Puthja e Cubit

Edhe një prandverë ka ardhë. Prandvera e 17-të për Dilen, e cila, e shtrime në bar, ndjeu se ka taman, as më pak as më tepër se 17 vjet.

- Nano! Sa vjet kam? - pyeti nanën në shtëpi.

- Tashti i mbushë 17, bijo! - I tha nana me një dorë n’ijë e me tjetrën mbi sy, për m’u mprojtë nga rrezet e diellit.

Edhe Dila, e shtrime në bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellën e kaltërt dhe ndigjon cingaret, një të dashit të grigjës ma e hollë, dhe tjetra e lopës me za ma të trashë. Çohet herë herë e shikon bagtinë dhe prap shtrijet, me një dëshirë të vokët në gji. Sa fort Dila që i ndjen të 17 vjetat në vete! Kur në të kapërthyemit e dëshirës, ven shplakët në krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshë dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje të forta dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepër. Atëherë Dila mbyllë sytë. Ashtu me sy mbyllë pret diçka. Buzët e saj të lagta e të çeluna për gjysë i terte flladi i lehtë.

Para ksaj prandvere bani një dimën acar. Bora që tashti shifet si kunorë vetëm nder bjeshkët e nalta, në dimën kish mbulue mbarë tokën. E stuhia e tmerrshme s’kish lanë pa futë borën deri ndër shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Në kët acarim dimri dhe bishët e malit zbriten nëpër katunde te njerëzit. Por kta nuk i priten mirë. Bashkë me bishët e malit zbriti edhe Cubi, i cili ishte tmera për ata që kishin ndigjue për të e që nuk e njifshin. Në besë, në buk’e krypë, i ati i Diles e mbajti cubin si mik.

 Dhe gjatë një mueji sa ndenji Cubi në shtëpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub për të cilinflisnin se vret, grabit, përdhunon. me të vërtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai. Cubit mik njezetekatërvjeçar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut, baba i fliste me za të butë e vllau këndonte me te. Cubi-mik ishte i mirë dhe të gjithë e nderojshin, Dila kanjëherë me dashje dhe pa dashje e shikonte në sy dhe kuqej, kanjëherë me dashje e pa dashje, tue bamë punë nëpër shtëpi, në të kaluem e prekte me krah dhe nga kjo prekje iu rritshin gjitë.

As nga armët e tija, rrypat me fishekë, pushka dhe revolja nga të gjitha këto Dila s’kish frigë. Një ndjesi e fshehtë rritej në zemrën e Dilës dhe sa ma shum ditë kalojshin aq ma e madhe bahej. Dhe ndiesia u ba dëshirë, dëshirë që të len pa gjumë.

Por një ditë, kur dielli sa një pare e madhe sermi u çfaq në qiell, Cubi shkoi. E dila mbet vetëm me dashurinë për Cubin.

Asht e flakët dëshira e Dilës në një ditë të shkëlqyeshme prandvere kur, e shtrime në bar, ndjen se si i rreh gjaku ndër dej. Asht edhe ma e flakët dëshira e Dilës kur i ka syt’e mbyllun e me andrim vezullues don me krijue ate që s’ka. S’ka… Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera të saja janë 17 thirrje të nxehta të heshtura drejtue Cubit.

Ashtu e shtrime dhe n’andrim Dila nuk desht t’i çeli syt’ edhe se ndjeu mbi trupin e vet një peshë dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzët e veta të përvlueme një njomsi.

S’i çeli syt’. Ndoshta kish frigë të mos prishi ekstazën në të cilën kishte ramë… E kur ndjeu lehtësimin e trupit i çeli syt. Por aty s’pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. “Ai asht! tha - Cubi!” dhe u vue në ndjekje të gjurmës majtas. Sie dehun, gjithnjë n’ekstazë. La grigjen, as që i binte ndër mend, pse kërkonte Cubin. Doli në rranxë të malit shkambuer. E thirri me emën, por bashkë me këmbët e saja që përplaseshin prej shkambit në shkamb, q’ashtu dhe thirrjet e saja u përplaseshin - kot.

***

Një parandjenjë i thoshte se ai është afër , shumë afër dhe sikur e ledhatonte me atë shiqimin thumbues, u ndal dhe hodhi një vështrim si të ishte vëzhguese profesionale, e krehi me shiqim tër bjeshkën e lartë që sikur bashkohej me qiellin. Mbledhi forcë shtrëngoj duar dhe filloi të thërrs:

o Cubiiii ... jehona e thirrjes si oshtimë vullkani, përplasej nga shpati në shpat duke krijuar jë eho të pafund dhe përseritej; o Cubiiii, o Cubiiii, o Cubiiii, …. Dilo u step Ju duk e quditshme, se si përseritej thirrja e saj.

sikur e harroi Cubin u thellua në mendime dhe mendja i vajti ke gigja në bregun e shqipes. Hudhi bistekët anash, u kërrus ti shtrëngon të mbathurat, dhe u kthye nga kishte ardhur, bri përroit që kishte një gurgullimë uji me karakteristikë të vëqantë. Papritmas dëgjoi një thirrje të fuqishme: Dilooooo, iloooooo, loooooo, 

Është Cubi, tha.

Shiqoi rreth e rrotull por nuk vërejti askund Cubin, o zot ç’ndodh me mua, është ky një ankth ëndrreje apo ç’është duke ndodhur, nuk kuptonte më asgjë. Nuk vonoi shumë dhe Dilo shpejtoi hapat rrëzë proit që thente monotonin që ia brente shpirtin Dilos, kaloi edhe gurin e Plakës dhe për një çast filloi ti rrahën zemra furishëm, drejtoi shiqimin dhe me gjymës zëri tha Cubi, Dilo… Nga ky moment ajo nuk shiqonte nga e bartnin këmbët, për një çast u gjend në përqafimin e Cubit me trup vigani, puthjet e njëpasnjëshme, qetsuen dy zemra që vlonin nga dashuria.

Cubi ishte kurreshtar dhe e ngacmon Dilon.

O Dilo, ke humbur gigjen apo si erdhe këtej ke guri i Plakës? 

E ajo shkurt. 

Më mungoje ti, e ndjeva se je afër andaj të kërkoja matanë, ke shkëmbi i trimave dhe ja të gjeta, desha të të tregoj se jam rritur, edhe unë mund ta mbaj pushkën krah për krah me ty. 

Apo të dukem ende e re?

Cubi e dëgjoi me vëmendje dhe mburrej me Dilen sa e vendosur që ishte. 

Hë ç’thua fol pyste Dilo?

Cubi u kërrus lëshoi pushkën rrëzë një Bredhi t’badhë, ia vëri njëren dorë mbi krahun e Dilos, u bashkuan shiqimet, sytë e Dilos shkëlqenin, fytyra saj ishte kapluar nga një zjarr i paparë më herët. 

Dilo je e vetëdijshme se jeta në male nuk është e lehtë?! pastaj…. 

Por Dilo kthej shpinën dhe nuk dëshronte spjegime, ajo dinte se çdonte, kishte vendosur. 

Një lot i rrëshqiti nga faqja si zjarr, pastaj tjetri. Cubit i erdhi keq për Dilon, ai nuk e kishte të kjartë a janë lot dashurije apo lot vëndosmërie për Liri.

Dilo ti po deshe mund të vishë, por je ende e re andaj prit edhe një vit e të hedhësh shtat dhe një çik.

Jo Cubi, unë nuk pres dot më, mjaft kam pritur, unë dua të jem me ty. Prap një vrushkull lotësh vërshuan faqet e Dilos!

Cubi ia vëri duart në bel me dorën e majtë ia fshiu lotët e vakët dhe i tha unë nuk të them po pa e marrë pelqimin e prindërve të tu, kjo është luftë Dilo. Ajo e gëzuar shumë iu hodh në përqafim Cubit duke e puthur si e qmendur, ngase e dinte që prindërit nuk do e pengonin kurr Dilon të jet perkrah Cubit trim.

Me ardhjen e Pranverës lindi edhe një dashuri e re, edhe një pushkë për Liri.

 

Buken tone te perditshme falna sot

Here verente t’amen se si lutet para kater – pese fugereve, here shikonte neper dritoret ne muzgun e mbramjes. Errsina bahej gjithnje ma e shpeshte, e Lili verente se si drute dhe sendet e tjera marrin trajta te frigshme.

Vuri re edhe perjashta t’amen tue u lute nen kandilin e Zojes – i dukej neper qelqe te dritores – dhe argetohej: qe, tamam si kino, po shof kino, sa bukur, aaa! Flaka e kandilit nisi te dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino ne qelqe te dritores. Syt i shkuen ne fund t’oborrit: qe, dikush po ec, i gjate, me floke te mdhaja, me shkop ne dore, shikon ne dritore, hajn! Dhe shpejt Lili i friguem dhe nga ftyra e vet ne qelqe u largue nga dritorja dhe iu avit s’ames.

Nane, dikush asht jasht! …Hajnat, - peshperiti frigshem.

Nana nuk bezante.Lili e shikonte si lutej neper gjuj, tue levize buzet afer shuplakave te ngjituna.

Nana e eme nuk asht e fryte si fuçi, si nana e Lecit, mos me mujte me ec, me iu qeshe gjithkush – mendonte Lili tue shikue t’amen nga profili. Por pse i lot ashtu buzet? Si me thithe sheqerin me buze...sheqerin e hallvaxhis, te kuq, asi si blevi sot Mrika dy per nje çerek lekut.

Uf, nane, hajt ma, a po çohe, me më dhane me hanger…

E ama permendi ma me za Zot e Zoje, bani kryq dhe u çue.

Shkoi ne dhome te zjarrmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e bukes nga e cila rane disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti ne kusi me uje te vluem. Mandej u çue me marre shishen e vojit, por u kujtue se e kish zbraze ne kandil te fugureve.

Uf, nane, hajt ma nane, - kerkonte Lili me ngrane.

E ama qendroi ne mes t’odes e hutueme, nuk dinte kah t’ia mbaje, thyente gishtat e duerve, krismat e te cilave aq dhimbsunisht tingllojne dhe mendoi diçka.

Rri ti te zjarrmi, - i that e birit dhe shkoi ne dhome tjeter. Iu avit si hije fugereve, me ftyre te zbeme edhe te frigsueme, pa i shikue fare, i fryni kandilit dhe e fiku. E mori vojin, e derdhi ne kusi dhe nisi ta perzije, nsa buzet makinalisht pershperitshin:

Qe, moj nane, he, tash po han, - mendimet i kish ngjeti, diku t’arratisuna.

 - Merre pak uje dhe fike njat dru, mos te digjet kot, sonte nuk asht ftofte.

Grueja u çue, derdhi mbi dru te ndezun uje, i cili bani tym dhe potere, qe rreshpethtas ushtonte ne heshtjen vorreze te dhomes se zjarrmit.

Cka te tha zotni Filipi? – pyeti frigshem te shoqin, i cili rrinte zymtas ne sy te ngulun mbi hu te fikun.

Asgja. Cka me më thane…S’ia qet hesapi me më marre. Mundet me e krye me nje njeri at pak pune qe ka.

- Po a kqyre te zotni Lorja?

Allahile, praj. Mos me pyet. Gjithkund njesoj. Njeni thote s’me duhesh, tjetri s’kam nevoje, i treti nuk po jam tue nxjerre as per vete buken e gojes. Kur ai me gjith ate dugaj…Allahile, mos me pyet, - tha n’idhnim dhe mori mashen ne dore.

Mire, mire, more Kolë, mos u idhno. Por…Cka kena me ba?

Ai me mashe ne dore shkarravitte nepeper hi te votres dhe nuk i pergjigjej. E ajo matej t’i thoshte mos shkrueje neper hi te votres se nuk vijne, thone se bahen borxhe. Mendja i shkoi te borxhi qe i kane furrtarit, i cili pardje u ka ndalue buken me tefter. i tha Lilit:

Thueji nanes te çojne paret, po desht me i dhane buke.

Moj nane! Nuk m’i ke dhane paret…S’ka buke, ka thane, - britte Lili qe nga dera e oborrit.

Mire, moj nane, s’ka gja. Tash ka me prue baba.

Por baba nuk pruni as buk as gja tjeter, as mbrame as sonte. Rrin prane votres dhe mendon e nje zymtim ia ka ba ftyren si te smundit. Mendon. Eh, sikur te gjitha keto mendime te baheshin pare! Deshte te pyesi per Lilin a ka pas me ngrane gja, por nuk guxoi. Kish frige te mos ndegjoje ate qe s’ka deshire me e dite. Nse s’ka pase çka me ngrane Lili, ma mire mos me e dijte e me genjye veten se ka hanger. Vjedhtas shikonte te shoqen, ne drite te bishtukut i dukej shume e zbete, me sut e thelluem e te nxime perreth. E dinte se c’domethane.Drita e bishtukut nisi te dridhej, dhe dridheshin te gjitha sendet dhe hijet e vorfna bashke me dy kensa qe dridheshin nga friga e jetes se neserme. Pa buke. Te dridhunit e flakes se bishtukut sikur ua ngatrroi mendimet te dyve. Te dy pernjehere u çuen te shkojne me fjete.

M’u hiq, pash zotin. Larguhu, - i thoshte e shoqja te shoqit n’errsinen e dhomes, rate, nen fugeret ku kandili nuk ishte ndeze.

Cudi, pse zoti Filipi me te hjeke nga puna; ty po, e ate dy jo; pse jo njenin nga ata – n’errsin i fliste te shoqit me guxim.

Ku e di une...E dij se c’mendon ti! Kujton se me ka xane ne ndoj pune te keqe, prandaj me ka qite nga pune.

Po kot pse po te qet? ...

A te thashe, moj e marre, se nuk ka pune per tre vete! Ti nuk merr vesh!

Mire, mire. Mos bertit, se po ma çon djalin.

Heshten. Silleshin e shpervileshin here njeni, here tjetra deri ne nate vone.

Kumbonet lekundeshin, leshojshin tinguj te cilet zvarriseshin neper rrugat e qytetit, lemojshin pullazet e shtepive, futeshin neper vrima, dritore e dyer dhe ftojshin: mos e harroni shtepine e Zotit.

Kola, nga skaji i trotuarit , shikonte ceremonine fetare ne parakalim. Kujtohet se para pesembdhete vjete dhe ai, njashtu si ato femi, barte fugure, qira dhe kendonte kange kishe. Era e kemit(tamjanit) qe i mbrrini te vrimat e hundes i kujtoi ma intimisht feminin shkollore. Si neper reliev shkonte me mendim neper kujtime; nderlikoheshin ftyra shenjtesh, priftnash, mesuesash, shkoesh nder skuta t’errta, tue u lute, dikush me pervujtni e dikush tue shame kujdestarin, qe s’e la me ikun. Eh, sikur te mbetshe ne kuvend, te mos dilshe jashte, - mendonte Kola tue e kujtue gjendjen e vet tashme me hidhnim. Po ai, ai atje, çka don me qiri ne dore? – e gati sa s’bertiti. Tush Prendi, hajni me dorca te bardha, me qiri ne dore... Kuj ia ka ndeze? Zotit a dreqit! Besa, dreqit. Kur ke e ia merr at goxha qiri, e zvesh dhe ia then per shpine tue e rrahe... Ama, dhe keta priftent, shoke te mire kane!Parakalimi i procesioni ende nuk mbaroi. Kola u merzit tue shikue, por nuk lonte vendit, se kerkonte dike me sy. Ma se fundi erdh dhe turma e mbrame. Kola u fut ne te. I kish thane zoti Filipi: duku neser. Dhe tash Kola, mbasi zoti Filipi asht me nje zotni tjeter, i del here pare, here per anash, here sjell kryet nga zoti Filipi, por ky si shifet ka biseda me randsi dhe nuk e shef. Kola vjedhtas prigjon biseden:

- A te bie nder mend, Filip, para pesembdhete- njezet vjet si ishin keta procesione?

Eeeh! Atehere...

Te kendonte zemra n’at mori popull, lavdi Zotit.

Ndryshe atehere, zotni Zef, ndryshe asht sot...

- Po due me thane se djelmnia e soçme nuk merr pjese me gjithe zemer...Eeeh! na atehera...

Epo fajin deri diku e kemi na; por ma teper e kane fajin do shkolla te reja qe na i kane çile tash...

Tamam e ke. E kam nipin qe, me keni i emi, buk s’i nap me hanger, - sa hape gojen, blasfemon. Ruejna, zot, asht! Po çka t’i bajsh shkollave te reja? ...

Po çudi asht puna e ketyne bolshevikve si njerez t’egjer ishin...

Leni, allahile, - dhe sillej zoti Zefi me pa mos t’i prigjoje kush.

E Kola, qe gjithnje prigjonte, ne mjerimin e tij u qesh dhe tha ne vete:

Te mos kesh frige mos kujto se po te padish kush se je bolshevik...

Kur pa se me zoti Filipin s’po piqet sot, i hyri nje idhnim. Mire e ndjeu se si i vloi diçka ne gjoks dhe shpejt si kokerr iu ngjit ne fyt. Aty u mbytte. E kujton shtepine, dhe kokrra ne fyt e mbyt. Te bertasin ne ket turme ndjenjash te serhollueme, te bertasin me te tane mushkni – dhe te shkyhet s’ka gja, te bertasin:

Buuuke! Buuuke per Lilin!

Hee… do buke? Kur te t’apin buke, ke per te kerkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke per te kerkue shtepi me diell… heee – jo! S’duhet mesue bota njashtu. Jo! S’ka buke!

Buke! Aman! Vdiq Lili!

Jo, mos kujto se ka me vdeke. S’ka vdeke te na kush per buke. Per pashke ka me u gjet dikush, ndoj shpirtmadh, me i dhane ndoj lek.

Por Kola nuk bertet. Jo me fjale, por as me te dukunt te jashtem nuk don ta tregoje mjerimin e vet. Mundohet te buzeqeshi kur pershndet ndoj te njoftun.

Si je, Kole? Si po shkon?

O mire. Si je, ti Nike? – dhe buzeqeshja e perdhunt ia hap buzet.

Por kur shkon ne shtepi, aty ma nuk mund te lozi rolin e njeriut te kenaqun me jete. Buzqeshjen e vet e var ne dorzen e deres s’oborrit, para se te mbrenda. Duert i mban drejt shtatit qe grueja, e cila sigurisht e shikon neper dritore, mos te genjehet me shpres, tue mendue se ka prue ndoj gja. Por ma shpesh pret t’erret dhe atehere shkon ne shtepi… Barem, atehere Lili asht ne gjum dhe s’ka me e pyete a i ka prue gja.

***

Zotni Filipi s’kish dale ende ne kafe. Kola po e pret. Kanjehere e shndrron ndoj fjale me dy garsonat. Veren Kola si shkelqejne tryezat e gurit te bardhe, karriget e zeza me politure, - iu bane si me qene pjesa e nje trupi te tij te madh, nga i cili u shkeputen. Ndiente per ta diçka si nostalgji. I kujtohej vetja si, me dy-tri tabake mbushe me gota, sillej i lete tue sherbye, shpejt, pa gabim, paster. Atje m’at tryeze ne skaj vinte nje zotni, i huej, i cili gjithmone jepte bakshish. E me at bakshish ai i blente diçka Lilit. Zotnia kerkonte nje vermut dhe me ia ndeze cigaren. Keshtu ne mendime, nder mashtrime te gjalla aq thellohej Kola, sa gati i vinte te bertasi: Urdhno, zotni! Po vjen! – megjithse kafja ishte fare e zbrazet. Ishte koha mbasdreke.

Ulet Kola ne nje karrige. Po t’ishe ketu me sherbim nuk do te mund te rrinte, tashti barem njat privilegj e ka (o sa deshronte mos ta kishte). Ndej ne karrige, brrylin e mbshteti ne tavoline e ftyren ne shplake. Prap mendime. O mendime, fundi ju dalte! Se asgja s’po qitni ne drite. – Pese vjet pune ne ket kafe. E per pese vjet trajtat e te gjitha ketyne sendeve lane vrage te pashlyeshme. E bajne dhe shpirtin e njeriut qe t’u shembelleje. E shpirti i Koles asht coptue, ash shpernda grima-grima. Pak nga ai asht fute neper vrima te karrigave e te tryezave, te cilat Kola i njofti nje nga nje tue i kerkue, e pak nga shpirti i tij asht fute, asht ngjite, asht ngjeshe neper paçavra te ndyeta dhe mshisa te lagta. Atje, n’at tryeze – i kujtohej Koles- kishte gjithmone ma shum bishta cigaresh dhe gjithmon mbi te ose ishte shkarravitun diçka e pakuptueshme, ose vizatuem ndoj ftyre, ndoj trup grueje me tjera. E ai mbasi e shikonte mire e mire, e hapte paçavren e lagte dhe me aq fuqi e ferkonte, saqe tryeza lonte vendit. Duhej mshi mire, se qortimi i kercnueshem i zoti Filipit nuk mungonte. Pese vejt kesi pune. Dhe mandej ne rruge te madhe. Por as zoti Filipi s’ka faj. Pune s’ka. – Po kush kaf aj? – Askush. Nana qe me lindi, - une me shoket e mi qe apim te gjitha fuqite e veta per nje krodhe buke – dhe keto fuqite tona askuej s’i duhen.

Kush ka faj? – Kola thote askush s’ka faj – dhe aty qendron e tane tragjedia e tij. Vuejta intime deshpruese, e cila t’udheheq ne vetvrasje. Por mire ash qe Kola mendonte ashtu e jo ndryshe. Ta dinte ai se kush e ka fajin, ose se paku t’ia kishte vue ai vete kuej fajin, atehere – eh atehere... Fuqite e njerzve n’ankand kushedi si do te veprojshin.

Crrr-crrr-crrr bajshin kepucet e reja te zotit Filipi. Kola u çue ne kambe.

Ej, Kolë? S’kemi gja te re? – por menjehere vazhdoi:

A ishe dje ne procesion?

- Po, kam kene...

Pak popull, s’ishte shume. Cudi, te rijt e soçem, si me i pase marre me dale ne procesion e me u vue ne rresh. Po ku ishe ti? Une s’te pashe.

Isha mbrapa jush, zoti Filip.

Eh, po, po, e dij. Une isha me zoti Zefin, bisedojshim per disa pune, por nuk te vuna re.

Une erdha, zoti Filip, at pune qe me keni thane – desh te vazhdoje Kola, por s’e la ky.

Kur isha une i ri, - filloi zoti Filipi me ftyre te qeshun dhe tue u ule ne karrigë – nje here keshtu ne procesion tue kalue, nje turk u qeshte ose lajkos, ose uratve tona, ose neve te gjithve, e une –eh, atehere me vlonte gjaku – dola nga rreshti ta kapa per fytit at qen bir qenit dhe zoti me dha nje fuqi te mrekullueshme, saqe gati e mbyta aty ne vend. Por u perzien tjeret, te dyja anve, t’u perleshen, une shpejt ika ne rresht, vazhdova rrugen ne procesion, kur mbrrini policia tue fishkellue dhe t’i rrasi ne burg nga te dy palet. Ha-ha-ha! Edhe sot, kur me bien nder mend, qeshem se si disa shoke te mi hangren dajak ne burg e une shndoshe e mire. Ha-ha-ha...E te rijt e soçem..., - vazhdonte zoti Filipi tue shikue neper dere.

Pse mos te qeshesh, - bluente Kola nder mendime te veta, - shoket te kane hanger dajak e ti jo, ti s’ke hanger kurr dajak; por Pashkesh ose Keshndellash, ose ndoj feste te madhe si dje ke veshe kepuce te reja; e meqe vij me te lute per pune, m’i tregon pallavrat qe ke ba kur ishe i ri. Pse mos te qeshesh?!

Kola, i vramun, shikon zoti Filipin. Ky e din se Kola s’po e ndegjon, por vazhdon te flasi gjithnje ma me hare. Kish qellim te mire, si shifet. T’ia largoje mendimet nga mjerimi i papunsis, ta zbavisi, por edhe veten te nxjerri sa ma lire e mire nga borxhi kundrejt Kolës. Por se fundit, e pa se nuk shkon kjo taktike, prandaj ndrroi flete dhe i ra çeshtjes ne thelb.

Po e din, ti Kolë, se punen tande gjithnje e kam nder mend?

E dij. Ju felemnderës!

Per Zotin, si per djalin tem mundohem. Te permenda nder dy-tre vende, port e gjith m’ankohen se s’kane pune dhe se nuk mund t’i shtojne shpenzimet… E une, ti po e shef edhe vete. Thuej, thuej due me ndie nga goja jote, a ma qet hesapi me te mbajte?

Kola disi i turpnuem nga fjalet kaq miqsore, mezi murmuroi:

Po, nuk jua qet hesapi? – e ne vetvete vazhdoi: s’po fike me më mbajte derisa te gjej pune ngjeti...

He pra, çka me ba? Ket krize, ket horrllek une s’e mbaj mend ndojhere. U bane lufta, u bane revolucione, por krize nuk kishim. Vlonte parja anembane. Shtrejtsi – po. Por ajo ishte per dobi tone. E sot, tek po kemi qetsi shyqyr, por ç’e do qetsine, more Kolë, kur asht kriza? Apo s’asht keshtu? Une, ti, na duem me jetue. Cka na duhet ne se po vriten tjeret... A ende s’jane vra-a? U farojshin. Pune, pune me fitue... Apo s’asht keshtu?

Kola pau se zoti Filipi prap po ia nis bisedes dhe bani sikur do me shkue.

A, po shkoj. Tungjatjeta!

Tungjatjeta. Kolë! Mos kij mendim. Gjithnje te kam nder mend. E sa per mue, ti edhe vete the se s’ma qet hesapi. Hajt, udha mbare...

Nga dera e kafes Kola u gjet ne rruge te madhe te qytetit. Diçka ia pickonte dhe ia digjte syt. Lot.

Po pse me thrret? Pse me rren ne shprese, barem? Ah… - dhe kryevrare, dalngadale, me mendim te mpite nder tru se do ktheje ne shtepi prap pa gja, endej rrugave pa dite per vete.

***

Lil! Hajde, nanë, hajde, me ra me fjete, se te ka shtrue nana.

Jo pra, jo! Aspak! S'due me fjete! Due me prite babën.

Po baba vjen vone, moj nanë. Hajde, te paste nana.

Jo, praaa...

Po te dëftoj nje prralle te re te bukur.

- Cilen? - ngau djali nga dhoma e zjarrmit, iu avit s'ames dhe e shikonte me shkelqim ne sy.

- Nje te re... U, po te mesoj uratë...

- Jo, jo, s'due uratë, due prralle...

- Mire pra, prralle. Por edhe ti me e mesue permendsh?!

- Pooo - dhe u fut femija nder shtresa dhe e ama u shtri prane tij.

- Hajt, nanë, prrallen...

- Ndegjo, pra. Venia veshin mire dhe thueje ti mbas meje. Ati yne qe rri ne qiejt...

- Aty yne... uf... jo, jo, thueje ti vete ma pare.

- Mire pra: Ati yne qe rri ne qiell, shejtnue qofte emni i yt, te mbrije mbrentimi yt, te bahet vullneti i yt sikur ne qiell edhe ne toke...

- U nane, po kjo nuk asht prralle! Kjo eshte uratë! E din edhe Zefi, ia ka mesue gjyshja...

- E, a shef sa mire e din Zefi?... Duhet edhe ti me xanë.

Mire, pra... Si fillon? - dhe strukej Lili ne prehen te s'ames. Kryet i mbshteti nder gji te saj, NDIENTE ERE NANE.

- Ati yne qe rri..., - shqyptonte nga nje rrokje e ama e Lili persrite. I ndalohej vemendja nder fjale qe s'kuptonte, por makinalisht vazhdonte te persrisi fjalet nga buza e s'ames.

- Buken tone te perditshme epna sotn, - vazhdonte e ama uratën.

Mbas ketyne fjalve te persrituna, Lili mbet:

- Buke te bardhe, nane, iha qysh kur s'kena hanger! - dhe çok kryet me ia pa ftyren s'ames.

- Hajt, tash me e thane ti vete deri ketu...

- Po... e dij. Si fillon?

- Ati yne...

- Ati yne, buken e bardha na fal...

T'amen e zu gazi, dhe nisi te qesh heshtaz, por e zu kolli:

- Jo, more... ti i re shum per shkurt...

- Uuu, kjo prralle asht shum e gjate, s'e due - jo, aspak, - u zemrue Lili.

- Sa mire Zefi e din uratën? E ti s'e din. Marre!

- Pooo, posi... ai nuk din asnje prralle qe dij une. Ai asht qyqe. Ta kam rrahe, t'i kam ra grusht, pse me ka thane se s'kena çka me hanger dhe pse s'ia kena pague paret per qira.

- Si, more, me i ra djalit te zotnis?! Te rafte pika duerve!

- Po fort, pra! Tash e mbys.

- Besa, s'guxon ma me e preke me dore... Jo, moj nane nuk duhesh me e rrahe Zefin..., - ndrroi e ama me te bute.

- Po, po pse me më thane ai mue se s'kena buke me hanger, - shfajesohej Lili e zani i dridhej gjithnje ma teper. Ishte gati te zhgrehet ne vaj.

E ama e muer me te mire. Ia kruente kryet. Dhe shpejt e zu gjumi.

Lili merrte fryme te rregullt. E ama u suell ne shpine dhe ashtu e shtrime ne shtrese kundronte neper gjysemerrsinen e dhomes. Llamba, e ulun gati krejt, leshonte ere vojguri nen tavanin e ulte te dhomes. Ia digjte cipen e holle te hundes se ftofun, nga e cila kullonte uje. Ajo e fshinte me gisht. Ndiente, ashtu e shtrime, si e terheq shtresa, e thith, e perpin ne nje gjum te rande si plumbi e te pakuptueshem si errsina. Por, mendimi, si nje korb i zi, ka ba çerdhen ne nje skaj te trunit ne rrashte, pjell te keqen mbas te keqes dhe s'len me fjete. Diku nga fundi i mides i doli si nje te dridhun, diçka si afsh i nje dashjes, i nje deshires, i nje nevojes se domosdoshme. Edhe çudi! Ashtu e lodhun, e undhsme dhe me shpirt e vujtun, ajo n'at çast deshronte, si net e para te marteses, t'i shtrohej deshirem me gjith zjarrmin e nje trupit qe vuen. Aty, aty asht harresa, shpetimi, e vetmja kenaqsi e jetes se saj varfanjake. Por edhe njajo pune bahet shpejt e hidhet si berthame e kumlles se gjelbert dhe pa pjek... Ne kesi nate, kur trupi zgjohet nga zjarrmi i etheve te mfshehta, njajo deshire asht si deshira e njeriut, i cili mbasi ka vendose te mbytet, hidhet n'uje, i zehet fryma, mbytet, mbytet me siguri dhe qe ndien kenaqesi bash pse mbytet.

Kola sonte ende s'ka ardhe, por ka me ardhe. Te vije. Kola nuk asht ma Kola qe ishte. Kola i mire, i qeshun, me duer plot qe vinte ne shtepi nuk asht ma, - por asht Kola pa pune. C'e do burrin pa pune? - i tha nje shoqe keto dite. Dhe grueja e votres nuk ndjen shume per burrin pa pune. Po burri me çka dallohet nga grueja? Jo vetem me pantallona, por me punen qe ban per t'i sigurue grues miregjendjen. Dhe pikerisht me njate dallohet. E kur burri s'e ka at pune, atehere ç'e do? Te na leshojne vete ta fitojme jetesen, - por as njate s'te lane, te qesin ngatresa, - i tha grues se Kolës nje shoqe e cila gjithastu e kishte burrin pa pune. Ajo, bile, dhe i uha dhete leke. Dhe i tha:

Kur te kesh nevoje te madhe, eja tek une.

Grueja e ndershme e Kolës desh t'i thoshte kesaj grueje: jo, moj grue, une nuk vij ne shtepi tande - pse e tane bota fliste per te se nuk asht e ndershme. Ajo desh t'i thoshte njashtu, por te dhet leket, qe i kishte shtrengue fort ne dore, i thane: ndal! Dhe ajo te gjitha ato mendime te keqija i kaperdin. E kur i kaperdin, nuk i duken gjithaq te keqija.

E sonte burri i saj ka me ardhe. Por, burri pa pune, a asht burr? Grues s'i bahet, s'i duket se asht burr. Dhe sonte kur te vije, ka per te hyme si ne shtepi te huej, pa te drejta dhe marreveshje. E nder shtresa, rate, kur dora ka me udhtue me gjete harresen, grueja ka me i thane: mos me prek!

Po Lili ç'ka pat? Pse u zbe qe nga maja e hundes deri te veshet? E syt pse i xhixhellojne ne zjarrmi? Mos e zu malli per baben? Per baben qe shkoi diku, nga do t'i bije çukulada...

Mos harro me i prue Lilit çukulade, - i tha nana babës, kur ky me nje valixhe te shkyeme, marrun uha, nisej nga dera e me sy te turbullt shikonte femin.

U nis, shkoi ne kryeqytet. Atje, i thane, se ka me gjete pune. E keshilloi me gjithe mend dhe zoti Filipi. I dha diçka edhe per udhtim, uha. E shoqja nuk bezani fare kur i shoqi ia tha mendimin e vet. E Kolën, kur kjo s'bani za, diçka e theri thelle mfshehtas ne zemer. Por u nis, me vendim te preme qe t'u dergoje femis dhe grues sa me parë per jetese. Me gjith vendim te preme te tij, kaluen disa dit te mira e ai nuk i lajmoi gja shtepis. E shoqja priti dy jave rresht, dit' e nate, ndoj lajm, leter a pare, por kur s'erdh gja, e kojet e bukes munguen e vdekja ne rini nuk pritet me duer kryq, ajo ndryshoi jeten.

Po Lili? Lili çka pat? - Jo, s'e zu malli per babën. As per çukulade... Por u zbardh, u zbe qe nga balli nen floke deri ne bire te mjekres se holle, e ne mes te fetyres syt i qitshin shkendija.

Nanë, uje...uje nanë, - dhe ne jastek sillte kryet here ne nje ane, here ne tjetren, me gishta qe dridheshin kapte safen e ujit dhe s'e leshonte pa e pi deri ne fund. E e ama ia terhiqte:

Mjaft, moj nanë... Lil, mjaft ke pi...

Dhe per nje muej, i cili ka 30 dite, dite per dite e zune Lilin ethet. Kur ish nder ethe, i skuqeshin mollzat e syt zvogloheshin; e me tekaluemen e tyne zbehesh dhe qante ose pse nana nuk ia plotsonte deshiren, ose pse i pelqente te qaje. Me qa, kur ke vner dhe ethe, asht nje ngushllim ndosha, kushedi.

Uf, si ma plase shpirtin, - i thoshte e ama kur ky qante. E Lili vazhdonte te qaje jo pse ia plaste shpirtin s'ames, por pse i pelqente te ndegjoje si i oshtin zani i vet nder veshe dhe i pelqente te qaje nga inati, nga inati. Pse mos te qaj? Po fort! - mendonte Lili me vete.

Pse s'me nep, pra, buke te bardhe? E, pse s'me nep? - i sillej s'ames, e cila i kish mendet e humbuna dhe vazhdonte te qaje.

Pau e ama se si Lili u zverdh si drita e bishtukut e ethet nuk po e lene. Dhe e dinte se duhet me thirre mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minester per me hanger, me pime limonade ne vend t'ujit kur ka zjarrmi, me u veshe trashe kur del perjashta, te gjitha keto i din e ama e Lilit, i ka mesue te zotnia kur, si vajze sherbetore, por...

Dhe nje dite, kur Lilin, mbas etheve te forta e zu gjumi, e ama e ndryni shtepine dhe shkoi te grueja qe i kish dhane uha dhete leke. Shkoi shpejt, pa kthye djathtas e as majtas dhe pa u mendue ma gjate, por me vendim te preme, si dhe burri i saj, per me gjete te hollat e nevojshme qe i duheshin per mjekimin e Lilit.

***

Dhe mjeku erdhi. Nje burr i shtyem ne mot me ungjill ne dore. Hyni tue shikue djathtas e majtas qe te shofi kend. I doli e ama e Lilit. Lili nder shtresa ish bame palmuç. Mjeku iu avit, nxori termomentrin t’ia veje nen sqetull. Por Lili, si duket u friksue nga termometri, ia nisi te qamit dhe i shmangej mjekut. E ama u avit, e mori me te mire, e perkedhelte, e puthte dhe se fundi mezi ia vune termometrin. Mandej mjeku e mori ta prek neper trup femin. Gishtat e ftohta te mjekut iu duken si thika Lilit. Dridhej i tane nga friga e mjekut, nga te ftohtit, nga vuejtja dhe s’dinte se ç’bahej me te. Veç kur e mbuluen dhe e lane te qete nder ethet e tij, mori fryme thelle me te tane gjoksin. Mjeku i kish rrudhe buzet dhe mendohej. Shikonte perqark e ne parakalim nder sy te tij pasqyroheshin plaçkat e nje shtepie varfanjake. Dritore me xhama te thyem e te ngjitun me leter, dy karriga jo te sigurta, nje tavoline e shtrembte mbi nje qilim te arnuem, ne qoshe fugeret e nder qoshe tjera pelhura merimangjash si trofejet e mshefuna te mjerimit. Se fundi, syt e mjekut u ndeshen ne syt e grues, e cila e shikonte me frige.

Duhesh me u kujdese shum per femin, perndryshe do ta humbish. Shum kohe ka pase zjarrmi te madhe, - mezi iu kujtua mjekut me fole dhe mori te shkrueje receten. Kur u nis me shkue, grueja e pyeti sa duhet t’i paguaje. Por ky i tha ti blejne barnat me ato te holla. Ajo ulet ne nje vend si e mpime, shikonte mjekun, i cili iu avite deres s’oborit ne shpine mbrapa, dhe iu avulluan syt. Mbet ashtu nje kohe… Gjemimi i Lilit e terhoq. Ngau te djali, u shtri prane tij, zu ta rroki, ta perkedheli me fjale:

- Do shendoshesh, moj nanë, do shndoshesh, pellumb! Tash te blen ty nana me hanger te gjitha te mirat. Cka don me te ble?

Por Lilin, si shifet ne kete çast, s’e interesonte asgja, veç gjemonte, - dhe nuk iu pergjegj s’ames se gezueme nga mirsia e mjekut. E ajo u mendue, diçka si me e piskue per zemer; mendoi se ndoshta mjeku s’i muer te hollat nga se Lili ka me ... “Jo, jo, - peshprite, - ruejna zot!” Dhe me frige e shikoi djalin, e mbuloi mire dhe u çue.

Sahati i kishes trokiti nje here, ishte tre e gjysme mbasdite te vjeshtes se dyte. Grueja u çue me vrull, shkoi ne dhome te zjarrmit dhe ne sqoll nisi krizma e enve dhe e ujit. Mbasi u la mire dhe u mshi, iu avit pasqyres te cilen ia kish dhane uha Lezja, gruaja e dhete lekeve. Mori krem, e ferkoi ftyren e nje ere e kandshme u perhap neper dhome. Neper rete e pudres grueja shikonte veten ne pasqyre dhe kujdesej sa ma natyrshem t’i skuqi buzet. Jo jo, s’jam plake! mendonte. Ti je e bukur, moj dreq! – E kur burri s’ta çon asnje leter, e ti me femi po vdes unit, besa ti je e marre, - i tha Lezja. Dhe ia rregulloi punen.

Lili i kish qite kryet nga mbulesa dhe me sy xhixhillues shikonte t’amen. Mezi e njofti. Kurr s’e ka pame nanën kaq bukur te veshun e te goditun. Kjo iu avit, e çoi, e mbeshtjelli me jorgan dhe ne gryke, e mori ne dhome te zjarrmit. I shtroi prane votres dhe i tha te rrije urte se ka me ardhe nje zotni ne dhomen tjeter. Lili shikonte t’amen me admirim fminuer, gati ishte te rrafi shplakat nga gezimi. Por kur i foli kjo seriozisht per ardhjen e nje zotnis ne dhomen tjeter, ai s’bani za; si duket e kuptoi randsin e çastit. U shtri rate, u mbulue, u struk, u mblodh dyfish si krymbi dhe me sy te mbyllun shifte nanën aq bukur te veshun e te goditun. E e ama, mbasi kish mshie dhomen dhe ndreq, aq sa mund t’u ndreqte, kish qendrue ne mes te dhomes ne mendim. -Mos rri e vrame, se burrat s’kane qejf ashtu me e pame gruen, - e mesonte Lezja. – Qeshu, fol, mos rri si qyqe. E ne rase se te pyet kush pse çon keso jete, ti thueji si te duesh, mundesh me i thane te verteten, por thueja tue buzeqeshe. Mos gabo me te shpetue lot, se ai burr nuk te kthehet ma kurr. Por qeshu, fol, ban lojna. Une e dij, moj moter, se ty m’at çast te pelset zemra, por çka me bame... per hater te djalit qe e ke te smunde... dhe jeta duhet jetue, te e mbramja, s’asht edhe nje pune e madhe! Tjeret i bajne keto pune per qejf, e na i bajme per hall, - i tha Lezja ma me za dhe tue çue duert perpjete nga zemerimi qe duhet me i thane kto fjale qe t’ia mbushi mendjen per nje pune aq te thjeshte.

Tash ajo qendron ne mes te dhomes, e goditun per me prite... Te gjitha mendimet mallengjyese dhe jomallengjyese, fundojne te keshille e Lezes: buzeqesh! Ajo iu avit pasqyres, buzqeshi dhe i pelqeu vetvetja. S’kish dijte deri tash se ishte nje bukuri e mshefun.

Tingelloi ora kater. Grueja shikoi neper dritore dhe qe: ne oborr po vjen i prituni. Ajo mblodhi fuqin, e nxori prej dikah nje buzeqeshje, e vendosi mbi fetyre te vet dhe i duel para mikut te pritun…

Posa hyni Kola ne rrugzen ku e kish shtepin, i nguli syt mu ne dere t’oborrit qe prej se largu. Pau se bash nga dera e shtepis doli nje zotni i huej, i panjoftun. Kolës diçka i ra ne krye. Si me i pase shkrepe dikush per mur. Zotnia i panjoftun kaloi ne drejtim te kundert te rruges, ngadale, i qete. E Kola e ngadaloi hapin. Gjithfare mendimesh si shigjeta ia pershkojshin trute. Por asnje mendim nuk ishte qetues, as nuk i fashite ndergjegjen e tij te çueme peshe ne dyshim. Me hap te sigurt hyni neper dere t’oborrit. Dyert e shtepis, dritoret, ne vrullin e mendimeve te hidhta, i lojshin para syve, iu dukeshin dyfish, shtrembet, gjithsesi. Praku i deres shkonte e vinte. Ne dritoren e dhomes se zjarrmit pau nje grue shume te hieshme, dukej se numron te holla. Thellte, ne ndergjegjen e tij t’ersueme, vegoi nje rreze e vogel shprese: ndoshta grueja e tij nuk banon ma ket shtepi! Do te kete dale vete, ose do ta kete qit jashte i zoti per mospagim qiraje. S’ka gja… Ma mire njashtu… se njerzit e huej me ardhe te grueja e tij, - mendonte Kola msheftas, tue e mshefe dhe nga vetvetja at mendim. Por sa kaperceu prakun pau plaçkat te cilat i ka lane. U zhduk ajo rreze e vogel shprese. Si nje i plagosun rande, u ul ne karrige, disi u mblodh e shikimin e mbertheu pertoke. Po ajo grueja ne dritore? – mendonte. Para atij erdh grueja, e cila se parit, me te pame te shoqin, u hutue, u zbe. Kola çoi kryet, ne gruen e dritores njofti gruen e vet. Po, asht godite per at zotnin, - mendoi. Uli prap kryet dhe shikimin prap e mbertheu pertoke, ne nje vrime nder drrase. Heshtje. E zemra donte t’i bertase, t’ulerije si bisha se ciles i kane prishe strofullen. T’ulerije, por s’kish fuqi. I shkyem, i lodhun, i mjeruem rrinte ke karriga pa levize. Grueja, kur e mblodhi veten, e pyeti:

-Kur ke ardhe?

-Tash..., - u pergjej shkurt pa drejtue kryet nga ajo.

-Lili asht shum i smunde, - i tha e shoqja.

Por ai vazhdoi te shikoje pertoke vrimen nder drrasa. Ishte nje vrime shume interesante!

143 Komente

rrallë, shumë rrallë ka pasur shkrimtar të dytë shqiptar që të më ketë mbet në mendje kaq shumë, sa Migjeni. U riktheva përsëri në të njëjtën gjendje që isha kur e lexova për herë të parë.

thnx.

shuem prej jush i pelqejne.por mua sinqerisht jo.jo sepse nuk jane te bukur,por te bejne te ndihesh kaq keq se te behet nje lemsh ne gryke.asnjehere nuk kam arritur ti mbaroj as tregimet as poezite e tij.nuk arrij me vjen per te qare.shpesh here edhe vetem nga titulli.

Buken tone t'perditshme falna sot eshte nje perle, molusku i se ciles u zhduk si specie.

ps. Shvejk, te tilla gjera sillen nje e nga nje smiley

kjo ishte menyra ime per te thene falemnderit.

"...Ishte nje vrime shume interesante!"

E c'ti thuash ketij pervec se "gjeni pa mi"?

Ej, ku esht ai qe ve njesha neper tema... ke harru migjenin, lal...

Jam dakort me keshillen e Emos.Migjeni vihet pak e nga pak, se keshtu njeheresh dashuria dhe varferia, do na beni me zemer. 

Flm Shvejk 

Peshku ka nevoje dhe per pak Koliq(in).  

x sh koliq...se mbase un e dikush tjeter mund ta kete njohur nga shkolla duke qene qe ai ishte i ndaluar por te tjeret duhet ta njohin,meqe e kane kaq xzemer shplurimin e figurave historike apo letrare qofshin

Non e ke non kapsiko koza dici moj sinjorushe, por non sei kiara in ço ke vuoi trazmetere. smiley

Edhe Koliqi eshte nje autor shume i mire. Po Migjeni sec ka dicka te vecante, dicka vertet prej meteori.  

well, për mendimin tim, është një lloj këndvështrimi parësisht "kristian" në një ambjent tejet konservativ. that's where the magic happens. 

 

Proza qe njohim ne, e Migjenit, ka linde pasi ai eshte njohur me Koliqin dhe prozen e tij. Do kisha pase shume deshire te sillja ketu "Bylbylat e plepishtit" te Koliqit, por eshte goxha pune per tu kopju nga libri. Mbase do mundohem me e skanu/fotografu dhe konvertu me ndonje OCR app. 

Me then te drejten Migjeni eshte shume i majte per shijet e mia. Sidomos pershkrimi (artistik padyshim) i vojtjeve te fakireve ma heq fare lezetin e dites, aq sa me vjen te bertas si Arkimedi: "Me jepni nje Kardashiane dhe une do ta leviz boten". Ose me jepni nje Lasgush me qofte dhe nje teke raki pe mani dhe te dal tutje. Po nje Lasgush te forte si puna e kesaj

 

KENGA PLEQERISHTE

O kenge pleqerishte ! Ti vjersh` e Vendit tem!
Ti fjale qe me dhimsesh e qe me ben ujem! ( turbullon)
Tani jam desheruar se largu te me vish :
Degjoju , as degjoju! moj kenge pleqerish!

…………………………………………
…………………………………………

…Ne hije te kasolles qe nxin nj`atje mi mal ,
ja nis me ze te shtruar… ja merr me dal – nga - dal… ;
Ja thua me te dhemshur… ja thua me te qare…,
Ja dredh e perveluar…ja zjen… e ja heq zvarre…;
Pastaj fillon te ngrihesh , e nis e ja therret :
Dh `aq lehte – e ngreh se poshti… aq fort e shpje perpjet…,
Aq dyke mermeruar me ze te parpalitur
Renkimi – i zemres sate ronitet me te ngjitur…,
Sa … qe nga lartesira ku vate fluturoj…,
Me sulm e ulerime keputet si perroj…
E rrjedh per tatepjete prej kulmit qielluar
Si bresher i therrmuar… si lot i perveluar…; -
Pastaj te shuhet zeri…e rrihesh…edhe vdes ;
Mjerimi i vetevetes te thjevi mes – per – mes :
Se felli - e pa meshire te thjevi dhembja jote ,
Deshir` e varferuar e kenges magjiplote !
……………………………………….
……………………………………….

O kenge pleqerishte ! O vjersh `e vendit tem !
O fjale qe me dhimsesh , e qe me ben ujem !
O mall ! O psheretime ! O vaje ! - O lot i zi !
O shpirt i perveluar qe qan ner syt ` e mi !
Si ngrihet qe nga deti nje vale – e desheruar :
Nga fund ` i zemres sate ti ngrihesh dyke vuar ;
E prape posi vala , qe bie serish ne det :
Ti bje ne fellesiren e zemeres se vet .   Koliqi pastaj eshte si vera e vjeter. E kam pasur dikur ate librin "Tregtar flamujsh" dhe mbaj mend qe krejt rastesisht per here te pare e kam lexuar ne nje dhome te Hotel Rozafes ndersa jashte binte nje shi i merzitshem socialist. Do ja di per nder po solli ndokush ndonje tregim prej tij.

Migjeni është i majtë, aty ku DUHET të ishte i tillë. Ku majtizmi është një MUST. Migjeni është i majtë aty ku nuk ka skrupuj të përshkruajë se malësori ulet në gjunjë për të mbledhur dy kokrra misër të rënë në tokë! Në të njëjtën kohë që i njëjti malësor do e mohonte këtë përulje pa çka se do të ishte e vërtetë, për shkak të konservatorizmit. Migjeni është DINAMIT, nuk ka të dytë. Migjeni është e sotmja, minus revanshizmin. 

 

Pune shijesh Oranje. Si tha ai korcari atehere: Ce o, tere dhembkat e botes ne do ti qajme?

Me nje llaf, te poezite edhe i shtyj, po prozen ama... smiley

tamam pune shijesh (por jo vetem). Une e kam nga krahu i kundert. Kur lexoj Migjen, them: Lasgush who? E njejta kur lexoj Majakovskin (poemat pre-17 dhe jo origjinal per me teper), them: Eliot who?

E di qe jam ne maje te thanes, bashke me nenen e nje shokut tim, Zeqir e quajne, po ja qe kjo eshte natyra e poshter e pelqimit te artit... s'mund ta detyroj veten me shoqeza, qetime, permallime, e pushtime...

ps. Kur e lepiva Niqin, tha Llazari... kupton ti. Kurse Migjeni eshte demon, vlla, nga ata me sy ngjyre leyla te thelle fare (gjak me te zeze dmth, zhizhinge, ngjyre paterrxhani).

Shyqyr qe pelqejme femra te ndryshme, se do ishim vra, ka pas thone nji shoku im.

Pyes veten se si e çfare do kishte shkru Migjeni per tallonin e rradhat (per çdo gje te nevojshme e jetsore) ne 1, 2 apo 3 te mengjesit, vere e dimer. 

Ndersa une ve bast qe Migjeni po mos kishte vdekur aq i ri, me siguri do ishte bere shok me Qemal Stafen dhe do shkruante vargje per kenget partizane qe Qemali do i luante me violine. Kjo do hapte dy variante te ndryshme te jetes se tij.

Varianti i pare: Do kishte rene ne dashuri me Fiqireten dhe do e kishte vrare Mehmet Shehu qe ne 1944-ren.

Varianti i dyte: Mbas clirimit te Shkodres me 29 Nentor (ose me 28 sic thote njoni) do ishte bere kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve (Dega Shkoder) dhe Drejtor i Teatrit "Migjeni. Mbas 90-tes Sala do i hiqte pensionin dhe do e conte tek aty ku ka cu "Heronjt e Vigut"..

Ke degju per Andre Stefin (CORVUS)? 

Jo me thene te drejten. Kush eshte ky?

Blasfemi....Lasgushi e Migjeni jane dy qe nuk mund te krahasohen.

Une Hopa me kapoten e merzise mbeshtjellue  /si perendi me grushte  shtrengue shetis /prej Migjenit ne lumnie e der tash i tallonue /shoh syte e qeshtun plot gaz  te djelmerise ..... 

Variant i merzitise se Muzetarit Hopa Hopa per krijimtarine Migjeniane , gjate rradheve me tallona . Kam merak me qe permban Murziti Migjeniane ky lloj fantovargezuesi tallonash do na kishte dale i Majte Reformator ! Te pakten sipas PF .... smiley

"Bylbylat e plepishtit" eshte pjese e "Tregtar flamujsh". Nuk e di nese e ka lexu njeri ketu dhe nese e mban mend ndopak... Nuk e perse m'ka ngele n'mendje.

un e kam lexuar dhe nese nuk gaboj tregon historine e 3 te rrinjve shkodrane qe iu ka ardh mosha x tu fejuar.1 vajze dhe 2 djem.njeri ka studiuar jashte.vajza eshte tipike e atyre kohrave.tregimi vertitet rreth mendimeve te tyre mbi fejesen se ke do zgjedhin.nuk mbaj mend fundin.

 

Bylbylat e plepishtit

Gadi për gjith ditë afër mbrâmjes rreth orës gjashtë Hilush Vilza shkonte e e merrte ke shtëpija Loro Shegorin, shokun e vet mâ ngushtë. Loro Shegori, i biri i Mark Shegorit, nji nder tregtarët mâ të njoftun të tregut të Shkodrës, njatëherë ngjitej prej Tregut të Madh,lahej petkash edhe dilte bashkë me Hilushin. Me mot të mirë bâjshin zakonisht nji shetí kah Foljetat e Puntorve e para se me këthye në kafe për të kalue nji pjesë të mbrâmjes deri sa afrohej koha e darkës.At dit Hilushi e gjet Loron tue dalë prej derës s'oborrit, i rruem lám i ndrruem.- Sa mirë qi erdhe - i tha Lorja. - Po shkojmë e shofim makinën në garazhë, pse më duket qi ma kanë goditë.Si arrijtën ke garazhi, gjeten mekanikun tue i lëshue shikimin fundëm Fordit të Loros.- A i ké pá gomat? A i ka mirë? - pyeti ky.Mekaniku tundi kryet tue fishkullue në shêj pohimi.- Po veglat a janë të gjitha ne vend? - Të gjitha.- Mirë: qite në rrugë.Mekaniku hypi n'automobil, ndezi motorrin e, tue ecë përmbrapa, duel me makinë në rrugë.- Po bâjme nji të sjellun - tha Lorja tue zânë ke volani vêndin qi i lëshoi mekaniku. Hilushi u ul përbrí.- Tashti ecë me fé - ua bani mekaniku tue e mbyllë derën prej së jashtmi. Motorri shungulloi, makina u shkep vêndit me nji të trândun e u drejtue kah Fusha e Qelës. Në lakim të nji udhe, për pak sa s'qe ndeshë në nji kalimtar.- Ai dreq a s'i ka syt në ball-a? - u idhnue drejtuesi i pamësuem, me shikim të ngulun përpara e me dej te ngrehun në mbajtje të volanit.- Si kapërcyen në shesh mâ të gjânë, Lorja e pyeti Hilushin- A e njofte kush kjé?- Cuk Raja. Ura e Maxharrit. Shegori buzqeshi. Shoku tha:- E dij, pra, po te tham - ia priti Hilushi. - Por, pashë Zotin, vênja menden makinës, pse shka më duket s'po dahena shndosh sot. Sielle të dalim kah Ura e Maxharrit. Këthyen. Mbas pak minutash po ngitshin me mâ te madhen shpejtí mbi rrugë të Vrakës.- Elé?!- pyeti njatje vonë Lorja: - Ku e din ti pse qeshem un?- Lêne mâ mirë; s'po na duhet gjâ.- Kallzò, kallzò.- Dashke veç m'e dijtë? Pár qi kjé tue e sakatue për pak e gjâ Cuk Rajën, u qeshe pse ky tash njâ dhetë dit të ka folë vajzën. ka pasëuzdajë të madhe se po ia merr. Por ti e nise shkuesin me nji grusht miza. Kjé edhe tue e zânë me automobil. Ç'do të jét tue të shá...- Si i merr vesht ti këto punë? - u cudit Loroja.- Si i marr vesht? E kam pá at nierin qi bân shkuesina tue dalë prej shtëpís sate. Mas do ditve ka trokllue edhe në derë teme... Natyrisht kuptova se s'ká krye punë se ti e... po ma msyente mue.- Po ti?- E din mirë, zotni Loro, se jam kundra martesës...- u tallë Hilushi.- Te gjithë na jemi kundra martesës deri sa... nuk martohemi! _________Faqja e parë dhe e dytë e novelës "Bylbylat e plepishtit" (Ernest Koliqi); faqja 50 dhe 51  e librit "Tregtar flamujsh". Novela mbaron në faqen 70.

Yes! Dhe ti qenke vajze e re qe ka perfundu shkollen e mesme ne keto 10-vitet e fundit. Lol

cte keqe ka te jesh kaq e re sa jam.un kam lexuar pjesen me te madhe te veprave te koliqit.por diskutimet e sh prej ketyre ketu ne peshk un se di ku do perfundojne.u hap muhabeti per migjenin u mpleks me koliqin e na del ku di un ku e cuan deri te spjegimet e el topo.ok.un skuptoj dicka.un kam pare el topo kam lexu koliqin.aq sa ma ka mbajtur stomaku dhe lotet migjenin e ku di un ca tjeter ama zellin e tepruar per te "intriguar"mbi shume gjera jo vetem qe se kam po sme vjen.po behet nje teori kospirative migjeni qe thua ti cfare dinamiti do kish qene po te qe gjalle.mire qe sfillojne te ngrejne paralele me lorcan duke hequr prirjet seksuale te ketij te fundit.se ketu ca nuk del.sinqerisht mrekullohem me fushen e gjere te lendeve qe zoterojne peshqit tane.

Ernest Koqili - Kroni i Katunit

Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.

Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit.

Atehere ma mire mos me ndigjue.

Eh moj Monda, kur e lexon, thjesht zhytesh ne ate bote. 

Respekte PF per kete citat smiley .....Koliqi pastaj eshte si vera e vjeter. E kam pasur dikur ate librin "Tregtar flamujsh" dhe mbaj mend qe krejt rastesisht per here te pare e kam lexuar ne nje dhome te Hotel Rozafes ndersa jashte binte nje shi i merzitshem socialist.. qe megjithse je i kalemit ja fute nje Berdaf per qejf tat tip ( mo mu murzit ore ) tip ...lere fare se anojme nga Qyltyra pastaj .Kaq gjeta , po do kerkoj prape se une e kam pas ne SHTEPI dhe LEXUAR .Nuk me ka ngjalle ndonje kersheri megjithse ishim ne "boshllek " ose fillimet e para .Flas per vitet 60 deri 66 .. Me pas Humbi interesi fare per te , kuptohet ca nga mungesa e kritikes ca nga se dolen Filizat e rij te Poezise .

Megjithate ne mundsh me kuptue se cfare eshte Koliqi po bie nje Martin Camaj ( nuk besoj se eshte ai Poeti qe e vleresojne si Hermetik klasi ) , por them se eshte nje llafazan Ordiner pijAnec qe i dilnin Jarge nga Goja ne nje Interviste ne TVSH , me sa me kujtohet rreth viteve 94-95 ose dhe me pare . Lexoje vet dhe me thuaj CFARE dallon me teper ne prezantimin e Koliqit sesa nga mendimet e hedhura nga ndonje Adoleshent i mbrujtur me "se Koliqi mer jahu " Lexim te kendeshem !

Kete farfuri ngjyrash e tingujsh e ndeshim dhe ne vepren „Tregtar Flamujsh „ kur te jene
Mesue syte e veshet ne te.Lexuesi i kujtueshem,per shembull, mbetet shtang si ky prozator
qysh ne nisje te tregimit, ne te parat fjali e gjen fillin e mbare,tonin e sakte.Kalon prej situate
ne situate pa humbe mase e drejtpeshim.Persosmenia e kuadrit,gjuha ne cilsine e saj homogjene,gjithcka mbeshtetet ne traditen shekullore ten je ambienti me shprehje qytetare
te pjekun,te Shkodres.Kihet pershtypja se autori niset nga ambienti intim i tij real,edhe ai i persosun,aq sa ne pasqyrimin artistik ne novelat, na del teper stereotip, i merzicem e pa........

Po, eshte ceshtje shijesh. Ose mbase edhe nostalgjie, me Migjenin jemi rritur, ndersa Koliqin shume prej nesh e njohen vone. Por edhe une me Migjen kuptoj me shume poezine e tij, ne proze mbase ka mbetur nxenes i Koliqit. Tek e fundit shkrimtaret jane si matrioshkat, dalin nga njeri-tjetri, megjithese ndryshe prej tyre “pasardhesi” mund te mos jete me i vogel.

Dhe qe ta mbyll i nderuar Pf po te sjell te vetmin rresht me kembe ne Toke per cilesite e tij nga i Gjithe Lumi i mburaqurravitjeve a thu se pasi Iku nga Shqiperia gjith ai Talent Hodhi Bazat e Letersise Moderne ITALIANE ....

 "...mënyra e të rrëfyerit ka bazament popullor por që është origjinalizuar nga pena koliqiane, kështu që “Koliqi luan me folklorin e jo folklori me Koliqin. Ai ia ka dalë që ta fusë folklorin në lojën e srtrukturave të rrëfimit pa u bërë pré e folklorit”....  

Dhe mos o zot te lexosh se edhe benedetto crochen e ka xeberthyer me mjeshtri , pa le Frojdin e nje sere emrash qe i ka patur si Tespije qe nga Prusti e me rradhe smiley.Nje talent i Koliqit i padiskutueshem , JU nenshtrua Politikes qe paraprinte Mbjelljen e Fashizmit  ( kryetar i partise per Fashismin ne Shqiperi ) dhe kjo ka qene arsyeja perse nuk u propogandua per kete veti te Larte e te rralle per mendimin tim , tek mjeshtrat e Penes ! Per mua ka vend si Teknalitete qe solli se sa si Permbajtje artistike .Ne raport me skalitesin e FJALES mjeshtrit te mjeshtrave Migjeni , ai edhe vete ne qofte me variantin Partizan do kishte pranuar Zyrtarisht Postin e K/Lidhjes Shkrimtareve por duke vene ne Krye Migjenin smiley Megjithse edhe fashistet ja njohen kete CILESI duke e emruar Minister ....po ne Itali nuk e kuptoj PERSE HUMBI ashtu si dhe Pipza qe nuk u be ndonjehere bestseller ... smiley

Migjeni dhe Koliqi. Koliqi e pikasi heret talentin e Migjenit, e perkrahu dhe ndermjetsoi per botimin e krijimeve te tij tek revista "Illiria".Deri ne 1936 Koliqi kishte botuar "Hija e maleve"(proze), "Gjurmat e stineve"(poezi) dhe Tregtar flamujsh(novela) .Konsiderohet si themelues i prozes moderne nga studiuesit dhe sigurisht qe Migjeni i ka lexuar dhe eshte ndikuar nga krijimtaria e tij.Por Migjeni nuk ka paraardhes ne letrat shqipe. Kjo eshte thene e dokumentuar tashme dhe s'ka Koliq ti beje hije.Me Koliqin ka te perbashket ekzotiken lokale, por Migjeni pi uje ne ca burime te tjera qe nuk gjenden tek Koliqi.

Ajo qe thote PF se, po te jetonte Migjeni, ndoshta do ishte bere shok me Q.Stafen , eshte hamendje.S'behen dot parashikime te tilla.Fryma kritike e krijimtarise se tij jo domosdoshmerisht do ta conte tek komunizmi. Komunizmin dhe fashizmin i shikonte me dyshim. Te lindet njeriu, grushti dhe dielli nuk jane alegori per komunizmin. Me shume ato jane reflekse te niceizmit dhe revoltes kristiane per drejtesi.

Migjeni sot shikohet vrenger nga katoliket si ateist dhe antiklerikal por ne fakt ai zoteron nje shpirt kristian. Migjeni eshte Krishti i letrave shqip ne ndjeshmerine e tij per te vobektit, zhelanet, prostitutat, te hedhurit dhe skamoret. Fakti qe nuk kerkonte meshire por drejtesi nuk e nxjerr ne nje monopat me komunistet e botes se re.Edhe pse Krishetrimi dhe Komunizmi kane frymezime te njeta per drejtesi dhe barazi, Migjeni mbeti ze kritik me shpirt kristian. Veshtire te behej Robespier Migjeni melankolik dhe turbekular.

Spiritus, po te ndjek vijen e llogjikes tende, veshtire te jesh edhe nicean edhe kristian i mire. Gjithashtu nuk me duket se Migjeni eshte tip i meshires kristiane. Te pakten tek 'ah si nuk kam nje grusht te fuqishem..." ashtu si edhe Noli nuk eshte prift kur shkruan "ngrihuni dhe bjeruni/korrini dhe shtypini". Kuptohet qe variantet e sinoptike te jetes se mundshme te Migjenit jane per humor, po prape une nuk e perfytyroj dot kolaboracionist (megjithese nga musteqet ngjan si i tille smiley ) si Koliqi dhe as poet Parnasianas si Lasgushi.

Megjithate, pervec mospelqimit tim, them se  Triniteti Hyjnor Poetik i poezise shqiptare te viteve 30 eshte Lasgushi/Migjeni/Noli.

Ashtu eshte, veshtire te jete kristian dikush qe thote "Mos u lut për mue, se due pash me pash t'i bij ferrit" e qe kerkon "te lindet nje njeri" per te zevendesuar Zotin. Le te themi qe ishte socialist, prandaj edhe kalon per i krishtere. Sa per ate a do merrte pjese ne lufte, mbase Zoti prandaj e mori nje vit para se te niste ajo, qe te mos e vinte para ndonje dyzimi.

Argendis, le te marrim prape nje situate hipotetike. Nese Migjeni do te ishte i gjalle sot.,mendon qe do rreshtohej me Edin apo me Salen? Une them me Salen. E shef pra qe eshte komunist dhe jo socialist?

Je qe je pse s'i fut nje tregim letrar historialternativist, tip Migjeni dashurohet me Nexhmijen dhe Qemal Stafa kapet duke bere orgji me nje balliste dhe nje legaliste smiley

Vdes per kto thrisomet mo! Dukesh qe je shpirt (esprit i thone frengjisht) demokrat. smiley

Vrasja e Qemalit. 

-Shoku Enver. Sapo kthehem nga baza "Caraci pa berthame". Ju betohem se atje ishte dhe Qemali, duke bere seks "fshatce" ne njeren nga dhomat e bodrumit.

- Mire mire Meco, po qetesohu tani - i thote Enveri. Te gjithe e shkelim nganjehere me numrin. Rendesi ka qe shoqet te kene qene te pastra politikisht.

- Po ketu eshte puna shoku Enver - hidhet Mecua, qe dukej qe sa s'po pelciste sa ta mbaronte fjalen. - Ato nuk ishin shoqet tona. Njera ishte balliste dhe tjetra legaliste.

- Nga e di ti mo, kokeqip? 

- Po shoku Enver. Une degjova nga jashte deres njeren qe thoshte "me takon mua te jem ne balle te punes kesaj rradhe" ndersa tjetra qe ulurinte "legalisht kjo eshte radha ime".

Enveri u vrenjt.

-Te varet - urdheroi.

O Peshk qenke me fat, paske shpirt treshdemokrat smiley

But mashkullfntazira aside, ne nje situate treshe rrezik trecereku yne do ndihej kuturu, a mosozot te trembur smiley

...

Titulli i tregimit qa do jete "Balle per bythe me popullin"? lol

Dhe tha: Kur unje merresha me kesisoj punesh ne Montpelie, ky cunaku nuk e dinte akoma nga lidhej gomari, kupton ti? Po armikut duhet t'ja tregonje vendin.

Kjo eshte shume juicy Xhibo. Kamasutra do shqyente syte, sikur ne skenar te futej edhe nje valle pirrike, nderkohe qe ballistja hiqte syzet, dhe legalistja/isti dergonte radiograme. Nexhmija e shpreh dashurine e fshehte, po Migjeni nuk ja pranon. smiley

Ti i fute dhe elementin "spy" dhe po e ben gati per skenar filmi, tip "Shefqetja e ka doren e djathte te zene, po radiogramon me te majten", hallall smiley

Vallet pirrike s'i kam parasysh po meqe do jene me fustanella patjeter qe jane te pershtatshme per situaten.

P.S. Pllaka e varit te Qemalit sapo pesoi nje ngritje por varri i Migjenit s'eshte as xheloz as ziliqar smiley

Jo me varre mos me ngatarro se filmat sex/hororr nuk i cuq fare. smiley Po ajo puna e Enverit do nje gjetje. Shefqete legalistja ishte aty per te dekonspiruar ne ishte Qemali i virgjer apo jo. smiley Ndersa ballistja tha: t'emes, ne burg qe do me fusin, po ta provoj nje here me keto komunistat pa nami u beft per ideal.

Po qesh me lot.

Gaia ne se te ndihmoj ne berjen endonje skenari per seks Integrues . Per te kuptuar me mire keto skenat seksuale te Kohes , nuk te rekomandoj  Xhibonjizmin  .Ke plot ketu heroj te Heshtur te Greves Studentore , ku shquhen per seks tri-kater e me shume ne pritje te ardhjes se Demokracise dhe ne se kerkon me shume do gjesh raporte Shefqetore ku demaskohen prane Udheheqsit skenat e Lidereve dhe Liderrave te Ardhshem .Keto pershkrime jane me bindese se sa fantazite e Xhibit qe ne ate kohe sapo eksperimentohej per te tjera qejfvrimashligjore !

Mos e merr per personale dhe vazhdo te qeshesh smiley

Mos ta bej si Ollga pastaj smiley: O po kur benim dashuri ne, pa kjo e sotmja nuk eshte gje. I luanim fene, tha. jo dashuricka si keto te sotmet.

Mos qofte e prishur. smiley

Migjeni nuk ka paraardhës në letërsinë shqipe për disa arsye, që nuk i trajtoj të gjitha këtu. E para sepse ishte gjenial, e një i tillë është një shpërthim në tjetër nivel cilësor nga paraardhësit, sikur vjen nga qielli. E fundit ështe se kultura shqiptare vuan disi nga mosvazhdimsia. Krijuesve u mungon përulësia për të pranuar hapur mjeshtrin praardhës. Aty nga mesi gjendet fakti që Migjeni i perket një pakice kulturore të izoluar në kulturën shkodrane.

Përsa i përket “… prej diellit (alegorik) valën”, mos i kujtoni aq budallej censorët komunistë, që dinin mirë kë të vlersonin, kë të përdornin e kë të përbuznin. Migjeni pati shok Veli Stafën, vëllain e Qemalit. Qemali ishte tip tipik politikani (në kuptimin që pathosin politik e kishte shumë më lart se artistikun), ndërsa Veliu dhe Migjeni nuk kishin shumë takat me fol në publik, organizim, orientim nëpër intriga etj; jo rastësisht vdesin të dy nga turbekulozi, sëmundja tipike e artistëve mbas shpikjes së penicilinës.

Përsa i përket Niçes, duhet pasur parasysh që Migjeni (gjykur nga titujt e librave që lexonte) është ndikuar rëndë nga letërsia ruse prerivolucionare ku Niçe dhe përzihej me idera marksiste kodra mbas bregu. Fakti është se Niçe dhe Marks kishin të përbashkët antikristianizmin. Për të kuptuar “kristianizmin” e Nolit dhe Migjenit duhet referuar “Teorisë së Liberacionit”, që e paraqit Krishtin si liberator nëpërmjet forcës, teori krejt e papranushme nga çfarë flitet ne Libër. Në fakt në lëvizjet dhe konfliktet revolucionare teorikët e liberacionit kanë qenë gjithnjë aleatë me komunistët, sigurisht që mbas fitores do i prisnin kokën. Prandaj dhe Noli nuk e “hëngri ate koqe ulliri” të vinte në Shqipëri, pavarsisht ftesës dhe simpative te deklaruara nga të dy palët.   

Pse jane "futur duart" ne tekstin e Migjenit ? Kush eshte ai qe beson se Migjeni shkruante "Eja me mua", ose "C'po thua ?"

E kam vene re dhe ne disa poezi te Reshpjes qe i "zbukurohen" shkrimet. Nese duam te nderojme kujtimin e Migjenit duhet te mos i luajme shkrimet e tij, ose perndryshe te thuhet "tekst i ripunuar ne gjuhen letrare te 2012-es".

Se ndryshe del as mish as peshk. Une e lashe aty kur filloi te me fliste me "mua" dhe "thua".

ps : shyqyr qe keta te "lulezimit" s'marrin gje vesh nga tekstet e Fishtes, se edhe ate do e benin te fliste... me vete.

Jane te pakte ato pune te poeteve apo novelisteve gege cilat nuk jane prekur. Fishta eshte nder ta, per te mos thene i vetmi, pasi teksti e dialekti ka qene shume i renduar dhe nuk ja ka vlejte qe nje tekste te tilla te perpunohen nga nje toske, sepse do i duheshin 10-vjet per ta perfundi (flas ne veçanti per "Lahuten e Malcis").

Migjeni vdiq 26-27 vjec. Ish-seminarist tjetri (Joyce ka qene ish-seminarist po ashtu dhe ka patur te njejten qasje ambigue karshi kultures kristiane), plus ndjeshmeria poetike "prej vedit", plus nja dy vjet malesive. M. ka qene poet natyrshmerisht i angazhuar, dhe kur je i tille referencat filozofike e politike nga jashte them se jane kontribut anesor. Ka qene Majakovski yne shendetlig, por besoj qe ne nje skenar te mundshem post '44 do kishte patur te njejtin fat me te.

Siguria statistikore e nje vetvrasjeje post '44:

99,725%

Shpjegimi ne laymen terms:

Ne 100,000 regjime si i yni post44, vetem ne 275 prej tyre Migjeni nuk do vriste veten. Kjo natyrisht nuk thote gje se si do rronte ne keto 275 here. Problemi kunderfaktual: ai pati vetem nje (1) jete ketej nga dora jone. Dhe mbase me mire keshtu, a din?

Mund te ishte nje 'positive skewness' vetvrasja, vuajtja qe frymezimi i tij.

Ish seminarist ka qenë edhe Stalini dhe Pol Poti. Nga një këndvështrim (nuk e sqaroj ketu se vete gjatë), ateizmi nuk ekziston, por ekziston vetëm “teoria e liberacionit”, që këndej “nga nahija jonë” e qujnë për kollajllek katokomunizëm. Ky është thelbi shpirtëror i “kompromisit historik”. Sipas kokës dhe festes, janë të gjithë katokomunista, edhe ata që shajnë të tjerët. Umberto Eko dhe profesor Vattimo kanë qenë besimtarë dhe aktivistë kattolikë “djathtas” para se te kalonin me teknikë sigurimi “majtas”, profesor Veronezi ishte besimtar derisa në prag të pensionit e zuri një krizë mistike dhe u kthye në ateist.  

Të jesh niçean i vërtetë do të thotë të jesh natyrshmërisht i angazhuar, aq më tepër te jesh marksit, të cilët mburren që pat qenë Marksi i pari që bërtiti: “deri më sot filozofët e kanë shpjeguar botën, problemi është ta ndryshosh atë”.

 

 

C'hyjne ketu Stalini dhe Pol Poti? Sikur po flisnin per shkrimtare (po te kesh lexuar Portretin e artistit ne te ri, e kupton pse e bej qasjen mes tyre si ish-seminariste). Plus Eco dhe Vattimo jane te gjysmes se dyte te shekullit, tjeter kontekst historik e kulturor.

Paragrafi i fundit me çakerdisi fare pastaj. Nietzschean i vertete?! Ndonje koordinate tjeter? Si tha nje ish-i vertete prej ketyre: Njeriu s'ka vdekur, por edhe shume mire s'ndjehet. Sakaq Mbinjeriut s'i duket as nishani.

Sidoqofte pohimi im ishte me i thjeshte: Migjeni e kish pare mjerimin me syte e vet. S'kishte nevoje per frymezime filozofike se e prekte me dore ne shkollen e fshatit, ne rruget e qytetit. Librat i huanin fjalen per te shprehur angazhimin, por jo vete angazhimin. Ndaj them qe i ngjan Majakovskit, te cilit ne shqip i pata lexuar dikur nje seri poezish mbi mjerimin ne Rusi gjate 1905-es ne mos gaboj. 

 

Hyn Stalini dhe Pol Poti sepse unë po flas në një kontest të gjërë që përfshin, jo vetëm atë të Manifestit Komunist (që nuk merrej me arsyetime e mbivlera kapitali, por me një thirrje eskatologjike çlirimi përfundimtar të historisë - në këtë kuptim është brënda edhe Eko e Vatimo, që kanë një peshë mizë), por edhe të Revolucionit Francez (kryesisht antikristian, por çuditërisht ndjekur edhe nga ish priftërinj, e mban mend Simurdenin dhe Govenin e “Viti 93”?).  Pastaj si është puna që revolucionet modernë lindin të gjitha në vende të krishtera?

Si ore nuk hynkërka Stalini me artistët, ky artist mbi artistët që krijoi lidhjen e shkrimtarëve të gjysmës së botës, të cilëve u thoshte: un rrafshoj male e ngrej fusha, katunarët i kthej në qytetarë dhe qytetarët në katunarë, mongolët e Siberisë i çoj në perëndim dhe perëndimorët në orient, ngre fabrika dhe oxhaqe etj, etj, ndërsa ju përshkruani situatën duke vënë bashkë gërma dhe bojëra.

Ja kordinatat: Niçean i vërtetë është në kontestin e nazizmit, marksist i vërtetë është në kontestin e socializmit real. Në kontestin postotalitar ka vetëm ish-a që kërkojnë kordinata dhe njëkohësisht i mohojnë ato.

Krahasimi me Majakovsk avangardistin nuk shkon fare. Gjej ndonjë Cehov, a ndonjë tjetër të ngjashëm para epokes se re.     

"Niçean i vërtetë është në kontestin e nazizmit, marksist i vërtetë është në kontestin e socializmit real."

Me fal, por ne u perkasim dy shkollave te ndryshme. Ne timen keto dy fjali nuk ndahen me presje bashkerenditese, por me pike dallimi konceptual. 

Krahasimi qe beja me Majakovskin bazohej ne sensibilitetin e ngjashem ndaj realitetit dhe ne nje fat paralel brenda nje skenari te mundshem, ne te cilin Migjeni te ishte gjalle pas fitores se komunisteve. 

Un i kam bërë të dyja shkollat në fjalë, biles edhe një të tretë (e treta e vërteta).

Bravo heretik. Ty do te te marr te shprehesh ndonjehere gjate mendimet e mia, kur pertoj. smiley Komunisti i vertete dhe nazisti i verteet nuk mund te jetojne jashte struktures shteterore, per vete faktin se si njeri rend as tjetri rend nuk e pranon individualitetin. Do ishte njesoj sikur te perpiqeshe te studioje jeten e bletes ne konditat e nje apartamenti dydhomaguzhine. Kjo  i ben te gjithe aspiruesit komunisto/naziste qesharake (megjithese mund te jen te frikshem) dhe te gjithe antikomunisto/nazistet te bezdisshme (pa qene te frikshem) kur jetojne ne shoqeri post-totalitare.

Ndersa une gjej qesharake psh, faktin qe kulti i individit i kundervihet totalitarianizmave te shek 20.

Po mire, "prandvera" arabe, ca eshte qe nuk eshte ne vende kristiane, se po futem si klluf ne mes te muhabetit, revolucion postmodern, gja?

Thirrje eskatologjike Manifesti Komunist? Clirimi perfundimtar i historise? Seriozisht?

Nese njihet per ndonje gje Marksi eshte per theksin tek praktika, tek mjetet, tek permbajtja, perkunder teorise, qellimeve eskatologjike perfundimtare apo formalizmit. Here e pare qe po degjoj se Marksi paska bere thirrje eskatologjike tek Manifesti. Ku eshte more tia luajme fene? Apo... ore... mos e ngaterroni Marksin me Furierin, gje zotnia juaj?

Sa per koordinatat, pastaj, i ke totalisht te pjerdhura, mender teje. Nicean i vertete nuk mund te jete ne tjeter gje pervec ne kontekstin e antropologjise si shkence, nga nje krah, dhe te anti-iluminizmit si filozofi, nga ana tjeter, dhe qe te dyja, sidomos kjo e fundit, bie krejt ndesh me projektin iluminist, te mbeshtetur klasikisht tek progresi, qe propagonte nazizmi.

Sa per Cehovin si krahasim me Migjenin, shume dakord. E Cehovit eshte ajo proza me karrocierin qe s'e linte dot punen e hante lloj lloj poshterimesh megjithese ishte duke i vdek, apo i kishte vdek fare femija? 

 

Car të them në përgjigje kur përdoren terma klluf e pjerdhur, ngjit me termin eskatologjik. Nuk diskutoj në këtë mënyrë. Nuk më ke për sherr mu.

As une nuk u nisa per sherr. Do doja tia hidhja fajin forumeve, por eshte krejt faji im. Edhe I konfidences me te cilen I bere ca propozime ti, por besome, eshte me shume faji im.

Që e pranon fajin është në nderin tend. Mbi këtë bazë mund të përgjigjem normalisht dhe pa hatërmbetje.

Shiko se jam shprehur jo për çdo lloj revolucioni, por për fillimet, lindjen e revolucioneve, si ide dhe praktike (Europe, France, Rusi). S’ka nevojë të shkosh tek arabët, sepse më parë janë kinezët, shumë më larg prej krishterimit.

Cfarë jam shprehur per Marksin është ide e neomarksistit Hobsbawm, që e ndante Marksin në të parë dhe të dytë (ndarje e bërë edhe nga te tjerë). Sipas tij Marksi i parë (i Manifestit) nuk deduktonte dukjen e komunizmit në historinë njerzore nga analiza e natyrës dhe zhvillimit të kapitalizmit, por nga një argument mbi natyrën dhe fatin e njeriut (pa futur në pilaf Zotin, për komunistët teori, formalizëm etj). Prapë sipas tij, mbas 89-tës është kjo qe mbetet gjallë prej komunizmit, dmth çfarë vertet besonin komunistët, një shumicë që Marksin nuk e kish lexuar (bile as profesorët), por ishte gati të vdiste për çështjen. Tani teori, formalizëm, praktikë, quaje si të duash, fakti është që komunistët, njësoj si krishterët dikur, kanë vdek për çështjen.

Mesa di Niçe ka qenë zyrtarisht për nazizmin, njësoj si Marksi për komunizmin. Në epokën postotalitare, dmth në epokën e ish-ëve të të gjithë llojeve, meqë mungojnë kordinatat dhe perspektiva e ardhëshmërisë, fillojnë të përcaktohet sipas interesit se kush ka qenë nazizëm i vërtetë e kush i rremë. Unë i kam dhënë dum t’i quaj të vërtetë çfarë ka qenë realë në histori. Te tjerat janë llafe teorike, formalizëm përderisa nuk i shoh të realizuara në praktikë.     

"Mesa di Niçe ka qenë zyrtarisht për nazizmin..."

Shko bej edhe nja 20 a 30 shkolle te tjera... pastaj kersherehu ne ligjerata pseudo-pseudo qe te marrin shpirtin. Eh thuaj!...

S'do ishte me bukur te demostroje te kunderten ?

p.s. Nje "grusht" ballit ... pastaj... do bejme nje dore muhabet filozofie ?  smiley

Dakord deri diku me Hobsbaum. Marksi I pare eshte me etik, dhe shfaqjen ne skene te komunizmit e dedukton nga fakti I ekzistences se nje klase te derrmuar per nga kushtet materiale, e jo per nga natyra apo fati I njeriut. Deduksioni eshte juridik me shume se ontologjik apo eskatologjik. (Fantazma e komunizmit, eshte vegel retorike e mbeshtetur tek Hamleti, ligjshmeria e pushtetit, por ndryshe nga Hamleti qe kishte ca si shume qejf te filozofonte, Marksi therret per aksion). Nuk jam dakord me Hobsbaumin si c'e pershkruan ti, sepse shfaqja ne skene e komunizmit deduktohet gjithashtu nga zhvillimet historike te kohes, qe perbejne per kohen, nje faze rudimentare te kapitalizmit: ne vija te pergjithshme - revolucioni industrialo/borgjez.

Sa per Nietzcshen, e di gabim. "Zyrtarisht" ky s'ka te beje fare me Nazizmin, per dy arsye kryesore: nuk ka asnje interes eksplicit ne shkrimet e Nietzcshes ne lidhje me nje teori te shtetit; dhe Nietzsche e predaton Nazizmin prej te pakten 30 vjetesh.

ps. Kete ma merr mundesisht pa hatermbetje. Nuk eshte PPU vend ku shtrohen pohime kaq komplekse. Per shume arsye. Megjithate, te gjithe e bejme. Por sinqerisht, deri me sot, sa kam marre pjese, rralle kam lexuar kaq pasaktesira sa prej teje ne lidhje me kete muhabet, njekohesisht keto pasaktesira veshur me zhargon. Kush rri e tharton trute ke peshku, dakord, por I thartojme qe I thartojme, ne pese pohime, te pakten tre te jene te sakta. Ti paske dal huq pese ne pese. Po e perseris, ma merr pa hatermbetje, se nuk I dihet, mund te kem dale une huq pese nga pese.

Këta janë nga ai lloj që siç u thotë Zhizheku: ateistët janë kristianët e vërtetë. Hedhin poshtë formën, por jo filozofinë dhe përmbajtjen e kristianizmit. Thjesht sepse përmbajtja është pjesë e identitetit të tyre. 

p.s smiley

Oscar Niemeyer, arkitekt brazilian, ka projektu diku mes 23 dhe 26 kisha (kryevepra), dhe ka qene ateist gjate gjithe jetes se tij. Tashi asht 104 vjeç (1907 datlindja). Lol

Ti po ngaterron profesionin me prirjen. Une kam pas njoft prosti qe kane qene totalisht kunder plazheve nudo. smiley

Pf, ai rasti qe permend ti quhet konflikt interresi. Pse dikush qe paguan qirane duke u zhveshur duhet te shkoje e te zhvishet for free aty ku te gjithe do mund ta shijojne ate per te cilen teorikisht duhej te kishin paguar! smiley

Kam idene qe po ngaterron strip girls me punetoret e thellesive.

A-ha! Ti me duket se po flet per minierat. smiley

Zhizhek kroati është për vete katokomunist me teorinë e “shenjtërisë së dhunës”. Kjo duket më mirë tek kolegu i tij Badiou që ka shkruar një libër që merret vetëm me shën Palin për të treguar vlerat universale dhe vlerat specifike individuale.

smiley Besoj se duhen dalluar ateistet qe dikur kane qene prane besimit dhe ata te cilet jane rritur ne shoqeri thellesisht anti-fetare. Ne fakt bashkesia e njerezve qe besojne eshte ku e ku me larushe: ka homoseksuale qe duan ne martohen ne kishe per shembull, ose ka mafioze qe mbajne ne gji figurina te Padre Pios.

Po. Siç edhe duhen dalluar shoqëritë moderne të krijuara nga një kontekst post-kristian, me ato shoqëri që nuk e kishin pjesë të tyre filozofinë kristiane të jetës. 

Mua më është mbushur mendja top fare, se komunizmi ishte një rrjedhim natyral i shoqërive post-kristiane. Tek të tjerat kur u aplikua pati thyerje të tmerrshme dhe një lloj "humbje busulle" etike dhe morale. Këtë lloj ambiguiteti të kundërvënies dhe përfshirjes ndaj hyjnisë, e trajton Jodorowski (në mënyrë vizuale) tek El Topo... që nuk e ke parë akoma. smiley

 

 

Kam ne shtepi nje permbledhje te vockel me shkrime te Engelsit mbi origjinat e kristianizmit, ku ne nje fare menyre hiqet nje paralele mes lindjes se komuniteteve te para kristiane dhe komuniteteve te para punetore komuniste. Pyetja qe me vjen eshte se a mund te hiqet po ashtu nje paralele mes rrëgjimit te idese kristiane dhe rrëgjimit te idese se nje shoqerie komuniste?

C'ma kujtove! smiley Ke te drejte, do mundohem ta siguroj, premtoj!

hm... kjo pyetje nuk qenka e lehtë për tiu përgjigjur tak-fap. Po besoj se rrëgjimi i kristianizmit lidhet ngushtësisht me atë që quhet "dogmë". Dogma kristiane nuk gjen mbështetje llogjike gjëkundi. Hidhet vetvetiu poshtë. Ndërsa komunizmi per se, jo ai i aplikuari në vendet e Evropës lindore, por ai më i gjeri, është në thelb një strukturë sociale. Nëse rrëgjohet, me se do të zëvendësohet?

 

E keni gabim. Migjeni ka qene poaq i majte sa nje demokrat. Migjeni, si shume intelektual te rinje te viteve 20-30, ka qene i frymezuar nga idete dhe zhvillimet ne perendim, e i dashuruar me perendimin e kulturen perendimore. Ne ato vite idete e ndryshme dhe ideollogjite fashiste (te djathta) dhe komuniste (te majta) kane ndikuar ne po te njejten menyre dhe force ne krijimtarime e poetit dhe intelektualit te ri. E vetmja lidhje qe Migjeni ka pase me komunizmin, ka qene miqesia/korrespondenca me trockistin Andre Stefi i cili vepronte nen emrin CORVUS. Ne nje leter te Andre Stefit drejtuar Milloshit, Stefi e paralajmeron duke i thene se "Shoket" nuk do mund te harrojne disa shkrime (nder to "Te lindet njeriu" dhe ne veçanti dityrambi Niçian: "Trajtat e Mbinjeriut"). E Migjeni i kthen nje pergjigje Stefit, per te cilen do ishte varur ne litar, po te kishte jetuar aq gjate sa te arrinte te shihte okupimin e shqiperise nga forcat Enveristo-Sllave. Me pas Migjeni merret nen mbrojtje nga disa grupime te djathta ne Korçe, e disi arrin t'i largohet problemeve, perkohesisht. Prandaj Mayakovsky ka qene diku shume larg, majtas.

edhe nje fije tash po na e qitni komunist te 41-shit.Po ku e shifni angazhimin e Migjenit.....mos me çmendni.Jo detyrimisht terbimi ,pakenaqesia ndaj cilitdo realitet te bejne poet te majte e aq me pak te angazhuar.Migjen shyqyr qe vdiqe.Ketu po i qendisinin dosjen post mortem

A flori a flori ! Kur te do  "suma " ty , i heq syzet e antikomunisteve smiley

Ka Dosje Migjeni , ka , po e ka fsheh Diktatura or tie .Po te lexojne Engelsin qe thote se Komunisti i PARE ne BOTE eshte Krishti , vaj hallit se cdo ti kishin bere ANKESES.... qytetaret Boterore te Dijeve antikomuniste smileyKetu ka qene kapule per Kokoshe , po po behet MULLAR dhe s'ka te ndalur .....

Pse e keni kaq problem pasjen e nje ideal human s'e marr vesh. Kaq mire jeni ne nje shoqeri post-idelogjike si kjo qe jetojme, a si?

Eshte rregull Emi ...Nder pese Zebra ka nje te tille "sumembrapsht" dmth zoter te sikureve . Te pakten ne llojshmerine e katerthundrakeve ! Po them se po te behet ndonje krahasim me keto menyra statistikore , ka rrezik qe tek PPU nder pese Peshq te dalin TRE "sumembrapsht " Kuptohet , e para si gjithnje , Drejtoresha e derstiles smiley

Po mos kishte vdekur Migjeni aq i ri??? Une besoj se do kishte prodhuar ca vargje mbi dashurine, qe mbase nuk do ishin aq te mira sa te Lasgushit, por qe do i kenqanin edhe keta qe lodhen nga shqetesimet sociale e politike ne art. Shifni puthjen e Cubit. Pjesa eshte totalisht mediokre sikur mos ishte pjesa e mesit, qe nga momenti kur prezantohet Cubi, deri kur perqafohen. Aty fluturon tregimi, ka krahe, te behet sikur koha ka ndaluar. E dhjet pastaj, se del dashuria per lirine me e forte se vete dashuria, por po te mos kishte vdekur aq i ri, besoj se do e gjente forcen e vet dashurise.

Buka e perditshme, pastaj, eshte pa frike proza me e mire qe ka prodhuar ndonjehere gjuha shqipe, qe nga formula e pagezimit, e deri tek kjo pike.

Buka e perditshme, pastaj, eshte pa frike proza me e mire qe ka prodhuar ndonjehere gjuha shqipe, qe nga formula e pagezimit, e deri tek kjo pike.

mmmm...I don't think so. Mjashtri i prozes shqipe eshte akoma gjalle. Domethene nese ty te emocionon me shume Buka e Perditshme se Pallati i Endrrave le te themi , go and get another life. smiley 

Pallati i Endrrave eshte i Kadarese, apo i Kafkes, apo i Orwellit, se nuk e di pse me ngaterrohen keshtu si padashje smiley Ndersa Buka e perditshme nuk e di pse, mbase ngaqe e rifreskova tashti kushedi, por vetem si e Migjenit me tingellon.

Meqe po e shoh (nga cilesia e argumentave qe po sjell) qe je deshpirimisht i vendosur qe ta fitosh kete debat, nuk po zgjatem me. Sidoqofte, per kete gjest fisnik timin, me ke borxh nje shishe vere nga ajo shekullkaluara e Pjerit. smiley

Veren me shume kenaqesi, edhe po qe se e humbas kete debat. Cilesine e argumentave pastaj, kush i di. "Ato vijne te paftuara" thoshte Sokrati, por shiko, se me erdhi nje tjeter. Nuk krahasohet nje pjese e realizmit me nje pjese te realizmit magjik, apo te zhanrit te fantazise le ta quajme Pallatin per te qene korrekt, per nga kush emocionon me shume. Natyrisht qe Pallati, Farenheit 451, Metamorfoza, Kronikat e Narnias, etj te ketij lloji, emocionojne me shume. Eshte vete situata, bota e krijuar, ajo qe te ngjall emocionin. Shtoji kesaj qe jemi te prirur te emocionohemi me shume nga identifikimi me grupin, bashkesine kombetare, si tek Pallati, se sa nga nje njesi pak me universale si c'eshte familja (shkakun e kerkojme tek fakti qe familja nuk eshte familja ime, psh, por e Koles). Buka e perditshme eshte me cerebrale, e kerkon empatine, lufton ta ngjalle emocionin, etj atribute te ketij lloji, nderkohe qe Pallati e ka te gatshem nga fantazia. Por po flisnim per PROZE, jo per zhanre prozash qe te behet emocioni kriter krahasues i vlefshem.

Ishte nje brime shume interesante! Cfare fjalie! Cfare mbylljeje! Le te "binte shi e frynte ere" sa te doje, kjo proze eshte e paarritur deri me sot.

Ok. Le te themi qe po perpiqemi te krahasojme kush e rref njeri-tjetrin, peshkaqeni apo luani, pa percaktuar me pare nese ndeshja do behet ne uje apo ne toke. Migjeni per nga vete natyra e shkurter, gati eseiste e prozes se tij duhet ta kishte penen shume acide qe te linte gjurme, kurse Kadareja i ka dhene vehtes luksin e kohes. Pra ta gdhend koken mengadale.

Sidoqofte, 99% e njerezve qe duan t'i prezantojne Shqiperine nje te huaji i rekomandojne te lexoje Kadarene dhe 1% tjeter pastaj mbase ndahet midis Migjenit dhe Fatos Kongolit. 

hapjen e tregimit të Cubit do e kishte zili çdo shkrimtar me ambicje në stilistikë. 

 

ej Lulian, jam dakord për çfarë thu për Cubin. por mu m'duket që pjesa e dytë s'është e Migjenit, por e noj dashamiri që ka dashtë ta zgjasë lumninë e lexuesit...

si gjini buka e nepunesi nuk mund te krahasohen...mund te krahasohen emocionet qe ngjallin.

Well hem buka hem nepunesi jane proze. Njeri e ka me te gjate, tjetri me te shkurter.

Migjeni dhe Kadareja nuk krahasohen edhe nga një pikpamje tjetër (më e rëndësishme për gjykim kritik), Kadareja, mirë a keq, ka vepër të plotë, Migjeni ka thërrime.

Meqë erdhi llafi, një lavdërim të merituar për Kadarenë: është i vetmi ndër shqiptarë që ka vepër të plotë. Parë vetëm nga kjo pikpamje, mënjëanë diskutimet për figurën morale dhe talentin letrar të sigurimit shqiptar në bashkëpunim me sigurimin e talentuar francez, ai rezulton një kampion, atlet maratone në mes veremlijsh. Besoj se as ai vetë nuk është në gjëndje të kuptojë se si ka arrit me ja dalë në krye. Vë bast që para se të vdesë do të ketë një krizë mistike, në mos e ka patur dhe e mban fshehur për konjukturë.

Une them ta kapim problemin nga bishti : te marrim skenarin tjeter.

Enver Hoxha vdes ne nje aksident rrugor me 1947, duke shkuar ne Korçe ta takoje Pilon. Ne kthesat e Qafe-Kerrabes, then qafen ne nje kerrabe dushku. Vendi s'e qan fare, 30 vete e njihnin me gjithsej, dhe vendin do ia zinte Omer Nishani, duke dhene keshtu per here te pare dy presidenter me te njejtin mbiemer (ne mungese te mbiemrit Hoxha qe deshtoi).

Nishani do te vendoste keshtu krejt papritur ndarjen e pushtetit me zogistet, ballistet, Mukasit dhe Labinotsit. Do te kishte demokraci. Kadare s'do te shkonte fare ne Moske, vendi do te humbiste nje sovjetolog. Agolli do te rrinte ca kohe minister i Bujqesise, pastaj do t'i fusnin rruspen per paaftesi te theksuar, do te shkruante libra me baltra te thinjura qe do t'i botoheshin ne France. Kadare nderkohe do te ishte bere nje burokrat ne ministrine e Mbrojtjes, dhe pas hyrjes ne NATO diku nga 1957, do te ishte caktuar si perfaqesues ne Bruksel. Aty do te kishte rene ne dashuri me nje Ruse agjente te revizionizmit dhe do ta kishin rrasur ne burg te perjetshem, nga viti 1991 do te dilte se hajt s'prish pune.

Zgjedhjet e lira te 1958-es, do te risillnin Ahmet Zogun ne fuqi, por si pasoje e nje atentati nga nipi i Avni Rustemit, do te humbiste perdorimin e trungut, dhe keshtu vendi do te kishte nje mbret te ri 20 vjeçar, basketbollist me Limozhin e Frances. Nderkaq, pas 5 vjetesh do te lindte Yllka Mujo, nena e mbretereshes se re. Komunistet do te humbisnin zgjedhje pas zgjedhje, deri ne shkrirjen perfundimtare me anetar te fundit qe mbyll deren e depos, Idrizin. Sot do te kishim 5 aeroporte te medhenj nderkombetare, nder te cilet 4 ne Vlore, dhe Nishani i ri do te udhehiqte Europen per daljen nga kriza.

Motrat e Migjenit, do te ishin martuar diku ne Podgorice, me ca dashamires te Shqiptareve, po ata qe do te ndalonin luften Serbi-Kosove.

Ndersa Migjeni, oh Migjen... Migjen... i kallun n'dhé tuj bisedue me Qemal Stafen.

Shume e thate kjo. Ne 57 hyjme ne Nato, dhe ne 58 behen zgjedhjet e lira qe do sillnin monarkine ???

Ndersa qe Migjeni me Qemalin, qe kane kohe qe bisedojne, kjo nuk do skenar fare.

Ma men ca hartime me tituj filmash qe u shkrushin naten ne fletoret arithmetike ne konvikt? Tip: "Komisar Katani" doli "Nje dite" bashke me "Shokun tone Tili" ne "Malet me blerim mbuluar" per te takuar "Semiramiden e Babilonise". smiley

Mire Huri .....Te pakten ke nje variant pa Frongisht smiley Keshtu te pakten formon profilin tat shqipfoles dhe pas pak Kohe ben te thirret ..... Erdhi HURI , I ka hup dosja me njehere ne Canak - Kala ....smiley

E kupton cfare fitore per Tye ..vetem dy here ...basketbollist me Limozhin e Frances......do t'i botoheshin ne France......

Urime HU

Ku eshte problemi, Gaia ? Zgjedhje te lira kemi pasur dhe me 2009, por disa thone se s'ishin te lira. Per Amerikanet, zgjedhjet e 1954-es do te kishin qene gjithashtu te lira. Vendi futet ne NATO 1957, nje viit me pas, si pasoje e nje fushate te bukur zgjedhore, Ahmet Zogu do te rivinte ne pushtet. Cfare ka per t'u shqetesuar ? Qe do te vinte ne pushtet, keshtu ? Komuniste qe komuniste mbetet, edhe ne "fiction" doni te fitoni, si Din Hyka me paterica qe bente 2000 bulona ne nate me shume se tjatri ne krah.

me sikure thua ti ....po une them qe ,sikur Enverit t'i kish rene ne koke ndonje meteor ose me mire te binte ne koma dhe kur te zgjohesh,te zgjohesh me bindje demokrate....do kishim shpetuar nga komunizmi.

Po jo Huber nuk shqetesohem une. Thjesht mu duk gabimi ke vitet. Monarkia do kishte dash shume me ardh ne pushtet edhe ne 94 edhe ne 97, po nuk i lan rradhe. Do thush ishin agjenturat e huaja amerikane dhe greke? C'nuk bo vaki ne fakt, c'nuk po na degjojne veshet me kete rihapjen e historise.

Ndersa keto epitetet qe ve, nuk te shkojne hic, mund te kesh pasiguri qe mund ti shfrysh ke marokenia, po jo ketu ne blog se nuk ja vle. nuk te mbjame dot me mbeshtetje morale qe te kapesh vitet e pasigurise. Lexo dhe ndricohu sa te duash. Frustracionet them se duhet me i shpreh kur njerezit i ke nen vete, dhe jo te barabarte, te pakten ne parim.

Si tha Al Paçino ? "Doni sherr me mu ju ?" Ose Robert de Niro : "U talking to me ?"

Me gjej nje ish-monark a nje burre shteti te strehuar ne France dhe qe s'eshte rikthyer ne post ? Me gjej nje.

Po te kishte pasur nje 1979 ne Shqiperi, si ne Iran por me kah demokratik, do ta shihje mire duke zbarkuar Zogun ne avion, ne Tirane. Mos me pyet si e pse, jane Francezet ata qe i dine keto gjera. Tani, te mos i vije keq Idrizit qe mban ende çelesat e depos (se kashtes se ilegalitetit te guerilasve) ne dore, por Franca vendos shume gjera ne kete bote, ne kundershtim me ate çka duket sheshit. Flas per ne Europe. Per ne Amerike latine, e ka tjeterkush ne dore, daja Sami.

Po si tha edhe ai tjetri kur e pyten per statusin e vendit kandidat: Ka 28 celesa tha, nuk i kemi te gjitha, eshte ceshtje komplekse kjo pune.

Pa harruar qe Qemali mbante korrespondence me nje grua ruse qe strehohej ne Elbasan.

Hu mos u nxito te komentosh me .Teknikisht ke ca gabime te renda qe ne nisje .Ja si e fillon

Une them ta kapim problemin nga bishti...Ti je dhe nga fshati ku njerzit nuk kane BISHT thjesht sepse u ka RENE .... . Keshtu mbetet te komentosh per qenie me bisht . Dhe ti e di qe pas BISHTIT e nen TE ka nje ashtu , qe edhe sikur te jete jashte orarit te Punes , prape mba ere . Dmth qe variantin e Prralles e ke me ERE ( arome ) smiley

Dhe si tha Tano Banushi per fiction njerez  ...Interesant persona . O dun te gjejne veten e vet poshte Bishtit  ose nuk ikin ...

Do te isha kurioz te lexoja komentet e lexuesve 20- 25 vjecare, se cdo te thonin, per keto 2 (dy) shkrime te Migjenit!

Persa i perket komenteve te  mbi 40 vjecareve, le ti fusim ne frigorifer per nje cast, se nuk ja vlen, jo per gje por per te marr nje mendim asnjeanes per Migjenin! 

Te isha une, 20-25 vjecaret do i rekomandoja te mos e lexonin Migjenin deri sa te behen 30. Madje me e keqja eshte se edhe mbi 40 vjecaret flasin sikur jane 20-25 pa dhe nuk dine ta vleresojne.

Te mos lexojne nje moshatar qe te mos u vije zor per mendte qe kane per shembull?

Po deri sa te arrijne 30 vjecet ata mund te ndikohen nga rrymat e ndryshme komunisto balliste anti komuniste ..dhe nuk do te merrnim dot mendimin e virgjer! 

Kjo e virgjerise te kujton shprehjen Rumune per Virgjerine pas Pyetjes ..C'ngjasim ka midis 13 vjecareve Rumune dhe ne BOTE Sot me kaprollene e Bardhe ...vinte pergjigja ....te dyja jane drejt Zhdukjes . Dhe eshte e Vitit 1968 ....

Ne kritike sipas Kultures se HURIT nu ka Fisnikeri . Perballe ke nje Kundershtar dhe duhet me cdo Kusht  ta mundesh . Dhe ketu nuk ka Rendesi se para teje eshte nje I Virgjer , Kristian , i Ndershem , Fisnik apo kushedi cfare .Rendesi ka ta shtrish per TOKE .

Rrjedhimisht , mendim per hir te mendimit ne Boshllek nuk ka . Kete provon e gjithe Historia e Mendimit Njerzor dhe per kete rast nuk ka perse duhen adoleshente qe Tundin Koken .Te lexojne MIRE dhe shume MIRE dasite e komenteve te parardhesve dhe brenda tyre te Formohen per te mbajtur QENDRIM.

Ose le te dominojne HUNJTE !

oidrizo  mendmi i virgjer nuk lidhje me virgjerine rumunesmiley por me dicka tjeter, te rinjte, kam idene, duke qene asnjeanes te pandikuar nga ideologjizmat (majtiste djathtise ) do te kene nje mendim me te paster per MIGJENIN. Per kete eshte fjala! Nuk ka vend per filozofi..smiley my regards  

Si perfundim, pas kesaj gazmoreje te vockel mes meje dhe Idrizit, qe e kam shokun me te ngushte ne blog, le te themi se i vetmi informacion me vlere qe erdhi ne kete faqe ishin ca gjera ne lidhje me marredhenien Migjen-Stevi. Me duket se ishte Hoppa qe i solli keto.

Ajo qe desha te them me historiçken time, eshte se keto perrallat me "ç'do te kishte qene Migjeni", jane vertet pese me hiç. Ajo qe na intereson eshte thjesht : me aq sa dime, ç'ishte Migjeni ?

I majte ? I djathte ? I perzier ? Niçean ? Bolshevik ? Katolik ? Ortodoks ? Apo ateist ?

Keto gjera ia vlejne.

Mirepo, me ç'pashe, ketu te gjithe kane ardhur pa i bere detyrat : futja me ç'te te kujtohet.

Jam kureshtar te di : a e ka ripunuar Kadare librin e tij "Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe" ? Do te me pelqente te lexoja nje variant te "qeruar" te ketij libri, pra pa ato "detyrimet" apo "haraçet" qe duheshin paguar atehere.

Po dhe une qe te jam vene si ferra nga mbrapa sot. smiley

Po edhe te shtune e te djele na e bere me detyra. Ne ca vende, keto dite, Zoti i ka shpall pushim. Nga e hena ne te premte e keqyrim wikipidan dhe themi ndonje gje me mend. Vitet e shkolles dhe hobby qe kemi per zgjerimin e kokeqosheve, nuk na hyjne ne pune hic me keto tema.

Ate fundin nuk e kisha pergjithsues per JU i nderuar Huribinek ..Ju jeni HU por si rrjedhoje e shkurtim i Huribinek , ndersa me siper eshte  TAMAM Hunjte e GARDHIT ose Koken e Kedhit smiley

Dhe si tha ai Patrioti  pe Korce ... E po te kishim ca Shume , si AI  , kishim rrethuar Kufirin dhe i Hante Moone Greku -Shqiperise smiley

Si perfundim,

Ajo qe desha te them 

Keto gjera ia vlejne.

Mirepo, me ç'pashe

O nishan! O me i bukri i shpendve, fanua... c'tot benjim pa ty-ja ne-ve, a s'me thua...

Em. "Te kam gjetur" tek tema e Stonsave. smiley

ti qe me gjete mua, ty te gjet't e mira, PF smiley

jam vetem duke e cukit kompiuterin si pula misrin... stonsat pacin jeten e gjate. smiley  Si tha njeri, duke pritur ne koncert, aman te vijne, se mo na vdes Keith Richards... smiley

Imagjinoj dike si tek Blast from the past, te mbyllur ne sillo, qe del mbas nja 40 vjetesh te mira... edhe rastesisht sheh se stonsat kane ardhur in town for a concert... me vrap prape brenda... gru, kemi gabu daten...

cheers, bro.

Gezoje te Dielen o malum ...Nje dite ne Jave nuk ja vlen te bredhesh HU me HU smiley Huri eshte  HU edhe per te Diele ! smiley

Une sot nuk kisha pare per Kassino , mi kishte mbajt Paret bookipërsja smiley  ( me theks ke ë) se nuk mi kishte acountin tamom ,  dhe ja kushtova Blogut e bashkebisedimit . Nje Dëfrim Robi duhet ta beje pas PUNE  smiley Aq me teper kur Migjeni ka Dekun dhe nuk eshte Kryeminister qe te beje Reforma Zgjedhore me na hap nonji ven MU  dhe Hurit   per Poste , me qe po e mbrojme !!!!!!!

Une du Minister dhe Hurin zv /minister ...O Migjen digjoveeeeeeeeee! Po rrenjasi si eshte e mundur qe nuk ka koment sot ?????

Puthja e cubit me duket se eshte e " vjedhur" , me ndihmoi Wiki.

Migjeni eshte i majte e i djthte , sa ishin  ato shqiptare qe kishin  ne ate kohe kontakt me librin.

Migjeni ka nje force te rralle shperthyese, po eshte edhe teper i sinqerte, i rrin besnik ndjenjave te tij.

Te lexosh Migjenin, pa njohur shqiperin e asaj  kohe, krijohet pershtypja se Puka eshte nje qytet me nje fare ekonomie te qendrueshme, ku vetem Luli ka probleme.

Ndersa  Shkodra paraqitet si nje qytet ku skamlleku, varferia e kurvlleku mbizotrojne jeten e qytetit.

Migjeni mbase nuk do burgosej apo pushkatohej, po per partine sdo thurte vargje kurre, si kjo e famshmja " kam tre nena o femije , nje ne kopesht nje ne shtepi ( sherbetore ) , e nje e kam ne gji , qe eshte nena parti ", sigurtisht do vriste veten.

Erdhi dhe ky me Peter , se dhe ky ishte Manget , per te komentu Migjenin nga kendshikime te FeLltA antikomunistesh te Oreve te PaRa ..... smiley

I ra nga i ra , u ngjit ne Everest , Hipi -  Zbriti ne Murin Kinez  , hodhi dhe nje sy nga Machu- Pichu , i futi dhe nje pamje kalase se Rozafes  dhe ja dha nje Berdaf Migjenian plot frymezim nga Koha e vetvrasjes ..... O traktor i kuq Kinez /o te ndez o te dhjes  smiley

Ketu eshte bere per te thirrur dok Harxhin , se ai i shpjegon rritjet e Hormoneve ( Libidot e zgjuarsise)   ne prag Hene te Re ose ne Erresim te Plote Hene qe korespondon me datat e peraferta 14-15 dhe 30 -31 ( 1) .

Di gje Xhibi sa eshte data SOT ???? Hajde o Xhib se u hap Derstila .Po flitet per Migjenin !

Kam një pyetje për postuesin. Te puthja e Cubit, kush e ka shkrujt pjesën e dytë? Se e kam zor ta besoj se është e Migjenit. As gjuha as fryma s'janë si te pjesa e parë. Falemnderit!

Migjeni njihet si shkruesi i pjeses se pare dhe te dyte, por ka dicka (qe une personalisht nuk e dija dhe e kam mesuar me vone). Duke qene se Migjeni eshte formesuar ne shume vende te ndryshme dhe kultura e tij gjuhesore nuk ka qene absolute, fjala vjen Arshi Pipa ne disa nga recentat e tij (sidomos tek ajo e 1978) pohon se Migjeni ne shenimet e tij poetike dhe jo vetem ka pasur shume gabime ortografike dhe se jo pak here redaktuesit kane qene ato qe kane shenjuar gjuhen e shkrimeve te tij. Tani nuk dua te ngre asnje aludim mbi faktin nese ka qene apo jo i njejti redaktues i "Puthjes se Cubit" por nese kjo teori e profesor Pipes eshte e sakte atehere mendoj qe mund te jete nje "lajthitje" e edituesit. Sa per frymen mua me duket e njejte dhe Migjeniane.

epo iu përQudnoftë laptopi atij që e ka bërë Migjenin kaq të Quditshëm...(!!!)

 

NËSE DO TË ISHTE GJALLË "Kafshatë,Që s'kapërdihet,Asht o vëlla mjerimi",Shkruante Migjeni ynë i madh,Çfar do të shkruante,............për komunizmin,.............nëse do ishte gjallë?

Shvejk, une e thashe edhe me lart : pjesa s'eshte aspak ashtu si e ka shkruar Migjeni. Ka dale laraman. Vende-vende s'shtyhet fare. Nuk di kush i merr persiper keto "xhevahire", por ai qe ka deshifruar shkrimin e Migjenit do kete qene ndonje nga ata qe s'puthin fare nga letersia ose punonte mbase ne njeren prej dy sallatoreve shtepi botuese (8 nentori dhe naim frasheri). Nuk sillen e nuk shpluhurosen veprat keshtu.

Ka ne France botime dy versionesh (faqe perkundruall) te Rabelais, psh, Gargantua e Pantagruel, ne versionin e moçem dhe modern, ose edhe Esete e famshme te Montaigne, por ama s'jane futur duart ne versionin origjinal, se del... ja keshtu del, qe e thyen lexuesin e s'e le te vazhdoje me tej.

Pyetja e Shvejkut me beri kurioz ( qe perforcoi konstatimin tend me lart) dhe me shtyri ta verifikoj.Kam ne dore botimin Migjeni'Vepra-2002 -mbledhur dhe redaktuar nga Skender Luarasi qe me shume gjasa duhet te jete ribotim i vepres se ketij te fundit te vitit 1957 dhe 1961. "Cubi" ne kete botim perundon tek thirrja: Dilooo!Dilooo!Diloo! cuditerisht!!

Ashtu si dhe interpretimi shume variantesh i Migjenit(perhere nje front i hapur per ata qe doktorrojne por edhe per dokrraxhinjte-nje nga keta te fundit e lexova ke E-Zani Nalte ku shkruante se Migjeni e ka njollos qellimisht me mjerim regjimin e bollekut ne kohen e Zogut -lol ) po ashtu edhe historia e botimit te vepres se tij eshte nje sage e vertete.

Luarasi ka qene kunati i Migjenit dhe ka zoteruar trashegimnine e tij letrare.Ne vitin 1948 dorezoi ne LSH nje permbledhje dhe analize te vepres se tij por vetem ne 1954 u botua nga...GJ.Luka. Permbledhja e pergatitur nga Luarasi u botua ne 1957 dhe ka plasur nje polemike ne shtypin e pas 90 midis pasardhesve te tyre, me kauza e kunder akuza.Nderkohe ne kete afere eshte i pershire dhe Dh.Shuteriqi, asokohe kryetar i LSHA.

Nje nga akuzat ka qene pikerisht kjo-"futja e duarve" dhe korrektimi shkrimeve te Migjenit me pretendimin se ai nuk e zoteronte shqipen (A.Pipa).Ben vaki qe kjo te kete ndodhur edhe me Cubin sepse pjesa e dyte duket qe nuk eshte gegnisht.Dhe sidomos ai fundi i dashurise dhe lirise, me duket i dyshimte.

Eshte interesant edhe  fakti qe pasi i vune kapele me yll Migjenit duke einterpretuar si pararendes te socrealizmit e shok te Q.Stafes, tash i jane kthyer interpretimeve te bera fill mbas vdekjes se Migjenit nga Koliqi dhe nje Dracini-fantastik fare ky.Migjenologet si M.Zeqo, A.Uci, R.Idrizi ne fakt po u rikthehen tezave te Koliqit, Dracinit dhe Pipes. 

realist kritik,  simboilist, ekspresionist, niceian, egzistencialist ateist, kristian , kafkist,antikleriak, volterian, indivudualist,pesimist -cfare nuk eshte Migjeni.Nuk futet dot ne nje korrnize.

Ceshtja eshte shume e thjeshte : i servirur keshtu, ne s'do te kemi as mundesine me te vogel qe te themi dy fjale mbi te.

Kur dyshimi mbi "autenticitetin" e vepres kap nivele te tilla, atehere beja naften ne te se une nuk di menyre tjeter me te mire per ta shkaterruar nje autor.

Shume mire qe u gjend Shvejku dhe e solli ketu, se paskam qene duke fluturuar me laraskat. Tani e tutje, me lupe ne dore si argjendaret per te ndare te vertetin nga kallpi.

(Ri)leximet si përballje me leximet konvencionale

Duket sikur ka bërë vend shqetësimi se sot flitet pak për Migjenin, se ai është mënjanuar nga studimet letrare. Ndoshta theksohet kjo “pak”, si për të thënë se për këtë poet dikur është folur shumë, duke u popullarizuar, gati duke u bërë një simbol i shkrimit të poezisë, saqë për dikë tjetër mund të ngrihet pyetja se mos ndoshta janë thënë aq shumë gjëra, pra nuk ka mbetur gjë për të thënë, apo se mos ndoshta kemi zgjimin e një qëndrimi të caktuar politik, sipas disa pretendimeve nga rrethe të tjera të caktuara.
Mendojmë se ky shqetësim përligjet nga shkrimet e shumta të bëra dikur për të e poezinë e tij, nga futja e vazhdueshme dikur e poezive të tij në tekstet shkollore dhe mënyra e komentimit të tyre - përgjithësisht sociologjik. Kjo është fizionomia më e popullarizuar e këtij poeti. Një anë tjetër e kësaj fizionomie është përdorimi politik dhe ideologjik i kësaj poezie si kundërvënie ndaj një letërsie të etiketuar për disa dekada si reaksionare, kryesisht ndaj emrave si Fishta e Koliqi.
Teksti Historia e letërsisë shqiptare (1983) ndoshta e përcakton këtë që thamë, kur shkruan:
Migjeni dhe vepra e tij u bënë objekt i vazhdueshëm studimi. Kritika dhe historiografia letrare borgjeze e vendit, para Çlirimit, dhe e jashtme, në ditët tona u orvatën ta paraqitin shkrimtarin si një “yll krepuskolar”, apo si një ithtar të rrymës borgjeze të “të zhgënjyerve” në prag të Luftës së Dytë Botërore; bile edhe ta nënvleftësonin vlerën e artit të tij. Kritika dhe historiografia jonë letrare, të mbështetura në metodologjinë dhe estetikën marksiste-leniniste, i kanë bërë veprës së Migjenit një vlerësim dialektik dhe i kanë dhënë poetit vendin që i takon në letërsinë shqiptare. Meritat e veprës së tij, tanimë janë çmuar në shkallë botërore.
Ky është një përfundim, por vetë trajtimi te zëri Arti i Migjenit, gjuha, ka nga këto shprehje kyçe: krahas paraqitjes së mjerimit të popullit, urrejtjes së grumbulluar te masat, protestës e revoltës së tyre, shkrimtari, në emër të forcave të reja shoqërore, bëri thirrje për përmbysjen e rendit të padrejtë politik, ekonomik e shoqëror. Duket qartë se, nën shtysat e pozitivizmit apo të realizmit socialist, asaj krijimtarie i kërkoheshin detyra shumë më të mëdha sesa mund të kërkohen nga një vepër arti. Kështu figura e tij të bëhej e përdorshme për qëllime jashtëletrare, siç kishte ndodhur edhe në esenë e një shkrimtari me shumë ndikim si Kadareja: Migjeni – një uragan i ndërprerë. E përmendim këtë, sepse eseja nuk ishte botim i rastit, por parathënie e botimit të plotë të veprës së Migjenit.
Shqetësimi i mësipërm na tregon që edhe pas kaq dekadash shohim se nuk është konsoliduar, sado përafërsisht, figura e një poeti si ai. Me një vështrim, sado sipërfaqësor, do të shohim se peshorja e studimeve rëndon nga studimi i jashtëm i kësaj poezie, gjë që e ka bërë të luhatshme figurën e këtij poeti dhe na nxit për vështrimin tjetër – atë të brendshëm.
Ka pasur një kohë përpara këtij studimi të jashtëm, kur Migjeni i nënshtrohej një studimi të brendshëm. Atë vit që vdiq Migjeni, kemi punimin që thotë se ai iu largua metrikës tradicionale, ritmeve dhe rimave të saj, pasi u bë dominante asonanca, e cila nuk qe pranuar më parë. Sipas këtij punimi, Migjeni ia dha asaj vendin e nderit në poezinë e vet sepse ajo asht ma delikate në tingull, se nuk ta vret as syrin as veshin, ngaqi asht ma e shpeshtë e ma e larme se rima. Po si mund të ketë poezi pa ritëm e rimë, ngrihet pyetja. Autori i punimit e ngre pyetjen për t’iu përgjigjur po vetë.
Nji kësij pyetje e bajnë ata qi s’e dallojnë vargun metrik nga poezia. Tue përziem vargonim e poezi, ata harrojnë se ka vargje të përpikët pa farë poezie brenda, e prozë qi asht poezia vetë. Me fjalë të tjera, për Migjenin – si edhe për ne – poezia nuk asht as vargu, as proza, por diçka që shfaqet në to, tue u dalluem prej tyne. Prandaj nuk mund të themi se Migjeni s’asht poet, vetëm se të shprehunit e tij vesh nji rrobe që i përngjan hem vargut, hem prozës, qëndron në mes të të dyjave.
Në vazhdën e këtij trajtimi është edhe Qemal Draçini, kur thotë për Migjenin, ka të simbolizmit paraqitjet e gjendjeve të brendshme shpirtnore me simbole të jashtme, pasqyrimin e shpirtit n’objekte të natyrës, ka vetë “vargun e lirë” e krijimin e asonancës, tonin fonologjik të vjershës – por mungon në përgjithësi muzikaliteti i përkryem i vargut, stolisja metaforike, paraqitja trashendentale e fytyrimit.
Këto teza nuk patën zhvillim të mëtejshëm, sepse u përcaktuan edhe nga e ardhmja e atyre që i hodhën.
E para i takon një studiuesi (Dhimitër Shuteriqi) që, i prirur për drejtime të reja letrare (kupto: përmbajtësore) kaloi në drejtim tjetër, duke u bërë kodifikuesi i realizmit socialist.
E dyta nuk mund të gjente vend te studimet që kërkonin t’i paraqisnin shqetësimet e tij individuale vetëm si sociale. (Përveç të tjerash - një tjetër faktor jashtartistik - autori i kësaj teze vdiq si armik i regjimit.)
I brendshëm është edhe gjykimi i Koliqit – edhe pse ka vend për të diskutuar gjatë prej njohësve për raportin migjenian me poetët “e zhgënjyer” serbë - kur shkruan për të: Lidhet me grupimin e poetëve serbë të quejtun razocarani (të zhgënjyemit). I stolisi poezitë e veta me reminishenca që vijnë nga kjo rrymë. Veç të tjerash, poezia e tij tash asht shprehë me nji shqipe të pasigurtë e jo të njitrajtshme, qi nxjerr në pah mungesën intime të çdo zàmi idiomatik. Ai, i vlersuem nëpërmjet nji kriteri të pastër estetik, mundet me e ruejtë nji vend në letërsinë mikpritëse shqiptare, por jo aq falë poezisë së tij të vrudhshme me sfond social, sa falë do modulacioneve të thjeshta qi t’kujtojnë Corazzini-n... .
Është fjala për këto vargje të Corazzini-t, i cili së bashku me disa shokë të tij, ashtu si dhe Migjeni, qenë goditur nga sëmundja e pashërueshme e kohës - tuberkulozi:

Oh, po unë jam, unë jam vërtet i sëmurë!
E vdes pak nga pak, çdo ditë.

Është e qartë se krahasimi duhet bërë me këto vargje të Migjenit:

Dalngadalë po shof
Si jeta një nga një
Secilën ndjesi
Me tradhti
Po ma vulos

Me sa duket, ky mendim i Koliqit plotësohet nga Qemal Draçini, megjithëse ky e ka shprehur këtë ide shumë më herët. Draçini thotë se te vargu i Migjenit shpesh mbresët, ngashërimet, ndjesit, me një fjalë bota e brendshme shpirtnore shpërthen jashtë me ashpërsin e një shprehjeje së mbledhtë me gjasë të një formyle logjike. Apo idetë përmblidhen në një frazë si aforizma. Një ilustrim i mendimit të Draçinit do të ishte ky:

Na, të birt’ e shekullit të ri,
me hovin tonë e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.

Në fakt, pas kësaj shprehjeje së mbledhtë me gjasë të një formyle logjike, përgjithësisht në segmente të shkëputura të tekstit, kapeshin interpretimet themelore që i bëheshin leximit të Migjenit, duke u realizuar pikërisht ajo që i druhej ky pyet: propagandimi para artit. Ilustrime të tilla mund të gjejmë disa - deri të më të pakapshmet apo banalet - por ky interpretim, sigurisht, binte ndesh me mendimet e shprehura nga autori për këtë problem, kur te letra që i dërgonte redaksisë së revistës “Bota e re”, thoshte: Mendoj se kryesorja në gjitha artet është artistikja. Sepse, pyet ai: A thua poezia qytetare sociale nuk ka të drejtë në përkryerjen artistike; apo detyra e saj është – të jetë vetëm pllakat?
Koliqi kishte shqetësime konkrete të historiografisë shqipe kur sillte në vëmendje se Në përshtypje të parë Majakovskij, Esenin, Pasternak e tjerë shkrimtarë të Kryengritjes së Tetorit duken kryekëput të shkëputun nga vija historike e zhvillimit letrar rus. Por, po të vrehet me vëmendje nënshtresa e veprave të tyne, shihet se ndjekin me trajta e frymë të re (ndoshta jo me art më të lartë) gjurmat e Pushkinit, të Tolstojit e të Dostojevskit. Kjo bëhet më e qartë kur shikon se, herë drejtpërdrejtë, herë jo, ai kërkon të shpjegojë raportet e tij me Migjenin, për të cilat gjykon se në Tiranën zyrtare po spekulohet, duke ia kundërvënë atij vetë. Sipas tij, Migjeni u imitue nga nji varg i dendun shkrimtarësh të rinj, por nuk arriti me krijue nji shkollë pikërisht sepse u shkëput nga tradita letrare vendase. Draçini e çon më tej këtë ide kur shprehet: Me Migjenin çelet e mbyllet njiheri nji anë e veçantë e poezis së mendimit shqiptar. E njimend: Migjeni u imitue në trajtë e në formë të vargut, ndoshta edhe n’atë t’ekspresionit, por nuk u ndoq edhe në mendim rryma e tij.
Koha i dha të drejtë vërejtjes për mosarritjen e krijimit të shkollës letrare, megjithëse për shumë kohë ka ekzistuar si iluzion se çështja qëndron ndryshe.
Kjo mënyrë diskutimi për Migjenin merr vlerë të veçantë po të kujtojmë se, për gati pesëdhjetë vjet, duket sikur ndër poetët shqiptarë është parë si shenjë e bashkëkohësisë vargu i lirë, por po ta shohësh me vëmendje, kupton se shpesh kemi të bëjmë me një keqkuptim që lidhet me titullin e librit poetik të Migjenit, i cili, në të vërtetë, nuk ka aluduar për poetikë por për etikë, sepse në vargjet e tij të çlira kemi vetëm gjurmë të atij që duhet ta quanim varg të lirë. Pipa pohon se titulli “Vargjet e lira” lidhet ma pak me metrikën sesa me karakterin e protestës. Për fat, në studimet më serioze kjo është vënë në dukje: “I revoltuar në jetë dhe në art” – në këtë kuptim të dyfishtë duhet marrë titulli i përmbledhjes “Vargjet e lira”. Pipa është i mendimit se në një vend ku poezia shoqërore nuk është gjë e re, poeti i “Vargje të lira” nuk do të dallohej shumë prej grupit të shkrimtarëve të tjerë shoqërorë. Por në Shqipëri është një i vetëm, është një pionier; Puna e pionierit mund të ketë qenë edhe vetëm nji kushtrim, edhe vetëm nji gjest. Por ky gjest asht fatidik, ky kushtrim ka randsi. Arshi Pipa pajtohet me idenë se Hymja e Migjenit në letërsin shqipe shënon nji datë. Kjo hymje asht e vrullshme dhe e then traditën. Sipas argumentit të tij, në atë çast historik të poezisë shqipe qe gjë e rrallë për një poet që të mos shfaqej me tetërrokëshin shqiptar, çka do të jetë karakteristikë e shumë poetëve shqiptarë pas tij, prandaj sot e dallojmë me zor këtë cilësi migjeniane. Këtë ia shikon si heterogjenitet kulturor, sepse një poezi që kërkon të jetë antitradicionale. Kërkon të lëvizë lirisht. Si jo shqiptare, Pipa ia shikon edhe sensin e fortë të metaforës. Kalimet e dhunshme apo kontrastet e thella janë një gjë e re në poezinë shqipe.
Që të shihet në brendësi përplasja me tradicionalen, vlen të krahasohet me kujdes poetika e tij me atë që gjallonte më përpara: kështu do të dallojmë regjistrin e veçantë stilistik të këtij poeti. Vlen të përmendim analizat që i janë bërë figurave gramatikore (inversionit dhe elipsës), figurave të diksionit (sinekdokës dhe krahasimit), apo figurave të tjera (thirrjes retorike dhe hiperbolës), aliteracionit dhe ritmeve origjinale. Vlen të përmendet pohimi se që me Migjenin në poezinë shqipe ka vend të qëndrueshëm vargëzimi i mbështetur në ritmin e të folurit emocional sipas stilit të gjuhës bisedore, me elemente të rrëfimit lirik dhe nëpërmjet pyetjeve ose dialogut, me shumë krahasime po ashtu të bisedës së gjallë, me përpjesëtimin më të madh të foljeve kundrejt epiteteve poetike etj; se në këtë mënyrë vargu: Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, do të shihet ashtu siç do të niste çdo bisedë, pra me tiparet e ligjërimit bisedor. Por në këtë ligjërim, në fakt, fshihet edhe një metaforë e fortë, e cila flet për një ligjërim bisedor shumë të ngritur, duke bërë të qartë talentin e mirëfilltë të poetit.
Studiuesit vërejnë se Migjeni arrin të krijojë ritme të ndryshme ndër poezi të ndryshme. Ai arrin edhe të ndryshojë ritmin brenda një poezie, si tek “Baladë qytetse”. E përshkruan gruan:

...një hije gruaje,
një kens këso bote,
një fantom uje...

Por kur vjen puna për të folur për vallen e gruas së mjerë nëpër rrugët e qytetit, në mënyrë që sarkazma të dalë më e dukshme dhe therrëse, menjëherë e ndryshon ritmin, ndërton vargje me aliteracione, me rima të pasura etj.

...vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa prapa
me këmbë të zbathun,
me zemër të plasun...

Migjeni është i pari në poezinë shqipe që përdori rimën apofonike (konsonancën):

...therin qiellin kryeqat dhe minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent në fushqeta të shumëngjyrta...

Është i pari, pas Poradecit, që përdori pauzën.
Përsëritja është një element artistik i përdorur me shumë efekt prej këtij poeti. Na bëhet se nuk gabojmë, shkruan studiuesi Zheji, kur themi se zbulohet diçka e sensibilitetit muzikor të Migjenit dhe, në të njëjtën kohë, diçka që e lidh atë me vargëzimin dhe intrumentalizmin popullor... Ky studiues përmend raste të shumta të përsëritjeve migjeniane, por le të marrim vetëm njërën prej tyre:

Kanë Perndimi, kangë njeri të dehun nga besimi në vete...
Kangë e tij nji fe tjetër...

Një mjet artistik i përdorur me mjeshtëri prej tij që, padyshim, dëshmon edhe shkollën e Mjedës, është bartja. Ja një epitet që përcillet me bartje:

...me fytyrë të zbehtë dhe me syt
të zez si jeta e saj..

Këto që përmendëm, e të tjera si këto, na tregojnë se vërtet Migjeni nuk tregoi ndonjë shkollë poetike, por megjithatë futi i pari shumë veçori që e përcaktojnë edhe sot zhvillimin letrar – vetëm një vështrim i vëmendshëm mund të përcaktojë se ato veçori janë kryesisht migjeniane, duke u përvetësuar e tretur me kohë në ligjërimin e poetëve të tjerë, që nga Kadareja apo poetë të tjerë, të rëndësishëm apo të parëndësishëm. Nëse në periudhën e realizmit socialist, apo edhe përtej saj, Migjeni ka ndikuar shumë me atë që Qemal Draçini ia shikon si vërejtje, pra me vargun që vuan nga “formyla logjike”, ky nuk është faji i tij.
Me këtë mënyrë qasjeje mendojmë se arrijmë në përfundimin që studimi i brendshëm do të na e bënte më të qëndrueshme figurën e Migjenit: një nga “thyerësit” dhe, rrjedhimisht, një nga pohuesit e mëdhenj të traditës poetike shqipe.

Me paska shpetuar!

Migjen xhani nuk eshte thjesht anti-dogme; mbi te gjitha eshte deshmi historike e pamohueshme!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).