Takimi i turpshem

Uashington – Agjencia e Sigurise Kombetare publikoi nje raport ku detajonte nje takim sekret totalisht zhgenjyes me alienet ne Nju Meksiko, kater dekada me pare. “Ngjarja ka mbetur sekrete per kaq kohe, jo se permbante ndonje informacion delikat a ku di une se cfare, por sepse gjithe situata ishte qesharake, e turpshme e madje, qe s’ja vlente as te behej publike”, tha drejtori i komunikimit te agjencise, Thomas Giri gjate nje konference per shtyp. Ai pohoi se as humanet dhe as mysafiret hapesinore nuk dolen mire ne ate takim te pare, dhe vendosen se nuk ja vlente te flitej per te. “Une e di qe dynjaja degjon fjalet ‘takim me jashtetokesoret’ apo ‘maskim qeveritar’ dhe marrin kot, por me besoni se ky takim ishte zhgenjim total”, tha zyrtari. Ai u dha raportereve kopje te raportit dhe doli nga salla, se kishte turp te ishte aty ndersa ata lexonin.

Sondazhi: Bateriste me te mire

Tirane – Sipas nje sondazhi te bere publik kete jave, 96% e grupeve muzikore anembane vendit kane nevoje per nje baterist paksa me te mire. “Pothuajse te gjitha grupet e vezhguara ne studimin tone lane te kuptohet se, edhe pse bateristi aktual ishte ‘goxha i mire, gjynah te qahemi’, ato nuk do ishin kunder pranimit te dikujt qe do dinte te luante ritme me te shpejta dhe te njihte me shume rryma muzikore”, tha drejtuesi i sondazhit dhe perfituesi i 130 mije eurove te projektit, Lysjen Sevapi. Nga ana tjeter, 72% e bandave pranuan se nuk do te ishte keq te kishin ne grup dike qe dinte t’i binte pianos, qe ta kishin gati kur te kompozonin baladat.

shfaqur tek revista “Klan”, perkthyer pa permendur burimin origjinal te artikujve (1 dhe 2), “Onion”

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: humor, klan, onion

4 Komente

''ato nuk do ishin kunder pranimit te dikujt qe do dinte te luante ritme me te shpejta dhe te njihte me shume rryma muzikore”, tha drejtuesi i sondazhit dhe perfituesi i 130 mije eurove te projektit, Lysjen Sevapi.

ore kush i mendon  keto lloj sondazesh?? ç'qellim, per çfare hyn ne pune nje sondazh i tille??smiley   apo per sevap.smiley, (130 mije euro), gjendet Lysjeni ne pune.smiley

ore kush i mendon  keto lloj sondazesh?? ç'qellim, per çfare hyn ne pune nje sondazh i tille??

Me duket se paske pyetur seriozisht, si tek tema e Meksit. smiley

E kisha fjalen qi me duket sikur s'e kishe as pare qi ishte humor as lexuar tag-un poshte shkrimit qi thote humor, po mbase e dije dhe e ke thene keshtu si seriozisht per humor smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).