gjitha krahet anesore, duke i keputut tek nyjezimi pare. Por mund ti lesh dy degezimet e fundit per te krijuar kurore vitin tjeter.

Nga Hapsire e blertesmiley

Pse katnar qeke ti spiri? smiley

PF, Shko ke ato vreshtat dhe pyet ndonje rrush me gershere ne dore se te peshku do ta bejn synet nga inati... smiley

Ishalla s'ma mallkon nonjoni. smiley Do i var hudher.

Kush eshte ndryshimi i kordon dhe pjergull. Une dua ta ngre siper garazhit njekatsh qe te me beje si tende mbi te. Dhe dua ti le nje dege anesore qe ta shtrij mbi veranden ne krah per hije dhe ndonje vesh rrushi. Po keto te nyjezimi i pare a priten ne cdo kohe. Se une i kam pre nja tre-kater qe tani.

Pjergull eshte ajo qe deshiron te besh ti: si tip trende e shtrire mbi garazh.Atehere, keputi te gjitha degezimet anesore (lastaret) dhe lere te rritet ne lartesine e garazhit. Ne ate lartesi te garazhit ose pak me poshte (se nuk e komandon dot natyren ti de ) krijo nje bigezim, njerin  lastar  qe ka dale anash perdore per ta shtrire mbi verande, kurse tjetrin lere te marri terma per te krijuar shtratin e pjergulles vitin tjeter.

@Fshatar pa toke kev, me pjergull ne oborr smiley

PF, po pate deshire lexo librin "Storey's Basic Country Skills" per katunarllekun si Hobby te amerikaneve John & Martha Storey.

Eshte nje liber ku meson gjithcka mbi bacen e agrokulturen.

E kam une ne shtepi dhe te siguroj se behesh katunar Hobby i sigurte.

Thanks. A flet per zonat e ftohta se mos eshte per agrikulturen ne texas?

Hem, i hodha nje sy. Ai qenka liber per pioneret e pare. Jo mo vlla. Shpine e ndertoj sa hap e mbyll syte une, nga themeli ne cati. Pak dijeni per frutikulturen ne zonat e ftohta desha une.

Mos ki hall, eshte per te gjithe zonat e Amerikes. Po ta lexosh nga autoret qe te thashe sepse po te lexosh kopjet e tije ne dy tre gjuhe te tjera duhet te kesh parasysh se eshte pershtatur me klimen e kontinentin perkates.

Eshte liber qe te meson ABC-ne e jetes ne fshat me forcat e veta! Ky lloj libri konsiderohet si Bibla dhe ne Evrope e boton Manufaktura. Kualiteti eshte i siguruar.

Lexoje ne internet sepse ta blesh eshte i shtrenjte. Edhe une e kam dhurate se sma mbante xhepi shpuar smiley

Ti po do me m'bo rednek me zor ne mes te torontos.

ahahaha

Fol fol per agrokulture ne mes te Torontos se behesh me interesant. Degjom mua, Do kesh sukses edhe ke veni tjeter...  smiley

u e paske lexuar ti? Po ki durim o lal e lexo me thelle. Do gjesh edhe rrushin si ta duash ti.

 Kam mbjelle nje rrush "Concord" dhe po rritet si ne ndonje film horror. 

Je i sigurt qe eshte hardhi ?

Do bere kujdes me keto gjera se e peson si shoqata e fermereve te Kelmendit qe mbollen kerp industrial dhe i rrasen brenda per kultivim marihuane...

Hardhi eshte. Ne mos gabohem, Concord eshte i ngjashem me ate rrush qe ne ca zona te Shqiperise quhej "vajgur" - ka goxha arome dhe ben shume, pergjithsisht kokrra te vogla qe s'jane gje per t'u ngrene por e perdorin me teper per lengun.

Hardhi qenka smiley megjithate duhej ta kishe sperkatur me gurkali se me duket se i ka rene hiri...sa per krasitjet mos u ver ne zamet se shpejt eshte

 

ps.nese nuk ke kazan na bej nje ze se ta nisim nje qe ketej..mund ti gjesh me cmim te lire se po i shesin hallexhinjte qe kur tha Bodja se do na i beje kazanet me numer shasie e do na taksoje per cdo liter raki qe kalon 100-ndin..

Coi nje sms sali-ut se mbase ka kohe dhe te shpjegon sesi krasitet opozita, me fal desha te them rrushi. Megjithese po deshe ta mesosh tamam pyet Rruzhdien.

PF, eshte "nje çep, nje sharmende" - s'di si ta them pa qene ne vend, por do presesh lastaret nje po, nje jo. pa t'u dhimsur asgje, edhe sikur lastari qe i bie "bixha" te pritet te jete shume i fuqishem dhe ai qe lihet i dobet.

pyetje: cne tani me krasitje, vlla? sikur nuk eshte koha. apo jo?

Po kur bohet krasitja?

Mbill ndonje fik, ce do hardhine, hardhija ta ben pis dhe do me shume pune. U kenaqa une duke ngrene fiq ketej. smiley

Ku rritet fiku ne Kanada moj xhane? Ne ketu po na ngrin fiku mes shaleve e jo me ai i varur ne dege! smiley

hihihihi... tani po lexoj knej un smiley

ka pas shit fruta te ngrime frigoriferi i tirones - a i ma men PF? smiley

Prandaj ankohen grate e Kanadase qe dimer behar vetem pala fiku hane. smiley

O PF,

me bere te hap librin vete dhe ja pak cfare mesova:

Prijiji deget anesore aq shkurter sa te mbeten aty ke 12 deri 15 centimeter te gjate. Ne keto 12-15 centimetra nuk duhet te kete me teper se 2 apo 3 nyje! Kjo simolon boshtin dhe rrenjen. Nqs. ka leshuar gjethe Rrushi mos e prit! Ujite rrushin vazhdimisht. Lije trungun 1 vit rresht te rritet vete dhe pastaj kape e lidhe me ndonje shkop.

Ok apo u corodite me keq?

P.S. Spiri, nuk quhesh katnar atehere. Po kantnar sa per lezet. Katnar i squt! smiley

Leje,leje. Do kap noi kurs me kondite qe mos e kete mesuesen redneke pa dhome. smiley

Mos e krasit ( pleqtë i thoni ki ) lere të rritet sipas qejfit dhe drejtojë degët andej nga do ti . Mqns ty s'të intereson prodhimi (vile rrushi ) nga shtatori prit ato degë që të duken më të padobishme për qëllimin tënd .Kryesorja ështê që kjo hardhia tê jetë variant që rritet në toronto ndryshe  me - 24 hardhia do të filloi nga fillimi vitin tjetër e krasite se krasite.

Rrush me erë i thoshin andej nga nahija e gjyshit tim. 

Për krastije të ndihmuam, kur të bësh rakinë e parë do të të mësoj një stil qish i jepet ngjira jeshile rakisë. 

Tyrqeta Kavir!Ka lagjia jeme i thejshin rrush amerikon..te paca te gezuar!

Po, edhe rrush Amerikan kam degjuar t'i thone, edhe me ere (sic thote Kaviri me siper).

Rakine e fundit e zjeva me zhapa shege...i dha nje arome edhe nje ngjyre qe,c'te te them..

Kavir, e di shoku Sillosmiley se qish i jepet ngjira rakise...   pasi e zjejme nja 2,3 here, ''i hedhim  nje gjethe molle,mo..smiley

Ti e do qe hardhija te shkoje lart, dhe jo anash. Per kete duhet qe shendeti te mos kete mundesi te tjera se ku te shkoje, veçse lart. Lendet ushqyese kalojne nga toka drejt kurores nepermjet trungut, dhe sa me pak dege anesore qe rrembejne lendet ushqyse dhe nuk i lejojne qe te shkojne aty ku do ti, aq me mire eshte. Ti je ne fazat e para kur hardhija nuk eshte fute akoma ne prodhim (me kapacitet te plote), dhe je duke i dhene formen e karakterin, prandaj mos humb kohe me nje apo apo tre nyje nga maja apo fillimi por elimino çdo dege apo filis qe te i merr lenden ushqyese asaj dege e cila ne 2-3vjet mbase do jete (pjese) trungu. Numerimi i nyjeve filloje me vone, pasi te jete futur ne prodhim dhe te kete nevoje per shperthim e rigjenerim.

Rrofsh, ja kjo me duhet tani per tani.

fillim marsi/dalje dimri para se te dale sythi i pare. mbeshtille me fasho degen e krasitur qe te mos e zere ndonje ngrice e paparashikuar.

Tani, hardhise nuk ka nevoje t'i japesh forme me te krasitur. Deget mund t'i cosh ne cdo drejtim qe do... kacaviret vete ajo, ti vetem lidhe ne drejtimin ku do ta cosh.

po nai qep a ke per te mbjell ne mes te torontos bre... smiley

Noshka. Ket vit kam mjelle

1. Qepe te njoma

2. Hudhra te njoma

3. Hudhra te thata.

4. 2 Rasberries (Te kuq dhe te verdhe)

5. 2 blueberries (te kuq dhe te zi ngaqe eshte 100 vjetori)

6. 1 rrenje manaferre

7. 4 rrenje cherry tomatoes

8. 1 Qershi.

9. Hardhine

Do pres tre kumllat italiane ne fund te oborrit se mi ka zene semundja e keqe dhe do mbjell tre peme te tjera vitin qe vjen.

Krietar koperative do behem...

Krietar koperative do behem...

Me gjithe barkun perkates? smiley

Te lumshin duart o krietar smiley Nje pietje nga salla, po manaferrat kane shijen si ato te vendit tone? Keto qe kam provuar ketu s'me ngjisin fare.

o PF, eshte heret akoma, por kujdes kur te vesh te faza e sperkatjes me koçifoz a gurkali (kshu e ka emrin me ngjan)...   dmth kujdes te gjesh dite qe nuk fryn erë..smiley

kam pasur nje tip ne lagje dikur, xha Hasani.. ky  mavria ishte gjithmone i pafat... sa here qe sperkaste hardhine, frynte ere.. ky vuuu pompes,  ndersa gurkalin e conte era te hardhia e gjitonit  qe ishte ngjitur..smiley    

..e nejse, pasi e kishte  llogaritur mire drejtimin e eres, vendosej diku nja 10 metra larg shtepise  se tij  xha Hasani,  e vuuu pompes prape me shpresen se era do ta conte  te hardhia e tij  kesaj radhe..smiley

ose thjesht, "me ilac". smiley Ne shtepine e gjysherve deget e hardhise ngjiteshin mbi tarrace - vendi im i preferuar ne vere per te lexuar...dhe ime gjyshe qe me fliste nga poshte, "se mos hash rrush, he te keqen nena se e ka bere yt gjysh me ilac". E qe ta perforconte shtonte ndonje histori (me ngjan se i sajonte vete gjysmat).."se keshtu ishte njera dhe e shtruan orgjent smiley ne spital se kishte ngrene rrush a kumbulla me ilac edhe desh vdiq". smiley 

e kam thene dhe njehere tjeter kete ketu me duket...

kishim njerin ne lagje.. hardhia e tij bente rrush shume te mire.. (moskat kokerrmadh me arome)..  kur vinte koha qe  fillonte piqej mire rrushi aty nga gushti,  nga meraku se mos hipnim ne , djemte e lagjes, per te ngrene ndonje verige,  sajonte gjera nga me te ndryshmet  ky...  p.sh  linte televizorin ndezur gjithe naten..  gjoja jam zgjuar une, po shoh tv..smiley    nejse, njehere  kishte varur  nje karton te madh ne hardhi, ne hyrje para shtepise ku me shkronja te medha kishte shkruar:  ''rrushi eshte me kocifoz.  mos hani.  rrezik vdekje''.smiley    natyrisht , nuk beri ndonje pershtupje te madhe te ne tabela.smiley  ne hipem  tarracen e tij, si zakonisht, e hengrem ca  verige..   mirepo nje shokut tone, me hokatari,  e kishte shtepine ngjitur me te, mori nje laps  dhe shkruajti nga ana tjeter e kartonit:  ''hani rrush sa me shume, kocifozi te ha munë'',  dhe e vari prape mbi hardhi tabelen..smiley

Hahahaha hokatar i madh vertet smiley Femijet e sotem nuk e kane idene e ketyre storjeve tona te femijerise qe kacavirreshim pas gardhiqeve per te keputur kumbullat e komshiut smiley Kohe te paharrueshme!

Po si shijonte aq shume gjeja e vjedhur neper gjerdhe dhe kopshtije te te tjereve.Eh sa mekate kemi bere me kumbulla, pjeshka, fiq, bostan, rrush e bajame smiley Pastaj labi po nuk vodhi pak, kush te jepte nuse smiley

Gjeja e tjatrit shijon me shume. S'ka dallim feje, krahine apo ideje smiley

Prandaj nje mikja ime labe ketu me thoshte gjithmone hajde marrim kumbulla tek komshija, e paskan ne gjak hajdutllekun labet pa dallim gjinie....smiley

haha, PF-ja self-made bahcevan si im ate. smiley Edhe ai keshtu zbuloi hobin para dy vjetesh (kryesisht nen ndikimin e nje shoku tepelenas qe thote se eshte marre me pemetari qe kur ka qene cilimi, si edhe nen fushaten frymezuese te Obames "Yes, we can!" smiley). Cfare s'ka mbjelle ne oborr; keshtu jeshillek mire, por per fryte vetem ca limona me forma te cuditshme, ca kokrra fiq qe s'kishin pike embelsie, ca piperka te holla e me pak kurriz te dale smiley...te vetmet qe mund te zevendesonin denjesisht produktet e dyqanit ishin qepet e njoma, hudhrat dhe ca ereza. Ky tepelenasi per te ushqyer token, shkon hedh rrjetat pothuajse perdite ne oqean dhe i gropos peshqit te rrenjet e pemeve. Por im ate i shkrete ndeshi ne jo-ne kategorike te sime meje per kete metode: Peshq te groposur ne oborr, jo! Te na bjere oborri ere kerme. smiley Edhe sot kur shikon qe s'po ndritin gje ato pemet, im ate e permend keshtu si shkarazi, "po duhej ushqyer toka, nuk behet keshtu puna..." smiley

do ushqyer posi por kete metoden me peshq se kisha degjuar me pare. plehu organik eshte me i miri dhe jep rezultate fantastike. vetem, se plehu duhet shuar ne uje sepse i than rrenjet e bimeve.

Moj po duhet te kesh doren per keto pune mendoj une. Ky tepelenasi eshte tip me vete, s'kam pare njeri te flase me aq pasion per pemetarine; i trajton ato pemet sikur jane frymore. smiley

Cdo gje kerkon perkushtim dhe dashuri, si puna e gatimit mendoj une ndryshe gjerat falin pa shije. Ne kete rast, pemet s'prodhojne sa duhet, por edhe ato kokrra qe bejne jane te hidhura.

Persa i perket temes rrushi krasitet ne Mars, por duhet patur kujdes se mos ben teper ftohte dhe ndonjehere krasitja i ben dem. 

Hera e pare qe degjoj qe proteina e peshkut te jete ushqyese e mire per pemet. Di qe mund te besh pleh gjethet, etj. etj. deri edhe krundet e perdorura te kafes (stil jo turk), po peshk?! Do rriska ndonje Frankenstein ai miku Tepelenas.

Ai e ka metode te provuar se ka vite qe e ben kete pune. Ka bere edhe nje grope kompostoje ne fund te oborrit dhe e perdor edhe ate per te pleheruar bimet here pas here. 

Po veze u hedh (meqe proteinen ja hidhka, si bodybuilders)? smiley

smiley
Korcarka me shkrive me keto pasionet e baballareve te frenuara nga mamallaret.tipike e mamave tona qe ua nxijne te shkreteve.ky imi sot e kish diten e ilacosjes s'e portokalleve.atje sa nuk shqyhen deget,kaq shume bejne.
Ndersa ushqimin e kane me kshu gjerash deleshsmiley thone dore me njesmiley

Po gra te zonjat moj mamakat tona, rrup-sup. smiley Kjo imja nuhatjen e ka shqisen me te zhvilluar dhe kur mori vjet im ate keshtu pleh organik nga nje ferme dhe pleheroi keto pemet, kjo s'la rast pa e permendur eren nja nje muaj rresht..."c'i deshem keto, s'rrime dot ne oborr nga era. Ja, erdhi Leni dje e s'e pinim dot kafen ne oborr. C'te pinim, eren e bajgave". Edhe im ate qe i thoshte, "Moj, ne fshat bajgat i fusnin ne furrat e bukes qemoti per ere (nuk e di ne do ta konfirmoje ndonje peshk kete, por im ate thote qe keshtu benin?!)...ti s'i duroke dot ne oborr". Ja keshtu, pergjigjen ia jep, por per te marre s'mori pleh sivjet. smiley 

(nuk e di ne do ta konfirmoje ndonje peshk kete, por im ate thote qe keshtu benin?!)

 

D ahahaha kjo ishte për "mos humbisni". 

 

Kukurreci... nuk pastroheshin zorret shume mire... merrte nje ere kur piqej, qe s'kish rigon t'i afrohej. smiley

e di këtë e di. një vllah nga Zagoria ma ka thënë. 

Po kam përshtypjen se babi i vet, bënte shaka ndopak. Nga ato lloj që bën ndonjëherë dhe im atë. 

 

Eh, te kish degjuar gruan Kristofer Kolombi s'do ish nisur kurre per rruge dhe Amerika do ish akoma atje e pazbuluar!

Kjo jona mire ate qyqin qe e ka ne shtepi,po me telefon kontrollon mua ketu,e tim vella ne Amerike.
Edhe ky,si vlonjat tipik qe eshte e degjon e degjon e ne fund i thotesmileya here te kam thene,nuk eshte seksi gjithckasmiley
Ehh s'ka si grate tona,thasmiley

Po qepet e hudhrat dhe shkurret qe ka mbjelle s'e kualifikojne per bahcevan a kopshtar? (se tani m'u kujtua kjo fjala e bukur shqipe) smiley

une kisha per vreshtin  kur thashe vreshtar.. se per vreshtin eshte edhe pyetja..smiley

Ntakort, ntakort, s'jam kondra, per vreshtin vreshtar duhet. smiley

Tani qe te them te drejten hudhrat nuk mu bene se toka ishte shume e forte dhe argjilore, po do ta shkrifetoj vitin tjeter. He, kisha harruar te permend sallaten rule qe u rrit e u be si lesh arapi. U kenaq se ngreni e vogla. Domatet eshte viti i katert qe behen pastaj, ndaj ja kam marre doren po ashtu dhe rasberrit. Manaferrat celen dhe jane te embla mjalte kurse bluberrit do bejne vitin tjeter se sivjet i mbolla.

Ja keto ishin te rejat nga fronti i bujqesise. smiley

T'i hani gezuar!
S'ka gje me te lezecme.ne e provojme ne Vlore qejfin e tokes dhe prodhimevesmiley
Po patatet i ke provuar?

Jo. Po ketu ka patate sa te haje qeni. Kurse qepa e njome eshte 1 dollare 5 fije. Kater tani. le qe tjeter lezet xhanem, se nuk mbahet shpirti me qepe. Po kur e pi nje teke raki me qepe nga bacja...Se si te vjen. smiley

Na qafsh hallin. Kemi nje elbasanllie qe ben gjize per merak. Halli i kolesterolit thuaj. 

Une sivjet kam gjetur si jona dhe s'lashe njeri pa ia thene.ej kam gjetur nje gjizesmiley
Hajt mo,vogelsira qe te ngjyrosin nga nje çık jeten.

epo,  si u hodhet nga hardhija te gjiza... (nga nderzimi artificial  te lufta ne Vietnam) ...,te forte jeni, do thosh xha Sulua..smiley

Moj raki moj bukuroshe

na gjezdis qoshe me qoshe... smiley

Lere,ne jemi hedhur nga letersia te sherbeti...
Nejse tani ja dime PFse piken e dobet,po na nxehu i leshojme nje mallkim me tharje rrushismiley

Po ne Turqi s'duhet te jete problem se cuisine eshte e ngjashme me tonen. C'me kujtove byrekun me gjize dhe veze tani smiley

po gjiza , kam pershtypjen , eshte tipike shqiptare..  megjithse mund ta bejne dhe turqit.. ballkanas jemi..smiley

Ka shume mundesi. Do jemi autentike ne dicka, keshtu qe jemi krenare qe bejme gjize smiley

edhe paçe ose paça...   duhet te jemi krenar gjithashtu, eshte gjelle e vecante.smiley

Paçen ketu s'e kam ngrene, por melçite e skuqura i kam gjetur ne nje restorant italian shume te shijshme smiley

Pjesa e egjeut ngjan me ne,ndersa lindja ka kuzhine te rende dhe pikante.mgjth krahasuar me vendet e tjera te lindjes,eshte goxha me e pranueshme dhe e shijshme.
Gjizen ama,e thajne shume.

Nga ushqimet turke qe kam provuar ketej, mund te them qe salcen e kosit e kane hata fare smiley

se di si perfundum nga krasitja ke kulinary smiley

vlora, si e quajne turqit gjizen?

Lor peynir ose çökelek.
Peynir eshte djathi.

Ne fakt çökeleku eshte me shume si qumeshti kur prishej dhe e kullonin neper jashmake.hirra binte dhe mbetej ajo s'i gjize e embel,ndersa lor eshte gjiza pa yndyre.
Po c'frengjishtzeza osmiley

booo, e di sa kohe kisha pa e degjuar fjalen ''jashmake''..smiley      napë, thoshte no-ja ime kur perdorej per kulluar hirren..smiley

PF, ku e shet gjizen kjo elbasanllija? Me jep ndonje adrese...with thanks.

Ja te pyes gruan. Po diku tek Roselone dhe Bathurst nese nuk gaboj.

Me kane thene se aty ne Toronto shitet boze nam fare.Ja kam harru emrin bozaxhiut smiley

Opo shet turku boze Stambolli 9 dollare kilja, qe te biesh e te vdesesh ne vend!

E Stambollit sikur ka ndryshim me tonen - apo e kam gabim?

Boza ne PO ka hyre nga shqiptaret.ka qene e ndaluar sepse prej fermentimit te misrit pas njefare kohe prodhohej alkool.Vefa dhe Akman jane bozat me te mira dhe te dy pronaret jane me origjine shqiptare.boza ketu eshte me e trashe dhe me e embel dhe prodhohet dimrit.ne vere me zor e gjen.

Keshtu e dija dhe une - faleminderit.

mundet smiley... s'di gje. nje qe shiste gjize para shume vitesh, kish nje dyqan andej nga danforth... e mbylli se nuk i dilte gje. tani na mbeti kjo qe thote PF-ja. cik larg, po qefi ha kumblla te tharta e jo me gjize smiley

Mbaj mend qe im e bente krasitjen e rrushit ne muajin  Shkurt...

Po si s'te pyeta ty une; a te vjen turp qe ke 20vjet qe ecen rrugeve te botes per te perfundu ne kete pike, duke punu token Kanadase nderkohe qe tokat e shqipnise jane lene djerr!!! smiley

kete pyetje ja bej dhe axhes tem, se edhe ai mbjelle pjeshka e fiq e ben turshija mu ne mes te Long Islandit. Lol

Hoppa, ca gjona qekan me moshe. Si thoshte kurreshtari me nje vend. U plakem, vajtem 40 e kacafiu. Edhe pak e do shkojme ne nje moshe me Xhorxh Klunin e Xhenifer Lopezin kur s'ta var me njeri. smiley

Lol

kurse axha jem me thote: "prit se je akoma i ri. Kshu ke per te perfundu dhe ti kur te fillojne te te shtohen parate ne banke pa bere asgje. Ke per tfillu dhe ti me shkru poezi per peshkun 30-paundesh qe sapo zure vetem sa per te bere nje foto e pastaj per ta lene te lire perseri, do lexosh nga dy romane ne jave buze ndonje bregu lumi/liqeni/deti/oqeani, do u vesh emra te gjithe ketrave perreth shtepise e do i njohesh se kush o Filli e kush o Skoti, e pastaj ne kohen e mbetur do mbjellesh domate per komshinjte, se te gjitha sdo mund ti hash."

Gjynah qe vdiq i ri Enveri!

Fiks. Ja aty po shkojme edhe ne.

si ka thene i pari: ne do te jesh i lumtur nje dite pi nje gote raki, ne do te jesh i lumtur nje vit, martohu, ne do te jesh i lumtur tere jeten, merru me vreshtari. Po kureshtari eshte tek gota akoma smiley

Pf i nderuar ...ne e kemi Pjergull sepse rritet ne menyre te natyrshme . Hardhi eshte e huazuar nga   ...Harr ( rrallon ose ha ) -- dhia . Keshtu qe harr + dhi = ( barazi ) ose bejne togfjaleshin Hardhi . Pra sipas Hurologjise etimiologjia e fjales nuk te jep shkas per tu marre seriozisht . Biles ne shume vende te Botes ku prodhohet vere si psh ne France e gjetke i thone VRESHTE ...dhe me kete rast dhive u kendohet kenga melodioze ne vjeshte ne vjeshte kur te rriten leshte  . Sepse dhite ne behar Qethen dhe robi i gezohet Leshit te dhise , pasi  ajo do haje  Hardhi dhe do rrise leshin !

Ps... Rrallon njesohet me  krasit ... qe nenkupton sipas Hurologjise Dhite krasisin Pjergullat !

Nuk e di pse e quajte Hardhi pasi ne Dardhe thirret  Pjergull smiley

Kavir smiley Ti e paske ne lis , po ne e kemi Pjergulla prapa shtepise qe nuk e gjeta. Po si duket paska edhe Pjergull qe vajtohet me oooooooooo http://youtu.be/hoIzLzH9XeE .

Nuk e di po ne se ekziston ai varianti i lloit te Bimes qe kur e prisje ( thyeje ) degen fillonte qante ....po aq shume sa kur kishim "etje" shkonim thynim dege ne disa bace ku kishte lloj te tille . Kohe te shkuara se kudo neper te gjithe KULTIVARET qe me ka rastise neper Shqiperi pothuaj ne cdo KRAHINE , nuk e kam hasur me pas viteve '60 nje varietet te tille qe kishte TIRANA ! 

Pf si duket ka ndonje varietet qe "nuk qan " dhe e pret pa meshire smiley

Kam mbjelle nje rrush "Concord"

My fav, nga ky rrushi ka pasur dhe nena te stani smiley.

rrush me ere, po thua? ka nje histori ky rrushi qe thua ti, vitikulturore, por e llafosim nje here tjater.

I thoshim rrush amerikan* me duket. Tani s'mbaj mend mire, me dukej nena dhe dajat e benin raki.  Fshehurazi ama, dendeshim ne kalamojat, edhe pastaj na ndiqte nena me hithra ne dore smiley

Fiks ai. Ka nje zhape te trashe dhe nuk ka krokancen e rrushit cilesor - gjera qe i meson vone keto smiley  kur je i vogel, s'do me dit, se c'fluturon a del mbi hardhi, hahet smileysmiley

 

Nejse, une e kam mbjelle si tradite amerikane. 

rrush amerikan qe nuk i haet lekura....po e kafshon me dhembet e pare, me stil, qe te dale mishi...

ne amerike perdoret per te bere recelra dhe leng rrushi.

 

Pergjithesisht, rrushi me shk****at qe ekziston

Ueee, po rrushi cfare te beri mo? 

Epo te shash dhe rrushin, alla alla. 

ky rrush haet vetem...kur s'ka rrush tjeter. 

Na hongsh rrushin Noshke smiley

vajte 50 e akoma rrushi i thua? Nuk shkon ashtu....veji nje emer tamom.

duhet me hap nje tem tjeter.....si tja ve emrin smiley

eshte nje barcalete me emrin por nuk shkruhet ketu..smiley

epo se di ti nosh qe ky rrushi, dmth lengu i tij lufton kancerin?

epo ju nga Korca jeni nikoqire.. ja gjeni vendin cdo gjeje smiley

Jo ore sjam nga Korca une, por ajo qe them qendron..nejse se as une nuk e pelqej ate lloj rrushi, megjithese ketu ku jam eshte goxha i shtrenjte rrushi me ere. Mua me pelqen rrushi i shtepise sime. Me pelqen kur e haja direkt nga hardhija, kokrra kokrra, edhe pse i palare dhe na zinte barku me pas, mua ashtu me shijonte, kur hipja maje hardhise apo maje kumbulles per te ngrene rrush, apo lart ne solete..

Ketu eshte nje lloj rrushi me pak arome, por nuk eshte rrush me ere, qe i thone muskat, dhe tani ne shtator del. E marrim me arka tek shumica dhe bej recel.

oh, kshu me ter mend thua ti smiley po muskati eshte per raki moj..ca recel ben ti. c'ben yt shoq...te le ta shperdorosh rrushin

O nosh po une zgjedh kokrrat e mira..smiley

por nuk eshte rrush me ere, qe i thone muskat,...

Paske probleme me nuhatjen ...Rrushit me ere ne Shqiperi i thone ÇELEK pastaj ne variantet e tjera "me ere"  hyjne moskat , moskat hamburg , perle etj ..Kujdes se ndodh si zagarit qe nuk gju me per lepuj ...i humb era smiley Po pf nuk po flet per gjueti me duket smiley

ore shoku idriz qe ka arome muskati ka, po them per muskatin qe vjen nga Kalifornia, jo nga Shqiperia. Eshte nr 1 per raki dhe per rrush tavoline. smiley

na, na.....idriz, gjej nje cike palinka (rrushi) se ata hungarezet dellin e rakise dhe te luftes e kane njesoj me ne

 Po pf nuk po flet per gjueti me duket 

te komenti i 130t, nuk flitet me per KRASITJE, kalohet direkt tek SHartimi!  

po PF nuk eshte pergjegjes per çdo toç qe jeton ne Kanada...apo nuk qenka ne Qvebec ky tomatori smiley

 smiley Degjo se gjeniun nga idioti nje fije e ndanesmiley Po me te vertete do doja te dija nese ka ndonje info me shume PF.

Jo xhan. Keta te Kebekut jane ca si te shkare dhe nuk ua veme re te gjitha. Mjafton qe ta bejne ndryshe, dhe jane ne rregull. Imagjino qe jane krenare qe nuk kuptojne anglisht ne nje kontinet anglisht-foles. C'te te them me shume? smiley

Po ka dhe nje barsalete me cifutin dyqanxhi qe shiste verera. Ne shtrat te vdekjes therret te birin dhe i thote. "Degjo tani bir te te them nje sekret te zanatit. Vera e rrushit mund te behet edhe nga rrushi."

E vetmja gje qe di, eshte qe nuk krasitet ne kete periudhe. Mund te rrezikosh te besh me shume dem se tjeter.

Nuk e krasit tani ai po e ka si forme presioni ne shenje solidariteti me bashkatdhetaret e tij,artizane rakie,qeveria e te cileve po u mer erezin damixhaneve e po u shpon llullate kazaneve...

PF, befsh hair! Me bere te kenaqem me mendimet e dhena prej opinionisteve per kulturen e hardhise.

Se pari, me duhet ti them emos,  por dhe Juve se sas i vlefshem paska qene ai  .."masivizimi i shkolles"!

Se dyti , mbetem optimist, qe si kulture mundet te jetoje edhe kur vendi te jete mbuluar nga arroret dhe berthamoret.Sepse kaqe shume njerez ,dmth intelektuale, kane "njohuri te plota",  per kete kulture.Do ta mbrojne edhe pse ca e krasitin  ne shkurt kur duhet dhe ca ne gusht kur ate e "krasit" vete  stina..harrjet e sjetulloreve e te teperta(  qe nuk jane krasitje) i  behen gjat tere kohes me vegjetacion te plote.Gjithenje duke ruajtur raportin gjethe- vile rrushi.1 kg rrush, per tu pjekrur dmth te arrije nga 22 deri 25 % sheqer, per verera cilesore(me pake se kjo  perqindje del ..uthull e mire fare) don 3-4 metra katrore gjethe.Krasitja eshte  art sepse merr para sysh nje sere faktores.

Te atille qe vete hardhia thote.... "degjuar me veshe te mi"...."Le te  me vjele e punoje  kush te doje , por te me krasite.... vetem zoti im..!"

Se treti, ka arritur "Revolucioni Tekniko Shkencor", qe ka bere artin vitikultures...sa qe zanatalinjte  ..le te merren me nje pune tjater !Psh le te behen politikane dhe ministra bujqesie. 

Dhe te  fundit.Veren  cilesore e kane prodhuar, fillimisht murgjit.Sot "murgjit e veres ", pine vere te prodhuar nga... çobanet.. Sidomos ne vendin tim..... e te pjese  qe te  ka mbetur Ty.

Me kete teknologji, per keto kushte ideale te vitikultures, me kete mentalitet anadollak qe me zene syte ne punen me vinikulturen, ne kurre nuk do te jemi prodhues verereash cilesore...

  Per uthulla, nuk do na e shkoje njeri.Te  siguroj!

 

Pjergullat…

I presin në shkurt dhe fillojnë të qajnë,
...

Me lotë të kripur
Si gra në shtratin e të cilave bie borë
Dhe e ngrijne me niseshte çarcafin e bardhë,
Pastaj në Mars çelin bisqet e hollë
Plot push mbi gjethe si buza e sipërme e një vajzuke,
Kërkojnë të puthen me pemën që kanë pranë,
Lidhen me unaza te blerta nëpër degë,
Martohen dhe pjellin vile plot me rruaza Indie
I mbajnë në sqetulla si fëmijët motakë…
Pjergullat e mbushura me kokrrat qelibar,
Rendohen si mesogra e rënkojnë në gusht,
Bëjnë orgazmat e fundit me diellin në shtator
Dhe i pëlcasin në kadet me verë,
Si në virgjërinë e parë
Drurin e lisit përgjakin me ngulc…
Ah, kaq e pat, vejusha janë në nëntor,
Dhe kallogre kur fryn Shëndreu i thartë,
I ngulin thonjtë në erë që të mos bien,
Njësoj si në dashurinë e fundit,
Me linfën e fshehur thellë në rrënjë…
Ashtu kokëmënjanuar flënë në janar…
Gëlltisin lotët e nuk ofshajnë,
Tmerruar prej frikës
se po vjen kopshtari me gërshërët në dorë. Pjergullat, ato që i kam në trupin tim
Ato që askush nuk i kuptoi
Kur verën ua pinë
Në pijetoren gazmore ndanë rrugës
Ku shishet bosh flaken në kanalin e parë…

Më mirë, … po bje mjegulla, është më mirë,
Dhe vreshtat shuhen nën të dalëngadalë,
Nën tymin e mendjeve të dehura…

Nuk e besoj që është mjegull, do jetë finja,
Që zjen hirin me ujrat e mia të vjeshtës…
Për të larë të vdekurin e radhës…

Pjergullat në shkurt i presin
e ato qajnë…(P.R)
 

Moj  ketlina , moj.. e mire,  por pakeze "lanete"!

Ku  ma gjete?

Andej nga nahija ime dmth fcb..smiley. I pershtatej temes prandaj e solla per kenaqesine e peshkut..

..Perle!  Si pej.... pikes se pare!

Dhe une kam 1 hardhi, rrush me ere. E shoh kshu te bukur, po nga krasitja smarr vesht. Ah po di ta vjel. 

Nuk e kam qef rrushin me ere Ketlina. Duket bukur po ajo lekura sikur ta rrudh gojen. Edhe ka berthama. smiley

Edhe ka berthama. smiley

Ka fara jo berthama. Berthame ka pjeshka, qershija, kumbulla..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).