Përditësuar: Të arrestuarit në operacionin "Monstër" në gjykatë

“Nuk ka shtetas të huaj në mesin e të arrestuarve te aksioni Monstra”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, raporton Lajm. Po ashtu ai bëri të ditur se policia është në kërkim të dy personave, që gjenden në arrati.

Shkup, 2 maj - 12:49 - (E plotësuar) Grupi i 20 të arrestuarve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, sot ka dalë para gjykatësit hetues në Gjykatën Penale në Shkup.  Gjatë kësaj kohe, siç raporton INA, rreth gjykatës ka pasur forca të mëdha policore, ndërsa me radhë janë sjellë grupi i të ndaluarve. 

Shkup, 2 maj -14:43 -  Grupi i të arrestuarve gjatë operacionit të djeshëm “Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit gjatë tërë natës është mbajtur nëpër disa stacione policore. 

Rreth 20 të arrestuar janë marrë në biseda informative dhe janë shqyrtuar detajet e akuzave të ngritura ndaj tyre, informon INA. 

MPB dje kërkoi 24 orë kohë për të ngritur kallëzimet penale kundër të ndaluarve, me ç`rast më pas do të publikohen emrat e tyre.

Ata sot janë dorëzuar pranë gjykatësit hetues në Gjykatën penale Shkupi 1, ndërsa akoma nuk dihet se cilët janë personat e grupit të ndaluar që mund të ngarkohen si përgjegjës të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit natën e 12 prillit. 

MPB dje bëri të ditur se të ndaluarit janë pjesë e një grupi radikal islamik dhe arrestimi i tyre u bë në disa lagje të Shkupit si Çair, Hasanbeg, Shutkë dhe Haraçinë. Arrestime pati edhe në komunën e Likovës, ku u arrestua një grua e moshuar 60 vjeçare, për posedim të armës pa leje si dhe një i moshuar tjetër. 

Policia theksoi se gjatë operacioni të koduar “Monstër" është gjetur një armë automatike, katër pistoleta, bombë, gjashtë plumba ‘shigjeta e zezë”, gjashtë fishekë për tromblon, gjashtë karikator për automatik si dhe materiale tjera të dyshimta. (INA)

Ndërkohë, “Koha” e Shkupit raporton se në mesin e të arrestuarve është edhe Feride Bilalli, 60 vjeçare, nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, dhe Qani Haziri, 64 vjeçar, zdrukthëtar i pensionuar nga Shutka. Feridja 60 vjeçe është arrestuar pas një bastisjeje në shtëpinë e saj, ku u gjet një pistoletë. Ajo tash 15 vjet jeton e vetme në shtëpi, pasi dy djem të saj jetojnë përkohësisht në Zvicër dhe një në Norvegji. Banorët e fshatit Hotël, por edhe ata të Komunës së Likovës, kanë shprehur revoltën e tyre ndaj kësaj bastisje dhe arrestimin e gruas 60-vjeçe, ndërkohë që kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj, njofton. 

24 Komente

NQS jan islamike atehere jan plehra dhe ishalla i kalbin ne burg. Nqs s'jane por e perdorin fyromsit kete pune per interesa qe dihen tashme, atehere le ti vene flaken atij vendi.

Jo frike, po shprese qe te dali pikerisht flluske sapuni...

 

Pjer, 5 rekomande verash te lutem, nga ato qe ke provu kuptohet.

Cahors, vere franceze, ne fakt jane shum lloje, por Cahors mbetet vere e mire. Medoc, vere franceze, blije pa merak, ka dhene prova. 

Qesharak Aksion arrestohen mbi 20 persona ne mesin e te cileve dhe nje plakë 60 nga fshati Hotel Likovë a thua kjo na qenka Radikaliste Islamike hajde mendje hajde .

Me siguri ne mos jo te gjithe shumica e tyre do te jene shqiptare ... sikur ma priste mendja dicka te tille ... vetem se ne kete rast po luhet me verte nje loje shume e rrezikshme qe nuk e ka fillesen ne Maqedoni.

E gjith kjo ndodhi me 1 maj kur Populli jan te dhen pas Skarave Qebapave dhe e gjith kjo ndodhi kur Ministri i jashtem i maqedonis me duket qe esht per vizit ne Israel jo rastesisht esht be ky aksion n`ket menyre dhe n`ket kohe..

Dmth kjo ishte goditje per te sabotuar Skarat e Qebabeve?

Nuk eshte gje e fshehur se ne Shkup ka shume ekstremiste islamik. Po une nuk mendoj se eshte ne rregull te miret nje aksion kunder tyre duke shfrytezuar nje vrasje. Me sa kuptova, policia ka arrestuar 20 persona, duke filluar nga nje vajze 20 vjece deri tek nje burre 65 vjec. Nuk them se eshte gje e keqe t'u prishte strofkulla mjekurave te Shkupit, po menyra se si eshte bere le shume per te deshiruar.

Te presim e te shohim, po une nuk besoj se keta e kane kryer masakren e 5 te rinjeve.

Me sa kuptova, policia ka arrestuar 20 persona, duke filluar nga nje vajze 20 vjece deri tek nje burre 65 vjec.

Pas publikimit të fotove të personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 5-fishtë afër Shkupit, ky akt ka shokuar shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Prej strukturave shtetërore të Maqedonisë, personat e arrestuar ishin cilësuar si “terroristë të stërvitur mirë”, por në të vërtetë ata janë qytetar shqiptar dhe familjarë me profesione si bujq, zdrukthëtar, shofer etj.

... Të arrestuarit kanë profil komplet të ndryshëm nga ai i cili pretendonte policia.

Sa për ilustrim sjellim profilin e disa prej të arrestuarve dje.

64-vjeçari Qani Aziri, nga Sutka e Shkupit, është pensionist kurse profesioni i tij i mëparshëm ka qenë zdrukthëtar. Edhe vëllai i tij i arrestuar, Fejzi Aziri, 50 vjeç, nuk ka profil “vrasësi të trajnuar mirë”. Ai është bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve, ndërsa Haki Aziri, 32 vjeç, është shofer kamioni.

Asnjëri prej tyre nuk ka as mjekër dhe mes shokë apo njerëz që i njohin si “radikalë islamistë”.

Edhe profili i 60-vjeçares Feride Bilali, nga fshati Hotël i Likovës, është i çuditshëm. Ajo jeton e vetme në shtëpi në fshatin e saj pasi 3 djemtë prej vitesh punojnë në shtetet perëndimore

Pas publikimit të fotove të personave të arrestuar..!!!!!! ku fotot??!!  fakti qe jane bujq e blektore nuk i ben automatikisht te pafajshem. Mendoj se dhe  brevnik e kishte nje profesion te tijin.  ne qofte se ky eshte nje kurth i madh i sllaveve do ta tregoje koha. Une personalisht   nuk kam menduar se kete krim e kane bere shqiptaret por tani nuk e di se chfare te mendoj........  po te jene vertet keta mjekeroshat e shoh te keqe per ne..

po ti mbajne me pa te drejte mbrenda do fillojne te vrasin police shqiptaret.

partite politike shqiptare te maqedonise duhet te theksojne faktin qe shqiptaret atje jane ne TOKAT e tyre, nuk vijne nga arabia siç perpiqen ti nxjerrin maqedonet te lajmet dhe siç kujton ndoshta opinioni nderkombetar qe nuk di se ku bie maqedonia e çfare etnish jetojne ne te, bythe me bythe prej shekujsh.

po ky fakt hedh poshte pretendimin e tyre terrorizem islamist. kjo forme terrori perdoret kundra atij qe quhet pushtues. ndersa shqiptaret atje nuk jane gje te pushtuar, jane ne tokat e shtepiat e tyre. 

lajmi si duhej, meqenese kemi te bejme me shtetas maqedon, duhet te kish per tituj, u arrestuan te dyshuarit per vrasjen etj, etj. po jo terroristat islamike pa i degjuar me perpara e aq me teper pa e provuar kete me fakte publikisht (dmth nga nje gjykate). 

mund te kene vra thjesht per hakmarrje, serbet u kane rrahur femijte ose ngacmuar vajzat, ose droge, etj. s'ka lidhje gje me terrorizem islamik diçka e tille. pastaj ata qe bejne terror islamik e marrin persiper, nuk fshihen. 

po këtë lajmin, e mbani mend?     keta maqedonasit jane race  shume  e ndyre, te paskrupullt!  genjeshtare dhe manipulatore te paturpshem!!    e  njejta histori... (se keta nuk jane as kreativ or vlla)...  i gjeten gjoja vrasesit. qenkan terroriste dhe radikale islamike...,shqiptare kesaj rradhe.

e rendesishme eshte qe nuk i vrane, siç beri franca me ate terroristin arab duke ja lene kopilin ne dere, por i kapen. kjo u mundeson mbrojtjen per mire, po te jene te pafajshem, apo per keq, sikur te jene terroriste. 

po te jene te pafajshem, te gjithe do lirohen. po te jene terroriste do te mund te shpalosin arsyet si ç'po ben ai norvegjezi qe vrau per aresye politike 70 vete te pafajshem.

mire nuk eshte me vra te pafajshem, po kur s'ke rruge tjeter ça me bo me mbrojt nderin (arsyetojne keta)

Kur te mbaroje keto rrezik kujtohet te flase topi i leshit.

As edhe nje mo burr, ku te le ai, i than vete te gjitha!!!

Per cfare te flasi? E ka ate te drejte sipas ligjit? Pse nuk ja kerkon te flasi edhe Ministrit te Jashtem?

Eshte detyrim kushtetues gjembo. Shqiperia eshte e detyruar qe te interesohet per mireqenien e shqiptareve ne te gjithe boten, sidomos atyre qe jetojne ne trojet e tyre.

Dhe kush me mire sesa kreu i shtetit shqiptar, simboli i unitetit kombetar, presidenti qe para 1 jave u prit ne Tetove me fjalet: "Mireseerdhet o presidenti yne!"! E pashe vete kur Menduh Thaci ja tha kete fjale para kamerave.

Ky eshte vajtimi i nje populli qe po vuan per t'u bashkuar. Nuk ka Shqiperi pa bashkimin e trojeve shqiptare dhe kombit shqiptar. Kete e dine qe te gjithe shqiptaret, edhe ata qe flasin per bashkim ne Bruksel. Eshte KRIM qe te mbash te ndare nje komb te tere. Eshte SHUME KRIM I MADH qe te mbash te copetuar nje komb te vogel, e sidomos, ne vecanti kombin e vuajtur shqiptar.

Presidenti duhet te flase e te interesohet per fatin e shqiptareve ne Felliqodoni. Shkurt e shqip, ne te gjithe e dime qe felliqodonsit ne Felliqodoni i kane trajtuar shqiptaret NJESOJ sikur te kish qene Serbi e dyte.

Per Presidentin, ky eshte momenti kur mund te flase per te gjithe shqiptaret e te behet zeri i gjithe kombit. Te pakten, te pakten fare, nje gje do te tregonte; populli shqiptar eshte i bashkuar dhe i pozicionuar ne ate pike, dhe po flet me ze.

Cfare vlere do kishte fjala e nje ministri? Qe te tregoje qendrimin politik te Tiranes zyrtare? 

Felliqodonia keto gjeste i ka bere vazhdimisht, cdo vit, nga shume here ne vit, gjate ketyre 20 vjeteve te fundit! Madje, qe ne `89 qendrimi sllav ne Felliqodoni ka qene perpikmerisht koherent me sundimin serb mbi Kosove, dhe poaq keq jane trajtuar shqiptaret ne Greqi. E qendrimi i Tiranes zyrtare ka qene cburrerues, turperues, krejt i zhvatur nga dinjiteti!

Shqiptaret e bashkuar do kishin qene superfuqi e suksesshme e rajonit! Te pabashkuar, asnje cope e Shqiperise, as Kosova, as Felliqodonia, as Shqiperia e Saliut, as Miza, nuk do kishin nje qeveri per te qene. Dhe per te ta hapur horizontin, edhe Greqia do kish qene shtet modern e me stabilitet; tipar qe i mungon qe te gjithe rajonit. Po fqinjet tane te dashur, pranojne edhe te jetojne ne ate lloj mizerjeje jete, boll shqiptaret te mos jene te bashkuar, se perndryshe interesat e tyre kombetare ne Ballkan do te ishin te dores se dyte. Sikur te degjoheshin shqiptaret, dmth... 

e kjo fillon me qendrimin e presidentit te Shqiperise (shqiptareve!). Nje rast ishte kur vrane dy shqiptaret, nje kur rrahen, nje kur dalin video te tilla ne Greqi, arrestimin e shqiptareve ne Mize, arrestimin e Kosovareve neper bote dhe ne Serbi, policave kosovare... zgjedhjet Serbe tani!

E hengert mortja kete debil te trashe, kete kokedhjam! Do hyje ne histori si numer kronike, ndoshta ne ndonje almanak... harxhim kate vjetesh te tjera nga Shqiperia dhe mbare shqiptaret.

Kemi kaluar dhe po kalojme ende kohe me aq incidente dhe trazira, me aq presion mbi shqiptaret dhe ceshtjen e tyre, saqe ne perendim do ishin konsideruar si periudha te arta per te bere politike per karrieren e nje politikani. Te kisha qene une? Shqiptaret do kishin kerkuar qe presidentit t'i lejohej dhe nje mandat i dyte dhe te shnderrohej ne post honorario. Aq shume pune per te bere, dhe fqinjet tane te dashur me sjelljen e tyre kafsherore, te japin aq shume raste sa do shihej me zili si rast per te bere karriere dhe per te hyre tamam ne histori.

te hyje Topi ne histori... mbllah! per cfare, - per konsum rekord farash luledielli apo kungulli? ku ka shtylle kurrizore ai mo aman... me aq perkulje qe ka bere pas bythes se Berishes gjate ketyre 20 vjeteve? s'ka shtylle, jo. ligavec u thone ne Korce...

Tani kjo puna e radikaleve islamist sikur s'ma mbush shume mendjen.U kujtuan dhe keta me dal me kauzen e terrorizmit per tu miqesuar me Ameriken.Ishallah si kane rene ne qafe ndonje shqiptari te shkrete,se kjo pune duket qe eshte e sajuar.

BDSH: Avokatë amerikan në rastin “Monstrum”

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) i bëri thirrje Komunitetit Shqiptaro – Amerikan që të mobilizohet edhe kësaj radhe për të siguruar një avokat amerikan në mbrojtje të grupit të të arrestuarëve në operacionin “Monstrum”.

Më poshtë vijon Komunikata e plotë:

Bashkimi Demokratik Shqiptar përcjell me shqetësim dhunën dhe terrorin shtetëror që regjimi terrorist i Shkupit ushtron kundër popullit shqiptar.

Për dekada të tëra shqiptarët, ndër të tjera, kanë qenë dhe mbeten objekt i eksperimenteve politike të laboratorit antishqiptar në Shkup. Proceset e montuara gjyqësore, të motivuara mbi baza politike, etnike dhe religjioze kanë qenë dhe mbeten instrumente të këtij shteti që nga themelimi i tij e deri më sot.

Shpallja me pompozitet nga ana e Ministrisë Punëve të Brendshme të Maqedonisë se gjatë operacionit “Monstrum” janë arrestuar 20 pjesëtarë të një grupi «“radikal islamik”, që gjoja kanë vrarë 5 qytetarë maqedonas dhe kinse pjesëtarët e kësaj organizate na paskan marrë pjesë në aksione terroriste në Afganistan, Pakistan dhe se gjoja paskan luftuar kundër forcave të NATO-s» nxori në shesh edhe një herë strategjinë antishqiptare të institucioneve shtetërore të Maqedonisë.

Duke stigmatizuar shqiptarët si “ islamistë radikal” , në prag të Samitit të Çikagos, udhëheqësit e këtij shteti terrorist, që janë shndërruar në Monstrum të ri të Ballkanit, shpresojnë se do të marrin sinjale pozitive për integrimin në NATO.

Duke njohur mënyrën e funksionimit të institucioneve të këtij shteti, sidomos logjikën e shërbimeve sekrete sllave, BDSH paralajmëroi rrezikun që për vrasjen e 5 qytetarëve joshqiptar në Smilkovc, njëlloj si në shumë raste të tjera, të detyrohen përmes torturave më çnjerëzore njerëz të pafajshëm që të pranojnë veprat penale që nuk i kanë kryer.

Apelet e vazhdueshme për koordinim të forcave politike shqiptare në Maqedoni për të mbrojtur interesat tona kombëtare mbeten në heshtje të plotë. BDSH përsërit apelin e domosdoshmërisë së unifikimit të të gjitha partive politike shqiptare, të organizatave politike dhe qytetare, të personaliteteve me peshë në skenën kombëtare që të ndalet terrorizmi shtetëror në Maqedoni.

Meqenëse bashkimi i faktorëve shqiptar në Maqedoni nuk është duke ndodhur dhe si të përçarë nuk jemi në gjendje të mbrojmë asnjë viktimë të terrorizmit shtetëror, BDSH apelon publikisht te Komuniteti Shqiptaro Amerikan që të mobilizohen edhe kësaj radhe, si shumë herë në të kaluarën kur e ka kërkuar interesi kombëtar, dhe të sigurojnë një avokat amerikan në mbrojtje të viktimave të reja të proceseve të montuara gjyqësore. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohet që proceseve të montuara gjyqësore «Sopoti 1»,« Sopoti 2», «Brodeci» të mos i shtohet edhe “Rasti Smillkovci”! (INA)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).