Megjithëse ende nuk kanë krijuar traditen e Bashkimit para monumentit të 'Nënës Shqipëri', për të lënë mënjanë ndasitë partiake, autoritetet më të larta shtetërore dhe liderët politikë bënë homazhe në respekt të atyre që flijuan jetën për Atdheun.

Per kryeministrin Sali Berisha eshte e rendesishme qe ky 5 Maj, i cili perkon me vitin jubile të 100-vjetorit te pavaresise, i gjen shqiptaret te lire ne trojet e tyre, duke realizuar keshtu idealin kombetar, per te cilin u sakrifikuan deshmoret.

"Secili prej tyre qe prehet sot ne flamurin e kombit, kur veshtron vendin e tij, qe 100 vjet me pare perpelitej mes ekzistences dhe mosekzistences si shtet, sheh sot nje Shqiperi anetare te NATO-s, qe rend me ritmet me te shpejta per te kapur dekadat dhe pse jo shekujt, qe iu grabiten nga diktaturat dhe pushtimet, sheh shqiptaret qe jane te lire dhe te sigurte ne te ardhmen e tyre. Prandaj perulemi me nderim, sepse atyre u detyrohemi me te shtrenjten gje qe qe ka njeriu i qyteteruar, dinjitetin dhe lirine", tha Berisha.
 
Para monumentit te "Nenes Shqiperi" u perkul ne nderim te Deshmoreve te Atdheut edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Por, duke shprehur nje kendveshtrim te ndryshem nga ai i kryeministri Berisha, kreu i opozites nuk humbi rastin te vinte ne dukje se Shqiperia e sotme nuk eshte ajo qe per te cilen u flijuan Deshmoret e Kombit.

"Une dua te perfitoj nga rasti, per te thene se do bejme gjithçka mundemi qe Shqiperia qe duam te jete ajo qe deshen ata qe prehen ketu dhe ata qe ne rrugen e gjate te sakrificave dhe martirizimeve aspiruan dhe nuk arriten te shohin dot. Shqiperia qe kemi sot nuk eshte Shqiperia, qe ata deshen dhe nuk eshte Shqiperia qe duam. Dhe per kete do te vazhdojne te luftojme, per ato ideale dhe ide qe jane idealet dhe idete e Shqiperise europiane, per ate Rilindje Shqiptare qe jemi te angazhuar", tha Rama. 

Ne kete 5 Maj nuk mund te mos nderohej edhe deshmori me i ri i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye te detyres gjate nje misioni paqeruajtes ne Afganistan. Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nderuan kujtimin e Feti Voglit me nje vizite ne familjen e tij. Kryeministri Berisha ndau me familjaret e tij vleresimet me te mira qe kishte marre per kapiten Feti Voglin nga eproret e tij gjate vizites ne Afganistan, si edhe ngushellime nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton. Kryeministri Berisha i shprehu familjes mirenjohjen dhe nderimin e shqiptareve per vepren heroike te kapiten Feti Voglit.
Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, homazhet u kryen nga sekretari i Pergjithshem i kesaj levizje Luan Rama.

AKZ: Dëshmorët luftuan për flamur, jo për ngjyrime politike

Më herët ishte Aleanca Kuq e Zi që përkujtoi dëshmorët e atdheut që dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Aktivistët e AKZ vizituan varrezat e dëshmorëve, nderuan të rënët dhe kujtuan kontributin e tyre “për flamurin dhe jo për politikën”. 

“Jemi krenarë për dëshmorët e kombit shqiptar. Nderojmë ata që luftuan në trevat etnike. Dëshmorët luftuan për flamur dhe jo për interesa partiake”, deklaroi aktivisti i Aleancës, Myslym Pashaj. 

Më pas, aktivistët e grupimit, të shumtë në numër, kanë vendosur flamuj të vegjël pranë varreve të Dëshmorëve të Atdheut. 

Basha në familjen e dëshmorëve të LANÇ, UÇK dhe Hajdarit

Në këtë ditë, kryetari i Bashkisë së Tiranës pas homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve, zhvilloi vizita në familjen e Heroit të Popullit Sulejman Sefer Cenomeri dhe me pas ne shtepine e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. 

Basha vlerësoi kurajon dhe guxim e Azemit për t’u vënë në krye të Lëvizjes Studentore që çoi në rrëzimin e diktatures. Kreu i Bashkise se Tiranes vizitoi edhe familjen e Heroit të Kombit, ish-luftetarit te UÇK-se, Skerdilajd Llagami, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”. 

Basha u angazhua për ngritjen në Tiranë të një memoriali në përkujtim të komandant Shpendit i cili u bë pjesë e tri luftrave për liri, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, më pas në atë të Luginës së Preshevës si dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Skerdilajd Llagami ra më 29 qershor të vitit 2001 në fshatin Begovi afër Tetovës.
 
Veteranët: Shteti na ka harruar

Një ditë më parë Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ organizoi pranë ambjenteve të SHQUP-it një aktivitet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut. 

Kryetari i kësaj organizate, Gjergji Velo kujtoi në fjalën e tij kontributin heroik të dëshmorëve të atdheut, si dhe përshëndeti pjesëtarët e familjeve të tyre, të pranishëm në këtë aktivitet. 

Zoti Velo u ndal tek mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës, por dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave. 

Ndër ta është largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë. 

67 Komente

smileysmileysmileysmileysmiley

5/5 !

Perulem gjithe jeten para tyre.

Lavdi!

``shqipe``

Lavdi atyre ,qe dhane jeten per nje Shqiperi te lire!

Nderim te gjithe atyre qe luftuan dhe u vrane per vendin e tyre, per liri e dinjitet kombetar.

Kujtim i pa haruar!Po nuk kuptoi nje gje,ç'ne Azem Hajdari te deshmoret!!!Ai nuk u vra ne lufte.

osht hero i demokracis.

qe gzoni ju.

sot.

atje.

te ju.

gjithnji.

Pershnetje, i dashur!

ç'fare ke ndonje gje te bukur ne dore?

Sic ke nofken je edhe nga mendja. Azem Hajdari eshte hero i demokracise keshtu qe i takon te nderohet si i tille me 5 maj. Deshmore nuk jane vetem ata qe vriten ne lufte me armiqte e huaj, bie fjala edhe nje polic qe e vret nje kriminel ne nje rruge te Shqiperise mund te shpallet deshmor.

Ka nje problem shume te madh e majta qe eshte mendesia perjashtuese, konsiderimi armik i kundershtarit. Berisha sot ka vizituar shtepine e Jordan Misjes, Azem Hajdarit dhe Feti Voglit, ne respekt per te gjitha etapat. Basha gjithashtu ka nderuar nje deshmor te LANC, nje deshmore te luftes se Kosoves dhe Azem Hajdarin. Po e majta c'ben, pervecse ti fryje zjarrit te percarjes dhe manipulimit te disa veteraneve qe me shume duan partine se Shqiperine?

Pse e dime ne qe azemin e kane vrare per qeshtje borgjesh dhe qe ky vizitori i sotem kish kohe qe e kish bere dalje nga inventari?
Thua e dime gabim?

Nuk ka gjethe fiku qe tu kapi ju Lojtaro!Hier ju e keni quajtur spiune te grekut, te serbit,tradhetar e plot te tjera.Keto te thena nga i pari juaj.Tjeter,jo per gje por ju i levizet eshtrat Bab Myslimit me qe vdiq ne shtepi.Ku njeri e ku tjetri!!!!

E ke pare cka bere Rama sot kur shkoi te varrezat e deshmoreve? Nderronte tapetat qe ishin vendosur me pare kur bene homazhe Berisha me te tjeret. Vinte tapetat e tij. I tille person eshte Edi Rama sa edhe tapetat i ka ndryshe nga ato qe shtrojne institucionet shteterore. E ka cdo gje paralele me institucionet shteterore, pershire edhe tapetat dhe dekorin tjeter me kete rast.

Beni prape temana Rames se e keni mire.

Per saktesi "tapetash " nuk quhen Deshmore te Lirise per Shqiperine keta pas 92 , Quhen "Pishtare ...." .... "Hajde puishe pishe , dhjete leka pese leka "shitej qemoti ky term letrar ndryshe nga Bota !!!!

Mos u gjethshin kockat rehat kur shkon dhe Kryekrimineli qe i ka Vrare , Poshteruar e Varrosur me dhjetra here se bashku me Plehraxheshen e Kuvendit qe u gjeti vendin herojve te Shkodres tek plehrat si akti Fundit per nderimin e tyre. Mos u gjetshin kockar Rehat kur u ngrene  dhe permendore per Zogun mbi gjakun e tyre ! Kjo eshte nje nga HIPOKRIZITE me te Medha per nje Komb qe fsheh .Dhe te jeni te BINDUR qe FSHEH !Situata po leviz dhe keta gangstere duke spekulluar me ndjenjat e Popullit zgjodhen te bejne kete Farse ! 

Ata parandiejne ...duan dikush ti Mbroje ...duan te ringjallin frymen se vetem QENTE dhe Vrasesit u shkojne Prapa . Keto Hile te ndyra i Baltosin me shume Te Renet per Shqiperine .

Ju kish rritur nena per nje Bote te Re   / lule more Trima qe rate per Atdhe dhe asnjehere Plehrqat e Kombit nuk e Vleresuan me tej

Djem c'ndodh me jun keshtu ?Vitet tutje Ju po tehu .

Me kete ceshtje nuk ka KOMPROMIS i nderuar Spiritus . Asnjehere ne te njejtin llogore pa kekruar Jo vetem FALJE , qe nuk eshte asgje , por ne rradhe te pare per te NDESHKUAR te gjithe Llafazanet e Lopet InteliDjente te pas 92 qe nuk lane Balte ne TUFE pa hedhur mbi ta .  Dhe me VEPRA konkrete per te rivendosur ne peidestal te Gjithe Vlerat e ketyre Njerezve te RENE mbi te cilet jo vetem Duhet perulur por edhe Medituar me ore e dite , jave e Muaj ...C 'po Bejme per ate qe dhane Jeten ATA !

Prehuni teQete se Shqiptari ne cdo KOHE , nuk ka rruge tjeter per te perballuar Rezikun ekstrem , pervecse te beje ate qe bete JU .Per kete ini te PAVDEKSHEM !

Nderim Atyre qe dhane jeten per Shqiperine ne te gjitha koherat.

Sigurisht. Respekti dhe nderimi ne kete dite shkon per te gjithe deshmoret e atdheut dhe atdheu nuk ka deshmore vetem per nje periudhe kohore.

Nene moj ,do pres gershetin

Ne ato maja ,rripa-rripa

Lavdi xhaxhait te mamit tim ne kete dite historike dhe gjithe deshmoreve te vendit tim . Me respekt mbesa dhe bija juaj nga larg.

Tek ne cdo ceremonie kombetare, artistike, fetare, kalamajkopshtare, apo qofte dhe maraqkambledhese, i pritet gershera nga kreret e politikaneve dhe jane po keta qe jane ne qender te ceremonive dhe cdo gjeje.

Edhe nene Feridene trafikantengahalli politika do na i shpetonte.

Se shpejti pritet qe tek QSUT te hapet nje klinike synetlleku me rastin e 100 vjetorit te pavarsise, dhe Berisha me Ramen do rrine aty me bisturi ne dore per ta bere me radhe se kush do beje synet kalamajte, nje do shkoje tek Rama nje tek Berisha, pavaresisht bindjeve politike te kalamajve.

RRoftè 5 Maji..!!!kot tè pyes..A èshtè ditè pushimi nè shqipèri kjo festè?

Tani qè i hodha njè sy..mirè ja bèjmè..se mos kemi shumè ne!!janè aq pak sa nuk e meritojnè...behar kemi plot(festè dita e verès)...rini po plot..(festè dita e rinisè)..po ashtu, kaur myslyman e katolik plot e plot(festa sa tè duash..)..çe duam ditèn e dèshmorve.. tè tè gjitha kohve natyrisht!!

I di qeveria keto gjera.Ne do festojme e pushojme kur duan ata,jo ne .U beme ne,keshtu ,te gjykojme mbi rendesine e ngjarjevesmiley

as ne kohen e xhaxhit nuk ka qene gjo feste dita e deshmoreve. 

xhaxhi vete nuk pati deshmor asnje nga farefisi i tij. aq me teper qe ish ai, sipas gojeve te liga, qe e spiunoi qemal stafen qe italianet vrane ne 5 maj. nga kjo them nuk e beri as dite feste.

Lavdi deshmoreve.Nderime te gjithe atyre shqiptareve qe dhane jeten per nje Shqiperi te lire.

Respekte dhe per deshmoret jashte kufijve shqiptar,te cilet besuan ne ceshtjen shqiptare.

Pse pikerisht 5 maji per te nderuar deshmoret e kombit? Kush e caktoi kete date dhe pse?

dita kur u vra qemal stafa, si mundet te gabosh ne kete date.

n'ate dite maji

u vra qemal stafaaa

.....

Pra dita e vrasjes te nje militanti komunist, e cila eshte e mbuluar me vellon e rende te mundesise se Stafa u tradhetua dhe u fut ne kurth nga shoket e vete komuniste dhe me sakte Hoxha, eshte dita qe perkujtohen te gjithe deshmoret ne historine e kombit shqiptar qe kane rene per kombin? Absurde teresisht.

Nje feste tjeter mbeturine e 50 vjecarit te zi komunist.  

Pikerisht. Per me teper: http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4649

Pasqyrohen se si shumica derrmuese e organizatoreve kryesore te partise komuniste shqiptare (dhe jo vetem xhanem) u vrane ose burgosen me urdherin e vete Enerit. Tmerr ta mendosh, jo vetem tek banaliteti kriminal ne pusullat qe Enveri ja dergonte me vete disa prej tyre dhe i thoshte mos i hap se jane teper sekret, e ne leter kishte shenime tip dekorojeni me nje plumb kokes, po dhe tek mentaliteti i atyre qe i vrisnin shoket e vet te idealit thjesht nga nje pusulle e Enverit.

Megjithate dhe pavaresisht kesaj, duhet te tregojme nderim dhe respekt per te gjithe ata qe kane dhene jeten per kombin*, qofshin komuniste e ca do qofshin, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.

* E kam fjalen te gjithe qe luftonin me ideal te paster per vendin, pavaresisht se si erdhen rrethanat me pas. E ketu, te pakten sa i perket Luftes II boterore, perfshihen si komuniste ashtu dhe te tjere, te vrare jo vetem nga pushtuesi, por dhe nga Enveri me shoke.

ishte e pamundur per enverin te qeveriste aq gjate duke mos i vrare kundershtaret (ish shoket e tij te idealit). sepse eshte e pamundur qe shqiptaret ti binden njeriu me ndergjegje te plote dhe pa fare ushtruar dhune.

ky blog mjafton me duket per ket konkluzion jo shume te thelle.

te isha une ne vend te enverit, do te kisha bere njesoj, do t'i kisha vrare gjysmat, per ta çu barken ne drejtimin e caktuar. ndryshe ben vetem rrathe ne uje.

fatkeqesia e popullit tone nuk ish qe enveri ishte kriminel dhe i dhunshem, por qe ishte i budallepsur me ide te mykura e qe nuk i pershtateshin hiç natyres dhe mentalitetit shqiptar. ndaj dhe shkuam ne katastrofe ekonomikisht, megjithese prej dhunes fituam plot gjera te mira, psh u emancipuam me shume se pjesa tjeter shqiptare e jugosllavise ndaj se ciles nuk u ushtrua kurfare dhune politike.

Sigurisht duhen nderuar te gjithe ata qe rane duke luftuar me vetebesim te plote dhe ideal te paster per kombin, po a eshte dita e vdekjes se nje nga antareve te grupit komunist te Shkodres, themelueseve te PKSH dhe te drejtuesve te rinise komuniste ne nje episod qe me shume gjasa ishte nje kurth i shokeve te tij te idealit (qe si rrjedhoje e ben Stafen viktime te luftes brenda llojit), gjate nje lufte qe do te shendrohej ne nje lufte civile per pushtet nga po vete komunistet, dita me perfaqesuese per te kujtuar e nderuar te gjithe deshmoret e kombit te te gjitha kohrave dhe te gjitha luftrave?

Per mua aspak, dhe besoj se eshte keshtu per shumicen e kombit.

Pra dita e vrasjes te nje militanti komunist

sepse deshmore te kombit  quheshin vetem partizanet e vrare gjate pushtimit. ne fakt ne listat e deshmoreve te kombit u futen gjithe ç'vdiqen gjate atyre viteve te luftes 2 boterore, por prap se prap numri kurre nuk e arriti shifren historike te 28 000 deshmoreve, ose nje deshmor per çdo kilometer katror. 

sipas vellimeve Yje te Pashuar, u evidentuan rreth 4500 vete gjithsej.

S'ka as shashka as barut ketu, thjesht nje qartesim fakti.

“Atje në Tiranë, afër një spitali,
ç’ u vra Qemal Stafa, një trim nga të malit”

po sa komunist si enveri e di qemalin ti, ky eshte halli? se duhet ta dish pak kohen, ne kohen e pushtimit fashist, komunist ishte e kunderta. se aleatet i kishin hallatet larg edhe nuk na deshen aq "fort". tani qe 5 maji eshte dita e deshmoreve, kje vlen per te gjithe deshmoret kryesisht te luftes nacl se ashtu u vendos. po kjo nuk i heq te drejten deshmoreve te jene demokrate mer burre, se u vrane per shqini jo per ppsh, as per enver. po nuk oshte histori kinostudio kjo, osht histori shqipnie. aty ke varret e deshmoreve sot ke edhe ata qe pushkatoi enveri, edhe gjysmat komuniste ishin. tashti si do ti te ndajme vorret vec? knej kta me ballin, vec legaliteti, edhe komunistet?

i pakapshem, ndigjo, edhe deshmoret po ne i kemi, se te kuqte nuk vdiqen per atdhe, te kuq e kishin menjen me vjedh mbas "clirimit".

i pakapshem, ndigjo, edhe deshmoret po ne i kemi, se te kuqte nuk vdiqen per atdhe, te kuq e kishin menjen me vjedh mbas "clirimit"

 

Ata, ne, ju, ato, une.  Ti or ti, shtoji edhe i cik miell se mbasi del kulac e jo petull. 

kulaci do zjarr monde jo vaj. ti po pate mik adminat na hap pak udhe te kemi nderin te debatojme me nje ish kryeminister te shqiperise, z. Aleksander Meksi qe na begenisi smiley te peshku.

Ata, ne, ju, ato, une.  Ti or ti, shtoji edhe i cik miell se mbasi del kulac e jo petull.

une nuk i kam nda kurre. per mua deshmoret i kemi ne smiley

Po mer po, pale te kishe edhe nje pule a gjel deti, behej dollme.

Qemali ka qene ku e ku me komunist se Enveri.  Eshte angazhuar me levizjen shume me heret se Enveri, ka besuar vertet ne ideologjine komuniste, udheheqes i rinise komuniste etj etj.  Enveri nga ana tjeter ishte nje aventurier oportunist e karrierist, qe ju bashkua komunisteve vone fare.  Ne kohen e pushtimit fashist, ne pjesen derrmuese te tij te pakten, as qe ishin organizuar dhe ne shume raste e shifnin me simpati fashizmin si nje ideologjie dhe sistem jo shume i ndryshem nga komunizmi stalinist.  Ky fakt ishte shume i qarte, sidomos para sulmit gjerman ndaj BS-se, atdheut te te gjithe komunisteve.  Koha e paktit Molotov-Ribentrop.  Nga ana tjeter shume nacionaliste ishin internuar ne Ventotene nga ana e fashisteve per veprimtari antifashiste.

Ti thua kshu u vendos per 5 majin? Nga kush? Nga nje regjim diktatorial stalinist qe ideologjizonte gjithcka dhe e bente historine carcaf per interes te pushtetit te tyre?

S'thashe me ndonje vend per ndarje varresh, por thjesht qe 5 maji nuk eshte dite e pershtatshme per te perkujtuar gjithe deshmoret e kombit.

pse nuk eshte e pershtatshme? cilen dite do propozoje ti?

parimisht jam dakort, bile kjo si dite eshte ironike dhe per deshmoret komuniste te kombit, per arsyet qe thua (qe Stafa me gjase u eliminua nga Hoxha si konkurent i mundshem), bile ne proporcion, te vraret gjate luftes se dyte boterore nuk jane aspak me te rendesishem se te vraret gjate lufterave paraprake (qe ta meritojne diten e deshmoreve te kombit patjeter rreth eventeve te tyre) por:

1) dita (cila dite) nuk eshte me e rendesishme se akti i te kujtuarit te deshmoreve te kombit, te gjitheve padyshim (leri pallavrat e peshqkomunisteve qe njehesojne luften e komunisteve me deshmoret e kombit, keto vec ndonje peshk dhe ndonje hysnimilloshist i beson)

2) nuk eshte tani momenti me i pershtatshem per te diskutuar per ndryshimin e dites se perkujtimit te deshmoreve. se pari duhet nje pajtim kombetar, ne mos, nje qetesim dhe ndergjegjesim kombetar mbi historirat e luftes se 2-te, etj, dhe sa kohe qe ne politike ke impotente nga pd-ja qe s'behet fjale ta bejne kete dhe ke ish-funksionare te komunizmit nga PS-ja, nuk flitet akoma per keto gjera.

deri atehere, patjeter qe duhet bere kulture qytetare qe, pavaresisht kontraversaliteteve lidhur me 5 majin si dite apo me luften clirimtare vs luften civile gjate viteve '40, deshmoret e kombit duhen nderuar dhe respektuar, mundesisht me evenimete jo te politizuara dhe me kuptimplote (dicka tjeter pervec banaliteteve te fjalimeve te pervitshme te Rames dhe Berishes).

Lavdi dëshmorëve! Edhe me dëshmorë, githkush e di se u referohet aytre të L2B! E vetmja periudhë për të cilën ia vlen kush të krenohet me të vërtetë se është shqiptar. 

Ata Zenel Gjoleket e Isa Boletinet, Mic Sokolet, etj. etj. nuk quhen e?

Kishin gje ne balle ata? Jo. Atehere pse pyet kot?

Epo thashe t'a bej nje pyetje si kjo, meqe s'kisha bere ndonjehere.

Kam vene re xhib qe ti nuk e le gjembin te shprehe lirshem mendimin e vet,si eshte puna?

Me falni po keta politikanet te rruajne trapin megjithe perkujtimet e tyre. Nese duan vertet te tregojne respekt per deshmoret dhe vepren e tyre, menyra me e mire per ta bere eshte duke respektuar "kandidat deshmoret" pra ata qe luftuan po su vrane, qofshin veteranet qofshin te persekutuarit politike. Me kete metoden "te kam shume xhan dhe te sjell lule kur ke ik per lesh" le te fshijne bythen.

mesa di une ka ligj per deshmoret e atdheut dhe jo per kandidat per deshmore. Po ti mund te ja propozosh Rames ne Twitter te beje nje ligj per kandidatet per deshmore.

Respekt vetem per deshmoret e atdheut, ata para gjate dhe pas L2B deri ne ditet tona qe japin jeten per atdheun, por kurrfare respekti per terroristet e kuq qe vrane edhe shoket e tyre e gjithe popullin pas clirimit. Qemal Stafa komunist apo jo, duhet te nderohet por jo Enver Hoxha me Koci Xoxen qe vrane e prene qytetaret e vendit te tyre dhe luften e bene revolucionare, per komunizmin jo per Shqiperine.

Dita e deshmoreve duhet sherbeje si dite bashkimi jo ndarjeje.deshmoret ishin te te gjitha bindjeve dhe e donin shqiperine ne menyra te ndryshme dhe ndoqen rruge te ndryshme per ti sherbyer asaj.A lincolni duke folur per luften civile tha: te dyja palet besonin ne te njejten Bibel dhe i luteshin te njejtit Zot.Ne rastin e shqiperise duhet thene se te dyja palet donin te njejtin flamur e megjithate moren rruge te ndryshme qe i cuan ne llogore kunder njeri  tjetrit.

akoma ka chakenj qe po ushqehen me gjakun e deshmoreve??????

... sigurisht,  deri ne piken e fundit te gjakut!!!!!

ngaqe ne titull quhen te kombit. fjala komb eshte fjale pergjithesuese. se ne te futen dhe ballistet qe ishin gjysma e popullsise, por futen dhe kosovaret qe ishin pro italianit dhe gjermanit se keta krijuan shqiperine e madhe.

pra per te shmangur çakejt, e mira do ishte, qe te quheshin vetem deshmoret e luftes nacional çlirimtare, ose me drejt te partise komuniste shqiptare.

vete fjala deshmor ka kuptimin e deshmise historike. shtremberimi (ose idealizimi ose miti) fillon aty ku perzihet i gjithe populli ne kete lufte. nuk ishte i gjithe populli kundra fashizmit. sikur librin e Kadarese Le diner de trop (darka e gabuar) po te lexoni, e mesoni kaq.

se qe thua ti komunistet vete vrane e pushkatuan shume shqiptare qe edhe ata ishin per nje shqiperi te lire e te pavarur, por jo komuniste. po keta si ti quajme e ku ti fusim, o ti i çakejve ?

Nderime te gjitheve atyre qe dhane jeten ne vite per Shqiperi.

Ti Lojtar sepse Heziton ti quash Deshmore dhe ata qe u VRANE ne 21 Janar nga po ky Kriminel qe shkon per Perkujtim e Respekt per Familjet e Deshmoreve .

Ti je nje cope Megafoni qe s'ka vesh te te degjoje....po nejse mo . Per Kulturen tende , ti nuk duhesh Lene QOORR e Budalla gjithe jeten , sepse dhe Kohet jane te tjera dhe Babasqapi ka nevoje per te rene te tjere si JUE .

Deshmore ...ne te Gjithe BOTEN quhen ata qe bien ne LUFTE kunder Pushtuesit ose ne Beteja Luftarake per Clirimin e vendit Jo bashkepunetoret e armatosur nen Urdhra te Pushtuesit !

Te tjeret quhen te Rene , ku mund ti perfshish edhe keta pas 92 apo edhe ata qe  sulmonin pabesisht e vrisnin Qytetare te Pafajshem per te Rexuar Shtetin  LIGJOR anetar te OKB , si " ata te Jozefperckes " smiley

Ka zgjedhjet e saj cdo Epoke dhe kjo qe jetojme duke e Unifikuar Veten me Sali Vromen zgjodhi ti quaje PISHTARE ....Dhe me te vertet e meritojne sepse i vune Zjarrin Shqiperise !

Sa per dijeni te Basqapit dhe tenden , I ndjeri Feti Vogli nuk ra per Shqiperine , por per NATON . Dhe kjo Vlere e tij nuk eshte e njejte me ate te te tjereve. Lavdi vepres se Fetiut dhe larg duart e ndotura , te ndyra   te sqeperve per te pervetsuar Vepren e tij Politikisht ! Te Azem Hajdari pasi e nxori ne prite ,  le te veje ta nderoje , se eshte vrare ne Lufte e perpjekje te Medha me Armikun qe po i pushtonte seline e PD-se . Edhe Azemin  e ndyte se nuk mund te beni NDRYSHE !

Ti Lojtar sepse Heziton ti quash Deshmore dhe ata qe u VRANE ne 21 Janar nga po ky Kriminel qe shkon per Perkujtim e Respekt per Familjet e Deshmoreve .

Une do ti quaja viktima me teper se deshmore.Deshmoret jane aktiviste e  bien krye te aksionit .Ata te gjoret  u vrane ndersa benin sehir me duar ne xhepa .krimi duhet te neshkohet me gjithe ashpersine e ligjit.kjo sa per te bere sqarimin midis martirit qe ka nje qellim dhe viktimes qe thjesht ndodhet ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar.

Hajt mo dhe me ty , se ke qejf ti qe te zevendesosh Gjembin smiley

Pergjigjja ime ishte Jo te te mesoj Tye , se te kam si edukatore qe me tregon  gjithshkafje  smiley , por eshte per keta bebushet qe nuk dine te bejene dallim , sepse jane te paragjykuar e te ndikuar si zotrote nga Teorite e shpifura te Basqapit dhe asaj kermes Politike te Pallavramentit !

Ju duhet te kuptoni njehere e pergjithmone me gjith soin e sorollopet qe vijne verdalle me teori si Puna Jote . Ne se keni deshire te fusni terminologji te Reja askush nuk u pengon te krijoni nje fjalor Terminologjik te Fushes te Perkarur edhe nga Jozefpercka . Deri atehere , pasi te fitoni dhe pelqimin e qytetareve dhe Miratimin shkencor te Ligjshem,  merruni me kallamin e Miladinit dhe me Historite e Vrasjes se Qemalit se i qeeu Nexhmien - enverit . Ky Rast eshte  nje date e shenuar Jo vetem per BEBET si puna Jote ( sidomos  atij qe zakonisht i rreshket koka e s'ja kap dot ne keto prurje)  qe nuk dine te bejne dallimin mids Deshmorit , te Renit , Viktimes si terma Ligjore e Zyrtare te nje Shteti , dhe......  te  Mic Sokolit te Vilajetit te Turqise smiley . Per tye dhe ate qe reshket ky Vend nuk ka Deshmore se " i ka vrae Enveri bashkepunetoret e tij "

Ju nuk e kini per gje te NDOTNI Gjithshka dhe pa asnje shkak pervecse Mllefeve personale !

Per Ju vetem Andartet Greke , fashistet Italiane  , Nazistet dhe te tjere kane Deshmore ne Shqiperi te Rene per te mbrojtur nje Teritor te Mbreterise Viktor Emanuelit ...dhe se ku eshte Shqiperia  .....  e gjen ti me ate qe i reshket KOKA dhe nuk ja kap dot ...helbete moshe puberteti dhe cdo moment i lengezon  Koka smiley

Perjashtova  Lopet rimbllacitese me nik si Lojtari , se mendoj niku Juaj akoma nuk ka  degjeneruar  ne ate shkalle ! Por me kete dhe diku gjetke e disa herepashere sipas  parimit " vajze e mire po pak me Bare '" ti po tregon qe nuk ke me mendim ,  po vetem tund koken !

Te mbajte e jotja i thone ne Lum te Tiranes , ndersa ne Laberi i thone "Ruaj shendetin

martirit... po mar mundimin te te sqaroj se ky Term eshte i Huazuar nga te persekutuarit e Fese dhe i perdorur si "sugjestionues " per masat punonjese fashataro - qytetare qe kane pjelle InteliDjence te njenjeshme Tuajen .

 Per tye dhe ate qe reshket ky Vend nuk ka Deshmore se " i ka vrae Enveri bashkepunetoret e tij

Enveri i ka vrare bashkepunetoret e tij ky nuk eshte ndonje sekret i madh.Po shyqyr qe deshmoret u vrane me pare dhe nuk u pa syri gje.

Po mor gjemb, nderim, patjeter, i vdekuri nderohet, e sidomos heroi qe jep jeten per vatanin.

Po kemi Mic Sokolin me Vasil Shanton.

Mici u vra ne lufte kunder Serbit, Vasili u vra ( gabimisht) duke luftuar per tu bere miq me Serbit.

 

Hajde zgjidh.

Per ate pune thuhet qe Vasili e hengri prej shokeve te tij por s'po i futemi atyre diskutimeve sot per nder te atyre qe s'jane me.

se si i shikojme gjerat sot, Vasil Shanto klasifikohet fiks terrorist me ato qe ka bere dhe ky edhe me origjine nuk eshte shqiptar. Sdq. perderisa u vra perpara clirimit, ne perpjekje me pushtuesin, duhet nderuar si te tjeret.

Ja cfare ben turpi qe fatkeqesisht eshte ende ne detyre si president

Homazhet në nder të dëshmorëve të Atdheut dje kanë tërhequr vëmendjen për shkak të përfaqësimit të
pazakontë të delegacionit të nderimit nga institucioni i presidencës. Edhe në këtë rast, ashtu si në të gjithë
veprimtarinë e tij të viteve të fundit, Bamir Topi është zhveshur nga rroba e kryetarit të shtetit dhe ka vepruar
thjesht si kryetar “in pectore” i FRD-së, që formalisht i është dhënë në kujdestari Gazmend Oketës. Duke
neglizhuar krejt Protokollin, i cili parashikon që në mungesë të titullarit, institucionin e prezanton Sekretari
i Përgjithshëm, në ceremoninë e djeshme në nderim të dëshmorëve, Bamir Topi ka menduar të përfaqësohet me
ekipin e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”. Në fakt s’është ndonjë shkelje e barazisë gjinore, pasi edhe pjesëtarët
meshkuj të kabinetit të presidentit, veç ndihmesa dytësore konsumojnë, por dje 5 maji u përdor për një qokë
partiake. S’duhej të ishte sekretari i përgjithshëm i institucionit që duhej të përfaqësonte presidencën, por
këshilltarja për ushtrinë, Manushaqe Shehu, bashkëshortja e Sali Shehut, figurës eminente të FRD-së, partisë
së Bamir Topit. Ai mendon se ky shoqërim kurore i ngre figurën partiakut të tij, dhe për të shtuar shëmtimin
e përfaqësimit, dyshja është mbushur me këshilltaren e tij për kulturën, e cila ka aq ndikim tek kabineti, sa ende
s’e ka fituar të drejtën e citimit në faqen zyrtare të internetit. Gjithsesi, “Shtëpiaket e Dëshpëruara” dje e
kryen si mundën detyrën e ngarkuar, por publiku lexoi se tashmë prej shumë kohësh, Bamir Topi s’është më
president i Shqipërisë, as në Tiranë e as në Shën Pjetër, por thjesht një kryetar “in pectore” i një klani politik,
që ka dalë në faqe botës, veç për një qëllim, të bëjë sa të mundet për të sjellë në pushtet Edi Ramën

Ti Peter me Nik dukesh ortodoks , dhe bej habie se si ke Harrue Gjin Bue Shpaten qe ka rae ne Lufte me njat osmanllien .Ke mshef me kete qellim si duket edhe herojt e Mesolongjit qe rane Desmor per Lirine e Greqise .

Ju nuk ka kanadar ne BOTE qe u Peshon Injorancen e ushteqyer nga Babasqapi !!!!!!!!

Me sa di une dhe ish-dashnorin e nje nga motrat "gjoni" qe ja tereziten me kallac ne Tirane tek varrezat e deshmorve e kane varrosur...sepse dhe ai per liri e demokraci luftoi

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).