Hajdeni gra e burra shprehuni! Se kshu si injurant qe jam s'di me gatujt. Dhe kur te le fantazia ne balte i kerkohet ndihme shoqnise.

Ide per dreken e Pashkes ju lutmi!

31 Komente

po ti duhet te thush se cer pjese te qiut ke me gatu ne fillim 

Qingji i pashkeve gatuhet vetem ne HELL. (E kam seriozisht) Jam shume dakort me Spiritus. Flas per ortodokset e Greqise.

Kur nuk ke hellin, fute ne furre me temperature te ulet dhe me ca ereza siper. Kur nuk e ben dot dhe kete, ose shko zeje deren ndonjonit per dreke, ose porosite te gatuar ne ndonje restorant. 

Ne Bethlehem kane nje tradite qe e gatuajne me prush dhe e mbulojne siper me balte si tip saci ne shqiperi (se ndoshta nuk di ta shpreh mire) dhe e mbushin me oriz/pilaf me rrush te thate dhe kanelle.  

Me shije mua me pelqen me shume versioni i Greqise se eshte shije e kultivuar. 

Ky varianti i Bethlehem-it me duket shume interesant. Duhet pare se cna nxjerr "googooli" per hollesite.. smiley

Kesaj mbushjes ne shqip i thone kabuni dhe behet me leng dashi. Po nejse, keshtu mish ne sac hera e pare qe po degjoj edhe une. 

Venus e pa pare kjo video...mua do me bej pune. Por une sdi ta pjek gjerat. o i pjek shume o i pjek pak smiley

Eh,kur e shikon videon ,gatimi duket gjeja me e lehte ne bote ...po ne, pse e kemi te veshtire?smiley

na hape oreksin tani me kete.

ama, sa duket nga keto gatimet greke qe dhe ne, dhe ata, kemi ngrene ne nje tas me turqit smiley

per dreken e pashkes pyet gjyshen,  si piqet qengji pyet gjyshin nqs e do te pjekur ne hell, ose gjyshen nqs e do te furres. smiley                              ..Nqs do nje keshille personale per qengjin une do te keshilloja ta piqje ne sach , me pak kripe, gjalp dele te shkrire, dhe pak rozmarine,  

...ju befte mire dhe gezuar pashken... smiley

gezuar edhe ty pashket po keto hellat dhe sacat skam ku i marre. 

Po ku ta gjejme sacin ne US? smiley

Kam ngrene njehere nje fli furre, yeackkk smiley

snare, qengjin ne hell, te brendshmet kukurrec.  

iuuu une se ha kukurecin, por bashkeshorti e vduq fare. PO ne raste te tilla e postoj te mama se ajo i qan keto gjojna.

Ika nashti me bo pazarin smiley

Merre Qengjin fute ne furre tek 250 grade,nderkohe qe Qengji piqet lexo " Kurbanin " keshtu dhe Qengji piqet dhe Fene tjeter e rrespekton.

E  degjoni kete turkun safi ju? E  ben kurban shelegun  ...pasi e ka pjekur  ne furre.Arrna...uter 24 karad...  kurbaxhinjte..

Po si Kryetar i ardhshem i Kooperatives ti i di me mire keto pune,Idrisun e keni President Nderi te Kooperatives.

smiley

hhaaha

smiley

Qesh ti xhan qesh .smileyE di qe do te hapet pune dhe ngazellehesh  . Kryetaret ....ate avaz kishin . Sa ne Bratile ne Teqe te Dushkut smiley Na rane gomat e makines na rane smiley

 

Gezuar Pashket! Tani na falni per injorancen,ideja eshte si gatuhet qingji apo si gatuhet dreka e pashkes.Apo e dyta eshte analoge me te paren,si eshte holle holle kjo pune?smiley

Gezuar dhe njehere!

 

Muhabeti ishte si te gatuhet qingji me duket, po pse jo dele ose dash, a duhet se s'ben qingj?
Kur bej ndonjehere ketu ndonje qerek qingji ose dashi e lyej me vaj ulliri te mire, i hedh krype, dhe perzij ne nje kupe thyme, rosemary (nuk ua di emrat shqip) dhe spec djeges. E lyej krejt dhe pastaj e pjek. Behet shume i shijshem smiley

S'e di pse kane perjashtuar te tjeretsmileyKjo menyra duket me te vertet e shijshme.

*rozmarinesmiley

Po behet e shijshme seriozisht smiley a e ke bo prove? Dhe si quhet kjo rozemary ne shqip, se ja qova nje pako nenes qe ti perzije ne buke (buken e ben vete ajo), por nuk gjeta neper dyqane.

Lere kukurecin, te perbrendshmet beji supe magjerice. 

Te te jape nje variant MALI ...E ke qe e ke qingjin . There ate . E there qe e there . Rripe ate . E rrope qe e Rrope fute ne nje ene ( bidon 25 kilsh ) nga ata te qumshtit qemoti te kooperativave me pako gje Klumesht . E fute qe e fute, mbyllja veshet mire bidonit , sepse shperthen seriozisht Rrezikshem  . Vure mbi zjarr dhe  .....nene oj nene ...

Kam lene pa thene se i kupton vete  besoj qe Zalloten  dhe Plencin  nuk duhet ti lesh Brenda se Prishin shijen e Pashkes smiley ...ose leri po  fto per dreke  Bradin dhe Rushin smiley

oj nene oj nene vertet...goja leng smiley

Pashkët ikën po qingja ka akoma bota, atëhere ja një recetë që m'i ka kënaqur të gjithë deri më sot: 

Përbërësit:

1 kofshë qingji me kockë, 3 qepë të mëdha, 5 thelpinj hudhër, 3 lugë gjelle mjaltë, një çerek gote uthull balsamike (vere), një gotë verë të kuqe, rozmarinë, kripë, piper,vaj ulliri, ujë. 

Gatitja: 30 min. Pjekja: 2 orë e gjysmë në 180° (varet nga lloji i furrës)

Receta:

1 - Grin qepët imët dhe qëron e grin hudhrën.

2- Në një tenxhere të madhe mbulon fundin me vaj ulliri dhe e ve në zjarr të nxehet. Kur vaji është i nxehtë, ve kofshën e qingjit në tenxhere dhe e skuq 2-3 minuta duke e rrotulluar nga të gjitha anët. E nxjerr nga tenxherja dhe e kripos e piperos. E ruan mënjanë.

3- Në vajin e skuqjes hedh qepën e grirë, e le të skuqet pak pa e djegur dhe shton mjaltin, e le pesë minuta të shterret paksa.

4 - Hedh hudhrën dhe uthullën. E le të shterret. Pastaj shton gotën e verës dhe gjethet e rozmarinës.

5- Kur të jetë shterrur përgjysëm, hedh kofshën e qingjit prapë në tenxhere, e kthen disa herë nga të gjitha anët, dhe shton një litër ujë me kripë që të mbulohet kofsha përgjysëm. I vë kapakun dhe e le të vlojë për 10 minuta.

6- E heq koshën e qingjit nga tenxherja, e ve në një tavë dhe i hedh të gjithë lëngun përsipër, duke e mbuluar mirë me qepën nga të gjitha anët.

7- E fut në furrë për 2orë e 30min në rreth 180°C duke e vaditur herë pas herë me lëngun e vet dhe duke e rrotulluar ndonjë herë. Në fund të pjekjes mund ta rrisësh temperaturën për t'i dhënë një të rreshkurr sipërfaqes.

8 - E heq nga furra dhe e le të qëndrojë 10 minuta përpara prerjes e servirjes. Normalisht lëngu duhet të jetë shterrur goxha dhe sipërfaqja e kofshës të jetë paksa e karamelizuar. Nga brenda mishi mbetet i butë dhe i shijshëm.

9 - E pret kofshën në thela të holla dhe e servir me lëngun e tavës, me disa patate të reja të vogla, të ziera thjeshtë në ujë me kripë dhe me karrota të "avollusora" në tenxhere me pak gjalpë dhe lëng protokalli ose të gjalla të grira në sallatë.

10 - Ju beftë mirë. smiley

 

 

Hajde recete hajde :o e ben shpesh ti ate gatim, se po me duket si shume pune per te gatuar nje kofshe

Si perfundim nuk bleu fare Qingj,si mund te piqet nje Qingj.

Barbare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).