Shqiptari i harruar që e la me testament amanetin “Koka të më varroset në Athinë, trupi në Shqipëri”.

Në prag të Lojërave Olimpike “Londër 2012″, në fshatin Labovë të Komunës Odrie në rrethin e Gjirokastrës është ndezur Flaka Olimpike për të përkujtuar rilindësin e Lojërave Olimpike, bamirësin dhe filantropin e njohur shqiptar, Vangjel Zhapa.

Flaka Olimpike është marrë prej një grupi të lëvizjes olimpike nga rrënojat e qytetit antik 2300-vjeçar të Antigonesë. Në vijim të traditës olimpike që simboli i saj, flaka olimpike, duhet të ndizet në një vend historik dhe në respekt të themeluesit dhe donatorit të parë të Lojërave Olimpike moderne flaka simbolike u përcoll për në rrënojat e shtëpisë në vendlindje në fshatin Labovë e Odries dhe që për ndër të tij prej më shumë se 100 vjet ka marrë emrin Labova e Zhapës.

Të harruara për më shumë se 1500 vjet Lojërat Antike Olimpike u rikthyen, apo rizgjuan nga harresa shekullore, nga filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa, pasuria e të cilit mbështetur në testamentin e Zhapës, administrohet edhe sot nga një fondacion në Athinë i njohur si Fondacioni i Zhapës.

Kreu i shoqatës ODRIA pohon se Komiteti Olimpik i Greqisë dhe Komiteti Olimpik Botëror, nuk iu përgjigjën kërkesës së tyre që flaka simbolike për çeljen e Lojërave Olimpike të Londrës, duke u nisur si tradicionalisht nga Athina, të kalonte edhe në vendlindjen e këtij shqiptari të njohur për kontributin e tij në ringjalljen e lëvizjes olimpike në botë, pra në Labovën e Zhapës dhe më pas të mbërrinte në Londër.

Por, me sa duket edhe Komiteti Olimpik Shqiptar ka përgjegjësinë e tij pse ka heshtur dhe po hesht për këtë fakt historik.

Lidhur me këtë, vetë kreu i shoqatës kulturore “Odria”, Thanas Meksi thotë se: “Ne si shoqatë e vendlindjes së Vangjel Zhapës kërkuam që flaka simbolike olimpike që u ndez në Olimpia të Greqisë të vinte edhe në fshatin e tij të lindjes. Nuk jam i sigurt se çfarë ndodhi që Komiteti Olimpik Grek dhe ai botëror e nisën stafetën e Flakës Olimpike nga Athina drejtpërdrejt në Londër. Këto janë probleme të forumeve ndërkombëtare dhe të shteteve. Por ne menduam që me këtë ndezje dhe stafetë simbolike që bëmë, duke e marrë flakën nga Antigoneja e lashtë, synojmë të sensibilizojmë opinionin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të mos harruar se ky personalitet me kontribut në ringjalljen e lëvizjes olimpike në botë ka lindur këtu në Labovën e tij të Zhapës”.

Vangjel Zhapa, ky bamirës i madh me kontribute në Greqi, Rumani, Bullgari, pak është i njohur dhe i vlerësuar në vendlindjen e tij në Shqipëri. Ndonëse ai është rilindësi i lojërave olimpike antike apo ndryshe themeluesi i Lojërave Olimpike Moderne, njëkohësisht ai është edhe një rilindës i kulturës shqiptare, pasi në testamentin e tij historik ka një numër të madh kushtesh për zhvillimin e arsimit në Labovë dhe në të gjithë krahinën e Rrëzës së Odries. Sikurse është bërë e ditur nga mediat gjatë fushatave promocionale olimpike prej kohësh statusin e themeluesit ia kanë atribuuar e trashëguar padrejtësisht vetëm një filantropi francez, ndërkohë që faktet historike flasin ndryshe. Ka qenë një dualitet kontributesh, por që për shkak të heshtjes se pamotivuar edhe nga atdheu i Zhapës, sa duket ka lënë në heshtje të plotë themeluesin dhe sponsorin e vërtetë të Lojërave Olimpike Moderne labovitin e shquar, Vangjel Zhapa.

Mirëpo siç ndodh shpesh, atë që nuk e bëjnë qeveritë dhe institucionet e bëjnë vetë njerëzit e thjeshtë. Në fshatin e tij të lindjes, pishtarin olimpik e mbajti ish-futbollisti i njohur labotit, Kristaq Ciko. Shoqëruar nga fëmijë dhe qindra banorë të zonës, flaka olimpike u përcoll në pishtarin e vendosur në oborrin e kishës së fshatit që ka emrin e nënës së tij “Papandia”, pranë së cilës ndodhet varri dhe prehen eshtrat e Vangjel Zhapës dhe bashkëpunëtorit dhe kushëririt të tij të parë, Konstandin Zhapa.

Sipas burimeve historike serioze, në vitin 1856, Vangjel Zhapa i drejton mbretit të Greqisë një propozim, për rilindjen e olimpizmit modern në djepin e vjetër të origjinës së tyre në Greqi. Sipas këtyre burimeve, Zhapa dha si dhuratë 3000 napolona flori dhe 400 aksione që posedonte në një shoqëri lundrimi në Rumani. Mbreti Othon, në gusht 1856 publikon dekretin mbretëror ku mishërohet edhe konkretizimi i nismës së bamirësit labovit, ndërkohë që në nëntor të vitit 1859, realizohet çelja e parë e manifestimeve olimpike moderne.

Vangjel Zhapa njihet si një ndër ballkanasit që në atmosferën e marrëdhënieve feudale që mbizotëronin në gadishull ai përqafoi marrëdhëniet kapitaliste dhe vuri një pasuri të madhe. Aktiviteti i tij ekonomik shtrihet në disa shtete ballkanike si në atë të Rumanisë, Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Turqisë. Me gjithë kontributin e madh në zhvillimin kulturor shqiptar, grek, rumun, bullgar dhe turk, për periudhën kur jetoi e zhvilloi aktivitetin e tij ekonomik, kulturor dhe bamirës, filantropi Zhapa nuk ka marrë asnjë vend në mesin e personaliteteve të vendit të tij të origjinës në Shqipëri. Mandej edhe shtëpia e tij në qendër të Labovës, një vepër e përkryer arkitekturore, është lënë krejt e braktisur. Kreu i Komunës së Odries, Kristaq Zharkalli, lidhur me këtë monument thotë se “Është një vepër monumentale e braktisur nga të gjitha qeveritë që janë ndërruar njëra pas tjetrës, që nga koha e qeverisë së diktaturës. “Askujt nuk i kishte shkuar nëpër mendje për ta vlerësuar këtë vepër monumentale. Meqenëse është edhe 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar dhe po bëhet një farë pune për vlerësimin e figurave historike, ndoshta i pari që duhej të renditej në vlerësimin e jetës dhe të kontributit që ka dhënë për vendin e tij, është edhe Vangjel Zhapa dhe gjëja me e pakët që mund të bëhej do të ishte kontributi për restaurimin e kësaj vepre, me rëndësi historike, kulturore, muzeore dhe turistike”.

Mësojmë se vetëm ish-shkolla në mes të fshatit që ka qenë ndërtuar prej Zhapës dhe ka shërbyer si shkollë e parë shqipe para më shumë se 120 vjetëve është shpallur monument kulture. “Ndërkohë që është fakt i njohur historik që Vangjel Zhapa meriton të kujtohet për çeljen e më shumë se 120 shkollave brenda territorit shqiptar, ku mësohej krahas greqishtes edhe shqipja. Ndërkaq, emri i tij nderohet në nivel europian mes filantropëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, thotë mësuesi veteran, Aleks Zhapa, pasardhës i fisit të Vangjel Zhapës. Testamenti i njohur i V. Zhapës me një sërë amendamentesh është respektuar deri pak vite pas çlirimit, më pas gjithçka u harrua.

Interesimit të bashkëfshatarëve dhe shoqatës ende i përgjigjet me heshtje, ndërkohë që me pasurinë e tij të administruar me testament në Greqi bëhen ende investime veçanërisht në fushën e bursave, në fushën e arsimit dhe të kulturës. “Vangjel Zhapa dhe sivëllai i tij, Konstandini, kanë qenë njerëz të veçantë, kapitalistë, ekonomistë dhe biznesmenë të suksesshëm që arritën të ndërtonin vetëm me punën, mendjen dhe kapitale e tyre përrallore, vepra që i shërbyen gjithë njerëzimit. Janë bërë përpjekje për ta zbatuar testamentin e tij, por edhe këtu si kudo mungon interesimi i bazës kryesore, pra në rruge zyrtare”, thotë një tjetër pasardhës i fisit Zhapa.

Disa nga pikat e testamentit të tij përfshinin pa dyshim vëmendje dhe investime për fshatin e tij të lindjes, Labovën, thotë Koço Lani, banori më i vjetër i Labovës.

Sipas plakut të moçëm, Koço Lani, në këtë testament përfshihej: “Ngritja e shkollës, rroga e arsimtarëve, pagesa e librave të nxënësve, rroga e punonjësit fetar të kishës, mirëmbajtja e rrugëve dhe shërbimi mjekësor. Por ajo që është porosia më interesante brenda këtij testamenti ishte një pikeë që kishte të bënte me dhënien e prikës për martesë për të gjitha vajzat jetime nga nëna ose babai, prikë kjo që sipas testamentit shkonte deri në 100 napolona flori”. Interesante sipas tij ishte edhe një porosi tjetër e këtij testamenti që kishte të bënte me vete atë pas vdekjes.

”Zhapa është shqiptari i dytë i njohur në histori që trupi i prehet në dy shtete. I pari ishte Ali Pashë Tepelena, por vendimi për të u mor nga Sulltani, i cili kokën e Pashait e kërkoi në Stamboll dhe trupi u la në Janinë. Ndërsa Vangjel Zhapa, ky shqiptar i harruar, e la me testament që koka t’i varrosej në Athinë dhe trupi në vendlindje, Labovë”, përfundon rrëfimet xha Koçoja. Sidoqoftë vetëm çështja e dinjitetit të tij, për kontributin në ringjalljen e Lojërave Olimpike Antike ende vijon të mbetet pezull për shkak të indiferencave të pamotivuara nga të gjithë.

9 Komente

Laboviti Zhapa e ka kete merite,por asnje njeri nuk e njeh per shqiptar por per grek.
Per kete ka "merite" dhe vete Zhapo.Perrallat e xha Kocos vertet na pelqejne ne shqiptareve,por fjalet i merr era dhe ajo qe mbetet eshte ajo qe eshte shkruar dhe ne kete rast e shkruara thote ndryshe nga ajo qe thote xha-Kocoja.

Keq na vjen por Zhupen nuk e marrim dot,pasi ai vete,pas vrasjes se Ali Pashes, nuk e ka konsideruar veten shqiptar.

E cna duhen njerez te tille ne token tone?Pak kemi gjakprishurit tane qe jemi te detyruar ti varrosim,ketu se ashtu e do ligji,por duhet te marrim dhe gjakprishur te tjere.

Na vjen mire apo jo nje gje eshte e vertete:Varrin e ka atje ku i takon Zhupa.

 

 

...Meqenëse është edhe 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar dhe po bëhet një farë pune për vlerësimin e figurave historike, ndoshta i pari që duhej të renditej në vlerësimin e jetës dhe të kontributit që ka dhënë për vendin e tij, është edhe Vangjel Zhapa....

Po te behet kjo le te vazhdohet dhe me Spiromillen,Zografin apo dhe Zerven se dhe ata shqiptare ishin.
Shteti shqiptar mund te kete shume kusure po per Zhupen nuk ka asnje kusur.Zhupa vete donte te ishte grek dhe i eshte plotesuar deshira.Mos quani shqiptare njerez qe nuk kane dashur te identifikohen si te tille.

ne kohen e zhapes nuk kishte shtet shqiptar.me ate llogjike edhe myslimanet duhet te konsiderohen turq? zhapa ishte shqiptar por shkollat atehere administroheshin nga feja dhe propaganda bente punen e saj.elemti kryesor i kombesise eshte gjuha dhe gjuha e tij eshte shqipja. sic eshte edhe e 30% te ''grekeve'' te sotem.se nuk jemi ne te zotet dhe se greket tallin menderen  me ne nuk verteton te kunderten

Me vjen keq,por cfare beri ky Zhapa per Shqiperine?Nje vrime ne uje.Te pakten dhe Marko Bocari katranosi nje fjalor shqip-greqisht dhe ne pas atij mbahemi qe e shohim positivisht si figure dhe e themi qe eshte shqiptar,pavarasisht se Markos as i ka shkuar ndonjehere nder mend se kishte shqiptare.

Nga Zhapa nuk kemi asgje.Kemi vetem deshiren e tij qe re rinisin lojrat Olimplike dhe testamentin qe gjithe pasurine ja dedikonte ketij misioni dhe hapjen e shkollave greke ne cdo cep te Shqiperise.Kaq kemi,mos degjo perrallat e xha-Kocos lexo dhe Aristidh Kolen dhe ai kaq thote per Zhapen.

Ne kohen qe ishte Aliu gjalle Zhapa mbahej shqiptar dhe ishte ne oborrin e Aliut,ndersa sa iku Aliu Zhapa u konvertua ne grek.

Ato shkolla qe hapi Zhapa ishin shkolla greke,plus qe edhe testamentin e ka lene te tille qe asnje nga pasardhesit te mos marre asgje,por vetem Greqia.Nuk i sheh ti qe pasardhesit e Zhapes kane ngelur me gisht ne goje dhe ngushellogen me perrallat e xha-Kocos?

Une e kuptoj qe ne ate kohe Greqia shihej si dicka pozitive,por jo te shpallet Zhapa figure kombetare.Zhapa eshte figure per greket por jo per shqiptaret.Me kete llogjiken tende duhet te shpallim edhe Pirro Dhimen figure kombetare,pavaresisht se ky i fundit thote sjam shqiptar.

Lerini gjakprishurit te behen pleh atje ku duan.Kemi mjaft figura ne ne Shqiperi qe meritojne nje rishikim me pozitiv si psh Mihal Ballkameni qe nuk i dihet as varri,kontibuti i te cilit ne krahasim me Zhapen nuk krahasohet,pavareisht se nuk ishte i pasur.

Zhapa nuk ka nevoje fare te rishikohet.Ai po rri atje ku ka zgjedhur te rrije me deshiren e tij.Ne nuk kemi te drejte ti prishim rehatin.Nuk eshte fare pune shteti ketu por eshte pune letrash.

eshte e vertet qe   Zhapa ishte bamires e filantropist..,  por  per Greqine.  eshte e njohjtur.. ky gjithe pasurine e tij  ja la Greqise. 

nje nga ndertesat me te bukura ne Athine, (diku ne qender prane parlamentit grek),  e  financuar nga Zhapa, mban emrin e tij.  ''Zappeion Megaron''.

ne kohen e tij nuk kishte shtet shqiptar. me llogjiken tende i bie qe edhe ali pasha te ishte turk. mos harroni qe ne ate periudhe greqia ka qene gjysma e asaj qe eshte sot dhe  ishin kryesisht arvanitas.elementi fetar atehere ka qene dominues.shkollat shqipe u hapen me vone.me gjej nje shqiptar me identitet te forte kombetar te kohes se zhapes.ty po te ben zbor greku sot me 100 vjet shtet,e jo me ne 1850-en qe nuk kishte asnje institucion kombetar.vetem gjuha dhe gjaku ishte shqiptar.edhe p.dhima gjak shqiptar eshte ,pavaresisht se eshte b.q

Vangjel Zhapa, është përfaqësuesi tipik i një tradite të njohur dhe të përhapur ndër fshatrat ortodokse të jugut. Është ai lloj i bamirësit që mendon për komunitetin e vet. Kur Zhapa jetoi dhe u pasurua, nuk kishte Shqipëri fare, që të bënte diçka për të. Po siç thotë artikulli, edhe shkolla hapi, edhe kishën e fshatit ndërtoi, edhe në testament la që gocat e varfra dhe jetime të fshatit të vet, të kishin mundësi për tu martuar, duke u paguar pajën. 

Kështu si Zhapa, ka pasur edhe të tjerë. Njerëz që shkonin në kurbet dhe me paratë e vëna aty, shkonin përsëri në fshatin nga kishin origjinën e ndërtonin shkolla, kisha, çezma fshati, rrugë me kalldrëm etj. 

Kete e thote xha-Kocoja jo Zhapa.

Zhapa i ka lene gjerat me letra dhe pasardhesit ngushellohen me tregimet e xha-Kocos.

Ketu diksutohet jo bamiresia e Zhapes,por a eshte Zhape figure kombetare per Shqiperine apo jo.

Une them jo dhe i dhashe aresyet.

Ç'është "kjo" more, që thotë xha Koçoja? 

Zhapa nuk kishte fëmijë të linte pasardhës. Këta janë "fisi", kushërinj të largët. Zhapa është figurë e njohur mbarëbotërore, është vizionar dhe për tu marrë shembull, për iniciativën, vendosmërinë, vizionin që kishte. 

Ti mos e vlerëso, na u nxi bytha që nuk e vlerëson ti. Robt e tij ku lindi dhe u rrit, e vlerësojnë. Gjithë bota e vlerëson për rilindjen e lojrave Olimpike, eventi më i madh sportiv i globit. 

Vete mbiemri Zhapa, tregon qe eshte 100% shqiptar. Artikulli ishte interesant, se mesova nje gje te re, qe ai paska qene inisiatori i lojrave olimpike moderne, gje qe miliona europiane as e dine. Ndoshta 95% e tyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).