Nje autobuz me studentë nga Universiteti Aleksandër Xhuvani ka rënë në greminë. 13 viktima, 20 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë qafës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega Letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) dhe drejtohej nga shoferi 55-vjecar, Pëllumb Çela. Në vendngjarje u mobilizuan autoambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta të policisë disa minuta pas aksidentit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën dhe 22 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës. 

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 11 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me  plagë të rënda.

Korespondenti i News 24 Andrea Kola raporton se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë. 

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”.

Balkanweb

278 Komente

8 te vdekur po thuhet. Ishalla sa me pak. E tmerrshme!!!

edit.

12 te vdekur deri tani. Kane qene studente nga Un. Aleksander Xhuvani, dhe te gjithe pasagjeret e autobusit kane qene vajza.

12 të vdekur gjer tani dhe shumica janë në gjendje shumë të rënd smiley

Ministri i Arsimit te dorehiqet urgjentisht!

Ca faji ka ai? Nese do te gjesh patjeter fajtor shih nga ministria transportit apo e brendshme. Po ne fakt faji eshte me kolektiv, eshte i gjith neve per kete shtet katrahure qe krijuam.

Ngushellime te sinqerta te prekurve.

O Zot, shpetofshin sa me shume! Jepu force prinderve! smiley

bashkohem me komentin

lajmet jane kontradiktore. Nejse, pjesa e rruges ku eshte perbysur autobuzi (ura e vishes, pjeresia e saj mbi 18%) eshte edhe pjesa me e rezikeshme dhe e veshtire e gjithe rruges Vlore- Himare. Keshtu ka qene den ba ba den dhe keshtu ngeli edhe mbas rikonstruksionit te kesaj rruge bere se fundmi. Tragjedi e rende!

Ate doja te thoja edhe une, perhere ka patur aksidente aty, s'e bene qe s'e bene dot me te sigurte. smiley

A mund te na thuash pak me shume per kete pjese te rruges gjemb?

shume gjynaf...tmerr i vertete.
Faji eshte i dikujt, duhet patjeter gjendur ai. Robt nuk duhet te vdesin kot.

I shoferit, fakti qe kane qene te gjitha femra ja kane marre mendjen dhe se ka pas mendjen ne mesim.       Ngushellime familjeve te ketyre fatkeqve.

Gjejeni ju qe atje jeni, para se te ikni dhe vet per dhjam qeni...besoj.

po ca pergjegjesi jane dhe individuale,ca gabime jane dhe njerezore . keto lloj aksidentesh  ndodhin anekend globit.

Tmerr! Sa njerez ka perpire ajo rruge, edhe nga ajri madje. smiley Fakti eshte qe duhen shofera eskperte, qe e bejne perdite ate aks, per te udhetuar me autobus. Me autoveture eshte me ndryshe. 12 jete te djegura, 12 familje te marra fund. Tmerr!

Ngushellime familjeve dhe qofshin keto shifrat e fundit negative qe degjojme.

"Fakti eshte qe duhen shofera eskperte"

Opi, duhen mbrojtese rruge, faji nuk eshte gjithmone i shoferit.

'Bama, po shi s ishte, bore s ishte , nate s ishte... i kujt ishte faji nese s ishte i shoferit ???

NORMALE QE ISHTE  FAJ I SHOFERIT AJO RUG ATJE QE SA MBAJ MEND VETEN TIME MBAJ MEND QE TE TER VENDASIT DHE TE ARDHURIT E KALONIN ME FRIK.DUHEN SHOFERA ME EKSPERIENC SE PER NDRYSHE NDODHIN KTO GJERA. MORI VETEN E TIJA NE QAF DHE GJITHATA FEMI.NGUSHULLIME TEK FAMILJET E FEMIVE DHE BESOJ QE KY AKSIDENT FATAL QE NDODHI TI BEJ CA NJEREZ SI PERSHEMBYLL KRYHETARIN E BASHKISE TE HIMARES TE ZGJOHEN DHE TE BEJN DICKA PER TE REGULLUAR ATE VEND..

çfar tmerri,sa keq pe me dhimbsen ata te rinje shqiptare !

ajo rruge,dhe shum rruge te tjera jan kthyer ne makth,pergjegjsia me madhe eshte e shoferit,vrases truthar ngasin autobuza duke qen te pire e duke telefonuar,

ngjarje shume e rende.., fatkeqesi e madhesmiley

ngushellime te perzemerta familjareve! shpetofshin te gjithe te lenduarit!!!

Tmerr e shkuar tmerrit... pashe tani fotot e autobuzit..nuk e di sa mund te kene shpetuar gjallè..e si do kenè shpètuar..fat i zi!!!

Ngushellime familjareve. Nuk ka asnje fjale qe mund t'i ngushelloje ata me te vertete. Por jemi te pikelluar bashke me ta. 

Besoj te gjithe e mbajne mend ende nje ngjarje te ngjashme 20 vjet me pare ne afersi te ketij vendi.

per cilen ngjarje e ke fjalen?  per ate qe u rrezuan dhe helikopteret qe shkuan per ti shpetuar?   nese po,  ajo ngjarje po ben rreth 25 vjet..  duhet te kete ndodhur ne dimer te 88  apo 89-es...

ngjarja ndodhi ne Kudhes dhe studentat ishin nga IB i Kamzes

ne 89 ka qene, studente te Institutit te Larte Bujqesor (sot UBT). Atehere pervc autobusit u rrezua edhe helikopterri qe shkoi t'i ndihmonte.

Nga 2006 me duket u rrezua edhe ai autobusi me nxenes nga Kosova ku vdiqen shume persona.

Po, ajo ngjarje mu kujtua menjehere. Kishte qene mot i keq, qe rrezoi dhe helikopteret e shpetimit.

Ngushellime prinderve. Nuk mund ta imagjinoj ca do te thote te humbasesh femijen ne mes te rinise. 

Ngushellime familjeve. Cfare tmerri dhe fatkeqesie.

Ngushellime familjareve te atyre qe humben jeten,ishalla nuk ka me viktima,dhe how teh fuck ka arritur shoferi ta permbys autobuzin ne ate zone ku nuk esh dhe aq e rrezikshme (si llogaraja psh) ?

Ndihem i lehtsuar qe asnjehere ne jeten time nuk kam hypur ne autobuz.

tani une nuk e di se ku tamam eshte rezuar autobuzi. Po nese eshte rezuar tek disheza e tmershme qe perfundon me nje kthese prej 90 grade tek qafa e Vishes (disa km perpara se te arish tek koder Himare (Himara e vjeter) atehere ky vend eshte shume here me i rezikeshem se kthesat e llogarase.

Nga fotot u duk sikur ishte tek pjesa sa hyn per te qafa e Vishes,ku rruga eshte e gjere me kthesa te lehta dhe me shum ka pjese te drejta,dhe fotoja ku kishte rene dukeshe qe ishte rruge e drejte,mbase ka qene perpara ktheses ka frenuar fort dhe autobuzi ka perfunduar ne humnere.Para rreth 10 vjetesh jam perplasur pasqyre me pasqyr me nje makine tjeter kur po shkembehesha ne kete kthese.

Gjithsesi shkaqet e verteta do te behen te ditura nga te mbijetuarit.

ngushellime familjareve.

ajo rruge edhe pas ristruturimit kaloi nga e kishte bere astriaku, vetem sa e zgjeruan pak dhe asgje me shume . ne shume vende mund ta ndryshonin rrugekalimin.  pjerresia e rruges eshte shume e madhe ne vishe dhe do shofera eksperte sidomos autobusi

...kjo ngjarje me kujton autobuzin me studente te Kamzes qe ne fund te viteve '80 ra ne Kudhes ku humben jeten shume te rinj si dhe pilotet e dy helikoptereve te ushtrise qe shkuan per ndihme ( kujt i kujtohet ? ) e qe u perplasen ne faqen e malit nga stuhia...sidoqofte ngushellime familjareve te viktimave.

ne ate aksident ka qene shoqja e ngushte prinderve te mi.....ajo ka ende nje shenje ne fytyre.......thote kemi pare tmerrin me sy.se di si jam gjalle.

Perfundimisht ne shqiperi nuk ka sherbim te ndihmes se shpejte.

ngushellime familjeve.jane ngjarje qe duhet te na hapin syte te gjitheve.

Kafshet e qeverise, nuk kishin para per ta zgjeruar ate pjese te rruges aty, apo interesohen me shume per firmat e tyre dhe pushtetin. ç'kafshe qe kene qelluar. 

foto e rruges.

Sipas nje studenteje autobusi qe ra ishte me shpejtesi smiley.

Ngushellime familjareve, shume e rende smiley.

nje autobus nuk iken dote me shpejtesi ne ate rruge pasi eshte e pamundur, aty duket sikur shoferi ka humbur krejt kontrrolin dhe i ka shkuar drejt se drejti gremines.

Dyshohet se shoferit i ka rene infarkt.

Pak me shume se 1 jave me pare e bera ate rruge.. megjithese eshte rruge e gjate dhe e lodhshme, perseri ke hapsire dhe me nje shpejtesi normale ( te ngadalte per vete terrenit)  shancet per te bere aksident jane te pakta, ndersa per te rene poshte ne gremine ende me te pakta.

Te shkosh per pushime e te humbesh jeten.. tmerr i vertet.

 

 

Une e kam bere pothuaj tre kater here ne vit ate rruge dhe pjesa e zbritjes se Llogarait dhe kjo pjese e qafes se Vishes jane me te rrezikshmet dhe ketu duhet patur kujdes. Nuk eshte fjala as per zgjerim e as per anesore se edhe eshte zgjeruarr rruga edhe jane vene anesorret ne te gjithe gjatesine e kesaj rruge, eshte zbutur pak pjerresia nga 20grade ne 18 grade..... po kujdesi duhet te jete i shofereve. Shofer trap qe mori jetet e 12 vajzave ne lulen e rinise dhe u nxiiu jeten 12 familjeve......

ajo rruge do shofer ekspert e sidomos kur je shofer autobuzi e  ke ne pergjegjesi jeten e personave qe ndodhen ne automjet.

Do shofer te qete dhe te permbajtur, jo shofer ekspert. Kjo e te qenit shofer ekspert merr jete njerezish, nuk ka shofer ekspert, ka shofer te permbajtur dhe ligje te forta qe mbrojne jeten ne rruge.

Edhe un vjet e kam ber gjate veres mbi 10 here ate rruge,perveç rruges se keqe duhet tu ruhesh dhe gabimeve te shoferave te tjere,por jam sh i bindur qe esht faji i shoferit,si mundet nje shofer autobuzi te bej nje aksident te tille? nderkoh ka tre autobuza sr-vl çdo dit por kurr nuk kan ber aksident

Ndoshta ka patur defekt teknik autobuzi (frenat)?

Mjere djemte e vajzat ,mjere familjet e tyre...O zot ndihmo ata qe jane ndermjet e jetes e jo...ça po bahet keshtu ne kete periudhe nuk e di a do jem une qe i shoh gjerat keshtu...Bombe ne Brindisi ,Termet ne Emilia ,rrezohen studente ne Himare......smiley

Ngushellime familjareve te viktimave. Te mjeret ata te rinj qe u  nisen per qejf dhe humben jeten!

Ngushellime familjeve.

HIMARE, UPDATE- 18:35-Përfaqesues te Kryqyt te Kuq Shqiptar kane apeluar tek qytetaret per t’ju drejtuar spitaleve, te Vlores, Himares, Sarandes si dhe spitalit Ushtarak ne Tirane per te dhuruar gjak per t’ju ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te Himares. Nderkaq ne rrjetet sociale po behet nje fushate e madhe solidariteti per t’i ftuar qytetaret per te dhuruar gjak.

Duket me teper si humbje kontrolli...segmenti as qe krahasohet me kthesat   mbi rrepira te Llogorase.Nejse, kur vjen e keqja, vjen edhe ne mes te bulevardit.Fatkeqsi!

Pervec shoferit, jane te gjitha vajza te vitit te trete Gjuhe Letersi. Dhe sipas Ora News njera nga 4 vajzat qe po transportoheshin me urgjence ne Tirane ka vdekur ne helikopter. Kam frike se kjo vajze i shtohet numrit te viktimave.

Boooo cfare fatkeqesie! smiley

Ngushellime prinderve dhe te afermeve!

Do Zoti shpetojne ata qe jane plagosur rende!

E tmerrshme. Ngel pa goje robi. Kam frike ta imagjinoj llahtaren e prinderve. Zoti u dhente kurajo. smiley

Unë para 4 ditësh kalova te ajo rrugë dhe të them të drejtën dhe pse me makinë të vogël, aty më kap frika sidomos te dy kthesat e fundit pa zbritur te ura.. nga Llogaraj në Himarë 4 autobuzë kishin hapur krahun mbasi kishin pësuar difekte, dhe të 4 ishin me nxënës shkollash. Shofera ordinerë pronarë agjensishë horra që nxjerrin mjetet në rrugë pa kontrolle teknike dhe një sistem emergjence për të ardhur keq për mos të folur për sigurit e rrugve. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroj mos të shtohet më numri i  tyre.

Nje tmerr i vertete! Nje nga te mbijetuarat eshte shprehur se shoferi ka ecur shume shpejt dhe megjithe kerkesave te tyre per te ulur shpejtesine ai ka vazhduar. Gjithsesi, kjo eshte nje deshmi nga nje person tejet i tronditur. Shkaku do zbulohet me vone. Por fakti qe ai aks rrugor nuk eshte pa precedent te rrit bindjen qe pergjegjesit nuk kane marre masa nga ngjarjet e mepareshme. Gjema e madhe ndodhi. Perpos dhimbjes duhet te na beje te reflektojme dhe te ngreme zerin qe te behet dicka per t'i shmangur keto ngjarje.

E tmerrshme eshte! Kushedi ankthi i prinderve derisa te identifikohen te shkretat smiley

Mos e paçim kismet,per nje arsye apo tjetren keto gjera ndodhin nganjehere fatkeqesisht,ah te gjoret prinder,s'ka ngushellim per ata!smiley

Gjithë Shqipëria po mban frymën. Sapo mbi shtëpinë time në Tiranë kaloi një tjetër helikopter. Zot, shpëto të plagosurit dhe ndihmo të paksohen vuajtjet. Qytetarët janë të tronditur. Ja, ndërsa shkruaj, një tjetër helikopter kaloi për spital ushtarak.

 Më 14 maj, para 8 ditësh kalova nga kjo rrugë. Vija nga Butrinti dhe përshkuam në kthim Bregun. Vëndi ku kanë rënë, ka pjerrësi, por nuk është aq e keqe sa e bëjnë. Marr vesh se deri tani asnjë nga viktimat nuk është identifikuar. Presin të marrë veten nga trauma, një pedagoge e cila nuk ka dëmtime dhe që mund t'i identifikojë.

rruga dhe vendi ku ka rene autobuzi eshte rruga e drejte qe vjen pas nje kthese te pjerret ... edhe mbrojtese ka pasur edhe rruga eshte e gjere, edhe tabela paralajmeruese dhe kufizuese shpejtesie  ka   ...por eshte puna e shoferit kjo....

I paska shkuar drejtperdrejte. Pikiate. Ka filluar frenimin shume perpara, por shenja kthesa s'ka asnje, vijat ne asfalt jane drejte. Ose s'ka punuar sistemi drejtimit ose ka qene me shpejtesi te madhe.

ruhuni kur sapo fillo shiu (me pas behet me mire rruga); ose kur kalo kthesa dhe disheza te forta, edhe vjen me e bute - ajo prap disheze eshte, por nuk bo me pershtypje se sapo ke kalu ate pjesen e breshkes. ene i msho me qejf gazit.

per ju qe jeni ne gjermani, ku s'ka (pas te pakten) Geschwindigkeitsbeschraenkung, ruhuni kur keni makina luksi (BMW, AUDI, MERCEDES sidomos) sepse shpejtesia nuk ndihet fare - le te thot ca te doje speedometri, ato jan aq te rehatshme sa qe ti je sa hap e myll syt me 150+ km/h edhe te duket se je ala me 30.

''Geschwindigkeitsbeschraenkung'' .   ja nje tjeter hollandeze: ''scheenbeenbescherming''  keto jane nga ato fjalet tipike gjermanike  qe te huajt, kur duan ti shqiptojne,  u merret goja, literally...

p.s   ato makinat qe permende me siper,  kane te gjitha ''cruise control'', standart.  keshtuqe  shpejtesia, menyra  si e nget makinen, eshte gjithmone ne dore shoferit.

po po, por keto jane ne rruge te gjata (mu me kane hyre ne pune bjagi, se ketej sic e di rruga s'mbaron kurre, dhe te shlodhin kemben e gazit, por prap ka nji bezdi ajo, se nuk je tamam ne kontroll) - une po thoja kur del nga nje gjendje e avasht (ke qen ne zone te banume, ose ne pjerresi te themi) ne nje te shpejte, edhe ndjen nji si fare clirimi, liri mo... edhe vardha. Flas per automatik - me marrshe m'u bo vertet shuuume kohe pa i dhon. me marrshe duhet me u mesu i her nga e para me me ndjenjen e Kuplung-ut.

te kuptoj mire fort... perpak mu desh me qeras shtetin te 75 sot...

nganjehere mendoj se engjejt i perdorin majat e maleve tona per tu shlodh, e me ate rast, verejne poshte e mbrojne fukarane... me ato rruge, me ate sinjalistike dhe mbrojtje, jemi me fat qe kemi kaq pak fatalitete... Pale te dalesh nga nacionalet... Kemi qen njehere me nje  4x4 super te modifikuar le te them, ne janar, ne rruge te verdhe jugu, dhe nje zot e di si kemi dale gjalle..

'me marrshe m'u bo vertet shuuume kohe pa i dhon.'

kjo eshte nje tragjedi

Fakti eshte qe ne shume nga keto rruge mjaftohen me nje shtrim asfalti qe ti quajne te perfunduara dhe te rikonstruktuara. Shpesh qellon te ecesh njesh me rrepiren, nje gabim i vogel dhe zoti e di ku perfundon. 

Po ta shohesh ne nje kend tjeter, jemi me fat qe aksidentet e kesaj permase kane qene te rralla.

O Zot ne vite te trete kam gocen e xhaxhait une, ishalla nuk ka shkuar..

ketlina, kete mund ta marresh vesh edhe me telefon besoj.

Sapo e konfirmova dajosh, se ne fakt ketu e lexova lajmin per here te pare.

Tragjedi.

Per te rejat qe humben jeten, per familjet, shoqerin e tyre, per universitetin, per te gjithe.

gazeta shekulli kishte edhe emrat e vajzave qe ndodheshin ne atobuz.

E tmerrshme.

Shyqyr nuk ishte emri i saj, por me vjen keq per te gjitha studentet e tjera. Ngushellime familjareve.

E tmerrshme!

Kaq e veshtire eshte per te vene pengesa qe te detyrojne uljen e shpejtesise? Nese s'eshte e sigurt rruga, atehere te mos lejohet qarkullimi! Ose te lejohen vetem qerre e gomere. 

Ato qe thua ti jane edhe me te rrezikshem ne rruge nacionale, se me shpejtesi te fluturon makinat, humb kontaktin me asfalt e s'ka as frena, as ABS, as sistem eletronik frenimi qe ben derman. Kshu ka vdekur njeri qe njihja.

Ka lloj lloj rregullues shpejtesie. Besoj qe mund te ndertohen rregullues me gjeresi te madhe dhe pjerresi te zbutur, shume me ndryshe nga ato te qytetit mnjf. Une vete kam pasur fatin e mire qe i kam shpetuar nje aksidenti te tille . Shoferi i autobuzit ishte njeri shume i qete dhe i pergatitur, mbi 30 vjet eksperience. Ju bllokuan frenat! E vetmja gje qe na ka shpetuar jeten ishte nje tip "maloreje" e zbutur qe filloi ta ngadalesonte e pastaj ngeci autobuzi. 

 

Aman kini meshire e mos polemizoni ketu...per hir te Zotit...

Autobuzat me gjatesi te madhe, normalisht nuk duhet te lejohen te udhetojne ne segmentin Vlore-Sarande. 

Tani qe shoh thellesine e humneres them qe eshte mrekulli qe shume prej vajzave kane shpetuar.

E vure re sa e poshter eshte ajo pjese rruge? Disheze nga ato qe te rrejne keq fare.

mos flisni si shofera llogaraje. ajo eshte rruga. ka faj o makina o shoferi. mbi te gjitha si e thash ka faj policia.

jo, jo, petlle, e kisha komplet tjeterkund. jo te rruga si e tille (qe me c'nigjoj paska qene OK fare) - por tek hapja e rruges mbas nje pjese me kthesa. me ka pas bo pershtypje - dikur shkoja ne skrapar dhe ka dy pjese rruge, njera corovode-berat, e ngushte e me kthesa plot, dhe berat lushnje ku hapet rruga. Mbase gabohem ne perceptim, por shumica e aksidenteve ndodhnin ne pjesen e hapet, sepse shoferat u bonin si te lirum nga zinxhiri.

je 100 % me te drejte. ashtu ndodh, pranej thashe e po them e ka fajin policiA. qy ktu ke dera ime ku duhet me rraf gjithe dynjon un qe te mos prakojn kundravajtje dhe mbi trotuar, ku une kam deren e nuk hyj dot ne shpi. vdekja e ktyne te shkretave do te shkoje si gjithe te tjerat se e thith etja e pashuar e korruptimit. ka hy aq thelle emo sa vec bomba atomike Zoti me fal, e shkul ... ai sheferi ka qene shpejt edhe nuk e ka fajin rruga. e ka fajin shteti e ne kete rast polici qe nuk e ka bind ate sheferin edhe gjithe kafsharet qe ngasin maqina se e fut ne burg ishe ia gju celsat ne jon jo ne adriatik. se shkelin njeriun edhe japin me shume pare se u bo maqina edhe dalin prape ne trafik me ndergjegjen e paster se kshu e bo ne prekurorri, ene ministri bili bile robt ku ti kene edhe kryeministri.

llumi e ka pembyt ket vend edhe kur kam fol kam fol drejt si po fol tashti. nuk e ka fajin rruga (drejt evropit kurves plake) e ka fajin kafshari qe ka te drejten te ngase maqinen kur nuk di as me shkru emrin e vet, vec di me votu shuuuuuum here, si ti bije radha partis. fuck fuck fuck.

ato qe iken e sigurt qe jane ne jeten e vertete ne nje vend me te mire.

ate mendova dhe une.   ne nje fare menyre  vajzat  qe shpetuan kane  pasur  fat  ne pafatesine qe u ndodhi......  aq me teper kur sheh qe autobuzi eshte shnderruar , thjesht, nje pirg me hekurishte... 

Sa gjynah smiley Ngushellime familjeve te viktimave.

shqiperia nuk ka polic. ka ca qen qe hane ctu dale perpara.

fatkeqsi.

E tmerrshme.Fjalet e humbin kuptimin ne te tilla raste.Ngushellime te gjitheve!

 

Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe forcë e kurajo për të mbijetuarit!

Mos kërkoni kush e ka fajin sot (se lexova disa komentues që po kërkojnë fajtorin) por bëni të mundur që katastrofa të tilla t'mos harrohen nesër dhe të NDRYSHOHET! Të ndryshohet rrenjësisht gjithçka, duke filluar nga "uni" e deri tek rruga, tabela, kanalizimi, etj etj! Po s'ndryshuan njerëzit as rruga s'do ndryshojë e as fatkeqësi të tilla nuk do shmangen! S'mund të kërkosh fajtor sot, ndërkoh që të gjithë jemi fajtor sëbashku për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet Shqipëria, sepse jemi ne që me sjelljen tonë lejojmë korrupsionin, vjedhjen, vrasjen, keqqeverrisjen, keqmenaxhimin, keqpërdorimin etj etj! Të gjithëve s'na pëlqejnë -keq..... et- por asnjë nga ne nuk reagon (jo me fjalë por me punë) at'here kur duhet dhe të gjithë injorojmë të përditshmen e rëndomtë! S'kemi si të reagojmë ndoshta, se jemi pikërisht ne që krijuam/jojmë katrahurën Shqipëri!

Edhe një herë shpreh keqardhjen dhe solidarizimin tim me familjet dhe të afërmit e viktimave të aksidenit!

Bobob, sa e pashe titullin thashe "Qafe e Vishes". E sa jete ka ngrene ajo kthese!

News 24 raporton se 2 nga te vdekurit jane meshkuj midis tyre dhe shoferi

 Ngjarje tronditse. Ngushellime atyre qe kane humbur te dashurit! 

U shpall Zia Kombetare... kaq ishte. Shperndahuni tani se mbaroi. 

e nga ta di une e sata here ishte? shko e gjeje tek sajti i ministrise.

po au shpall zia kombetare? kaq pra. ça do me shume?

Ngushellime! Jemi me shpirt afer familjareve.

Eshte per tu vleresuar nderhyrja e strukturave shteterore dhe banoret e Himares qe kane dhene ndihme.

rrangallat qe qarkullojne rrugeve te shqiperise.... ai ministri i transportit te jape doreheqjen menjehere. qe nga mirembajtja e rruges, sinjalistika, prezenca e policise ne ate zone duhet te jete e perhershme, gjithashtu dhe gjendja e mjerueshme mekanike e autobuzeve ne shqiperi.

nuk keni turp fare? Lereni ore luften politike edhe ne zi. Rruga ka qene ne rregull dhe kete po e shohim te gjithe edhe ne pamje filmike e fotografike dhe sipas asaj qe po thote policia ne ate zone ku ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur aksidente te shpeshta keshtu qe polici nuk rri ne maje te malit.

 Mund te kete qene shkak ose gjendja e keqe e autobuzit,(kolaudimi ect..) ose paaftesia e shoferit per aksidentin, ekspertet duhet te shprehen! 

Jeni ju qe jeni qe me 12 viktima e njerez ende ne rrezik jete, rrekeni te ngjisni faj tek ministrat, shoferi, rruga, sinjalistika, policia, autobuzi etj. 

Fajin e ka...te mbaroje njehere hetimi para se te tregohemi eksperte te gjithe e te fillojme te ngjisim faje.

or mik, shteti e ka fajin kur shoferi nuk ka frike edhe ia shtron kabllin makines. ti sikur jeto ne amerike, edhe e di se cfare te gjen po ia shtrove kabllin makines.

Petlla ti je gje ne djeni te rekordit automobilistik te ketij shoferit?

sapo e mora vesh... pak a shume e sigurt si lajm me beso. ishin ulur te gjithe ne nj nga restorantet e rruges edhe nuk kishin gjetur sherbim sepse ishin 80 vete. me telefon ishin lidhur me nje tjeter pak me tutje diku edhe shoferi ia kishte shtri kabllin thone. kaq. ate pjesen kur shava shtetin e kam edhe do ta kem pergjithesues. edhe nuk nderroj mendim. ne rrugen e lacit vdesin perdite perdite, kur ngel dite bosh pa vdekje, themi shyqyr. rekordi i shoferit eshte te mberrije ne destinacion. edhe ketu te ne or lum miku, e kane me gazin derrase se ndryshe nuk i del me pagu naften me nje rruge.

Unè e kam bere atè rruge(kush eshte mbi 30 ndoshta e di) ku autobuzi yne,eskursion shkolle si rasti ne fjalè, bèri marsh indietro kur ndodhej nè gjysem tè lartesise se qafes se Llogarase,e eci ashtu deri sa zbriti poshte pothuajse..se i doli perpara 1 autobuz tjeter..aq e ngushte ishte rruga,e pa mbrojtje anash fare shumicen,sigurisht ecnin me 20 ne orè,por me mendje nè koke qe eshte me e rendesishmja.Aksidentet ndodhin,ka shumè arsye..por ajo qe me habit eshte mungesa e ndihmes se shpejte te kualifikuar ne afersi te vendit te ngjarjes,ka vetem spitalin ushtarak shqiperia??..nje falenderim popullit te Himares( "grekve" gjasme,qe u treguan shqiptar e shkuar shqiptarve ne rastin ne fjale) per ndihmen e dhene,e qe ndoshta ka shpetuar jete,edhe se kjo lloj ndihme nuk eshte e keshillueshme..Shyqyr me kaq ishalla!!

Rreth 1992-it i kam shpetuar vdekjes ne ate rruge. Shoferi qe po na conte me autobus ne Himare, ia la djalit mjetin, dhe u ul mbi ate kapakun e motorrit qe gjendej mes sediles se shoferit dhe asaj te pasagjerit (teke) ne vend te pare. Vetem nje nderhyrje e tij me dore, duke i dhene timonit nje rrotullim majtas, drejt brendesise se rruges, na shpetoi nga ajo humnere. Perseris qe problemi vjen na shoferi, s'ka te beje autobusi (as ata me modernet nuk ngulen ne vend po te frenosh, kane nje hapesire prej 5-10 metrash per te ndaluar plotesisht) apo gjendja e tij mekanike. Asnje shofer i zakonshem i atij aksi nuk peson aksident, sado qe e ben ate rruge edhe 4 here ne dite (ne vere sidomos). Kuptohet qe i shkreti shofer qe gjithashtu vdiq, nuk kish qellim te shkaktonte kete tmerr, por ja qe mos njohja e rruges doli fatale per te dhe eshte shume e mundshme per te gjithe shoferet si ai. 

Barrierrat ne rruge, qofshin guard-rail metalik, apo kollona betoni, nuk mund te permbajne nje autobus te tere. Duhet nje mur i larte 2 metra dhe i shpeshte te pakten 30 cm gjate gjithe rruges, por ja qe s'behet dot se eshte rruge bregdeti...

Shoferi esh sigurisht shkaktari dhe fajtori,nji cop pijaneci ishte,dhe ajo vajza ne intervist ne News 24 tha qe i tham qe te ngadalsonte po ai prap vazhdoi me shpejt,mir qe ke dashur te vetvritesh i thon ksaj po te tjeret pse duhet ti merrje kot ne qafe?

nga ç'po lexoj ne komente shumica e frenkentuesve te ppu qenkan ne radhe te gjithe ne rrugen e himares,kush  para nje jave ,kush para ca ditesh e qe e njihkan aq mire si xhepat e tyre kete rruge...Pra nese une dua te gjej frenkuentuesit shqiptare te ppu mjfaton te bej kete rruge dhe i gjej ne autokolone.....smiley me te njejten disinvolture qe te tregojne Manhatan-in e Champs Elisee-ne...

ne keto momente une pyes veten..."what would Stalin do?"

rrofte qeveria, qe i ka lene rruget ne gjendje mizerie dhe cdo dite vdesin njerz ne aksidente. si nuk thyen qafen sala bashke me lukunine e tij et felliqur. Ngushellime familjeve...

u prehshin ne paqe shpirtrat e tyre.

fat i tmerrshem.

fatzezat !

Shoferi njihej si njeri i permbajtur me thone, i qete dhe i kujdesshem. Nje zot e merr vesh.

Nder vajzat e vdekura njoh te pakten njeren. Yll e bukur, si engjell, por fati i keq se ka lene rehat as per se gjalli. Ca njerez vertet lindin pa fat smiley

 

Tragjedi per Elbasanin, ngushellimet e mija Ruzhe...

/vajzat e bukra nuk i lene kurre rehat ne Elbasan

ja tu thom une ca lajme nga spitalet e zones - s'kane as barrela, as nga ato kollaret (neck braces) qe ti mbajne pa levizur te plagosurit, kirurgjia operon me ...mjete rrethanore

vend i botes se katert, u thom u

Ne momentin e fundit perpara se Autobusi te binte ne Humnere,shoferi i Autobusit ka bertitur : Mbahuni se nuk po mbajne frenat. Sapo e tha nje Studente e plagosur smiley

Nuk ka mo Autobuz me marshe Noshke,jane me kamio Automatike.

ok, brado, ty te kena robin me gjith detajet e (pa)nevojshme

Te nje foto qe solli alidemsi (nuk di pse u hoqen fotot), duken shenjat e frenave ne asfalt. 10-15 meter drejt, fillim frenate qe para ktheses e drejt deri te barrierat anash. Asnje shenje qe po merrte kthese. Ose ka qene shpejt, ose probleme me timon (veshtire).

Ka qene shpejt, por ajo qe ke pare ti ne asfalt nuk kane qene frena ka qene rreshkitje. Sido qofte cdo makine qe ben ate rruge duhet patjeter te kete bere nje kontroll paraprak, aq me teper nje autobuz me pasagjere.

Te shkretet ata qe iken.  Kur mendo se kolaudimin ata burrat me perparse blu ta japin per 1000 lek ne dore, ene me noi keshille falas tip, shif icik frenat se te jane frrujt krejt, shif icik rripat se duken si toke e thame, shif gomat se te kane dale telat, po gjithsesi ik se mir je... kur kujto ata policat qe i qeshin noi 4 fenershi kur i kalo me 40 km + mbi limit dhe ja bo tyty me bori e i pershnet me dore... Kur kujto fondet e rrugeve qe vidhen me lloj soj makinacionesh... smiley 

Lejani ekspertizes ta gjeje shkakun.ngushellime familjeve.

Nuk po ben njeri ekspertiza,po them ato qe degjova nga nje studente e plagosur.

Cdo vit nje tragjedi, kur do te mbarojne tragjedite per Shqiptaret...!!! Ngushellimet me sinqerta familjareve, zoti iu lehtesofte dhimbjen!

Iu befte shpirti drite atyre vajzave te pafajshme. Dhe mundesisht lerini Salat dhe qeverite rehat kete here. Thjesht ne nderim te ketyre jeteve te humbura...

Para nje jave isha 2-3 dite ne Himare.Gjate kthimit,nga shkolla tregtare ne Vlore dhe deri ne Romanat(Plepa) pashe 3 aksidente. Brenda nje dite! Besoj qe kultura e drejtimit te automjetit dhe ne pergjithsi vetpermbajtja, ne Shqiperi gjenden rralle. Po mendoja qe ato 3 aksidente ne fushe, po te ndodhnin ne terrene te thyera, do te perfundonin me viktima.

ky nuk o aksident mer....ky osht vrasje nga pakujdesia!!!

jo,eshte vrasje nga papergjegjeshmeria,pra krim

Nje gje me beri pershtypje rrotat e autobuzit ishin te frujtme, si gomardare zisi,  kush e di sa kohe te perdorme, plus faktori shpejtesi konfirmuar nga nje vajze e mbijetuar, sjell ate versionin qe shoferi eshte fajtor, eshte nje fakt tjeter qe ben shtetin fajtor  (policine rrugore) qe ne rruge te rrezikshme, duhet te kete sinjalistika dhe kontrolle, organizatoret gjithashtu po te kishin marr masa, per sigurine e udhetimit ne bashkepunim me policine rreziku( rreziqet) mund te eliminohen...nga shtypi thuhet se ne keto 20 vjet mbi 6000 vet rrezultojne me humbje jete, pjesa tjeter te gjymtuar disable...me shifra te tilla policia dhe shteti duhet ti vihet korrenti mbrapa  sumes..te luj venit!

Zot cfar tragjedie... Ajo menyre e pasigurte trafiku qe kemi ne Shqiperi ka marr kot se koti me mijera jete shqiptaresh. Te shkuara dem kot se koti. Duhet bere dicka urgjentisht qe kjo vere te jete me e lehte ne rruget tona ku vdesin me qindra e qindra shqiptare ne cdo sezon vere. Disiplina ne rruge duhet te jete prioritet i qeverise.

ps. po keta kafshet, shtazet, idiotet, injorantet, budallenjte, pseudogazetaret e pseudomediave shqiptare, 1/4 e faqes e mbushim me lajm dhe 3/4 me si u pasqyrua lajmi neper bote. O idiote, o njeqelizor.... hiqni dore o krimba, o cfar tju them, nuk ka fjale tju pershkruaj o zvarraniker.

ne rruget tona ku vdesin me qindra e qindra shqiptare ne cdo sezon vere

smiley

Nuk te besohet gjembi? Shiko kronikat e veres te kaluar, se kishte rreth kater aksidente me pasoje vdekjen cdo dite. Dhe jemi nje nga vendet me vdekjen me te larte per fryme ne bote ne aksidente rrugore.

me gjithmend, te ben pershtypje edhe nje gje, gjiiiiiithe politika, kush me shume dhe kush me shpejt, oburra ne spital, oburra, perpara mikrofonit, o burra per te thene fjalen e rastit, te gjitha fytyrat ne ekran, dhe cfare thone?, vecse fjale rreth e rrotull spitalit ushtarak!!! ..i vetmi spital ku shikohen politikanet ne raste tilla... mua duket sikur bejne fushate elektorale edhe ne raste te tilla! .

 

s'besoj se ksaj radhe e ka fajin ndonje emigrant qe i jep gjith rregulla makines!!

 Mu kujtua dita, si sot, e  tragjedise te studenteve te I.L.Bujqesor.U ndodha ne Himare kur udha lajmi i kobshem se ishte rrezuar autobuzi ne rrugen qe devijonte nga Piluri, prej  Bazez ushtarake.Zaçia i shkrete (pedagogu)qe shoqeronte studentet kishte mbetur i vrare.I sollen  te gjithe me urgjence tek sheshi i Himares, tamam ku sos lokali buzdeti,ishkafia e vetem ahere,  ne dretim per Qeparo.Nuk e merrni me mend se si u grumbulluan aqe shume himariot.Kullonin lote lume te grave,por  dhe burrave  himariot, per gjithe ata pake  te rinj e te reja, prere jetet e tyre filiza.Te shumtet ishin te plagosur.Por mua sepse nuk mu duken aqe  rende.

 Ishte kohe e vreret dhe per dreq aty ngaora 10.30, nisi nje ere e forte.Komandanti i Bazes Porto Palermos  kishte me vehte dy toga e radistin dhe komunikonte me M.Mbrojtes minute pas minute  per gjendjen ndersa kembengulte.."helikopteret.."Kryetari  i kooperatives Himare, nje burre shume enrgjik ne  disa pake minuta e ktheu ate shesh ne spital fushor.U mobilizua e tere çeta vullnetare e Himares ne pake minuta. 

  Ndqinim tere biseden ne radio  te komandanti tebazes me Ministrine,drejtorine perkatese, nga ai varej.Behej fjale, qe flururimi i helikoptereve, ne ate kohe  me kushtet qe jepte  stacioni  meterologjik i  ushtrise(ndofta me ate komunikohej)  ishte pothuajse krejt i pamundur.Njerzit ngrine se te gjithe i mbanin syte nga komandanti.Nje burre serioz, energjik, i matur ne ato qe u thoshte dhe sidomos  i vendosur ne kerkesen qe aty duhej te vinin helikopteret,."..me çdo kusht..  pasi numuri i te lenduarve  mund te kthehej nga minuti ne minute ne jete te humbura.Kete e cilesoi disa here te vdekur..." U be nje heshtje ne komunikim qe zgjati disa minuta.Mundet dhe me shume.Njerezit ne shesh prisnin  nje lajm te vetem.Qe helikopteret po niseshin.

  Mbaj mend ate mjekun e Himares nje burre topolak, i bere dylle i verdhe, qe nuk e mbante vendi.Sa tek njeri i plagosur sa tek tjetri.Mu kujtua nje mikorsken qe dhe bera buzen negaz ate dite te trishtuar. Krah tij si per grotesk,  ne ate shesh tmerri, ecte  ne revan nga njeri i plagosur  tek tjetri sipas kerkeses se nja dy infermiereve, (e  punes dhe e  çetes vullnetare,)... por  çale  çale,   me njekercim prej zorri por gjithenje per te qeshur  dhe mjeku i Bazes.Dukej sikur ai, qe i plagosuri me rende.Asnjeri nuk u interesua te merrte vesh...  po ai çkishte qe çalonte ate dite xhanem?

   Ne fakt, disa prej te plagosurve  si e kam menduar ate nate,nga qe i pashe me syte e mi seicilin, pata bindjen se nuk e  kishin dhe aqe urgjente nisjen per Tirane.Mirepo ata qe e menaxhuan ate situate duket se donin te siguroheshin ne shpetimin e jeteve  te te rinjve, duke i derguar ne spitalin ushtarak.Ishte i famshem ne ato kohe Spitali Ushtarak.Ndaj situata u menaxhua e tera me ..vervime, si ne kohe...lufte.Kishte dhe nje komunikim me Tiranen te nje rendesie me te vertete  luftarake.Ne situata te tilla, eksperienca qe perjetova me ka buindur se te gjithe  behen alarmante.ndersa nukkamperta harruar mobilizimin himariot per studentet e aksidentuar.Ahare nuk meka shkuar kurre ndermend se ata njerez mund te ishin te perkatesise.. greke

   Kthyem te gjithe koken kur zeri ne radio  shqiptoi;.. Komandant, me urdher te Ministrit te Mbrojtjes sh.Prokop Murra,  helikopteri i pare me pilotin... emri nuk ju muar mire vesh, prej eres se forte,  por biemri... Galanxhi.. u degjua shume qarte...Pas tre-kater minutave po i njejti ze shqiptoi.U nis dhe helikopteri i dyte.Pilotet jane nga me te aftet e ushtrise tone..."

-I njoh mire qe te dy, ju faleminderit -e mbylli komandanti ilehtesuar u duk dhe beri disa hapa me ata te kryesise kooperatives.

   Nuk e di sa minuta zgjati se mua mu duken si shume por kur i pari u duk mbi shkallen e kuqe te Vunoit, njerzit u bene si me krahe. Kur  ai beri uljen  ne te njetin vend po tek shkalla e kuqe, u duk dhe i dyti.  Zbriten te paret dy  mjeke, nje grua dhe nje burre.Shkuan me vrap ku i shoqeroi doktorri. Nuk zgjati shume dhe zune te transportonin ata te plagosur  qe perzgjidhte mjekja.Aty u be fjale se ishte vajza e nje pedagogu te ILB, profesorit te kimise ,  Zefit.Vjaza e profesorit ne sherbim te studenteve te vet te plagosur.Paskej ardhur me deshire, sa kishte marre vesh.

  Kur sapo u mbush helikopteri  i pare u ul dhe i dyti.Mirepo era  sikur deshi ti percillte me nje uturime te shfrenuar.E mbaj mend si tani, fytyren e bukur te pilot  Galanxhit. U ngrit gjithe siguri  edhe pse helikopteri u tund disa here, tek sa po bente rrathe,  gjersa u ngjit siper, per mbi  Iliaz. Pastaj nuk e pame dhe as e degjuam me...Era e gropishtes  Himare, u terbua fare ate mbasdite....

  Helikopteri i dyte unis  12 a 15  minuta, pas te parit.Tek sa e ndiqnim me sy  ate,  nuk vonoi dhe na u zhduk faqe kreshtes te malit Vunoit. Pastaj u degjua nje shperthim  si qiellor...Disa kohe me vone, nga komandanti i bazes  morem mandaten;"Te dy helikopteret nuk sosen ne destinacion..."

Ate dite kam pare fytyra njerezore te mbuluara prej dhimbjes se rende. Ja si kjo e sotmja.Mu pertri.

Zot, mbuloi ne paqe shpirtrat e ketyre te rinjve !

Ku ka vend per fjale e sidomos... faje

Ne 89 fajin e kishin urdherat e njerzve te paafte dhe jo profesional qe derguan dy helikopter kur dihej qe nuk mund te fluturonin. Madje dhe ata qe shkuan e dinin vet mir se ishte 50 50 

misterT

Duhet te dish qe vendimin final per tu ngritur e merr gjithmon piloti. Ata kan qene pilote me eksperience dhe nga me te miret qe ka pas Shqiperia, puna eshte se e keqja kur te ze nuk pyet per asgje. Po te mos niseshin helikopteret do thuhej perse nuk u nisen. Tani vertet duket e papergjegjshme ne retrospektive, por duhet te kuptosh qe ne fund te fundit ka disa profesione qe jan aty per ate pune, per te bere punet me te rrezikshme, ku cdo dite e jeton me 50/50, si forcat speciale ne afganistan psh, apo pilotet e helikopterave ne te tilla raste. Grava e thote shume sakte qe natyra ben shpesh te tilla lojra ne kohe tragjedish. Mbaj mend kur ishte dita qe do ktheheshin ne Vlore te mbyturit e Otrantos, dhe nuk kam pare kurre te tille stuhi ne jeten time, dukej si cunami, ka dal deti rreth 20 metra nga bregu ne nje stuhi te papare, dhe ishte kohe vere. U dha lajmi qe transportimi drejt Vlores ishte i pamundur keshtu qe do te transportoheshin drejt Tiranes njehere me helikopter.

Nuk e di ,po ne na ndodhin pak si shpesh.Me duket se pilotet jane shume emotive ne te tilla raste..kujtoj helikpterin e Gramoz Pashkos...Edhe atje çudi e madhe...ishte korrik

Aq shpesh na ndodhin Zana sa.... cte bejme, tranzicioni paska qene me i dhjere se lufta.

Thua çeshtje tranzicioni Ora..mendoj çeshtje pergatitjeje,e gjithanshme ,teknike ,emotive....

Zana mos harro, ne shqiptaret jemi edhe neglizhues te tmerrshem te detajeve, te tmerrshem.... Kalojme gjithcka me nje hajt mo, se s'ndodh gje, por gjerat ndodhin! Lozim me zjarrin si pa te keq, dhe kur loz me zjarrin heret e vone do te digjesh po nuk more masa.

Kur them ceshtje tranzicioni e kam me te gjithen katrahuren 20 vjecare, jemi popull qe nuk kemi provuar tranzicion me pare, kemi ndryshuar perandori por jo sistem shoqeror, jemi struk ne fshatrat tona e po te njejtin sistem kemi pas, tranzicioni per ne ishte vertet i dhimbshem, dhe dal kur te marr fund e gjitha..... Edhe keto aksidente aty futen tek tranzicioni, qe nga ministria e arsimit qe nuk ka dhe nuk di te bej gjera aq te thjeshta sa kontrollet e sigurise per transportimin e nxenesve, deri tek kompania e autobuzave qe nuk ka shofere te specializuar dhe trajnuar enkas per keto lloj udhetimesh, deri tek rruget qe nuk behen zap nga ligji por Maliqi, deri tek spitalet qe ne krye kan Cim e Estref qe mezi lidhin dy fjale e jan aty per te zhvatur buken e pacienteve  etj etj

Zana! Pilotët e helikopterit qeveritar u urdhëruan nga krerët më të lartë të shtetit të niseshin në fluturim me të të ndjerin Gramoz. Piloti më i mirë i asaj kohe, i ndjeri Vangjel, refuzoi, duke dhënë argumentet teknike. Së pari, se tipi i helikopterit qeveritar nuk ishte për fluturime natën. Grotesku i ngjarjes merr përmasa të papara kur merr vesh se të shoqes së Vangjelit nuk i jepnin pensionin e tij, sepse nuk ishte shpallur i vdekur. Ata nuk u gjetën kurrë, janë pa varr.

As qe e ve ne dyshim se eshte keshtu si thua Petro.Po kur mendoj dy te tille ne 1989 u nisen e nuk u kthyen......Ky i Pashkos le te themi po ashtu...nuk e dija mdaje se ishte aksident i ndodhur naten.Me vjen keq per te vejen e Pilotit.Edhe ketu ka rregulla pak te shtrenguara per kesi rastesh.Ne mos gabofsha duhet te kalojne 10 vjet qe te njihet vdekja ne mungese te kufomes.

 Grava! Jam mallëngjyer dje nga sjellja e himarjotve, të cilët u shkulën në alarm njerëzor, njëlloj si në historinë fatkeqe që ju shpjegoni me saktësi e pathos. Ishte populli i Himarës që u dha ndihmën e parë. Kuja e nënave himarjote...o bijoo, ooh, dje të ngjethte mishtë dhe ishte kënga mortore më lapidare e asaj fatkeqsie. Faleminderit himarjotë, ju miqtë e lashtë të lebërve kurveleshas!

Himarriotet jan leber, ne fakt e gjith laberia eshte quajtur edhe himarre. Kurveleshi eshte vetem nje krahine e laberise.

Po ata greket e vllehet e himares ndihmuan ndo pak apo benin feste ?

Jamutllatos ka thene qe populi velai shqiptari te mos e nxi imazhin e krahines greke himarra, se perben incident etnik, dhe nuk eshte miri per integrimin ne BE.

 Gjon, Çajupi i madh pati then:" Do  te na  dalloshe neve laberve te hedhur jashte laberie?  Na ndiq si e percjellim gjemen, te vdekurin;me ulerime dhe çjerrje ne fytyre.Si i qajme te vdekurit; me logatje e ligje(vargje dhimbjeje).Si e ndjeme dhimbjen per  te njegjakut;  si te ndodhru ne dere te vet.Me ngasherim nga thellesia e shpirtit.

  Dhe me ne fund, te vi tek pyetja Juaj...lakonike.

 Si dhe po e shikoni, ne kete tragjedi, motamo me ate qe kam perjetuar une,   ne Himare, nuk ka gjurme vllahu e shenje greku...Ka vetem laber e Laberi.

Por ja qe u dashkane ndodhur tragjedira per te mesuar te vertetat.Te siguroj qe çdo dere himarioti nuk e hap televizorin a radion, ne kete dite dhimbjeje te thelle  

 Petro, te falenderoj shume! Ashtu jane ato nena more ashtu por mundohen t'i tjetersojne..

Tragjedi nga ato qe nuk gjen dot fjale. smileysmiley Ato vajza te gjora qe iken, u qofte dheu i lehte, e shpetofshin ato qe luftojne me vdekjen ne spital.

 

Tatepjeta e Vishes ka qene kurdohere problematike. Nuk eshte fjala vetem tek pjerresia, e cila vende-vende i kalon 17 %, por dhe tek gjatesia e saje prej disa kilometrash. Shoferet e vjeter, qe e njohin rrugen, qysh sa fillon tatepjeta vene nje marsh (shpejtesi) relativisht te ulet, me qellim qe te perdorin frenat sa me pak. Teknikisht procesi i frenimit shnderron energjine kinetike te mjetit ne levizje ne energji termike (nxehtesi) qe clirohet ne kontaktin ferrode-tambur. Kur shoferi frenon shpesh dhe nuk u le kohe te ftohen, ferrodat nxehen se tepermi, siperfaqja e tyre digjet dhe nuk eshte me ne gjendje te realizoje koeficentin e ferkimit te kerkuar. Ne kete moment mjeti del nga kontrolli dhe eshte e veshtire ta ndalesh.

Tani qe rruga eshte rregulluar e zgjeruar, shpesh humbet "vigjilenca" ( wow , cfare fjale - kisha kohe pa e perdorur) dhe shoferet qe nuk e njohin kete rrezik e neglizhojne. Si rrjedhoje ndodhin te tilla aksidente vertet te dhimbshme. Per mendimin tim, nje sinjalistike me agresive ne te tilla pika, per te paralajmeruar rrezikun do te evitonte nje pjese te madhe te aksidenteve.

 

Vemendja e hetimeve duhet ven pa asnje dyshim te Kompania e atobuzave dhe vecanerisht tek pronari i kesaj kompanie. Eshte pergjegjsia e kompanis se atobuzave ti coj dhe ti sjelli njerzit gjall. 

Ngushellime familjeve ne kete tragjedi kaq fatale per te gjithe shqiptaret !

----------------------------------

BW eshte fqaja me zagare e antishqiptare internetit shqiptar se perpiqet te beje fitime duke nxjerre foto aksidentesh e te vdekurish e femijesh qe po mjekoheshin ne ambulance.

harram qumshi nenes atyre kafshve te bw !!!

kete po mendoja dhe une mes dhimbjes qe ndjeva kur lexova kete lajm. Sa te pashpirte qe jane ore!!

Ky aksident tregoj dhe nje here nivelin e zhvillimit social shqiptar ... fatkeqesisht ky eshte realiteti qe duhet ta pranojme te gjithe.

kjo s'eshte gje, mbaj mend para disa vjetesh ne Itali disa gazetare i vajten njeres ne shpi i trokiten ne dere me kamera ndezur dhe i thane qe shiko se sa morem vesh qe burri juaj ka vdekur, dhe rrinin filmonin si plera cirrjet e saja. imagjino te maresh vesh kte lajm perpara kamerave! skandal.

Teper e rende si tragjedi. Ngushellimi familjeve ne keto dite kaq te renda.

Sa shume aksidente qe ndodhine ne Shqiperi. Besoj se eshte numer 1 ne Europe per aksidente. Para 3 vitesh isha per nje shetitje neper Shqiperi, o zot, çmenduri si atje nuk gjen askund. Shofere si atje nuk kam pare e degjuar askund ne bote. Gjithcka qe benin ishte gabim. Rruget nga me te rrezikshmet qe mund te keshe pare. Rruge per te drejtuar automjetin maksimum ne 40 km/h, ndersa te gjithe e drejtonin me 80 e me teper km/h. Une erdha ne perfundim se shqiptaret jane njerez te mire e te sjellshem kur i takon duke ecur ne kembe, por sapo futen ne makine çmenden. Njeren dore ne bori dhe njeren kembe duke shkelur pedalen e gazit deri ne fund.

 

p.s: nuk e pata fjalen per kete tragjedi qe ndodhi se per kete nuk i di arsyet tamam pse ndodhi. Po fola keshtu ne pergjithesi, si me eshte duk mu gjate nje shtetitje Maqedoni, Vlore, Dures, Tirane, Elbasan, Maqedoni. 

U ngrit ter shteti ne kembe..dhe leshoi nje fende
Spitali Ushtarak...atje te shkurtohet jeta me cdo ore qe kalon brenda ambienteve te tij

e ke shume gabim, mjeket qe jane atje jane te rangut boteror. dhe jkete e them me pergjegjesi te plote. e ne raste te tilla nuk luan njeri se e dine qe ka babai bicak. ndryshe eshte puna ne rutinen e perditshme qe te keputin ne leke e ste prekin me dore. ne asnje tragjedi nuk ka humbur jeten njeri te ai spital.

U prehshin ne paqe dhe Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve!

Te besh aksident ne nje rruge ku mundesia e aksidentit dihet,eshte komplet faji i shoferit!

po shihja dje lidhjet e drejtperdrejta me spitalet.kur tha me drejtorin e spitalit te Vlores,pashe nje fytyre qe mu duk si çim selami po thashe çne.

kur dolen titrat e emrit te tij jam pataksur.ne gjithe kete milet,te shkolluar e me nje jete pune te kapesh te vesh çim selamin drejtor spitali qe te haje ca tendera eshte turp.

turpi i mbulofte gjithe mizerjet qe e kane çuar ne gremine kete vend!

Cimi dhe shoket e Cimit jane tu e zi dhe perzi ket kazan.na te tjeret, jena vetem shkarpa qe sherbejme me u majt zjarrin nezun. smiley

nejse, ai kishte mesuar fjalen:Konfirmim!

ne tre fjale thosh,me konfirmuan qe...tani po me konfirmojne...u konfirmua.

hajt mo,u mesuan me kak shqiptaret.tani po fillojme ti mbushim mendjen vetes qe nuk eshte dhe aq keq sa duket!

 

Shtet i shokut te çimit* ky moj moter, e ke thene tamam

*nqs e di, ca dmth 'shoku i çimit' ne zhargonin e pranveres 2012 ne shqiperi

e di,shoku i kokmadhit te lagjes.

yeah smiley

gjithnji e kom pas dit qe me ket emer esht i gjo qe s'shkon. po kur te ze, te ze.

smiley

sorry dude

but its not ur fault anyway smiley

te rafte e mira!

sa do vija nje

ps.nuk duhet ngaterruar me shoku/shoqja Çimit,poetit te ppu(qe meqe ra llafi osht ner dhe lavdi).

 

shpresoj qe dikush ketu e dikush atje, pak gjithsecili, te beje ndonje gje. te beje detyren e vet. ky rast, nuk duhet kaluar si gjithe te tjeret me pare... thjesht duke ia hedhur fajin shoferit (drejtuesit) apo nje guri apo zhape bananeje qe qendronte ne mes te rruges!

e para e punes, me gjithe keto incidente rrugore kaq te medha, duhet ngritur nje grup special i kurdohershem qe te merret e keto ngjarje.

duhet hetuar rasti ne fjale! dhe nuk duhet te ndalen tek rasti ne fjale. duhen nxjerre mesime dhe mesimet duhen shfrytezuar per te krijuar strategji parandalimi. duhen permiresuar rruget. duhen bere kontrolle mbi mjete (ato kontrolle te mjera! ndonje lajm per korrupsion s'ka dale ende kete vit?) kontrolle te verteta, teknike.

kontrolle mbi lejet e drejtimit!

u duhet mesuar ketyre studenteve rrota (por edhe popullit te thjeshte qe mund te mos te kete leje drejtimi) qe kur shkohet ne ekskursion dhe kur hipet ne nje mjeet te atij tipi nuk bridhet meper korridorin qendror te autobuzit duke uleritur e bere gjera nga me te ndryshmet... qe edhe ia terheqin vemendjen drejtuesit!

e keshtu e me radhe! sikur te nxirreshin mesime, pak nga pak, pak sot e pak neser, dhe te mos harroheshin apo te mos kufizheshin vetem ne denimin e shoferit (gjalle eshte i shkreti?) diku do te ishim sot, diku do te ishte Shqiperia!

por... ngadale ngadale! si i thone "deri sa te te veje ne palce!", atehere, kinse, reagohet!

 

 

Sot eshte dite zie dhe kudo degjon qe s'eshte momenti te flitet per pergjegjesi, faje apo marrje masash. Problemi eshte qe ne Shqiperi keshtu kalohet çdo tragjedi, diten qe ndodhi s'flitet, dita me pas eshte dite zie, pas tre ditesh eshte harruar dhe do vazhdohet te flitet per zgjedhjen e presidentit.

Para disa ditesh ne Vlore u permbys nje makine me brenda 10 maturante, fale Zotit s'pati asnje te vdekur, POR askund s'degjova te flitet per pergjegjesi te atyre qe i japin keto mjete minoreneve : Prinderve! dhe asnje mase ndaj atyre qe i lane te ecnin me shpejtesi ne rruget e qytetit dhe disa madje te dale nga dritaret e makinave: Policise! Mjetet te gjitha te identifikueshme, mundesia ekzistonte ti ndalonin para se te permbysej nje qe te bente shembull, por shyqyr qe s'vdiq njeri dhe tani heshtet! Pati vetem nje: Tani e tutje do mare masa policia rrugore! A thua se s'ishte ne rruge ate dite, a thua se jane te paidentifikueshme mjetet dhe shkelesit e ligjit.

Ketu nuk reflektohet per çfare mund te evitonte apo evitoje aksidentet, ketu reagohet: Kishte viktima - hajt ti ndihmojme, ngushellojme, shpallim dite zie, s'kishte- shyqyr s'na hyn gjemb ne kembe as kemi njeri per te qare!

 

BIJE SHUM DAKORT ME MENDIMIN TEND..BRAVO KE FOLUR SHUM SAKT ISHALLA TE TER TE MENDONIN SI TY...

@Problemi eshte qe ne Shqiperi keshtu kalohet çdo tragjedi, diten qe ndodhi s'flitet, dita me pas eshte dite zie, pas tre ditesh eshte harruar dhe do vazhdohet te flitet per zgjedhjen e presidentit.

Jam plotesisht dakort me kete qe ke thene Iris. Sot eshte nje dite zie kombetare dhe te gjithe jemi te trishtuar per jetet e humbura te ketyre te rinjve.E ndjejme cdo humbje akoma me shume sepse jemi nje popull i vogel te lidhur e njohur me njeri tjetrin.

Por bashke me heshtjen dhe respektin per te vdekurit, duhet reflektuar nga te gjithe si qytetare ne raport me respektimin e rregullave, si drejtues automjetesh e deri tek strukturat pergjegjese te transportit rrugor, te shendetsise e deri tek mediat per menyren se si duhet te percjellin tragjedi te tilla. Ka shume gjera per te folur e per te bere, natyrisht pa politizuar. Rreziku eshte ai qe ti nenvizon me te drejte, pas tre ditesh ngjarje te tilla harrohen, vazhdon rutina dhe ne te gjithe vertitetim ne te njejtin realitet pa i ndryshuar gjerat. Faji ne kete rast nuk di u kujt eshte, i shoferit, i mjetit, i rruges, s`ka rendesi.Le ta gjejne ekspertet.Ama jane ca gjera "te vogla" ne dukje qe nuk duhen neglizhuar.Psh kaluan 10 ore nga aksidenti per te bere identifikimin e viktimave.Cfare torture per familjaret dhe te afermit! Ja pra qe ne raste te tilla udhetimi ne grup, cdo qytetar duhet te kete me vete karten e identitetit, cdo autobus duhet te kete listen e sakte te udhetareve, cdo autobus duhet te kete dy shofera kur rruga eshte e gjate, se policia duhet te shoqeroje autokolonen e autobuzave etj. etj. Pastaj menyra si i percjell media keto raste, eshte katastrofe me vete.Nga pamjet  horror e deri tek tonaliteti i perdorur sikur transmetohet nje ndeshje futbolli!

 

Ndjej dhimbje per kete tragjedi te rende.Ngushellime familjeve! Te urojme se do te kete sa me pak pasoja tek te plagosurat dhe humbjet te mbyllen me kaq.Ju prehte shpirti ne paqe te ndjereve.

Pervec dhimbjes qe ma mbush kraharorin, jane edhe nja dy gjera qe me inatosin disi.

1- Nje politike informacioni nga ana e institucioneve te shtetit, e cila kalon nga diletantja ne nje politike te qellimshme e mbajtur ne terr informativ. Dhe ketu nuk e kam fjalen kryesisht per ti dhene informacion publikut te gjere, por qofte atyre familjareve qe e gdhijne naten me gjak te ngrire para deres se spitalit dhe akoma nuk e dine nese vajza e tyre rron, eshte ne koma apo ka mbaruar.

Per diletantizmin e disa gazetareve as te mos fillojme te flasim tani. Si puna e asaj copes se mishit Yllka Kamenica tek emisioni Opinion e Fevziut, se bashku me qelbesirat qe e kane vene ate si reportere ne terren, e cila e trajton raportimin gazetaresk si rubrika "Thashethemet nga Blloku"

2- Trajtimi ose me sakte mostrajtimi psikologjik i familjareve te viktimave.

Deri mesot familjaret nuk trajtohen si viktima, te cilet duhen trajtuar nga ana psikologjike ne menyre profesionale, por shikohen vetem si pengesa, si rob te bezdisshem qe u zejne rrugen rojeve te spitalit dhe gazetareve thashethemexhi.

Mesa e di une ne fatkeqesi te tilla ne Gjermani te paret qe mberrijne ne vendngjarje pas policise, zjarrfikesave dhe autoambulancave, jane edhe personeli i kualifikuar (Seelsorger) per te trajtuar nga ana psikologjike te plagosurit si edhe familjaret e viktimave. Cdo shtab krizash dhe fatkeqesish ka ne organike te perhershme nje personel te tille. Madje kur ka aksidente ajrore ne vende te ndryshme me viktima gjermane, shteti gjerman i nis me avion nje personel te tille ne vendngjarje.

Tani une nuk them qe te fluturojme njerez neper bote, por te pakten per ngjarje te ndodhura ne token tone nje personel i tille eshte krejtesisht i domosdoshem per te ndihmuar familjaret.

Ose, kur nuk ke as mundesine dhe as personel per te bere nje gje te tille, atehere te pakten te mos shtyhen dhe te perplasen nga policet dhe rojet private te spitalit.

Seelsorger

ke shum kerkesa, P. Deri te Seelja, rrug e gjat shum. na bi atopuzi rruges. Kurse sa per sorgen, ne dim vetem qe ka qen i film, cili jeni ju zoti Sorge.

Leje, leje fare, Çimo.

Sapo e nigjova zv/ministrin e Shendetsise (zevensministri i Smunllikut me i llaf) tek ritransmetimi i Opinionit dhe ky robi nuk e dika fare se per car bohet llaf per kte lloj trajtimi psikologjik te familjareve.

E terheq ene une ket kerkesen time te panatyrshme. Veten vrafshin me i llaf!

ishte pak i zene me ngritjen e vetllave,jo se s'dinte gje.

mendo sa muskuj duhet te vinte ne pune ai qe mos te ngatrronte vetllen e radhes.

smiley(

kush mendon ketu per keto mor Pedro.

Mjere ata qe ju ra per hise.

Nje nga vajzat une e njoh. Baba e ka lene jetime qe te vogel fare. Nuk besoj se mund te ngushellohet ne ndonje fare feje nena e saj.....nuk e di

Ruzhe, shume e dhimbshme ajo qe thua ti per ate nene te mjere. Me dhemb shpirti kur e lexoj. Por jo vetem per ate, por per te gjithe ato nena dhe baballare, motra, vellezer dhe dashamires te atyre te ndjereve.

Nuk ka gje ne kete bote qe e ngushellon nje prind per humbjen e femijes. Kush eshte prind vete e di fare mire kete gje dhe ndoshta ka empatine me te madhe.

Por te pakten mos ti lejne ata familjare duke u shtyre dhe perplasur me rojet e spitalit, por ti marrin e ti fusin me nje dhome apo salle, tu japin ndonje kafe a ndonje gote uje, ti lejne te qajne me dinjitet brenda dhomes e jo para kangjellave te spitalit, t´ua mbaje doren dikush dhe ti thote nje fjale te ngrohte, ndoshta te derdhe edhe nje pike lot bashke me ta. Jane gjera te vogla, por qe vlejne me shume se fjale dhe gjeste te medhaja politikanesh.

Zija kombetare mbahet ne shpirt dhe nuk ka as nevoje per vendim qeverie, sepse gjith populli e vuan ate fatkeqesi.

smiley Nena e mjere! Zoti i dhente force. smileysmiley Une s'paskam fjale sot, vetem kulloj ne lot. 

ah ç'tmerr!!! ndjej dhimbje per keto vajza, ndjej dhimbje per ato familje te cilat s'do kete me sherim ne shpirtin e tyre! smileysmiley 

Nuk di trajtimin psikologjik...??..po si ta dije?po ky tip,dje pyetjes se gazetares per dhurim gjaku,u pergjigj:gjak kemi,nuk kemi nevoje..po beri thirje kryqi i kuq?..ne raste te tilla keshtu behen thirrje gjithmon tha,po ne kemi nuk na duhet..imagjino tani ç'fare skandal njeri!!Pa dashur te shtoj(nuk di sa lajmi eshte i verifikuar)..se kane ngateruar dhe arkivolet!! Praktikisht me 1 minum serioziteti,eshte pothuajse i pamundur nje gabim i tille..nuk di si do e shpjegojne..po e shpjeguan..mos mbetsh ne duart e ktyre thuaj..çfarè trishtimi!!

 

Hetimet: Shoferi udhëtoi pa pushim VLORË/ELBASAN - Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Elbasanit kanë vendosur të nisin procedimin penal për kompaninë e autobuzëve “Llixha 2001” së cilës i përkiste mjeti i rrëzuar pasditen e djeshme në afërsi të Himarës.
Sipas burimeve pranë prokurorisë është sekuestruar dokumentacioni i kompanisë dhe mëngjesin e sotëm janë marrë në pyetje administratori dhe menaxheri i “Llixha 2001” si edhe dokumentacioni përkatës të firmosur nga drejtuesit e universitetit të Elbasanit. Sipas burimeve, shoferi kishte udhëtuar për llogari të kompanisë nga Korcda drejt Elbasanit dhe menjëherë pas kthimit në qytetin e tij është nisur drejt Sarandës, pa respektuar protokollin për një pushim disaorësh në rastin e udhëtimeve të tilla. 

REKTORI LIMANI: SHOFERI ME EKSPERIENCE, KOMPANIA E LICENSUAR
Rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi ka deklaruar sot se gjithcka po thuhet për kompaninë e kontraktuar nga universiteti janë spekullime. 
“Autobuzi i shoqërisë “Llixha 2001” ka qenë në gjendje të mirë. Shoferi ishte njeri me përvojë dhe i preferuar nga studentët, të cilët udhëtonin shpesh me të”, ka thënë Limani sot paradite. Rektori tha se ceremonia e lamtumirës për viktimat në Elbasan do të mbahet në orën 15.30.

 

Jane miradina.Yllka flet ashtu se eshte idiote ,e paafte te radhe te pare si njeri te provoje ndoj soj empatie...eshte e erresuar te beje ajo bella figura e jo te beje me profesionalizem punen e vet.Madje askush nik i ka mesuar profesionalizmin....qe A-ja e kesaj pune eshte respekti per çka ndodh e per shikuesin.

Duke folur per respektin per shikuesin, une hy ne nje media shqiptare dhe ne vend qe te lexoj per lajmin, lexoj se si lajmi eshte pasqyruar ne nje media tjeter te huaj. CFAR PARADOKSI!!!!! I kam pshurrr mu ne media, cja keta IDIOTE keshtu mor vlla? Edhe gjat tragjedise te Gerdecit shikonim me shume lajme mbi pasqyrimin e lajmit ne media te huaj se sa mbi ngjarjen. Ore une jam futur aty te mesoj cka ndodhur jo te mesoj cka shkruajtur BBC-ja apo CNN. Te jete ashtu shkoj e futem e ei lexoj vete BBC dhe CNN, nuk e kuptj perse perben lajm ne median shqiptare kjo, dhe cfar rendesie ka per shqiptaret qe kan dhimbje ne keto momente, duan te dine me shume mbi ngjarjen, apo per familjaret apo per shoqerine, cfare roli luan kjo media? IDIOTESIRA, dhe turpe pa fund, pa fund...

 

A dimë të sillemi ne gazetarët në një tragjedi?

 

Mustafa Nano

 

Ne gazetarët shqiptarë, ndonëse kemi tanimë një përvojë mbi njëzetvjeçare në rrethanat e shtypit e fjalës së lirë, nuk kemi mësuar ende të sillemi në një tragjedi, e nuk kemi mësuar ende ta përcjellim deri te publiku një ngjarje të rëndë. Televizionet që transmetojnë live të gjitha ngjarjet e zhvillimet e këtij vendi nuk dinë të bëjnë dallimin midis një kongresi partie e një ploje, midis një seance parlamentare e një krimi, midis një tubimi elektoral e një tragjedie. Ata i raportojnë këto ngjarje po njësoj, me zë të lartë, e me entuziazmin e raportimit të një scoop-i. Ky lloj raportimi të bezdis, të fyen, të poshtëron, të depreson.

Kjo është e para. Gjëja e dytë fyese ka të bëjë me pjesën që i jepet politikës edhe në një ngjarje si ajo e djeshmja. Ti hap televizorin e sinkronizohesh në një kanal për t’u informuar, dhe gjëja e parë që bën, zë e lexon titrat: sheh se janë të llojit “ministri Bujar Nishani niset për në Himarë”, “tok me Nishanin është dhe Burgaj”, “njoftim nga Kryeministria: Berisha është informuar në Chicago mbi tragjedinë”, “Kryeministri jep porosi në telefon, që të bëhet e pamundura për t’iu ndodhur pranë njerëzve në nevojë”, “Edi Rama: tragjedi e tmerrshme, është ora për solidaritet njerëzor”, “PDIU: Humbja e studentëve, tragjedi mbarëkombëtare”, “Meta: Ndajmë dhembjen me të afërmit”, “Topi: shteti është në këmbë”, “Topi prapë: ngushëllime të sinqerta familjarëve”, “kryebashkiaku Goro: familjarët do kenë ndihmën e nevojshme”, “Topalli është nisur drejt Himarës; me të është dhe Vasili” etj., etj., etj.

http://www.respublica.al/opinion/2012/5/22/a-dime-te-sillemi-ne-gazetaret-ne-nje-tragjedi

Po pra mo ne vend qe te merren me identitetin e viktimave, me ngjarjen si dhe cfar ka ndodhur, me te plagosurit rende, te japin njecik shprese, te marrin info nga burimet ne terren, ne spital, ne zone etj etj, nuk e kuptoj perse merren me politikanet kur kane ne dore ti mesojne gjerat ne terren vete. Media eshte aty per te pasqyruar ngjarjen dhe per te ngritur pyetje, jo u nis Topalli me Vasilin drejt Himarres, jo vendosi BBC-ja dy rreshta nga fundi faqes per ngjarjen, jo pati CNN nje pasazh te shkruter tek seksioni i evropes, a thua na plasi trapi. Jemi te paret per te pasqyruar lajmet e te tjereve dhe te fundit per te na u pasqyruar lajmet tona. Ne te s'emes vafshin, pike e zeze me kta debila.

Alidemso

Muci e paska qare kete shkrim, ska rendesi kur, pse qysh tek, erendesishme eshte qe e ka qare. I ka vene pikat mbi i.

Nano ka shume tew drejte. Edhe une kete ndjesi dhe ndotje pata kur ndiqja mbreme ngjarjen e rende. Gazetare amatore por te denje per kete Shqiperi qe po jetojme.

Cesht mer ky zakon muti.. Shkojn politikanet e leshit ne spital e rehatohen ndersa familjaret lihen te fryjne syte. Plehra

Nuk eshte puna qe shkojne, se mire bejne, edhe une te isha do shkoja. Shqiptari e ka deren hapur ne raste te tilla. Puna eshte qe fryhet nga media dhe do jap ngushellimet e te gjitheve, kur ne fakt vetem kryeministrit i takon te flase dhe ndoshta presidentit. Te tjeret vetem te dergojne nje mesazh te shkurter drejt familjes, te pasqyrohet lehte ne media dhe aq, skan pune ata. Vizitat pastaj jan personale, dhe ben mire te mos pasqyrohet me buje psh vizita e kryetarit te opozites apo kryetarit te LSI-s ne spital apo prane familjarve sepse behet politike pastaj.

Sipas burimeve, shoferi kishte udhëtuar për llogari të kompanisë nga Korcda drejt Elbasanit dhe menjëherë pas kthimit në qytetin e tij është nisur drejt Sarandës, pa respektuar protokollin për një pushim disaorësh në rastin e udhëtimeve të tilla. 

 

Mos mer plak ja e gjetem fajin si mer keshtu per 3 ore rruge nga Korca ne Elbasan ( me sa me kujtohet mu ne kohen e dulles ) duhet te bejne tashi shoferet 3 dite pushim tamom sikur jane pilot Jumbo'sh.

Achhhh sa gabim i ronde fare.....si ka mundesi kjo mer jahu?????

Vlonjatet kane nje fjale shume te bukur per te tilla raste:

Ne na shpetoj voza me ullinj dhe tani rrime i gjemojme kokrrave.

Kot nuk thone mjere ai qe hiken smiley

 

Sipas te gjitha studimeve vrasesi numer nje ne rruge eshte lodhja. Ketu rekomandohet mos ngasja e makines fare kur je i lodhur shume, apo i pangopur me gjume, sepse sipas studimeve dhe statistikave jan dy shkaktaret kryesore te aksidenteve. Gjithashtu ne autobuzat me pasagjere      shoferi duhet te jete komplet i cplodhur dhe i ngopur me gjume perpara se te niset per udhetim, dhe mundesisht nqs udhetimi eshte disa oresh te jene dy shofere brenda autobuzit per cdo te papritur.

Kot sa per kuriozitetin tim i bera nje google nga Korca ne Elbasan dhe me doli ne nje drejtim 125 km (1ore : 43 min) qe per nje profi shofer autobusi nuk eshte asgje fare

Sa ore pushim i duhej ati te bente deri sa te fillonte rrugen tjeter?

Ne Austri dhe Gjermani e kane cdo 4 ore 30 min pause.

Nuk e di, nuk di cfar te them. Mendimi im eshte qe i jan djegur frenat dhe eshte perjekur te ul shpejtesine duke ju ngjitur murit, dhe po te shohesh kroniken autobuzi ka vazhduar ngjitur murit rreth dhjete metra derisa muri ka mbaruar ne kthese, dhe duke mos pritur qe muri mbaron direkt mbas ktheses dhe duke e pasur timonin djathtas deri ne fund ne menyre qe te rrij ngjitur me murin, ka qene e pamundur per shoferin te manovroje kur muri ka perfunduar papritur ne kthese dhe autobizi ka perfunduar ne gremine. 

Ato qe kam thene me siper pastaj jane fakte qe ne Shqiperi injoroen vazhdimisht dhe sistematikisht.

jam mese i bindur qe ashtu do te kete qene sic e pershkruan dhe ti me frenat por si erdhi deri aty  hmmm fillojne spekulacionet dhe shkojne deri ne infinity smiley

Duke pare se nga cfare lartesie ka rene autobuzi dhe ne cfare vendi e cfare pozicioni ka tani  peronalisht e konsideroj si nje mrekulli qe nuk kane vdekur te tere.

Ne disheze ecet me marsh ulet, avash dmth e mban te frenuar me motor, se po frenove shpesh djeg ferrotat e frenave e nga nxehtesia nuk te punojne.

...pse u kujtu taniM Nano!!!...cdo dite tv por edhe gazetat (ato qe shikoj e lexoj vet = tch, bw, tema)...ne to ka vetem politike 95% dhe 5% tjera....cer hallesh kane njerezit une i mor vesh vetem tek fiks fare apo ndonje mesione te rralle.....pse nuk shikojne tv perendimore!!!

ne te gjithe ne fakt bejme dërr dërr nga tavolina perballe kompjuterit. Mire do ishte ndonje input nga ndokush qe i ka pare gjerat me sy. Tani psh lexova kete, ne statusin e Revistes Ananbel (Dalina e Henrit VI) :

Sapo u ktheva nga qendra e Dhurimit te Gjakut dhe solidariteti ka qene i jashtezakonshem. Dje deri ne oren 24:00 vinin njerez te dhuronin gjak. Sot te tjere prisnin rradhen per te dhuruar. Nderkohe e gjiteh Himara nuk ka fjetur prej 24 oresh dhe po ndihmon me c'mundet e ka ndihmuar deri tani. Dua t'ju them atyre qe e shfrytezojne kete situate per te akuzuar mjeke, polici etj. qe me mire te heshtin e te falenderojne Zotin qe ky vend ka kaq shume njerez te mire dhe humane. Te gjithe kane qene ne krye te detyres dhe te gjithe Pa perjashtim kane bere te pamunduren qe te pakten ato qe mbijetuan te shpetojne. Ne keto momente ata me te lenduarit emocionalisht mund te kerkojne te fajesojne dike: doktorin, shtetin, shoferin, agjensine e transporteve, shoqen/shokun qe i kerkoi te vinte, Zotin dhe kjo eshte e kuptueshme. Lerjani atyre te drejten e dyshimit se e kane te justifikuar aq te traumatizuar sa jane, ju te tjeret qe s'jeni as familja e tyre, as doktore, as police, as banore te Himares, as gazetare, as hetues, as gjykates, mund ta ndihmonit kete situate thjesht duke u lutur qe te mbijetuarit te shpetojne dhe te humburit te prehen ne paqe. Kaq eshte e nevojshme. Polemikat, akuzat e dyshimet jane teresisht banale ne keto momente kaq te veshtira.

O Ruzhe, une isha edhe ne spital dje edhe ne Elbasan sot, po s'du me fol per tmerrin qe kam pa se nuk ja vlen. Ngushellime familjeve qe humben njerzit e tyre dhe ty qe e njifje njeren prej atyre te shkretave. Ishallah ato qe jane te plagosura te behen sa me mire e ta kene jeten sa me te gjate.

Jam plotesisht dakort me Dalinen per ate qe thote per solidaritetin e njerzve. Qe nga banoret e Himares, e ata qe dhurune gjak e deri te policet, shoferet, pilotet e mjeket ne spital. Biles edhe disa spitale private kane ofruar ndihme.

Turp t'i vije atyre qe hedhin vetem vrer per tu bere interesante. Jane po keta shpirtzinj qe nuk e ndjejne nje llaf ngushellues ne te tilla raste, qe kur vjen koha per te diskutu si me i parandalu keto tragjedi, s'ja u ndjen fare.

Eshte e tmerrshme, eshte vuajtje e madhe, ka mijera detaje po kaq te dhimbshme qe humbasin e nuk publikohen askund... dy gjera me bene pershtypje... qe Himara qau sa pergjithe vendin... faleminderit atyre qe ndihmuan e dhane sa munden dhe atyre qe vrapuan ne spitale per te dhuruar gjak... e atyre qe u solidarizuan me dhimbjen...

 

Shkaqet deri tani sa kemi mesuar nga eksperte, kane te bejne me frenat e mjetit. Autobusi nuk ka frenuar dot, nuk ka shenja frenimi dhe vetem nje gome ka lene shenje te tille nga gjashte qe kishte mjeti... Ka dhe nje fakt tjeter mbrojteset ne rruge kane qene shume te uleta sa autobusi ka kapercyer mbi to, sjam i sigurt por dikush mund te kete kursyer ca hekur atje si gjithmone ne kete vend ku kursimet per nje xhep sjellin makabritete te tilla per dhejtra...

O Lado, a mund ta shtjellosh icik me tutje te lutem, se perse te ka bere pershtypje, qe Himara qau sa per gjithe vendin? (gjithnji nese qendron nje dicka e tille!)

me ndjeni injorancen ,si paska gjashte goma automjeti!!!

Eshte autobuz, Zana. Ka 6 ose me shume se eshte mjet i madh? Jam po injorante sa ty, ne kete pune, xhanem.

6 ose 12 ka zana, te parat, te mesit dhe te pasmet. Autobuzi duhet ti kete pas frenat ne gjendje jo te mire besoj dhe jan ngrene shpejt nga rruga dhe nga pesha e madhe ne zbritje te llogarase.

Kuptoj.nuk i kam vene re kurre

Varet nga lloji i autobuzit se shumica me kater rrota jan si makinat. Ne fakt me 12 rrota nuk besoj se ka, ja kam futur kot, maune po, por autobuz nuk kam pare. Me kater ose me gjashte jan, vetem se jan rrota te trrasha.

Nuk e di sa pale goma kishte ky autobus po te pakten nje pale i kishte dyshe pra minimumi kishte 6 sa thote Ladi.

i ke pare ato bordurat dyshe anes rruges ne autostradat e perendimit? gjithnji me kane bere pershtypje. e para me e ulet. duket ashtu ka qen ndertu fillimisht. e dyta, nja nje meter me jashte, me e larte, pa frike nje boje njeriu e me shume. te te kputen frenat ne ate vend eshte nje nga tmerret qe s'ia uron as hasmit. sa here e kemi mendu at gje ne rruge te veshtira. une po nje here. ne rruget malore, ne disheze, here here me instinkt te shkon kemba te frena, e provon pak, sa per tu siguru. po ashtu ne bore. kjo e fundit eshte llahtare. kam pas nje aksident ashtu, ne autobahnen Salburg-Graz ne dimer, kur s'kisha c'i boja makines fare, ecte ne qejf te vet, ski hesapi, deri sa u perplas me makinen para qe per dreq, kishte ndalu. nja 50-60 metra te mira kjo rreshitje e pa komandume. desh Zoti pa ndonje zarar t madh - radiatori e ca mrroklla te vogla.

E larg qofte ne disheze, pervec frenave, ka qe nga paniku shkelin edhe friksionin... Apapa

eshte shkolle me vete ajo, hunter. msohet vetem me pervoje. shumica e robve ne vende fushore as qe e kane haberin!

Plako ti shyqyr qe paske shpetu pa asnje demtim vete se per hekrat kujt po i plas.

Sa per bordurat dhe kushtet e rrugeve ketu ka vend per debat sa te duash. po mund te te siguroj se edhe ne France apo Itali kam ka rruge malore pa borduara si ato qe thua ti. Ato perdoren kryesisht ne autostrada (sic e thu edhe ti) pasi supozohet qe shpejtesia atje eshte shume me e madhe. Nuk jam fare specialist i fushes qe te di me te thone a parashikohen bordura per rastet kur nje autobusi i prishen frenat (nje nga supozimet).

Fajet ketu mund te jene pa fund, se ka plot gjona ne kete vend qe nuk jane sic duhet, po te lutem t'i lejme per nje kohe te dyte keto.

Ama nje gjo qe me del nga shpirti do e them :

HAROM jo qumshti po edhe ajri ju bofte atyne qe bojne politike me keto ngjarje e qe neper lajme na perserisin me 10-ra here se na paska shku me dhuru gjak ky apo ai forum rinor duke deformu faktet e duke u mundu me na bind se te rinjte "e atyne" jane me te mire. Une isha aty dje vete dhe kam pa perfaqesues nga e GJITHE rinia shqiptare, qe rrinin ne rradhe per t'i ardhe ne ndihme motrave te tyre. Gjithashtu kam pare edhe politikane qe ne fund te fundit mire eshte te japin shembullin e mire ne te tilla raste.

lizander, nuk kam fol kerkund per "faje". jo vetem se nuk eshte koha, por edhe gje nuk di. dicka me thote qe kemi te bejme fiks me nje fatkeqesi, qe ka qen e shkruar dhe s'ke ca i ben.

te gjitha ca themi pastaj, jane si ato muhabetet qe fillojne e bejne njerezit neper vakira, duke prit ose duke pi kafen e hidhet. se duhet harru menia. menia po nuk harroi, cmenet.

Plako nuk e kisha me ty ne vecanti mos ma merr per ters. Po edhe ai shoferi qe la dy kalomoj nuk besoj se duhet bo me "vrap" me faj. Kur te jete marre vesh dicka me shume e te kene dale konkluzionet e hetimeve, i diskutojme te gjitha.

Sidoqofte ti ke te drejte qe robi duhet me e largu pak menien se ndryshe ... Une s'i heq dot nga menia ato imazhe qe kom pa.

 

Nqs ka debore nuk duhet ta marresh fare mundimin te ngasesh makinen ne malore apo disheze, fare, eshte vetvrasje, aksidenti eshte pothuajse i garantuar. Madje do thosha qe nqs ka rrehsje debore, sidomos debore te imet  me mire te mos hysh fare ne autostrade. Mua me ka ndodhur me shi kjo qe thua ti emigrant, dhe ne fushore ne autostrade, hapa krahun dhe ndalova sepse e kuptova rrezikun, iknin makinat me 10 km ore dhe ca i merrte shiu me vete.

Po kur dimri eshte gjashte muaj si ne Kanada, ca te bejme ne? Te fleme si ariu? Ka ec vllai jot me 120 ne stuhi bore qe i ka lujt fene.

Varet edhe cfar makine ke, se po pate 4x4 edhe ecen. Une po flisja per vetura te vogla, dhe nuk ka te bej fare me sa shofer je ti, rreshket makina dhe nuk ke cfar ti besh fare, ngelesh spektator. Tani po pate 4x4 dhe zinxhira edhe ecen, por prap e rrezikshme eshte, sidomos ne stuhi bore te ecesh me 120.

Ne fillim marsi, tu zbrit ne jug, diku ne SC, na kapin reshjet e bores, tu u perpjek me i shpetu reshjeve te dendura, besoj kam ec edhe me 50mph ne gati 1"-2" bore, duke mos pat as edhe nje makine tjeter verdalle ... Makina e dizenjume per ate lloj moti, 4x4, dhenie fuqie e kompjuterizume, dhembet e rrovate 1" etj etj...

Por, kur kam par ket video nja nje muj me vone...

Subaru.

Dikur kam pas ca goma me "spikes" - ca si maja gozhdash; makien e kam pas Opel Omega ate kohe. E madhe (per uropen flas, se ketej... e di ti). Kur ecje ne asfalt bente nje zhurme shume interesante metali i rrotave. dhe bo me frenu, linte shenje. Te shifnin shtremet kur s'i ksihte ndrru ala sapo largohej bora e fundit. Interesant tani qe e emnoj: asnjehere s'kom perdor zinxhira. them ne makinat personale, se kshu kam provu me ec me zinxhira. Nuk te jepnin naj far sigurie me shum, though.

te con puna ndonjehere. Une kam jo pak eksperienca me te grahur neper bore. Kam shkuar ne Gjermani, jo nje, por dy here ashtu. Bleva cigare dhe i thashe shitsit jam per rruge, ne Gjermani. Me pa sikur isha cmen. Je i sigurte, me pyti. Si tani e kujtoj. Si me qen Deda fillorojtsi. Po, aksidenti eshte pothuj i garantum. Se edhe kur je ti ne rregull, te vjen ai nga mbrapa; pika me e poshter eshte kur ke ndalu ne te kuqe dhe pret te hapet. Flas si i vuajtur. Po te pakten atje ka nje gje: kur ndodh ne zoma te rrafme, policine dhe mjetet e transportit te makines se prishme i ke aty heret a vone (me shpesh heret) - cdo gjo e koordinume, sa me tu lezetu aksidenti. Ndersa ne zona pak te rrafme... e di mire se si eshte; ka ca pyje shum interesante mes landeve te Slazburgut dhe Tirolit qe i kam pa si me qen naj tregim Xhek Londoni. Po atje s'te gjen gjo, cudi esht kjo. Te run Zoti.

Por pervojen e funit fare e kam s'ka dy dimre me pare (ky i sivjetmi qe pa bore fare ketej) - ia nisi nji furtune qe lere mos e pyt. S'kisha pare asisoji. Mu ne mes te NYC. Nje rruge qe e ben normalisht per 15 minuta. Me hengri afer 1 ore. E keqja: duhet te gjesh tempon qe te mos te te kapi e kuqja e semaforit, se po nale, nuk ke siguri qe mundesh te ecesh prap. Shikimi perpara as 2 metra. Me hap dritat e gjata nuk shikon asgje vetem floke te bardhe.

ENGJËLLORË

Sot vajton dhe dielli, loton pa pushim qielli për këto engjëj.....

Ç'ishte,
Ky dimër,
I pabesë,
Që i këputi
........në mes,
Këto lulekuqe,
Që sapo kishin çelë.

Jo...jo....jo!!!
Ti nuk dole fitimtar,
..........o dimër i pabesë,
Nuk matesh dot me margaritarë,
.............metorë që shkëlqejnë
.......................dhe  engjëllorë ngelen,
..........................................................përjetë...

 

Dimri i kputi more mat,u percudnoi trupin e fytyren bashke me make up-in e asj dite,u fiku zemren,kur ajo rrifte ma fort se asnihere tjeter, e i kalli n'dhe.Medet! medet!

Nje gje tjeter, pse eshte ajo bordura gati trotuar perpara guard-rail? Me duket sikur ajo sherben si trampoline ne aksidente te tilla. Di dikush gje per kete?

Dha pare ne lajme kthimin e autobuzit te dyte ne Elbasan. Kishin dale prinder, gjysha. Shume prekese, qanin. Shyqyr qe te shpetoi vajza, thonte njeri. Halle Halle. Si familjet e viktimave jo, por pasojat i ndjejne edhe tjeret.
Dha edhe disa pamje te aksidentit. Perpara frenimit kishte ferkuar dy here murin e brendshem te ktheses, me pas duhet ti kete dalur nga kontrolli. Gjynah edhe shoferi, le 2 femi.

Te mjere prinder...ne cilin do rast.Mjere shoferi e femijet e tij...

Po lexoja per tragjedine ne disa faqe te tjera online ku midis te tjerash thohej se shumica e nxenesve detyrohet nga profesoret dhe mesuesit te shkoje me detryim neper eskurisone te tilla se perndryshe nuk kaloheshin neper provime ... nuk e di se sa e vertete eshte kjo smiley

Regional risk variation

Map 1 shows the number of deaths in road traffic accidents per million inhabitants by NUTS 2 region in 2008.

National totals of fatal road accidents are taken from the CARE database. Apart from Liechtenstein and Malta, both very small and therefore difficult to compare with other countries, the lowest numbers of road fatalities per million inhabitants were recorded by Sweden (43) and most regions in the United Kingdom (43 at national level). They are followed by the Netherlands (46), Switzerland (47), Norway (54) and most German regions, especially the federal states in the west (54 at national level).

With the exception of the candidate country Croatia (150 fatalities per million inhabitants), the highest rates of road deaths are found in the eastern and south-eastern European countries. Among these Lithuania has the highest fatality rate (148), followed by Poland (143), Romania (142), Latvia (139), Bulgaria (139), Greece (138), Slovakia (112) and Slovenia (106). Given the lower level of vehicle ownership still seen in most of these countries, these high figures — compared with western Europe — might partly be explained by the quality of the infrastructure and partly by the age, size and security standards of the vehicles.

 

Nuk ka te dhena klasifikimi per Shqiperine. Diku lexova se per 20 vjet ne Shqiperi kane gjetur vdekjen rreth 6000 njerez, qe i bie mesatarisht 300 viktima  ne vit. Nese pjeseton me numrin e banoreve rreth 2 milion , i bie te jete diku nder vendet e para me perqindje me te larte fataliteti ne Europe..

Nuk ka te dhena klasifikimi per Shqiperine. Diku lexova se per 20 vjet ne Shqiperi kane gjetur vdekjen rreth 6000 njerez, qe i bie mesatarisht 300 viktima  ne vit.Nese pjeseton me numrin e banoreve rreth 2 milion , i bie te jete diku nder vendet e para me perqindje me te larte fataliteti ne Europe..

O Lali, i paske te gjitha me te thonme m'duket. ne nuk jemi 2 milion po na 3,4 (pavaresisht censusit te deshtuar qe na nxorri 2,8). Kjo do na vinte ne nivel edhe me te "mire" (ne thonjeza pasi po flasim per humbje jetesh) se sa Sllovenia, po te gjithe e dime se nuk eshte hic kshu. Perderisa po flet per te dhena statistikore nuk ka kuptim qe te marresh shifra te 20 viteve te fundit ne Shqiperi pasi ne para 20 vjetesh kishim akoma nje numer shume shume te vogel makinash

Po mire keta nxenesit mo burre, po vete shoferet nuk i fusin nje kontroll teknik autobuzit?

Te pakten per koken tende merakosesh? Te ishte se kishte ndodh ne rruge te keqe, ne kohe te keqe do thoje tragjedi. Po me rrugen e re, koha me diell, te te iki autobuzi nga kontrolli... nuk e di, mjere ata prinder qe kane humb femijet ne kete moshe. 

Ngushellime familjareve!

Nje pyetje kam per disa nga peshqit ( jo per sq dhe cmmds ) :

a eshte cinike mjaftueshem qe diten e zise kombetare te luhen dy ndeshje te ekipeve tona perfaqsuese* ne futboll ?

*Under 21 luajti me Ukrainen dhe u mund me rezultatin 3-0 dhe ndeshja e ekipit kombetar me Katarin ne fushe neutrale. ( sapo filloi )

Per faraxhiun : nese do e me e pa ndeshjen e jep Tv Qatar.

 

Aspak normale. Cdo aktivitet sportiv duhet te ishte pezulluar.

Nuk osht momenti me gjet fajin menjiher mas ksaj tragjedie. Instead, hajd bojm i dor muhabet makinash neper bore, arusha me zinxhir, hibernatin @ 120 km/hr, etj.
Me fal, dhe spitali me cilsi botnore qe opero me mjete rrethanore...

poplli heroik

drejt, seriozisht... vec ca ti boj qe kam 2 dite qe sja ndaj syte kesaj teme... rifresko faqe kenej, rifresko faqe anej..

megjithse,oops, e bona... s'du me ju bo moral. pune dreqi kjo gjo.

nxitoesh najher ti, megjithse ke zakonin e mir qe flet shkurt.

mu m'vje me i kerku ndjes 'Bames..po jo ty er qazim smiley

well, meqe permene ato punet me bore.

te tjerat, secili me t'vetat.

ishe tu thon dicka per (mos)gjetjen e fajit me duket..po sidoqoft, vazhdo n'qejf tat

Me duket paksa hipokrizi te shprehesh keqardhjen per vdekjen se te gjithe ne ketu ne nje menyre ose nje tjeter jemi shkaktare qe nuk ka dite ne Shqiperi qe te mos kete nje aksident automobilistik. Nese ne ate rruge ka ndodhur njehere fatkeqesi e kesaj natyre une personalisht do e mbushja me tabela, semafore dhe mure qe te mos perseritej me, me frena apo pa frena. Dhe jo, kjo sdo te thote qe duhen pritur fatkeqesite per te vene tabela. Ka aksidente te cilat nuk mund te evitohen, por vetem dikush qe nuk mendon fare smund te kuptoje qe tek ne keto ndodhin te paaftesise sone per te denuar gabimet dhe ndeshkuar fajtoret. 

Te jemi te sinqerte,mjeket ne Shqiperi, s'kane asnje gje te keqe.Jane te mire dhe pergatitur.Vetem se s'kane as kushte as motivim sa duhet.

Po ti vine kendej meqe qenkan kaq keq per kushte e motivime se kendej u rropen duke marre doktore nga India e Pakistani dhe i paguajne deri £200.000 ne vite.

Por kam frike se as per pastruar halet si marrin, se edhe ai pastrusi ne spital eshte profesion qe shihet me respekt nga mjeket e infermieret. 

Ai pastrusi qe te punoje ne spital duhet te jete i dashur me njerezit, i sjellshem dhe te tregoj dhembshuri dhe durim me pacientet. Ndersa kta mjeket tane nxijne nga surrati sapo i sheh, te flasin me arrogance nese te shohin qe nuk nxjerr aq sa duhet nga xhepi dhe se di pse kane nje hije kaq te rende. Njerez qe me duken si varrmihes me ato bluzat e bardha.

 

 

Te them te drejten s'kam kete eksperience.Jane shume te frustruar sepse kane shume ngarkese dhe nje rroge mizerable.Po njerzilliku varet nga rrobi ne rrob.Ke plot ne perendim doktore qe s'te prekin me dore po s'pane sigurimin.Nejse se keto temat me pergjithesim ma shpifin. Sidoqofte doktoret ne Shqiperi i kane demonizuar pak sa me shume sec duhet te jete realisht e verteta.

mir mir, po e kom llafin qe kot sa hudhen kto se 'po i cojn ke ushtaraku'...ai eshte spital pa pajisje si gjith te tjeret, vrim e zez korrupsioni si cdo tjeter.

se kto u perloten tu bo solidarin, po e verteta eshte qe ne spitalet e zones ku cuan kto te plagosurat, s'kishin as mjetet me rrethanore....i pe fotot? te shtrira ne shesh, asnjera nuk e kishte qafen te siguruar me 'kollare' etj etj. gjonat me bazike mi goc/gru....

pse nuk sjellin nai foto nga 'ushtaraku' ktu .... ta shofim i cik institucionin elitar shqiptar. 

mo mir coji ato te plagosurat tek spitalet private ene aq.

pantallona tight me shkelqim,kepuce me taka te larta,vathe te medhenj dhe makiazhi i dukshem qe ketu

ku moootin shkon moj,ne disko??????

 

Mjeket e spitalit ushtarak jane mjeket me te njerezishem qe kemi. Dhe profesionalisht jane shume te zote.

gadishmeria e cdokujt per te dhene gjak, eshte nje akt shume human, vetem se "kripa me karar"....

Ti kishim te gjithe mjeket, si ata te "Spitalit Ushtarak"! Sa mire  do te  ishte..!

Klani mrame,dhe perlotjen e kryeministrit(dicka krejt njerzore dhe prekese, madje) desht me na e shit, si sukses te qeverise.Tv shurre!

Kam pershtypjen se dhe e ashtuquajtura njxjerrje kaptitali per interesa personale nga grupime te caktuara eshte bere shume e sofistikuar.

Une do te thoja vetem TURP

dhimbja e shqiptareve eshte bere kala tashme dhe sa here ndodhin gjera te tilla sikur permenden per te rene ne letargji prape. dhe sa me shume japin alarmin dhe 'e ndjellin', aq me shume gjerat ikin per me keq dhe dreqi sikur i ruan 24/7 (gje qe e ben, se punon i paudhi kur thoshte e shkreta gjyshe).

per mua kjo nuk ishte fare surprize. me ben pershtypje dy gjera qe njerezit dhe 'ekspertet' i dine shume mire dhe nuk i thone. thone se do forcojne ligjin me ekspertize, ne nje peshk te qelbur nga koka. une ngas sa here shkoj ne shqiperi, dhe mallkoj vehten e ik duke thene qe nuk do e bej me ... 

1. a keni pare se si ngasin njerezit ne shqiperi?! dhe shoferave 'profesioniste' iu mbushet mendja per te bere akrobacira dhe kjo nuk eshte me cirk por nje menyre e stabilizuar se si ngasin makinen. you better fit ne kete remuje se ndryshe e ke pisk. kur e bejne kete cirk perdite, s'ka shanse ti shpetoje probabilitetit ne ate diten e ameshuar kur do takojne shen pjetrin. marin dhe nje tufe me vehte nga pas ... dhe nuk eshte faji i tyre dhe mund te jene nga me te devotshmit, po ne rumpallen shqiptare, ligjet i ben natyra jo Maestroja (i kudondodhuri, poliedriku, specialist shume fushave dhe maleve).

2. shteti u vu ne levizje te shohe se sa legalisht po ushtronte biznes operatori e si e qysh, qe te zinte lepurin me qere, dhe cdo gje ndoshta del tamam me letrat. Po nuk e thone qe kjo ka ndodhur ne republiken e bananes ku mund te besh cte duash dhe ta pikturosh si te duash realitetin.

e thone si duhet te jete e si eshte jashte shtetit, e thone pse te kete ndodhur kjo hata, dhe ngjan si me draguan qe po gelltiste bishti ne vazhdimesi, Ouroboros. (The Ouroboros often represents self-reflexivity or cyclicality). Dhe nuk te falin numrat se kane corelacion shume te forte fenomenet, te tera mblidhen me ate efektin e tyre modest dhe japin ne shumatore keto xhevahire, qe te shokojne, po jo cuditin.

ekspertet/njerezit sollen aq shume faktore qe ulerinin, dhe sigurojne qe  kjo e si kjo ngjarje do ndodhin, e per kete s'ka asnje shans te ndryshoje, se ndryshe i bie te ulesh and reinvent the wheel dhe challenge nature itself. vetem me fiziken dhe statistikat mos e kruaj se ato vetem mund te observohen, po jo manipulohen (si dhe i ben me kreativitet ai hundezhgaba MAL(OK!)

pastaj dhe ekspertet rane rehat e thane, epo kjo ehste shqiperi, kembana ra tashti o burra te mbledhim vehten.

e mbyllen dhe kete 'ekspertize' me nder. a pika qe s'u bie te tereve, si popull.

me shkriu ne fund fare kur thane : shpresoj kete radhe te levizin gjerat, dhe politikanet te reagojne. haruan te theshin qe drilling bombs nuk lejohen me konvente se  tamam qe duhet bere gjithandej qilizem nje here e pastaj te mendosh si do u veje halli njerezve te thjeshte qe duan ta jetojne e gezojne jeten si kudo.

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).