AUTORËT E NDALUAR dans DJE-SOT (Vajtje-ardhje) jesusrusseNë mbarim të Luftës së dytë botërore 90% e popullsisë shqiptare është analfabete. Një një terren ideal për indoktrimin. Ëndrra e çdo ideologu. Dhe për t’i patur duart krejt të lira, veprimet e para që bën pushteti i Enver Hoxhës është eleminimi i asaj pak inteligjence që ishte shkolluar në universitetet më të mira të Europës (Paris, Romë, Berlin, Vjenë, Londër) e në të njejtën kohë fillon formimin e komisarëve politikë duke i dërguar në kryeqendrën e Bizantit komunist : Moskën. I pari veprim për t’i ngjallur frikë atyre që mund të mendojnë ndryshe, i dyti, për t’i shplarë trurin pjesës tjetër.  Ky plan do të zgjasë, jo pak, por gati një gjysmë shekulli (1944-1991). Breza të tërë do të rriten e formohen nën ideologjinë enveriste çdo ditë, njëzet e katër orë (filozofia marksiste përditë e më shumë reduktohet vetëm në disa citime duke i lënë vendin « veprave » të Enver Hoxhës). Indroktinimi fillon nga kopshtet e deri në universitet. Që në faqet e Abetares që hapet me portretin e xhaxhit Enver. Të gjitha institucionet kulturore e artistike janë në duart e partisë. Asgjë nuk mund të bëhet pa miratimin dhe aprovimin e saj : Letërsia, Teatri, Muzika, Piktura, Skulptura, Kinemaja, Fotografia.

Çdo gjë kontrollohet.

Sa më shumë Shqipëria do të izolohet (prishja me Bashkimin sovjetik, më vonë me Kinën), aq më shumë do të forcohet ideja e artit shqiptar të realizmit socialist (as nga Lindja, as nga Perëndimi). Rreth viteve ’80, dy million shqiptarë shikojnë për të njëzetën herë po të njejtin film shqiptar e dëgjojnë për të dymijtën herë po të njejtën këngë shqiptare dhe shohin vetëm tabllotë e skulpturat e artistëve shqiptarë (sot gjen me dhjetra nostalgjikë që luajnë me fraza nga filmat shqiptarë apo që mallëngjehen me këngët e atyre viteve. Kjo të kujton historinë e fëmijës së rritur nga ujqërit, që pa asnjë kontakt me botën njerzore). Jo më kot ideologët kërkojnë që të bëjnë për vete brezin e ri duke i dhënë rolin e të emancipuarit, të përparuarit, e duke i premtuar një të ardhme të ndritur (Imagjinoni se ç’mund të ndodhi në mendjen e një fshatari dhënia e një statuti të tillë ?) E duke shtuar «se kjo nuk do të kishte ndodhur pa Partinë dhe udhëheqësin e saj të dashur shokun Enver». Jo vetëm kaq por e gjithë jeta e tij dhe e fëmijëve të tij, madje dhe bota përtej, Komunizmi (parajsa mbi tokë) është e lidhur me këto dy shpëtimtarë : Partinë (një nocion abstrakt) dhe Enverin (i gjallë e i pavdekshëm). Madje kaq shumë do të mpleksen këto dy emra nga propaganda dhe kaq shumë do të luhet me ato sa dhe « poeti », me rastin e vdekjes së Komandantit, mes të tjerave, do të shkruajë : « Ti ishe i dashur siç është nëna ». 

Ti ishe i pastër si kristali
Ti ishe i bukur si pranvera
Ti ishe i drejtë siç është populli
Ti ishe i qeshur si bukuria
Ti ishe përtëritës si puhia e mëngjesit
Ti ishe i rreptë si stuhia
Ti ishe vetë madhështia
Bir të madh të ka Shqipëria.

(Fatmir Alimani)

Të qenurit nga një familje e varfër fshatare, sepse klasa punëtore ishte e pazhvilluar kur e morën pushtetin komunistët, konsiderohej si një cilësi kryesore. Vetë kryetari i lidhjes së shkrimtarëve e artistëve të Shqipërisë Dritëro Agolli do të deklaronte në njërën nga poezitë e tij : « Unë fshatari nga Devolli, që vë firmën Dritëro Agolli ». Dhe të gjithë poetët zyrtarë do të vijnë nga fshatrat e do të formohen sipas kallupit të aprovuar nga partia, si ata të ardhur nga Jugu, që zakonisht quhen Petrit, ashtu dhe ata të ardhur nga Veriu e që zakonisht quhen Ndoc. Jo vetëm aq, por kësaj shtrese të shoqërisë iu krijua iluzioni se ishin ata që vendosnin për fatet e vendit. Jeni ju pa jemi ne. Në fakt, ato përbënin krahun e punës në bujqësi, dhe ishin rezerva kryesore për ushtrinë, policinë, sigurimin).

Të rrethuar me tela me gjemba, pa asnjë kontakt me kulturën botërore. E vetmja filozofi dominuese në të gjitha shkollat është ajo marksist-leniniste. Të gjithë filozofët e tjerë, pa përjashtim, do të damkosen si « reaksionarë ». Do të kondiserohen si të degjeneruar të gjithë shkrimtarët e artistët që kishin lënë gjurmë në artin e shekullit të XX-të ashtu siç kishin bërë dhe nazistët në vitin 1933.

Mbas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin sovjetik, listës së autorëve të ndaluar do t’i shtoheshin dhe shkrimtarët dhe artistët e ish vendeve të Lindjes.

Shikimi i ndonjë riprodhimi (album, kartolina) i veprave të tyre, ose përmendja e ndonjë filozofi, shkrimtari apo poeti të ndaluar, do të çojë në burg, madje deri në varje e pushkatime disa shkrimtarë, piktorë e poetë.

Në një situatë të tillë, çfarë emri mund t’i vesh asaj që nostalgjikët vazhdojnë që ta quajnë « kulturë socialiste » ?

 

Listë (jo e plotë) e autorëve të ndaluar

Arthur Schopenhauer

Friedrich Nietzsche

Ludwing Feuerbach

Georg Wilhelm Friedrich Hegel

René Descartes

Emmanuel Kant

Theodor W. Adorno

Raymond Aron

Simone de Beauvoir

Walter Benjamin

Henri Bergson

Benedetto Croce

Gilles Deleuze

Jacques Derrida

Michel Foucault

Jürgen Habermas

Hannah Arendt

Martin Heidegger

Edmund Husserl

Vladimir Jankélévitch

Karl Jaspers

Hans Jonas

Judith Butler

Thomas Samuel Kuhn

Emmanuel Levinas

Claude Lévi-Strauss

Georg Lukacs

Maurice Merleau-Ponty

Gabriel Marcel

Karl Popper

Jacques Rancière

John Rawls

Bertrand Russell

Jean-Paul Sartre

Max Weber

Pablo Picasso

Georges Braque

Amedeo Modigliani

Robert Delaunay

Auguste Macke

Juan Gris

Marcel Duchamp

Marc Chagall

Giorgio De Chirico

Egon Schiele

Max Ernst

Joan Miro

Antoine Bourdelle

Eugène J. de Bremaecker

Cèsar Baldaccini, dit Cèsar

Botarro

Louise Bourgeois

Constantin Brancusi

Alexander Calder

Jean Dubuffet

Marcel Duchamp

Jacob Epstein

Alberto Giacometti

Abraham Habbah

Henry Moore

Camille Pissaro

Edouard Manet

Edgar  Degas

Alfred  Sisley

Paul  Cezanne

Claude Monet

Auguste Renoir

Paul Gauguin

Vincent Van Gogh

Georges Seurat

Alphonse Mucha

Gustav Klimt

Edvard Munch

Lautrec Toulouse

Wassily Kandinsky

Pierre  Bonnard

Edouard  Vuillard

Henri  Matisse

Malevitch Kazimir

Paul  Klee

André  Derain

Fernand Léger

René Magritte

Jean  Dubuffet

Mark  Rothko

Dali Salvador

Roy Lichtenstein

Robert Rauschenberg

Andy Warhol

Jèrome Bosch

Ingmar Bergman

Pier Paolo Pasolini

Federico Fellini

Luchino Visconti

Alfred Hitchcock

Stanley Kubrick

Jean-Luc Godard

Éric Rohmer

François Truffaut

Luis Buñuel

Sidney Lumet

Arthur Penn

Orson Welles

Frank Zappa

Arthur Adamov

Jean Anouilh

Anna Akhmatova

Guillaume Apollinaire

Isaac Asimov

Antonin Artaud

W. H. Auden

Georges Bataille

Samuel Beckett

Jorge Luis Borges

Charles  Baudelaire

Alexandre Blok

Mikhail Boulgakov

Ivan Bounine

Andrè Breton

Joseph Brodsky

Michel Butor

Albert Camus

Paul Celan

Jean Cocteau

Truman Capote

Marguerite Duras

Umberto Eco

Ilya Ehrenbourg

T. S. Eliot

William Faulkner

F. Scott Fitzgerald

Max Frisch

Jean Genet

André Gide

Allen Ginsberg

Witold Gombrowicz

Gerhart Hauptmann

Václav Havel

Bohumil Hrabal

Ted Hughes

Aldous Huxley

Eugène Ionesco

Jean Jourdheuil

James Joyce

Franz Kafka

Jack Kerouac

Imre Kertèsz

Rudyard Kipling

Milan Kundera

Michel Leiris

Ossip Mandelstam

Henri Michaux

Arthur Miller

Henry Miller

Vladimir Nabokov

George Orwell

Erwin Piscator

Boris Pasternak

Georges Perec

Fernando Pessoa

Andreé Platonov

Francis Ponge

Ezra Pound

Marcel Proust

Raymond Queneau

Salvatore Quasimodo

Rainer Maria Rilke

J. K. Rowling

Jerome David Salinger

Nathalie Sarraute

Upton Sinclair

Alexandre Soljenitsyne

John Steinbeck

Marina Tsvetaïeva

Paul Valèry

Virginia Woolf

Giuseppe Ungaretti

Woody Allen

Robert Bresson

Luis Bunuel

Frank Capra

John Cassavetes

Claude Chabrol

Francis Ford Coppola

Cecil B. DeMille

Brian De Palma

Vittorio De Sica

Germaine Dulac

Clint Eastwood

Blake Edwards

Rainer Werner Fassbinder

John Ford

Milosh Forman

John Frankenheimer

William Friedkin

Samuel Fuller

Jean-Luc Godard

John Huston

Stanley Kramer

Akira Kurosawa

Fritz Lang

George Lucas

Louis Malle

Chris Marker

Jonas Mekas

Friedrich Wilhelm Murnau

Maurice Pialat

Roman Polanski

Sydney Pollack

Jean Renoir

Jacques Rivett

Eric Rohmer

Roberto Rossellini

Claude Sautet

Martin Scorsese

Steven Spielberg

Erich von Stroheim

Andrei  Tarkovski

Andrzej Wajda

Orson Welles

Billy Wilder

Aaron T. Beck

Albert Ellis

Sigmund Freud

Ivan Pavlov

Jean Piaget

Burrhus Frederic Skinner

John Broadus Watson

Lev Vygotski…

 

 

334 Komente

do kish qene ma kollaj te beje listen e autoreve te lejuar besoj smiley

çma more nga dora komentin ruzhe,,,,

Flm per listen!

Eshte e volitshme kur i sheh nje here kshu tok, tip "o kasolle, ku na mblodhe" smiley

Ku eshte Qi Lyxeng , Hu koqeis HU , xua LYpsi idiotis  .... Perse eshte munduar ky Idioti me kete Post ??? Le te shtype , Klikoje dhe do gjeje nje mori te pafundme emrash nga te gjashte Kontitnetet ne sitet perkatese .

Peshku me keto Postime po ua ze vendin  Muraleve ne Kine ne kohen e Revolucionit Kulturor . Cdo Kinez qe di shkrim e kendim mund te beje nje DACIBAO ne faqet e Mureve ! Me falni te nderuar moderatore ne kete Rast se nuk besoj te jete Politike editoriale Adminash kjo , por gjithsesi me falni por po e ktheni faqe te tera te PPU ne Flet Palosje ku shpallen Ide   te Debileve me ne ze si ky xyz , nga cdo Fshat qe di shkrim e Kendim ! Ky post duhet te jete ndonje Deklarim Podiumesh ne salla  ku mblidhen HUNJTE ne TUFE dhe kenaqen me eren e Bajgave qe nxjerrin nga Goja si Anale te Medhej .

[...] sot gjen me dhjetra nostalgjikë që luajnë me fraza nga filmat shqiptarë apo që mallëngjehen me këngët e atyre viteve. Kjo të kujton historinë e fëmijës së rritur nga ujqërit, që pa asnjë kontakt me botën njerzore [...]

... dhe qe, si akt te vetem disidence, kane degjimin me çerrat e lagjes te Lepa Brenes dhe Bjello Dugmes : moja srca, srca moja.

He ta lumsha moj Parti e Punes, mall te "mire" na le neper depo.

XYZ, kjo lista, del vertet nga "arkivat" e asaj kohe ? Se ne qofte keshtu, jane caze sot, qe s'lene rast pa dale ne TV per te cituar ndonjerin ketu me lart. Dhe jane pikerisht ata qe i kane futur ne rreth te kuq, dikur. E kam fjalen per "rrodhet" e trasheguara nga dy shtepite e "helmit te embel", 8 Nentori dhe Naim Frasheri. Jane ca, jane. T'i degjosh sot kur flasin, te duket se sapo kane mberritur nga Parisi, ku kane qene shperngulur qe ne Mesjeten e hershme, kur quhej ende Lutetia.

Merci pour cette petite piqûre de rappel.

Mos harro Saban Saulic. Se lene ma Dragana na e ka ba tranzicionin ma te lehte smiley na ka shoqnu ne 2-3 vitet e fundit t'Ramizit  e ma vone ne vitet e naftes e t'kafes e t'dojçmarkave - nji ruse e nji moldave n'shtrat e n'sfond Dragana tue kndu "sto cu cuca uciniti" apo "spasi me samoce". Jete a je ma! smiley

po ta vesh re me vemendje shumica e atyre qe kane degjuar lepa e pozdrav jane saliste te thekur. se nuk shkon saliu me ''paranoid'' te b.sabath.

Vertet qe te bejne pershtypje kur i sheh bashke, si liste e ndonje universiteti te sotem per klasiket moderne, kurrikulumi baze.

Imagjinoj venerimin qe shkaktonte kafshimi i ndonjeres prej molleve. Formoheshin grupe te vogla qe i diskutonin (pse nuk na tregoni)?

Nuk te le varferia e sotme kulturore ne Shqiperi te qash ethet e humbura. Ka akoma venerim dhe grupe te vogla, kur diskutohet ndonje nga keta emra ne gazete na duket sikur ndizet nje llambushke.

Po burimi i listes? Po vazhdimi? Si edhe me beri pershtypje emri i Rowling-es, ajo s'ka mundesi te kete qene ne liste.

Trop,

Një krijim i atyre të mësipërmëve ( edhe të tjerëve) në duart e tua të çonte direkt në burg. Kjo listë ishte e pashkruar (prandaj dhe mund të shtohet), por shumë reale. Mjafton që të shkoje në bibliotekë për të parë se kush lejoheshin. Madje kësaj listës i duhen shtuar dhe disa autorë kosovarë.

mos e teprojme fare tani se nuk te fuste njeri ne burg per nje liber nga keta, por po te beheshe per ne burg te nxirrnin edhe ndonje liber qe mund te kishe lexuar per te plotesuar "garnituren". 

Edhe kjo lista me shume dore te leshuar eshte bere  se filmat e Roselinit(Roma qytet i hapur),De Sikes(Catia, Cocarja,Vjedhesi bicikletave),Felinit(Netet e Kabirias),Viskontit ( Roku dhe vellezerit e tij) ne kinema publike jane cfaqur

Nejse se kjo eshte nje teme qe ha shume debat ...

Atehere ishin te ndaluar, te paketen i lexoni tani dhe zbusni shpirtin e luftes se klasave.

Komike, tragjike, qesharake, e mbi te gjitha analfabetizem shpirteror i adhuruar nga nje pjese e mire e shoqeris.

Vetem ndalimi i pak emrave , shoqeria jone eshte decivilizuar per shume vite .

Boshlleku krijon vetem boshllek, e me bosh jetojne mire vetem nje koke bosh, paten thene dikur.

Si dikur si sot , njesoj, boshi nuk ndryshon.

 

E mer Trop se po IKI ...Edhe ti u bere pjese Revolucionit Kulturor Blu KINEZ ?????????

Leji te pakten keta Debilet qe ishin rrite stallave e haureve te flasin per Autore te Ndaluar . Autore qe dhe sot po tua japesh pervec Ua sa bukur shkruan as kane kuptuar as kane per te kuptuar GJE .

Lopa i ka syte gjithmone Melakolnike .

Po kane kuptuar kete e kane kuptuar si HURI vleren e te shkruares JO Vetem ne SHQIPERI ! Ky qe ka pure kete eshte nje Infantil si Minsiter halimi .Nje cope Debil fshati qe ka pas mall te ndigjonte "Erdhi Huri ne pshat me na mbajt nje referat per letersine "

Tashti eshte Koha qe ka plase MOOTI rrugeve dhe humbamenua me i Madh mund te shitet nga Interneti qe di shume mer Jahu .

Po them se nuk este niveli YT ( nuk dua te them Infantilizmi yt )  qe merr pjese seriozisht ne komente me HUNJ e Debiler me xyz!!!!! Nivel feminor eshte per Politiken Administrore qe kushdo qe kalon nga rruga dhe  ka nje Tundje Koke si ky OLJA me xyz ose HURI i Tufes mund ti Imponohet "automatikisht "smiley  PPU !

Trop, me duhet te them qe pjesa e lejuar ishte gjithashtu goxha dinjitoze. Emrat e ndaluar natyrisht shtoheshin me avitjen e viteve, pra shtohej mungesa e infos sa me afer te afroheshe ne kohe, por nuk eshte aspak e vertete qe ne shqiperine e asaj kohe nuk kishe c'lexoje. Aspak e vertete! Do isha shume i interesuar te kishte nje studim te tille krahasimor, mes c'lejohej e c'nuk lejohej.

nderkaq jam kunder, kategorikisht kunder asaj qe nje jete te quhet kulturalisht e pa denje pse nuk ka lexuar fukone apo hajdegerin. jam me ate qe njohja vjen nga shume ane dhe ne dime shume gjera pa ditur autoret perkates. ky muhabet na nxjerr ne qafa te largta, sidoqofte. ndjese per dvijimin.

Kot e keni. Kontrolli punetor ka triumfuar ne nivel strukturor. Ketu tashme eshte i perbuzur cdokush qe e ka marre diplomen e universitetit duke kaluar permes shkolles se mesme. Ata qe kane lexuar ndonje liber e kane problem te madh po ta pranojne, edhe po e pranuan u duhet ta justifikojne me ndonje arsye te prekshme: kisha thyer kemben dhe s'kisha c'beja, me shtrengoi familja, im shoq milioner e donte gruan me te gjitha dhjeta... Kur jane krenare per cfare kane lexuar, jane edhe me te frikshem akoma, sepse njeriu mendon qe duhet te kene ndonje antikorp te llahtarshem qe i qendrojne akoma ambjentit. Dhe mutacionet jane edhe me te frikshme nga amullia.

epo keshtu edhte fin kur femija meson me pare te lexoje se te shkruaje.

E duke shtuar «se kjo nuk do të kishte ndodhur pa Partinë dhe udhëheqësin e saj të dashur shokun Enver». Jo vetëm kaq por e gjithë jeta e tij dhe e fëmijëve të tij, madje dhe bota përtej, Komunizmi (parajsa mbi tokë) është e lidhur me këto dy shpëtimtarë : Partinë (një nocion abstrakt) dhe Enverin (i gjallë e i pavdekshëm).

Kjo pjese me kujtoi rastin kur nje oftalmologjist nepalez u soll ne Korene e Veriut nga regjimi per te bere operacion 1000 femije koreanoveriore te qorruar me perde si pasoje e kequshqimit kronik ne ate vend.  Mbas nderhyrjes kirurgjike qe ju restauronte shikimin femijeve koreanoveriore, keta te fundit ne castin e pare qe ju hiqej fashoja per te pare per here te pare apo mbas nje shume kohe te gjate vraponin drejt portretit te Kim Jong Ilit duke qare me ngasherim e duke e falenderuar ate dhe partine per mrekulline e restaurimit te shikimit te tyre, si dhe betoheshin me vendosmeri se do ishin besnik per jete ndaj tij dhe partise.

 

A me fole a mos me fole ! - i tha Sanço Pança Dançe Kishotit. Se ne fakt, Dançja s'ia vershellente shume, atehere pse te fliste Sançja ?

Kjo çeshtja e "leximeve" po rikthehet vazhdimisht. Por asnjehere duke zene vend njehere e mire. Reaksionet jane te fuqishme. Koha, nganjehere, ecen ngadale. Ca ankohen se ajo ecen shpejt, e ca te tjere se shtyhet ngadale. Por ajo ecen ama ! Dhe nje dite, koha do te kaloje. E te ngjyer e te shllapuritur ne te, do te kalojne dhe ca te tjere. Eshte nder ngushellimet e pakta qe Zoti i ka dhene njeriut. Rrofte Zoti.

Per ta ndare çeshtjen me dysh, e per t'u ndeshur pastaj secili me legjionin e vet pas krahesh, jemi te detyruar te themi keshtu :

Ka dy pale :

1. pala e atyre qe mendojne se ajo kohe NUK ISHTE AQ E KEQE (madje e mire) per trurin.

2. pala e atyre qe mendojne se ajo kohe ishte SHKATERRIMTARE per trurin.

Qe t'i biem shkurt, rreshtohem pernjehere ne te dyten. Ftillimin, sipas kushteve dhe mundesive.

 

 

Lista duket e bukur. Po sipas kujt studimi qenka hartuar kjo lista? Ke bere ndonje permbledhje dokumentash? Apo futja kot se dicka del. Per ti rene shkurt , nese flasim per periudhen e komunizmit, cdo gje perendimore,pervec Pitkinit (post-dictator mortum) dhe Raxhkapurit bollivudian, kane qene te ndaluar. Letersia mund te bente nje liste te shkurter te autoreve te bllokut qe ishin lejuar.Nejse, ideja per te studiuar censuren e sistemit monist me duket per tu lavderuar, por te lutem jo ne kete menyre.

Emi, nuk eshte devijim ai qe ben ti, eshte venie ne kontekst. Ne biblioteken e prinderve te mi nuk kishte asnje nga emrat e mesiperm, megjithese kishte plot te tjere qe ma mbushnin koken me fjale e me ide, po edhe me koncepte te etikes, kur po rritesha, dhe iu gezohem sinqerisht pa mase. Kjo nuk me pengon te ligeshtohem per mungesat - jo per veten, por per te rriturit e asaj kohe, qe nuk gjenin dot vegla kritike, e diku me thelle edhe artistike, per tu perballur me zhvillimet shoqerore (per t'iu rikthyer marksizmit ketu, gjithmone sipas perceptimit tim, superstruktura po behej perhere e me e paperdorshme dhe ne te njejten kohe penguese per bazen, marredhenie qe cahej dhe njekohesisht mbahej ne kembe me kanocet televizive dhe aftesine e pakufijshme te njeriut per te enderruar dhe jetuar se brendshmi).

Sa per denjesine e jetes ne lidhje me librat e lexuar, komplekse te tilla nuk i bejne mire njeriut dhe per me teper ndotin ambientin ku shperthejne. Tjeter gje se per te pasur disa koncepte te perbashketa perpara se te besh nje bisede te caktuar, leximet ndihmojne. Po s'jepet mbreteria per nje bisede.

XYZ, dmth ti s'kishe hasur asnje nga autoret dhe artistet e mesiperm gjate diktatures? E kam te veshtire ta besoj, nderkohe qe kam pershtypjen se burg nuk ke bere. Une dhe brezi im keto histori i kemi me te degjuar prandaj na i thoni te sakta, ju lutem.

Idriz, dmth hic s'te ben pershtypje ky kufizim mendor, e, hic fare?

thashe "kulturalisht te denje". Pra nenkupton nje kulture qe ishte e bazuar ne pikpamje literare mbi librat e lejuar; nenkupton dike qe ka lexuar nga ato libra.

Cfare ke vene ne kllapa me pelqeu shume! u perkthye direkt ne lingota.

Dua te jem shume i qarte per dicka: une nuk po justifikoj, prite Zot, censuren. Thjesht kembengul ne ate qe gjerat duhen paraqitur sa me realisht, te pakten ne nje blog te kemi kellqet per kete.

Meqe po pyesje YD siper, ja nje te shpejte prej meje: ata emra tek tuk mund t'i gjeje (flas per te zakonshmit qe nuk kishin autorizim per te biblioteka) vetem ne botime te vjetra, te ruajtura ne biblioteka private, te zverdhur nga vjeterimi, qarkulloheshin dore me dore ne mirebesim. Te lexoje libra te ndaluar shihej keq, por drejt me thene mund te sherbente si sebep per te te plasur brenda vec nqse ta kishin vene syrin edhe per gjera te tjera. Ky eshte opinioni im, por per ta vertetuar nuk ta vertetoj dot. Dhe PO, ne jemi rrit pa ato amra autoresh! No discussion. Mua me ra ne dore nje liber i Poes edhe mu duk gje e madhe shume. Vetem ama Poe nuk konsiderohej ndonje rrezik immediat, dmth mos mendo qe sekretari Hamdi i Frontit po te shihte me nje liber ne dore te Poes, do bente namin. Ai nuk e dinte kush ishte Poe. Mbase ishte edhe ndonje grup ML ne Zelanden e Re. Faji fillonte ne ate qe libri ishte ne gjuhe te huaj...

Ate pershtypje kam edhe une per autoret e ndaluar, qe disa prej tyre qarkullonin (ndoshta jo me bashkekohoret, se ata s'kishte kush ti sillte, realisht), prandaj isha kurioze per permasen kolektive te leximit. Kot edhe une, sa per ta zgjaruar muhabetin, pertej censures, drejt rezistences smiley.

Te kisha kuptuar drejt me ate kulturalisht te denje. Sado qe mendoj se Hajdegeri duhet lexuar ku ai eshte i gjendshem. Diskutimi qe nis ketu pastaj mbi cfare eshte kultura (a eshte 'kulturalisht i denje' nje konsumator pasiv i kultures, per shembull?) eshte shume interesant - s'e di nese kam kohen e duhur tani, shpresoj te zhvillohet ne kete teme megjithate.

Trop,

Do të duhet kohë për të treguar kontaktet e mia me disa prej atyre autorëve. Për të kuptuar se në ç'izolim ishim (si asnjë nga vendet e lindjes) po të them se kur shkova në shkollën këtu për kinema për studime postuniversitare, dhe profesori i estetikës në fund të mësimit iu drejtua të gjithë : "Rradhën që vjen do të flasim për hyrjet dhe daljet e personazheve në filmat e François Truffaut-së", mua, sa nuk më ra pika. I zgjedhur si më i miri, pra me një lloj kulturë në përgjithësi e kinematografike në veçanti, etj., e pra, unë nuk kisha parë asnjë nga filmat e tij !!! Jo vetëm të atij, por të të gjithë atyre që u quajtën La nouvelle vague. Vala që revolucionarizoi kinemanë e që pati ndikim në të gjithë botën.

Sapo dola nga shkolla, bleva programin e kinemave, gjeta filmat e Truffaut-së, dhe përgjatë javës pashë aq sa munda. Për të patur një ide, se më tepër nuk dija. Mos harro se kisha mbaruar studimet e larta për kinema e teatër në ILA. Emrat e autorëve i kishim dëgjuar. Por vetëm aq.

Gjatë studimeve dhe gjatë qëndrimit këtu shumë gjëra kanë ndikuar në shijet dhe konceptet e mija, jo vetem për kinemanë, por për të gjitha. Mundohem që të kap kohën e humbur (në mbledhje).

E zgjata shumë.

Exactement. Nous aurions très bien pu être les malheureux personnages d'un autre livre "A la recherche du temps perdu".

Ne e kemi humbur trenin. Tani s'na ngelet tjeter vetem te shkurtojme largesine me te, por kurrsesi te hipim. Dhe kete s'arrijne ta kuptojne nostalgjiket qe gelojne andej-kendej dhe qe ti i permend ne shkrimin tend. Nostalgjiket, e kam thene nje nate ketu, nuk kane ndjere asgje ne kalimin 1990-1991. Asgje. Nje dite si te tjerat. Kurrfare levizje qerpiku ne perballjen me pasqyren.

Nderkohe XYZ shqyen hekurat e metrove per te vrapuar pas filmave qe normalisht duhet te kishin qene nje argetim si te tjeret. Por ka diçka, XYZ : nostalgjiket, pavaresisht perqendrimit te skajshem ne nje vend, jane vertet pakice. Shumica e ka marre vesh ikjen e trenit. Dhe sa me shpejt ta marresh vesh qe te ka ikur, aq me shume iu jep kembeve.

Kam lexuar dhe diku tjeter, ne nje faqe shqiptare, ca nostalgjike te tjere ku, po t'i lexoje mire, ne do te kishim jetuar ne Saint-Germain-des-Pres, dy meter larg Sartrit. Vertet i frikshem, ky shtremberim i realitetit.

e me të parë filmat e Tryfosë - u frymzofa dhe bëra një film të mrekullueshëm me 10miljard € recete . Po a ka ndonjë që se njeh Belmondon në shqipëri e filmat ku ka luajtur.e Belmondo ishte fytyra përfaqsuese e Nouvelle Vague për mos të përmendur të tjerë .

Vetem per ty TROP ...

Une te kam pas ftuar qe gjykimi me i shendoshe eshte kur ben analiza natyrore te fenomenit dhe jo Politike .

E lexon lete HUNE ti ?

Ne jete te jeteve , shekullore si fis e si krahine , kane qene ne Erresire .Eshte i njeti qe vjen me xyz . Po ka pak fare Renedesi ,( Hunjt jane Hunj nen cdo NIK ) ne se ne menyre natyrore do te analizoje perse Shqiptaret e Krahines se Hurit dinin Serbisht e Turqisht dhe pse nuk dinin ANGLISHT , Frengjisht e Spanjisht  besoj do kishe dic ne mendje kur te beje Pyetje . Sipas kesaj Teorie del qe sistemi Hitlerit qe lejonte te gjithe Librat per Hunjte nuk ishte Kriminal ? Ose sipas Hunjeve ne Tufe del se po i dhe Libra me shume Hurit ai do ndryshoje mentalitet e Kulture ????????????

Me vjen keq TROP se ke bere Pejetje smiley politike dhe sugjestionuese ,quhet ne Hetuesi .Idrisi ka lexuar dhe SOT Lexon por jo si HITLERI cdo lloj Libri qe i del perpara .Une nuk jam nivel Alabaku qe te entuziasmohet si HUNJTE per Hejdegerit . Une kam pas Lexuar Hajdarin e Hurit pa u BOTUAR si mentalitet .Eshte absolutisht Filosof i Kohes i kategorizuar tek VEZHGUESIT .Dmth jo ne nivelin tim dhe tendin po dicka qe na afrohet . Ne se une jam edukuar se fenomeni ose Raporti i Hurit smiley qe studiohet permban Kunderttine midis Shpirtit dhe Materies nuk gjej dhe nuk kam gjetur Asgje te Re tek hajdaret qe entuziasmojne Hurin . Kaq per Pyetjen duke e Mbyllur edhe njehere me vargje dymije vjecare per HUNJTE te cdo Populli

Hujve ( gomarit ) ngarkoi Libra sa te duash mbi Kurriz

as mendjen nuk e ndrit

as Trune nuk e stolis

E ku ta dije i gjori Kokebroke

se Libra a kercuj ka ne koke .

Ne se nuk te bind dhe kjo vazhdo merru me prralla te fandaksurish .Vetem nje gje te me kuptosh .Une flas thjeshte sepse te tille e dua Idrisin .Per kete me vjen Keq edhe per Hurin qe eshte kaq i TRASHE sa te mos kuptoje qe "eshte i thyer " dmth nuk e mba dot barren e Frances .Ka kaluar nga Faza dhe jo per faj te tij, por per arsye mijra vjecare te DNA ..Por qe te vleresosh komentet e tij seriozisht eshte nje handikap me i madh se te besh bisedim serioz me kryekarbushin e PPU , ate qe reshket smiley

Une per vete e quaj ndotje kete Kategorizim dhe Ulje e Nivelit si prurje per memberit e PPU me Gjykim ( ku perfshiheni dhe Ju per mua ) qe te angazhohen ne keto lloj Prurjesh pa asnje Ide , thjesht Politike , asgje Kulturore dhe mbi te gjitha absolutisht po absolutisht pa asnje Ndikim ne Kodin etik qofte dhe te HURIT si dasein . Ai ka qene eshte dhe do iki nga kjo Jete Sein ! Ne se do ishte ndryshe do lexonim analiza me FTESE per Debat jo Politizime antikomuunistesh te oreve te Para smiley

Dhe per qejf sipas Teorive Hunore , Enveri del me I madherishme ne keto Troje   pasi ka patur Kulture Frenge dhe Librat qe qan Huri pse se ka lene ti Lexoje ( o kuje o kuje Huri Lexon !!!!! ) , biles duke i vleresuar si te pakuptueshem e ndonje edhe te Demshem per Nivelin Kuluturor te Kohes edhe i ka Ndaluar .Por pasi Vete Ai i ka lexuar  dhe Komentuar smileysmiley

A kupton c'permbajtje kane keto Prurje Debilesh !!!!!!!!!!!!!!!!

nuk ta ka fajin komunizmi o Idriz ty, ti je ne menyre natyrore budalla.

E kam me poshte per ty Lojtaro smiley Flas per kujdesin qe ka treguar Nena Parti per ty smiley Nuk ka me topa Lcke ! Te ka dale gjumi apo po fle akoma nen hijen e Berishes . Mos i rri afer se nuk ka me Vatra Kulture per Pune , vetem LLapistet kane mbete dhe keta Llapaqenet kok boshe . Por mos u tremb se  ti nuk hyn ke Boshet..... ti je Bosh i teri smiley

Emo, mos ja fut kot edhe ti tani. Psh si u ndjeve ti kur lexove Klint Istvudin për herë të parë? Unë për vete i dhashë dum! çdo ditë e jetuar para se të lexoja Klintin futet tek pjesa "kur kam frymuar dhe jo jetuar". 

 

 

 

Kjo menyre te shprehuri per shembull eshte nje nga gjetjet e mendjes ne kohe thatesire. Ne nje hapesire te ngushte njeriu estetizon edhe vijat mes pllakave. E nejse, se duke vrare mendjen me humbi goli, dhe goli eshte nje tjeter gjetje e kohes se thatesires.

Trop, ti e di pse më ra në sy ajo gjilpërë në tërë atë mullar me kashtë? Dmth pse bën ironi me talljen time, pa pyetur "pse tallesh or çun?"? Iu drejtova Emos, se nga ai prisja ndonjë kundërbatutë. Se më bëre serioz tani.

 

''ta  mblodhi Besimja,  Sefeee..smiley

Largqofte t'ju prish muhabetin dhe humorin. Me fal qe nderhyra seriozisht, por me vjen gjithmone shume keq kur temat e rendesishme anashkalohen (me keq kur perqeshen) nga njerezit me mend - kjo mundeson zakonisht qe gjerat e rendesishme t'u ngelen ne dore njerezve pa mend dhe njerezve me motivime dytesore. Kam vleresim per gjerat qe shkruan, ndaj u shpreha.

Tashi iku vate. Po ja tani që u bëra serioz unë vjen edhe shoku Tare dhe na "fut në të thella". smiley  Belulo...hiç fare, do vijë edhe radha ime -thotë Emo.

Ok, që të flasim seriozisht. Kur ideologjia pranon vetëm vetveten dhe asgjë tjetër jashtë vetes shkëputet nga realiteti dhe e mohon realitetin. Dhe kalon deri në grotesk. Dakort, është e kuptueshme që Niçja të ndalohej (fundja Niçja është dozë e fortë që mund të të çojë fare lehtë në ektazë të pakthyeshme) por arrinte të bllokonte edhe Shollohovin apo të ndalohej "Kur shtegëtojnë krillat"...sepse heroi ëndërroi dasmën me të dashurën e vet dhe nuk ëndërroi që kolkozi i tij të fitonte flamurin në garën me kolkozet e tjera të bregut të majtë të Donit. Këtu mbaron fusha e ideologjisë dhe mbizotëron stepa e budallallëkut që njeh lartësinë nga gjuri i mizës deri ek gjuri i gomarit. Më lart gjenden vetëm "reaksionarët dhe shërbëtorët e tyre të maskuar si anti-reaksionarë". Dhe pastaj Çaplini psh ishte i anatemuar edhe në Amerikë edhe i ndaluar në Shqipëri (edhe andej nga fundi jepnin vetëm filmat e shkurtër dhe jo filmat e gjatë). Madje kjo lista e autorëve të çensuar si andej si këndej "frontit të luftës" është një goxha listë e gjatë dhe e bukur.

 

Dhe ka dy lloje çensurash: Ndalimi (çensura psikologjikisht më idiote, sepse nxit kuriozitetin, madje vlerësimi kalon në mbivlerësim) dhe çensura "kam shtatëqind kupa gjeje ku e kam futur zarin". Përmbyte tregun (vër re Treg!) me "art" rozë dhe art "detektivësh e konspiracionesh" dhe hajde gjeje zotrote (dhe zotria ime) se te cila kupë është ai zari. "Të shesin rërën për farë" (meqë më kujtove "thatësirën").

Unë them që ikëm nga ujku dhe vajtëm te çakalli. Të gëzohem që ika nga ujku, apo të qaj që rashë te çakalli. Por unë jetoj me mësimet e Partisë "Në gojë të ujkut hedhim valle, në gojë të çakallit thybën tallim"

Prit tani të lexoj içik Emon se pashë që kishte shkrujt.

well, e kthejme edhe ndryshe, Kavir, tastjerat ne dore i kemi smiley

e gjitha filloi me intervisten e nje te arratisuri ne jugosllavi, i cili pasi kerkoi transfuzion gjaku, arriti te qetesohej aq sa te artikulonte arsyen e vertete te ikjes nga shqiperia: mungesen e shtepive publike dhe te coca colas. Kjo mungese u be e qarte befasisht. Kanocet boshe te koka kolave u bene edhe me te thata, ndersa shtepia e ulet e Lumes qe thuhej se shkonte me leke mori pamjen e nje mansioni. Eshte kjo koha kur mbase kadareja konceptonte romanin e famshem me fame boterore, perballe pasqyres se nje gruaje. Ndera ajo gruaja enigmatike, jo Niqka, tjatra qe erth me pas, me qetime e lepirje gushogusho perqafime, nuk i kish filluar akoma vizitat ne kulle, ate q'u cfaq edhe nde peshk para do kohe, me nje avlli te cpifur me blloqe betoni. pra te gjitha keto peshperiteshin nen ze, koka kola dhe prostit e organizuara ne bashkimet professionale ishin nje mungese thelbesore... kur dikush tha me ze te ndridhur kam mungese xhojsin. dhe e kish vertet. kafka pat fat me te mire, pasi per te u mendua per nje 10 vjecar se behej fjale per kokallen qe mbante trut e kokes. me von u mor vesh qe ai ishte nje polak. emrat heretike lexoheshin vetem ne fjalite fshikulluese te kritikave te agollit, kadarese (ky njihte me shume se te tjeret, nuk shkonte vetem pas berihajt), zija xholit, alfredo ucit etj... edhe aty lexoheshin si me frike... si the? kafka? ngrije zerin, bushter borgjeze.. kafkaaa... markuzeeee... djemte e rinj po vinin te vreret nga uzinat, turnet e punes... cfare ke bir? mos u merzit, pantallonat gjinse dum edhe 2 kondicina t'i sajojme leket, por te kena dhon fjalen, do i kesh, kauboj, sic i do... jo nene, kam nevoje per libra... hajdegeri... nena e shihte e cmeritur, shume dyshime lidhur me fqinjin Hajdar... thuhej qe ai... fol bir mos te ka ngacmuar?... shagalli nene, shagalli... vjesht e vone... ujqit i ulerinin kunderfaktit te nje hene...

Idriz, dmth hic s'te ben pershtypje ky kufizim mendor, e, hic fare?

I bie sikur te pyetesh ndonje fetar dogmatik a i ben pershtypje qe libri i fese se tij qe ai pretendon eshte fjala e gjithkohshme dhe absolute e zotit, eshte thjesht nje koleksion prrallash, urdheresash dhe udhezimesh nga epoka e hekurit.

alamet postimi, sapo e permenda edhe une mepare tek postimi im ne nga ato rreshta: lista do te marresh edhe buke me vete ta shkruash.

por ne fakt kjo liste duhet te jete monumeti i diktatures ne shqiperi.

se mos harroj, te lumte ai durim.

Emrat e kineasteve dhe disa prej titujve të filmave i kemi mësuar falë babait tënd, njeriut të mirë Gëzim Erebara. Nga të rrallët që lexonte "Les cahiers du cinéma". Kam patur shumë respekt.

edhe une per shokun tim qe me ra per baba smiley eshte e tmerrshme ta mendosh, edhe me baben e kemi menduar shpesh se ai kishte qene atje Jashte edhe kishte lexuar ate qe ishte e ndaluar, ai e dinte c'ish ne nuk e dinim as si ish...

po qe i ndaluar dostojevski po lere te tjeret. nuk e kuptoj ende pse nuk vendosen me ligj heqjen e trurit edhe mbushjen me oriz te kafkes ta kishim rezerve per revolucionin.

Tropizma qenka shume e vockel, ne nuk luajme ne te njejten fushe. Brezi im i 50 vjeçareve, i di ndryshe keto gjera. He mo shoke, flisni, a nuk e kishim liber shtrati Tesin e Dabervileve qe eshte kryeveper ? Po "Shigjeten e zeze" te Stevensonit, kaq shpejt e harruat ?

Ti tropizma na flet pastaj per estetike e gjera. Te lumte ty qe ke nge per kesi gjerash. Ne ishim jo te vetem te etur, por edhe te uritur. Po nejse, kohe te arta fare. Nuk vijne me.

ne vitin 2012 jane botuar 118% me shume libra se ne 1991...demokraci,kraci,ciii

Censura ka egzistuar dhe egziston ne c'do shtet nen c'do sistem ne forma te ndryshme. Budallenjte pastaj mbeten budallenj dhe pervec budallekut nuk kane c'te shfaqin tjeter. Sot eshte koha e budallenjve ne shqiptari prandaj futjani murit me koke.

 

Nuk di nese ka patur ndonje liste me librat e ndaluar ne zyrat e censures. Por rreth shatedhjete perqind e listes se autoreve te ndaluar gjendet ne librin e A.Ucit "Labirinthet e modernizmit".Tek tuk ndonje emer i autoreve te "degjeneruar" xixellonte ne librat e Enverit .

Kemi patur nje teme ketu per librat e lexuar asokohe dhe kjo liste mungonte.Mungonte per publikun e gjere sepse me autorizim dhe rezervat i gjeje ne B.Kombetare.Nje pjese lexohej dore me dore ne menyre klandestine e ardhur nga Kosova ose ne origjinal.Por nuk eshte fjala per kete.E kam zili brezin e ri sot por kjo zili me fashitet kur e di se pavaresisht kesaj begatije, jane dhjetra sirena qe i therrasin dhe kultura e leximit dyshoj te jete rritur. 

Letersia e shek 20 ndalet tek Xhek London. Libri me i lexuar,gjysem i ndaluar, sikurse kemi patur rastin ta diskutojme, ishte "Tre shoket". Regjimi ishte dogmatik dhe driteshkurter.Mire Bukovski se ishte i degjeneruar , po sot habitem se si nuk lejohej botimi "Metamorfozes"? Mjaftonte nje parathenie e mprehur mire nga shoku Koco ose Razi Brahimi per tjetersimin ne sistemin kapitalist dhe libri behej i aksesueshem. 

Cfare do te kishte ndryshuar tek ne nqs do ti kishim lexuar/shikuar keta autore? veshtire ta percaktosh.Ajo qe mund te konstatosh eshte gjymtimi kulturor. Por ajo qe mund te konstatosh eshte edhe dicka tjeter. Kontakti me kete kulture te mohuar per brezin e kaluar, nuk e ka bere me te mire brezin e sotem.Shoqeria jone nuk eshte bere me humane (jo ne raport me diktaturen por me standartet e nje shoqerie humane)

rreth shatedhjete perqind e listes se autoreve te ndaluar gjendet ne librin e A.Ucit "Labirinthet e modernizmit"

Kishin leje keta, spiritus. Dmth ne fondin e bibliotekes komebtare keta mund te perdornin libra qe te tjereve nuk iu lejohej. Qe ketu, ne informim, ne te drejten per t'u informuar, hapej nje hendek artificial i shemtuar mes nje pakice intelektuale dhe te tjereve. Tjetri e kish lexu X apo Y, ti rrije edeh shihje ndonje plase interesante si ajo e Migjenit, ose ne toskerisht "fryje syte". Shume e ndyre gjeja! Kete e kam degjuar ne nje emision me Ngjelen tek fevziu... ta rekomandoj. "anglosaksoni" per kesi muhabetesh ishte kokerr e thanes.

Po pra, librat qe lexonte Uci ishin fizikisht ketu. Dhe qarkullonin. Ne kanale te fshehte por qarkullonin. Dhe Uci ishte vetem nje. Po ke harruar bibliteken e Kadarese, Agollit, Aleks Budes, Nasho Jorgaqit, Petro Markos si dhe leneshen Flutura qe ruante si Cerberi Biblioteken e Lidhjes se Shkrimtareve, po qe po t'ia gjeje telat...smiley

Ne degjonim/lexonim leksione te kritikes se pikpamjeve borgjezo revizioniste, Emo.Ata , te autorizuarit, profesoret tane  dhe femijet e nomenklatures e larte, i lexonin.Ndonje liber i perkthyer me "forcat e veta" qarkullonte dore me dore. "Ata" i lexonin kurse ne mundoheshim te mesonim ndonje gje permes rreshtave te kritikes. Te lexoje Kamyne asokohe ishte si te lexoje Marksin ne nje drite tjeter. Kur pyeta se cfare do ishte ndryshuar tek ne, si mase lexuese po them, ndoshta jo ajo qe mund te pritet, pra ndoshta jo ndonje metamorfoze antikomuniste,  por nje sens me kritik per boten, mendje me e hapur, sens realist per jeten.Sepse te thuash te drejten, kjo liste qe eshte sjelle ketu, eshte lista e kritikeve te regjimeve dhe vete sistemit te pa perkryer.

Ky koment ishte per ketu dhe po e sjell.gabimisht u perfshi tek tema e Republikes Lazaratit.Duke kerkuar  ndjes po e vendos ku i takon.

                             XYZ

 

      Koha dhe e ..pakryera

   E pakryer, e  kryer, e kryer, e pakryer, cikel qe perseritet ne kohe.Kthejme  koken pas dhe shofim se eshte koha qe ka mbetur  ne te njejtin vend.Jemi ne nje  cikel  qe perseritet ne menyre te   domozdoshme ne te cilin njeriu  paska hyre... para se te  linde.E kryer, e pakryer.Hapsira dhe koha  ndahet  keshtu ne dysh, mizorisht, ne dy nenkohe, qe te marrin shpirtin, dreqi e mori.Te torturojne !

    Ecen, vrapon  per  te kryer ate qe te ka mbetur pa kryer, pa e kuptuar se ajo qe te ka mbetur eshte  shume me e madhe se  ajo qe ke kryer, qe ke bere.Por  ja qe vrapon e vrapon ne nje lodhje e mundim te perjetshem me mendimin gjithenje tek e ...pakryera.Po perse xhanem njeriu qenka krijuar  ne menyre te tille?

   Epakryera eshte mundimi i njeriut.E pakryera eshte shtypje mendimi, ndjenje, pasion,erresim apo ..shkelqim arresyeje.Eshte pasion qe zjen ose gjendje  e ngrire, vrull ndjenjash te  perplasura ne boshllek ose ..nje mal i akullt, qe te ngrin gjithe qenien.

  Njera te çmend.E pakryera apo tjetra? Jo! E pakryara te çmend, ajo eshte burgu yt dhe ti skllavi i saj.Po shpetimi ku gjendet? Çlirohu  prej asaj  sa me pare!Jeta s,te premton asgje.Te pengon e kryera apo e pakryera? Flaki me ne fund pengesat, qe te mos  mbetesh rob i tyre, sikurse je.Sa me shpejt qe te  jete e mundur! Njera  eshte  brenge dhimbje, lote, terbim, verbim... qe te shtyn  tek hakmarrja.Dhe aty nuk  ka gje tjeter veç deformimit te natyres njerezore,ne gjendjen e ngrire.

  Shkrije dhe ke per te pare  tere veprimet  nga  me madheshtoret deri tek qesharaket, nje stuhi veprimesh  e pasionesh  nga me te lartat deri tek me te ultat e natyres njerezore.Nuk eshte  e lehte te flakish pengesat.Se je barriere mes tyre.E ke te veshtire .Se  je mesuar me to.E di..Une vetem desha   te them  se  fryt i dashurise platonike  me te  pakryeren  eshte idealizem  i kulluar  ose  shterpesia  e perjeteshme.Siç dua te them se  fryt i dashurise aktive  me te pakryeren eshte materializem i paster nga i  cili buron jeta.Dhe une jeten e dua.E  para kerkon te sakrifikoshe  deshirat e trupit , te materies.E  dyta kerkon te sakrifikoshe deshirat e shpirtit.

Kush  mund te deftoje se si  mundet te zgjidhet  dilema  pa sakrifikuar asnjeren e as tjetren, prej dy deshirave, te  cilat i  permbledh qenia njerezore  e pa  te cilat  ajo nuk mund te nenkuptohet?Dhe kur kjo qenie  njerezore  i permbledh te dyja keto  natyra deshirash  ne te  njeten mase ç,ndodh me te?Si vihet ne ekuiliber?Ne ekuilibrin e domozdoshem, per te jetuar.Alternativa eshte idealizem ose  materializem....

Midis tyre  divorci,   brenda meje, ka kohe  qe ka filluar.Vite, pothuaj gjysem jete.E  shof se  ka njerez ende..... ne medyshjen... 

 

Kush i hap keto tema per dite hene ,or burre, kur na mbysin punet. 

Nejse, shkurt fare, nuk te fuste njeri ne burg vetem se kisha lexuar ndonje nga keto libra, por po te te ishin vene mbrapa, po. Librat e nje pjese te ketyre autoreve (dhe piktoreve e kengetareve) qarkullonin ilegalisht ne Tiranen e asaj kohe. Kuptohet qe duhet te kishe konekshen qe ti gjeje, po mos harroni qe socializmi ndertohej mbi parimin qe "ca derra jane me te barabarte se derrat e tjere". Gjithashtu mos harroni se kishte goxha intelektuale te asaj kohe qe rrezikonin goxha duke futur ilegalisht edhe libra te ndaluar. Se nuk ishin te gjithe komuniste de! Kishte dhe ca antikomuniste qe ndihmuan ne rrezimin e komunizmit, pa dashur te ul ketu punen dhe luften e figures Sali Berisha. Sidomos pas lidhjes se marredhenieve me Universitetin e Prishtines andej nga fillimi i viteve 80, filluan te hynin plot libra klandestine ne shqipen e kosoves. Mbase leximi i "100 vjet vetmi" ne vitin 1980, ne dialektin geg, me ka bere qe ta urrej kete dialekt smiley po pa harruar te dashuroj revizionizmin jugoslla titist. Nejse.

Personalisht psh kam lexuar para 90 Orwellin, Sartrin, Solxhenicinin, Malarme, Reimbo, F. Scot Gerald, Nicen etj etj, qe pa vdekur Dulla.Kuptohet, jo se kam lexuar vepren e plote megjthe kritiken, po ndonje liber tek tuk edhe e kapnim. 

Pas vdekjes se Enverit pastaj, u lirua goxha dora ndaj ndikimeve te huaja. Une per vete sigurova nje leje speciale per te shfrytezuar arkivin e bibliotekes kombetare, dhe nuk dilja me qe andej dite e nate derisa fillova te vija ere si liber i mykur. smiley

E muhabete te gjata qe duan kohe.

Auviderzein.

PF, me kenaqe me  thenien..."Kush i hap keto tema per dite hene ,or burre, kur na mbysin punet...."

Tema te tilla, me gjithe mend, duhen hapur te ...xhumave ....

Ja ta zeme se nuk do te ishin ndaluar keta uatore. Kusht do t'i lexonte librat e tyre, Ram Berisha ne Vucidol? Ja ta zeme edhe se ja cuan Ram Berishes ndonje liber nga keta autore te ndaluar. T'ja kishte mprehur kaq shume mendjen ruajtja e dhive sa te arrinte t'i kuptonte valle? Si e veshtire per t'u besuar. Keshtu ishte 3/4 e popullsise shqiptare. Fshatare te pagdhendur qe mezi kishin mbaruar 4 klase shkolle. Te tjeret, intelektualet dua te them, e gjenin mundesine per te lexuar dicka me shume. Pak si ilegalisht, pak si per te bere kritike per te ndricuar masat. Pastaj ne nje vend super te prapambetur si Shqiperia qe Universitetin e pare e krijoi me 1957, te mendosh se ndalimi i ketyre autoreve ndikoi negativisht, eshte si te kerkosh qiqra ne hell.

Nuk eshte ashtu, mund ti kishin lexuar studentet e letersise le te themi. Ato do ua lexonin miqve te tyre, ato miqve te miqve e keshtu drita e dashurise perpara do te na kishte shpene. Pyetja nuk duhet te jete "kush do ti lexonte" ' po "kush i jepte te drejten vehtes qe ti ndalonte".

me kujtove nje vjershe gjermano-austriake smiley (libri i vogel me kapak te trashe te bardhe, zot cfare pershkrimi), si po dashuroheshin dy ne breg te lumit, e i sheh nje varke e ia thote varka remes e rema detit, e deti yllit e ylli henes ia tha e sot djem e vajza e kendojne ne sheshe e rruge te medha, kulture rapsodiko-mitologjike jo shaka. nejse, vazhdoni ju, po drita, dashuria, sheshet, rruget, revolucionet, sjellin kujtime, nostalgji tha dikush, semundje e rende, te ben te fillosh te rremosh relativitetin special dhe kohen ne funksion te vendit.

Jo, përgjigjja mund të ishte: Sa ditë do mbijetonte ai regjim sikur të lexohej diçka ndryshe nga riciklimi i romanticizmit me emrin "realizmi socialist" (megjithë respektin).

Ndoshta dhe më gjatë varet nga interpretimi dhe përdorimi propadistik.Pse ata do ja shkurtoshin ditët sistemit , cilin sistem kanë ndryshuar ata emra më lart , pastaj vetë e the se ka forma çensurash. Pse a e lexonin Engelsin a Marksin që s'ishin të ndaluar dhe mund të dalloje ndryshiminn e teorisë së tyre me praktikat tona diktatoriale .A s'ishte "njeriu kapitali më i çmuar" që shpesh s'vlente asgjë e shkonte për lesh. Po sot që kta autorë e të tjerë më të kohës nuk janë të ndaluar + shembulli qytetar i botës së përparuar çfarë kanë ndikuar për demokratizimin e jetës qytetare e politike në vend veç për krijimin e 120 partive politike e mundësive për të blerë një diplomë dhe një vend pune në administratë.Kur një person mendërisht i indokrinuar nga feudalizmi e diktatura   brohoritet nga kta njerës që vajtojnë ndalimin e ktyre autorëve që jo të gjithë shoqërisë i interesojnë (përveç Klint estwood ).Ktyre sahanlëpirsave e të paftyrëve shërbëtorë të pushteteve anti shtet, që si maroka fara ndër ne ,si bëjnë fajde sikur gjithë elita filozofike kulturore e botës të merret me edukimin tonë kta prap do brohorasin e mbështesin pushtetin e dhunës e të padrejtsisë vetëm ata të ndihen pjesë e tij e të përfitojnë. 

Po jan superinteligjent mor burr, psh po te lejoheshin qysh atehere keta do i kishin lexuar te gjith, se qe the ti ata qe lejoheshin i mbaruan keta dhe po ju kufizohej horizonti..... 

I vetmi problem qe kan keta eshte qe kan mungese shume te theksuar personaliteti dhe jan cik fshatar. Per te tjerat jan...... cfar te them, lexojne nje librari te tere brenda javes.

Emo, ta kam borxh.

Hajdari të ka futur duart? Edhe me ty firauni?

Emo,vërtetë në ato kushte shishja e koka-kolës ishte shumë më sugjestionuese sesa ca fletë nga një tip që quhej Kafkulli apo Kambery, por por truri pa sy nuk sheh. Prandaj dhe nuk çuditeshin robtë kur lexonin artikujt "AMERIKANË TË DEHUR NGA KOKA-KOLA" e shoqëruar me foto të "të alkoolizuar" nëpër rrugët e Amerikës.

E di si i thoshte një ish-mësues im fëmijës nga fshati që nuk kishe ku ta kapje:

Prapë ke ardhur pa detyra ti? Po nuk ke faj ti, se ke lindur në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ti duhej të lindje në Amerikë, që të vdisje për bukë, pizeveng!".

Tragjigrotesk. Objektiviteti akoma nuk ka arritur të gjejë drejtpeshimin. Vallaj nga "amerikanët e dehur me koka-kola" tek "çeku i bardhë" i pardesyve të bardha....amplituda marramëndese. Për 50 vjet të merren këmbët.

me duhet te them edhe kete: largesia nga Perendimi erdhi duke u thelluar ne kohe, deri sa ne dekaden '80-te u be grotesk dhe morboz. Prandaj them qe do studime mbarazi kjo. Eshte deshperuese te shikosh trajektoren eksponenciale lidhur me kohen te dukurise.

brezi im ka pasur luksin ti kete ca,ama edhe brezi im ca,per nje arsyje sh te thjeshte perkthimi.ok mund te thoni qe ja vlen ti lexosh ne origjinal por te  ne as ne origjinal si gje.kshu qe eshte e kote te thoni qe ua tani kemi mundesi e i njohim te gjithe.....jam e sigurt qe perseri shumica prej tyre jane te ndaluar per vet shkakun se nuk jane te gjithe te gjetshem.

ama eshte e vertet keni humbur sh por dua te di nje liste per te lejuarit ka, qe te pakten te shohim si eshte balanca

 

Ca argumenti qesharak ky se edhe sikur te mos ishin ndaluar s'kishte kush ti lexonte se helbete shumica e popullsise ishin barinj dhishe gjysemanalfabete.  Po te shohesh postimet me larte flitet per njerez te autorizuar, femije nomeklature, ilegalisht, nen dore, fshehurazi, bibloteka private etj.  Thelbi i temes eshte kufizimi me masa super te rrepta i lirise per arsye groteske dhe absurde.  Rasti eshte qe te flitet per kufizimet ne letersi, por koncepti mund te aplikohet ne cdo kufizim e izolim ekstrem qe praktikonte regjimi.  Me kete lloj te menduari ke per borxh te justifikosh cdo marrezi e gjeme te diktatures, me nje mendjelehtesi vrasese nga pozita e lirise qe e merr te mireqene dhe as e mendon shume nga dita ne dite.

ajo dihej qe librat hynin por vetem per nje pjese ashtu sic hynte dhe muzika.

Unë mendoj që është harruar kryerenegati, ai që pengohej më shumë se të tjerët. Chateaubriand. Ky emër kishte një sqimë të llahtarshme. Sqimën e tij nuk e mbante dot asnjë regjim në botë. Ai duhej ndaluar me cdo kusht. Për gjithë të tjerët mund të bëhej dicka. Ata dhe mund të gjendeshin ndokund. Chateaubriand, jo! Ai ishte kryearmiku i letrave. Më bën cudi që nuk figuron në këtë listë. Aq i dëmshëm qe ai, saqë dhe listat e kishin frikë.

Shkrim i dobet, dogmatik, ideologjik (sipas disa prej atyre emrave aty kulmi i ideologjise eshte anti-ideologjia e llojit te ketij shkrimi) acarues, naiv, dhe pse jo, totalisht idiot. Fakti qe censura mund te kete qene EDHE arbitrare nuk do te thote se cdokush mund te hartoje nje liste arbitrare emrash dhe ta konsideroje si liste autoresh te ndaluar. Flasim per censuren e djeshme me tonet me kritike te mundshme, duke lene te kuptohet se me ne fund, paskemi mberritur ne brigjet e lumtura te utopise kapitaliste, ku cdo gje eshte e lire. Por kjo eshte liri cinike, pa vlera: mbizoteron liria e cmimit. Censura sot funksionon fale faktit qe kalon cdo gje. Cdfo gje eshte e mundur, madje edhe nje liste fiktive autoresh te ndaluar, qe si gjithmone vjen i shoqeruar me moralizma dy leksh.

E kishte mire Enver Hoxha, po kush e degjoi. Le te kaloje tashti edhe derri e dosa.

Ose thene ndryshe 

Nje familje lopesh ha nje mullar per dy ore dhe nje familje njerezish shoqeron pjaten me 200 gr sallate. 

Ca thot Vehbiu qe s'thuhet me siper apo ne shkrim?

Stalker, ka disa persona këtu (përshi "letërprurësin", mua dmth) që kur fillohet dhe shahet ai regjim fillojmë dhe tallemi. Dhe nuk e bëjmë pa qëllim. Nuk mbulohen të këqijat e sotme me të këqijat e djeshme.

Por edhe e kundërta nuk ka lezet. Nuk mbulohen të këqijat e djeshme me të këqijat e sotme. Ti psh nuk do e njihje Stalkerin hiç. Sepse ai film nuk pasqyron luftën e klasave dhe rolin e partisë në ballë të frontit të luftës. Izolacionimi nuk ul nivelin e budallallëkut.

O Kavir, nuk mbulohen te keqijat e djeshme. Perkundrazi, cdo fatos shembullor i xhaxhit Enver, rrofte interneti, merr e hypen ne podium, dhe s'ka muhabet tjeter pervecse denoncimin fletrrufe te se kaluares. Dhe kjo eshte strategji, fatkeqesisht, kjo eshte te pish uje te kulluar ideologjik, pasi duke nxire te shkuaren, s'ka nevoje fare te thuhet, por zbardhet e tashmja. Kjo eshte te jetosh si deliranti, gjithmone jashte kohes tende. 

Tashti, me fal qe po nderhyj mes teje dhe Stalkerit, por me gjej nje shkrim, qofte edhe nje te vetem, (perjashto ato qe kane dale nga goja e Ramizit dhe Nexhmijes) ku te keqijat e djeshme qenkan mbuluar. Te thuash se nuk duhen mbuluar te keqia e djeshme, do te thote se diku, prej dikujt, ky aktivitet po ndodh. Dhe dakord jam qe po ndodh. Por me e keqja eshte se ndodh pikerisht fale atyre shkrimeve qe edhe duke i meshuar moralizmave kunder se djeshmes, e humbasin edhe sensin e kritikes. Nese ekziston menyra me efikase per te mbuluar te keqen e djeshme, ajo eshte absolutizimi i saj, sic edhe ndodh rendom pothuaj kudo, prej atyre qe Idrizi i quan, jo pa te drejte, grupi i TUFEzimit.

Kjo eshte te jetosh si deliranti, gjithmone jashte kohes tende. 

I ke rënë kokës! DANG. Çështje moshe.

Fshini bythën me (pothuaj) çdo mendim të dikujt +40. 

 

Tashi ça ke thënë ti që bie në kundërshtim me ato që kam thënë unë? Dhe ça kam thënë unë që bie në kundërshtim me ato që thua ti?

E teprova me shprehjen "mbulohet e kaluara" ?(se e shoh që Stalker është prekur në sedër). E morët jangllësht. Nuk e thashë si akuzë (asaj kategorie që përmende nuk u drejtohem fare).  Atë që keni thënë ju, e kam thënë edhe unë më sipër (kur i jam përgjigjur Tropizmës). Por fakti që sot është bërë "han e Shan, han e Bagdat" nuk dmth që ajo lloj çensure ishte e mirë. Në përgjithësi filronte vepra të shkëlqyera....por ndalonte plot të tjera po aq të shkëlqyera. Dhe pastaj filloi çensuronte vetveten. Ndalonte edhe autorë komunistë.

Stalker, mos e merr kaq personale mër, edhe do thumbojmë nga pak pa të keq. 

Kurrisend, dhe nuk e kisha fare me ty. Te mendosh ti se po te kundershtoja ty, do ishte njesoj sikur une te mendoja se ti tallesh me mua kur tallesh ne tema te tilla smiley Thjesht ti do jetosh me gjate, ndoshta, se duke u tallur te cliron e qeshura, ndersa une, duke kundershtuar, me kercet damari smiley

Gjithsesi, nuk e ke tepruar fare me shprehjen "mbulohet e kaluara." Interesant do ishte sikur te merrej dikush me metodat e ketij mbulimi, dhe jo me strawmanin e komunizmit, sic edhe behet ne kete shkrim dhe kudo.

Kavir, do doja ta merrja personale, por nuk ka arsye per nje gje te tille

ah, dhe diçka : e di ku eshte mikro-problemi sipas mikro-mendimit tim ?  Eshte tek "vepra te shkelqyera".

Pyetje : ç'eshte nje "veper e shkelqyer" ?? smiley

 

 

Ajo që më pëlqen mua. 

lul, te keqiat e djeshme jane edhe te keqiat e sotme, po ashtu shkon edhe per te mirat. kete synimin per te nxjerre se disa nga ne pra, po duan te nxijne realitetin e djeshem per te zbradhur kete te sotmin une nuk di ku e keni gjetur si formulim, po me e pakta nuk me duket i sakte. te keqen e djeshme, e keqja e sotme e thekson me fort edhe e nxjerr me ne pah, sepse edhe te keqen e sotme e bejne po ata qe e bene te keqen e djeshme.

o kavir,

e di si me ka thene njeri nga ata te listes se mesiperme (te vetmin qe me eshte dhene ta takoj), kur i thashe se vepra e tij nuk mund te shfaqej ne Shqiperi ?
"Aq me mire !" - me tha

E kishte seriozisht.

 

A m'kuptove ???

 

ps: po deshe ti, une qe neser e nderroj pseudonimin; vetem qe ti te bindesh qe "behet dhe pa stalkerin"(pa filmin, ok?)

eh thuaj... "O vika deti mi lale" - tha tropi...
 

e tha po kujt ia tha smiley stalker, degjo, po eisensteini jepej?

i kinostudio, ose dhe ne institut te arteve. kete e di mire se historine e kinemase boterore edhe estetiken e montazhit e jepte im ate. nje pjese e mire e autoreve dhe filmave jepeshin ne keto dy vende, por gjithmone ne menyre modeste se filmi nuk  ishte liber qe futet ne xhep, edhe internet e cd nuk kishte Trop.

sa per literaturen e kinemase une ne shtepi kam plot, por te gjitha datojne jo-cuditerisht ne nje periudhe blerje 70-73, pastaj nuk ka me ne frengjisht. kjo literature hynte te ajo teknikja keshtu qe lejohej, edhe ne kto vite qe cilesova lejohej te abonoheshe. keshtu me kane ngelur librat...

eshte interesante te kujtoj se ne 1976-ose 77 ne nje mbledhje kolektivi cohet dikush nga klasa punetore edhe thote: Gezim Erebara ka biblioteke ne shtepi. (tregim nga babai). behet heshtje se nuk dihej nga do shkonte klasa puntore, do merrte ta denonte shfaqjen e huaj, apo kjo ishte si sinjal qe kish marr rrugen drejt burgut. keshtu niste gjithmone. baba me thote: une prita, nuk fola, pastaj kur e pashe se nuk po fliste njeri edhe heshtja ra mire, u cova edhe i thashe: po mir, edhe cfare do ti shok tani? ai ngeli thote baba. ngeli se nuk dinte si ta vazhdoje, sepse ose ia kishte fut kot sa per t'u tregu i zellshem, ose aq i kishin lene detyre.

kur po e shikonin te gjithe u zu ngushte edhe tha : shoku gezim duhet ta sjelle biblioteken ketu ne kinostudio, te lexoje edhe klasa punetore ato qe lexon shoku gezim.

ketu me tha baba u preva, se gjithe revistat me ngjyra te kinemase do i quanin pornografi edhe ja burg hapu. kur do ti, cohet njeri nga kineastet, ( i cili e vuante shume qe nuk kishte mesuar nje gjuhe te perendimit edhe thoshte une jam dru, nuk di nje gjuhe, baba i thoshte perhere, o mesoje nje ose mos e thuaj keshtu se ti di rusisht shume mire... ai thoshte: te dish rusisht eshte si te dish gabelce as me jevgjit nuk merresh vesh... smiley i urrente sovjetiket.... po kam pershtypjen se ne kinostudio urrejtja per sovjetiket ishte si lija e dhenve, u binte te gjitheve pas dy tre filmave te pare francez me ose pa seks smiley )

ather, cohet ky burre edhe i thote, shume mire e ka shoku nga klasa punetore. ta sjelle gezimi ketu biblioteken, bile do ta ndihmojme te gjithe ketu sic jemi ta sjelle. po ti shok ne cfare gjuhe lexon? - i tha perfaqesuesit te klases.

ai u cua ne kembe edhe plot krenari tha: shqip. gjuhen e nenes, gjuhen e partise. si na meson partia.

te lumte i tha ai edhe une. keshtu qe une kam nje propozim me te mire. libra shqip kemi ne biblotekat e partise, ne librari. kurse librat ne gjuhe te huaj qe na ndihmojne teknikisht them ti mbaje gezimi ne shtepi, te na i perktheje edhe ti sjelle te perkthyera kety ne kolektiv.

imagjinohet lehte, duartrokitje, lehtesim edhe mirenjohje te perjetshme.

Po cfare argumenti eshte ky i xha xhait aman: Shqiperia komunikonte me shekullin e XIX  si asnje vend tjeter.dmth nje shekull diference.! Po argumenti tjeter, qe librat e ndaluar i lexonte nje pjese e nomenklatures? Ok , kasta e privilegjuar ishte e privilegjuar i thone kesaj. Ketu po flitet per librin, flmin dhe pikturen.Jo vetem si kontakt me kete kulture por edhe si ndalese per ta kultivuar kete letersi/kinema.Me muziken puna ishte pak me ndryshe. Fjala eshte per kontaktet e brezit te ri qe shkollohej dhe (de)formohej.

Fjala eshte per masat e gjera.Ok, kunderargumenti masave: ne lexuam romanin me te bukur hapjes se brezareve te reja,degjuam muziken moderne te hidrocentraleve, pikturuam tablon e madherishme te elektrifikimit, lexuam baladen e zhdukjes se analfabetizmit, kenduam epopene e emancipimit te gruas etj. etj smiley 

Lista e te ndaluarve  e sjellur nga XYZ ,  duhet lexuar ndryshe , jo thjesht si ankese, " i poshter diktatori, nuk kishim mese te kalonim kohen, sa mire do ishte te lexonim, shikonim, studionim veprat e tyre".

Mendimi im krejtesisht personal, eshte berja e pyetjes, " sa ka ndikuar e vazhdon te ndikoje ne shoqerin tone, mungesa e njohjes me "te ndaluarit".

Nje nga komentuesit, thote se biblotekat e filanit e fistekut i mbanin keto "te ndaluar".

Nuk kishin vlere, "te ndaluarit" duhet te ishin ne  biblotekat e drejtuesve te shkollave, te prokurorit, te gjykatesit, te hetuesit, te plotefuqishmit, te rojes kufitare, te kryetarit te kooperatives apo drejtorit te ndermarrjes.

Diktatori dhuronte vetem dhimbje e vuajtje, po ishin edhe diktatorucet qe dhuronin po te njejtat dhimbje.

Ne historin e shoqeris shqiptare 45 vjeçare , eshte e pamundur te ndeshesh nje rast qe mund te quhet i veçante , prekes, tragjik, ku hyjnit zgjodhen fatin e tij.

Te gjitha tragjedit  shqiptare jane njesoj,marrje pasuris, burg, internim, pushkatim, pune te detyryeshme.

Edhe nga ana e mbeshtetsve te diktatorit  dramat   jane njesoj , mik i Xoxes, burg, internim, pushkatim, mik i sovjetve, burg, internim, pushkatim, mik i Ballukut, burg, internim, pushkatim, mik i kinezve, burg, internim, pushkatim, mik i Mehmetit, burg, internim, pushkatim.

Une nuk kam degjuar, nuk kam lexuar, deri me sot, edhe pas 20 viteve qe diktatura ra nga pushti, nje histori ndryshe, ku dikujt ti kene luajtur telat e zemres e te kete thene " une nuk e vrase kete, une nuk e burgos kete, une nuk e internoje kete ", nje diçka me ndryshe , te gjitha njelloj.

Deri ne plenumin  e Tiranes e 1956, ka raste debati, parlamenti i pare pas luftes, deputetet e pavarur, kleri katolik, ndonje kundershtar ne partin komuniste, me plenumin e 1956 deri ne dhjetor te 1990 DIKTAT.

Nje shkak eshte, diku duhet  kerkuar , nje liste eshte shume pak, njerzit nuk arrijne te kuptojne ate qe kemi kaluar.

Vjen nje moshe, qe e ke te nevojshme , te domosdoshme , te njohesh , te dish, Pse-in e se keqes  te asaj kohe.

 

-Përse bre ke ardhur në këtë të ftohtë? Prej këtu je?
-Po ti cili je? -, e pyeta me dyshim,- i farmacistit je?
-E mo, i biri jam. Për te biblioteka ke ardhur? Ai i Goles je ti? Ja ku po të shikon babai nga dritarja, i ka thënë Golia për ty. - Farmacisti mi kishte drejtuar gjyslyket dhe nuk mi shqiste.
-Vetëm për këtu ke ardhur apo ke dhe ndonjë punë tjetër?- më pyeti sërish djali i farmacistit dhe ma bëri me dorë të hyja brenda.

-Bah, ç’paske bërë, - më tha ai me keqardhje,- po ku lexohet në këtë të ftohtë! I ke mendte ti ore?!
Aty për aty mësova nga i biri se farmacisti nuk kishte ngrohje në bibliotekë. Ruhej se i digjeshin librat. Më kishin thënë për të se ishte njeri i sertë, me huqe, koprac e ironik.

Ai ishte një plak i hollë e i gjatë që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Pasi ma dha dorën plogët e me përtesë më futi në bibliotekë dhe më tha të merrja për të lexuar ç’të doja. Bibliotekën e kishte vendosur në një dhomë të madhe në katin e dytë të ndërtesës. Raftet e larta të mëdha e të ndara nga njëra - tjetra ishin të njëllojta e të punuara nga një dorë mjeshtëri. Ato ishin të gdhendura, të lustruara të tëra, me kanata e me xhama që shkëlqenin nga pastëria. Çdo kanat kishte bravën e saj dhe të gjithë çelsat mbaheshin mbyllur në një sirtar të veçantë dhe ky sirtar kishte çelsin e tij dhe ky çelës mbahej gjithmonë në xhepin e farmacistit. Dukej qartë se biblioteka kishte një pronar të rreptë.
Në mes të dhomës ishte vendosur një tavolinë e gjatë rrethuar me karrike ku mund të uleshe e të lexoje sa orë që të doje e kë libër të doje ose mund të merrje disa libra njëherësh qofshin këto të vogla, voluminoze apo të serisë enciklopedike. Vetëm se një gjë ishte e prerë: për çdo orë leximi do t’i paguaje farmacistit dhjetë lekë dhe kjo nuk kushtonte pak.
Duke menduar se ç’farë libri të merrja më vajtën sytë tek përmbledhja e plotë e librave të Stendalit dhe mbeta aty. Të lidhura bukur, me kapakë të trashë e me varak të praruarë si prej ari. Sytë më bënin xixa, fytyra po më qeshte. Farmacisti mu afrua dhe më tha:
-Stendalin po shikon? Po a e di ti se cili është Stendali? - më pyeti me provokim.
- Stendali shkrimtar apo qyteti me emrin Stendal,- i thash unë duke i kujtuar qytetin e vogël sakson nga i cili Anri Bejli kishte marrë atë pseudonim.
Farmacisti u mvrejt dhe ngriti mbi hundë syzet me dorën e tij të thatë. U thye që me sulmin e parë ndaj u shmang paksa. U afrua te drirarja gjoja për të shtrënguar dorezën e saj ndërsa mendohej për ndonjë goditje tjetër. Jashtë nuk pushonte së rëni dëborë.
Në kohën që unë zgjodha tri libra dhe u ula ti lexoja farmacisti më tha:
-Unë po dal. Nëse të duhet ndonjë libër tjetër apo ke ndonjë problem, shtyp butonin e ziles elektrike këtu në anë të derës dhe unë vij menjëherë. Sot bën shumë ftohtë por ti je i ri... Edhe Stendali në Moskë, gjatë dimrit në fushatën e Napoleonit kur acari arrinte nën dyzetë gradë dhe zogjtë ngrinin në fluturim e binin në tokë, lahej, rruhej, vishej ëndshëm dhe ulej të shkruante. Edhe unë kur dua të studioj këtu vij e lexoj në të ftohtë se librat e këtyre rafteve nuk dalin kurrë nga pragu i kësaj dere e të lexohen në kuzhinë a gjetiu, nëpër pluhura e nëpër yndyrna. Libri nuk përdhoset.
Isha i lodhur nga rruga, i mardhur, i mpirë nga të ftohtit dhe pak i uritur e nuk dija si do të mund të lexoja aty aq gjatë. Si vallë nuk më thanë të ngrohesha paksa pranë stufës së tyre në kuzhinë apo të më sillnin aty për pakë ndonjë mangall, vetëm për pakë sa ta merja veten. Farmacisti më përmendi Stendalin e me këtë donte t’më thyente. Nëse unë nuk do ti rezistoja dot atij të ftohti ashtu si Stendali, atëherë farmaciti do t’më përcillte te shkallët me atë vështrimin e tij ironik e përbuzës dhe unë nuk do mund të vija herë tjetër në bibliotekën e tij aq të pasur me libra në gjuhën frënge që më lanë pa mend. Vendosa të rrija aty gjatë duke lexuar Andre Shenienë, Floberin dhe një vëllim nga një seri voluminoze e një enciklopedie muzike ku shkruhej për Bahun, Bramsin, Beet’hovenin, Berliozin, Bizenë e Busonin me të tjerë. Qëndrova aty gjatë gjersa u bëra kallkan dhe së fundi shtypa butonin e ziles elektrike. Farmacisti erdhi, hapi derën dhe më vështroi me vëmendje duke u munduar t’më gjente ndonjë shenjë pezmatimi a rraskapitje trupore nga cikna e dëborës që po drithmonte Korçën, por unë qëndrova e nuk e dhashë veten.
-U bënë plotë katër orë pa pesëmbëdhjetë minuta që po lexon,- më tha farmacisti duke më rrëfyer sahatin e tij të xhepit me kapakun që e mbante hapur, - dhe të bëjnë tridhjetë e shtatë lekë e gjysëm për t’më dhënë.
I dhashë në dorë dyzetë lekë kartëmonedha dhe nuk i pranova t’më kthente reston...

Spiritus,

Me dukesh goxha afer te vertetes. Ketu arrihet ne maocedunerira te llahtarshme. Lexonte i biri i Kopsallaqit apo Andropomedes libra te ndaluar, dhe ja qe hapja ishte efektive. Heu !

Problemi eshte pikerisht siç e thua ti : nuk flitet per dy vete qe do t'i lexonin fshehurazi. Se ja i lexove, po pastaj ? Kur ti s'mund t'i flasesh me askend ? Kur kjo s'eshte bere norme ? Kur fundja jeton nen nje diktature ? Po shkolla, qe perveç zhdukjes se analfabetizmit, budallepsi nje sasi te stermadhe njerezish ? Te pakten u perpoq t'i budallepse, se ja qe kishte dhe ca te pergjumur qe s'ia vinin mendjen ores se filozofise dhe sot jane me te "paster" se ai tjetri me te tera dhjeta.

Kultura nuk eshte çeshtje sasie : sa vete lexuan sa libra ? Por eshte çeshtje fryme, eshte çeshtje "vaske", siç thote frengu : "se baigner dans une culture" (te lahesh ne nje kulture, te jesh i zhytur ne te), kur i gjithe mjedisi merr fryme lirshem, kur percjell nje mesazh lirie gjithandej.

Aparati i mendimit ka qene masakruar poshtersisht. E para : ti s'duhet te mendoje lirshem. Dhe e dyta : ti duhet te mendoje me detyrim. Puna arriti deri aty sa te te vinte turp nga vetja per ndonje mendim "perdhoses" (a vdes Enver Hoxha ? po ky sekretari i byrose, Vangjel Cerrava, a mos eshte koqe kandari ? etj etj). Ketu eshte masakrimi i nje vendi, i dy brezave. Te kishin vazhduar nja 50 vjet Gjermanet ne nazizem, ec se do flisnim mire sot me Gjermanet. Ja shikoni Kinezet : megjithese hapja ekonomike eshte aty, shikoni menyren e mendimit, zhargonin qe paraqesin : tipik i mbyllur.

S'dua te bej diversion kot, por pashe nja dy tema tani ku ishte bere njefare "eseje". Shikoni zhargonin aty dhe e vereni bombardimin e Hiroshimes ne tru te vogel.

ok por edhe ne kohen tone po ti lexosh eshte veshtire qe ti te hapesh me dike,duhet te gjesh patjeter dike te rangut tend qe i ka lexuar e mund te hapesh,apo me dike qe i njeh apo i di.njerzit sot qe i njohin keta kane nje moshe mesatare 40 vjec,epo nuk eshte e lehte te hapesh me nje 40 vjecar per Il piacere i D'Annunzios,apo per Kunderen apo per Sabato apo per de Beauvoir.un te pakten sdo arrija te kisha nje qasje normale.

ne itali lexoshet sh por njerzit ne nje fare menyre per arsyje te ndryshme i kane disa kanale te nje lloj tjeter mendimi apo kulture per shkrimin

 

pse mi na bone t'rrjedhem para kohe.40 vjec eshte lulja e moshes gocesmiley

jo thjesht thashe qe kam veshtiresi te diskutoj po e quajme keshtu permbajtje te librave me dike qe sic thashe mund te jete gati babai im.po flas per nje kategori te caktuar.skam asgje por ndryshimet ne moshe dhe kohe ku jetojme ta ben te veshtire qasjen edhe pse fare mire munt ta kesh lexuar nje shkrimtar.

nuk e di i ndaluar ka qene Kronin,mbaj mend qe po lexoja Tej fasades,kam qene nja 12 vjec dhe im ate me thote po ti me ketolloj autoresh cne.ate kohe isha 12 vjec sdija sh mbi cdo te thoshte ca lloje shkrimtaresh pastaj me thane qe ai liber ishte i ndaluar.

Klepsi, e di kush eshte me e bukura ?

Ata te bukurit e byroisteve dhe koqepepeisteve, qe lexonin libra te ndaluar, tani duhet t'i quajme dhe te persekutuar ngaqe s'arrinin dot te shkretet te gjenin nje njeri nga tufa per te diskutuar. C'trishtim te thelle do te kene kaluar ! O ma, s'po gjej dot nje njeri qe ka lexuar Kamysin, u bera derr.

Klepsi, me ç'shoh keshtu nga shenjat e jashtme, qenke goce teper me fat.

kete ironine tende e ka ne nej liber fatos kongoli......identike..mbase e ke parasyh librin ne te tre te tij,ai ishte vertet me i arriri per ca gjera ne komunisem....vertet sa keq qe njihet sh pak si liber

hurb po perdor nje poezi te d'anunzios ne original.klesidra ndoshta e njeh. po se kuptove ma thuj se ta perkthejsmiley ato dy strofat e funit sikur i ka bo per ty mer hurbsmiley

Carnevale vecchio e pazzo

Carnevale vecchio e pazzo
s'è venduto il materasso
per comprare pane e vino
tarallucci e cotechino.

E mangiando a crepapelle
la montagna di frittelle
gli è cresciuto un gran pancione
che somiglia a un pallone.

Beve e beve e all'improvviso
gli diventa rosso il viso,
poi gli scoppia anche la pancia
mentre ancora mangia, mangia...

Così muore Carnevale
e gli fanno il funerale,
dalla polvere era nato
ed in polvere è tornato.

Gjynah, smiley brez i çuar dem!

Ec mo, car ti besh, i ka jeta, mos rrini e pikellohuni se ju ze trishtimi me keq.

Hunter, brez i cuar dem ka qene ai i priderve tane, domethene brezi i lindur ne vitet 30-40. Ate brez e kapi komunizmi qe nga femijnia, deri sa doli ne pension. Nganjehere me vjen te qaj kur e mendoj se si kane jetuar gjuthe jeten si kermilli fshehur ne guacke. Kurse ne brezi qe ishim 20-30 vjec kur u shemb komunizmi, kemi qene brezi me me fat, dhe jeten, ndryshimet dhe luftrat qe kemi bere ne, nuk besoj se do kete brez tjeter qe ti beje. 

Nga ana tjeter, komunizmi nuk eshte rend qe ngrihet mbi ndalimin e letersise, por mbi pronesine shteterore, sistemin e barazitizmit te detyruar dhe ndrydhjen e iniciatives private (intelektuale apo ekonomike) Ja, po te shikosh ca dokumntare te vjeter me xhaxhin Enver do shikosh qe dilte fotografi para biblotekes mbushur dinga me libra te huaj, mburrej dhe qe kishte lexuar Sartrin apo Curcillin, po kurre nuk krijuan prone private. Se aty fshihej vdekja.

Nga ana pak me te majte e tjetres, nuk duhet harruar qe edhe komunizmi, ashtu si cdo rend tjeter ishte i ndare ne shtresa. Kishte njerez me etje intelektuale, po kishte edhe njerez qe nuk e rruanin fare. Tirana padyshim ishte me e privilegjuar se rrethet, qytetaret se fshatari por nga ana tjeter fshatari here here ishte me i privilegjuar edhe se anetari i KQ. Misterioze udhet e Perendise. Pra gomari gomar mbetet edhe sikur ta kullose barin ne lulishten e Okfordit, ndersa zotnia mbetet zotni edhe ne burg. Keshtu foli Marksi dhe pastaj i futi nje caj me limon.

Pra gomari gomar mbetet edhe sikur ta kullose barin ne lulishten e Okfordit

ahahaha... smiley

cer ke mer, cer ke... smiley

 

Emo, nuk di a te ka rastis, po takoje ca njerez zotni asaj kohe, qe te habitshin mer burre. Ca si puna Lasgushit domethene. Qe nuk benin asgje kunder rendit ne fuqi, po ajo asgjeja e tyre ishte aq e madhe, e bukur domethenese e fisnike.

Ja nje pyetje 1 milion dollareshe:

A ishte Lasgushi disident? Dhe pse? (pyetja e dyte eshte vetem 128.000 dollaro)

po,sepse llasgushi nuk pranoj te behej bilbil kafazi,por eremit,,,,

kam pare. dhe per cudi edhe fara e tyre erdhi duke firuar, jo tani, por qe me perpara kjo. s'di si firoi. Por une zotnillikun pak e lidh me domosdo me ideologjine apo disidencen. Po, kam njoft nga afer psh nje zotni sic e pershkruan ti, quhej Suad Asllani.

Du me te thon po ashtu qe ne monizem u kultivu nje shtrese burokratesh te nomenklaturesm nder te cilet kishte ca tipa qe te habitshin me nje fare stili etatist (gje e ndryshe nga zotnilliku, por e afert) te tyne, qe vetem knej e kam has, dhe rralle fare. tjeter pune qe ktu te peshku e kemi me avtomatik punen tak tak tak (si qazja), por keta tipa kane ekzistu gjithashtu.

Une kam pas nji tregtar korcar, burre plak, shok i gjyshit qe na vinte ne shtepi deri vone. Me kapele republike, gjyslyke me rreth metalik, bastun dhe nje dore proteze. Me kujtohet qe sa here vinte ne shtepi, plaku shkonte nga dhoma, hiqte shapkat e vishte kepucet (Brenda ne shpi e) , vinte dhe kravaten dhe pastaj i jepte doren per here te dyte dhe ulej ne tavoline per nje gote raki me te. Muhabetet e tij ishin gjithnje vec me greke, e italiane qe benin manovra tregtare, anije qe lidheshin naten neper porte, dyqane ku blihej me flori...Dhe gjithe kohen nje ze i qete dhe nje buzeqeshje e permbajtur. Cuditerisht ate njeri se kam pare kurre ne rruge! Me siguri materializohej vetem per te ardhur per vizite dhe behej avull kur dilte nga dera e shtepise. Donte nja dy dite shtepia qe te kthehej mbrapsh ne real-soc pas ikjes se tij, bile edhe prinderit sikur urtesoheshin me ne per ca dite pas vizitave te tij dhe nuk valonin shpullat e te bertitmet kot e me kot.

kjo ishte e mrekullueshme!!!

Une te tille kisha znj. Taibe (theksi te e-ja) e cila ishte me shkolle qe heret, qortonte anglishten time te tmerrshme te shkolles, nuk mbaj mend c'shkolle kishte bere, a nenen mbretereshe, a dakon, nuk e di, le qe rrezik te kish qene jashte. sillte ere tjeter edhe ajo, ne trurin e time meje pa diskutim qe zgjoheshin neurone te fjetme nderkaq smiley  disidenca pra, c'po themi smiley  mirepo im ate kujdesesh qe cdo gje te ishte me frekuencat e zakonshme shume shpejt smiley mbas dy oresh asgje nuk kishte me nga Taibeja ne ajer.

ah, ka qene edhe nje familje e cuditshme qe u thoshte edhe ajo me zoti dhe zonja ktyre te mive. smiley Burri ngjante cuditerisht me Leninin. Me jelek, qostek, kepuce te cuditshme... Vinin burre e grua keta, kishin edhe nje plake me vete, qe mbahej akoma, s'di e ema e kujt ishte  - kto jane femini e hershme fare e? - dhe kishin edhe dy djem rreth te 20-tave, qe nuk flisnin shume, me edukate dmth. Sa here vinin, kishte ca tema aliene fare per mu. Meqe vinin gjithnje bashke, im ate u thoshte "pescja". Erdhi pescja per vizite, kshu si me qesendi...

ah ca m'kujtove! ka qene dhe nje zonje tjeter qe quhej lefteri... edhe ajo sillte nje bote krejt tjeter.

Ti do te thush "Kishte bere nje Material '... si ky XYZ Sot ????

 

vallaj, o PF, ene t'isha le e rrit ktu, naj gjo me shum se c'kom kap nuk besoj se do kapsha. kjo per ate lost generation. nga ana tjeter, nuk do kisha pa rruget e tiranes (ato sekondaret them) ne diten kur ra shtatorja, psh... po ca lesh letersie mer... s'ka poeme ta sjelli ajrin. e kshu kshu.

Po pra. na u habiten kalamajt dike pa Kardashianet dhe Jastin Piprren m'nternet. Jepi ti libra e bleji pjano. Po kujt ja ble se? Ah kto dun Enverin mer daje, po ku ta gjeme ne tashti! smiley

Eh ato ok, por nuk e thashe me qellim keq. Thjesht kur kam dale jashte e kam pare dallimet, ndryshimet ne eksperienca jete mes atyre qe rinine e kaluan ne diktature dhe atyre qe kaluan ne liri (merrja shembull kushurinjte e mi) . Fakti qe kane jetuar momente "historike" nuk dmth qe kane jetuar mire. Nejse.
Pershendes

Aty ke nje fare te drejte. Besoj e di ate mallkimin kinez qe thote "Jetofsh ne kohe interesante". Po ne limona na dhane, limonata bome. Po te na kishin dhone portokalla, do kishim bo portokallata.

eshte komenti me i zgjut i kesaj temes. e shpjegon gjithe situaten. 

mire e ka pas partia qe i shihte si ushtare ne edukimin komunist te masave. kur nuk ushtaronin te hapnin tunel aty te benin nje pune tamam. libra keta... smiley

besoj se jan ndaluar per arsyje ekonomike kursim letre ,se po te lejoeshin nuk besoj se shqiptaret do kryenin revolucion,,,,,,,,

Nje pyetje kisha une: mire qe s'i kane lexuar me pare, po tani sa vete po i lexojne? Sa vete i njohin veprat e ketyre autoreve? Keta jane autore te rende, te veshtire, qe dhe ne boten e lire (haha s'e di pse m'u kujtua kjo shprehje nga nje film) nuk jane te shumte njerezit qe i lexojne. Jane autore elitare, qe mund t'i lexosh nese te interesojne per punen qe ben, ose nese letersia e tyre te terheq.

 Masa e madhe, me sa kam pare edhe ketu, parapelqen me teper Camilleri-n, se D'Annunzio-n, parapelqen Fabio Volo-n e Luciana Letizetto-n, se sa ku di une, Ammaniti-n, psh. 

Pastaj, halli me i madh qe kam e s'di ta zgjidh, eshte ku ta gjej kohen te lexoj te pakten ata autore qe dua, le me gjithe listen e te ndaluarve. 

ana ok por mos harro qe ne itali libran blihen sh dhe sido qe te jete Ammaniti apo Merini ecin por ecin edhe sh te tjere,sepse eshte nje vend i tille qe blen ,konsumon sh letersi.te ne blihet ende per te qene pjese e mases qe lexojne e atyre te emancipuarve,lexohet sepse e kane lexuar te gjithe apo ku di une.te gjithe sido qe te jete kane akoma mbetje ne foma te ndryshme te asaj sic i kishte quajtur dikush pak me siper te turmes

Kles, me sa kam pare kohet e fundit, editoria italiane eshte ne krize. Te gjithe ankohen se libra s'po blihen me, megjithese vazhdohet te botohet. Ku eshte klecka? kriza? Cmimi i larte? cilesia e letersise italiane? Tani thuajse gjithe shtepite botuese kane hedhur syte jashte Italise per te sjelle fryme te re nga ballkani, Amerikat etj. Eshte vend me popullsi te madhe, po, por prape sa njerez kam pare ne panairin e librit ne Tirane, ashtu ngjeshur e ngjeshur stendave, nuk i pashe ne panairin e librit ne Torino ket vit.  

Por kjo eshte tjeter histori, mos harro qe tek ne per nje periudhe te gjate, pas '90-es nuk gjeje nje librari per bé. Dhe pasojat dihen tashme. Shtepite botuese jane te etura per fitim dhe kush eshte menyra me e shpejte: librat masive, bestsellers, qe t'i shesin per shpikjen e shekullit. Edhe i kuptoj nga njera ane, por me dhemb edhe me shume, nga ana tjeter, sepse ajo me te cilen po na ushqejne perdite, po na kultivojne, nuk eshte ajo qe duhet.

Shkurt muhabetit, nese dikur kishte lista te ndaluara autoresh, po sot cfare kemi?!  

 

te kuptoj cfare po thua,por mos harro qe tek ne panairi eshte i vetmi qe te jep aq sh sasi e cilesi njeheresh(pa bere polemika mbi llojin e cilesise dhe sasise)

sot kemi nje psikoze turmesmileyo ta jap me shembuj qe te shprehem me mire:

vjet ne vere ne cdo page te fb apo te stendave te tv mbi librat jepej si must:muzeu i pafajsise,ose un jam e kuqja pasi pamuku sipas tyre ishte me i mire i tanishem dhe cmim nobel

coelho qe i ka bere njerzit si tip turmash qe ndjekin fjalet e tij si te nje lideri shperteror,librat e tij te pae me kan epelqyer sh dhe mua por me vone kur u be per tregun e mases thjesht u prish si cdo tjeter.

kemi nje trilogji suedeze qe ketu u perpi pernjeheresh kurse aty u perpi vetem sepse librarite ta sygjeronin,apo nje spanjoll sh i mire si Zafon qe te ne njihet pak....po te jap shembuj si krahasim me ca qe ecin ketu

kemi nje murakami qe kur e gjeta te perkthuer ne shqip u kenaqa po qe askush se njihte apo ta kishte lexu,,,etj etj etj

per te mos thene qe Amos oz,apo grossman u njohen ne alb se i lexoi rudina xhunga dhe i intervistoi per emisionet e saj...

dhe kemi nje pafundesi marramendese revistash mode..............

Tema eshte per thatsiren, jo per shiun.

Te gjithe e dine, kur bie shi , nuk eshte se bari rritet gjithkund njesoj, mjafton te kete shi, jo thatesire.

 

Ata qe duan ti lexojne , te pakten i lexojne.  Pikerisht per keta eshte fjala, qe donin ti lexonin dhe nuk mundeshin meqe ishin ne listen e mesiperme, duhet ti lexonin me koken poshte jastekut...

Te pershendes.... smiley

http://www.youtube.com/watch?v=5OsUnxY5mgw

nuk eshte aq e thjeshte, sa e thua ti. se kur ta ndalojne vetem zeri i me te madhit te vjen tek ty, kurse ne liri, te vijne librat me te shitshem qe nuk jane asnjehere librat me te mire, e keshtu qe ti e humbet kohen duke lexuar autore te dobet e vete leximim e ben sa me kalu kohen. 

kur ta ndalojne diçka, nuk e ben per te kaluar kohen, por nga KURESHTJA se pse ta ndalojne. pastaj shkrimtaret me te mire, gjithe romantiket dhe klasiket, nuk ishin gje te ndaluar. 

per te mos thene qe gjithçka e ka thene HOMERI, duke mos lene me gje te tjerrin te tjeret. mjafton pra te lexosh kete e i ke lexuar te gjithe te tjeret.

nuk e di por ne kohen e enverit ishin te gjith te barabarte e me pak ndryshime, e ne kohen e tashme  me duket shume e madhe diferenza ndaj te varferve e te paserve. mendoj se do ishte mire nje vije e mesme por mua me duket se ato te diskriminuarit e kohes si komunismit sot kan krijuar nje klase borgesie qe nuk lene te hy e te dale askend domethene nje diktatur ne te kunderten.....

Them te tregoj nje histori qe ngjan me ato te Danilit, teper i ndaluar ky, sa per dijeni.

Eshte nje tip barkalec. E nxjerr barkun gjithmone perpara. Kete barkun e ka krenarine e vet. Kur vjen puna te flase me dike, ia ben : e sheh kete barkun ? Po, thote tjetri. Shume mire, mos më nga tani, e more vesh. Nje dite, takon nje tip tjeter : e sheh kete barkun ? i thote. Tjetri, ul syte, dhe thote : Jo. Tipi çmendet. Barkun, te thashe, nuk e sheh kete, ja ketu ? Tjetri, pa e prishur terezine, i thote : Jo, mos u lodh, ska bark aty. Tipi largohet dhe thote me vete se edhe historia e barkut u dogj.

vetem se diktatura me shume i ndihmoje letraret sesa i pengoje.

e para rusia ishte nje nga vatrat e letersise boterore. 

e dyta gjithe krijimtaria letrare bazen e ka sociale. 

e treta, sot ne demokraci, do te na duhet nje shekull te pakten, te nxjerrim dike me nivel te kadarese. diktatura e nxori per 20 vjet, imagjino te kish zgjat me shume.

Ti Kurro je njeri i ekstremeve : kur sheh mire, sheh me larg se te gjithe. Kur s'sheh mire, behesh qorr fare.

Là, mon pote, t'es loin mais alors là, très loin du compte. Enfin, c'est pas grave, le truc avec toi c'est que tu te reprends tout de suite, tu t'installes pas dans la bêtise. Ce qui est plutôt pas mal. Allez, salut.

ndersa ti kur nuk e kupton me komentin e tjetrit se te tejkalon bien ne batakun e atyre qe kritikon, pra nuk merresh me gjykimin e komentit por me gjykimin e autorit te tij. 

une kete temen e shoh me pragmatizem, prandaj dhe e shoh qarte. 

partia i ndaloi shume autore, por emrat e tyre, e me te medhenjve kuptohet, na erdhen megjithate ne shqiperi dhe i lexuam ne momentin kur na rane librat e tyre ne dore. ndersa rinia e sotme nuk do kete asnje shans qe ti lexoje se emrat e tyre nuk do kene asnje shanc ti shkojne ne vesh. aq shume prurja eshte e madhe sot. 

 

  • vetem se diktatura me shume i ndihmoje letraret sesa i pengoje.
  • e para rusia ishte nje nga vatrat e letersise boterore. 
  • e dyta gjithe krijimtaria letrare bazen e ka sociale. 
  • e treta, sot ne demokraci, do te na duhet nje shekull te pakten, te nxjerrim dike me nivel te kadarese. diktatura e nxori per 20 vjet, imagjino te kish zgjat me shume.

Kurreshtar ke thene nje fjale me vend, qe do te thote i ke ven piken `i`s qe ne te shumten e rasteve harrohet per inerci.

Diktatura i dha se pari mundesi nje populli te lexoje kur ai ishte analfabet, kjo eshte nje pike e forte, mbi `i`sepse asgje nuk nuk lind nga hici, po te kemi parasysh, `hicin` thatsiren trunore te nje populli analfabet, qe sdinte te lexonte qe sdinte c`ishin germat, dhe jo me libri,  qe austriket jo shume kohe me pare i quanin njerez me bisht, qe dinin vetem te shihsnin lajthi, cepave te

rrugucave..

tjera eshte se disa peshq ketu, e mbajne veten sikur para diktastures, kane qene nga familjet, me papjion, ku ne faqet e tyre te mureve, kishin vetem libra, bibloteka rafte me libra dhe shandane, elektriku te llaburisur nga drita e forte, ect... 

Po lere ti bien legenit, se te gjithe e dine se cfare  ishte shqiperia para diktatures, sa shkolla sa libra kishte per banore!! 

Shume i respektuari kurreshtar! smiley

E keqja me ata qe flasin gjithe diten e lume me thenie filmash te bere ne kohen e realizmit socialist nuk jane thjesht filmat ose edhe teatrot ne pergjithesi, por perzgjedhja e tyre. Keta mbajne mend vetem ato filma qe ndizet zjarr ideologjia e indoktrinimi. Nuk kam pare deri me sot nga keta qe merren me fraza filmash te citojne filma a teatro popullor per ate kohe dhe qe nuk ishin te ngarkuar ideologjikisht. Keta daje Vranen e Kanan Tafilin kane ne goje a te ndjerin Agim Qirjaqi te lule kuqe mbi mure.

ishin te spikatura theniet tek filmat tane. vetem amerikanet (e disa regjizore lindore si kusturica e ndonje tjeter) e kane sot ate lloj shkolle me thenie te spikatura neper filma.

ja ke fut kot plako. Une mbaj mend e i perdor edhe sot sa e sa fraza nga filmat italiane qe jemi rritur me to. E keqja, sic e thashe eshte tek ngecja te ata filma qe te skuqin ideologjikisht dhe jo te te tjeret qe nuk kane ngarkese ideologjike. Kete a e shpjegon dot? Une e di arsyen po ti si llafollog qe je mund te shkruash perseri.

neper filma ka personazhe pozitive siç ka dhe ato negative, çlidhje ka pra ideollogjia e filmit ? hollivudi nuk eshte gje komunist e megjithate i ka filmat te mbush me ideollogji. po pastaj ? kjo pengon te kete shprehje pikante neper filma ?

shoku, ke pare ndonjehere ne jeten tende filma te realizmit socialist? Kam dyshim qe jo me keto qe flet. Filmat ishin te kesaj skeme, nje i mire, nje i keq dhe nje qe ndreqet. Te gjithe keta i sherbenin ideologjise dhe theniet kishin te benin pikerisht me kete (si ai femija qe thote i "juaji jam, i shtetit jam"). Cka ketu per thenie te spikatura? Hollywoodin shoku mos e permend se aty ngec keqas. Aty gjen edhe ideologjine dominante te momentit por edhe te kunderten, te keqin dhe te mirin te shikuar ne shume dimensione e ngjyra. Gjen edhe pasqyrimin e shoqerise se periudhes qe eshte ai produksion. Me filmat e socrealizmit nuk kupton gje per kohen ore daje se e gjitha eshte mashtrim e fasade, thjesht agjit-prop. Une psh. du ti di se si ka qene jeta ne vitet 60 dhe 70 bie fjale ne Shqiperi dhe vete nuk i kam jetuar ato vite. Shikoj filmat e socrealizmit dhe pyes prinderit apo te afermit e tjere qe kane jetuar si te ri apo te maturuar ne ate kohe dhe cdo gje ndryshon.

Muhabet i gjate shoku e ti qe s'di kurrgja nuk e kupton.

Rofsh qe na i hape syte e na e solle kete liste.

Cfare genocidi intelektual!?

Tashti po e kuptoj pse njerezia ne Shqiperi me duken si te debillosur!

Mos te kesh pat mundesi te lexosh Schopenhauer, Nietzsche,Hegel, Kant, etj, domosdo qe do debillosesh, dhe kjo jo per fajin e tyre.

  

pse ti deri sot e paske ditur se keta qe permend ti lexoheshin ne ate kohe?

Po jo mo Roni!Kjo eshte liste komplet subjektive , pa pike studimi. Ka pas njerez qe kane lexuar . Ata qe duhet te lexonin i kane lexuar. Me veshtiresi por i kane lexuar. Mbase Spilbergun se kane pare , sepse ai ne ate kohe ka pas as ka pas noj film. 

Pse mendon se tani rrobte lexojne Hegel Kant etj,edhe jane me pak debile.Nejse nejse..se muhabet i gjate ky. Tema ketu eshte interesante, po aspak trajtuar si duhet.

Po crendesi ka. Duhet te behet nje studim me serioz mbi censuren e asaj kohe. 

ishte njoni qe i dinte qe t'gjitha ca kishte thon hegeli, pa e dit qe i kishte thon hegeli.

e keqja eshte qe kur e lexoi me von, tha, po c'e majn per te modh ket, ky s'm'tha naj gjo te re.

Emo e di cfare me vjen gjynah, qe kjo teme super interesante e serioze trajtohet kaq papjekurisht. Tip ne liste fut Rowlinks apo Spilberg, apo Eastwood, a ku di une! Njerez te cilet s'figuronin me punen e tyre kurrkund e jo me te ndaloheshin. Qe ketu ti thyen brinjet tema. Censura dhe efektet e saj ne mentalitet kombtare, apo regjimet eshte teme qe do seriozitet te plote. Po jo keshtu...

Prandaj vijme prape tek ajo qe ketu eshte vetem nje Blog dhe kurre nuk duhet kerkuar me shume se nje blogu. As nuk duhet pretendu me shume.

Dakort. Vetem se po mendoja i sheh ashtu pa dashje ndonje riosh, dhe direkte i thote shokeve -Ka qene Harry Potter i ndaluar ne monizem, plako!Cfare ti thuash?

Nejse ke te drejte.Por do doja te dija dicka me sens mbi kete teme.

 

Dora ke shume te drejte. Ajo lista do jete ndonje llaftari interneti. Po tema eshte interesante. Komentet edhe me shume. smiley

Do studim ajo gje. Ashtu duhet te merremi me epoken qe shkoi. Jo me mallkime ala Edison Ypi; pa komentet e peshkut s'po i ve njeri ne refene.

Dhe e perseris - censura ka qene e ndryshueshme ne kohe!!! Kur thua monizem, kshu si pa gje te keq, ke thene 45 kokrra vitesh.

S'po them gje tjeter, ate po them dhe une. Do studim. Per ate pune dhe kur them Censure e di cfare marr persiper, sepse eshte disa dimensionale. Ka pas censure mediatike, publikimesh, ne art, informacion e deri ne shkence. Une e kam te qarte qe ka pas disa cikle dhe e ka ndryshuar qarku i gjerave te censuruara. Ndaj me lart e pyes nese ka ndonje dokument.. Po ti e kupton qe keshtu e bene temen qesharake, ky rrobi qe e ka shkrujt , pervec se eshte dizinformues.

Mbase edhe njecike me shume Emo. Si tha Meksi? Ne kujtum se e rrezum komunizmin ne 90 tha, po ai paskesh qen i ngulitur fort ne zemrat tona. keshtuqe shtoji dhe 22 vjet asaj shifres, te pakten derisa te kemi prishur Piramiden.

dora max mi i riu ketu brenda eshte ai djali qe sapo hyri,un dallimin di ta bej.skuptoj ku qendron kjo 'ligesia' e stisur ndaj te rrijve.me falni shumica prej jush ketu keni moshen e prinderve te mi edhe pse mbase pas monizmit i keni lexuar ata qe u ndaloheshin,mbase edhe ca te kaluar nen dore ne ate kohe,edhe prinderit e mi,por ama asgje nuk heq faktin qe ato qe keni lexuar atehere ato kishit ato duheshin ata mbeteshin.mund te akuzosh qe skishe nje mendje tenden sepse ishte e prodhuar fiks sic e donte sistemi.

dua te di vetem nje gje nga ty nga te tjeret ne cfare ju ndryshuan ato libra ku i lexuat me pastaj?

Bravo Kles. E ke prekur bash thelbin e gjese. Leximi eshte nje komponent po themi ne formimin e njeriut dhe ky brezi qe po flasim kishte mendje made in PPSH. Keta zvarriteshin nen diktature, pa buke e pa ndonje gje tjeter qe mund ti bente ta kundershtonin ate diktature. Nuk eshte cudi qe Shqiperia ka pasur pak disidence. Ndersa brezit tone po themi, nuk mund ti vendose njeri ne bote diktature a totalitarizem mbi krye. Mbaroi ajo pune. Fatmiresisht kemi mendesi krejt tjeter.

Fatkeqesisht, keshtu mendonte edhe ai miku i Berishes qe po tregoje me poshte. Fatmiresisht, mendonte ai, kemi pasur Enver Hoxhen dhe jemi krejt ndryshe nga anadollaket e meparshem, nga kulekerit dhe ballistet, etj, etj, deri sa u diziluzionua. Njesoj si dhe ndoshta do diziluzionohesh edhe ti ne lidhje me faktin qe brezi juaj e ka diktaturen mbi shpatulla edhe sot. Por duke ditur qe ti e dike ate histori, nuk merret vesh, a je budalla e naiv si ai miku i Berishes, apo kelysh kurve si vet Berisha kur shpreh mendime te tilla.

ngaqe i kemi te zhvilluara antikorpet nuk votojme me shume se 10% VV e Albin Kurtit. I dallojme qe nga larg ata qe jane potencialisht mendje me drejtim totalitar.

Dmth, ti me Salen nuk dikeni gje, e paska bo Albini me koken e vet.

ka bo leshin. 7% po merr edhe Agimi i Arte ne Greqi.

E me cfare te merren po s'u moren me "rinine". Po zakonisht i bejne test atyre edepsezeve qe ndryshojne nick dhe futen per te trazuar kete pellg te pastersmiley. Sic e sheh peshkaqenet jane te armatosur deri ne dhemb per te mbrojtur nga sulme te befshme. Ndaj behet testi.

Kurse per pjesen e dyte te komentit, e lejmesmiley

cna the! Po moj shoqe e dime qe ca te perzgjedhur te regjimit i lexonin medemek per ti kundershtuar por po flasim per ata qe nuk ishin te perzgjedhur, ata qe nuk e kishin ate copen e letres (duhej nje autorizim me duket per te lexuar te ndaluarit, revistat e gazetat e huaja etj.) dhe po ti gjente kush me keta autore rrezikonin shume.

Kishte te dhena qe nga materniteti per strukturen biologjike eFisiologjike  .Ti Lojtar ke qene kategorizuar "i brishte me prognoze Debilitet te Pakthyeshem po komentoi ndonje Liber " E kupton sa human ka qene ai regjim per ty personalisht . Per Hurin nuk kishin te dhena se kishte Lindur ne shtepite e Lindjes ne Pshat , keshtu qe e ka honger koqen e Molles , ka roitur nga librat smiley

eshte sh idiote(me fal per shprehjen) si perkufizim si ke lexuar = me je debil.ka ne bote qe si kane lexuar e sjane debila ka dhe  qe i kane lexuar edhe jane debila.thuaj thjesht qe ne jemi tamam nje liber me vete,me nje lavazh truri,dhe konsum mase te permasave milioneshe

Ketyre te huajve regjimi ju frikesohej shume se "njeriun e ri" edhe mund ta nxirrnin nga rruga e drejte e hyqymetit. Tregonte Berisha per nje aparatcik te PPSH, e kishte mik, njeri i mire kshu dhe i ishte ngrakuar detyra te shkruante biografine e Enver Hoxhes. Ky si i brendshem qe ishte kishte mundesine te shikonte se si e kishin percjelle agjencite e huajve te lajmeve dhe mediat e tjetra te medha perendimore vdekjen e EH dhe ky ishte tronditur shume. Bindjet e tij s'ishin me ato te parat kur kishte lexuar se cfare shkruanin keto media per EH, si diktator, kriminel, shtypes i popullit te tij etj. Pas kesaj thote Berisha, Ramiz Alia ja hoqi ketij detyren per te shkruar librin per Enverin dhe beri vete nje pacavure qe s'po me kujtohet titulli.

Ne kete moment u zgjove dhe pe qe te kishte zene gjumi ne klase, ndersa shoket po qeshnin me ty se te kishin kulluar jarget...

po te pakten une kam qene ne klase shkolle po ti more qyqar qe edhe pse i sherbeve pushtetit nuk te qasi kush ne universitet!

Nuk qenka zgjuar akoma ky o PF. Futja me kolinoz ke veshi.

smiley Polico, sa per kurjozitetin tat kam maru gjuhe letersin. Me rekomandim nga Lidhja e Shkrimtareve, kjo pasi kisha maru ushtrine. E lashe vitin e funit se fillova pune si asistent kameraman me nje contractor ingliz qe punonte per Sky News dhe ku merrja 250 dollaro ne muj ne 1992. Shkum te mulonim Sarajeven dhe luften e Kroacise. smiley . Rroga e pedagogut macahere ishte 11.800 te vjetra. Po te vjetra fare, nga ato te qelbtat. smiley Po ti?

J. K. Rowling...

hahahaha, tani e pashe. kjo hyn tek lista e atyre do te ndaloheshin sikur regjimi te kish mbetur ne kembe, apo si smiley ?

Sa veni re dhe ju grate, mo!

Mbi te thinjtin shesh te Detit , era fryn e mblidhen Rete ......

Dhe pak fundin Fenomenal Hyjnor .....Prek me krahe ai valet dhe KELTHET , dhe rete gjegjin Gazin -Klithme te asaj shpeze ...

Cfare do te doje te lexoje me shume Huri ose ky Rrota me XYZ ... Dhe te mos harrojme qe ky Fare shkrusi Injorant me tere kuptimin e Fjales pruri nje Zgalem -Albatros si kunderpeshe e Gorkit smiley  Le me ato emrat qe jane Botuar nja dhjete e kusur Vjet pas vdekjes se Vekes.... Lexim te mbare  te gjithe Kategorive ...ku perfshij edhe rrenjasit smiley qe mundohen per gjetje rrenjesh ne prurje pa rrenje smiley

E mer Xhib ci ke bere Miletit me Derstilen ..................

Mbi te thinjtin lesh te Detit , era fryn e mblidhen rete..

Eehh ca vargjesh, ca vargjesh thuj. Sa vete kane vrare veten me ate kengen Triste Domenika zonje.

John Steinbeck ka qene i botuar para 90 me "Vilet e zemerimit"

Jam kurioze te di kush do e kete futur Woolf-in psh, ose Ungaretin ne listen e zeze... Lenka Cuko, Pali Miska apo Haxhi Lleshi smiley

Lista më lart është një eksperiment komik. Në kohën e diktaturës nuk ka pasur lista shkrimtarësh të ndaluar, por vetëm lista shkrimtarësh të lejuar.

Lista eshte vertet nje eksperiment komik ! smiley

Ja nje shembull : ne mesin e viteve '70, Antonioni ka qene lejuar te filmonte ne Kine, prej nga dhe ku u kthye me dokumentarin e famshem "Chung kuo" (Kina) :

 

Po ta shikosh sot dokumentarin (qe ne fakt eshte doku-fiksion, ose te themi -dokumentar artistik-), te bie ne sy fakti qe Antonioni tregon (rrefen, pershfaq) nje Kine shume shume te paqme, gati-gati te borgjezuar (prinder qe çojne femijet ne kopesht ne mengjes, qe kthehen nga puna ne mbremje ne shtepite e tyre... etj etj). Asgje revolucionare, asgje prej revolucionareje, asgje prej te ethshmes revolucionare ! Absolutisht asgje te tille !

E prap se prap : nese në shfaqjen e pare fare filmi u prit mire nga autoritetet zyrtare kineze te kohes, fill më pas u denoncua dhe u denua, nderkohe qe ne Europe shume intelektuale e denuan filmin duke e etiketuar shume pro-kinez, si film pro-komunist qe perpiqej te fshihte krimet e komunizmit.
Te vazhdosh sot me lista, eshte shume here më komike se te dënoje dje filmin e Antonionit ! (nga cilado pale qofte)

     

STALKER , nga bohesh mo ke hum fare thame se kushedi.....si u bo ajo puna e zgjedhjeve te parakoheshme ? smiley

Te dolen borxhit njerezia, te thane s'ka njeri koqe ne PD te dal kunder naltmadhnise, por jo thoshe ti............... 

Stalker, me duket se vete ka thene qe filmi ra viktime e luftes politike mes Cune en lajit dhe Lin Biaos (mund tia kem fut dhe kot tek emrat) smiley

e ke sakt ! Por pikerisht, une aty desha te dal : ashtu sikunder filmi u perdor ne Kine, po ashtu u perdor dhe ne Perendim, pra nuk ben sens te flasesh ideologjikisht (anti-komunistçe, ne kete rast) per liste artistesh te ndaluar ideologjikisht. 
Ose, ta themi me thjesht : kapitalizmi nuk e ka moralin e 'duhur' qe t'ja beje gjyqin moralit komunist (ose edhe me sakt, fasades zyrtare te tij). Une jo rastesisht mora rastin e filmit te Antonionit sepse i shikuar sot, filmi konfirmon se sa komike ishte sa lufta midis klaneve te politikes se asokohe kineze, aq edhe ajo midis intelektualeve perendimore.

Thjesht se mu kujtua, shembulli qe ke prure eshte shume ilustrues smiley

 

 

Qe do te thote cdo shkrimtar qe s'ishte i lejuar nga partia dhe regjimi ishte detyrimisht i ndaluar.

Megjitheta duhet thene qe dhe sot egziston lista e librave te ndaluar. Ne kete liste ka vetem nje titull: "Vizione te Qarta".

Desha tja blija disa dashamiresve te mi por libri ish zhdukur nga faqja e dheut. Kur pyeta nje librashites se si shpjegohet kjo ai me tha: "Autori eshte treguar nje gomar i vertete. Po pse hidhen ashtu hapur gjithe ato teza qe i shkojne kunder interesave te elitave??!!!"

Censura vazhdon, vecse ka ndryshuar forma dhe mjeti!!!!!!!!!!!!!!!! 

  Fenomenet qe shoqerojne jeten, dashurine njerezore sot,  te shumte si numur, por duken se nuk kane karakter kalimtar.Nuk po duken si te themi, si... epidemite apo virozat.Nuk duket te pikoje as "mbreti" i  çdo dashurie, nga lumturia gjer ne vdekjen e saj-lotin.Sot "njerezia e shkolluar" duket se "qan", ... pa pike loti.Persethati..Sot "qajne gojet.."

   Ndryshe do te duhej te binin ne gjunje perpara ketij margaritari te  shpirtit njerezor, qe buron nga zemrat, por  rrjedh  nga dy guackat e syve te njomur.E si te kullonin mire e mire, shikimet  do te hidheshin larg.Perpara

Shikime te thata, te ngulur diku ,pas, pas....Murosur 

Cfare eshte ky melankolizem qe me pike te sabahut Grava?smiley

Dora,vetem melankolizem nuk eshte .Te shofish perpara dhe jo mbrapa... e te behet fjale per melankolizem?Çeshte  ai llaf moj?

Si gjithmone, peshqasit, te pagabueshem. Kane per borxh te ta bejne diskutimin ne ate fare feje, qe te te vije turp nga vetja qe humbe 10 minuta kohe. Me nje fjale, koncepti i "kudhres" ketu ne ppu, eshte vertet shume popullor.

Sigurisht, kam bere dhe une vezhgimet e mia, njelloj si kavalja ketu me lart. Ka disa qendra "infeksioni" nga ku pastaj krijohet nje cunami i vertete. Le t'i permendim pak, per hir te vojtjeve qe kalojme duke lexuar ne kete faqe :

1. pika e infeksionit e ashtuquajtur LOLI ME COLIN. Ne gjuhen e filmave te qemotit (teper te adhuruar), do te themi infeksioni KANANI ME SHABANIN. Batuta : "Jo more ! po une, une ku isha ? E pra, une s'jam ndare asnjehere nga Kanani", eshte permbledhja me e sakte e ketij lloj infeksioni.

2. pika e infeksionit e ashtuquajtur "Youtube on force". Ky infeksion, merr perpjete sapo i pari t'i lere fjalet dhe t'ia marre kenges. Ketu pastaj, vershon jutubi pyetje, jutubi pergjigje, jutubi me ta dhi ballit, dhe ne fund jutubi "naten, se une shkova".

3. pika e infeksionit e ashtuquajtur "hahaha e hihihi". Ky infeksion eshte shume ngjites. Per nga forma, ngjan me nje thyese akulli : ne qafe e trashe, dhe ne maje teper e holle. Ne pergjithesi, ky infeksion perfundon me nje pike te tipit "."

Keto infeksione kam vene re deri tani. Jo keq, si per fillim. 

Hurbo, pse nuk e provon me llum kafeje? Thone qe eshte dore me nji per majasellin. smiley

Në parantezë dëshiroj të theksoj që diskutimi mbi autorët e ndaluar është një prej diskutimeve më interesante që mund të hapet  në Shqipëri (ndoshta më interesanti nga të gjithë), për të bërë një ravijëzim të ndikimit që pati ideologjia komuniste në mendjen dhe horizontin e shqiptarëve, në kohën e diktaturës. Mendoj se është në meritën e prurësit të temës, që ndez një debat që duhet të ishte ndezur prej kohësh. Sipas meje, ky është celësi për të kuptuar gjithë dinamikën e censurës komuniste dhe të censurës në përgjithësi. Përgëzime për një punë të shkëlqyer...

Autorët e ndaluar (këtu vecoj përgjithësisht shkrimtarët, dhe pse edhe të tjerët kanë një gjurmë të rëndësishme në formimin e intelektit të njeriut) nuk ishin aspak molla që duhej shijuar. Për mendimin tim, ata ishin murgjërit e kapitalizmit. Një autor ndalohej sepse sipas ideologjisë së kohës, ai kishte ndikime reaksionare në figurën e pastër të komunistit/njeriut shqiptar. Njeriu supozohej të ishte vepra madhore e komunizmit. Ndërkohë, një autor i ndaluar ishte ai që sillte këtë dobësim të njeriut të ri. Sipas meje, autorët e ndaluar personifikonin ndikimin. Pra, që të ndalohej autori duhej të kishte ndikim. Duhet thënë se adeptët e komunizmit e kanë ngërthyer me saktësi gati matematikore ndikimin. Ishte një e vërtetë thuajse absolute, që autori që ndalohej ishte me ndikim. Ai kishte peshë! (Ndoshta për Dekartin nuk do të bija kaq shumë dakord). Pse ne i njohim menjëherë autorët që janë renditur në këtë listë? Sepse, e dinim që ata ishin mjeshtra të ndikimit. Pra, një punë tepër e mirë në këtë drejtim! Cka na sjell tek një e vërtetë tjetër. Këta mjeshtra të ndikimit, do të anonin një balancë ideologjike. Pra, do të sillnin një frymë të re, një mendësi të re. Në këtë drejtim, nuk mund t’u vihet dhe kaq faj adeptëve të komunizmit. Pra, një lexues ishte vënë në provë. Ai duhej të mos ndikohej... Kishte kaq shumë mekanizma që kqyrnin mungesën e ndikimit, saqë këta prodhuan lexues të shkëlqyer. Këta lexues përgjithësisht nuk ndikoheshin nga asgjë e pavlerë. Në këtë kuptim, autorët e ndaluar, ishin ata që i sollën lexuesit shqiptarë në nivelin e një kritiku të mirëfilltë arti! Kur u ballafaquan dinin të arsyetonin si kritikë letërsie...

NËNA PARTI
"Që të shkulin ty parti
...................... nga rrënjët,
Duhet të ngrenë nga varret,
.....................e të rivrasin të rënët".
Nuk i mjaftuan,
Nënës parti,
Ata që për idealin,
................e saj ranë,
Që partia.
Të jetonte gjatë,
Bëri të tjerë kurbanë.
Që i vrau barbarisht,
........................e i la pa varre,
Kjo ishte nëna parti,
Që bënte drejtësinë,
...........................e shqiptarëve.

Emi ...Te pergojosh Matin eshte nje Teze qe ne shqiptaret e Vertetojme se ....Handikapatet i keqperdorim!

Nje individ me keqformim mendor e intelektual ,kushedi per cfare arsyesh por ama   eshte vetevetja , tregojme Respekt kur e perkarim dhe ndihim te orientohet ne jeten me njerez Normale. Aq me teper kur kjo kategori ka frymezim dhe thurr vergje ..Ne te gjitha rastet e tjera te variantit shkodran "a je a shtihesh " ndoshta ka vlere nje portretizim si pune Hunjsh .Per Matin them se nuk hyn .

Respekte dhe frymzim te metejshem Mat . Je Poet i se ardhmes ! Madje Madje edhe gabimi kryesor i Listes ...eshte se nuk POHON talentet e Reja qe po lindin pas Lindjes se kritikeve te mirfillte te artit  ...

E moj Lirka kush ta pati borxh .Mbetem ne ....smiley

Ska me shum se 5 yje, ziko. Cte jap me, shpirtin?

Me jep ca Yje me shume se nuk prishemi smiley Me pese ka qene Ylli Komunist . Kete e di dhe Mati dhe Huri . Une tani jom citizen smiley Frong mo !

Ai Ylli komunist, nuk të lejonte të shkonje në Amerikë, por të fuste ndonjë plumb në kufi ose të kalbte në qeli.

 

''Ai Ylli komunist, nuk të lejonte të shkonje në Amerikë, por të fuste ndonjë plumb në kufi ose të kalbte në qeli.

mato, po kjo eshte poezi... pse nuk e  shkruajte sipas menyres tende?smiley

 

Ai Ylli komunist nuk te lejonte me ike,

te shkonje ne Amerike,

por te fuste ndonje plumb ne kufi,

ose te kalbte ne qeli!smiley
 

Hyzmeqari të shohë punën e hyzmeqarit!

Pse, ti  i ben te bukura vjershat

(hint: i thuhet A. Qirjaqit)

Le që po të ishit buhha ju, nuk ishit sot khëtu. 

''une jam shkrimtar neutral...

..hej dreq ketij, Kavirit, shendet ti thuash, plaç  i duket..smiley

Oidriso,

 

Nëse mund ta vazhdoj diskutimin, mendoj se autorët u ndaluan duke përdorur një formulë gati djallëzore. Ose, suksesi i formulës ishte thujase djallëzor. Jetëshkrimi... Me jetëshkrim, nuk nënkuptoj biografinë, por jetën që përvidhej në shkrime. Pra, gjurmë të jetës personale të autorit, në shkrimet e tij. Gjurmë të veseve të tij në shkrim. Ndërkohë, që autorët e lejuar (ata me prirje të majta) shpërfaqnin gjurmë të vyrtyteve të tyre në shkrim. Kjo nënkuptonte ‘padenjësinë’ e autorit, që sillte si cmim, dhe padenjësinë e veprës. Të qenët i padenjë ishte lejtmotiv. Jo më kot, theksova, që autorët e ndaluar ishin murgjërit e kapitalizmit. Për ne! Sepse, të denjësosh veprën me jetën është një përqasje e ulët. Duhej të kishte ndodhur e kundërta. Të denjësohej jeta me veprën... 

Lirka per espekt e per te fundit .Se ku mund ti diskutosh keto Prurje per Debile ke Mullirin e Hurit .Mblidhni dru ose HUNJ per ndenjese dhe vazhdo BLUANI .

Per qejf tat me qe e respektoj Korcen si nje Qytet Normal do te Uroja ta hiqje zakonin e te fluturuarit me Presh ne Bythe .Te thuash fjale jashte Realitetit pa pike kuptimi si "Liste me Autore te Ndaluar " per nje Popull qe nuk di kujt i thone Autore ...dhe per me teper ta thote kete nje 'kritik i mirfillte arti ...nga rradhet e Malokerise , qe daha me keq s'ka dite me fole Shqip e jo me te lexonte ...Kjo me e pakta e te paktave eshte  te mos njohesh Shqiperine qe e  perfaqeson Zyrtarisht  LLUMI  i Inteligjences e Llapaqeneria  SOT me kritike te mirefillte arti ! Kjo eshte Marrezi ...

Dhe ne keto marrezi diskutojne  vetem te Marret .Te uroj debat te kendshem !

Faleminderit për respektin... As nuk guxoj ta përfytyroj mosrespektin.

Well, citizenat jon me 50 yje mo, dihet ajo.
Ps. Nqse vendi juaj sulmon usa, ca do bosh ti, than.
Ehu, iu tha kush ju ma me buk ju... Mos keni fryk jo.

Mire qe kjo lista nuk ka lene piktor e regjisor pa permendur...po me autoren e Harry Potter-it, J.K. Rowling c'pate xhanem? Edhe ate e kishte ndaluar komunizmi? Per t'i dale te keqes se perpara me siguri, megjithese ajo librin e vet te pare e botoi ne 1997....

 

FERRA
 
Në një pyllë,
Të bukur,
Plot me llojshmëri,
Drurësh shtatlartë,
E livadhe me lule shumë ngjyrshe,
Mbiu një ferrë plot gjemba,
Rrënjë e shtat filloj të hidhte.
 
Dhe kjo ferrë,
Po rritej,
Rrënjët shtrinte nëpë tokë,
Lastarët sajë
Që si zvaranikë kacavirreshin,
Drurët shtatlartë,
Filloj ti gllabërojë.
 
E pushtoj kjo ferrë,
Gjithë hapsirën e pyllit,
Me lastarë, gjemba e rrënjë.
Po shtohej si fara e hithrit,
Drurët shtatlartë,
Filluan të rënkonin,
As rrezet e diellit nuk po depërtonin.
 
Të gjithë,
Ata drurë shtatlartë,
Që krye ngritën,
E kësajë ferre guxonin,
Ti bënin ballë,
Ju zinte fymën,
Me lastarët zvaranikë gjembaçë.
 
Kishte edhe drurë,
Që ferrës i thurnin hymne,
U shëndruan në shkurre,
E ferrës i rrinin në hije.
 
O zot,
Sa ferrë e trishtë,
Fara e sajë,
Kurrë mbi tokë mos mbiftë........

Mati, me lejo nje keshille nga nje "mik" qe te do te miren smiley (Belul prej ku eshte vjedhur batuta?): Shpurja e ujit ne det eshte gjeja me e mire qe Mati di te beje, mos u merr me fjalet se eshte sport goxha i rende.

Oidriso, te lutem mos m'u versul mua tani per keshillen qe i dhashe Matit. E di qe nuk te pelqen t'u veme fre "prurjeve" te tilla smiley

Emo, e pse je kaq i "pa meshirshem"? smiley

Fati e ka dash te njoh jo vetem krijimtarine e poetit, por dhe fakte te tjera. Kshu qe mbase e shoh nga nje tjeter pike.

Me te vertete flm Mesdhetar ...Po me duket sikur prap e ke kufizuar .Mos e ndrydh kam mendimin .Ai eshte i Ri ne krijim dhe kushedi si e shpie Koha ...Pas dhjetra vjetesh mund te na dhuroje ndonje Perle Boterore .

Gjithsesi mos e NDRYDH shpirtin e poetit .Te kritikeve te mirefillte te artit si ky OLJA me XYZ alias Huri ndoshta edhe mund tu kujtosh fluturimin e Ikarit drejt Diellit  me qe eshte dhe Histori Mesdhetare !

Ke plotesisht te drejte smiley...se neser mund te me akuzojne edhe per nxitje te Censures smiley

oidriso, 

si i me(te)ncur qe je kush i ka shkruar keto vargje,

"Që të shkulin ty parti
...................... nga rrënjët,
Duhet të ngrenë nga varret,
.....................e të rivrasin të rënët".

Pastaj komento vazhdimin e poezise.

Alegori mjeshterore. Shume e ndjere.
Shkurret. - gjetje harmonike.
Thanks.

Jo ker nuk e kuptoj dot une..... u rrit ferra si fare e hithrit..... sikur nuk shko si krahasim....

Duhet pare ne diakroni. Para nje shekulli ferra mbyste manushaqen. Me pas pyllin. Kapercimet ne kohe shoqerohen me elementin konstant te ferres, qe shndrrohet ne pike referimi. Autori pa e theksuar nenkupton nevojen e shkuljes se saj. Dhe pastrimit te territorit, se ferra shtohet ne rruge vegjetative.

Po keshtu eshte kur nuk e njeh MPLEKSJEN e figurave ne Natyre ...Thellohu Alidems ....thellohu . Hithra te djeg , ferra te cpon .... Po qe ta kuptosh Mire Matin duhet te kesh jete e te jesh rritur ne Ferrishte e Fusha me Hithra .Ti je rritur ne fusha me bar mor tu keqen . Ai ne pyje ku Ferra te duket Ibrahim .Atje ku nje ferre te ngjallte frymezimin , ku hithrat perdoreshin nga njehere ...dhe prandaj ka mbetur edhe shprehja ...Fshije sumen me Hither po ta mbajti . Gje qe nuk e bejne as Kavajotet . Eshte nga strukture tjeter Mati !!!!

e bukur, pergezime Mat. vetem ka dicka qe e demton kumtin.kur thua"ferra e pushtoi pillyn  dhe drurret  renkonin " kjo krijon keqkuptime  orgazmike.

dhe e dyta, kam pershtypjen se do dilte me e forte rakia po ta zjeje ne gegnisht.

 

Ni  njat pyll

bajagi t bukur

E plot me llojshmeni

drunesh shtatnalte

E livadhe me lule  shumngjyrta

Ka pas  mbir nji ferr plot gjamba

Rranj e shtat ka nis me hedh .

-----------

variant i gegnishtes te mbishkodres

vargjet gegnisht e perforcojne imazhin e pershkallezimit te gjames qe po ngjet.

dy million shqiptarë shikojnë për të njëzetën herë po të njejtin film shqiptar e dëgjojnë për të dymijtën herë po të njejtën këngë shqiptare dhe shohin vetëm tabllotë e skulpturat e artistëve shqiptarë (sot gjen me dhjetra nostalgjikë që luajnë me fraza nga filmat shqiptarë apo që mallëngjehen me këngët e atyre viteve. Kjo të kujton historinë e fëmijës së rritur nga ujqërit, që pa asnjë kontakt me botën njerzore).

C'eshte ky, njeri?

Ky qe ka shkruajt kte pra.. ka prinder ky apo jo? E kane pjelle njerezit apo ujqrit?

Po te kesh qene i vemendshem tek PPU me qe je pak i vjeter , do kujtosh se nuk eshte hera e pare e kesaj lloj prurje  te fencurish . Po kesaj rradhe eshte zgjeruar se i jane shtuar edhe kerrice te lloit te tij smiley Kane qene te ndaluar ne ate KOHE ne boten njerezore .... por jo me Liste smiley

Te qendrojme te tema Autore te ndaluar. Cfar nuk ishte e ndaluar ne ate kohe? Me elementarja. qe sot te rinjve qe nuk kane provuar ate kohe ju duket habi, ishte e ndaluar te dashuroje, djali ose vajza, me pare se te cfaqnin dashurine njeri tjetrit duhe te mernin leje nenes parti, qe te siguroheshin per ndonje njolle ne biorgafi.

ce pyet Mat, ajo kohe mos ardht kurre. njerzit jetonin neper peme, pa celular, pa coca cola.

ehhh te shkretet njerez, u shkoi jeta duke e shkundur me dore..... kohe e keqe thuaj....

Dobet spiro dobet.  Cheap humor.

Edhe kjo qe thot mati i ri eshte nje dukuri qe ishte mjaft e perhapur.  Mos e harrojme se Mehmeti zyrtarisht u be qepaze nga Enveri me shoke per nje krushqi te gabuar me nje vajze nga nje familje armiqsh populli.

po kush tha jo. humori ishte per njerin qe pyeste si jetonin njerzit ne vitet 60.meqe Mati e solli ne shteg muhabetin.

Tani jo nuk tha njeri, por ti me bashkemoshatarin tend i futet nje satire dhe dolet matane.  Sigurisht ai e qendis mire se ka dell artisti.  Tani une s'i di qellimet, por kur dikush thote dicka si ajo qe tha mati me siper, qe s'ka burre nene ta mohoje se ashtu mohon luften e klasave, e te tjere e ironizojne e satirizojne mua me duket sikur po mundohen te tallen me dhe si rrjedhoje minimizojne fenomenin.

Po nuk mohoet lufta e klasave i pakapshem.as po minimizohet.staira eshte per qasjen banale. ti mbase ke qene i vogel asokohe por kaq shume u banalizua propaganda me regjimin e satrapit Zog saqe nuk ngjiste me. 

i-pakapshem

je nje nga komentuesit me te mprehte,me vjen keq qe humbet kohen ketu,sinqerisht

Ke te drejte, ne nje fare menyre eshte humbje kohe por edhe argetim ndonjehere.

"njerzit jetonin neper peme, pa celular"

Nuk duheshin celularet, ishin spiunet dhe kalecat e sigurimit, qe te ndiqnin nga pas si minjt.

hehe spiunet edhe ne tavan fillun te pergjonin.e ke parasysh Dosja H? prandaj shqiptaret masivisht i benin shtepite me solete.

Dulle Baxhaja. Si dhe ai qe nxorri syte e vet me dashje qe te mprehte shqisen e degjimit ne detyre. A mendon se eshte e vertete qe 1 ne 3 veta ka qen fuks, Mat? Mu me duket cik e ekzagjerume per vete.

Ti do vrarë me bukë në gojë!

Une di qe nuk kam qene.  Spiritus duket se coc di, hence lind pytja "nga i di?"

Kavir-i pastaj...ashiqare...

Iu dilte dashnia per hundesh. Ke nje dajo me Ballin. Ka pas tregime e novela qe e trajtonin punen sikur goca "me biografi te keqe", po mundohej me ia hudh cunit me biografi te mire. Ne njerin nga keto tregime puna shkoi deri sa po piheshin kafet e fejeses. Djali si karafil shikonte vetem hijeshite e goces - lihej te nenkuptohej qe gocat "e deklasuara" ishin shume te bukura, por molle e ndalueme - hic mendjen se c'mund te kishte bere familja e saj gjate luftes. Per fat, ne delegacionin e djalit ishte edhe nje dajo qe i dinte mire punet. U be gati dollia, ta pime tha i ati i vajzes, per lumturine e ciftit. "Not so fast", tha dajua. Si e kishit mbiemrin ju, edhe nje here? Ia thane. Cfare e keni ju filanin, fraksionistin? Qetesi ne dhome... mek mek dmth... e kapi situaten daja... dhe edhe djali i harroi hiret e vajzes ne cast, e cila mori nje pamje djalli, sic i duken ato gocat keanu reves tek devil's advocate. festa u kthy ne mort se fejesa ne cast u prish. delegacioni i djalit u kthye solemn, armiku kurre s'fle, por saje vigjilences... delegacioni i vajzes mori nje hije renegate, kravatat po iu rrinin ngushte, djerse... si me qen ne mbledhjen e 81 partive.

Qetesi ne dhome... mek mek dmth... e kapi situaten daja... smiley e shoqerova me fytyren e birce haskos ket une.

po ca i kujton M.Shehun tani Matit. edhe troja jone pati helenen  e saj. 

dmth doli duresh tema, nuk e dashuron me njeri... smiley

vuna men listen, mungojn edhe nje here a dy here me shume emra.

e kape ate "periudha raki e rudit" te nje teme tjeter? smiley

 

epidemia e injorances ka shkatuar  me shume viktima sesa te gjitha epidemite e te gjitha koheve te marra se bashku....

@xyz- nese do ti kishe vene emrat e autoreve ne rend alfabetik do ishte shume me lehte te gjenim ata qe mungojne. sidoqofte, postimi e kreu detyren. smiley

edhe me sa pashe, mungojne ne liste gjithe impresionistet franceze, post-impresionistet, e me rradhe. meqe une e mbaj mend nga historia e artit, arti boteror mbaronte me romantiket francez, edhe ata me gjysma, pjesa revolucionare me temat e jetes, psh, fragonari puseni, vatoja (po i shkruj shqip per shpejtesi) nuk jepeshin ne shkolle, ose shaheshin  larg qofte busheja, pornografiku smiley

kur  nuk lejohej van gogu degaja e moneja, gogeni e sezani ne fakt po kerkoj shume te arrij me nje paragraf.

po me sa duket spiritus, eshte e frikshme te pranoje njeriu burrnisht/e se i ka ik gjysma e jetes e ia ka fut kot. meqe je ne leme, shikoje se sa shume hamullor ekzistencializmi mbillet ende ne letrat shqipe. nuk ka si te ndodhe ndryshe kur Franc Kafka shahej edhe pse e kishte emrin makaber ne shqip smiley kafka, edhe shkuante libra ku njeriu behet kanderr... ky personazh e permbush plotesisht krijuesin nen diktaturen shqiptare, njeriun e mbyllur brenda vetes e brenda botes, njeriun qe nuk ikte dot as nga syte kembet e te mbetej gjalle.

kot o vlla kot na  ka ik.kete e kuptuam kur dolen kto marifetet pornografike dhe librat: si te bejme seks. aty kuptuam se jeta na kishte vajtur dem.

po pra shkruaj poezi ne, bjeri larg e larg, kur ja doli pornografia naaaa, pa nji pa dy e nxjerr kuptimin, edhe me prova bindese ne nivel shkencor smiley

Si u var poeti HAVZI NELA me 10 Gusht 1988


 

22 VJETORI I VARJES SE POETIT KUKSIAN
Poeti disident Havzi Nela, me 21 Gusht mbush 76 vjeç, me 19 vjet burg, 22 vjet i varur në litar, 5 vjet internim, 66 vjet jetim(!)
Dita e mërkurë e 10 gushtit 1988 në qytetin e Kukësit ngjante me një shtet-rrethim: Postblloqe e patrulla me policë e civilë nëpër rrugë… Në mëngjes herët, sapo morëm gazetën lokale në shtypshkronjë, policia na ndaloi veturën në rrugë e pas formaliteteve të rastit, na drejtoi me gisht e mburrje mbi 300 metra më larg, për tek katër rrugët, te agjencia e udhëtarëve, vendi më i populluar i qytetit. Aty, pak orë më parë ishte kryer akti tragjik mesjetar i marrjes së frymës njerëzore nga terrori shtetëror komunist: Varja në trekëmbësh nazisto-komunist e poetit Havzi Nela, i vetmi poet i varur në Shqipëri dhe i fundmi ekzekutim komunist i një disidenti në të gjithë Europën Lindore.
Ende edhe sot më shfaqet ajo skenë tragjike: Mbi trekëmbësh qëndronte e varur një parullë e dizenjuar mjeshtërisht në karton: “Havzi Nela (me ngjyrë laramane) armik (me të zeza) i Partisë e Popullit (me të kuqe)”. Poshtë saj, si në gjallje, tundej e tundej me litar në qafë e trup në ajër poeti atdhetar. I kishte dy sytë të dalë e dukej sikur vështronte. Nga buzët kishte rrjedha gjaku të pandalur e dukej sikur fliste. Kishte një palë pantallona të përdorur me dok të hollë kinez. Këmisha e tij e hollë, e zbërthyer keqas, i valëvitej e valëvitej dhe gjoksi i dalë i jepte atë pamjen e martirit. Mbante, në atë çast, një opingë prej llastiku në këmbën e djathtë… Ekzekutorët e krimit me uniformë e civilë kujdeseshin për parullën e trekëmbëshin dhe, në etjen e tyre për gjak, talleshin me viktimën: me ngritje-ulje të litarit, shtrëngim të rripit të pantallonave, me njërën opingë luanin futboll…(!). Edhe të vdekur nuk e linte të qetë hakmarrja komuniste, urrejtja biologjike e patologjike e diktaturës enveriane kundër kundërshtarëve politikë…

 

Poezi nga Xhavit Gasa:

MOS ARDHTË AJO KOHË

Mos ardhtë ajo kohë kurrë,
E frikshme dhe e trishte,
Kur në raftin e drunjtë,
Kishim vetëm bukë misri me kripë.

Mos ardhtë ajo kohe,
Kur punonim si skllever,
E në raft kishim vetëm bukë të ftohtë,
Qe nuk e hanin dot as qente.

Mos ardhtë ajo kohe,
E frikshme dhe e trishtë,
Kishim frikë të benim dasëm edhe mort,
Se cdo gjë ishte me listë.

Mos ardhtë ajo ditë,
Që edhe për të dashuruar,
Duhej t'i mernim leje partisë,
O zot në çfar kohe kemi jetuar...

OK, ndeshja mbyllet : si gjithmone, fiton lukunia.

 Je bo si Ed Rama mer kadosh! Tak e kthen menjehere humbjen ne fitorje! smiley

Pa kohe shtese? Kush eshte arbitri ketu? E ke bo si ato ndeshjet ke lagja, qe kush kishte topin e mbyllte ndeshjen vete. smiley

Deshe Colin, ti Gaia ? Ja ku ke dhe Lolin. E thame pak me lart : aty ku eshte Kanani, eshte gjithmone dhe Shabani.

Gjithçka, edhe vete yjet veprojne thjesht per te me vertetuar. E pabesueshme.

 

lukunia the ?

njhere replikova me pf ,tmu turren nja 7 a 8,si çerret e lagjes, : e di ti ca te bejme ne?,,,,

Gaia, siç thote nje batute e njohur tashme, "faktet flasin vete".

Ke nderin te fqinjerosh me njerin nga udheheqesit e lukunise, i cili, per çudi, i mbledh ne trup te vet te trija pikat e infeksioneve : eshte edhe njeri prej Lolit dhe Colit, edhe nje i zjarrte pas jutubit, edhe ithtar i paepur i hahaha-hihihise. "Faktet flasin vete".

Mjaft më me shantazhet e hurbinekut! Duhet ngrit zëri...  dum liri shprehje!

ps. na u bo si burri nonës me i llaf.

Le të vetëofrohet një femër peshku ta marrë me të mirë, them unë. Duhen bërë gjërat urtë e butë... 

s'bo fajde. eshte gjer ne gryke me femra dhe fame smiley

Vereni gjithashtu hedhjen e kushtrimit : mjaft me ne roberi ! duam liri !

Dhe s'do te kalojne 5 minuta dhe lukunia do te vihet ne ndjekje. Eshte e sterditur tashme : disa vete nuk e perfytyrojne dot jeten jashte numrit shumes. Vetem numri i ngushellon ata. Njejesi nuk ekziston, nuk e njohin. Shumesi i mban ngrohte, i vesh me nje pushtet ne dukje te pathyeshem, i ben qe te ndihen pjese e nje bashkesie te lidhur nga ideali, ngjyra, lloji i fytyres apo i qimes. Ne thelb, jane shume te trishte : nuk e durojne vetmine.

i ke pas thon sardele me perpara. interesante se ca te vjen ty mbas avazit nuk i qu ashtu. e ke pyt veten najher, gringo?

dhe edhe kete mos harroj: kur del bllof (sic ben jo rralle), behu gringo vertet, jepi doren dhe thuj sorry atij tjetrit. kur ia fut rroma per toma e kam llafin, dhe ai tjetri te kap gafil. mos u fut neper gemusha. te kujtohet nje vetvendosje qe shkruan ketu? ashtu si zakonisht iu gafurre dhe atij, koketrashe i the e gjithe arsenalin. Kur tu kthye e te dha nje berdaf te lehte, e qepe gojen vetem angullime te mbet pas. behu burre a derezi. dhe mos i fyej njerezit, as individualisht, as ne grup. s'te ka borxh njeri.

ps. meqe i the koketrashe atij botit, jam shume kurioz te di c'ben ai ne france e c'ben ti. kshu sa per reference.

 

ajde, ajde...

u kuptum besoj.

turqeta.

Kam nje lajm te shkelqyer per gjithe llafolloget e peshkut. Sot, keta autore lejohet te lexohen.

Ndonje muhabet tjeter?smiley

Po ty t lumt goja! Na jep ndonje mendim: nga ta fillojme? smiley Leximi  eshte individual, komentet jane ne lukuni smiley Jam kurioz, kush ka lexuar 50 % te kesaj listes? 

Ne fakt nuk jane te gjithe per t'u lexuar, ca jane edhe per t'u pare. Duhet t'i marr nje nga nje qe te shikoj se c'fare perqindje njoh po se mos eshte liste e plote! Une thjesht nuk kuptoj mire pse ky postim. Po, diktatura censuronte. Jo, tani nuk censurohet me. Po, atehere mund te kishe probleme nqs kapeshe me materiale jo 'kosher'. Jo, tani nuk te gjen me asgje.

Edhe?

Tani qe diktatura i la cyryke nga formimi miletin, kjo dihet dhe eshte teme interesante, po qe nuk me duket se sqarohet vetem me ato tre paragrafet e fillimit. Ne duam te diskutojme kete, e hapim nje teme. Ne duam te diskutojme cilat jane pasojat e kesaj erresire te detyruar hajde e hapim nje teme. Ne duam te diskutojme rrymat e perfaqesuara nga ata/ato autore qe ishin te ndaluar dhe cilat do kishin qene pasojat nese populli do ishte ekspozuar ndaj tyre, hajde te hapim nje teme. Po kjo lista si liber telefoni qe ka vetem emra, qe eshte e paplote, e paorganizuar me ndonje kriter te caktuar, qe permbledh edhe Bertrand Russell edhe Lev Vygotski ose Isaac Asimov e Georg Lukacs pa asnje lloj spjegimi tjeter me duket pak si pa koke e pa bisht. Lere pastaj J.K Rawling qe eshte ne liste dhe Ayn Rand qe nuk eshte per shembull.

Apo mbase pergjigja eshte thjesht 42

Kam lexuar Matisse, Kandinsky, Klee, Magritte, Rothko, Dali etj.

Une per vete do filloj nga J. K. Rowling se s'e kam lexuar ket. 

Po Van Gog e ke lexuar? O cfare libri mrekullueshem! Akoma pikon gjak nga veshi i tij i prere. Po Picason e ke lexuar? hehe ti paske gjith kete boshllek ideologjik . Me cfare e ke mbush xhano? smiley

Me Atlasin e Ayn Rand. Del. Tepron. Supet aq mbajne. 

Pse s'eshte ne liste? smiley.

PS:

O shpirti smiley.  Me ke tallesh mo?  E une qe t'u gjegja xhano-risht smiley.

Po mire ti, po e hengri dhe Hurbineku yne mendje holle e sedermadh (ketu ka nje buzeqeshje por per hater te Hurbinekut qe urren buzeqeshjen po autocensurohem), e hongri dhe ky tironsi si petell qe un e simpatizoj per ciltersine e tij.

________

Hurbinek,pse gjithe kjo xanxe bre mik? Edhte une te lexoj me kenaqsi PAVARESISHT se nuk pajtohem me mjaft nga qasjet e tua dhe stili komunikativ. Por eshte i yni Hurbineku, dmth pjese jo e parendesishme  e ppu-se.

Eshte thene e sterthene, PPU nuk eshte akademia e Pllatonit, as simpozium.Eshte midis kafenese dhe logut te burrave/grave (flas per ata mbi 25 vj) qe ju ka lezet llafi por bejne dhe ndonje shaka e romuz.Se jeta eshte e shkurter Hurbinek dhe nuk duhet marre vetja shume seriozisht.

Dua te them se kur muhabeti meriton seriozitet,duhet folur seriozisht.Edhe tek jo teme, cfare pata per te thene seriozisht, e thashe.Pastaj temat behen terkuze, arrin pika kritike dhe pika e ngopjes.Plus dhe nderfutjet e tipit rroma per toma. Dikush sjell poezi te kopshtit dhe ti thua merre serizosht? Pastaj, nisur nga lista e te ndaluarve, ja fut si kau peles dhe thote komunistet nuk te linin te beje seks.Ti thua mos u tall. Nuk tallem me askend, me dukurine po.Dhe me lukunine. Por tek e fundit secili te veten. Secili berr varet ne kemben e tij.

Dhe te vjen si e derguar nga Zoti Kristida e te thote:e moret vesh, lista tani nuk eshte e ndaluar e ketu mos ben pak humor po deshe.Po kush te le se! Vjen ti dhe te tregon ca dmth autor! Mendoj se tonet didaskalike nuk i bejne nder askujt ketu. Eshte infantilizem. 

 

 Eshte infantilizem.

 

Është patronalizim, çka bën Hurbineku ynë, rregullisht. Edhe zgjidhja është "infantilizimi", dmth Hurbineku ynë është gati të bëjë fëmijë, dhe "duke u bërë Hurbinek", unë i këshilloj të bëjë fëmijë, që ta ushtrojë të drejtën e patronalizimit, dhënë bujarisht prej vetë natyrës. 

 

Mirë ju të dy, se i gjetët idhujt tuaj në listë. Po unë që nuk gjeta as Çak Norrsin, apo komisar Katanin të paktën. U ngushëllova me Dirty Harry me veprën "Do you feel lucky punk?".

Ma përkthe në vargje këtë se nuk e kuptoj kshu në prozë unë. smiley

Spiritus,

Je nga te vetmit qe me dhimbsesh kur e hedh hapin aq tundues dhe i bashkohesh kompanise se 7-te nen driten e henes. Perse e them kete ? Sepse ke nje potencial qe mund te beje te lexohesh me vemendje nga te tjeret. Pavaresisht disa prirjeve politike qe s'jane aspak te miat dhe qe une s'ti honeps fare, me e thene ne frengjisht "que je les emmerde".

Por kjo s'me pengon qe te te lexoj e nganjehere te te kundershtoj me njefare frike mos e kam gabim.

Disa sarkazma, ose shqip fare : TALLJE, nuk jane as te bukura as te vlefshme. Nje ironi e qelluar, eshte artistike deri ne majen e gjinjve, siç thoshte Michel Sardou. Por nje tallje e trashe, oh sa trishtuese qe eshte.

Kur shkruesi i tekstit me lart, XYZ, flet per autoret e ndaluar, ti duhet t'i therrasesh menjehere kaplloqes dhe te pyesesh me vete : ç'eshte nje autor ?

"Kush eshte autori i kesaj ure ?" pyeti shoku Enver kryetarin e kooperatives.

"Kush eshte autori i ketyre shkarravinave ketu ne derrase te zeze ?" pyeti prof. Perikliu studentet e vitit III te ndertimit.

"Kush eshte autori i kesaj pikture ?" pyeti Spiritusi Hurbinekun ndersa po shikonin Xhokonden ne Louvre. Eshte Leonardo da Vinçi, shoku Spiritus, u pergjigj Hurbineku.

o emo per mir mer burre edhe cfare se botohet edhe kitzch - skic me i llaf? po kjo nuk ka shonc mer mik te rrezoje ate qe shkruhet mire, as listen e autoreve te ndaluar. kur nisem ne te lexojme ata te ndaluarit me prust e me kamy e na duket jo vetem habi, por edhe fitore mbi diktaturen, bota qeshte me gezimin tone mer burr.

ja miku yne spiritus qesh a ke lexuar van gog? letrat e van gogut jane histori e lavd ne arte dhe njerzim. pikason e kam lexuar ne 1997, e kam perkthyer edhe mora note ne sjellje se i kishim mik msusit se ashtu shkojshim perdore bashke ene une edhe baba. kandiski eshte teoricieni me i madh i shek xx monde. magridi po ashtu, po ashtu rotko. matisi ka kujtime nuk ka teori, dalia pastaj eshte poet : masturbatori i madh. ndryshoi gjysmen e perafrimit me poezin ne shqipnine e 1990. dolen qe edhe artistat nuk ishin krejt pa gjo, bojshin edhe gjona me seks... he pra mo seriozitet, jo vetem ilaritet ne salle smiley

ps. te mesipermet jane lehtesisht te vertetueshme. edhe po une kam pas fatin ti kem ne shqip nga nje perkthim i tim eti prej cekishtes, nga revista plava botime te 60 tes, marre me hile nga "plehrat" e ambasades ceke. revista nentori e cekise ishte ajo. aty kam pare edhe pikason per here te pare. kush do i kam ne shtepi te vije ta vertetoje.

petlle, po na lej mer burr te bejme nje dore muhabet per qejf tone.  Jo zysh-llek te kopshtit pa dreke vend e pa vend, he xhan smiley.

ka qene shume e hidhur gjeja, por puna ishte se s'kishte sistem referimi, dhe niste mpirja. pse e them kete? sepse vinte nje moment qe gllaberosheshin c'dilnin (perkthime nga perkthyes qe i du shum fare plus Ismaili) edhe aty fillonte shkretetira. nuk di a te ka rene rasti te jesh ne Vegas. Kur del qe shkon per Lake Mead, e shikon godinen e fundit te qytetit dhe menjehere, pa cak pa bam fillon shkretetira. abrupt. edhe ajo pune. sa dole me nxjerre kemben pak perjashta, ishte atmosfere marsi. tashti, e para une them qe mos leni pa permend ate qe lejohej she/ose qarkullonte me te pakte e kimet si per djale te vetem qe thone. e dyta, grushti qe haje ballit sapo doje me dal pak jasht rrethit... nuk di nga me ra nje here ne dore nje metode e perdorur anglishteje, e cila kishte ne foto chrysler building, si dhe nje kenge te beatles, eleanor rigby me 99%, e cila jepej edhe me nota.  tani e kupton ti mrekullimin? me vrap tek N. Qafoku (vllai i Llukes) i cili i binte kitares, dhe e kisha si pune mentori kshu. I thashe shih c'kam gjet. Llamburiti fytyra, tha ja ti bim eleanor rigbyt me baza shkencore... si tani e kujtoj smiley  ne psh  kuptojme me mire se shume te tjere atmosferen ngasheryese te koncertit te sheshit te kuq PMcC - asnji nuk e kupton sa ne. Pra pa fjale, kush donte te lexonte me - flasim per nje shtrese te hooolle si eshte ne fakt shtresa kulture mbajtese e cdo kombi, pa perjashtim (edhe ketu, sic ti e di fort mire) - u rrit ne kushte te privacionit (jo thjesht mungeses), dhe, sic e kam thene edhe gjetke, ne kushtet e nje konkurrence aspak fair ndane ketyre birbove qe kishin "leje" per lexim. Por, per ta dhene helmin deri ne piken e fundit, edhe ata qe kishin leje, ruheshin te mos merrnin libra allosoj faqeza, degjoje ate ngjelen tek fevziun se eshte shume pikant me ate info. I merrnin borxh nga dikush qe kish guximin - me gjithe lejen qe e kishin vete - t'i terhiqte. A ka me grotesk se kjo!

Jam me ate qe censura duhet studiuar sepse eshte indeks per shume gjera, me shume per censoret se sa per masen e privuar ne fakt. Dhe t'i matet e keqja reale, sa dhe si eshte (kjo do teme tjeter), se ndryshe, me diletantizem e kevin kostnera, nuk kemi gje ne vije. por edhe kjo pune xhanem, si te tjerat, un nuk se kam ndonje pritshmeri. hidhtesia vjen me shume nga fakti qe u ndaluan ne nje kohe kur ne, dmth dora ime, e gllaberonim gati fizikisht librin. Lexohej duke ecur ne trotuar rruges nga shkolla per ne shpi mer, kur mos kem njeri. Mitrush Kuteli... Ndersa ismaili mbarohej naten, nuk leshohej libri deri sa i dilte shpirti. edhe 10 lexime permas, kshu me pjese te preferume, file minjon, me viviseksione qe thote PF-ja.

m'tha monda ta lej ene e lash emo smiley noten se osht note knej. neser ka dite prap.

Petlle nuk e dijsha qe ishe cuni i G. Erebares. Respekte. Kam shume respekt per brezin e kineasteve qe u poqen ne Prage, dhe per babain tend ne vecanti. Plus qe kane qene e njejta shoqni me Pirro Milkanin, Nasi Shamine, plakun tim rafmet paste dhe me dajen qe kane qene tjeter zanat po i njejti brez. Do kisha qejf tu puqshim ndonjehere kur te vij ne Shqiperi. Kam edhe une ca revista ceke nga ato te viteve 60". Bardhezi, po prape me e mire na ziebardha jone. Ma trondisnin nganjehere imagjinaten.smiley

pf, mire se te vish kur te vish. shoqnia ajo ka qene ajo eshte... revistat ceke qe kam ne shtepi une jan me ngjyra disa vite edhe nuk besoj se kemi arritur as sot ate nivel paraqitje grafike se permbatjen besoj e kemi. aty i ke te gjitha rrymat, autoret etc etj, me kane thene disa se ne moske pas hrushovit u hap diga e vershoi, por nuk e di.

shkurt gjynofqaret jemi ne. sidomos ato 40 -50 vjec sot. na shkoi rinia per lesh neper aksione misri e qepe, zbore, pa lek edhe pastaj na shkoje pjesa tjeter ca ne emigrim e ca duke u sha sa te mire a sa te keqi jane keta qe kemi sot, (qe ne fakt jane po ata qe ishin dje)...

ujk i vjetër ama është ë... shif si po don të na vjedhë delen "spiritus". Për mu është ofezë, Spiritus, ty të konsideron delen më të dobët, demek. smiley

 

Spiritus, the weakest sheep. smiley

hallka me e dobet e zingjirit... erdh kryqzori Avrora...

 

 

Pikërisht! 

Kishin një traditë spartanët e vjetër, që dikush të bëhej BURRË, vendoseshin në dy rreshta, edhe e gjuanin me çtu vinte dorësh. Spartani kandidat për burrë, duhet të kalonte në gjatësinë e gjithë rreshtit, pa bërë zë, dhe duke qëndruar në këmbë. Nëse nuk e bënte këtë, skualifikohej. 

Këtu ka lloj lloj robsh që shkruajnë, ka njerëz që mund të kenë dyfishin e moshës time, por KURRË, kurrë ndonjërit nuk i ka shkuar ndër mend të patronalizojë dikë, ose për rastin personal, mua. Përveç... Hurbinekut. Që e ndjen detyrë prej natyrës, të patronalizojë gjithkënd. Qoftë dikë në moshën e babait të vet. Kështu që ky mos të çuditet kur t'i vijnë thuprat rradhë rradhë, se po shkel një ligj të pashkruar elementar të ETIKËS. 

 

Portokall,

Meqe te ka rene ne sy ky paternalizmi im, me ben te ta them te verteten hapur, ja ashtu, si burrat, si Spartanet.

Biri im, une kam dy vjet qe jam shuguruar Prift. E kam te detyrueshme paternalizmin. Te gjithe ketu jeni bijte e mi.

Dhe e dyta, hakshe alla shqiptarçe, perveç Idrizit qe eshte me plaku ketu, jam i dyti me i moshuar : plot 57 i mbusha majin e kaluar. Tani, ç'eshte e verteta, Emigranti dhe Spiritusi me afrohen ca, tani po plugojne te pesedhjetat, por prape, ngelem me i madh. Keshtu qe mos ma merrni per ters kete paternalizem.

Keshtu, biri im, te ndjefte Zoti te ndjefte.

Hahaha o Hurbo ca esht kjo pune. A jam une gjithmone nje hap para teje, apo je ti nje hap prapa meje. Une sikur ta ndolla duke vene ate fotografine e Jesus pas komentit tend, e ja ku vjen ti dy komente me poshte e deklarohesh prift. 

Ne fakt ti lale me kujton pa mase kapelan Oto Kacin kur i predikonte te burgosurve te Qelise me Benevreke qe te hiqnin dore nga udha plot gjemba e mekatit e keshtu me tutje...

Puna eshte se pjesa me e madhe e atyre qe ti do ti shpetosh nga rruga e mekatit, ka kohe qe ia kane ndier lezetin ketij te fundit. Domethene, jo vetem qe e kane ngrene mollen, po shkembejne me njeri tjetrin edhe receta kompostosh molle, recelnash molle, strudelash, apple pie-ash etj. Tani bile recetat shperndahen me ane te internetit biles, po thashethemi i fundit eshte qe ai qe ka shpikur Mac-un eshte vete zedhenesi i Belzebuit (larg qofte) dhe se ajo emblema e molles se kafshuar dhe emri Apple, ne gegerisht do te thote molle (zot na ruaj ...zot na ruaj) ...me nje llafe te gjithe ate qe kane mekintosha ja kane falur shpirtin Belzebuse ...

Po dhe Z. Jezu Krisht nuk do te vonoje. Do shfaqet nje dite krejt papritur, tamam ne kohen e Pushimit te Madh kur keta te shitur per 1280.99 Aspra do jene duke ngrene lunch dhe do bertase me sa ka ne koke:

- Une jam Kapelan Otto Kaci mor derra!

Dhe atehere te shohin ku te futen.

fundi i diskutimit,me duket se xhaxhi i 'ndritur' donte pikerisht te ndalonte keto kacafyetjet mesa duket,perderisa ju te gjithe i keni lexuar dhe spo gjeni nje gjuhe por po shaheni se ua morri kohen enveri me gorkisma e me komunisma te tjere.sepse vetem ate pasuri ideollogjike qe u kane lene keta te ndaluarit qe rrizbuluat ne nej moshe te pjekur per te gjykuar nuk po e tejconi.

jo jo klesi jam po ama vertet ktu po beheni palaco me gojet tuaja.e per cfare.ai sistem vertet ua ka shpelar trurin.

Kam frike se s'je e afte te na gjykosh. Dhe kjo eshte akoma me e trishte, nese pranojme qe ti s'ke pesuar ate shpelarje truri qe paskemi pesuar neve.

kam me pak se gjysmen e moshes tuaj dhe sinqerisht nuk e kam pesuar.por shihni veten,jeni ca pjella te monizmit qe fyheni per cdo gje.e kuptuam qe jeni te gjithe kaq kunder atij sistemi por a mund te me thoni e kuptuat ndonjehere qe ishit si ju si sh prej jush prinderit e mi qe shpelaheshit menderisht cdo dite.kush e kuptoi perfundoi ne spac apo vende ti tilla,po ata i kishin lexuar te ndaluarit,per shkak te ndaluarve apo te kundershtimeve apo propagandes vetem perfunduan atje.me thoni nje shembulll te vetem ku itelektualet ata qe kishin ne dore ca nga keta te ndaluar meqe keta paskan qene ushqimi juaj i munguar te kishin bere nje klithje te vogel.festivali i 11 do thuash,jo sishte shembull.un nuk iu gjykoj,un po shoh ate si iu po gjykoni njeri tjetrin.por ama kemi mbase sh pak raste kur intelektualet u ngriten kunder atij sistemi,kunder asaj shpelarjeje.edhe po pirpiqeni te thoni qe ai sistem iu la te cunguar.

nuk iu gjykoj,gjykoj prinderit e mi nese e bej,e nga ata kam dale.po asnjehere skam pare me percmimin intelektin e askujt te atij brezi.sepse sic e thashe me larte,aq kishit,aq ju duhej aq ju lane.

Më falni zonjë se po ndërhyj, por nuk e mbërtheva dot veten tek 'pirpiqeni' - ç'doni të na thoni?

Ndërkohë ju përshëndes me 'Puppe a pera' - teksti dhe muzika Francesco Nuti. Urime.

thjesht nje gje te thjeshte,sa nga ju kur dolet jashte gjeja e pare qe bete hyte ne nje librare edhe blete Rawls po themi?thjesht te ndaluarit sic ka thene emo me siper jane vetem 1 nga sh gjerat qe ai sistem u hoqi njerzve.por vetem kjo heqje ju kufizoi gjerat ne jete?kete po perpiqem te them

Nga e dini që unë jam disa? Për t'u çuditur.

Nejse, po ikim të flemë.

shpjegoja cfare nenkuptoja me siper kur po flisja ne pergjithsi.per tu cuditur eshte mbase sepse ju u bete pergjithsia.

John Rawls? Seriously? E di cfare eshte per te qeshur Kles, dhe une qe e them, nuk hy tek ata qe ti quan "ju." Te ndaluarit nga lista e te ndaluarve. Gje qe me mohim te mohimit, qe te flasim prozaikisht, si ai personazhi i Molierit - a i Hegelit: ca dreqin ishte e di emo - e ben kete liste, liste te lejuarish te ketij regjimi (TM Asterion). Rawls? Nuk e besoj. Rawls eshte ideolog par excellence. Qelbet ere sa edhe ideologjia te ciles ata qe ti i quan "ju te djegurit," nuk e honepsnin dot. Nejse, ti shembull more e une ndoshta perseris vetveten, por ky brezi i prinderve te tu, e te mite bashke, kane pasur nevoje per bashkekohesi. Rawls aty eshte, bashke me Derridane e kusurin e kush tjeter eshte kosher. Po Althusser? Po Badiou? Po nje Zhizhek per te tall bythen ne vend te Rowling? Te komshies jane keto, apo dele te humbura? Kur te flisni me brezin "e djegur" kujdes, se te rreshket kemba dhe te japin uje ne bisht te luges, te gjithe. 

Jo po gjuha, do thuash ti. E ca pastaj se shahet nga nona. Shyqyr qe nuk po festohet 100 vjetori me 29 nentor, thuaj, po hajd, se te gjitha do i shohim qente kismet.

i love zhizhek....gjithsesi ishte perr te dhene nje shmebulllllll sh te ekzagjeruar.po mos harro se zhizhek ka perfunduar komunis perseri.

po dhe keq bile:

ne nej interviste me wikiliksin tha po ore jam komunist edhe qe cke me te

O rini me horizonte te hapura dhe pa lista te ndaluara. E kuptoni qe po e coni ne absurd kete Eureken e listes. Jemi viti 2012! Te behej ky diskutim ne vitin 1991, eh, ndoshta  nje pjese s`do fliste dhe do psheretinte. Por kane kaluar 22 vjet, kush ka dashur te lexoje , ka lexuar.Prap koha e humbur nuk rikuperohet plotesisht por prit pak, se kto pordhet e medhoja intelektuale po ju grisin breket.(metafore kjo) Ju u qani hallin atyre me moshen sa prinderit e tu qe u rriten ne monizem dhe nuk lexuan/shikuan autoret e listes se ndaluar. Po edhe sikur profesore te ken qene te gjithe, dhe sikur kjo liste te ishte e lejuar, besoj se jo te gjithe  do te kishin shtysen ,  nevojen dhe  mundesine ti lexonin te gjitha librat e ndaluar qe kane qakulluar neper bote. Se u be kjo lista si me qene fara lule dielli dhe gjithkush i pertyp duke bere muhabet me shitsen e perimeve: ho me, ca thote Hegeli? oh, lere , lere, me grate e shkalles kemi diskutuar Nicen, apo nuk i ngjan dhe Ezel-it.

Ne fakt juve jeni pjerdh me kohe e vaft. Jeni pjerdh po aq sa kjo "mbrojtja" ekstreme qe sjell ti ketu: "te gjithe librat", "e gjithe lista".

Te kishit lexuar te pakten nja 10 libra nga ajo "lista e ndaluar", ne kohen tuaj, e s'do ishit kaq te pjerdhur.

ti duhet te jesh derr idhi mesiguri, ose edhe derr ari.por per kete te fundit s`te bejme dot derman, shko regjistroju ke LBKT.

Kjo eshte e gjitha cfare ti mund te thuash?!

Cfare eshte LBKT?

O Fresh-i i Peshkut, une s'te thashe qe ti s'ke te drejten morale te gjykosh brezin tim, te thashe qe s'ke aftesine ta besh kete, dhe jo thjesht sepse s'ke nxene sa duhet, por sidomos sepse madhesine e hambarit e ke te kufizuar. Eshte problem hambari zonjushe. Te njejtin qe ka edhe hapesi i temes, pavaresisht ketyre deshmitareve te kultures qe na ka numeruar.

Fin ...me qe te ka dale nami si " shume nikshe " dhe je Moderatore .

Eshte pune te zgjuarish te BYTHES qe po e neverit PPU pikerisht me keto lloj Niki -Niki qe te kujtojne ate shprehjen e lashte  "Nona na e ka bo ne forme rrumbullake keta me cdo KUSHT dune me na e ca ne forme Sepate " Na ke pru dhe kete qe i ka mbetrur Kaka po i kane rene vijat rruges si Qesharak smiley ose qe te tall mer Jahu.Nuk duhet Privatizuar PPU me lloj lloj Idiotesh Egoiste pa cak ..... ne se eshte Bllog KOLEKTIV

Dhe po te zuri vend kjo me qe je nje pjese e tyre ...ben zahmet e shihe te drejten e Licenses per Niki-Niki se u bene shume Idiote ms shume nike ,  e po dalin Qarsa te Medhoj fare mer Jahu ! Su mjaftojne Grate e Femijet , Nene e Babe e Fisi tyre ....po dun dhe nga fise te tjere me Kie smiley

Flm menderes tuej !

"hambarit" ne i kemi pas thon "dollapi". po jom brez ene me i hershem un, pranej smiley

smiley

 

Njersoj kane pas leviz MIJTE si ne Hambar e ne Dollap .hane dhjesin dhe Ikin po nuk u leshove macet .Vetem duhet MACE jo kur bo macja si MIU smiley

po po ju prekeni ne seder............nuk ju ofendon njeri..por ngushtesine dhe qesharaken e tregoni ju.kaq keni arritur kaq keni nxene.pike.

ok. e par e punes, duhet t'ia nisim nga artikulimi. eshte nje proces natyror, jo vetem per te shprehurit. merr psh artikulimin e trupit-gjymtyreve te insetkteve. u themi "kembe te nyjetuara", pra me nyje, kembe me nyje. ose ne familjen poacea, shih kallamin e bambuse, prap i artikuluar, kallam me nyje. pra le te marrim vesh, te artikulojme problemin. kjo s'duhet ngaterruar me artikullin, tjeter pune ajo. te artikulohemi, pra. ajo c = h f eshte perpjekja e fundit per nyjezim te universit, duke kaluar ne fushe te ndergjejgjes (matrikulluar me "c"). kurse h dhe f jane elementare pasandaj, h esht konstantja e planckut, kurse f eshte denduria (frekuenca) e vales. asgje e madhe, ne fakt, thjesht kane dashur te thone qe ndergjegjia eshte energji, por kete e kane ulur ne nivel "quanta"-sh, pra tek tulla (nyja) e fundit lendore, nisur me se shumti nga ekuacionet De Broglie. Besoj kjo ndihmon sadopak per shkoqitjen e ceshtjes incidentale te krijuar me lart. klm.

Eh, vjen nje moshe e bukur kur femijet rriten, fillojne te kuptojne me shume nga punet e jetes e te botes, u del pushi dhe djersa u vjen era hormone. Ky eshte tamam ai moment i shume pritur ne jeten e prindit kur femija te merr perdore e te tregon arat e tua e te fshatit, pa dhe arat e fshatit pertej, pa dhe si te sillesh me kryetarin e komunes apo deputetin e zones. Po te duash ta cytesh me shume muhabetin mund te mesosh edhe nga vijme e ku shkojme, drite hijet e kesaj jete jallane, papo dhe c'eshte dashuria e vertete, si duhet te sillesh me gruan/burrin dhe si ta kalosh me sa me pak dhembje midleage krizen apo c'donte te thoshte Jezusi kur tha: Jepinin Perendise ate qe eshte e Perendise dhe Cezarit ate qe eshte e Cezarit. 

Ja qe keshtu i ka bere Perendia punet. Njeriu e ze pikun e zgjuarsise ne te tetembedhjetat, e pastaj sa vjen e budallallepset!

well, gjate shpjegimit se si jane keto punet e burrit me gruan dhe se si behen femijet, prindit i zihet komb nje kolle ne gryke dhe dic do te thote, edhe nis i shkreti, arrin te thote qe prit, se edhe ty... mirepo s'ka shanc, rri se s'merr vesh ti, i kthehet ajo "just come out of age" peronash, nigjo ktu nqse do te mesosh... edhe prindi se c'ka nje ngerc gjithe kohen... kerkon me sy anash nje gje e s'e gjen dot.

jo pa merak belul..sjam un po deshe te them emer dhe mbiemer ose mudn ta qesh vete po te jete akoma profili i tij aktiv....si fmij qe ishte kishte emer dhe mbiemer ne fotot qe kishte ngarkur per profilin e peshkut.pa merak skam nevoje per identitete qe skam.as te merrem em peshqit gjithe diten.ka qe me njohin ketu edhe e dinesi jam 

mire, flm per sqarimin.. do fle i qete tani..smiley

skuptoj si mund te isha une......vertet.....pa problem po dehe sqarime te tjera thuaj

Teksti i pare "filozofik" (me thonjeza kjo) qe kam lexuar ka qene nje traktat i F. Engelsit me titullin domethenes "Roli i Punes ne Transformimin e Majmunit ne Njeri". Isha femije atehere. Mbaj mend se me beri pershtypje stili i tij. I qarte, i shkruar bukur, i perkthyer po aq mire. Ne ate kohe ky lloj shkrimi perceptohej se permbante nivel intelektual, servirej si dicka e larte. Ishte nje model sesi shkruante nje intelektual a filozof "i kalibrit boteror" (Engelsi s'ka qene fort keq si kaliber, packa bindjeve te tij). Keshtu si permbajtje nuk me kujtohet fort, ndonese eshte e lehte te merret me mend ideja, nisur qe nga titulli.

kurse un nje qe ishte libri i markzismit ne shkolle te larte i prinderve te mij.e kam ende.se di a eshte  i njejti.por nuk besoj.i imi se kishte kapakun 

Ne djall me gjithe lista shkrimtaresh dhe artistesh te ndaluar e lejuar, me gjithe vargje e zinxhire, fillozofira e pallavra inteleshtualesh. I hedh ne ere ky burre i ri, qe ka 20 vjet i ngujuar, ne ato palo vend. E vetmja gje qe do, eshte te ece ne rruge i lire. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).