Të maskuar si gjuetarë shpendësh, të huajt vjedhin produktin me vlerë 10 mijë euro/kg: Në rrënjët e pyjeve shqiptare gjendet një thesar i vërtetë që ka çmim të përafërt me arin. 

Zhardhoku i një kërpudhe të ngrënshme që rritet në rrënjët e lisit, pishës, blirit dhe shelgut të egër, i njohur ndryshe me emërtimin tartuf, gjendet në sasi të mëdha në pyjet mesdhetare të vendit tonë. Por kjo lloj kërpudhe kaq me vlerë, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram, po grabitet masivisht nga pyjet tona para syve tanë, në pamundësi për të ndaluar një masakër të tillë. Mungesa e kuadrit ligjor, për kërkimin, vjeljen dhe tregtimin e kësaj kërpudhe brenda apo jashtë vendit, u ka dhënë mundësinë individëve të ndryshëm, si shqiptarë ashtu edhe të huaj, që të abuzojnë masivisht me këtë pasuri kombëtare. Burime nga Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave në Fier bëjnë me dije se zhardhoku i tartufit është një specie në mbrojtje, për shkak se rrezikon të zhduket. Mësohet se për mbledhjen e këtij lloji zhardhoku nevojitet një projekt i hartuar nga specialistë të mjedisit dhe pyjeve, me qëllim që të shmanget dëmtimi i species në fjalë. “Vetëm pas miratimit të projekteve mund të kryhet mbledhja e kësaj specie të rrallë”, pohojnë burime nga Drejtoria e Pyjeve.

“Ilegalisht” nga Porti i Vlorës në Itali

Grabitja e tartufit nga pyjet shqiptare po kryhet në mënyrë masive prej disa vitesh. Burime nga Porti i Vlorës tregojnë për gazetën se është mësuar që gjatë pranverës, mbërrijnë në Shqipëri prej Italisë dhjetëra gjuetarë çdo vit. Sipas tyre, mësohet se pjesa më e madhe e gjuetarëve që vijnë nga shtetet përtej kufijve tanë, gjatë kësaj periudhe të vitit dyshohet të jenë kërkues të tartufit, vjedhja e të cilit do t’u siguronte atyre përfitime të mëdha. Kjo, pasi janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë, për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve. Ndërkaq, thuhet se në mjaft pyje të Jugut të vendit, në ato të Tepelenës, Përmetit dhe të maleve që ndodhen në Rrethin e Vlorës, gjatë periudhës së pranverës vërehen gjuetarë të huaj, të cilët nuk rendin pas shpendëve apo kafshëve të egra, por që gërmojnë tokën në rrëzët e pemëve. Për gjetjen e tartufit, të ashtuquajturve gjuetarë u nevojiten edhe qentë e stërvitur mirë, që janë edhe maskimi i tyre më i mirë.

Për më shumë: Shqip

87 Komente

"Di dhia c`eshte tagjia"- thote populli yne. Ata minatoret te shkretet te Bulqizes, po vdesin nen toke per nje cop koker kromi, kur "kromi" eshte edhe mbi toke, ne ajer te paster dhe ne natyre! 

Qe do me thene se u bie per detyre komunave te specializojne fshatare per mbledhjen dhe ruajtjen e tyre. 

Pjero, pse vetem fshataret.. , Tartufi qenka me bereqet, ..te specializojne edhe qytetaret ,them une.smiley

jo, eshte tartufi i Shqiperise, por qe po na e marrin italjanet:  ''nen hunden e policise, doganiereve dhe shtetit tone sylesh...smiley   ashtu sikurse dikur na merrnin bitumin, naften etj..  historia perseritet.

Po e marrin e thashë për delikatesë, sepse po na e grabisin...

Përse mund t'u duhet atyre tartufi? Por ne do t'u përgjigjemi me grushtet tona t'fuqishme. Tartufi është yni, dhe yni do jetë përgjithmonë. Viva Tartufi Kombëtar!

 

syleshet na muren m'qaf tartufin smiley

lol smiley

 

Or e do Perendija dhe/ose Mema Natyre at ven, se te ish per ne, te shtat penxheret do kishim shku.

Po me c'heq caji i malit dhe sherebela, edhe prap nuk zhduken... thuji robit, mos e shkul me rronj, se te duhet edhe per vitin tjeter... e mir e mir. dhe s'marohet!vjen edhe knej ne ato dyqonet etnike.

Fashiste trima, syleshet po na marrin ne qafe perandorine.

ne vend qe ta kultivojme , neve e lejme te na e vjedhin.

vendi i mundesive te humbura jemi aman !

E kam nje strofkull te preferume tartufi ne tirane..yummy !

po si nuk ia paska spjeguar njeri  rendesine e tartufit atij ''te madhit'',   (buallmavrise do thoshte Pjeri.smiley)     se sa te presesh  te rriten arroret  dhe ullishtoretsmiley....., tartufi qenka flori e shkuar floririt..smiley

e me, se di

ku eshte ai anonimi se eshte zhduk fare nga ppu, se e kemi pas bo muhabet fiks ket pune. qe si nuk e kultivojme tartufin dreqi e mori, por merremi me me cmontime bombash dhe importe plehrash smiley

Ky gazetari duket i painformuar, se me sa di une, gjuetaret duhet te kene leje te gjuajne kafshe dhe shpend ne Shqiperi, dhe kjo ndalohet per disa muaj ne vit.

Ka polici pyjore, gjuetare Shqiptare, polici rajonale, qe mund ti gjejne dhe ti denojne keta te huaj dhe shoqeruesit e tyre Shqiptare (qe me sa kam degjuar gati te gjithe kane lidhje me politikanet) dhe ti denojne rende, me gjoba dhe me burgim.

filan, nuk eshte puna ketu nese ka, apo ska leje gjuetari i huaj.  ja  e zeme se eshte ne sezonin e gjuetise dhe e ka lejen perkatese.. puna eshte se gjuetine e kafsheve perdor si kamuflazh... sepse ne vertet gjuan tartuf.smiley    dhe per me teper,    edhe sikur ta  kapin me tartuf,  nuk u ndalojne dot ta nxjerri nga Shqiperia, se nuk paska  nje ligj per kete pune...

nga ana tjeter,  si e fusin ne Itali keta tartufin shqiptar,  sepse Shqiperia  nuk eshte vend i BE, keshtuqe  jo te gjitha  produktet bimo-shtazore,  lejohet te futen ne vendet e BE-se..

Ketu ku jetoj eshte perplot gjithandej me truffles(tartuf). Nje i njohuri im arsimtar me kete pune merret gjate dimrit. Tratufi i bardhe eshte teper i shtrenjte dhe gjendet kryesisht nen rrenjet e panjava. Duhet marifet dhe mjeshteri per ta mbledhur se sikur paksa ta demtosh dhe behet i pavlefshem.Megjithate duhet gjetur tregu qe ta sheses dhe nuk besoj se ekziston ky treg ne Shqiperi

cdo zhardhok tartufi - nje bombe per armikun!

je bo shume i hidht smiley

jom i indinjum pse s'i thojn truffle, sic e ka me ter men.

tartufi vjen mas lajthijave nga rendesia. te pakten ne boten protestante. t'mos ekzagjerojm. aty aty me shegen.

se na pelqen italisht smiley

ose ose me mire : se kshu na pelqen !

Art, siku mos te kishe t'shkrujtme  ket shenjen Nikon kjo tenxherja ktu, me duket si anti-personel Mine. E paqme dhe paqsore, sa te vje gjynof me e vu komen persiper me a gervishe smiley

truffles jane gjona qe ja vlen me i eksploru dhe me ju marre i dore pare. Ti mori taljoni poshte hunes? Vec me qen me grip.

Mina kembesoresh...Ku te vajti mendja smiley

Pse vetem kerpudhat?...Thone se gjuetaret italiane po bejne kerdi ne ato pak pyje qe kane ngelur...zogjte si thellezat,laureshat,etj jane ne prag te zhdukjes smiley

Po cte bojshim tjeter, truflin na o moren Italianet. smiley

Skan faj shume ato...i vrane te gjthe Shpendet e vet... e vijne na i vrasin ne tani smiley

Une nuk merzitem se i kemi ne libra, te gjithe shpendet e bishat e Klasifikume, ket s'na e hum dot Bota smiley Eshte kujdesur shteti per Kete. Kemi rekordet

Tartufi, qe te jemi te qarte, nuk mund te kultivohet. Ekziston nje teknike, ne pronesi te nje firme te vetme ne bote, por qe ka kosto te larta dhe rezultate jo te denja. Tartufi eshte kerpudhe dhe mbin e rritet vetvetiu. Une jetoj ne zonen ku gjendet tartufi me i mire ne bote (opo fiks ne zonen ku) dhe gjetja e tyre behet me ane te disa qenve te specializuar (siç thote dhe artikulli). Nje qen i stervitur siç duhet, mund te kushtoje deri ne 20.000 euro, kjo sepse tartufi i bardhe shitet me çmim goxha te larte dhe mbi te gjitha, brenda dites. Ai tartufi qe merret ne vendin tone, nuk ka cilesine e ketij te ketushmit, ndaj dhe perdoret vetem neper salca e koncentrate te ndryshme te KONSERVUARA. Keshtu ka qene deri para fare pak vitesh, e kam te sigurt kete informacion. Tani, nese kane gjetur ndonje vend ku ka tartuf te bardhe qe zakonisht kalon peshen e 250-300 grameve, atehere po qe po na vjedhin e duhet bere dicka per kete. Shteti s'ka se ç, maksimumi duhet te jape liçense per tregtimin dhe eksportimin e tartufit shqiptar. 

''armiqte e kane hale ne sy tartufin tone..

p.s  kjo fjala tartuf, tingellon si tuaf.smiley

mbi nje fileto gici rri shume mire

ta mshish pjaten me çapën e bukes ne fund

edhe mbi nje pjate pasta te fresketa...........yummmm

Disa copeza tartufi futi ne nje shishe vaj ulliri dhe lere per ca kohe...perdore per gatim, sallate, smiley

i kisha mcef i here ne frigrorifer or burre.

po erdh plaka, e ajo sle rronxe pa pastru, kish marre i kish hedh smiley

I thashe, tani shko ne banke , merr kredi dhe laj dëmin !

kot thot. ajo mcef dhe dreqin. plaka i kishte gjet vetem ca havjar... dhe bottarga... qe ishin per maskim.

...dhe une imagjinoj ruzhin tip sex and the city me callma mendafshi ne koke,nja tre kater eunuke dhe cipat e mendafshit perzier me tyl ngjyra ngjyra qe e ndjekin tek ecen me havjarin ne njeren dore dhe tartufin treqindeuro ne doren tjeter..

smiley

po cigaren me cil dore do ta maj se smiley

apo do kem nai eunuk qe me mban pipen e nargjilese ?

nji eunuk per nargjilene

nji me gjethe palme per fresk

nji me tastiere ne dore qe shkrun elbasonçe ke peshku(per ty)

....dhe une me nje tabaka me llokume ne doresmiley

havjarin kam fillu me e pelqy cipër sushit që thu ti smiley

lufta per tartufin, lufte per kapitalizmin.

trotzky

Ne jemi për revolucionin e ardhshëm, kur në sajë të kapitalizmit të jetë krijuar klasa e tartufëve në vendin tonë. Po kjo nuk është as çështje vitesh as çështje dekadash. 

 

"processi" do vazhdoje per 8 mije vjet dhe asnje dite me pak...

(apo e ngatrrova  smiley  )

Zoti Xinxa, neve nuk na duhen as teoritë tuaja dhe as arkivat e tartufizmit.

Ti e ngatërron me:

Mos prish të mbjellat e tartufit.

Mos merr tartuf aty ku nuk ke vënë.

partia nuk i jep drektivat qe te zverdhen arkivave smiley

 

une jam Aleks Xinxa, kryetari i partise komuniste te  vertet!smiley

kujdes shoke, ''me  çeshtjen e tartufit, as duhet te nxitohemi, por as..........

Me tartuf je mbret
Me tartuf je pasha
......me tartuf eshte dhe moda

Në rast se merrni tartuf më kokën tuaj, Partia do t'ju konsiderojë jashtë radhëve të saj. Madje do t'ju konsiderojë provokatorë.

tani degjo me vemendje Kavir:  nese ti do te tentosh  te vjedhesh  tartufin tone e tia mbathesh..., une do te konsideroj dezertor dhe do te godas!!!!

Po një mëndje paskeni patur a derëbardhë.

Me këtë tartuf unë çaj mes për mes Italinë, i fus edhe një të kafshuar Francës...

smiley

duhet shujt ajo e imja. lejova per nje cast diletantizem... m'genjyen...

ps. po e shuj vertet smiley

 

Po njëri mbyll sytë, tjetri shkon të pijë, dhe komunistët italianë shijnë sipas qejfit.

smiley

me lot. kom fryk se do m'dali keq me naj ven.

smiley.  ekzakt ne te njeten kohe. te njejten batute.smiley    dhe une e di pse.. na ngacmoi kjo: ''ne koken tuaj''  qe bere ti ne komentin e mesiperm..

 

a smund te rrine kokat tona prane e prane, si  kokat e shqiponjes ne flamurin tuaj...?   -po ato jane koka shqiponjash-      .........po pse, koka ime ceshte..., koke tartufi???smiley

-Vozdo, vozdo, kursi i tartufit 120 gradë.

 

Nga ky artikull ketu Belulo dhe emri i kesaj kerpudhe, une mesova nje gje; qe ne te gjithe shqiptaret, jemi tartufa smiley me nje fjale tuafe. 

e holle ironia, rreshket mes rreshtash si kakzozi neper barin e qershorit. ve bast qe molieri ndihet shum i nerum!

Edhe qiahet Tushja pastaj per jeten e keqe ne Shqiperi, nderkohe qi kalon diten duke krehur leshte dhe duke ngrene tartuf e fileto. smiley

Tartufa smiley mos u merrni me llogje ketu, por merruni me studime, he ju paça. 

c'me shkoi menja per truffles tashti..  smiley 

eshte vertete per te ardhur keq qe neve nuk i dalim per zot te mirave qe kemi ne kete toke.ose me sakte qe kemi rene ne dore te atyre qe nuk bejne asgje per ta ruajtur !

para ca ditesh lexova ne nje gazete online turke qe Turqia po perpiqej te prodhonte nga 15-20 kg shafran ne 25 kg shafran ne vit per importim.Cmimi i nje kg shafran eshte aty tek 18.500 euro. per t`ja arritur qellimit, qeveriu po pergatit me mire `popllin` qe merret me rritjen e tij, po investon per teknika te reja kultivimi me te mire etj etj.

 

Cfare eshte 'shafrani' tamam tamam? (Ne fakt une nuk e di se c'eshte fare, por si fjale e degjuar me duket!)

Safrani eshte nje lloj ereze qe perdoret si esence ne ngjyre te portokalli(kur gatuhet mer ngjyre te verdhe) qe kushton dyfish me shtrenjte se ari. Nxirret nga polemi dhe theket e luleve te Safranit..Imagjino nje zarf i vogel disa gramesh kushton tek 5-7euro

Falemderit per sqarimin dhe per fotot. Nga cmimi tingellon si bicim droge smiley.

Ki parasysh se zonja me siper e ka quajtur "shafran" dhe jo "safran" sikurse thua ti.

Nuk eshte droge por ne sasi te madhe eshte helm i fuqishem. E ke ne cdo supermarket ne shitje tek seksjoni i erezave..ka nje ere karakteristike. Une e njoh si safran(keshtu titullohet gjithandej neper bote) dhe e ka origjinen nga Lindja e Mesme.

Nejse kjo eshte bime ca e panjohur per shqiptaret e brezave te tanishem keshtu qe emertimi eshte ca i ngaterruar.

edhe safran perdoret.une e kam degjuar si shafran ne Shqiperi.

Art po e vertete perdoret dhe si ngjyrues ushqimor pasi ka fuqi qe te ngjyrose deri ne 100.000 here me shume se sa sasia e vet gjene me te cilen perzihet.

Në vitet e para për drogë është marrë,mbasi gjuetia e këtyre zhardhokve ka filluar qysh në vitet 90, dhe gjithmonë italianët ishin kërkuesit dhe blersit e këtij malli.

Ok, ti e ke percaktuar funksionin e saj njehere si 'erez' pastaj si 'helm.' Serish nuk eshte e qarte se per cfare vetish mund te jete kaq e kushtueshme...(??) Une edhe mund te shoh wikipedia-n xhanem, por meqe po bejme muhabet... 

Ka veti te larta kuruese( duke filluar nga anti depresant dhe anti stress deri tek parandalimi i kancerit etj) dhe eshte perdorur qe ne antikitet nga persjanet,greket,etj..Ne sasi te medha eshte helm i fuqishem(po ashtu dhe vanilja eshte helm nese perdoret ne sasi te madhe)

90% e Safronit ne bote sot vjen nga Irani

Mrekulli. Kot nuk e vlereson bota aq shume. Me siguri ka njerez qe e kultivojne edhe ne Shqiperi, ashtu privatisht pa rene ne sy. Perderisa qenka me kaq bereqet...

Eshte shume i veshtire kultivimi i saj, kerkon klime te vecante dhe aspak lageshtire...Imagjino per hektare te shumte do te mbledhes shume pak..Imagjino nje lule safron prodhon vetem tre theke erezash..14 000 theke lulesh i bie rreth 28grame(1 ounce)...Beje ca llogarine

E ka then eshte helm sepse eshte helm kunder qdo semundje Safrani nese eshte Bio dhe del i Kualitetit te lart perdoret ne mjeksi per hapa qetsues nese doni me dit ma shum Safran ka te mbjellur ne Kosove - Kamenice qe e Kulitvojj unë .. smiley

Aha, s'eshte per kultivim privat atehere. Duhen nderrmarrje te medha me shume investim. Leqe nga sa thua nuk tingellon se klima jone do te ishte e pershtatshme per kete lloj bime.

Eh si na e marrin nafaken perpara hundes keto te huajt smiley

p.s. serio, tani nuk eshte koha e tartufit.

Tartufi ashtu si edhe safrani qe thote art me siper jan antioksidante te fuqishem dhe bejne shume mire per shendetin. Tartufi gjuhet edhe me derra, por kjo metode eshte me e rrezikshme sepse shancet jan qe derri ku ta zbuloje ta haj vete. Shqiperia ka me qindra mundesi te tilla qe po te shfrytezohen sic duhet perfitohet shume duke filluar qe nga moria e madhe e luleve, e mjaltit, e cajit te malit, e rigonit e shume e shume te tjerave te clat nuk duhet shume pune per tu kultivuar apo mbledhur por jan shume fitimprurese.

Prit sa ta marrin vesh Lazaratsit per kete tartufin, e lane hashishin, se po ju del me kosto te larte + rreziku i transportit, do ja futin me tartuf,smiley

Ruzhe, 

Nuku kultivohet. 

Emo, 

cilsi maksimalisht e dyte, 50 gr bo afersisht $100-150.

Ps: E pate pajen e nuses? Po, 2 qillo tartuf.

çja fut kot ky gazetari,un kam qen dy her 20008,'09 me shqiptar e italian ne sr ,tp dhe pr per gjah,italianev as nuk u interesonte fare tartufi yn,perkundrazi ishin te interesuar per ndonje "zoçke"

Desha me ti thone nja dy fjale,por thashe me veten"lene s'e so pune me bereqet kjo!".

dora
retishenca jote shpjegon me mire.por un nuk kam ndonje faj per deshirat natyrore te pepinove

Pashe I emision dje me dy it. Cooks, qe banojne m.angli po kishin shku back to their roots. Se si mu duk. Ma shpifi. Mu dhimbsen. Sem kishte shku menja se italiont do bohen per gjynof. Ska shije fare, te gjoret it. Cere po vujn smiley o permys bota smiley

Bam ...ne 94 une kam qene pjesmarres ne nje seminar dy oresh  qe organizuan ca Italanet tek Pallati Kultures .Na dhane nga 5 dollare ,caj biskota  dhe ca libra per kerpurdhat dhe KRYESORJA "Tartufi " .E kam hudhe Librin ( broshuren ) por mbaj men qe kishte Komplet te pershkruar menyren e Kultivimit te TARTUFIT ne Shtresa te mbushura e te mbathura me toke cilesore ( qe mban lageshti ) ose vende te lageshta, me hije . Kishin edhe disa "shiringa "me vete , te mbushura qe perdoreshin per te "injektuar " token ku do e "mbillje" . Ishte nje pershkrim per nje produkt teper teper NAZIK qe e donte robin tek koka per te hequr vazhdimisht parazitet qe "e sulmonin " Mbaj mend se kjo VETI e bente kedo te terhiqej nga nje ndermarje e tille ...aq me teper nje SHQIPO smiley Pra ...kultivohej , sipas , Italaneve me shiringa , Librit ( broshures ) dhe vitit 1994 .Mundet te jete dhe disa llojesh ......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).