Dukeqenese bota financiare po kalon çaste te veshtira, e po heqin nga puna njerzit lart e poshte, duhet filluar pergatitja per nje "profesion" te ri. smiley

Pak me seriozisht tani, kompania ku jam po ben nje olimpiade embelsirash per bamiresi me rastin e lojrave olimpike. Kriteri i vetem eshte: te gatuash nje kek/embelsire qe ka origjinen ne vendin tuaj te lindjes. Si per dreq, s'ka asnje shqipe tjeter ketej rrotull e keshtu ne ndihme te diversitetit me detyruan te mar pjese.

Problemi qendron tek fakti qe s'po gjej dot nje embelsire me "origjine" shqiptare.

HELP!

(p.s. ballokumet s'di t'i bej, kam tentuar me dhjetra here por me kot...me duket sikur duhet te jesh elbasanlli per t'i perfeksionuar).

76 Komente

ne jemi bere aq lemsh, sa dhe trileçja( ne nje faqe e ndesha treleqjasmiley ) na duket shqiptare.

Une ballokumet i qelloj,por s'ti dergoj dot.smiley

Tradicionale Shqiptare,mendoj se vetem Buka me Sheqer eshte,te tjerat jane te ardhura te gjitha nga Osmanllija.

Aqua, hidhi nje sy kesaj faqes.  Ka shume embelsira te huaja por me cik germim mbase gjen ndonje shqiptare smiley.

PS: o enka!

Thanks Monda.

Po tentoj kompekaj (qe kurre se kam provuar jo me gatuar).

p.s. Shume e bukur ajo faqja...really useful!

aha per embelsira s`ja thom se si kam qef o Mondsmiley

''sheqerparesmiley..., a nanje top me hallve ,a..smiley

Me origjine turke jane te dyja... smiley

Ketu na kap gafil. Them se kompekaj, po dite me e be dhe po pate nerva me e be, eshte hibrid shqiptar nga keto gjerat me sherbet. Qumeshtur kane edhe greket po e bejne me peta dhe sherbet. Tani varet edhe nese ke ne pune nga keto vendet rrotull nesh qe bejne te njejtat embelsira. Po nuk pate, atehere perfaqesoju me ato qe ne i bejne tradicionalisht.

Gjyshja ime e bente pa peta, dhe e vetmja kohe per te bere nje Qumeshtor te vertete ishte mbasi linde Lopa. qumshi qe i vjene lopes ne kete kohe  gjyshja ime e quante Kulloshter dhe ishte me i trashe se  zakonisht. Ky ishte qumshti perfekt per te bere qumeshtor.. MMMMMMMMMMMMM po me leshon goja leng ... 

Dmth s'pat faj Bradi qe tha e jona fiks eshte buka me sheqer? smiley

 

Kemi ne edhe sultiash edhe kabuni qe nuk e kam provu me asnje vend qe kam shetit, se nuk e njohin si omelsine. PO duhet ta dish se e kas bo ija/nona/neneja, se keshtu me liber, nuk ta garantoj se do dali i mire.

Sultiash eshte rice pudding.  

Kabunia mua me thene te drejten s'me ngjit.  

as rice puding, as tapioca nuk i afrohen sultiashit me kanelle! smiley 

Po me kabunine cke? stafive, kanell e cecel.

Une dhe stafidhet irreconcilable differences. Asnje lloj terapie s'ka bere efekt. Pas shume perpjekjesh ia thashe troc: rrush dhe pike. 

Une personalisht nuk kam pelqy asnje nga keto. Them se kompekaj eshte si ne midis. Puna eshte me rekomandu dicka qe mund te quhet unike. Une per vete psh, nuk do boja hic omelsine, do boja tave kosi elbasani me mish qingji kuptohet. Nuk ka njeri te me thote qe nuk eshte komplet shqiptare. Edhe pse konkursi eshte per omelsina.

"Edhe pse konkursi eshte per omelsina" taven ti smiley

Apo teper e kane dhe aq ai vend i "fish & chips" smiley.  

Po fish and chips para taves tone te kosit..Ti e di qe krypa duhet mas omelsinave smiley

kane ec para, chipsave kane fillu ti hudhin uthull molle ciper. smiley 

'Bame, ti po cof per i cik kshu m'duket me shpall peshkerisht arritjet e tua kulinare smiley

Ndonese sic e kena diskutu m'pare, grillen nuk ja lej n'dore kujt, me shume du te menoj per veten si kritik ushqimi sesa si shef! smiley 

I hedhin uthul "malt-i", qe s'eshte pe molle po pe gruri/elbi.

po ate kunjen "elbasoni" pse e fut ne mes? smiley 

Pa kunj fare per zotin. Une jom tironse, ija thoshte si e bojn elbasonsit, nuk e bo dot njeri.

po mir ija, po dhe ti e pabredhur? smiley 

More po e kam seriozisht kete pune une. Tani jam pak e pabredhur dhe me perce, kete e pranoj. smiley

I kam provu keto gatimet e Lindjes se Mesme dhe te Mesdheut. Te gjitha ato qe dija une me dilnin te kopjuara. E sidomos kur te keto vende zihen se kush e ka shpik i pari? Me taven e kosit, na vijne anash. Eshte autentike shqiptare. Plus qe me duhet te lodh koken duke ja shpjeguar sesi mishi i fresket duhet balancuar me dairy, gje qe ne e kemi bere me shekuj me pare "for digestion reasons" smiley Nuk rri si hu, i pelqen apo jo. Rich thone, but delicious. Dhe une i them : eshte less rich than BBQ. Kam edhe nje peme ulliri te vogel ne verande kur vijne per dreka. Nuk e hapin me gojen. Nuk eshte se bej tave kosi ore gjithmone, po kur me shesin mend, ajo eshte se cfare I represent.    

m'rregull, thjesht e kisha per brenda kufijve. Cilsi e taves se kosit e vulos lloji i qingjit, ne rradhe te pare. Ku e ku qingji fushes me ate te malit! smiley 

smiley

E drejte kjo...tava kosit plotesisht e jona. Ne fakt, pak kohe me pare kur kisha nje dinner party i prezantova me tave kosi dhe pergjithesisht kishte pozitive feedback. (Biles gatova dhe qull me arra smiley)dhe nje embelsire me mjalte (se s'do me shume se 20min per t'u pergatitur).

Ngase disa prej tyre jane "keen bakers" dhe shpesh sjellin embelsira ne zyre desha dhe une te shes mend nje çike!!!

 

Mafishe.

Si? C'eshte mafishja? Po s'e ke pare komedine "Pallati 176"?

smileysmiley

Embelsire Beratase  me mjalte (Shendetlie)

 

provo njehere ''tullumat'' ose ''zupa'' mbase jane  shqiptare..smiley

pastaj, nese nuk gjen dot, hidhu nga likote, edhe keto t'embelcirasmiley jane. liko shalqiri, e garantuar shqiptare..

obobo cme kujtove likone e arres!!!!! Ika, ika se e bona shtatanikun!

mos,  edhe une arren e kam ne top 3  tim  me te preferuar.smiley   1) liko shalqiri, 2 arre, 3 kumbulla me bajame brenda.smiley

mire, po ''trigonat'' pastaj? 

se  cbenin nje embelsire ne Vlore e quanim ''pufka''.  keto pufkat pastaj i sherbetosnin.. po nuk me kujtohen shume detaje..

Me qumesht pluhur? Ne i thoshim jufka (po qe se esthe e njejta embelsire) smiley

po po,  mire e kujtove, me qumesht pluhur..smiley  cberi pufka, cberi jufka..smiley  e njejta  embelsire eshte.. edhe shqiptare bile!smiley

Sikur thashe gje, aqua po te doje le te zgjedhe edhe ndonje asnjeanese e t'u thote englezeve jane "xhufka" smiley

Keto behen vetem me veze dhe me qumesht pluhur..behet nje mase pak me e lengshme se e kekut dhe hidhen me luge te vogel ne nje tave per te pjekur (zmadhohen me pas nga sherbeti). Sapo piqen, hidhen menjehre ne sherbet te nxehte. Easy. smiley

po keshtu behen,  marrin form te rrumbullaket sa  nje topi tenisi..smiley, ose pak me te vogel..  por qe eshte embelsire shqiptare, kjo eshte ceshtja..smiley  

edhe emri ''xhufka'' me pelqen, se i perafrohet formes  se rrumbullaket qe thashe me siper..smiley

ajo siduket nuk di te gatuaje. se po te gatuante nuk do ta kish problem tu bente embelsire ose biskota si ti tekej, qe pa asnje dyshim nuk gjenden ne asnje guzhine tjeter. 

guzhina eshte si piktura, mjafton bej se del autentike par defaut

une me asnje shtepi tjeter nuk kam ngrene si me gatuante nena, edhe kur behej fjale per te njejtat gjera. ngaqe kur gatuante bente lufte, qe zgjaste me ore te tera. normal qe kur behej gati ishte si krijim i zotit, qe per shtate dite thone se e ka bere token, kur mund ta bente tak fak, per vetem disa sekonda si magjistar qe eshte.

Edhe ato ralle here qe kam hyre ne kuzhine, kam falenderuar zotin qe s'u helmos njeri smiley Disa kane "lindur", te tjere lodhen e shqepen e s'e arrijne dot, por at least we try our best smiley

Gatimet e nenes jane me te shijshme sepse kane ate secret ingredient... smiley Keq me vjen qe s'i kam kushtuar rendesi atehere kur duhej por c'est la vie smiley

Ej,po futja moj nje embelsire qe te pelqen,se mos e dine anglezet cfare eshte shqiptare e cfare jo.S'po i dime ne.smiley

Po te qelloi ndonje turke ,mbro kulturen tendesmiley

Gliko me lekura shalqini, ose me Kumbulla.smiley Pasta Shu eshte autentike shqiptare .

 

Nje embelsire qe i thone saxhuke ne Korce, s'e kam pare te fqinjet a te tjeret. Nga Shqiperia e mesme i thone pelte. Sheqer i karamelizuar, niseshte e uje (1:7) dhe arra. Hidhet ne nje tave, lihet te ftohet e pritet ne copa. Sa per shijen, e vogel s'e vija ne goje, tani me pelqen. smiley

ne kemi pasur pasticieret me te njohur ne ballkan, me kane thene. as nje embelsire nuk del shqiptare, se fqinjet e kane pervetesuar.

psh nje rast flagrant eshte Glikoja = ne greqisht GLYKO. sigurisht qe mbahet si greke, vetem se per tu pergatitur duhet Gelqere (sidomos glikoja me fiq te eger, gje me te veçante nuk kam grene me ne jete) nga i vjen dhe emertimi them, qe do te thote e lidhur me gelqere

si i thone gelqeres ne greqisht ? ne qoftese nuk fillon me G, glikoja eshte autentike shqiptare. 

Hajde lidhje hajde. Meqe ra fjala, duhet uje gelqereje.

Hajde lidhje hajde

ej, merr parasysh se ketej nga europa eshte ora 11.22! he te keqen, mos i merr gjerat shume seriozisht, sidomos ne kete ore!smiley

...

po "lidhja" (apo "zgjidhja" e misterit) eshte fantastike! smiley

-------

 

GLUKOZË f. sh. biokim. Lëndë e ëmbël, e tretshme në ujë, që gjendet kryesisht në frutat e sidomos te rrushi dhe që është shumë e rëndësishme për organizmin; sheqeri i rrushit. Glukoza e rrushit (e fikut, e portokallit).=> mbase mbase glyko do te thote SHEQER!? smiley

 

ti mire e ke po fjala GLUKOZE eshte e shekullit te 19 (normal kur filloje te zhvillohej kimia). dhe glikoja patjeter se eshte me e vjeter se kaq. 

gjithashtu sheqeri gjendet vete ne fruta, bile dhe sot reçelet me te shtrenjta jane ato pa sheqer te shtuar. 

Une s'di Greqisht por me duket gliko ne Greqisht do me thene "i/e embel"

me duket se jemi afer zhbirimit te misterit! smiley

Glukus nga vjen fjala Glucose (sheqer) do te thoshte ne greqishte te vjeter I BUTE (Dulcis lat). 

per vete mendoj se fjala Glucose ose Glucide vjen nga fjala shqipe GJAK. 

do ta blej dhe une nje fjalor etimologjik, u pa puna! 

me kompjuter eshte gjeja me e kollajte sot. s'ka nevoje me çfletuar. me dhjetra jane diksioneret. 

po ne fakt GLIKO = GLUKOZE duket lidhje mese llogjike. intriga vjen vetem prej GELQERES, e domosdoshme per te pergatitur glikone. te pakten nena ime kerkonte gjithnje gelqere, per t'i forcuar (kalcifikuar) frutat qe te ruanin formen e tyre te paprishur, ndryshe na thosh nuk behet glikoja, del si reçel.

Kimono vjen nga ximona qe do thote dimer, tha. 

nuk ka njeri autenticitet ne embelsirat e rajonit. cfare kane qene nene Turqine paka shume te njejtat embelsira kane, diku me shume njera diku tjetra. po te pyesesh greket thone qe jane me prejardhje greke, pasi e identifikojne bizantin-> pararendesin e osmaneve , me veten e tyre.  turqit thone turke, bullgaret po ashtu, serbet e me rradhe, pak a shume si puna e asaj kenges vete 

persa kohe qe i ndajme me fqinjet tane, i perdorim ne gatimet tona,  i bie qe te kemi nje fare sensi pronesie. 

nese do me te vertet autencitet do te te duhet te gjesh ndonje embelsire te rralle e parkatikisht te dale nga menuja e zakonshme e shqiptareve. 

une nuk bej naze ne te ngrenet e embelsirave smiley 

Pikerisht per te tilla raste duhet qe njeriu te kete dashnore nje Enke smiley Ndryshe, turperon atdheun tek puna, apo s'kemi dhe 100 vjetorin e pavarsise smiley

simbas Viki-t;

Sugar was a luxury in Europe prior to the 18th century when it became more widely available. It then became popular and by the 19th century it was considered a necessity.

po te konsiderojme qe ne shekullin e 18 ne europe tulla ishte nevoje ndersa ne shqiperi ndertohej me gur ose me qerpic se tullen nuk e njifnin, dalim ne perfundimin qe ne shekullin e 19 sheqer ne shqiperi hante vetem bimbashi. nga kjo del qe per fat te keq as buken me sheqer e me uje nuk e kemi shpik ne, duhet te kete qene ndonje popull tjeter.

nga kjo del qe per fat te keq as buken me sheqer e me uje nuk e kemi shpik ne

ça thua?!! smiley

bimbashi smiley

Me kujtove nji shoqen time, qe ka nje shpjegim intresant, pse shqipot dhe ne pamje jane shpesh here fakire krahasu me perendimoret, sado qe kemi 20 vjet qe hame mire.

Eh ruzhe , thote, po ktyne t'huajve ju ka honger gjyshi.

Smjafton qe hame tani, duhet te kete honger baba, e te kete honger de gjyshi smiley

ndersa une sa here pres memedhetarë ketu ku jam, me thone : "keta francezet sikur ushqehen me buke me çaj" smiley

aman

sa merak i kam, sa qejf, sa elegante qe jane.

shume shume te lezetshem poplli ne france. trupa 'ne mish te vet' sic i thona ne smiley

te paskam nga veni* plakes une ty (ashtu thote ajo : "n'mish t'vet" ) smiley

*shqipnia mesme mo

ku hani mire ju tani, ta rren mendja. 

vellai qe ishte vjet, tre here rrjesht ne shqiperi (pothuaj nje muaj e gjysem), me tha qe çdo gje kishte shije industriale, siç kane ketu embelsirat qe blihen ne supermarket. qe te lejne nje shije te hidhet ne goje, megjithese jane te ngopura me sheqer. 

vetem se shqiptaret nuk e ndjenin fare, me tha. ju dukej persmari, siduket ngaqe u eshte mbushur mendja qe tani ne demokraci hane mire, ndersa ne kohen e xhaxhit hanin keq. 

un them shpike nje embelsire  smiley fantazia sot nuk ka fund smiley Shqiptare je dhe kshu, ose ose dergoji nje email ketij shokut tim Renatos smiley

gjuha can bllokaden smiley edhe ketu  

Unë do zgjidhja shëndetli, seç kam një përshtypje se Aqua e bën të mirë. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).