Nje plan i paprecedent i Qeverise Britanike per monitorimin total te internetit, i cili planifikohet te shpaloset pas fjalimit te Mbretereshes ne mars, eshte vene nen shenjester nga shume organizata civile dhe politikane ne vend

Qeveria do të jetë në gjendje të monitorojë telefonatat, emailet, mesazhed dhe perdoruesit e internetit ne të gjithë Britanine e Madhe sipas nje legjislacionin te ri i cili do të behet publik së shpejti.(shkruan BBC)

Firmat e internetit do të jetë te detyruara tju japin agjencive të inteligjencës GCHQ drejten e survejimit te komunikimit, në kohë reale.Home Office thotë se ky veprim është çelësi për luftimin e krimit dhe terrorizmit, por grupe te te drejtave civile  e kanë kritikuar ashper atë.

Gazeta skoceze Daily Record e quan ligjin e ri si "Ligji i Big Brother" i cili do te mbaje vendin nen survejim total. Ne një deklaratë, Home Office deklaron se ishte e nevojshme "për të ruajtur vlefshmërinë e mëtejshme të menyres të komunikimit,shkembimit te te dhenave dhe adaptimin ne ndryshimet e teknologjisë. Kjo është jetike per policine dhe shërbimet e sigurisë qe te mund të marrin të dhëna në rrethana të caktuara dhe për të hetuar krimet e rënda dhe terrorizmin."

Por zoti Davis, ish - Ministri i Brendshem ne hije, tha se qeveria do të jetë në gjendje të "përgjoje një numër të madh njerëzish".

Ai shtoi: "Kjo nuk është përqëndruar në terroristë apo kriminelë, kjo është survejim absolut i emaileve te te gjithëve,telefonatave dhe perdorimit te internetit."

Ligji i ri do të duhej të kaloje në Parlament dhe mund të përballet me kundërshtimin e fortë nga House of Commons dhe në Dhomën e Lordëve.

62 Komente

Mendoj se nuk eshte ac traxhike ne qoftse nuk ke cka te fshehesh.

Kur nuk ke se cka te fshehesh perse qeveria duhet te hyj fshehtasi? Perse pershembull nuk i bie deres dhe te pyet?

 

 

 

Plako kot me t`pyt meqe nuk eshte aq traxhike, pse nuk na i sjell ketu emra e familjareve, numrat e kartave te krediti/debitit, kartelen mjekesore...na i sill te gjitha. Une psh jam i interesuar. Ti nuk je kriminel, pse i mban te fshehta?

mos e pvet kot plakun se po  doket i sinçert  e po druj se prnji men po na i bi

Vlerat e demokracise, m'duket se ne Britani po humbin, per te mos thene se kane humbur. Kush do ti kontrrolloje miliona emaile e biseda, mos ndoshta do mirren personel shtese, qe perkthehet rendim i metejshem i financave. Po mundesia e manipulimit te te dhenave, nuk mund te ekzistoje, sepse pervoja ka treguar se segmente te veçanta te qeverise dhe sherbimeve te fshehta, kane manipuluar te dhenat, dhe kane marre ne qafe njerzit e pafajshem. 

E lexova dje dhe thashe me vete 1 prilli do jete shaka lol... sdq, veshtire qe nje legjislacion i tille te kaloje The House Of Lords.

 

po pse,deri tani nuk i monitoronin emailet thoni ju? thjesht e bejne ne menyre kamufluar..... ashtu sic pergjojne edhe telefonat kur duan

Ndryshimi eshte ketu qe tashme, per keto e-maile,biseda apo te dhena do te kene kornize ligjore per perdorimin e tyre per shantazhe. Eshte nje ndryshim thelbesor ky smiley

''dikush'' qe zoteron  te dhena te cilat mund te te imlikojne ne situata te padeshirueshme, te kercenon dhe te shantazhon kur ti doje qejfi... me apo pa kornize ligjore.smiley

por puna eshte se qe nje dite keta do ta  ligjerojne kete....  kjo nuk diskutohet fare...  keto vitet e fundit ka ndodhur shume gjera te tjera.. te jap nje shembull.. nje qytetar i huaj  nuk mund te  hyj  ne SHBA pa dhene shenjat e gishtrinjve,  pa bere foto te syve, te dhenat e kartes se kreditit etj.  edhe keto te dhena dikur konsideroheshin  strikt ''private'', te shenjta..........

policia dhe drejtesia justifikohen nga ana e tyre se: kriminelet  apo  terroristet punojne ne menyre  te sofistikuar dhe eficente duke perdorur internetin,  teknologjine etj .  keshtuqe edhe keta, qe tu bien pas kriminelve duan gjithashtu te perdorin teknologjine..smiley.  eshte pak delikate ceshtja...smiley

Ceshtja eshte tejet abuzive, se korniza ligjore nuk mungonte.. Me nje vertetim nga prokuroria survejoheshin kriminelet....Tashme me preteksin e "gogolit" te krimit po trajtojne cdo qytetar si kriminel...U permend me lart ajo teknika Kineze..Te cilen e shajne nate e dite "keto pseudo-bastionet e demokracise"si abuzuese te te drejtave dhe kampion te censures....Po shendrohet dhe Evrope ne nje Kine dalengadale

Art, puna është që këto gjëra dhe më të tmerrshme madje se kjo, kanë ndodhur dhe po ndodhin avash avash po mirë e mirë. Si në çdo "krijim" qoftë ky në nivel mikro apo makrokozmik, në fillim është ideja pastaj vjen realizimi, dhe midis të dyjave ka një hapsirë prej 99% të padukshme për atë që evoluon vetëm në planin e konkretes. Kjo që po shohim këtu është thjeshtë fillimi i manifestimit të së padukshmes deri më sot.

Nuk është koha më për t'u habitë, megjithëse fatkeqsisht për pjesën më të madhe të deleve, habia fillon sot ose s'ka filluar akoma.

Koha është për të marrë distancën e duhur dhe për të mos i ushqyer më "gogolët" me frikën dhe me injorancën tonë. Le ta dinë që dimë dhe që s'na plas fare, se kjo botë ka marrë fund (në atë pjesën 99% të padukshme) dhe "fundi fizik" është thjeshtë çështje kohe për t'u manifestuar.

Nga do, si do që të vijë fundi, jemi të mbaruar si qytetërim. Edhe po s'ndodhi asgjë "astronomike" e ardhur nga hapsira, edhe po s'pati Ice Age, edhe po s'u përmbysën polet magnetike/fizike, edhe po s'u dogjën teknologjitë e arrira të njeriut nga një stuhi diellore, edhe edhe edhe...  plani për Rendin e Ri Botëror, simptomat e të cilit disa po i shohin për herë të parë përmes këtij artikulli (e disa nuk i shohin dhe as kanë për t'i parë ndonjëherë)  është bukur fort për vije dhe s'ka më shpresë për një të ardhme për ndonjë brez tjetër përveç këtij tonin dhe kalamajve tanë. Nuk kanë për ta lënë me kaq, ka plot gjëra që bëjnë pjesë në plan dhe kriza ekonomike e varfërimi i shtresës së mesme, vaksinat, OGJM-të, çipi elektronik nën lëkurë,"lufta kundër terrorizmit", janë pjesë e tij. Sigurisht... për bretkosat që ziejnë në tenxhere avash avash, everything's fine dhe unë po flas bullshit...

Mua gjithmone me ka shqetesuar ky faktori "krizes" i cili po ndihmon elitat ne reduktimin e te drejtave te individit...Filluan kete reduktimin me gogolin e terrorizmit deri sa u kthye ne retorike bajate qe askush nuk e besonte me. Kjo kriza artificjale thjesht po ndihmon Kinezimin Global...Theksove vaksinat, dhe une po shtoj kartat dhe pasaportat biometrike te cilat posedojne chip me RFID dhe lokalizojne cdo person qe i posedon ato.

Enjoy

sigurisht... mendova se s'qe nevoja t'i përmendja këto të fundit, që çuditërisht u vihen me detyrim popujve të parëndësishëm si tonit, dhe lihen ende "për debat" në shtete të tjera për të cilat duhet një temperaturë tjetër vlimi... (varet nga tipi i miellit receta dhe përpunimi i brumit.. smiley po si përfundim në një grykë do përfundojnë të gjithë kuleçët.)

sa për krizat, kjo dihet që është shpikje, s'ka asnjë arsye për të bërë kriza dhe luftra përveçse për të shtyrë qerret përpara, dhe për terrorizmin, më erdhën zorrët në fyt këto dy javët e fundit me atë historinë e ngjarjeve në Lion të Francës, për atë që i ndoqi. Mini 11 shtatori i francës. Po shhhëët, ka thënë sarko-zija që kush konsulton apo shkruan në faqe konspiracioniste do dënohet si kriminel, pas kësaj ngjarjeje. Mbillni sitë! smiley

smiley  smiley edhe dreqi është bë qesharak, po me të qeshme me të ngjeshme e ka taktikën e re

'House of Lords' mundet vetem te vonoje projekt- ligjet - pra ska fuqi ekzekutive apo legjislative. Eshte vetem si nje plak i vjeter pa te drejte vote ku me e shumta qe mund te beje eshte rekomandimi i disa'hershem dhe me ne fund te thote; beni si te doni vete!

Mua me ben pershtypje se pas skandalit te famshem te News of the World ku ne te cilin ishin lidhur kreret me te larte te policise Britanike. Tashme qeveria Britanike del me nje projektligj te tille skandaloz i cili hap de juro kutine e Pandores dhe i cliron nga pergjegjesia ligjore abuzuesit. Kush mund te vertetoje qe kjo taktike nuk do te perdoret per shantazhe politike,ekonomike apo ndaj figurave te njohura sic u  perdor nga NW?

Problemi nuk qendron tek privatesia jote ne internet.. se fundja asgje nuk eshte private ne internet, ben nje google te thjeshte Art Changed the...  dhe peshku edhe ja ku dole ti..!

Mos te fillojme pastaj me facebook e te tjera.

E keqja qendron ne faktin qe keta e kthyhen me ligj te te "f@ckin literally" jeten nese nuk ju pelqen. Si puna e atyre horrave te NW dhe The Sun qe germonin ne jeten tende private e te mbanin  varur nje jete te tere .. Nuk kishte rendesi sa te verteta ishin ato qe thonin e shkruanin!

Keta ketu tani, nese ju can shume trapin, te futen ne PC tend dhe shume thejshte te mbushin historine me pamje pedofile apo xhihade dhe nuk e merr veten sa te jesh gjalle.! Sa ta marr vesh gjykatsi qe ti nuk je pedofil apo terrorist ( se bota nuk e merr vesh kurre) , ti ke shkalluar nga mende e kokes. Mos e dhente zoti te jesh myslyman e te kesh pak aksent!!!!

Hajde tani e gjej diferencen midis kesaj "demokracie" te Britanise e asaj te Kines e Iranit.

 

 

 

Kjo eshte ironikja, se fillojne dhe predikojne per te drejtat e njeriut nderkohe qe kane mbi nje dekade qe po i shkelin me te dyja kembet keto te drejta...Dhe mberijme me pas te ky rasti skandaloz....Ketij ciftit nuk i lejohet me te shkele ne SHBA, se sipas twiteeri-t konsiderohen teper te rrezikshem...

Anglezet jane master per hiprokrisi, jane te paret per kete!

20% te te gjitha kamerave te botes jane ne Angli, ne nje segment rruge me pak se 2km (Hollway Road, veri te londres) ka 100 e sa kamera, shume nga keto dhe kamera ambulante neper makina njohin fytyrat e njerezve te dyshyar ose ne kerkim, 5% e popullsise e ka DNA te ruajtur ne polici edhe pse ai/ajo ka qene i/e arrestuar kot ose del i pafajshem, disa shkolla femijesh marrin shenja gishtash dhe per mungesa.

Londra eshte i vetmi qytet ne Angli ku policet me arme qellojne te vrasin dhe JO te plagosin ose ndalojne ndonje krim/kriminel, kur perdor bileten e trenit (oyster) te ruajne levizjet per 2 muaj dhe te dyshuarve pergjithmone, kane akses ne sekond te kartave te bankes se njerezve, karten e doktorrit, telefonatat emailet, fluturimet, sa here kur hy/del neper londer.

Telefonata dhe emailet kane qene te ruajtur per te gjithe, por duhej nje gjykates qe tu jape leje qe ti shikonin per X apo Y, se gjithcka ruhet ketu kane lloj lloj software per gjuhe/zera/fjale/fjali, plus qe gjyqtaret jane te zgjedhur dhe i japin lejet policise aq lehte dhe i bejne si letra cigaresh.

Tani nuk do te kene me nevoje per leje nga gjyqtaret se do kene akses te plote per te gjithe popullsine ne cdo kohe/moment!

absolute nightmare! under plain sun!!!

wow!!!

Ti, me ate faqen tate, mas Zizekut, je i dyti ne listen e zeze! smiley 

as nuk ja kam fare idene se ca po me thua!

Javen e kalume sollen i faqe ketu si te taten. Nuk do ket qene e jotja. Pa xarar smiley  

o zot i madh... per cfare e ke fjalen se nuk po marr vesh gje hic! mos me ngaterron me ndonje??? se nuk ja kam idene...

po shqip mer te fola. javen e kalume dikush solli i faqe si te taten. I faqe kamuniste. smiley Mu kujtu tash ene e qendisa ate mesazhin tem te pare. Po sdo ket qen e jotja. Kaq. Lene zotin ne pune te vet.

cfare faqeje komuniste pra? une nuk kam ndonje faqe komuniste. nuk jam anetar i asnje partie. them se me ngaterron me ndonje tjeter.

nuk e solla une faqen pra, por te tjere (e me ta thone te drejten si kushtova shume rendesi). Une te njof mire e ncuk te ngaterroj. smiley

wow! do prezantohesh ti apo si e ke hallin???

nuk kam faqe komuniste. dyshoj se tepermi qe ta dish se kam faqe - ne rast se e ke fjalen per website... ose me genjen flamuri dhe ti nuk je ne amerike. 

a ka mundesi ta besh brenda ketij shekulli?

that's the first freaking time i've ever seen that site in my entire life!

wth is that???

thanks, se qesh tu kerku historikun.. smiley 

per shoqnin kjo esht me e pakta... sidomos me armik te perbashket i her... smiley

kur e pash ate faqen gjoja e pare qe mendova ish se "zotua" duhesh dekafenaizu periheri!! 

po perpiqemi. dhe sukseset, ndonese sporadike, nuk mungojne.

http://www.sherv.net/cm/emoticons/drink/sipping-coffee.gif

Kaffee Hag. Geschmack braucht kein Koffein.

smiley

Nje faqe e ke ti zoto, mos bej kshu. 

thesin e mbaja mend, a(n)dresen jo smiley

Dhjetë vjet më parë kjo quhej Teori Konspiracioni... Sot quhet "wow". Nesër do quhet "Kështu ka qenë gjithmonë" ose "S'do kthehemi në epokën e gurit tani".

Është si puna e bretkosës në tenxhere: Po ta hedhësh direkt në ujë të vluar, kërcen pa një pa dy nga tenxherja, por pa ta hedhësh në ujë të ftohtë e ta vesh tenxheren në zjarr të ngadaltë, s'do marrë vesh asgjë si fillim, pastaj do mësohet ca me ujin e ngrohtë duke thënë "Hë se asnjë gjë s'kam" pastaj "Se ç'kam, s'di pse, më vjen pak si vapë" dhe më në fund kur të jetë afër zieries, do jetë aq e trullosur sa s'do e marrë vesh fare se po zien.

i think in one of your previous lives you must have been reincarnated as a frog. probably more than one time, because you seem to remember quite well. a frog boiled somewhere in france; somewhat 29 years ago. a very sinful frog, since you were reincarnated albanian human (albanoid, not human albanian)...

am i right? smiley

Yes, dear, and I was lucky to attain enough lucidity during my short after-life before-reincarnation as to see why I didn't jump out of water immediately. Not every now reincarnated albanoid frog had that opportunity and they're doomed to repeat the scenario.

thashë që "ai që s'ka mëkatuar në jetë, të më hedhë baltë i pari"

më troç: ai që s'ka qenë ndonjëherë idiot, të më hedhë baltë i pari

 

Hmmm me keto hapa do fillojne njerzit te komunikojne me pellumba.Nejse edhe po te kaloj(qe s'e besoj)s'ka asnje shtet burimet e mjafshtueshme njerzore per te kontrolluar popullaten.

Cuditerisht (taktikisht?) nuk qenka perkthyer kjo pjesa qe shpjegon pak projekt-ligjin:

A new law - which may be announced in the forthcoming Queen's Speech in May - would not allow GCHQ to access the content of emails, calls or messages without a warrant.

 

But it would enable intelligence officers to identify who an individual or group is in contact with, how often and for how long. They would also be able to see which websites someone had visited.

Kush ka ndonje pyetje per DOSJET...?

Filan kamera me regjistroi dhe me raportoi ...smiley . Po pse kot e kemi derguar Policin ne Unitet Kingdom ne ? Para dy vjeteve na shkruante " edhe ky fakt u regjistrua "...dhe ne talleshim me Polon .Te hapen Dosjet . Poshte Diktatura

Rav njeriu Klasik TOKSOR ka mbaruar. Eshte ne projekt nje njeri tralalala , shenjat e te cilit dallohen qarte ne kete BLOG . Eshte ne projekt njeriu i Internetit i komunikimit nepermjet vidiove pa u lodhur fare te njohe e te dije se jashte Monitorit ka JETE . "Se diktatura zotrie "

Home Office thotë se ky veprim është çelësi për luftimin e krimit dhe terrorizmit, por grupe te te drejtave civile e kanë kritikuar ashper atë. Per kete me te zeza as qeshjet si semundje ngjitese ne te gjithe Europen nuk mjaftojne , duhen dhe te Azise , Kontinentit Amerikan dhe them se edhe te kontinentit te Shqiperise ! Thuhet se nje pjese e Madhe e Popullsise ka vdekur nga te qeshurit kur lexon keto kritikat e ashpra smileysmiley 

Mos, e paskan kopjuar nga programi i Rilindjes se PS. Kryetar hudhi ne gjyq se te kan vjedhur programin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).