...

Në Barbullush, ku nuk ka pasur probleme të mëdha përmbytje, një nga arsyet pse mendojnë se mund të fitojnë azilin banorët e Trushit, historia ka filluar vetëm ditët e fundit. Kanë ikur deri tani katër vetë, por ndërsa bisedojmë, njihemi me dy të rinj që sapo kanë prerë biletën. Njëri prej tyre e nxjerr madje mbi tavolinë, teksa pranon se do të niset sot, tjetri mendon ta anulojë. Asnjë nuk di të thotë si u përhap fjala. Dikush thotë se ka dëgjuar se një vit më parë, ishin banorët e Beratit ata që pranoheshin dhe tani dyert janë hapur për Nënshkodrën, por nuk duket se e beson edhe vetë këtë histori, ndërsa thotë se do e provojë e po nuk i eci, zëre se ka bërë një udhëtim turistik. Një tjetër këmbëngul se gjërat janë të vërteta. Ai thotë se ka folur me ata që kanë shkuar atje, kushëri pas kushëriri, ka dëgjuar se janë mirë, se janë strehuar e mjaft histori si këto. Por as ai, as ndonjë tjetër nuk dinë të thonë se si u njoftua lajmi, kush e përhapi dhe çfarë i bën këta njerëz të besojnë se e gjithë kjo nuk është barcaletë tipike shkodrane. Zëra thonë se bëhet fjalë për agjencitë e shitjes së biletave, të tjerë aludojnë se bëhet fjalë për një firmë avokatësh që shpresojnë të përfitojnë nga kjo dyndje, ndërkohë që të vetmit që humbin janë banorët, që i paguajnë të dyja palët…Një pjesë nuk u dhimbsen paratë dhe e kanë marrë këtë si aventurë, por për Mimozën që takuam në fillim, paratë borxh për të shkuar në një vend ku bën shumë ftohtë dhe ende ka dëborë, janë shumë. Kjo ndoshta pse këmbënguli deri sa në bindi t’i flasim të shoqit.

...

http://www.mapo.al/2012/05/03/prej-paraj...

51 Komente

dallimi eshte qe ne parajse askush nuk shkon me vullnetin e tij. Endrat mashtruese funksionojne ne kete vend. nuk di cfare i stimulon, klima  apo ushqimi. Para ca ditesh shtypi njotoi per  nje femer  prej Zvicre e cila ne bashkepunim me nje ish shikas kishte ngrit ne piramide te vogel mashtruese ku ishin flijuar ca avokate, profesore dhe njerez te biznesit. Duhet shenuar qe kjo femra, sipas shtypit klandestin, nr e gjoksit e kishte 4 me standartin vendas.

 

 

'u kanë dhënë shtëpi, u japin me ngrënë, u kanë gjetur punë'

Kur niseshin per ne Amerike perpara nje shekulli e kusur po me borxhe niseshin, po i larget dhe ekzotik ishte destinacioni, po e turbullt ideja. Dallimi kryesor eshte qe atehere Amerika ua jepte lejen e qendrimit menjehere. Sepse atje emigrantet shkonin per te punuar, sepse atje nuk ekzistonte akoma shteti social. Atehere as ne Shqiperi nuk ekzistonte nje shtet nga i cili te pritej dembshperblimi per shkaterrimet e permbytjeve, nuk ekzistonte koncepti por as endrra e shtetit baba.

pse trop, tani egziston shteti social ne amerike?

Nese pyet me interes nenshkodran mund te te pergjigjem seriozisht dhe hollesisht, perndryshe nje shkembim batutash ne funksion te stervitjes me retoriken nuk me pelqen qe ne mengjes smiley.

Nuk e mora vesh. Kjo Piramida e vogel ishte nr 4? Dhe kur thu standarti vendas eshte inch apo centimetra?

standarti vendas nuk eshte as me inch as me cm, eshte me numra, ku sa me i vogel numri, aq me shume "eeehhhhhh" me kete lloj surrati smiley dhe sa me i madh, aq me shume "ueeeeeeeeeeeee" me kete surratin tjeter smiley , diku ne mes  "he he" si ky smiley

Aha, qenka mase vellimore e tipit "Shto dy kupa me sheqer dhe perzieji..."

nr 4,eshte nje tregues, qe biznesi piramidal kishte perfitime te majme.

Trop, keto jane histori te cuditshme qe mua me kujtojne Makondon e Markesit. Fshatra here te permbytur e here jo, Trushi i ngrohte dhe plot lulezim karshi Stokholmit me kalldrem dhe patave te egra mbi te, Mimoza qe shet camcakiza tek barraka e ndryshkur e teneqes, autobuzi me kineze qe vidhet ne Kukes, Majlinda qe vret hem Dollapin hem Kacanikun ne te njejten dhome po per aresye krejt te kunderta, Fryma e re qe po hyn, fryma e vjeter qe s'del dot etj.etj.

Per xhenet u nisem

dolem ne xhehnem

Shqiperi moj kucke

na bere verem

kendonte Haxhi Qamili ne Vitin e Mbrapshte 13 qe pritet te vije vitin qe vjen.

Te gjitha keto ngjarje jane materiale letersie, jetojme ne kohe pjellore.

Me ngacmon mitformimi ne kohen e teknologjise se informacionit - besimi popullor dhe informacioni i gjendshem takohen e stakohen ne menyre poetike.

Ne fakt keto ngjarjet qe dalin nga Shqiperia jane misherim i rasteve ku jeta e tejkalon letersine.

4 eshte numri i studenteve te vrare mbreme ne Aleppo, por disa burime thone qe ka qene 5.

MAPO: Mashtrim me azilin

Një numër prej rreth 100 familjesh nga zona e Nënshkodrës janë shpërngulur drejt Suedisë vetëm gjatë prillit, me shpresë të përfitimit të azilit, ndërsa mësohet se vetëm në pak ditë, 300 persona kanë prerë bileta për të udhëtuar drejt shtetit nordik. Shpërnguljet masive kanë marrë hov pas një thashethemi, sipas të cilit, Suedia ofron azil ekonomik deri në datën 10 maj. Problemi është që Suedia nuk pranon azilantë ekonomikë dhe politikë nga Shqipëria, e në fakt, asnjë vend i “Shengen”-it nuk pranon, gjë që ishte një nga kushtet e nënshkrimit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë. Ndërkohë duket se bëhet fjalë për një thashethem, që po u kushton më shumë se kursimet e jetës këtyre familjeve, ndërsa një banor pranoi për “Mapo”-n se kishte paguar rreth 3 mijë dollarë bileta avioni me para borxh, vetëm për t’u kthyer më pas në aeroportin e Malit të Zi, pasi i mungonte bileta e kthimit. “Nuk i kisha paratë për biletat e kthimit, ndaj edhe nuk më lejuan të udhëtoja drejt Suedisë”, – shprehet banori, i cili nuk pranon të identifikohet. Pjesa më e madhe e këtyre banorëve thonë se po shpërngulen për arsye ekonomike, ndërsa sipas tyre ata janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet dhe ende nuk kanë marrë dëmshpërblim.

...

PS: Ladi, me pak hartim here tjeter smiley.

Po te bija ty te degjonte spiritus, se u nis nga parajsa e perfundoi tek nr 4.  Mnjf nga Lufta ne Vietnam te nderzimi artificial.  

Ti e ke fajin smiley

Po dhe Lufta ne Vitenam e ndersyer artificialisht ishte Monde.Keshtu qe ka lidhje.Ti e ke problemin me nr. 4 me duket. Po mire, po e bejme  nr. 3 smiley

Hem ke te drejte ne fakt, por ceshtje tipi une mallengjehem shpejt edhe pse nuk duhet per hir te profesionalizmit bie fjala... po si kam ra aq larg jo.. pastaj situata atje ishte e ngjashme vetem me nje rast qe kam has sa punoj, atehere kur ne nje qyteze ne shqiperi besonin te gjithe bashke me kryetarin e bashkise se aty kishin zbrit ufot... 

po pse mo kush iku jashte dhe nuk u regullua? Te gjithe qe iken jane per bukuri. Ikni o njerez cfare prisni akoma? Nuk keni cfare te humni! ah po, cka do te humbisni eshte vetem skamja dhe zymtia.

Rruga e mbare ju qofte! 

Une po bie nje fakt  te viteve 70 .Suedezet kerkuen me pru nja 1500 cope rijoshka ne Albanikue , me i MBARSe se po u Hupte Fara . Ne e kemi degjeneruar Plotesisht faren !

Dhe te vjen cudi qe asnje nuk e permend qe per te shuajtur VJEDHJEN atje jane asgjesuar , vrare   Historikisht mbi 800 mije Suedeze . Ne i kemi ne Krye Kampionet Historike te Megavjedhjeve ne BOTE si kryetare Shteti !

Ne Suedi ka pas qene e drejte qe per NJE VIT mund te mos shkoje ne Pune per njemije e nje arsye dhe kjo mjaftonte nje Telefonate . Ishe i paguar 100% .Me nje atack shqiptaresh u vrejt se u rriten rastet e mashtrimit .Ra ne Gjashte Muaj . Me nje dyndje te Vogel Shqiptaresh , me duket se kane filluar te kerkojne Raporte ose Deshmi mjeku .

Me kete DYNDJE te RE veshtire te  parashikohet  se cfare ndryshimesh do ndodhin.

Keshillojme te shkuarit ta mshefin si mundet sprehjen e Jozefperckes per permbytjen " Mu duk Shkodra bash si VENEC "pasi mund te perdoret ne dem te tyre !

Ikjet jane ne shenje proteste per premtimin e pambajtur me e be nenShkodren nje Venecia smiley

Historia e shqiptareve me pasaportat serbe dhe maqedonase qe ju turren Brukselit,Kopenhages dhe Stokolmit perseritet...

Ja se c'bejne agjencite tona thjesht per te perfituar leket e biletave. Keta fatkeqe do te ngelen ne mes te 4rrugeve neper aeroportet e Evropes...Agjencite e udhetimit duhet te ndiqen penalisht. smiley

 

Kohe protestash Spiritus ...Tash ka mete me protestue edhe per Zihnxhirin e Babasqapit qe e ka te Shkapetun  jo te haptun smiley Ne Guinene Bisao , kane fillu me pranu Rob qe protestojne . Paga minimale 2000 mije dollare ne muaj per Individ , qe argumenton se e kane trajtuar si Dhi ose si Sqap vathe !

 Kanë ikur deri tani katër vetë, por ndërsa bisedojmë, njihemi me dy të rinj që sapo kanë prerë biletën.

 

smiley

Problemin t'a crrenjosim sa eshte i vogel!

T'a ekspozojme pa meshire,  dhe pa i  kushtuar shume rendesi koncepteve delikate si "ndjenja e mases" dhe "proporcionaliteti midis semundjes dhe ilacit"!

 

Sot pashe, brenda  5 semaforeve ku ndalova, 4 police duke vene gjoba per pune metri parkimi! smiley

Jam i sigurte qe edhe dy t'tjere e kane honger gjoben mbasi ika une. Kur t'shkoj n'shpi do hap nujorkuanin t'shof mos kam dal n'tv duke kalu me muzike t'nolte!

mrroklla, eshte raportuar me pare se jane 100 familje qe jane nisur.  E 300 veta te tjere qe kishin prere bileten.  

A?

Po MAPO e Suedise e ka raportu ket' pune akoma sic i takon n'baze t'llogjikes?

Dhe e dyta, keta 100 familje, kane kerku strehim politik gjo?

Pse kaq indiferente Suedia, po t'a krahasojsh me Belgjiken, t'kujtohet?

Apo po pritshin alarmin nga shtypi shqiptar "si po i hikin fukarejt Shqipnise e po i prishin pune t'tjerve, fjala vjen rinise qe ka pese lek dhe do me udhtu pa viza" dhe pastaj ta "korraborojne" ne MAPO-n perkatese?

Puhlleez njerez, puhlleez!!

Une nuk kam lexuar apo degjuar gje per ceshtjen e azilanteve shqiptare ne mediat ketu deri tani, megjithate duhet theksuar qe kane nje fluks te madh Afrikanoverioresh(kryesisht nga Siria) qe ndoshta i ka eklipsuar ca komunitetet e tjera qe kerkojne azil.

Art, Siria afrikanoveriore eshte nje rastesi e mire per te mbyllur ciklin po aq rastesor te Othellos qe bera sikur nisa ne Aleppon e mesiperme.

Nje menyre per ta pare ceshtjen smiley.

Megjithate per sa i perket Shengenit, marreveshja eshte ne nje klime te tille:

http://www.spiegel.de/international/europe/0,1518,828815,00.html

Sa per rastin e Suedise, dhe po, me kujtohet dhe Belgjika,  mund te jene disa arsye perse nuk eshte raportuar akoma ne shtypin atje, per aq sa jemi ne dijeni.  Ndoshta sepse fenomeni eshte i ri.  Apo ne raport me emigrante nga vende te tjera, perqindja shqiptare eshte e paperfillshme. 

Nga ana tjeter, sa ekziston mundesia qe kjo eshte nje "skeme" dhe keto familje qe jane ne pike te hallit, hyjne ne borxhe e pastaj i kthejne?  Neqoftese jo, per hajer iu qofte smiley

Ah, ok, per skemen ke te drejte!

Po prit prit!

Pse nuk i mshojne skemes keta gazetaret investigative, po i mshojne katunarve t'shkrete qe jane aq t'kput sa qe, kundra cdo evidence, besojne gjithcka i thojne?

Pse s'i mshojne kriminelit (putativ) keta per me gjet ku eshte lepri?

I mshojne fukarejve t'shkrete qe mund ose mund te mos shkojne ne Suedi "me shprese"  per azil, sipas globit deshire-zbulues te gazetarit!

S'i vje turp! 

 

p.s.

nga i zoti i punes, supra: Nuk ka nigju gjo! Hajt shnet!

Per kete arsye u shpreha me lart "me pak hartim heres tjeter."  Por meqe Ladi u pergjigj "ku hartimi" e lashe aty.

Sepse nqs kemi te bejme me skeme, gazetaria investiguese s'do bente dem, perkundrazi.

Megjithate po te lexosh te gjithe reportazhin, mund te shihen edhe disa perpjekje te autorit per te gjetur zanafillen qe mbetet gjithesesi ne vorbull thashethemesh.  

I mshojne fukarejve t'shkrete qe mund ose mund te mos shkojne ne Suedi "me shprese"  per azil

Une nuk do e perifrazoja ne menyre te tille.  Ladi ka sjelle "arsyet pse."  Jo, apo shume pak te "menyres si".  Arsyet migjeniane "bejne" hartim te bukur dhe reportazh te ndjere.  Por nga "menyra si" do perfitonin me shume.   

 

Pra nese Ladi do te kishte gjetur agjensine, ose agjensite, qe shesin bileta, bashke me fletepalosjet me foto nga Suedia, dora e shtetit do te ishte ngritur per te goditur pa meshire skemen mashtruese te radhes. Ne nje projektim me afatgjate menaxheri i cdo agjensie do te ishte diskredituar, duke ia pamundesuar kandidimin ne zgjedhjet lokale te 2015s. Sekseret do te vazhdonin te mbushnin me numra te perbrendshmet femerore.

(agjenci sipas drejtshkrimit, por s'e shkruaj dot ashtu)

I have a dream, tha.  Qe dora e shtetit ... jo, jo ... qe te me kthehet x nga parajsa.  

Ne pamundesi, sikur nje familje hallexhie te shpetonte, hajer do ishte.  

Jo nuk ishte perifrazim. Ishte citim:

Një numër prej rreth 100 familjesh nga zona e Nënshkodrës janë shpërngulur drejt Suedisë vetëm gjatë prillit, me shpresë të përfitimit të azilit,

 

p.s.

vrej pak t'lutem edhe "jane shperngulur", si nje tjeter "insight"  mbi qellimin e udhetimit te disa shtetasve shqiptare tek ai topi fall-hedhes!"

 

Me fal.  Une po i referohesha reportazhit kryesor.  Ai artikulli tjeter qe prura ishte thjesht per shifrat apo per masat e fenomenit meqe e kishe permendur si shqetesim me siper.  

PS: I vrejtja qysh dje a pardje kur e lexova dhe kisha nje mendje ta sillja ne peshk, por me irritoi po ashtu pa mase gjuha e perdor apo "insights" sic e thua ti smiley

Te ishte prej stilit, Monda, ne peshkun pa uje ka te ngjare te ishin sjelle vetem 2-3%, po ben vaki edhe 0% e artikujve me tematike ekonomiko-sociale.

S'jam dakort.  Por shtoj qe eshte detyra e shenjte e peshqve te vrrejme (tm mrroklla) si problematiken, ashtu edhe stilin.  

Per te miren e pergjithshme smiley

verejtja ime e perfshinte tenden dhe e ngrinte ne nivele redaksionale smiley.

@monda!

smiley

Me nji r t'lutem!  

Mos ja prishim drejtshkrimin patois-es sone qe e "shutim nga hipi" smiley

 

p.s.

monde, mos me merr meni! smiley

Ec aty, hajde gazetari hajde! Thuhet, flitet, mendohet...

A thu qe ket llaf ta ken perhap ata kllufat suedeze qe erdhen me pastru Lushnjen?

Ne  muzeumin  Ellis Island eshte  e gedhendur shprehja e nje emigranti italian :
"I came to America because I heard the streets were paved with gold. When I got here, found out three things: First, the streets weren’t paved with gold; second, they weren’t paved at all;and third, I was expected to pave them."  smiley 
Po nejse, Suedia nuk eshte Amerike.Ajo duhet te jete parajse.Zaten,shumica e filmave erotik titullohen "Tri suedezet dhe kamionxhiu","Biondet suedeze dhe bicikleta pa shale"...,apo keshtu diçka ngjajshem smiley

C'fare garance kam qe i ke kaluar te 18-at? smiley

Leje se ktu ma ke bo qejfin. Nuk e du linkun fare! smiley

Ketu ka njerez qe kane nga 4-5-7 vjet neper kampe dhe s'po i marrin letrat. 

Shume metafore ne kritika, aq sa nuk arrin dot me u qartesu nese e kane per te mire apo per te keq.. duket ose jam cmesu une me peshkun ose peshku ka ndryshuar shume... Po mesa mora vesh...

1.Ska investigim qe behet e mbyllet breinda 24 oreve, ajo qe mund te sqarosh ne 24 ore eshte shume pak, e nderkohe nuk mund te rrish pa shkruar, deri sa ti kene shit shtepite dhe nja tre te tjere... Menyra me e mire ne kete rast eshte me sjelle zerat e atyre atje... e deri sa asnje prej tyre nuk tregoi me gisht sekserin e mundshem eshte krejt e pamundur ne aq kohe te zbulosh se cfare po ndodh.  E thashe me lart me heret situate te ngjashme kam has vetem kur ne Roskovec besonin se kishin zbrit ufot.... Po keta njerez shkonin per azil , kete e thonin te gjithe ate qe po niseshin dhe ate qe nuk do niseshin dhe ata qe i kishin percjelle...  

2.Agjencite jane mu ne mes te Shkodres i kam gjet, sduan me fol edhe policia i ka gjet... s;kane kokerr faji ligjerisht shesin ate qe u kerkojne me u ble dhe nuk kane per detyrim me u dhene njerezve te mos shesin lopet per te ble bileta per ne Suedi,,,

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).