Prokuroria ka dorëzuar pranë Gjykatës së rrethit Tiranë dosjen në ngarkim të katër të akuzuarve për ngjarjet e 21 janarit.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ; Ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese.”, ndaj shtetasit Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Çështjet në ngarkim të katër të akuzuarve janë depozituar në Gjykatë.

Ndërkaq, hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012, njofton Prokuroria.

Vazhdojne hetimet per përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e dy demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

8 Komente

 

Vazhdojne hetimet per përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e dy demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Ky  Ilia Qesko dhe Ilia Papa eshte nje ?  Ilia Qesko Papa?

 

Mire ,vazhdokan hetimet ,me demek,shyqyr!

 

1 vit e gjysem hetime, dhe prit se mund te vazhdoje me vite. Me vone historianet do pyesin se, si ka mundesi zgjatja kaq shume e hetimeve. Dhe konkluzioni do jete; Ne nje regjim diktatorial, hetimet zgjaten aq sa do dhe e sheh te arsyeshme pusht-etari, , per aq kohe sa kryetari i qeverise e sheh te arsyeshme, per aq kohe sa jane marre masat, jane penguar dhe fshehur provat. 

Do zgjas disa vjet ky hetim dhe pastaj ne gjykim do ti dorezohet ndonje gjyqtari injorant qe nuk di te lexoj as letrat qe i pergatisin te tjeret, disa do denohen me denime qesharake, disa te tjere do dalin te pafajshem. Nqs do kete tentativa per vetgjyqesi nga ndonje familjar i viktimave do fillojne sezoni i gjahut apo i vetvrasjeve si ajo e te birit te Myrtajt, dhe ja ku mbaroi edhe historia e 21 janarit. Opozita? Po ku ka opozite? Opozita e leshit.

Gezuar 1 Majin ! Diten nderkombetare te punetoreve !

Meqe ra fjala une mendoj se kjo pune do zgjidhet mbas zgjedhjes se Presidentit te ri.

Pra do kemi nje president konsensual dhe ky do emeroje nje prokuror me integritet dhe ky konsensual.

Tani une them qe Prokuror i Pergjithshem te zgjidhet Ardian Visha sepse merr dhe votat e opozites me kete rast. Po me shume ka rendesi qe ky do beje drejtesi si ne rastine Gerdecit. Edhe PD eshte ok se lan borxhin e moszgjedhjes ne KLD te tij. Nje rruge 4 pune.

Gezuar mer, nga puna.. dhe ta gezojme partine shtet! 

 

Meqe ra fjala per 1 Majin dhe partine shtet akoma nuk eshte bere ndonje deklarate se per ky lajmi u publiku diten qe erdhi qeveriu ne Tirane. smiley

Ndodhi sic tha Ambasadori simpatik, Arvizu. Ai tha para se te shkonte qeveriu ne Ameriqi se kur te kthehemi andej do japim ate qe duhet per 21 Janarin.

Ishte ne pergjigje te komenteve qe u bene ne media per ate qe tha Fatos Shkallnueri per 21 Janarin dhe nevriku Erion Bisha ne ate vendin ku shkruhen mesazhe kunder qeveriut.

Dmth sipas meje mirditori i pabese, Ndrea Prendi, qe vrau dhe i ndryshoi tyten pisqolles, do shpallet fajtor.

Tyta qe ndryshoi tyten, per mu eshte thjesht tyte.  Ti mendo se do kendoje ky? Burgu per "burra" eshte..

Do shpallet fajtor, por do largohet ne drejtim te paditur. Keshtu bien rehat te gjithe, ohooo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).