Dhe pastaj si mund t'a marr videon dhe t'ja hedh muziken ne ipod? 

Faleminderit shume o geeka! smiley

p.s.

mos u haperdani me konge labe po t'kete mundsi! 

Tekju

20 Komente

Ka një shtesë për Firefox, http://www.downloadhelper.net/ me të cilën mund të bëhet shkarkimi i shumicës së videove në (shumicën e faqeve). Kur kjo është e mundur, programi e tregon me një marifet që vjen anës, në një farë mënyre. Sipas rasteve, videot ofrohen në disa cilësi. Meqë synon të përftosh gjurmën zanore, do të këshilloja shkarkimin si .mp4, nëse kjo është e mundur, ngaqë kjo të lehtëson rrugën për te mp3.

Përftimin e gjurmës zanore pastaj mund ta bësh me programe të ndryshëm. Unë përdor VLC-në, që nuk është specifik për këtë punë, por mes të tjerash e ofron edhe këtë.

 

 

 

mrroklla, ne cfare formati do ti shkarkosh?

Nese i do ne mp3 psh, dhe ti shkarkosh pa instaluar gje ne kompjuter, mund te perdoresh kete faqen.

Nese i do ne video por ne formate te ndryshme psh mp4 mund te shikosh kete addon per Firefox ose kete per Chrome

gjithmone pa instaluar programe ne kompjuter...

"Download YouTube Videos as MP4 and FLV" ka 183 363 përdorues, karshi 7 061 242 për "DownloadHelper". 1 me 38, shprehur si përpjestim, që ndoshta ndihmon në peshimin e alternativave.

Eshte e mundur te shkarkohen video nga youtub-i?  smiley

Nuk tallem, vertet eshte e mundur ti shkarkoj ne mp3 format apo cd format??????????? Si eshte e mundur?

ps. edhe me te paguar po qe e mundur se nglea duke degjuar budalleqet e radios ne makine, te bj njaca cd te mira labce e me kenge shqiptare aty.

Sapo ta lexoje zotnija, redaktoje kte qe ke shkru ma siper se asht marre me e lexu kush.  smiley

hahahhaha me verte, erdhi dita qe te jap mendje edhe dukagjnsi per video upload online.smiley

Ore se e kam seriozisht tani, si ka mundesi? si mund te shkarkohet nga youtubi mo vlla se na cmendet!!! 

Po ashtu siç behen upload... filet jane te userave qe i vendosin ne serverat e Google (YouTube eshte i Google).

Pra, filet (videot) Google i ruan diku ne serverat e vet. Keto shtojcat qe kane ndertuar te tjeret gjejne source-n, burimin, vendin ku file ndodhet ne server dhe e shkarkojne (flas per formen origjinale video mp4) pasi ne na shfaqet version .flv (format flash) pasi eshte me i vogel ne permasa ndaj karikohet me shpejt (tani mund ti shikosh dhe ne cilesi te medha)... ose si ai linku i pare i cili e konverton ne mp3, ama le per te deshiruar cilesia...

gjej kengen ne youtube qe do, hape videon ta shikosh dhe kopjo linkun siper te faqes se kenges.

pastaj shko tek kjo faqja ktu http://www.youtube-mp3.org/fr, dhe beje paste tek vendi.

kliko "convertir" ( convert) , dhe do te dali nje faqe tjeter dhe aty kliko "telecharger" (dmth download).

sorry qe eshte ne frengjisht faqja po eshte sh e thjeshte per tu perdorur.

keshtu e mer kengen direkt ne mp3 ne kompjuter pa instaluar asgje, dhe shume shpejt. un kte perdor. cilesia e kenges pastaj varet nga cilesia e videos ne youtube, sa me e mire atje, aq me e mire te del ne mp3, keshtu qe duhet te gerrmosh vete ne youtube ate qe do. have fun

Instalo RealPlayer, shko mbi videon e YouTube-it, tasti i djathte dhe ne listen qe te shfaqet kliko mbi zerin "Download This Video To RealPlayer".

Formati i videos se shkarkuar eshte .flv (Flash Video). Mund te perdoren konvertues te ndryshem per ta transformuar ne .avi.

Formatet .mp3 ose .mp4 sot përdoren pa probleme nga shumica e pajisjeve që luajnë media. Kështu që shkarkimi si .flv, ndërkohë që ofrohen .mp3 apo .mp4, të lë me cilësinë më të ulët të mundshme. Mandej shndërrimi në .avi e thellon humbjen në cilësi më tej.  Ndaj, në përgjithësi, shkarkimi si .mp4, ose edhe .webm, ofron më tepër cilësi.

 

Thjeshte fare

Eshte nje program qe quhet youtube downloader (23,7 mb) me te cilin mund te shkarkosh video nga youtube. Shkarkoje kete programin dhe do ta kesh te thjeshte per cdo video me pas. Programi i konverton automatikisht videot ne AVI apo MP4 sipas deshires.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).