Thotë Fyle

Po ju drejtohem në një ditë shumë të rëndësishme për Europën. Më 9 May 1950, Robert Shuman paraqiti propozimin e tij që çoi në themelimin e Bashkimit Europian. Një projekt unik, për një komunitet të bashkuar mbi bazën e vlerave dhe parimeve që ndan. Me evoluimin e tij, Bashkimi Europian u ka mundësuar qytetarëve të gëzojnë një periudhë të papreçedente paqeje duke rritur mirëqënien. Bashkimi Europian nuk është një trup i pandryshueshëm. Ai zgjerohet. Zgjerimi është në ADNnë e Europës. Europa, pavarësisht të gjitha vështirësive të fundit, është ende një burim frymëzimi me vlerat e saj, standartin e jetesës, e në rastin e zgjerimit, edhe përmes fuqisë transformuese për të sjellë reformat dhe ndryshimet e nevojshme për të arritur standartet europiane në të gjitha fushat e jetës. Bashkimi Europian vazhdon të rritet. Kroacia do të n'a bashkohet së shpejti, Serbisë iu dha statusi kandidat, dhe negociatat me Malin e Zi duhet të nisin gjatë muajit të ardhshëm. Vende të tjera të zgjerimit po lëvizin gjithashtu drejt Bashkimit Europian. Ne jemi të vendosur për të ruajtur këtë progres, pavarësisht sfidave aktuale me të cilat përballet Europa. Këto sfida lidhen sidoqoftë me globalizimin, jo me zgjerimin. Zgjerimi nuk është kosto, në fakt është pjesë e zgjidhjes. Për t'ia dalë, nevojitet të punojmë së bashku, e ju duhet të luani një rol të rëndësishëm për këtë, veçanërisht pasi të futeni në Bashkimin Europian. Së bashku, ne mund t'i japim formë të ardhmes së Europës, në përputhje me vizionin e shprehur nga baballarët që e themeluan atë. Kjo është dita europiane. Gëzojeni atë!

S'eshte e qarte nese na thuhet te gezojme specifikisht anetaresimin e Kroacise, statusin kandidat te Serbise, negociatat me Malin e Zi, apo te gezojme ne pergjithesi ADN.  Pak rendesi ka besoj.  Ne gezojme ne 8 Mars, ne 1 Maj.  Jemi qe jemi, gezojme edhe per 9 Maj.  

Dale se s'qenka pune dite:

Pёr Shqipёrinё gjatё kёtij viti ёshtё planifikuar jo vetёm evidentimi i 9 Majit, si Dita e Europёs, por i gjithё muaji Maj po konsiderohet si Muaji i Europёs*. Pёrfaqёsia e Delegacionit tё Komisionit Europian nё Tiranё dhe autoritetet vendore nёpёrmjet njё kalendari tё ngjeshur veprimtarish, qё kanё nё fokus procesin e integrimit europian, synojnё tё ndёrgjegjёsojnё opinionin e gjerё dhe institucionet e tё gjitha niveleve pёr rёndёsinё qё ka kapёrcimi i “provimit” pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat pёr anёtar nё BE nё vjeshtёn e 2012-ës. Dy vitet e fundit Shqipёrisё i ёshtё refuzuar marrja e statusit. Kjo është shoqёruar dhe me publikimin e dy Raporteve të Progresit tё mbushura me kritika tё forta nё mosrealizmin e “detyrave tё shtёpisё”. Tutje atmosferёs festive qё po pёrçon axhenda e Muajit Europian, ekspertёt e çёshtjeve tё integrimit janё nё njё mёndje se koha pёr plotёsimin e 12 rekomandimeve qё i ka vёnё Brukseli Shqipёrisё ёshtё shumё e shkurtёr. Ndaj dhe duhet veprime energjike dhe konkrete nga klasa politike dhe institucionet nё realizimin e reformave tё kёrkuara.

Me pak fjale, Maji qenka muaj sulmi me atmosfere festive. Dalte per hajer.  

Festojne edhe vellezerit tane ne Kosove.  9 Maji ne Kosove qenka feste shteterore.  Sipas Ministres per Integrim, Vlora Çitaku, eshte feste dashurie.  Anipse disa e quajne dashuri platonike ose: “marrëdhënie platonike”, të dashurosh pa lidhje fizike, një marrëdhënie spekulative apo thjesht teorike. 

Si ne cdo histori dashurie edhe kjo e ka nje cmirezi

Të festosh ditën e organizatës që as nuk ta njeh statusin e shtetit tënd, padyshim është një karakteristikë që e dallon Kosovën nga të gjitha vendet e tjera, që Bashkimin Evropian e kanë një nga opsionet. Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në ndërsa premtimet evropiane që po i bëhen tani Kosovës, janë përsëritje e asaj që i është ofruar edhe para disa vitesh. Studimi i fizibilitetit që thuhet se zyrtarisht ka nisur, në fakt i ishte premtuar edhe dy herë të tjera Kosovës, njëherë me emër ndryshe “Studimi i Kosovës”.

Detaje, detaje.

Me bekim te Komisionerit Fyle, dhe ne emer te endrres per nje Shqiperi Europiane, shqiptare te te gjitha trevave, gezohemi!

______

Ne foto: Nga festimet ne Prishtine, AFP Press

74 Komente

Ta gezoni. Paste ymer ai qe jua futi me europen. E keni hallall. Edhe nje feste me shume. Trashni bythet neper kafene.

uh na u bofsh kurban

eshte feste, jo pushim

mos i ngatrro

ziliqar smiley

Monda, nese te ka rene toleranca per Eurospeak, mund ta mendosh si Diten e Fitores mbi Nazizmin. V-Day, ose ne shqip, F-Day. Fundja eshte festuar ne Bashkimin Sovietik cdo vit nga 1946 dhe ketej. Moskovitet birra dhe qofte nga liqeni.

Une Majin e kam te zene smiley.

Nga data 1 deri ne daten 30 njerez shume te dashur per mua kane ditelindjen.  Keshtu qe s'me mungojne sebepet.  

gezuar smiley

 

Ditën e Europës

 

 

Fuck off, me gjith zemer. smiley

 

1 kg mish vici sot ishte 600 leke/kg.

Ka lidhje me temen se ulja e cmimit nga kasapi ishte me rastin e dites se kapitullimit te gjermaneve e qe ne fakt eshte dy dite me vone nga data reale.

Gjermania ka kapitulluar ne date 7 Maj 1945.

Te ne festohen lloj lloj festash mer spo festohet kjo e e evropes. Tani kur festohet dita ashures  apo e bugaces kjo eshte yll fare.

 harruat studentet ..e duam shqiperine si evropa. nuk kane thene ata as si bugacja, as si dita veres as si dita ashures apo bajramit

Po normal qe 9 Maji eshte feste shtetrore ne Kosove.  Kosova eshte defacto e dejure protektorat i BE-se, dhe epruvete e BE-se per eksperimente me mulikulturalizmin dhe multietnicitetin ne kurriz te shqiptareve.

Eshte dhe Dita e Fitores .Dita kur kapitlloi Gjermania naziste ne LIIB.

Gjermania ka kapitulluar me 7 Maj.

7 Maj 1945 - Gjermania nënshkruan dorëzimin pa kushte në selinë e Aleancës në Reims, Francë, duke sjellë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. 

 

 

 

9

Madje ,une kujtoja me pare ,se Dita e Evropes ,e kish nga kjo ngjarje origjinensmiley

Dukesh qe je nga origjina prej Nenprefektures se Skraparit se ngul kembe si mushka ( keshtu i thuhet.)  Skrapar ?! Po shyqyr thuj se ka me keq ketu smiley

Lexoje ate linkun me siper qe ka sjelle Monda. smiley

 

Sa per daten ,e verifikova te burimet e mia te sigurtasmiley dhe kishe te drejte.Nuk e di pse me ish fiksuar ne 9,dhe po habitem.

Nuk jam aq kokeforte ,jo,se jam pak e shartuar dhe e larguar smiley

9-ta qenka teknikalitet, festohet ne 9 vetem ne vendet ish-sovjetike per ceshtje diference oraresh smiley

epo ,ata me kane marre ne qafe mua.smiley

Do e kem fiksuar keqsmiley ne ndonje kronike lajmesh?

 

Gjermania kapitulloi te sovjetiket ne 8 ne darke po ishte 9 ne Moske prandaj gjithe vendet ish-komuniste e shpallen 9 dite feste. Kurse Dita e Fitores ne Evrope eshte e lidhur me kapitullimin e Gjermanise ne daten 7 vertet te forcat aleate, por ky kapitullim hynte ne fuqi ne daten 8 ne darke keshtu qe ne Evrope mbahet si dita e fitores data 8. Persa i perket se cila ka me shume kuptim, eshte nje nga rastet shume te rralla kur jam dakord me Stalinin persa i perket protokollit te Reims (data 7) smiley

Fail,sa perqind e Shqiptarve i plas per BE ?

Per BE dine vetem qe duhet te futemi se na ben mire per shendetin, dhe kaq. Per me teper, s'u plas me verte smiley

Ka ndonje peshk, qe i di permendsh vendet kandidate (27) dhe datat e anetaresimit te tyre?

Une posmiley

Po te kesh mbaruar per histori-gjeografi patjeter qe do t'i dish. smiley

Jo,une i di  thjesht per  kulture evropianesmiley

Askush nuk i di permendesh 27 vendet kandidate, se s'ka, per momentin 3 vende kandidate ka smiley

 

27 vende antare,5 kandidate,3 potenciale,1 ne hyrje e siper(2013,Kroacia)

p.s.sdu te bej si smart a.. po thjeshte sa per infosmiley

Faleminderit,por thjesht nje lapsus ,se e kam shume te qarte si quhen e kush jane

 

E pra,thashe me vete si paskam shkuar ne pune ne dite pushimi.

Do e kishe vene re se po te ishin zyrat bosh, ose te mbyllura.

aha epo mire qenke me rregull, si pushim, si dite pune ti ne terezine tende.. smiley

Evropa duhet të lexojë temat tona që ta marrin vesh njorontat se kur jon çliru.

Lajmi i kapitullimit mund të jetë marrë vesh që më 7 maj, po nënshkrimi u bë më 8 maj sipas orarit të Parisit dhe më 9 maj sipas orarit të Moskës. Ne meqë ishim aleatë të Moskës e festonim më 9. Sot meqë jemi aleatë euroatlantikë, le të festojmë 8 majin. 

Se siç tha edhe Emo, "temena është, ca e bëjnë me dorën lart, ca me dorë në zemër". 

E rëndësishme është ta festojmë ditën e kapitullimit nazist, dhe jo ditën e hipjes në fuqi të nazistëve.

Nenshkrimi u be me 7, ndersa armepushimi filloi me 8, ora 23.00 CET (pika 2).

Muaji maj qenka muaji i Evropes. Vetem nje muaj ne vit n'a bie, 11 te tjeret jane muajt e rrumpalles. smiley

Ta gezojme ,thote,po c'te gezojme ne ,kur s'jemi ne Evrope akoma? 

Nuk futemi as te vendet kandidate ,madje,sec kemi nje status te lezetshem "kandidate potenciale"smiley

tani po e kuptoj pse thonin "prill-maj, mos iu ndaj".

E ke fituar ndonjëherë fjamurin tek këto "sulmet" ti Belulo? smiley

jo vetem nja dy ´sulmuese´ kam marre.smiley

E imagjinoj Pjerin tek lexon titullin "... Diten e Europes" dhe mendon me vete: Diten e kujt Europe? Europes se tregut te bursave? Europes se Pezzo Groseve? Europes se emigranteve Afgane?

 

 

Ron, great minds think alike thote amerikoni. Uroj/shpresoj qe te vij dita/koha kur nje bashkpunim Pjer/Ron te sfidoje status quo-ne e peco grosseve dhe mbi te gjitha buall mavrise.

Gratis numer tel; 00 800 6 7 8 9 10 11 (por flitet se eshte edhe me lek) 

www.enterprise-europe-network.ec.europa....

http://ec.europa.eu/europedirect 

Portali i Komisionit per subvencionet;

http://ec.europa.eu/grants/index_en.htm (duhet te paraqitesh projekte te qarta) 

Portali i Komisionit per çeshtjet e detyrave te qeverive; 

http://ec.europa.eu/public_contracts/ind...

Portale te tjera; 

http://ec.europa.eu/regional_policy/mana...

http://ec.europa.eu/agriculture/use/inde...

http://ec.europa.eu/employment_social/esf/

Per kulturen, edukacionin dhe te rinjte; 

http://ec.europa.eu/dgs/education_cultur...

http://europa.eu/youth/

http://eacea.ec.europa.eu    youth@ec.europa.eu

http://www.eurodesk.org 

http://www.salto-youth.net

Faqe te rendesishme per transparencen dhe kontrrollin; 

http://ec.europa.eu/budget/documents/imp...

http://ec.europa.eu/grants/beneficiaries...

http://ted.europa.eu/ 

http://ec.europa.eu/budget/ 

http://ec.europa.eu/transparency/index_e...  

 

  EU , eshte e hapur per kedo, veç duhet korrektesi. 

''EU , eshte e hapur per kedo, veç duhet korrektesi.....

...dhe Vizion te qarte!smiley

Pjero, vertet eshte gradis ky numri  me  0800......., se zakonish te rrjepin ato.smiley

informacioni eshte fuqi. Ktu bazohet edhe epersia e padiskutueshme e Pjer! Kush do mson, kush nuk do pastaj, tjeter muhabet.

Emigrant, te lutem shume jepi fund plagjatures, heren tjeter qe vjedh shprehje te VQ merr mundimin dhe cito autorin. Kam vene re kto kohet e fundit nje fenomen rampant ne blog qe eshte vjedhja e pronesise intelektuale nga disa peco piccoli...qe kur doli ne skene ai izoluesi..qe smund tja them emrin...

Ne fakt keshtu thuhet Belulo, mirpo ti e di qe ka dhe ca kushte te shkruara me shkronjeza te vockla fare, ku njerzit nuk i shohin dhe vuu, telefonojne, aplikojne, regjistrohen, dhe veçse kur te vjen fatura ne fund te muajit, ne momentin ku sapo te eshte futur rroga ne banke smiley

Jo me Belul jam fiks fare ne shtepi time ...te ""DITA EUROPES""" .....ate temen tjeter j`a kam lene qenve te Anadollit....smiley

dmth kjo sipas teje, i bie te jete tema e gjarprinjvesmiley.....te bardhe.smiley

Prandaj u fshine  postimet se j`u dalin lakrat sheshit....( Merrrni TOPI-N ne tel ... sa zvarranikeve i  ka dhene nenshtetesi shqiptare )smiley.... 

ta gezoni diten e Europes por mos harroni edhe diten e fitores mbi fashizmin keshtu e kemi mesuar( festuar) qemoti 9 majin, nejse nejse vetem festa pacim, po pa baba Stalinin dhe Zhukovin kjo Europ kush e di ku do te ishte smiley

ta gezoni diten e evropit,dhe naten e ballkanit

Gezuar Diten e Europes! Me shume se kurre kjo dite duhet festuar e gezuar ne keto kohe te errta per gjithe kontinentin.

per ne duhet te ishte dite proteste,se kuptoj c'te gezojme???pse ne europe jemi. gjeografikisht po, por edhe ukraina dhe gjysma e rusise jane,po aq sa ne ne europesmiley

Well..s'di pse duhet te protestojme,por me lejo te them qe s'ka krahasim me Shqiperine e Ukrainen e Rusine.Ne kete nivel bisede gjeografike Shqiperia eshte komplet ne Europe,jo pjeserisht.Per me shume shifemi ne emisione te tjerasmiley

Ne foto: Nga festimet ne Tirane

 

 

 

 

Mire mer vlla, po kto bicikletat pse i kane me kosha perpara si fyre franceze. Dilni mer daje me noi Harley apo Guzzi qe te dridhet Ura e Lanes.

Paska ardh Musharrafi ne Tirone?

eh mer lul shume pritem e asgjo spo na bo ...dhe ti si klluf misri bosh na dole ... smiley

9 Maji eshte dita,  per date, qe nuk do tu hiqet nga mendja kurre,.... njerezve me memorje....

 

''Një projekt unik, për një komunitet të bashkuar mbi bazën e vlerave dhe parimeve që ndan.''

Te keqen e Fykes, vazhdo me mitologji europiane, Shuman-Herkuli, Zhan Mone-ja, i mbiquajtur er Monne-zza, Altiero Spinelli i mbiquajtur er spinello etj.

Thuaju shqiptareve troç, e beri Franca imperialiste ( ajo e djathta, jo kjo e mengjerta) ngaqe doli jashte loje prej dyshes SHBA-BRSS. E ndoqen fuqite e mundura Itali e Gjermani, po jo Anglia, te ciles as i shkon per se largu ndermend te terhiqet prej hundesh nga Franca.

Hajt mo se shendet do na behet Europa, te pakten nuk do riprodhohet dot me nje anadollak si Sala.

 Pjese nga deklarata Shuman ( per injorantet )

- La Francia, facendosi da oltre vent'anni antesignana di un'Europa unita, ha sempre avuto per obiettivo essenziale di servire la pace. L'Europa non è stata fatta : abbiamo avuto la guerra

Me nje fjale, Franca ne Versaje nuk beri dot Europen qe i desh bytha se i doli Hitleri, megjithate mos u deshperoni:

L'Europa non potrà farsi un una sola volta,

Franca erdhi prape.

La solidarietà di produzione in tal modo realizzata farà si che una qualsiasi guerra tra la Francia e la Germania diventi non solo impensabile, ma materialmente impossibile.

Tani qe kemi nen kontroll prodhimin e çelikut gjerman thote, Gjermania ti rruaje sumen Frances.

l'Europa sarà in grado di proseguire nella realizzazione di uno dei suoi compiti essenziali: lo sviluppo del continente africano

Kjo s'u pelqen shqiptareve, po BE-ja ka nje detyre esenciale te zhvilloje Afriken.... Mos u deshperoni, behet fjale per kolonite e Frances, te cilat nuk i ka me prej kohesh, prandaj nuk eshte hedhur asnje kacidhe ne Afrike.

http://europa.eu/abc/symbols/9-may/decl_...

Tani Fylja thote ta gezojme Europen. Ne fakt, se ç'i rruhet nje shqiptari per komplekset e Frances se Shumanit, kete duhet te na e shpegoje.

 

 

 

Arma në stadium, Shkumbini humb ndeshjen në tavoline

Perjashtuar periudhen e amullise 90 -92 ...dhe gjethologjise per sqeper e dhi dhe perpunim i thelle leshi ne  Desrtilat xhibiste  , prej 22 Mars 1992 e deri me sot , ky vendim shenon Vendimin e Pare te barazuar me Qyteterimin Europian .

Per HAJER !

prape na u proftas Sequi ketu, pas daljes idiote ne Programin me pocaqi te Top-it, Big brother, mbushur me dele. 

"Vrapo drejt evropes"

Po domosdo se Shqiperine e kane katandisur per te ikur vrapit naten, jo me diten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).