Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri janë futur armë gjahu dhe municione me vlerë 108 milionë lekë, dyfishi i armëve të gjahut të municioneve të futura në të njëjtën periudhë një vit më parë

Pasja e një arme gjahu në shtëpi duket se po kthehen në një trend të ri për shqiptarët. Për qëllime vetëmbrojtje apo thjesht për hobi, fakt është që shqiptarët po armatosen dendshëm të paktën gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Të dhënat vijnë nga treguesit e importit të doganave, shoqatat e gjuetarëve por edhe tregtarët e armëve të gjahut.

Një pjesë e atyre që iu nevojitet një armë për vetëmbrojtje, zgjedhin më mirë të blejnë një armë gjahu për të qenë në rregull edhe me ligjet, të cilat ofrohen në tipe, marka apo madhësi të ndryshme duke u mbajtur më pas në shtëpi apo makinë. 

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri janë futur armë gjahu dhe municione me vlerë 108 milionë lekë. Kjo vlerë, është sa dyfishi i armëve të gjahut të municioneve të futura gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave, sasia e futur në janar-prill 2011 kishte një vlerë prej rreth 55 milionë lekë. Rritja është e konsiderueshme krahasuar edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme. 

Por si e shpjegojnë këtë fenomen ata që merren çdo ditë më armët e gjahut, tregtarët si edhe gjuetarët? Albert Orhanlliu ka një dyqan armësh gjahu dhe aksesorësh të tjerë në Tiranë. Sipas tij, gjatë kohëve të fundit vërehet një shtim i shitjeve për armët e gjahut tip “shot-gun”. Armë të tilla janë zakonisht më të shkurtra nga ato të zakonshmet, më të përdorshme, mbajnë deri në gjashtë fishekë si edhe mundësojnë lehtësi në gjuajtje. Pjesë e të dashuruarve pas këtij tipi janë gjuetarët e rinj, por edhe persona të cilët më shumë se për gjah, e mbajnë atë për vetëmbrojtje. “Më shumë këto kohët e fundit janë futur këto si tip “shot gun-i” që zakonisht nuk përdoren si armë gjahu të mirëfillta por mbahen në shtëpi apo në makina nga njerëzit. Ky tip vjen nga Turqia, merren me leje si armë gjahu, por rrallë përdoren si të tilla”, - shpjegon ai. 

Për artikullin e plotë klikoni këtu

______

Ndërkohë disa kronika:

-Një 17-vjeçare vret veten me armë gjahu. Ajo ka kryer aktin fatal në dhomën e saj. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Mal  i Jushit në Shkodër.

-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë nga fqinji i tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Apolonia, dhe shkak ka qenë sherri që kanë pasur për pagesën e ashensorit. Ndërkohë që plumbat nuk i kanë kursyer jetën njërit prej bashkëshortëve, Nasi Mema. 

-Policia e Tepelenës ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen se nën kërcënimin e armës grabisnin pasagjerët në aksin rrugor Luzat-Tepelenë.

-Terrorizohen turistët, plagosje me armë për sheslongun: Sherri mes dytë rinjve për një sheslong në plazhin e Velipojës ka sjellë plagosjen e rëndë të njërit dhe arrestimin e tjetrit. Lulëzim Pjetri, 30 vjeç, i dënuar me parë, për veprën penale “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, është arrestuar pasi në plazhin e Velipojës, ka goditur me send të forta, në trup dhe në kokë shtetasin Jetmir K., 18 vjeç.

-Vrasje me pasojë 2 të vdekur dhe 2 të plagosur me armë zjarri sot në mesditë te zona e Malit të Robit në Kavajë. Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si pasojë e konfliktit dhe të shtënave në afërsi të Golemit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, respektivisht të moshave 49 dhe 50 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasi Erjon Shehu dhe nëna e tij Beglie Shehu. 

Këto kronika janë vetëm të tre ditëve të fundit dhe marrë vetëm nga një gazetë.

17 Komente

''Pasja e një arme gjahu në shtëpi duket se po kthehen në një trend të ri për shqiptarët. Për qëllime vetëmbrojtje apo thjesht për hobi

 

nuk mendoj se armet e gjahut blihen per vetmbrojtje..  se per  kete pune shqiptaret u armatosen ne 97-en.  bile aq rende, saqe  shume syresh armet  ekstra i dorezuan  ne polici  duke  bere njeherazi  detyren si qytetare te ndershem.smiley

por mendoj se sporti i gjahut (gjahu ilegal)  eshte bere  mode me sa duket...

Me kete konkluzionin e fundit ku doje te dilje, i dashur artikull shkrues?

Mos do te thuash qe jane armet ato qe te vrasin? Se mesa di une, jane njerezit. Apo mos keni marre shkas nga ai rasti ne USA per te bere propaganda kunder lirise se popullit per tu vetembrojtur?

Turp tju vije, qener bastarde qe e shisni veten per pak leke! E dini mire per çfare e kam fjalen.

ESHTE E DREJTA E CDO PERSONI TE KETE ARME DHE TE VETEMBROHET, SIDOMOS NE NJE SHTET ANARKOSOCIALIST SI SHQIPERIA!

Te shau njeri armen ne mur ty qe ia paske keput per shtate pale qejfe?  Artikullshkruesit kane shkruar pjesen mbi vije.  Per artikull e plote mund te klikosh ne linkun e dhene.  Pjesa tjeter u shtua nga une, nga kronika te marra ne gazete.  Pse e shtova, do thuash ti?  Kur te flasesh/shkruash si njeri mbase te begenis te te them pse m'u tek.  

Kjo arrihet me vullnet, me pune.. tha ai.

Pro armeve! kundra armeve!

Pro armeve te regjistruara, te gjahut ose jo. Kundra armeve ne duart e kriminelve me precedence, te semureve mendor, gardes se Berishes etj

Si mun ti thush jo kesaj?

apo kesaj?

Szecsei & Fuchs double barrel rifle on NRAblog

vetem me kanizmi i kesaj te funit eshte art me vete. Bolt action, double 8 shots! Te kalibrit me te madh te munshem.

 

Pro armeve te regjistruara, te gjahut ose jo

Ose jo?  Ok, Charles "from my cold dead hands" Heston smiley

Tani me seriozisht, seriozisht e ke ti? 

Po ne Shqiperi, pa mire ne NRA land?

Most sansabicis ne memedhembje jane taf kur e dine se jane ne avantazh.

Le te fillohet me krefje gjithsesi, hambar me hambar e bunker me bunker. Le te shtrengohet dara e ligjit per armbajtje pa leje, dhe le te rikthehet denimi me vdekje. 

Diskleimer: Not a member of NRA.

"Le te fillohet", "le te shtrengohet", "le te rikthehet" - ose mrekullia e tete e botes, dhe kush do e beje kete mrekulli.  

Per diskleimer smiley

E di e di, zinxhir punet... prokurori, gjykate, gjer ke farangrenesit pastaj. Gjithsesi ka dhe ane pozitive ajo qe thash me siper. Ja imagjino ate gjyqtaren vejushe me minifun dhe kepuce te kuqe. Besoj qe do menohet dy here perpara se te kthej nje vendim me vdekje ne nje kavaleshence pshemull.

Ndërkohë disa kronika:Lulëzim Pjetri, 30 vjeç, i dënuar me parë, për veprën penale “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, është arrestuar pasi në plazhin e Velipojës, ka goditur me send të forta, në trup dhe në kokë shtetasin Jetmir K., 18 vjeç.

...shkrimi eshte thjeshte nje propagande bajate  per te fajsuar importin e armeve e gjahut(100$ per cope=10000cope te gjitha) si shkaktare per disa vrasje te ndodhura kohet e fundit,kur dihet  qe “në duart e shqiptarëve gjenden ende rreth 250 mijë armë, të cilat nuk u mblodhën dot pas trazirave te 97'"

Nje nivel mjafte i ulet profesional qe eshte plotesuar disi nga  prurja e kronikes extra per te arestuarin qe  "ka godit me mjete te forta" dhe ka pas qen njehere i arestu per armembajtje pa lejesmiley... kjo eshte qershija mbi torte e  shkrimit.

 

ve-re: 

plagosje me armë për sheslongun

Dy te vdekur, plus nje ne koma e nje jashte rrezikut per jeten, nga nje piktor qe mbante te pakten nje kallash ne galleri. 

Ç'e do kallashin intelektuali? - pyes une. Intelektuali s'duhet te dinte as ta perdorte kallashin, edhe po ti duhej; apo duhet te jete artisto-zborist komunizmi qe e ka perjetu me shume emocione vitin 1997!

 

P.s. Nuk e di nese e ke pa My Perestroika. smiley

 

Ca i do,del me gjujt e shikon veten ne spital,15 gjuetare me vra tre zogj,jane bere me shume gjuetare se sa zogj.

per te gjith ata qe i duan armet.ne stadin e sotem armet ne duart e njerezve te thjeshte jane thjesht mjet krimi,jo vetmbrojteje as gjuetie.ashtu si eshte katandisur fauna ne evrope as harabela ska me.

megjithate ata qe kembengulin ta kene nje arme zjarri se zben, mund te blejne kete prodhim te posacem per ta.smileymekanizem i mrekullueshem, e lehte per tu fshehur, dhe, mjaft e lehte per tu perdorur

Me siguri po pregatitet ndonje skenar per rrezimin e qeverise Berisha 2...

Vetem kaq pak kronika paske mbledhur? Kto shkrimet e mondes  flasin vetem per ngjarje negatve ose me keq..... Detyre te veshtir te paskan caktuar.ja sa te nderrohet pushteti se paske pune te keqe per momentin /

Sidoqofte, me arme ose jo, jane njerezit qe te vrasin, dhe kjo nuk mund te diskutohet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).