Primary tabs

Shumë keq
39% (27 vota)
Keq
22% (15 vota)
Çka
16% (11 vota)
Shumë mirë
14% (10 vota)
Mirë
7% (5 vota)
Numri i votave: 68

 

Një vit pas marrjes së detyrës Kryetari i Bashkisë po përballet me një analizë që i bëhet punës së tij në krye të qeverisjes vendore të qytetit. 

95 Komente

Rreth dhjete vjet me pare me qelloi te kthehesha ne Shqiperi pas nje mungese thuajse 2 vjecare. Isha larguar pas '97-es dhe i kisha ende shume te fresketa ne kujtese trazirat e asaj periudhe; ashtu sic kujtoja mire edhe atmosferen e rende te periudhes pararendese, ate te Berishes se pare.

Tirana e atyre diteve ishte mbreselenese. Nga rruget ishin zhdukur kjoskat dhe pislleku rreth tyre. Parqet e dikurshme kishin dale serisht ne drite, edhe anet e Lanes gjelberonin. Bahcet e kopshtiet "spontane" ne rruget e ngushta mes pallateve, ku banoret kishin filluar te mbillnin qepe e te mbanin pula ishin prishur. Ne vend te tyre ishin zgjeruar rruget e brendshme, ishin shtruar trotuare dhe hapesira te gjelbra.

Por ajo qe te bente me shume pershtypje ishte restaurimi i fasadeve te pallateve, te pakten ne rruget kryesore. Fasadat dekadente te epokes komuniste, te rrjepura edhe gjate dhjetevjecarit te pare pluralist ishin rehabilituar! Me ate makiazh Tirana vinte serisht era qytet!

Impakti psikologjik tek njerezit ishte gjithashtu shume i madh. Kishte entuziazem dhe optimizem per kohet qe do te vinin dhe kjo nuk ishte e paket, po te mos harrojme shokun e tmerrshem te vitit 1997 dhe lekundjet me te vogla "sizmike" qe vijuan edhe ne vitet me pas.

Me Fitoren e Bashes Tirana mbylli nje cikel, ate te Edi Rames, te cilit c'eshte e verteta i kishte rene shume ritmi.

Ne kohe te tilla pritshmeria nga i riu mendoj se duhet te jete mjaft e madhe. Fund cikli, fillim i ri - ndryshimi duhet te jete i prekshem.

Keq me vjen, por era e Bashes ne bashki eshte ende e pangjyre dhe me ngjan si nje vazhdim i lengimit te institucionit (dhe te qytetit) qe ka nisur me periudhen e fundit te qeverisjes se Rames.

Prandaj, vota ime eshte KEQ.

 

      

nen pergjegjsine e ketij plehres u vrane 4 njerez ne mes te Tiranes pa asnje lloj faji... vodhi votat dhe zgjedhjet ne tirane !

Se kuptoj se si mund te pysesh edhe te besh sondazh.. kapercen cdo llogjike njerezore.

Ve bast se ne kete teme, flamujt kuqezi do te jene ne pakice te paperfillshme : flamujt angleze, amerikane, italiane do te jene gjithandej. Amerikani me flet mua per dy-tre muajt e pare te presidences Hollande, me flet per bisedimet me Peugeot, dhe per SMIC-un qe eshte rritur, ndersa une i flas amerikanit per politikat e Bloombergut, Obames mbi perqindjen e interesit te FED-it, pastaj nderhyn anglezi dhe i ben gjermanit nje pasqyre te hollesishme mbi landet gjermane, mbi Shulcin dhe Shoblin, pastaj gjermani ia kthen italianit mbi borxhet e Siçilise dhe taksen e sheshte progresive nga e prapa, dhe italiani na flet te gjitheve per dehjet e inuiteve te Groenlandes.

Te gjithe marrim vesh ku jetojme nepermjet fjaleve te tjetrit. "Jeni ju, pra ekzistoj".

Komenti eshte parimisht i drejte, por dua te te terheq vemendjen per disa raste dhe situata qe perbejne perjashtim. 

Vecanarisht nder emigrantet e Italise dhe Greqise ka nje mase te madhe qe shkon e vjen shume shpesh nga Shqiperia. Te tjere jane pronare shtepish, biznesesh, trojesh, etj. nen juridiksionin e Bashkive shqiptare. Te tjere akoma kane ne Shqiperi prinderit, femijet, motra e vellezer. Te gjithe jane ne kontakt me zhvillimet e dites te percjella permes mediave elektronike, tv satelitare dhe/apo gazetave online.

Te gjitha keto elemente bejne qe jo cdo koment apo opinion mbi ceshtje shqiptare, qe vjen nga bashkebisedues me flamuj te huaj te jete per kosh.   

punesoi 6000 ,hoqi po 6000 = 0

 

Pikesepari duhet sqaruar qe vleresimi ndaj nje rezultati qe te jete sa me objektiv duhet patjeter te bazohet ne pritshmerite e vleresuesit ndaj subjektit te vleresuar.

Dmth, cfare pritshmerie kam pasur une personalisht ndaj punes se Bashes dhe sa eshte realizuar pritshmeria ime.

Ne kete aspekt personalisht mendoj qe puna e Bashes ka qene shume e mire, sepse nuk i ka zhgenjyer pritshmerite e mia ndaj tij.

smiley Dalengadale po bohen gjithe tironsit budista.

Shume KEQ raporti premtim / zbatim deri tani  eshte ne nivelin 0.01%

...i bashkohem shumices deri tani te peshkistave te cilat kane votuar   75%(25%sh.mire,25%mire dhe 25% Cka) pozitivisht per punen e deritashme te Bashes.Ulja e taxave per busineseet, hipotekimi(vendim gjysem komunist) dhe degjimi i zerit te qytetarev jane  premtimet e fushates te realizuara ket vite.Po vazhdoj ne ket rruge e ka te sigurt mandatin tjeter.

Jam kurioze ta di, nga i ke pa rezultatet prej Kanadaje? Mbase nga Klani .. 

Ti ke votuar njëherë.

Shumë mirë
30% (4 vota)
Mirë
23% (3 vota)
Çka
23% (3 vota)
Shumë keq
23% (3 vota)
Keq
0% (0 vota)
Numri i votave: 13

me fal qenka ndryshu rezultati perseri ne 76%smiley por mos u merzit se nuk kane votu ala ata "clanit lemeria"smiley

o robo po flas per gjykimin tat personal smiley apo kshu ti shikon statistikat dhe te merr era

Cfar taksash ka ul Basha?! Ngelen gjithe pronaret e dyqaneve duke u ankuar qe po paguajne dyfishin e taksave. Ama ato 60 taksat e Rames i hoqi, po i shtoi 100 taksa te vetat.

Ankoheshin tregtaret se i qethte Rama nga taksat, Basha i premtoi lesh per taksat ne fushate por sa mori pushtetin filloi ti rrunte komplet.

1 vit nga fitorja e paharrueshme smiley

Nuk kishte ndonje opsion tjeter me te sakte ndaj dhe votova me te perafertin: Shume keq

Ky njeri duhet te ishte duke bere pushimet ne burg tani bashke me Skanderbegun e kryeministrise. 

 

 

Shumë keq 33% (5 vota)Shumë mirë 26% (4 vota)Çka 20% (3 vota)Mirë 20% (3 vota)Keq 0% (0 vota)Numri i votave: 15Ti ke votuar njëherë.
 

Aman me kto sondazhet se zune prape ethet a vjetshme.

Premtimet jane fushata elektorale , jo te gjitha realizohen . Ky te pakten merr mundimin te degjoje problematikat qe kane njerzit, jo si ai para ketij qe as e rruante fare biles te futte edhe ndonje te ofenduar.

Po ja ti marrim me rradhe sektoret e bashkise: 

1. strehimi per familje ne nevoje = 0

2. riparimi i banesave ekzistuse (rama i futi nje boje te pakten) = 0

3. gjelberimi (dhe ato peme qe jane po priten) = -0 

4. sherbime sociale per te varfer (femije qe lypin rrugeve - filmi ne u soll ketu ne ppu) = 0

5. mjedisi (plehra mashalla, dhe nje shesh pedonal qe do behej u be lines) = -0

6. transporti (me te zene frika me dale ne rruge) = -0 

7. kultura = 0

8. arsimi (shkollat me nga 50 nxenes ne klase) = 0

9. rendi (policia me e korruptuar, me pa nder e krenari ne bote) = -0

He, si po iu del bilanci? 

He mo sa kurnac qe je, jepi nje njesh te pakten.

Edhe ne kohen e xhaxhit kur beheshin votimet dilnin 99.99% jo 100% fitues

Oupps ndyshuan rezultatet ku je o Kaposh .. apo tani do kerkosh te mbrohesh pas kritereve reale per sondazhe .. smiley 

o daku cfare dege ke maru qe spaske bo matematike fare tek lol..smileyprap 66me 23% osht.Prit kur te vine ata te "klanit lemerija" per ndryshim te rezultatit smiley

O daku un jam gjinia femerore smiley gjithsesi  vleresimet e nje sondazhi te tille jane te pavlefshme te pakten ne menyren si kryhen. Sample duhet te jete te pakten 1200, perhapja po ashtu porporcionale duke mendu dhe bastionet, se treti duhet te kete nje standard deviation risk. Po hajt mo  ik voto prej ca IP te ndryshme do fitosh qe cke me te 

Si nga jashte qe jam, mund te flas vetem per gjera siparfaqesore. Me pelqejti qe mbylli qendren sepse plani i Rames nuk me dukej realist dhe kisha frik se vete rama nuk dinte c'fare behej. Ne pergjithesi ama nuk ka sjelle aq fryme pozitive sa kishe sjelle Rama ne fillim. Nga ana tjeter, eshte e veshtire te ri-perseritesh ate qe beri Rama, politikani i pare ne shqiperi qe kerkojti vota ne baze te punes e jo ne baze te lidhjeve e marifeteve.

do e vleresoj kur te iki te bej turizem ne shqiperi.

Jo mire. Tramvaji dhe autobuset elektrike ( qe duan e shumta 2-3 muaj kohe per t'u instaluar) nuk u bene. Dhe ato ishin premtimet kryesore qe beri. Nenkalimet ne rruget e Tiranes po ashtu nuk u bene. 

Jam kurioz te di sa nga ata qe kane votuar e kane komentuar ne kete teme jane banore te Tiranes...

Zyrtarisht jam dhe qytetar i Tiranes. 

Mire per ty, po une e saktesova cilesimin si banore te Tiranes e jo qyetare zyrtare te Tiranes.

Te jesh banor a duhet qe te jetosh aty 24/7 per 12 muaj ne vit apo si eshte perkufizimi? Se nese p.sh. jam banor i dy qyteteve, dhe 4-5 muaj i kaloj te njeri e pjesen tjeter te tjetri, a nuk jam banor i te dyve?

Perkufizimi egzakt se kush mund te quhet banor e kush jo, eshte pak sa i veshtire per tu percaktuar por do thoja qe meqe ti thua qe jeton gjysmen e vitit ne Tirane mund te quhesh banor i saj.

zotni hetus,po flas per veten time.jom tirons. edhe pse rri n'itali, kom familjen zotni hetus jane pleqeni ene rrojn vetem me pension.ky plena bashibozuk e ka degradu shum keq tironen.po prish ene ato dy gjona t'hajrit qe kishin ngel apo qe kishte bo administrata e perparshme.po si thot njoni, kur vret n'mes t'bulevardit cere mund t'presesh tjeter.falemnerit per vemen'jen zotni hetus.

E mire. Ktu na myten katunaret e Kukesit te datelindjes 92 qe te tregojne si ka qene jeta ne Tirone ne 72, ti po kerkoke pashaportizim per me fol per Lulin. smiley

smiley mi scusi, me bad. ahahaha. kuksi. kam pas lidhje me kuksin...

Po cfare rendesie ka ne je banor i Tiranes apo jo? Basha nuk eshte kryebashkiak i Kukesit apo i Gjirokstres ,te cilet nuk i njeh njeri dhe nuk ua shikon dot punen.Ne Tirane ,duke qene se eshte qeneder e rendesishme ekonomike-kulturore-shendetesore etj ,s'ka shqiptar te mos e lidhi puna per te vajtur qofte dhe nje here ne vit.Edhe me nje here ne vit ,edhe sikur mos te shikoje lajme fare ,do e vije re qe ne Tirane s'ka tramvaj te pakten .Pastaj ,ne me shume jemi te informuar  se çfare ben e nuk ben Basha ,se kryebashkiaku yne.smiley

Ka rendesi sepse jeta e shqiptarit qe e lidh puna per te shkuar ne Tirane nje here ne vit, apo edhe nje here ne muaj apo jave per disa ore apo per ca dite nuk ndikohet njesoj nga qeverisja e Bashes sic ndikohet jeta e banorit qe jeton shumicen e kohes ne Tirane.  Pra per mua me shume peshe ka vleresimi i nje banori te saj se sa nje tjetri jo banor pavaresisht sa i mireinformuar eshte ky.

O Blendo, na jep ndonje pike mbeshtetje o burre, pervecse qe eshte beniamini i Berishes. Bej ndonje liste me premtimet dhe realizimet. Se keshtu si pune te tijat une vetem prishjen e Parkut Botanik per Unaze, Skenderbeun me lines dhe prerjen e pemeve te Filoqyli kam nigju. Me keto gjona mu si bloze me duket. Po ty?

He, po me ate tramvajin 70 kilometrosh cu be?

Ate tramvaj i kish Rama,bile 6 te tille premtoi.

Basha premtoi 1 dhe ate jo se do ta mbaroje ne mandatin e pare,por qe do ta filloje ne mandatin e pare.

Ke te drejte. Por une mendova qe mendimin tim do ishte me mire ta lija si koment sesa ne krye me sondazhin, se sikur nuk shkonte.

Cfare vleresimi kam une? Ne krahasim me Bashkine me perpara gjerat kane levizur pak. Per te qene te drejte, ajo Bashki ishte e ngrordhur per buke. Nuk kishte Buxhet. Ne vitin e pare te mandatit te pare zakonisht ai qe vjen duhet te beje namin. Basha nuk ka bere namin. Basha ka mbatjur nje profil shume te ulet muajt e fundit, dhe nga ky vit une kujtoj vetem ato prishjet e shtesave qe bente ai polici bashkiak qe u konfrontua fizikisht me grate. 

Ulje taksash nuk ka. Per mua jo te pakten. Jane hequr ca taksa obskure qe s'na binte rasti t'i paguanim kurre. Nese Basha insiston, tregon qe nuk kupton cfare mendojne tiranasit. Out of touch me qytetin. Heqje nga puna per t'i zenvendesuar me militante ka qene shume zhgenjyese. Deri tek edukatoret e cerdheve, dhe psikologet e cerdheve u hoqen nga puna per te futur te PD dhe LSI. Eshte zhgenjyese qe edhe cilesia e sherbimit qe qyteti u ben foshnjave mund te bjere pre e "rrokades edhe te pastrueseve te institucionit." 

Situata me rruget e largjeve po degradon cdo dite. Qe kur u asfaltuan heren e pare (duket si dhjetra vjet me pare) keto rrugica ku banoret jetojne cdo dite jane mbushur me gropa, qe mbushen me uje shiu dhe ujra te tjere. Duhet qe Bashkia, para se te investohet ne cuarjen e bulevardit deri ne Paskuqan, mendoj se duhet te nderhyje per rehabilitimin e lagjeve - sepse kjo perben cilesine e vertete te jetes ne nje qytet. Dhe kete vit, gjendja brenda qytetit ka pesuar vetem amortizimin e natyrshem, dhe asnje permiresim te dukshem. I lame leket tek mekaniku.

Ne pergjithesi, ajo qe shoh se bashkia flet ne kohen e ardhme. Ka shume "do te". Akoma nuk kemi asnje inagurim, pervec ca PR Stunts me letra hipotekash.

Dekorimet per festa, yll.

 

Blend, mendoj se duhet pare ne dy kendveshtrime puna. Nga ana makro (ketu te fusim planet e medha dhe levizjet e medha qe Basha ka bere apo jo) dhe me pas te flasim per kendveshtrimin mikro (pra ato cim micet).

 

Nga ana makro Basha ka premtuar shume por nuk ka bere po aq shume, me duket se buxheti eshte i fryre vetem ne leter sepse realisht akoma nuk po shohim asgje ne drite dhe nuk e di se perse nuk po shohim asgje. Por personalisht mendoj qe nuk po shohim asgje sepse drejtoret ne shumicen e rasteve jane militante qe nuk dijne cte bejne dhe nuk degjojne te tjeret per te bere ndonje gje keshtu qe para nuk marrin. Po keshtu eshte folur shume per nje plan urbanistik i cili akoma nuk eshte pare nga askush e jo me te mbahet nje referendum lokal per te treguar ne jemi pro apo kundra. Sa per taksat ka ndodhur nje keqkuptim, shumica e tregtareve kane paguar me shume se vitet e tjera per nje arsye te thjeshte: Drejtoria e Tatimeve ka rivleresuar thuajse 80 perqind te bizneseve te Tiranes ne fund te vitit 2011 dhe kjo ka ndikuar qe te rriten automatikisht dhe taksat e bashkise (kjo eshte hileja qe fshihet mbas gjithe asaj gurguleje) por Basha realisht nuk eshte se ka gisht te drejte per drejte permes Drejtorise se Tatimeve vendore, kjo sdo te thote qe kjo eshte gje e mire. Ne fushen e mbrojtjes se ambjenteve nuk ka asnje ndryshim, trotuare te zaptuara nga karrige dhe tavoline, ne fushen e qenve te rruges eshte po aq keq sa para nje viti e gjysem, ne fushen e ujit eshte po aq keq sa nje vit e gjysem me pare.

 

Nga ana mikro, nuk prisja ndonje eveniment madje te gjithe ishim ne dijeni qe shume veta nga stafi do te leviznin dhe kane levizur mbase jo ne nje mase shume te madhe (sepse edhe Basha ia ka nevojen disa teknicieneve te afte realisht dhe po i mban). Sa per festat pa lidhje te shemtuara qe jane "Cirk dhe buke" per popullin kemi me bollek, sa per nje tirane kulturore nuk kemi akoma.

Si e vlerësoni? Po ja, djalë i mirë duket. Mirë që ngjan me Dullën, po edhe ka filluar të flasë si ai. Ja, si ajo shprehja që tha në analizën e njëvjetorit: "Punë të mëdha na presin përpara."

Per mua vetem me hipotekimin e pallateve,po ben gjene me te mire.

Mafia e ndertimit,e suportuar nga Edi Rama, qe i mbante cmimet e apartamenteve jashte cdo llogjike dhe krejesisht artificiale,ka ngrene nje grusht ne hunde me kete vendim.

Tani luani sipas lojes se tregut dhe jo sipas lojes qe kurdiste ish kryetari.Me shume apartamente per shitje, me i ulet dhe me i drejte cmimi,fiton populli.

luli moni dhe kapterri

gjejeni vet se ke kush gazet ka dalsmiley

 

 

Sot Lulzim Basha mbush plot 1 vit në detyrë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Një ushtri e tërë me votues ambulantë e njëpërdorimsh që dyndën në Tiranë nga të katër anët nuk do mjaftonte po të mos ishte Ristani, Toma, Sashenka e shokë, që si xhonglerë të vërtetë me vota që hynin e dilnin nga një kuti në tjetrën, montuan një rezultat fitues për Lulzim Bashën.

Shumë protestuan. Edhe partnerët ndërkombëtarë protestuan, duke e thënë troç si asnjëherë më parë, se procesi zgjedhor në Tiranë, cenoi të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Edhe vetë Ristani kërkoi ndjesë para ndonjë muaji. E po ti kishin urdhëruar, mbase dhe Tomka e Sashenka do kishin bërë të njëjtën gjë.

Por sot mbushet plot një vit. Plot 1 vit që në krye të punëve të qytetit është Lulzim Basha. Në rast se “në krye të punëve”, mund të quhet edhe ti bësh …bojën…në kokë punëve të qytetit.

Nëse ka një fjali që mund të përmbledhë këtë 1 vit të Lulzim Bashës në Bashki, nuk ka njeri dyshim që nuk meriton të quhet tjetër veçse “1 vit i dështuar që në nisje, dështim i paralajmëruar e i parathënë. 1 vit i çuar dëm për qytetarët e Tiranës, për sipërmarrësit e vegjël, për të rinjtë, për të moshuarit, për shtresat në nevojë.

Shumë nga ne e të tjerë, autoktonë e të ardhur në Tiranë, as e vinin në dyshim se Lulzim Basha mbaron mu aty te buzëqeshja e vet, e as kishim ndonjë dyshim se mund ishte ndryshe.

Por tani, edhe më optimistët kanë ndërruar mëndje e thuajse pranojnë me zë të lartë sa bosh e i paaftë mund të jetë njeriu kur vihet në provën e punës. Tamam kështu ndodhi.

Sot banorët e Tiranës e dinë se qyteti i tyre nuk qeveriset. Prej 1 viti.

Lulzim Basha rri mbyllur në zyrë, ditët kur nuk është jashtë vendit. E aq rrallë sa del, i këput ndonjë të qeshur.

Pas tij është Mon Kukaleshi. I famshmi Kunat. Personazhi tipik që zhvat dhe qindarkat nga letra e boja e printerit, posterat, aktivitetet e deri te lejet, licencat, taksitë, plehrat e gjithçka kalon në Bashkinë e Tiranës.

E pas kunatit të shokut Lul, është Kapterri. Personazhi gati komik që brenda bashkisë godet gratë pasi pushohen nga puna, e jashtë bashkisë sekuestron kanoçe dhe karrocat e romëve që po i prishin shefave biznesin e riciklimit të plehrave.

Luli, Moni dhe Kapterri. Këta janë njerëzit që sot mbajnë pushtetin në emër të qytetarëve të Tiranës. Për të tjerat mendon Sali Berisha. Është ai që jep direktiva publike për Lulin e Bashkisë. Është ai që jep shpjegim përpara se të flasë Luli. Madje është vetë Sali Berisha që jep edhe Çelësin e Tiranës. Luli hesht e qesh. Sali Berisha mban çelësin e çdo dere prej nga ka kaluar e kalon e ardhmja e Lulit, ndaj s’ka pse Luli mos ti lërë dhe çelësin e qytetit.

Bashkia e Tiranës ka humbur pas shurdhërisë dhe paaftësisë së atyre që u ngjitën në karrige me vota nga një kuti në tjetrën, për të kaluar sot paratë, nga një xhep në tjetrin.

Të kujtosh e përmbledhësh premtimet e Lulit 1 vit më parë, e për më tepër ti krahasosh me çfarë është bërë deri më sot, pas fiks 1 viti, të vjen të vësh duart në kokë për derexhenë ku kanë rënë Tirana dhe qytetarët e saj.

Të cilët sot kanë vetëm një alternativë. Të shpresojnë se jeta do ju vejë mirë, pa pasur nevojë të përplasen qoftë dhe një herë të vetme në Bashkinë e Lulit, Monit dhe Kapterrit.

Premtoi mijëra vende pune për të rinjtë e Tiranës. Një herë 30.000, një herë tjetër 50.000. Pastaj 100.000, pastaj 200.000. Sa më afër dita zgjedhjeve, aq më shumë vende pune premtonte Luli. Të gjitha gënjeshtra.

Jo vetëm që nuk hapi asnjë vend pune, por filloi spastrimet në institucionin ku hyri me dhunë. Shkarkoi nga puna e nxori në rrugë burra e gra, të rinj e të reja, specialist që kishin dhe mbi 20 vjet në punë në Bashkinë e Tiranës. Pa kursyer as dhunën verbale e fizike ndaj grave.

Të babëzitur në verbëri. Luli, Moni dhe Kapterri. Edhe varrmihësit në Varrezat e Sharrës e Shishtufinës u shkarkuan. Edhe punonjësit që mirëmbanin varrezat. Edhe punonjësit e gjelbërimit që merreshin me ujitjen dhe krasitjen e lulishteve të Tiranës. Edhe elektricistët e thjeshtë. Edhe mirëmbajtësit e rrugëve. Edhe punëtorët e krahut.

Të gjithë u shkarkuan e po të gjithë u zëvendësuan me atë racën e militantit dallkauk që i priste kokën dashit në hyrje të bashkisë.

Premtoi se do ulte taksat 2 deri në 5 herë. Gënjeshtër. I rriti taksat, madje i dyfishoi. Duke i përmbledhur në numër, e duke i shumëfishuar në vlerë. Sot sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe biznesmenët, paguajnë taksa e tarifa lokale thuajse dyfishin e atyre që paguanin vetëm një vit më parë. Pa futur këtu tarifën e Kunatit dhe gjobën e Kapterrit, se ato janë hesap tjetër.

Premtoi mjedis të pastër e të gjelbër. Se do të gjallëronte parqet dhe dyfishonte hapësirat e gjelbra. Gënjeshtër. Jo vetëm që nuk ka mbjellë një lule, por ka shkulur deri tani mijëra pemë shumë vjeçare në parkun e Tiranës, pa dhënë asnjë përgjigje për kërkesat insistuese të shoqërisë civile dhe ambientalistëve.

Lulzim Basha, që të parin kishte qytetarin, madje ditët e para na shfaqej dhe duke takuar qytetarët. Shurdh deri në dhimbje i strukur deri sa doli Saliu dhe dha përgjigje për llogari të Lulit.

Sot pemët vazhdojnë shkulen në një rrugë klienteliste që po ndërtohet pa leje e pa projekt.

Premtoi se do jepte hipotekat e shtëpive. Madje doli dhe me një mal dosjesh në tavolinë. Asnjë nuk ka përfunduar deri tani.

Premtoi se do eliminonte mësimin e nxënësve me dy turne. Gënjeshtër. Se do zvogëlonte numrin e tyre në më pak se 30 për çdo klasë. Gënjeshtër. Internet jo vetëm në çdo shkollë por edhe në hapësirat publike të qytetit. Gënjeshtër. Kartë Studentore me lehtësira fiskale. Gënjeshtër. Ndërtimin e një biblioteke të madhe universitare. Gënjeshtër. 500 bursa vjetore për studentët dhe nxënësit në nevojë. Gënjeshtër. Transport falas për të moshuarit, fëmijët, nxënësit, studentët dhe shtresat në nevojë. Gënjeshtër.

Premtoi ndërtimin e qendrave rekreative dhe sportive publike në çdo njësi. Gënjeshtër. Shkolla dhe kurse verore falas për fëmijët e nënave që janë në punë. Gënjeshtër. Do rriste numrin e qendrave sociale. Gënjeshtër. Madje ka mbyllur disa prej atyre që ishin. Do ndërtonte terrene sportive, madje do të shtonte ndjeshëm numrin e tyre. Gënjeshtër dhe vetëm gënjeshtër.

Dhe në fund, Lulzim Basha premtoi linjën telefonike antikorrupsion në Bashkinë e Tiranës. Dhe pse një linjë e tilla ka ekzistuar që në kohën kur Luli vidhte rrugën e Kombit, sot rezulton që as ajo nuk funksionin. E në funksionon, me siguri përgjigjet Moni ose Kapterri, përderisa korrupsioni në Bashkinë e Tiranës nuk po kursen as kanoçet në koshat e plehrave.

Skandalet e Lulzim Bashës nuk kanë të sosur. Mos mendoni se e ndjekin fatkeqësitë njeriun që si Ministër Transportesh vodhi mbi 250 milion euro dhe i shpëtoi drejtësisë me procedurë, si Ministër i Jashtëm nënshkroi marrëveshjen e tradhtare të kufijve që falte qindra mijëra kilometra det. Nuk ka fatin e keq njeriu që si Ministër i Brendshëm, bashkë me Sali Berishën, la të vrarë në bulevard 4 protestues të pafajshëm.

Atij që ngjyen dorën, skandalet i ngjisin. Kështu ndodh dhe sot. Për taksitë në Tiranë, të Monit thonë, Kunatit të shokut Lul, që po monopolizojnë gjithë tregun duke nxjerrë të papunë qindra taksistë të ndershëm. Për karrotrecat e Kapterrit që të ngrenë makinën vetëm për të të zhvatur lekët. Për rrugën e klientit. Për godinën e konviktit. Për sheshin Skenderbej që nga projekt modern e madhështor e ktheu në një bahçe malore duke hedhur dëm mbi 4 milion euro. Për parkimin e nëntokësor. Për sistemin GIS që po e blen për herë të dytë, mbi 100 fish më shtrenjtë, sepse jo vetëm nuk dinë c’kanë gjetur gati nëpër zyra, por edhe ato që i kanë gjetur, nuk dinë t’i përdorin.

Koston e paguajnë qytetarët e Tiranës. Koston e heshtjes. Koston e buzëqeshjes së Lulit. Koston e Monit, shokut Kunat dhe koston e Kapterrit që kapardiset natën për të sekuestruar kanoçe.

Kjo është Tirana 1 vit më pas. Me bashkinë e Lulit, Monit dhe Kapterrit. Që fituan me vota të vjedhura, e tani nuk qeverisin Tiranën dhe hallet e saj, por interesat e tyre private.

55 e se majtes,Tema.

...Një herë 30.000, një herë tjetër 50.000. Pastaj 100.000, pastaj 200.000....

Aha Mero mos ja fut kot.50,100 dhe 200 mijeshen i premtoi Rama.Basha premtoi 30 mijeshen.

E gjeta tek Tema dhe ishte shkrim i Sajmir Tahirit .Kur Shkrimi ka autor je i detyruar ta cilësosh .Gazeta është thjesht mjeti i transportit në këtë rast.

Pashe ate seancen, transmetuar ne tv, para disa ditesh ne keshillin e bashkise, ku po perpiqej te sqaronte se nuk kishin gisht ne zgejrimin e rruges se elbasanit qe po kryhet pa leje mjedisore, por gjithsesi insistonte qe rruga mund ta marri lejen edhe pas kryerjes se aktit, si bicim pilule emergjence.

Nje dite tjeter me ra rasti live te shihja rruges disa nga keta cubat e Bashes qe po rrihnin paq me sa tu hante dora nje nga keta endacaket qe mbledhin kanoce per te mbajtur frymen gjalle, se medemek i perkasin kunatit te Bashes, jane te xanme..

Nje mut te madh ka bere, nje vit te tere.

Ndoshta eshte ende shpejt per te gjykuar punen e Bashes ne krye te Bashkise se Tiranes.

Gjithsesi, personalisht do te doja qe Basha te kishte bere me shume per permiresimin e detajeve te vogla te se perditshmes se qytetareve qe ndoshta nuk kane nevoje aq shume per buxhet se sa per vullnet te mire.

Une jam i cuditur qe ende nuk eshte bere asgje per permiresimin e kushteve te rruges se Dibres ku nder te tjera Basha ka marre mjaft vota. Nuk ka asnje justifikim per gjendjen aktuale te trotuareve.

Gjithashtu prisja qe te fillonte te vihej ne jete deshira dhe vullneti per te kanalizuar kabllot elektrike dhe te telekomunikacionit qe gervishin diteperdite shikimin e qytetareve.

Do te doja gjithashtu qe t'i ishte kushtuar me teper vemendje sinjalistikes horizontale (vijezimeve) dhe asaj vertikale (semaforeve dhe tabelave).

 

Nejse ta them troc, si bashistoberishist qe jam , ajo therja e atij dashit te gjore ne mes te trotuarit me ka lene shije te keqe, une per vete as nje mize nuk vras dot me vjen keq.

Atehere ne baze te asaj qe tha casaubon me larte une them se jam shume i kenqur me punen e Lul Bashes ne vitin e pare. Une kam pritur qe ai te vret çdo kundershtare qe i del para me plumbat e pashkrepur te 21 janarit. Edhe dashin qe e theren une prisja qe ta vrase me plumb snajperi ne Lul(e) tballit. Pasi keto nuk ndodhen atehere une jam teper i lumtur.

Ore njerez, ju qe jetoni aty gjith kohen keni pare ndryshime. Per mir per keq, rigjenerim, degjenerim? Ndonje ndryshim cfaredo ne jeten tuaj? Mbi te gjitha sherbimet e bashkise dhe perkushtimi ndaj qytetarit si jan krahasuar me me pare? A punohet, a ka levizje nga bashkia?

sa inat si t'vje : u be nje vit, dhe kete mazallah se po e ze ai 'urimi' im

ptuuuh, ordure !

Ca prisnin robt nga Basha? Te ulte taksat. I shtoi. Tani gjelberimin e ke cdo fund muaji tek fatura e dritave. Cmimi i ujit u trefishua. Bizneset e vogla vetem ankohen.

Ca prisnin tjeter? Hipotekat. Prape nje moot u be. Moren vetem disa ne ate fillim, dhe vetem leje perdorimi, jo titull prone.

Ca prisnin tjeter? Te vazhdonin ndertimet pa leje te njerezve te PDs, te cileve ua kishte ndaluar bashkia PS, sepse s'kishin leje. Cope 2 pallate tek lagja ime, kane arritur tek faza e lyerjes tani. Nuk kane as trotuar rreth e rrotull, sepse s'ka vend. Jane ngritur si kulle ne mes te vilave private dhe u kane zene diellin, dhe ngaqe s'kane as trotuar s'vene dot as peme.

Cfare priste tjeter? Qe te bente nje moot qe te hanin te gjithe. Kete e ka qare.

Çfar kujtoni ju, se Basha për një vit do të mbyllë budallëqet 12 vjeçare të Ramës?, mereni me nga dalë o peshq, mos u lodhni. Nuk e di atë të zgjuarin filozofin Blendi Salaj, që servir këtë pyetsorin për Bashën, pse nuk e morën si psikollog te Big Brother, por e zbuan? 

Premtoi t'i bente per 100 dite, jo per nje vit. Dhe akoma s'i ka bere.

Taksat premtoi t'i ulte per 100 dite, i ngriti.

Hipotekat premtoi t'i jepte per 100 dite, s'i dha.

Ndertimet pa leje i ka bere per 100 dite.

Ju lutem kush ka mundesi te shikoje qytetin studenti. Lulishtja me e bukur ka tani nje ndertese ne ndertim e siper, do te sjell nje foto sot. Eshte te pakten 300 metra katror lulishte e bere beton nga maloket.

 

 Mbajtëm premtimet, vitin e parë u punësuan 6 000 qytetarë – në proces hipotekimi i banesave

 

 

1 vit kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha bën analizën 

UPDATE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka analizuar sot punën 1 vjeçare në krye të institucionit që ai drejton. Ai ka analizuar një sërë arritjesh duke nisur nga ulja e taksave vendore, nxitja e punësimit në sektorin privat, hipotekimi i banesave, plani urbanistik dhe infrastruktura. Sipas tij, gjatë këtij viti u hapën në total 5724 biznese në Tiranë dhe u punësuan 6 091 persona.

“Gjatë këtij viti sektori privat ka punësuar 6 mijë e 91 qytetarë dhe kjo vërtetohet për shkak të pagesës së sigurimeve shoqërore ndërsa 31 mijë 912 persona janë punësuar në Tiranë. Ka nisur të funksionojë qëndra e karrierës, e cila po ofron stazhe dhe punësim. Një marrëveshje mes bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur punësimin e 400 personave deri në fund të verës” – deklaroi kryebashkiaku Basha, i cili theksoi se ka përmbushur një nga premtimet për dhënien e hipotekave duke dhënë leje për përdorim 5781 apartamenteve dhe duke bërë që nga kjo të përfitojnë shumë qytetarë të Tiranës. 

“Në raport me premtimet brenda një viti ka të bëjë me hipotekimet ku bashkia ka realizuar atë që ka pasur brenda tagrit të vet, por edhe kur nuk kem patur tagër kemi marrë masa. Ne nuk do të lejojmë, që qytetarët të mbeten peng i forcave të tjera. Ne e kemi marrë këtë përgjegjësi dhe çdo banor do ketë në dorë tapinë e hipotekimit”- deklaroi Basha.

Duke u ndalur tek Plani urbanistik i Tiranës ai tha se: “Pas 10 muajsh punë intensive Tirana ka planin e saj. Në hartimin e tij u përfshinë ekspertë, socilogë, studiues dhe studentë etj. Plani po bëhet gati për t’ju paraqitur qytetarëve dhe grupeve të interesit. Të gjitha vendimet do të merren në transparencë të plotë. Plani do t’i japë fund spekulimit dhe spekulantëve me lejet e ndërtimit”- deklaroi Basha, duke iu dhënë përgjigje sulmeve në adresë të tij.

Jo, po do ta marr nga ZËRI I POPULLIT....organ i PKSH+PPSH+PSSH. apo nga psikollogu i Big Brother,

Sa shumë ndryshoka salla e Këshillit Bashkiak nga salla e Kuvendit të shqiperisë. Dy botë të ndryshme dy visione politike të kundërta.

 Fjala e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 

Punësimi

31 912 persona janë të punësuar në Tiranë

25 821 është shifra totale e të çregjistruarve

6091 persona janë punësuar në sektorin privat

1500 të diplomuar do të punësohen vitin e ardhshëm

400 persona do të punësohen deri në fund të verës

Bizneset  

5724 biznese janë shtuar për një vit

670 janë çregjistruar në këtë periudhë

1202 biznese më shumë janë regjistruar

991 biznese të mesme janë shtuar

58 biznese të mesme janë çregjistruar

4524 biznese të vogla janë shtuar

586 biznese të vogla janë çregjistruar

209 biznese VIP janë regjistruar

26 biznese VIP janë çregjistruar

 

 

Hipotekimi

5781 apartamente janë dërguar në ZRP

24 mijë qytetarë përfitojnë nga hipotekimi

97 objekte të tjera janë në proces

32 ose 1820 janë drejt përfundimit

65 objekte janë shkelje teknike të lejes

95 subjekte janë në “listën e zezë”

 

Ankesat e qytetarëve gjatë 1 viti

66 594 qytetarë/subjekte i janë drejtuar Bashkisë për të marrë informacione, kryer aplikime etj.

22 682 qytetarë/subjekte kanë bërë aplikime me shkrim nga muaji gusht 2011-korrik 2012

22 198 qytetarë/subjekte kanë marrë përgjigje për aplikimet me shkrim (gusht 2011-korrik 2012)

814 qytetarë janë takuar vetëm me kryetarin e Bashkisë, 46 takime janë kryer me qytetarët çdo të premte

 

Premtimet e mbajtura për një vit

Ulja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore

Hapja e sportelit për lejet dhe licencat

Rritja e numrit të të punësuarve

Heqja e taksave për ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punonjës

Dhënia e lejeve për hipotekimin e apartamenteve

Përfundimi i Planit të ri Urbanistik

Hartimi i projektit për Tramin

Projekti për Unazën e Madhe

Qendra për menaxhimin e trafikut

Zgjerimi i rrugës së Elbasanit

Rehabilitimi i Parkut të Liqenit

Parkimi nëntokësor në sheshin “Italia”

Hapja e sheshit “Skënderbej”

Rikonstruksioni i 180 rrugëve

Mbjellja e 3850 pemë në kryeqytet

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit

Marrja në administrim e Ujësjellësit

Karta Bashkiake e Studentit

Shtimi dhe rehabilitimi i qendrave sociale

Ndarja e kredive të strehimit për 409 familje

Nisja e punës për ndërtimin e xhamisë së re

Nisma për ndërtimin e varrezave murale

 

Kontrollet e Agjencisë së Konsumatorit

Akt-konstatime dhe kontrolle të kryera gjatë kësaj kohe kanë qenë 5 976, nga të cilat:

Akt-konstatime nga grupet e kontrollit të territorit    4420

Më specifikisht:

Dëmtime të hapësirave publike, veçanërisht në infrastrukturë           144

Ndotje të territorit dhe hapësirave publike     113

Zënie dhe bllokime të hapësirave publike       2978

Vendosje objektesh të paligjshme       1185

Kontrolle nga 4 grupet e kontrollit në 10 linjat e transportit urban    1556

Masa administrative të marra në total             1648

në vlerën 12 408.5 mijë lekë, nga të cilat:

Ndërhyrje të paligjshme në territorin urban    1079

ata 30 mije te punesuarit jane zevendesime, jo vende te reja pune. Hiq dike qe te vesh dike, s'quhet punesim, sepse per cdo te punesuar krijon nje te papune

as gjysma e shifrave qe nxirrte bashkia PS ne mandatin e saj te pare, pasi mori kasaphanen qe kishte lene brojka i pds

interesante . Shumica e opiniondhenesve jane nga jashte shqiperise, madje dhe ndonej flamurkuq nuk eshte çudi te mos jete banor i tirones.

Ti Mati psh ke qene shpesh ne tirane kohet e fundit mor bir, apo mos je nga keta pa letra ne angli smiley

Nejse mo, me e mira qe prisja nga Basha, eshte mos ta bente zi e me zi. Por per ta bere zi e me zi, duhet i cike me shume kohe se nji vit, kshu qe te shofim.

Gjerat qe kam ndjere une kane qene :

rregullimi njefaresoj i sheshit. shume i shemtuar, mund te kete dale por eshte lehtesim i madh per ne qe jetojme e qarkullojme aty rrotull. Na qe nxire jeta.

Pastroi trotuaret nga shitesit ambulante, dhe per pune muajsh jane zene prape, gati sic kane qene. Ne tirane mbreteron tregetia e rruges.

Tjeterkund ne infrastrukture se kam ndier doren e bashkise se re. Pak a shume gjerat sic kane qene.  Por sic e tha Blendi, punime brenda lagjeve skam pare kerkund.

E dhjeu muhabetin me masakren ne personelin e cerdheve.

Pastroi bashkine nga foleja e grenxave te Rames qe rrunin rroga, pare, dhe ishin majmur aty brenda sa kishin zene dhjame. Por nga ana tjeter filloi emerimet klanore te vetat.

Taksat nuk i di, se nuk kam biznes, por di qe ne krye te taksave te bashkise eshte dikush i emeruar sipas skemes klanore, me fije te forta ne aferen e rruges Durres-Kukes ku Basha duhej te ishte zhytur e mos kishte dale me.

Per ta permbledh,  Basha e ka gjet arken e bashkise bosh, rrezik dhe me plot borxhe per te shlyer. Leke qeveria ska fare, kshu qe nuk di sa mundet me i dhane Bashes. Bashkite demokrate madje jane ne halle te medha financiare. Bizensi eshte ne dite te keqija, sado taksa te mundohesh ti vjelesh. Keshtu qe edhe sikur te doje Lulka, i ka duret e lidhme njefaresoj. Kshu qe normal syte do hudhen andej nga burime te tjera smiley

Ama, i duhet heq kapelja per dicka, qe sna kane ça shume b..then, neper lajme a gazeta. Hiq ndonje shfaqje patetike nga ajo çupa, Jorida a si e ka emrin, kshu na kane lone rehat.

Ah, mos harroj, dhe skeci i portokallise me Gjinin na ka lli tu qesh : Lulezo Luleza ime smiley

 

 

 

 

 

Edhe nje ndryshim tjeter,nese me pare çelsin e Bashkise se Tr ua dhuronte Rama personaliteteve te ndryshem,tani ua jep Berisha.smiley 

aa ? se dija kte.

Po sidoqofte, e ka hallall Sala ta japi celsin smiley

Persa i perket taksave, ka fillu perseri modeli Rama, qe aq shume u anatemu me parre... nga vete Basha & co.... nuk te japin asnji dokument nese nuk ke pagu me pare taxat...... dhe metoda e re, qe bashke me pagesen e ujit, ka fut edhe pagesen e taxes se nderteses, kjo po qe eshte risi......

....dhe sa per ate qe e ka gjet arken e bashkise bosh, ket korigjoje....te pakten per dy vjetet e fundit, bashkia nuk e pat miratu buxhetin e vet dhe keto pare te paharxhume jane aty gjendje.....(vetem mos o zot, ja ka fal qeverrise ky Lulja)

ME duket se duhet ta korrigjosh ti konceptin e ARKES smiley

E si qenka merite qe s'na ka care koken neper gazeta?

Do te thote qe s'ka qene fare ne pune, qe s'ka bere asgje per cfare te dale ne gazeta.

Problemi me i madh me ate eshte qe lejoi, psh ne lagjen time, ndertimin e pallateve jashte standardeve dhe te nisur komplet pa leje, ne kohe fushate, pallate qe i kane disa tipa qe jane ne cdo miting te sales.

njehere suksesi me i madh eshte qe ne bashkine Tirane eshte kthyer normaliteti. Nuk ka me militante te Rames qe merrnin rrogen nga taksat e te gjitheve dhe dilnin te rriheshin me policine e shtetit, te sulmonin kryeministrine, te benin pune edukuese per partine etj.

Ne nje vit hidhen bazat e asaj qe do behet ne gjithe mandatin dhe sot kemi: plan urbanistik te Tiranes, projekti per tramin, projekti per unazen e madhe, zgjatja e bulevardit etj.

Eshte vendosur moratoriumi per ndertimet. Ska me beton si ne kohe te Rames, por vetem mbi baze te planit kur te hyje ne fuqi. Jane ulur taksat dhe eshte rritur punesimi e bizneset.

Jane bere hipotekimet ashtu sic u premtua ne fushate.

Sheshi Skenderbej eshte hapur dhe te kenaq syrin kur e sheh.

Mafia e ndertimit po jep shpyrt ne te thate.

Jane rikonstruktuar dhjetera e dhjetera rruge dhe duke ditur gjendjen ne te cilen e la Rama, jane jashtezakonisht shume.

Sporteli per licenca e leje e keshtu me rradhe.

Tirana eshte ne rruge te mbare, e kjo vlen si per demokratet e socialistet. Do behet shembull i qeverisjes perendimore ne nivel lokal.

 

Eshte vendosur moratoriumi per ndertimet. Ska me beton si ne kohe te Rames, por vetem mbi baze te planit kur te hyje ne fuqi. Jane ulur taksat dhe eshte rritur punesimi e bizneset.

Ja ku i ke koordinatat e google maps. Ne foton e google maps eshte gropa me themelet e hapura pa leje ne kohen e rames te nje pallati qe s'ploteson asnje kriter ndertimi. S'ka hapesiren e nevojshme rreth e rrotull per trotuare, s'ka as leje dhe eshte ndertuar shume kate me shume se c'lejohet ne nje faqe kodre me dhe te hedhur. Rama e bllokoi dhe iu dha urdher ta mbylle gropen. Ai e shtyu si e shtyu per tre vjet, derisa erdhi basha, dhe pallati ka kercyer perpjete, pol lyhet tani, dhe nja 40 metra me andej eshte ndertuar nje tjeter me po te njejtat kushte. Kjo vetem ne lagjen time dhe ja ku po te jap koordinatat qe te shkosh ta vertetosh vete. Tani me cfare i verteton ti nga arusha e mesme e Amerikes ato qe me thua? koordinatat41.318818,19.835413

Jane rikonstruktuar dhjetera e dhjetera rruge dhe duke ditur gjendjen ne te cilen e la Rama, jane jashtezakonisht shume.

emra rrugesh te lutem

mos do gjo edhe numrin e telefonit...smiley

jaaa mer

po kerkoj me ble shpi e thashe, meqe qeka bo bahçe me lule , vende vende, ta di ku jane kto vende smiley

Nji midis Tefta Tashkos dhe Hoxha Tasinit.  Mbushje e nje shkarje dheu te shkaktuar nga ndertimi i nje shokut te Lulit. 4 metra katror asfalt dhe 2-3 m3 inerte. Ke 17 mije euro me tha ai qe e boni? smiley Noi pytje tjeter? 

me fal qe te pyes e, se ti e di qe ka respekt te palekundur per tironset wannabe por a jeton me verte ne Tirane ti apo jo?

Ja psh. vetem para 2- 3 ditesh eshte inaguruar rruga krah shinave te trenit ne Laprake.

Po deshe me shume me trego.

Eeh Vile,

Kavir di ti shtroj m'du keta kamunistet.

ah...she she , prape ne laprake e ? smiley

Kur veja ne kembe ca rrugicave anej ka rruga qe te nxjerr nga donbosko ke spitali ushtarak, kam pa lagje te tera me shpija private te asfaltume (po pa pike trotuari ama, se toke e xanum helbete) sa jam cudit. Pata mendu : Ja ca dmth, fuqi e madhe votuese demokrate smiley !

Po nje emer na nxorre bre, ti sikur the qe jane me dhjetra. Nuk te paragjykova, thjesht seriozisht te kerkova te na i tregosh kush ishin kto dhjetra rruge.

p.s. ne tirane jetoj qe nga '95 dhe me shume se 4 jave skam nejt jashte tirone qy athere. Respekt skam per kerkend lately smiley

po beja shaka per punen e tironcllekut po e kam llafin qe po punohet dhe po punohet mire sidomos ne zonat e lena pas dore nga Rama si ne Laprake. Basha eshte njeri qe e njeh punen e shtetit, ka aftesi drejtuese e administruese jo si Rama qe e kujtonte qytetin si lecke ku shkarravit ju thencin ca piktura.

Vile, vuna re qe nuk ja njifke rendesine e bojatisjeve te Rames (mu per vete nuk me kane terheq asihere me thone te drejten). Une e kom te sigurte qe 2 nga funksionaret e larte te PD-se mburren me ca piktura t'hershme te Rames qe i majne var te koka krevatit. smiley 

Une e kom te sigurte qe 2 nga funksionaret e larte te PD-se mburren me ca piktura t'hershme te Rames qe i majne var te koka krevatit.

smiley

"Po ay asht dadaist mor zotri, asht dadaist, jo, ket se them un, se un nuk merrem fare me ate, ay ka punen e vet, ene un nuk merrem me llafe kot si ay neper tuitra, po duhet me e thon t´verteten, qy ay asht dadaist, asht dada, jo po kshu asht, m´vjen keq, po asht dadaist."

smiley

ok e shof

qe ne laprake po u boka nami smiley

everywhere neper Tirane rrushe. Zgjerimi i rruges se Elbasonit ca asht, per te permendur nje projekt madhor? Te gezohet miku e te pellcase armiku po Tirona do bohet zoje. Kryeqender jo vetem e Shqiperise por edhe trojeve te tjera shqiptare.

Meqe eshte edhe vakt plazhi, pse nuk ben ndonje fotografi ky psikologu i bigbradherit per Vloren psh.? Eshte lemeri se si jane lene rruget, e ku ne qytetin lider po themi ne turizem!

Birinxhi!
Ti shiko punen tende (dhe tonen) e mos e caj shume cfare thojne keto komunistat.

Kuptoj. Kontaktet paskan mare pushimet. Shendosh ne shtator kur te ravijezohet aksioni i ri politik.

Hej....oooooooooooooooo....atij idiotit tek "Zone e lire" a ja dha tapine e shtepise?..se ate hall kam une,me ka mbet mendja!!

Rastesisht kam udhetuar disa her  ne te njejtin avion kur ishte luli minister, kthente kOken pas nga klasi ekonomik gjithmon i buzeqeshnin ëmbëlsisht dy bukuroshe ...

tani qe nuk esht me minister nuk e di cbenet me ato bukuroshet

shpresoj te mrerret ne konsiderat komenti im , pamvarsisht e fatkeqesisht nuk jam tirons i lindur por i natyralizuar

Këta të kuqtë dallohen si parja e kuqe. 

Ja të marrim pak se çfarë kanë thënë për Bashën:

1. Basha shtronte Rrugën e Kombit, këta e shanin. Protestonin 'poshtë Rruga, poshtë Kombi" (se kto nuk janë për kombin, kto janë internacionalista...prandaj nuk e duan edhe globalizmin, dhe janë kundër Evrops).

2. Kur Basha spastronte rrugët nga halabakët, kriminelët dhe anarkomunistët këta e shanin "je vrasës, je kriminel".

4. Tani që Basha nuk shtron më shumë rrugë e shajnë pse nuk shtron rrugë.

5. Tani që i ka lënë të lirë të gjithë të zënë trotuaret i thonë "pse nuk i spastron rrugët" (dmth pse nuk vret më njerëz).

6. Edhe një rrugicë që shtroi prapë ia gjetën yçklën "pse e ke bërë ngjitur me hekurudhën?". Po tani hekurudha nuk është kompetencë e bashkisë. Ç'faj ka bashkia që është aty hekurudha?

Juve nuk ju prish punë ajo gropë e zezë në mes të rrugës, juve keni një gropë të madhe të zezë në zemër që e keni të mbushur plot me urrejtje të kuqe kundër bollëkut dhe begatisë së Shqipërisë Blu.

p.s Ju të PPU (Partia e Punës e Uniformizuar), kujtoni ju se nuk e kuptojmë ne pse edhe ngjyra e emrave të anëtarëve është e kuqe? Pse nuk e bëni me zgjedhje, kush ta dojë të kuqe dhe kush e do blu?  Pse doni të na bëni komunista me zor si në kohën Tuaj?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).