Duket se nisma e botueses Arlinda Dudaj për të përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe "Vargjet Satanike" i shkruar në vitin 1988, të shkrimtarit indian Salman Rushdie, nuk do të kalojë pa reagime nga besimtarët myslimanë edhe në vendin tonë. Pas deklaratës së bërë dy ditë më parë nga Dudaj, për të sjellë në shqip librin, i cili ka ngjallur reagime të forta nga myslimanët në të gjithë botën dhe madje në disa raste u ka kushtuar edhe jetën botuesve të këtij libri, "Shqiptarja.com" u interesua pranë komunitetit mysliman për të marrë një përgjigje se si do të pritej ky libër nëse do të botohej në shqip.

Në fakt, zyra e shtypit e këtij komuniteti na shpjegoi se ende nuk ishin të gatshëm të jepnin një përgjigje zyrtare për këtë çështje, pasi duhet ta diskutonin, para se të dilnin me një qëndrim zyrtar në media. 

Ermir Gjinishi - Por ndryshe nga selia qendrore e komunitetit mysliman, aktivistë të njohur të myslimanizmit në Shqipëri e kanë të qartë qëndrimin që do të mbajnë ndaj këtij libri, nëse ai botohet në gjuhën shqipe. Njëri prej tyre, Ermir Gjinishi, shprehet se ai është një libër krejtësisht provokativ dhe nuk ka anjë vlerë tjetër shkencore. Gjinishi thotë se ky libër nuk duhet botuar në shqip, pasi kudo që është botuar ka krijuar probleme të mëdha.

Ai është një libër që deformon të vërtetën islame. Në Shqipëri gjenden gjithmonë shkaqe që të bëhen debate apo diskutime që nuk janë të nevojshme për Shqipërinë, por ky është problemi i tyre. Natyrisht që botimi i këtij libri nuk do të ishte diçka pozitive. Në botë ka pasur shumë reagime, nëse ju kujtohet, atëherë Irani, nxori edhe një çmim ekstra për kokën e Salman Rushdisë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë kështu situatash, nuk janë pozitive. Në fund të fundit pse duhet ta bëjmë? [...]

Forumi Mysliman - Edhe përfaqësuesit e "Forumit Mysliman Shqiptar", janë kundër botimit të këtij libri në gjuhën shqipe. Roald Hysa, një nga përfaqësuesit e këtij forumi, shprehet se ata nuk janë për reagime ekstreme, as për djegie librash, por i kërkojnë "Dudaj" që para se ta botojë të mendojë se po shkel mbi të gjithë besimtarët myslimanë dhe mund të ketë mes tyre që mund të reagojnë edhe dhunshëm. 

Normal që ne nuk jemi dakord që ky libër të përkthehet dhe të botohet në shqip. Përveç faktit që ai është një shkrimtar mediokër dhe nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj impakti, sepse Arlinda Dudaj e ka përkthyer Salman Rushdinë edhe më përpara. Sigurisht jo "Vargjet Satanike", por ka përkthyer një libër të tij në 2003 ose në 2004. Ai libër nuk duhet të përkthehet sepse janë shumë gjëra ofenduese që i bëhen profetit tonë, dhe njëkohësisht, në gjithë këtë qetësi dhe në gjithë këtë tolerancë të harmonisë fetare që mbizotëron në pjesën më të madhe, të bësh një botim të tillë do të thotë të prekësh ndjenjat dhe sensibilitetet e të gjithë myslimanëve. [...]

Për më shumë shqiptarja.com

Shenim: Titulli i PPU

79 Komente

kushedi se çreagime priste ''shqiptarja.com''...   po nga ç'lexoj ketu, mese normale duken.. dmth, ketyre sikur su pelqen  te botohet libri i S.Ruzhdie  ne shqip, por sidoqofte  nuk shoh aspak ekstremizem ne reagimet e tyre...

Natyrisht që botimi i këtij libri nuk do të ishte diçka pozitive. Në botë ka pasur shumë reagime, nëse ju kujtohet, atëherë Irani, nxori edhe një çmim ekstra për kokën e Salman Rushdisë.

Zoti Gjinishi, Irani nuk eshte shembulli per i mire per t'u marre.

Me vrafshin mua nese nuk e ka sposorizuar Sorosi kete. smiley

S'e kuptoj pse trembet komuniteti mysliman ndaj nje libri te tille. Nese nje njeri qe shkruan eshte kunder rrymes dhe besimit te Islamit, s'duhet t'i lekunde besimtaret myslimane. Ndonjehere, njeriu duhet te lexoje edhe ate qe kane per te thene te tjeret, edhe nese s'bihet dakort me besimin e tyre. 

veshtire qe rob qe konsiderojne libra me gjamse si te verteta absolute, te kuptojne, a te te besojne qe ene ky o liber me gjamse.

Po ca Sorrosi leshin? Eshte sipermarrje fitimprurese vetvetiu pasi eshte liber qe e udheheq fama dhe fatva. Maksimumi do behet nje furtune ne gote: do perpiqet te parakaloje Mein Kampf ne listen e bestsellers; do behen ca pare qe do ndahen mes Ruzhdiut, agjenteve te tij dhe shtepise botuese shqiptare; do e lexojne burra e gra e te te rinj qe do diskutojne neper forume internetore, kafene dhe darka familjare a me shoqnine ne lidhje me investimin per koken e autorit; diskutimi do jete me tone te ndezura shqiptare qe fillojne me gjeopolitike te madhe dhe perfundojne me qesendira, dollira e shendete familjare; fund.   

Ah, se harrova. Do kete pa dyshim dhe nje recension, parafjale, apo artikull fshikullues mbi "identitetin europian te shqiptareve" nga naltmadhenia e tij e letrave shqipe, qe do diskutohet me po aq zjarr sa dhe vete fatva.

I panevojshem, pasi vet autori ka pranu qy o influencu nga Mjeshtri & Margerita.. ka per te tere dhe kundra te gjithve dmth..

Aq i panevojshem sa dhe lajkat reciproke mes Ruzhdiut dhe Kadarese, ne fakt.

Jam dakord me ty Luljan,

 

Kam përshtypjen që ky libër nuk ka shumë thelb, por ka një vëmendje të shtuar falë fatwa-s që supozohet se është lëshuar për autorin. Por, dëgjon për një fatwa, sheh një botim me titull bombastik (të shkruar ne kopertine me ngjyrë të kuqe të ndezur – cfarë vargjesh satanike mund të jenë këto?) si dhe sheh autorin e vargjeve të veshur me të zeza (në të shumtën e rasteve), mundësisht përkrah ndonjë bukurosheje, e atëherë mendon, që autori tek e shumta është shantazhuar. Nuk është trembur dhe aq Salman Ruzhdie prej saj. Ka me qindra shqiptarë mendoj që e dinë shumë më mirë se cfarë do të thotë një premtim/betim për të vrarë, (një tip ‘fatwa’), ndërmjet atyre që janë të ngujuar.

Në këtë kuptim, mendoj, se ka njëfarë farse në këtë botim, ose pikërisht ‘një furtunë në gotë’.

Fatwa nuk supozohet se eshte leshuar, por eshte leshuar. Thene ndryshe, nuk ekziston dicka e tille si supozimi i leshimit te nje fatwe, supozimi se eshte leshuar eshte ekuivalent me te leshuarit e fatwas. Dallimi mes te supozuarit se eshte leshuar nje fatwa, dhe leshimit te fatwas, eshte relativizim i pabese ndaj faktit qe njerez te angazhuar me botimin e ketij libri kane gjetur vdekjen.

Per sa i perket "furtunes ne gote" mos me keqkupto, une e kisha ne kontekstin shqiptar. Ne rradhe te pare, komuniteti mysliman shqiptar eshte mjaftueshem i moderuar sa qe nuk besoj se botimi i Vargjeve Stanike mund te sjelle te njejtat rrezikshmeri qe ka ky botim ne Pakistan, Iran, a me the te thashe. Ne rradhe te dyte, konteksti shqiptar eshte teper i pallogaritshem ne krahasim me kontekstin danez per sa i perket nje sulmi fundamentalist, thene ndryshe, Shqiperia nuk eshte fushe beteje e fundamentalizmit sic eshte Danimarka ku botuesi i ketij libri eshte vrare, ne mos gaboj. Keto jane dy arsye kryesore qe besoj se botimi i ketij libri ne Shqiperi nuk perben ndonje lloj heroizmi ndaj idealeve demokratike, por thjesht nje investim biznesi, i cili dhe do krijoje furtunen ne gote.

Per sa i perket thelbit, apo permbajtjes, turp ta them, por nuk e njoh, keshtu qe nuk di te them ka apo s'ka shume thelb. Megjithate, fakti qe e ka famen e madhe, aq sa autori eshte denuar me vdekje, per mua do te thote se "nuk ka shume thelb" tingellon si shprehje pa kuptim.

c`do te thote titulli:reagime nga komuniteti musliman kur komuniteti s`paska nje qendrim zyrtar?

kur Arlinda e dika pak a shume reagimin pse pyet?

apo menyra te reja marketingu.botoje nqs do ta botosh.

Titulli eshte i ppu.  Titulli origjinal i artikullit eshte ""Vargjet Satanike", Myslimanët: Mos i botoni"

Meqe titulli dukej disi bombastik, ky u mendua si me asnjanes.  "Reagime", jo ne trajten e shquar, komuniteti musliman jo i pervetcem. 

smiley.

meqe nuk e paskeni te pervecem po i jap dhe une nje reagim Arlindes.

Moda e satanizmit ne vargjet e selmanit ka kohe qe ka ikur.Ne te do xhani ta botosh,botoje,Ata qe nuk duan ta lexojne,thjesht nuk e blejne.Sa per dhune e prerje kokash,ato dhe 1400 vjet para kane ndodhur ne shesh lufte.Nuk i prihet koka(qe vete Zoti ja ka vene mbi supe) tjetrit se s`do besoje.

Ah,nese ben marketing qe te sigurosh shitjet para vendosjes se librit ne xham te vitrines,puna jote,po njerezve mos ua nxirr trute se kane te tjera halle.

Pastaj nese je dhe vete me dy mendje e do t`ua lesh dobicin te tjereve,ndaje mendjen motrasmiley

Edhe unë e quaj ofenduse dhe abuzues kuranin dhe biblën dhe nuk dua që këta libra mbushur me krime, përdhunime, inçeste, zhdukje në masë të njerzve etj etj të botohen në gjuhën shqipe. Ata që do reagojnë si ata kafshët islamik, duke kërkuar kurban dhe koka njerzish, mund të mbledhin plaçkat dhe të shkojnë andej nga u shkon përshtat mënyra e tyre e të menduarit, besimit dhe jetesës.

Askush s'të forcon të lexosh libra të tillë. Njeriu eshte i lirë te zgjedhi çfarë librash të zgjedhi për të lexuar. Pra, ti s'do Kuran e Bibël se te ofendojnë, por s'mund t'ua mohosh të drejten atyre qe i lexojne, i besojne apo meditojnë me to smiley

Pikërishtë, duhet të jetë dhe anasajelltash i njëjti veprim dhe jo të fillojnë me kërcënime dhe hungërima shtazësh "allahu hund'derr"

Edhe unë e quaj ofenduse dhe abuzues kuranin dhe biblën dhe nuk dua që këta libra mbushur me krime, përdhunime, inçeste, zhdukje në masë të njerzve etj etj të botohen në gjuhën shqipe

Nuk thuhet me mire. Libra qe me shume se cdo gje tjeter kane shenjteruar dhunen. 

 

 

Gjinishi thotë se ky libër nuk duhet botuar në shqip, pasi kudo që është botuar ka krijuar probleme të mëdha.

Ai është një libër që deformon të vërtetën islame.

Ta lexojne njehere shqitparet, them une, pastaj secili te vendose vete.

une jam kategorikisht kunder ndalimit te librave te tille.

po shkel mbi të gjithë besimtarët myslimanë dhe mund të ketë mes tyre që mund të reagojnë edhe dhunshëm. 

Jo, jo. Jo mbi "te gjithe". Mos merrni pergjegjesi te flisni ne emer te te tereve. Nese ka kallo qe shkelen, ato jane kallot tuaja. therese. - komuniteti myslyman, ende nuk eshte shprehur. kjo mjafton.

Nga ana tjeter, kush reagon dhunshem, perballet me forcen e ligjit. dhe shume brume deshmori nuk eshte se keni (mungon kauza), prandaj mos kujtoni se do beheni martire.

@Nuk thuhet me mire. Libra qe me shume se cdo gje tjeter kane shenjteruar dhunen.

fjale satanike keto smiley 

Satan, you son of a gun smiley

wellcome back-kohe satanike, parade gay, Main Kampf, Vargje satanike. Satani eshte dja(l)li jashteligjshem i Zotit smiley

Dmth egzistenca jone varet ne perin e ndere te marredhenies baba - dobic?!  smiley 

Te ngushellohemi  qe dobic dobic por, lavdi te Atit, nuk eshte molepsur nga homoseksualizmi smiley

 

Komuniteti fetar musliman ketu po tregon se eshte pjese e frymes regresiste mesjetare. Ironikja eshte se pa kuptuar ata po behen, promovuesit me te fuqishem te librit smiley

 

Detyra e komuniteteve fetare eshte qe te bindin besimtaret apo ndjekesit e tyre te qendrojne larg librave te tille...Kaq dhe asgje me teper....Nuk i takon asnje komuniteti fetar te na diktoje se cilat libra duhet te lexojme ne. Kjo eshte e drejta e botuesve dhe me pas e cdo individi te perzgjedhe librin qe deshiron te lexoje.

Po bej nje paralelizem

U botua kodi i Da Vincit te Dan Brown(qe shume nga ju mund ta kene lexuar), nje nga librat me te bukur por gjithashtu me kontroversjale qe mund te barazohet pak a shume me Vargjet Satanike. Nje liber i cili parqiti krishterimin si nje komplot, konspiraci te erret ne analet e historise njerezore. Po ashtu Krishti paraqitet si nje krijese njerezore i cili pati lidhje me prostituten(Mary Magdalene) dhe nga kjo lidhje pati femije...Pasardhesit e tij u perndoqen ne shekuj nga Sinodi i shenjte per tu zhdukur dhe mos nxjerre sekretin...Libri ne fakt blasfemon ne cdo aspekt te besimit kristjan dhe megjithate une nuk mbaj mend te kete pasur nje reagim te tille nga komuniteti i krishtere.

Libri duhet te botohet dhe detyra e komunitetit islamik eshte, ti vere nje kryq te kuq sic ju vene kanalet televizive filmave hardcore.... smiley

 nuk ka anjë vlerë tjetër shkencore

He? Vlere shkencore? Ca dreqin thone keta njerez? Libri eshte nje novele fiktive. 

E ke lexuar ti Zotrules? Cfare idesh te rrezikshme/provokuese ka per fene muslimane? Se  sikurse thote Art Ch. me lart, Kodi dhe Engjej dhe djaj jane tejet provokativ dhe bota prape nuk e ka humbur ekuilibrin.Kritika dhe kundershtime ka patur boll nga Vatikani por kaq, kaq pikerisht nga qendra e nje feje qe ka njohur inkuzicionin, turrat e druve.

Nuk e kam lexuar.
Por qe shqiptari u beka I dhunshem per nje liber qe u cenon fene dhe nuk behet I dhunshem perte cfare I punojme per kombin, te jashtem dhe te brendshem... apo politikanet qe I mashtrojne perdite dhe u kane dhe jeten ne dore e neperkembe.
me kupton?

E drejte, kjo eshte parodia dhe tragjedia e shoqerise njerzore. Vriten, priten, kryqezata per Zotin=pjelle e fantazise dhe as qe kane ndjeshmeri per gjera qe percaktojne mireqenien e grupit. Po ideologjia eshte shpikje madhe.Njeriu eshte kafshe e rrezikshme politike.

zhurme e kote per te shitur ndonje kopje.paraqitet njecik situate kundershtimesh,medemek liber i ndaluar.   rrezik jane lodhur per ndonje deklarate kundershtuese nga do qe te dale. po hajde le te shijne edhe ca ,sa te dalin veprat e zgjedhura te salessmiley

Jane bere librat tani si popstar.Duhet te dal patjeter ndonje skandal,ndonje film me pulle te kuqe,ndonje grup fetar i inatosur,te jete i ndalum ne Mazukistan etj etj,qe te filloj te shitet.Ne Shqiperi eshte ndjekur shume keto praktika dhe gjithmon aktoret kryesore bijne vet ne rrjet si peshq.I moren me qafe te shkretet njerez.

Sa gjynah per leteresine e vertete apo ata qe bejne pune akademike.

Njerez, ky eshte halli i sotem?Nga kjo vuan  situata me librin, me intelektin, me rinine, me studimin, me te miren, me demokracine, me..... shtetin?.......Me te ardhmen?

Kush  dreqin e terheq mendjen njerezore, drejt  kricave  ?

Nje "kokerr gruri"... eshte,  vertete e shkreta!

Libri eshte fantastik, shpresoj te dale sa me shpejt.

Komuniteti musliman duhet te nxjerre koken nga bytha,Satan rules !!!

ofendohen keta! pff! ku ka ofendim me te madh se ju vete?! smiley

ofendohen kta e ?

Na çane trapin tani seriozisht

çmenduri e radhes, jemi bo me keq se ne kohe te enverit, apo fare ne kohe te turqise kur u ndaloshin librat.

oh fuck you !

Ka ikur koha kur ndaloheshin librat, sot njeriu lexon cte doje e ku te doje. Te kesh frike nga libri do me thene qe te jesh pjese e nje doktrine qe fut uje.

Ene ky Gjinishi mjaft na beri si garip duke na kercenuar se "mund te sjelle probleme'. Ik mer rob kot se ti si fut friken asnjeriu

Hadjeni bijt e mij ne gjirin tim.Zhvishuni se pari dhe Lahuni .Keni erera dhe capoj nga me te mirat .Dhomat jane me Ngrohje .Mos kini frike nga te ftohtit le te jete jasht ACAR . Do visheni si te doni !

U cveshen shqipot ...hoho ..Uji rridhte , ngrohtesi , arome , kenaqesi e  shkrirje damaresh .

Kohe te tera pa lare , shyqyr qe na erdhi kjo dite ..

Mbaruan banjen dhe shkuan ne dhomat e veshjes per Roba Firmato . Para saj duhet te kalonin ne je dhome tjeter ku i priste nje me GISHT te gjate dhe nje ne krah te tij qe dinte vetem nje Fjale

Perkulu .Zotria do t'ju fuse Gishtin! Pas kesaj shkoni ne dhomen tjeter dhe merrni cfare te doni

U merziten Shqipot dhe filluan zhurmen deri ne proteste .

Na jepni rrobat tona . Nuk duam te reja !

Nuk jane me i dogjem !

Kur doli nje Burrrrre Malsie nga Turma :

S'ka gja Burra . Pas meje . Nji gisht eshte  !...... E hongri babasqapi dhe gjithe dhite si gjithnje Pa Menduar e me Brohorime tek Partia u leshuan pas tij ! Mirpo s'na lika rehat ai GISHTI ...smiley

Test or Burra Test per me na pae Harmonine Fetare si Vlere BOTERORE e Sqeperve dhe Dhive !

E kuptoj qe nuk ke mundur te lexosh dicituren, po s'ka gje.

P.S. Nuk e di a e vure re qe personi ne foto eshte mashkull, si ti.

Pse femer je mi dreq smiley Po pse vije si i TREDHUR smiley Te kam thone qe para shume kohesh ...Vaktin e ke ne Maj . Te rrefeva e dhe per kerren e Vronomeros . Te bera me rezerve edhe dallimin midis Dhive dhe Deleve per cobanet . Thashe mase me digjove qe mos "u perdor " si gisht barku  nga copa debilesh ...dhe prape beje si "i forte " bile - bile  dhe po ben  si O belul o trim i marre /se cu mplekse me radare ...smiley  Tani se cfare duhet te bej me shume ne komunikim me ty pervec nje ME FAL serioze qe je me te vertete FEMER ! E fiksa !

Ruaj avantazhin , pa qene e cenuar nga Une asnjehere vetem me ate kushtin qe te kam vene .Rritu e shendetshme per Majin smiley

Tregonim nje episod ne shoqeri qe mbase edhe te vlen per te vrare kohen

Kush e njeh nje te PIRE ?...Askush ! Po si njihet ? Thjesht te del perpara dhe thote : " He mre cfaredo ?  C'ke qe sheh ? Mos kujton se jam i pire " smiley

Harrova me te shtu qe  postimet  pa Objekt kane shume Lexime !

I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish".

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

 

( Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania" më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kishte planifikuar të botonte një gazetë shqip në Misir.)

kur pashe ne librari mein kampf te hitlerit qe eshte simboli i shfarosjes se cifuteve  dhe me  Die Endlösung ejo me to mos botohet salman ruzhdija qe ska vrare njeri po vetem ka shkruar ca vargje , po ske cben keta myslimonet tane jane ndare ne dy grupe ca vahabista e ca neo-otomanista  si njeri si tjetri nej mut jane dhe vetem prapambetje sjellin per shoqerine. kur flasin injorantet do s'do do ti degjosh.  dhe fatkeqesisht shumica e besimtareve muslimane ne shqiperi jane kokrrat e injoranteve. qe ta sqaroj dhe njehere se te gjithe e kemi nga nje prind a te aferm me prejardhje besimi musliman, e kam fjalen per besimtaret besimtar smiley , pra ata qe e praktikojne fene cdo dite, ata jane copat e karit qe ua kane cuar trurin ne lavazho makinash

ata jane copat e karit qe ua kane cuar trurin ne lavazho makinash...

shyqyr don Zoti dhe na ka sjellë në tokë edhe "copa inteligjentësh" që na shëndrisin (illuminojnë) jetën tonë të zymtë të përditshme!!!smiley

kot te pyeta mos ki merak. edhe trecerek ore ke , shko se po te vjen ora  me taku copat e tjere .... ta kam llafin plotesoni mozaikun jo per gje smiley 

edhe iluminohu se te ben mire 

amin/amen!!!

T'ruejt Zoti.
"Fole njaq sa dite" i thojm ne knêj!!!

A ka dalur ne shitje libri? Se dua ta blej per te zbukuruar biblioteken e dyqonit.

une kam lexu nga rruzhdiun ate librin me kalores portugezo muslimane ne indi. tip dan browni indian me konspiracione muslimano portugezo hindu. jo aq i mire sa me i mbajte mend as titullin.

tani ne si shqiptare jemi deficitare ne kulture ndaj kemi nevoje te lexojme shume. do te isha per ndonje lexim tjeter me cilesor, por mire se te vije edhe ruzhdiu. dhe keto muslimanet qe u paskan kerku mendim nuk paskan bo noj reagim te jashtezakonshem. me habit fakti qe s'esht kuptu se keto i ka pyet gazetari ca mendimi kane dhe kane thene te tyren pa ndonje keqdashje.

kaq.

p.s. dhe une jam besimtar musliman, dhe kush te kete qejf te vije te flasi dy llafe me mu per fene pa dorashka. administratoreve do ju lutesha qe te mos e lejojne nivelin e forumit te bjere ne nivel langojsh me pseudonime tipike zagaresh te paguar per te prishur forumet shqiptare.

po ca do te flasesh per fene? a nuk eshte deshira e cdo muslimani te jetoje me sharian si kushtetute, dmth me djeg libra, me vra shkrimtare, me mbyt me gur kurvat( grate qe kane nje lidhje dashurie) dhe gejt?

ps se harrova cifutet, me ca menyre keni qejf me i vra ato?smiley

Liber fantastik!

FANTASTIK!

M'ka prezantu (ironikisht) me Salman Ruzhdine qe eshte shkrimtar fantastik! 

Ishalla e ka perkthy  noi rob tamom n'shqip, qe mos ja qisin qejfi robve si ne ato rust e ndalume! 

 

mesa duket 61 komente dhe vetem 1 a 2 e paskan lexuar.....skuptoj cfare te keqe ka,mendja e njeriut mendje eshte si te lexoje vargjet satanike si te lexoje ungjillin sipas krishtit ,apo mein kamf apo ku di un te shohi film mbi historine e vertet te opus deit.duhen lexuar e kuptuar jo lexuar e ku di un percundruar per tu cjerre e pe tu zene.un e kam lexuar per veten time e jo vetem kete edhe nje tjeter edhe sinqerisht sme ka bere me te mire me te lige apo me ka ngritur kunder islamit.duhemi perpjekur te zhdervjellesojme mendjen per ti kuptuar gjerat e per te gjykuar e per tu bere me te hapur e me pak paragjykues.feja seshte gje e keqe ama hakerrimet e fanatizmat do bejne cdo gje te lige.

se harrova si shume vonuan te fillojne te publikojne keto libra,se per ti trumbetuar si librat me skandaloze e me te zhurmshem qe skishin ardhur ende ne shqiperi kane nja 15 vjet qe klithnin

Me thone te drejten, une nuk pashe ndonje reagim skandaloz nga hoxhallaret dhe "lay people" - (si e perkthejme shqip kete ne? ) te xhamise!

Cdo njeri ka t'drejte me thone qe nuk m'pelqen dicka, dhe nuk do ishte mire t'mos bonte vaki! 

S'ka no i gjo! 

Reagimi me sa po shoh ishte sa per sy e faqe..Me teper simbolik. Por ta krahasojme ca me reagimet e talebaneve vahabiste te Maqedonise(qe nuk ma nxe goja ti quaj shqiptare),Keta islamiket e memedheut shendrohen nga me progresistet ne Evrope dhe bote. Te kujtojme ketu demostratat dhe protestat(te vetmet ne Ballkan) ndaj karkaturave qe u bene ne Tetove dhe Shkup..Thjesht neveri

Thjesht imagjinoni sikur ky liber te ishte prpozuar per tu botuar ne Maqedoni.. smiley

maqedonasit talehabane sic thua ti do kishin bere nje bicim lufte te shenjte te tyren

66 komente deri tani!
Une me qellim nuk kam klikuar ne kete artikull, nuk e lexova as shkrimin as komentet se e di qe eshte artikull qe nxit percarje/urrejtje/sharje dhe boll raste per tu percare po dalin perdite, dhe jo shume qe te bashkohemi!

Liber koti. Me e shumta mund ti bejme apel besimtareve muslimane ne vend qe ta blejne librin paret ti japin  ndonje jetimi a ndonje nevojtari. Te drejte tjeter nuk kemi. Ata qe nuk jane muslimane sun i ndalojme nga e drejta e blerjes. Kaloni mire. Mos beni pizdarija.

Po dal ca nga tema ketu..5 te rinj gjenden vrare ne afersi te Shkupit(burime te pakomfirmuara thone qe jane peshkatare shqiptare, megjese nuk eshte konfirmuar ende nga policia) C'behet keshtu?

Banorët e Creshevës kanë theksuar për portalin pres24 se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për  persona të rinj të komunitetit maqedonas.

 

Nga Gazeta Express

S.Ruzhdie eshte nje shkrimtar medioker, te cilin e ka promovuar shume fetvaja e klerit iranian. "Varghet Satanike" per nga perberja e kontroversise, kane te bejne me nje histori apokrife ne lidhje me vitet e para te aktivitetit te profetit. Ai pat nje moment dobesie kur ju desh te bente paqe me fisin e vet dhe kushti i paqes ishte qe te njiheshin si 'vajza te Allahut' disa hyjnesha femra te panteonit arab. Dmth kompromentoi parimin strikt monoteist. Prandaj behet gjithe kjo zallamahi.

C'kemi si kaloni? Me Arlinden e kam vendosur do ta botojme librin, do shesim do bojme namin, ca ka libri i Fevziut me shume se imi, i  Adolfit apo i Dan Brownin ? Pallavra te tera jane....smiley

Mos ti ngeli hatri Gjinishit, se s'u bo njeri me na msu cin me lexu e cin jo, dashkan me na kanalizu dijet se mos bijem ne derrase te kalbur.... e shef cfare plehrash ka ketu edhe pse s'kane lexu ende Vargjet Satanike? Edhe pse e kane ble Mein Kampfin por ende 2 faqe s'i kane lexu...?

Ende me libra me censure ne? S'na u nda komunizmi i koncepteve...

I ndodhi gjo Arlindes, s'ia bo Luli Xhamine qe i ka premtu ne fushate...

 

Po tallem, jam musliman dhe i mire biles, por c'e do se fene e ben kushdo sot dhe na damkosin imazhin kot me kot! Kurani hapet me fjalen 'lexo'....(nuk thote as lexo kete as ate, nuk imponon; u bene keta teologet me dale mbi fjalen e Zotit hallall guximi). Frika ndaj librave tregon kompleksitet dhe i rrit marketingun librit.

Te botohet ai e cdo shkronje qe shkruhet!

Zoti eshte me i Madhi; Satani, Gjinishi, Arlinda edhe ai Illyricum Sacrum te lexojne Erich Fromm-in ne fillim smiley

 

qeke regjistru vetem me postu ne kete teme ? 

sorry bro, po nuk jam i kesaj fushe... ju besimtaret i lexoni me shume keta fromm - et al.... filloni duke besuar vete dhe pastaj doni shoke  smiley... keep it for you...  including satan. nuk me intereson se ca je e ca ben

puna eshte se cila nga keto te dyja te dogji me shume :ne si shqiptare duhet te jemi larg vahabizmave apo neo-otomanizmave te tipit islam i bute..... se me te futme na e kan pas gjithmone  

libri te botohet

hahahahhahahaha alejkum selam antikonformist, ti besoj je me e botu! Si antikonformist duhet te dish ndonje gjuhe te huj, te dergoj kopjen ne origjinal po deshe, hahahahha

Ende s'eshte botuar libri? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).