Diagnoza: mendç,
luajtur, krisur,thyer,
qelqi i syve të syzeve
po shikimi po tresh
mbetet, dyfish si avulli
nëpër fjalë, shtoi edhe
pështymën buzëtharë...
Shkreta mallon e shkreta
përin e shiut, retë, po ato
shkojnë përkundër, përdrejt,
thithje është puthja, krejt
shi e vërteta kur bie, qull
gjysmë të vdekurën foshnje
krahëve të skeletzinjve,
poezi është liria në uri,
por jo liria e urët e paurë,
jo uria patëdalë, pafaj kush
lindi padashur pa dash-uri,
mur, dy mure një mbas një
në të dalë të jetës, kush hyn
s‘di e s‘ka se si se çfarë, më
n‘etje, pamëdysh thelbi i gurit,
si fjalë e lagur nga epsh i pa,
i padëshirë, nga padija e pa,
e parodisë e kujt jep shpirt
në kryq, kryqudhë a në kufi,
dy viza nën a mbi përmbi
si kob pikë, pikë nën qerpikë
që ndez të vrarët, zogj e hi...
1 Komente
thithese. shume poezi e mire.