Termi ka pësuar evoluimin e tij në varësi të sistemeve qeverisëse dhe lidershipit që i ka kryesuar ato. Ai shfaqet që në fazën e parë të organizimit të shtetit shqiptar, në periudhën e parlamentarizmit, 1920-1924

Në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik dhe popullor, ndeshim jo rrallë nocionin “malok”. Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre.

Rrënjët e saj emotive janë të hershme dhe kanë origjinë politike.

Termi ka pësuar evoluimin e tij në varësi të sistemeve qeverisëse dhe lidershipit që i ka kryesuar ato. Ai shfaqet që në fazën e parë të organizimit të shtetit shqiptar, në periudhën e parlamentarizmit, 1920-1924, kur klika e kryesuar nga Eshref Frashëri shihte se si Partia Popullore dhe qeverisja e vendit çdo ditë e më tepër dominohej nga Ahmet Zogu. Në fillim si luftë brenda llojit, Zogu pas shpine thirrej “maloku”, pastaj edhe një pjesë e kundërshtarëve të tij në emigrim i shtonin edhe nominativët “i pabesë”, “gjakatar”, “vrasës” etj. Me konsolidimin e pushtetit dhe shpalljen e Mbretërisë, Zogu do të qeveriste me të besuarit e tij, njerëz me temperament, si Tafe Kaziu, Osman Gazepi në rrethet e Jugut apo Lalë Krosi në Tiranë, të cilët do të akumulonin një lloj pakënaqësie që shfryhej me sharjet nën zë: “malokët”.

Dëshmi e një lloj antagonizmi ndërmjet gegëve dhe toskëve në këtë periudhë është edhe historia që lidhet me kryeveprën satirike të Fishtës, “Gomari i Babatasit”, të cilën poeti vendos ta shkruaj i nxitur nga një letër miqësore shpotitëse që kryetari i Parlamentit i dërgon, pasi e kishte mundur në një lojë shahu. Fishta i përgjigjet “Hë Toskë, Toskë, tash ke me e pa kush asht Gega” dhe fillon e shkruan “Gomarin”. Ndërsa Faik Konica, i cili i kishte shërbyer Zogut si ambasador për 13 vjet, nuk heziton që para këtij shërbimi e pas largimit nga pushteti, ndër të tjera, ta quajë një malok “të egër” e të “pacivilizuar”.

Termi, edhe për vetë natyrën e pushtetit të Zogut, si dhe nivelin mediatik të zhvillimit, ishte i kufizuar dhe përdorej vetëm në intimitet dhe kryesisht nga një klasë feudale nga Jugu, me pushtete të mëdha në kohë të Turqisë.

Ndërsa diktatura pati nevojë ekzistenciale të sajojë një armik të konturuar edhe gjeografikisht, një armik, prezenca e të cilit ishte një kauzë dhe mundësi kompaktësimi forcash për të ruajtur pushtetin e marrë dhunshëm. Këtë perceptim, të krijuar qysh në kohën e Mbretërisë, sistemi diktatorial e shndërron në doktrinë pushteti.

Ndarja ishte kaq e qartë, sa emisari anglez Xhuljan Emeri, tek kujton takimin e fundit me Abaz Kupin në vjeshtën e vitit 1944, shfaq habinë se ai krejt i qetë i thotë: “Deri tani qeverisëm ne gegët, tash asht radha e këtyre, e prapë do të vijë radha jonë”. Kjo radhë krahinore ishte e pashpjegueshme për anglezin, por jo për Kupin, që pas 5 vitesh luftë, e njihte më së miri realitetin dhe tendencën. Komunistët nuk kërkuan bashkëjetesën se ajo i rrezikonte, por antagonizmin me çdo kusht. Thyerja ishte dramatike, dhe për ta jetike. Gjithashtu, Veriu i konsideronte pushtues dhe jo si çlirimtarë komunistët, njësoj si italianët dhe gjermanët. Por, dhe vetë komunistët donin të shiheshin ashtu.

Gjuha e propagandës konsideronte kryesisht Jugun përparimtar dhe Veriun reaksionar, të lidhur me “mbeturinat” e regjimit të vjetër, me klerin dhe kanunin. Sa për ilustrim, lexuesi mund të lexojë komentet në media të njëfarë “profesoreje” në Universitetin e Tiranës, e cila edhe sot pohon pa asnjë hezitim dhe pa márre se Jugu “përparimtar” dhe “fitimtar” kishte të drejtën e vendosjes edhe të standardit gjuhësor!!!

Krahas represionit ushtarak, përpjekja e parë ishte që Veriu të shkëputej nga brendia e vet e shkëlqyer kulturore.

Kjo traditë ishte e përfaqësuar nga kleri katolik me shkrimtarët e vjetër e modernë, filozofët, me shkollat, revistat e gazetat, si dhe me intelektualët laikë, që kishin bërë emër në vitet ’30 në Shkodrën si metropol kulturor. Shkollat u mbyllën, shkrimtarët dhe letërsia u ndaluan. Tradita u shpall heretike. Kështu shqiptari verior konsiderohej pa trashëgimi dhe se duhej të kompleksohej negativisht prej saj. Ai është lëndë e parë për propagandën, është gjahu i saj si model i “njeriut të vjetër”, prej të cilit “njeriu i ri” duhej të merrte distancë kulturore, ideologjike e kombëtare.

Në kujtimet e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, rrëfehet se si rimodelohet “maloku” si koncept prej komunistëve, se si ai i blatohej urrejtjes partiake.

Në kulturën zyrtare malësori, veriori, të përfshirë brenda “malokut”, zinin vendin e “nderit” si personazhe negative në letërsinë e realizmit socialist, në filmat, dramat, e madje edhe operat e baletet e tij. Qysh në dukje, emrat e personazheve, sipas një industrie detraktimi, duhej të shkaktonin ilaritet dhe përbuzje. Mjaft të kujtojmë emra “diversantësh”, xhandarësh, apo zyrtarësh, si “Cubel Ndreca”, “Dash Cungeli”, “Pjetër Rrukakeqi” etj., për të kuptuar thelbin e shëmtisë përçarëse.

Vetë gjuha e ndaluar, dialekti geg, u lihej në gojë bujarisht personazheve negative, kryesisht priftërinjve, të cilët paraqiteshin gjithmonë imoralë, antishqiptarë, të ligj dhe, pse jo, edhe të shëmtuar.

Ndërsa “Ligori” apo “Stavri” ishin zakonisht sekretari i Partisë apo komandanti i kufirit që luftonin të keqen. Për ta bërë më të theksuar diferencën kompleksuese, Partia e “Punës” dërgonte grupe grash nga Smokthina, Bënça, Progonati, Çorrushi, Krutja etj. për të “emancipuar” gratë e Shkodrës, Lezhës, Krujës, për t’i “mësuar” të gatuanin, të mbanin “pastërti”, të qëndisnin. I mësonin si të bëheshin edhe revolucionare të “mbara”, duke nënkuptuar që civilizimi vjen nga Jugu dhe prapambetja gjendej në Veri.

Veriorët, që lejoheshim për të jetuar në Tiranë, numëroheshin me gishta, ndonëse Tirana në mënyrë sistematike për 46 vjet furnizohej me popullsi besnike nga Jugu i Shqipërisë dhe tiranasit autoktonë as mund të ankoheshin, por duhej të duronin edhe thumbat. Një veriori i duhej një përpjekje apo fuqi imponimi disafishe për të arritur diçka në profesionin e tij në Tiranë. Administrata, në masën e saj më të madhe, kompozohej me prurje nga Jugu. Komunizmi ia doli të ndërtonte një diferencë dhe një marrëdhënie mosbesimi në raportet ideologjike ndërmjet Jugut dhe Veriut.

Ligjërimi i mediave në diktaturë, duke qenë totalisht i kontrolluar, në sipërfaqe përpiqej të përdorte një gjuhë të kamufluar në dukje korrekte, e cila në thelbin e saj stimulonte denigrimin e veriores, sepse detraktonte të gjitha vlerat referenciale që ndër shekuj vinin nga Veriu.

Rezervati njerëzor kryesor për të peshkuar armiqtë ishte kryesisht në Veri, burgjet e tmerrshme gjithashtu.

Pas rënies së diktaturës, në kushtet e lirisë së shprehjes, shohim një rilindje të termit “malok”. “Elitat” postkomuniste, të lidhura ngushtë me diktaturën, në kërkim të riciklimit politik dhe kulturor, janë gjeneratori i këtij nocioni dhe aspak populli i Jugut të vendit, i cili nuk shquhet për kurrfarë ksenofobie.

Shprehje të tilla me karakter social, si “maloku”, “na mbytën malokët”, “çeçenët”, ose të tjera të tipit “shiko se unë kam respekt për veriorët”, “jo të gjithë veriorët janë njësoj”, “ti je ndryshe”, “të vinin në Tiranë, por në mënyrë të kontrolluar apo të përzgjedhur”, duke nënkuptuar një superioritet qytetërimor, ndihen rëndom në Parlament, gazeta, TV, kafene dhe rrugë.

Ndonëse veriorët në Tiranë kanë ardhur me paratë e tyre, duke blerë shtëpi apo toka, dhe askujt nuk i kanë marrë vilën apo shtëpinë si në 1945-n, duke futur edhe dhitë në to, prapë duket se kjo gjë i shqetëson disa.

Gjithashtu, edhe pas ’90-s ndihej rezistenca kulturore shumë e fortë në emër të zgjedhjeve kulturore të së shkuarës, kur tentohej rehabilitimi i Fishtës, botimi dhe studimi i Koliqit, Harapit, Shantojës, Zadesë, Zorbës, Camajt, Pipës etj.

Një kastë e kohës së diktaturës, aktive në denigrimin e tyre, e gjithashtu aktive në periudhën postkomuniste me parulla të tipit “ndonjë gjë që kanë me vlerë mund të botohet” ose “mund të jetë bërë ndonjë gabim i vogël”, kërkonin legjitimim për veprimet e tyre, por shprehin edhe frikën e ballafaqimit dhe të ekspozimit si “gjenocidistë” në kulturë. Në thelb, gjithçka lidhej me ndryshimin politik dhe lidershipin politik, me terrenin e humbur dhe dëshirën për ta rifituar.

Nocioni “malok” shprehte gjendjen emocionale të trashëguar nga komunizmi në kushtet e lirisë së shtypit, si një strategji komunikimi për të ndikuar politikisht në zonat më urbane të vendit. Në vitin 1997 thyerja mori nota dramatike me stimulime politike të tipit “po vijnë malokët” “po na pushtojnë çeçenët”. Deri aty mbërrihej, sa ndonjë politikan hidhte në tryezat e gazetarëve propozime të tipit “malokët duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”.

Një program aktual mjaft popullor humori zgjedh emra të tillë si “Gjin”, “Kolë”, “Pashuk” etj., për të nxitur të qeshurat e publikut të tij, si dhe përdor dendur termin “malok”, duke u shfaqur si zëdhënës të një “realiteti shqetësues”.

E thjeshtë! Humoristët, si dhe ajo pjesë e publikut, e marrin klishenë të mirëqenë nga e kaluara. Kështu duket sikur kinse i ekspozojnë shoqërisë një problem të madh, “fenomenin e malokëve” si anakronikë, të rrezikshëm për emancipimin, progresin dhe vetë demokracinë. Ky mentalitet bartet edhe sot në funksion të politikës dhe ushqehet prej saj. Krahinorizmi në politikë dhe në shtet ngjall paragjykime, komplekse e ndasi të pashërueshme, dhe është primitivizëm atavik. Një gjë është e sigurt që sot nocioni “malok” ka prapavijë ideologjike dhe kushdo që e përdor e identifikon përdoruesin si nostalgjik të diktaturës, si përçarës, si antikosovar dhe natyrisht jo “misionar” i civilizimit.

Male dhe malësorë Shqipëria ka pasur dhe ka shumë. E vërteta është se të tillë, në kuptimin e mirëfilltë, ka më shumë Jugu i vendit, për shkak të vetë gjeografisë, e cila e ka bekuar Jugun me një reliev të mrekullueshëm malor dhe me banorë që po aq mrekullisht janë përshtatur me jetën në male. Male dhe malësorë ka po ashtu edhe Veriu i Shqipërisë.

Ndërsa “malokët” janë krijesa të një shtrese impotente sociale, e cila në pamundësi për të kuptuar dhe për të pranuar energjinë e jashtëzakonshme kulturore, ekonomike, politike dhe patriotike, që ka buruar dhe buron nga malet e Shqipërisë dhe qytetet e tij, është përpjekur për denigrimin e saj përmes etiketimit dhe përbuzjes. Në qoftë së në rrethana të caktuara historike kjo përbuzje ka rezonuar me interesat antishqiptare dhe ka gjetur mbështetje prej tyre, tash duket se historia e ka bërë punën e saj të mrekullueshme: Malësorët e Veriut dhe të Jugut janë prezentë dhe përballë tyre, stereotipi mjeran i “malokëve”, bashkë me autorët e tij, duket se nuk ka se ku të struket më.

237 Komente

Epitete te ketyre lloji, ekzistojne ne çdo vend ne fakt, por rendesi ka te ngelet tek epiteti, dhe jo te merren armet, si ne disa vende, ku urrejtja ndermjet grupeve, fiseve, krahinave, kthehet ne gjakderdhje. 

Ndonëse veriorët në Tiranë kanë ardhur me paratë e tyre, duke blerë shtëpi apo toka, dhe askujt nuk i kanë marrë vilën apo shtëpinë si në 1945-n, duke futur edhe dhitë në to

Ku jan ngul kta njerzit sot nuk kan qen asiher toka pa zot. nqs jugoret i shtetezun dmth ne perdorim te t'gjithve kta i zaptun

Nuk t'thot asigjo "TOKE E XANUN"smiley

O kaqol Gjekmarkaj qe te ngel qejfi se te kane vrar taten diversant.. po Pjeter Rrugakeqi vrau 4 malok ne pabesi!  Apo se ke pare filmin deri ne fund??

Po mesusin malok kush e vrau? Po grate maloke kush i perdhunoi dhe qethen floket?

Po ti thoje tjetrit malok ne kohen e Enverit te priste burgu dhe internoheshe. Edhe Partia te dergonte atje ku kishte nevoje atdheu, te merrte nga mesi i Tiranes, Korces,Vlores, Sarandes e Gjirokstares djale  te ri e vajze te re sapo dale nga universiteti e te dergonte ne Tropoje, Kukes e Malesi te Madhe ku te iknin vitet me te bukura te jetes midis malokeve edhe ne shtepi ktheheshin 1 here ne 6 muaj me lot ne sy. Edhe po deshe mos te martoheshe me Maloket!

Eshte se kush eshte nje kaqol qe shkruan neper gazeta per maloket kush eshte?? ........

p.s.larg shakas me duket shume idiotike te sillet ky shkrim ne peshk.

 

 

 

p.s.larg shakas me duket shume idiotike te sillet ky shkrim ne peshk.

 

Shkrimet ne peshk sillen per shume arsye, arsye qe mund te perceptohen edhe si idiotike.  Perderisa si term ne realitet vazhdon e ekziston (me shaka apo shaka) atehere te diskutohet perdorimi i tij nuk eshte idiotllek.

Perqasja e autorit nga ana tjeter, sipas mendimit te secilit eshte e hapur per diskutim.  Personalisht mendoj qe eshte bere me vrer, dhe eshte kunderprodhuese.

 Personalisht mendoj qe eshte bere me vrer, dhe eshte kunderprodhuese.

Mbase, po a ka vend nje koment si i ketij me siper qe ne krye te heres fillon e merret me familjen e autorit?

Po eshte idiotike cfare shkruan ky.. Tallim bythen ata skrapallinjte e Panorames me kte kaqolin... shiko se kapa kte tjetren:

"Gjithashtu, Veriu i konsideronte pushtues dhe jo si çlirimtarë komunistët, njësoj si italianët dhe gjermanët. Por, dhe vetë komunistët donin të shiheshin ashtu."

Ku jane ktu ne Korce?  smiley

http://www.youtube.com/watch?v=cyu_kB2zpe4

 

Tani vrasje ne pabesi kane ndodhur edhe ne Jug apo jo?

Mesuesin malok dhe te tjeret i vrane ata qe nuk donin parparimin.

Duhet thene se te tille ka pasur edhe ne Jug jo vetem ne Veri.

Termi malok ne kohen e Enverit eshte perdorur gjeresisht keshtu qe mos ja fut kot.

 

 

Fare.  N'dac me dit nje oficer ushtrie ne Vlore per ate fjale qe tha, u hoq nga ushtria/partia, u mor nen "hetim" nga Ministria e Brendshme.  Pas nje viti vrau veten.

Mondi e kishte emrin? se grindavec skizofren paska qene. smiley

mbase ngjan dhe ne emer... smiley

 

PS: tropojanet sa i sheh, gjeja e pare qe te vjen ne mendje eshte: cfare maloku!

smiley

imagjinoje t'i rreshqase mendimi dhe ta beje me ze te larte nje vlonjat: hajde derr maloku, hajde, o labe laves! dre, dre, dre...

Une per nje dore gallate e englendisje s'ia pertoj smiley.

Por po me cudit pakez qe t'u duk me vend t'ia plasje gazit pas atij posti.  

cilit post monda? se nuk e kam lexuar temen fare.

me doli emri yt ne te djathte tek "komentet e fundit" dhe thashe: te shkoj t'i them "maloke" kesaj njehere, se qenka dhe titulli i temes dhe jam brenda teme.

 

pas komentit per te ndjerin. 

Per te tjerat, marrje o ti i maleve te jugut smiley

Jam qe qofsha, jam.  Ate qe e kam, e kam. 

very well, since my job here is done, po i fus nje te lexume artiqllit.

Nuk e di por e kam perdorur fjalen malok ne ate kohe dhe askush nuk me ka futur ne burg apo te me hiqte nga puna.

Edhe sot po ta perdoresh ate fjale zyrterisht ne pune,te heqin nga puna.

Mire, e morem vesh qe paske bere disidence te solidarnosc-e me kohe. 

Termi malok nuk ka ndonje lidhje me Enverin.  Them se shprehja "si i zbritur nga mali" nuk ka ndonje lidhje as me Veriun as me diktaturen po me njerzit e pagdhendur qe nuk e njohin qyteterimin. 

Na ore ti te hengert gomarka, po ka ndodh edhe ne Jug qe kane vrare pabesisht, edhe ne Korce bre.. Po kush bre Kristi po thote ndryshe.

Po ky autori kaqol qe e ka pas taten diversant, nuk e thote kush e vrau mesusin dhe perdhenoi mesusen.. Ky nuk thote pse maloket e therisnin "Pjeter Rrugakeqi" Pjetrin se nuk erdhi Thomai nga Korca bre te vriste banditin Pjetri Rrugakeqi.. Nuk thote as pse Maloket vrane Maloke ne Tirane me 21 Janar dhe fshehn tyten e kobures..

Ky eshte i lumtur sot se shikon Gjinin ne Portokalli dhe kenget per maloket "Katunati Gangsta" - o ju shifte zotin faren dhe ben seks me dhine... smiley

http://www.youtube.com/watch?v=n5U55lWULyg

 

 

 

 

Liqeno shume urrejtje paske grumbulluar. Zbrazu ca se s'te ben mire!

Mire mer Gjeke mire, po me gjithe rrekjet e holla prape nuk 

e hedh dot poshte faktin qe malokeria eshte fare e keqe me virtyt kryesor pabesine. Fara e hisllit fare hislli ngelet.

Qenka perhapur shume teoria se diktatura ka luftuar Veriun e perkrahur Jugun.  Jam shume kurioze te di c'pegjigje i japin perkrahesit e kesaj teorie pyetjes:  Cfare interes kishte diktatura ta bente kete?

Diktatura kishte interes te vendoste pushtetin ne te gjithe vendin.

Ne Korce psh e pati me te lehte se Enveri i njihte te gjithe dhe kjo i mori nja 2 jave pushkatime pas 24 tetorit.

Ne Vlore i lane hesapet qe para 1944.

Ndersa ne Shkoder dhe ne Veri rezistenca ishte dhe fetare,pasi katoliket te ndikuar nga vatikani nuk pranonin komunistet.

Sa per ate punen e mesymjes ne Tirane autori ka pjeserisht te drejte.

Ne 1944 komunistet qe sot e perdorin me zell fjalen malok,erdhen me pushke ne dore dhe pa pyetur shume nxorren nga shtepite tiranasit e pasur dhe te mesem me tyten e pushkes dhe ne vend te tyre hyne vete.

Verioret erdhen pa pushke ne tokat e tjeterkujt dhe ndertuan shtepite e tyre.

 

Në qoftë së në rrethana të caktuara historike kjo përbuzje ka rezonuar me interesat antishqiptare dhe ka gjetur mbështetje prej tyre, tash duket se historia e ka bërë punën e saj të mrekullueshme: Malësorët e Veriut dhe të Jugut janë prezentë dhe përballë tyre, stereotipi mjeran i “malokëve”, bashkë me autorët e tij, duket se nuk ka se ku të struket më.

bukur mire. meqe stereotipit iu dha derrma, besoj qe nuk do ket mo nevoje per shkrime si ky, apo jo?

 

Ti malok jugu bashke me ate malokun e Tepelenes me lart, s'do na lini te qajme ca halle ne maloket safi? smiley 

S'behem pishman per prurjen.  Po behem pishman qe nuk solla ket duffin me dy "f" ne vend te dufin me nje "f".

 

jo, jo, ke bo shum mire qe e ke pru, sinqerisht!

mu biles me bo habi si nuk ka gjet edhe nje kohe tjeter, ta bote me kater kohe, si motor suzuki.

sado qy koha komunizmes ka ngrene me shume shkronja, ajo e Zogezes ka marr me shume mund. I shanin se i kishin zili, tha! smiley 

Semos ofruat te ndanit benefitet e malokerise ju, e nuk pranuam ne. "Term i xanun" e levizet tutje!

Po "malatak" e ka xene njeri mo? 

N'mal tat t'ka hy kush ne pjese? Jo.  Po do me da edhe benefitet tona, i babzitun!

PS: Bamke, nja dy rrenje ulliri te mali yt sa per nje kasolle, aq dua smiley

Nuk besoj se do pranoje te uleshe ne ato brezare te komunizmes! smiley 

Nje prindi im malok ka punu ne ato brezare!  

Me parim te komunizmes "toka i takon atij qe e punon" do nxaj te pakten nja 5 rrenje ulliri smiley.  

Se urte e bute e vec dy s'deshe smiley.

prindi yt e ka marre sedisfaksionin moral! bile e ka marre falas! smiley 

gjithsesi, 5 rrenje ulliri ti bej hallall... per nja 500 rrenje geshtenje.. smiley 

Jo Serbi..po Greku...!! A ka mè anti-shqiptar se ky shqiptari qè ka shkruar kètè paçavure?Turp.

Partia e “Punës” dërgonte grupe grash nga Smokthina, Bënça, Progonati, Çorrushi, Krutja etj. për të “emancipuar” gratë e Shkodrës, Lezhës, Krujës, për t’i “mësuar” të gatuanin, të mbanin “pastërti”, të qëndisnin

Po ky ishte realiteti. Flinin ala me bagetine.  Shekembimet kulturore s`kane ndonje gje te keqe. 

keshtu u ngjit socializmi ne male/me tela, llac, tulla dhe traktore / smiley

 

po amon o burre, se sa shkruhet, aq te mira qofshin.

por meqe e solle: po, kan shku te atilla grupe qe c'ke me ate pune, dhe une e gjej ate gje te mrekullueshme.

si kudo ne Shqypni, edhe anej, ne kohet e hershme traktori ka ngrene BAR! 

emo, Enveri paska pat tipare CEO-je qysh athere. Shkembimi i grupeve te punes dhe pervojave eshte kyc per multinacionalet sot smiley

ene i cik outsourcing mrena venit, po ho. smiley

 

 

Po ky seriozisht e paska qe ka marr mundimin ta shkruaj kete palo gje?Gjithe artikulli paska me shume "fjale ne thonjeza" se sa fjali(gja me nenkuptimesmiley ).Nejse keto jane pakuptim por meqe duket qe e ka brenge,te drejte ka qe e shkruan.Njeriu ka nevoje te shprehetsmiley.

p.s.tri kohe,dy temp,do maxhor,hec

Me seriozitet pa seriozitet, mendoj qe ka disa gjera qe jane shtruar ne kete artikull. Shqetesimi qe autori ngre, nuk eshte se nuk qendron. Ka nje perçmim dhe fyerje sa here dikush thote fjalën malok dhe nuk e thote thjesht sepse dikush eshte nga mali, por i meshohet idese qe keta jane te trashe, njerez te pakultuaruar, e qe s'ja kane haberin nga jeta. 

"Ka nje perçmim dhe fyerje sa here dikush thote fjalën malok dhe nuk e thote thjesht sepse dikush eshte nga mali, por i meshohet idese qe keta jane te trashe, njerez te pakultuaruar, e qe s'ja kane haberin nga jeta. "

Ne fakt ky eshte edhe perkufizimi sipas fjalorit. Je kondravajtje me qellimin e avtorit. smiley 

po pra, sipas teje je okay me kete "epitet" qe perdoret kundrejt verioreve? Si do ndiheshin ca prej jush, sikur t'ju thoshin maloke jugu? Sepse, sic ka veriu njerez te kesaj kategorie, ka edhe edhe jugu me shumice. Nejse.

Po jo mi shoqe, "malok" nuk eshte perdor kundra verioreve, por kundra perkufizimit te fjalorit. I plake e vjeter, ke 90, ka pas thone per plakun e vet "Maloku dreqit" dhe te siguroj qe nuk ka pas njoft noi jaran veriu ne kohe te vet.

 

Po more shok, por nocioni ka marre malet e fushat, e nuk eshte thjesht nje llaf qe perdoret se dikush ka zbrit nga mali. 

moj shoqe, a lexo ti? smiley Nuk perdoret per dike qe thjesht ka zbrit nga mali.

 

po pra, per kete po flas edhe une, e hic spo merremi vesh smiley

Belle te kuptoj.Sidoqofte kategorizime te tilla ka gjithe andej neper bote.Kam pershtypjen ,ndonese nuk jam shume e sigurte, qe dhe ne US konotacion negativ i jepet dhe fjales redneck.Une personalisht mendoj se artikuj te tille nuk i sherbejne asnje qellim pervec futja kotllikutsmiley

DoraN, ka pergjithesime te tilla, por mendoj se ne vendin tone i meshohet pak me shume dhe per kete s'me vjen mire sepse s'mund t'i pergjithesosh te gjithe njerezit e ti fusesh ne nje kazan. smiley

Belle,si s'di se ma ta thone,por une du me lene kete teme.Jo per gje po me duket pa pike lidhje.Edhe ky rrobi qe e ka shkrujt ja ka fut kot e mu s'ma bene zemra e s'ma do mideja ta vazhdoj.Jo per gje po do i futemi muhabetit Jug-Veri e une sdu me ju fut atyre qorrsokaqeve pa bereqet.smiley

DoraN, lere se s'po shkruaj as une me gjate. Flm per biseden smiley

Belle, ketu nuk po mbron njeri fjalen "malok". Po te vish ne TR ta them une qe fjalen "malok" e perdorin pa kursim tropojane e kuksiane e shkodrane. Dhe per gallate njehere ne autobuz nje shoku im lushnjar u kap me nje tropojan (dmth tropojani u kap me kete, se c`ne lushnjari). Dhe ne llaf e siper tropojani tha "Boll mer malok". "Ti mire e ke-i tha ky shoku im-po ku e gjete malin ne Lushnje?".

Per paradoks paragjykimi eshte anasjelltas. Mbizoteron universalisht mendimi qe "labet jane racista ndaj verioreve". Ky eshte "primus idiotizmus" mbi te cilen ngrihet gjithe ky debat. E para nuk ka ndonje rob normal qe nuk ka miqesi me te tjere nga cdo cep i Shqiperise. Dhe e dyta: Labet (si tradite se sot as kjo nuk vlen) pergjithesisht "e kane gjoksin grope", dhe kete e kane me te gjithe, por vertet diskriminues  kane qene ndaj Myzeqese. Fjala ofenduese ne Laberi (dhe ca me gjere) nuk ka qene "malok" po "lale" ose "laluc". (prandaj Monda tha me ironi "Me quaj maloke, po jo laluce") Mund te te sjell me dhjetera e me qindra barsaleta ku personazhi i tallur eshte "laluc" dhe mund te te sjell dhjetera kenge labe ku u kendohet figurave nga veriu, madje edhe nga Tetova.

P.S. mos e merr kete si pergjigje "personale", me shume eshte pergjigje ndaj atij kafshes qe hedh gurin ne lume.

Kavir, po mire ju vertet nuk ju vret kjo fjale? Mua per vete me shqeteson edhe te them te drejten se kam se jam maloke, biles rrenjet i kam ne laberi. Thjesht, cfare ngre autori e kemi ndeshur edhe vete, sidomos keto vitet e fundit pas 90's dhe me ardhjen e Sales ne pushtet. Ai fatkeqesisht nuk prezanton nje verior te denje, le te themi, dhe sepse ai eshte bisha, kafsha, dhe njeriu i eger, kete epitet ja meshojme akoma me shume cdo njeriu qe vjen nga veriu. Tani, ose jam une e cmendur, ose ketu dicka nuk shkon? Sepse, nese cdo njeri qe eshte nga veriu i thuhet ky epitet, jo sepse eshte nga mali, por sepse nuk eshte i qyteteruar, kulturuar dhe nuk flet me finese si qytetearet (plasi qyetetaria ne Shqiperi), atehere eshte gabim. Nuk mund te ofendohen njerezit ne kete menyre. 

p.s. nuk e marr personale sepse po diskutojme smiley

Tani ti nisesh ca thote ky zog gomari qe ka shkruar artikullin apo nisesh nga ato qe ke pare vete? Si tha komisari i batalionit  partizan :"Sa ballista ka fshati juaj? Ke pare te dale tym nga shtepite e tyre vec tymit te oxhakut?" Ke pare ketu ti te perdoret kaq "shqetesueshem" ndaj dikujt fjala "malok"? Ketu madje po behet objekt humori apo jo? Dmth ca eshte ky oqja qe po na ben etimologjine e fjales "malok"?

Dukesh qe nuk ke shume kohe ne peshk.  Malok ne kontekstin ofendues perdoret e eshte perdorur vazhdueshem ne peshk.

Ty dhe kur te thone "shendet" te duket "plac" keshtu qe perceptimet e tua nuk kane shume vlere.

Mos! Thua?! Kjo vjen nga dikush qe te shan me liber shpie pse ka perceptimin se po ofendon ate personalisht duke mbajtur nje qendrim ideologjik.  Hajde more rrasu!

Qe thua ti o kavir une deri me sot nuk kam degjuar asnje lab qe ti thuash e ke gjoksin grope e te ofendohet, apo me keqe te nxehet...  Shumica qeshin e fillojne tallen.

Po i shave detin.. aty ndryshon puna! smiley

 

Gjoksi-grope nuk eshte sharje. S`kane pse ofendohen. Eshte shaka, prandaj dhe e marrin me shaka. Pse ku kam thene une te kunderten?

Jo po qe ta dish them une.. se edhe ne ktu shaka bejme kur themi maloke, po hajde e meru veshe tani me kte autorin e shkrimit qe na ka nxjerre racista e kriminele.

Shkrime te tilla padyshim qe ndihmojne ne mbrothesine e kombit, forcimit te unitetit te tij dhe spastrimit te mbeturinave te fundit komuniste qe na kane mbetur ende neper kembe deri sa te crrenjosen perfundimisht me prishjen e Piramides. 

Ashtu de!*

*theksi tek a-ja e pare.

PF, dhe A-ja zgjatet pak, eshte si dyshe AASHTU smiley

e keqja me e madhe eshte se epiteti ofendues malok ka pasur e ka prapavije politike e besa kerkohet ti jepet edhe prapavije ideologjike.  Nese ky ofendim nisi qe ne vitet 20 me Zogun dhe pastaj gjate mbreterise se tij, ne kohen e diktatures komuniste kjo ndarje e ofendim per pjesen tjeter te Shqiperise u ngrit ne sistem.  Aparenca ruhej por represioni ndaj veriut malok sapo ta shikoje dicka me me vemendje, pertej aparences, vihej re plotesisht:  i gjithe agjitpropi regjimin e Zogut e pikturonte si malok/verior dhe qe mbahej ne kembe nga maloket (xhandaret te gjithe flasin gegerisht, bile edhe ne fshatrat e jugut), kriminelet, diversantet, bandat, kleri reaksionar i gjithi i perkiste veriut; ndarje e padrejte ne ndertimin e infrastruktures ndermjet veriut e jugut, ku rruget ne jug ndryshonin rrrenjesisht nga ato ne veri; padrejtesi ne te drejtat e studimit, ku nga jugu shkonin i murrmi e i currmi ne universitet ndersa nga veriu me pikatore, prandaj shkonin "vullnetaret" jugore ne veri per te mesuar veriun kur ky i fundit nuk e kishte kerkuar dicka te tille (sot nuk shkon kush nga jugu te punoje ne veri mesues, i dalin e i teprojne mesuesit e vete veriut, ne qytete e kam llafin) etj.  Pas komunizmit elita e vjeter me origjine jugore por qe ne asnje rast nuk perfaqeson jugun, vuri ne perdorim te njejten propagande, duke ofenduar si maloke e te trashe te gjitha ata qe nuk votonin partine e tyre.  U shpiken epitete denigruese edhe me te keqija se ne komunizem dhe thirrjet haptas per te ju mohuar qytetereve te vendit te drejten per te levizur e banuar ku te duan.  

Poshte ne popull, keto paragjykime e ndarje kane rene, sidomos ne qendrat e medha te socializimit (universitete etj), ndersa ne eliten e vjeter ne moshe e ne formim keto jane te forta ende por me vdekjen e tyre fizike do vdesin do vdesin edhe idete e urrejtjes.     

e drejte. jo vetem rruget por edhe malet e veriut ndryshonin nga ato te jugut. Komunistet edhe pse flisnin per barazi, bene nje shperndarje te pa drejte te maleve ne raportet jug-veri. rrac e keqe.

Kape admin per ne tabele te nderit !

Dhe pastaj ankohesh qe ta nxjerrin jashte konteksit. smiley

dhe ti malok* jugu smiley

*po e perdor meqe eshte tema dhe per te perforcu argumentin e autorit smiley se ne jeten reale por edhe ketu ne ppu se kam perdor kurre

Une jam malok Skrapari mer, dmth nje shkalle me lart! smiley

Malok eshte vetem Saliu nga veriu, te tjeret jane katundare.. smiley

Monda mund te jete, por s'ka faj Monda, faj ka nena dhe baba qe shkuan atje ku i therriste detyra..smiley. Pastaj ajo quhet "maloke komuniste" jane me te mire keta lloj malokesh.

Aman se kur  degjoj kur i thone nje shkodrani "ik ore malok" mua me vijne zorret tek gryka. I love "maloket" smiley

Mire mi mire se nuk ta shan njeri burrin. smiley

Nuk e di arsyen po une e paskam kap keq me ty. Ne fillim te mora per shkodrane, tani te bera nuse ne Shkoder. smiley Kerkoj falje publikisht! smiley

PS Le po te hapa edhe namin. smiley 

S'ka gje me mire nami sesa syri smiley. Publikisht e deklaroj qe jam nuse shkodrane smiley

me malok qenke martu ti? besoj ate sentencen  e Kanunit ku thuhet "gruas jepi te haj dhe dajakun mos ja ndaj" e ka vene ne korrnize ne sallon smiley

M'fal, po prinderit e mi paskan bere faj po thu ti?  Jo mi shoqe jo smiley.

Maloke dopjo qe iu qofsha fale smiley.

M'fal ti mua pastaj, se qenke tamam maloke..smiley

Kush eshte malok te ngreje doren ketu!

Jo per gje po mos t`u themi robve kot "maloke" apo "gra malokesh".  smiley  

Javash ti javash, se kemi edhe te fshehta ne, ca quhesh kur baben e ke lab dhe ke lindur ne Shkoder, malok? smiley

nga lab?

kam pasur nje ne kurs nga nja fshat i fierit.sa here e pyesnin nga je,trashte zerin dhe thoshte:na jugusmiley

e kish hallin te dukej vlonjat i vafri,po ngaqe e ndiente tendencen time demaskuese nuk thoshte dot:na vlorasmiley

Donte me u duk vlonjat ai?? Po e dinte ai qe pa 4-5 deshmore ne fis dhe shtate lapidare nuk quhesh vlonjat? smiley

p,s Ketlina si ta ndjeje ty mi, edhe maloke nuk eshte aq keq. Ja Monda e kenaqur eshte. smiley

kam frike se kur mungoja une perfitonte dreqismiley

Lab nga baba vlora smiley

Kavir, une se kam problem hic ate pune smiley por kur me thone qe je martuar me malok me ngrihen nervat smiley upssss doli qe e paskam problem me gjithe mend smiley

Me mire nje "malok" prej shkodre, sesa nje katundar tirane, per Zotin. smiley

Aaaa ktu ke thone fjale te ronde. Si tha hoxha "Aaa peshon fjala, peshon. Duhet shahit" smiley

Po s'ka rendesi ajo gje tani, rendesi ka qe duhet t'i bie gjoksit si labet..smiley

Trashegimia mes shqiptareve percaktohet nga geni Y.  Pra ky personi me te jatin lab por lindur ne Shkoder, eshte lab.

 

Ndonëse veriorët në Tiranë kanë ardhur me paratë e tyre, duke blerë shtëpi apo toka, dhe askujt nuk i kanë marrë vilën apo shtëpinë si në 1945-n, duke futur edhe dhitë në to, prapë duket se kjo gjë i shqetëson disa.

I like this. Thashe njehere te sillja ca argumenta kunder, por pastaj thashe: pse? E ka ndertuar kaq bukur dhe paqesisht kete paragraf idilik, sa gati me vjen te gromesij OMMMM sa here qe e rilexoj. Let it be! smiley

Ah po po ,te gjithe me toka e shpi te blera.Madje une do shkoja me larg e do thoja qe i kishin trasheguar nga baballeret e tyre tironc.Ja qyr Kamzen pshsmiley

p.s.Sidoqofte per temem,une s'jam per keto shprehjet pa lidhje.Shendet te gjithevesmiley

Ky eshte argument aq i goditur ne fakt, sa qe edhe e kupton se sa shume kane vuajtur verioret gjate komunizmit. Ne nje vend ku lumturia me e madhe ishte te haje bar, verioret qe paskan pasur parate e tyre me te cilat me pas ua shiten shtepite me zorr, se ata ne fakt as nuk donin t'i blenin, me siguri qe kane qene me te vuajturit.

nese doni te keni nje model maloku aktual ai eshte sali berisha. Po a ka shume si ky? sa te dush. I gjen ene nga veriu ene nga jugu, ene majtas ene djathtas. Jane shkaterimtare te progresit dhe asgjesues te ndjesise njerezore. 

çer jane kto lesh temash kto dite mer aman

Pse mi ruzhdie ca ka ndryshe kto dite? Mos ka miting tjeter AK-ja?

?

po demek pra sikur eshte rinovu peshku

dhe po shof vetem budalliqe verdalle dhe ca loqe te rinj qe komentojne

smiley

 

po vari lesht

si te rinj, si te vjeter

loqe ngelen

se nuk jam tuj majt inventarin e tyre smiley

 

Perfytyrejshen Tushen qi perplas ne tavline nje celes te lidhur pas nje cope druri dhe duke turfulluar "Qe sot e tutje s'jam me magazinjere e loqeve!"

smiley

P.S. Admin, pse e toleron Tushen ne sharje o koke pile? smiley

Muhabete malokesh!smiley E vetmja menyre per te eksorcizuar ngarkesen negative te ketij termi eshte ironia dhe mbi te gjitha auto-ironia, more maloker! smiley

More zuzar, more bilbil gjyzar. Kot thote Gjekja qe filmat benin te ligj vetem verioret. Sali Protopapa nuk ishte verior. As kapter Ramiu, as Robert Camcakizi.

E vertete.

Ore po e more vesh ti qe Sali Protopapa shkrete ishte diplomuar per fizike nukleare ne Itali?!

Po shkoni e lexoni ate fragmentin nga Cabral andej nga ana tjeter, se mbase me me buke.

smiley

Patjeter!

Po meqe kishte si lidhje me temen thashe, se ashtu se si quhej ai fragmenti andej apo jo, 'mos me quani malok'...ose dicka e ngjashme smiley

ça thua... pa 300 komente , s'shkulet njeri nga kjo teme....

70% te komenteve i kane bere maloket e amerikes smiley

E dini cili eshte kulmi i kulmeve? Kulmi i kulmeve eshte kur ne nje vend malokesh gjysma e malokeve shan gjysmen tjeter "malok"! smiley

per sa kohe qe robi s'meson si te sillet normal qe do te etiketohet malok, katnar, fshatar, cecen pavaresisht se nga vjen.
jeto ne qytet sa te duash por po s'mesove si te sillesh s'ke per t;u quajtur qytetar ndonjehere.
s'e ka fajin portokallia qe administrata e policia jane mbushur me gjina e kole te paafte.

Mbolla li tek plep'i gjate,

furken, nene, furken-o!

si e mbolla donte lare, si e lava donte thare,

si e thava donte krehur

si e kreha donte dredhur,

si e drodha donte qepur...

te keqen moj se na kenaqesmiley

rrnofshin malot!

ps.kur erdha cupe e re,e panisur ne tirane,sa here kaloja te ish hotel drini qe vlonin qoftet,leshperdredhurit me maja te djekura,qe shikonin te uritur,thoshja nen ze:maloket e m...

tani jam kulturuar dhe nuk e bej ate gabim.

Aqe dinje, aqe benje smiley

p.s tani per te thene s'e thua me, po a e mendon ndonje cike keshtu vetmevete, apo je kulturuar me gjithsej? smiley

apo je kulturuar me gjithsej? smiley

smiley Me themeli.

me c`me permban pragu i deressmiley

jaa,perfundimisht korcarcja u shkon femrave moj xhanesmiley

ps.sot qeka dita e percarjes,toske,gege,shqipnej e mesme s`na lane rehat.

 

Kokat hengshin smiley Po s'na percajne dot moj kaaaaq ta bejne dhembin smiley

pyetja ime kishte per qellim te ishte permbledhese jo percarese.po cte bej une moj qe edhe pse kane kaluar 4 breza ne shqiperine e mesme(lindur e rritur) prap rrenjet i mbajne andej nga kane ardhur. edhe pse kur shkojne per vizita apo per qoka andej nga kane ardhur nuk presin minuten moj per tu larguar. e ndjejne veten te huaj atje edhe ne te folur dhe duan te kthehen sa me pare ne shpi te vet.

Mos genjeni veten.  Beni nje kerkim ketu ne peshk per temat qe eshte diskutuar Kamza, aty vlon urrejtja per maloket bash nga keta njerez qe hiqen si burra te mire ketu.  

vlon o rinco vlon.po pse vlon spo e morrim vesh hicsmiley

E vetmja e mire e ketyre temave, eshte qe per peshq te ndryshem anonime, fillojne e plotesohen pak e nga pak pjeset e puzzle. Dhe sa gezohet njeriu kur e kupton qe  kishte pasur ne dore tamam pjesen qe mungonte. smiley

e drejte.. ket rradhe pershemull duket se kishim nje "natyre te qete".. kush gurin, kush gurgulitjen e ujit, kush lulet e pranveres... nderkohe inkonformisti po perpiqet akoma tu gjeje vene dhembeve te krimbur te Sules, po aha...

Ky artikull nuk ka pse merr hapesire te peshku. Nuk luftohen keshtu stereotipet, me pergjithesime, hamendje, megalomanira, qofte edhe genjeshtra sade. Ne fund te fundit, nese ka ardhur koha e "malokeve" sic e paska parashikuar Abaz kupi, pergjegjesine per gjendjen e "malokeve" sot kerkojuani "kryemalokeve".

Nuk luftohen keshtu stereotipet, me pergjithesime, hamendje, megalomanira, qofte edhe genjeshtra sade.

 

Artikulli eshte prure pikerisht per te vene kete ne pah.  Fakti qe ky artikull eshte botuar ne shtypin e dites, dhe Panorama nuk eshte gazete qe s'lexohet, atehere m'u duk me vend qe t'i lihej hapesire.

Pertej shakave ketu apo dhe ndonje qendrimi tjeter, kjo gjeja persiper "idiotllek" e quajti Liqeni eshte shkruar e perhapur e zeze mbi te bardhe. 

Nuk ka perse te behet peshku shperndares i budallalleqeve qe boton shtypi shqiptar. Prandaj njerezit vijne ketu, per te mos shkuar te shtypi shqiptar.

Nese ti doje ta ngrije si problem artikullin, te kishe shkruar 2-3 paragrafe kornizues. Perndryshe nuk ka vlere synimi 'u soll per t'u kritikuar'.

A je e sigurt qe s'ke noi dell maloku ne ti? noi fije?

Kam. Te gjithe shqiptaret kane. Tani 'lidhe'.

Mendova se po beje zhurme ngaqe ndiheshe e vetmua smiley shoh qe po ben zhurme per te tregaur qe sje .. 2* smiley 

duhen keto tema; ndajne shapin nga sheqeri. smiley 

Nuk e kuptoj c'lidhje kane ndjenjat e mia ketu. Une po shpreh nje mendim, jo nje ndjenje.

Mire e dashur, une e pashe te arsyeshme keshtu.  

Bile, edhe pse formati i ri shtyn per kornizime e personalizime te pruresit, kete gjene e pashe te arsyeshme ta sillja te plote.  

Pike, e dashur smiley.

Dhe une e pashe te arsyeshme te thoja se s'pres asgje te mire te vije nga kjo.

Po Panoramen e kane kta skrapallinjte komuniste e partizane te Jugut moj qe vendosin kurora me lule me daten 29 Nentore?  Apo se di ti?  Jane te poshter kta skrapallinjte, pas nje viti e merr vesh qe e kane me te futur.. smiley

liqeno, aty i kemi ne... s'i prishim, sot me ket qeveri, neser s'i dihet... buk s'kerkojn kta. smiley

http://sphotos.xx.fbcdn.net/hphotos-prn1/16539_1244548467517_1043532223_1294914_425742_n.jpg

 

http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/16539_1244548907528_1043532223_1294924_7971500_n.jpg

bazamentet (piedestalet) aty jane, vetem heronjte presin si te zinj ashtu edhe te bardhe te kuq apo edhe blu.....

kur duhen heronjte, ata gjenden, ka thon engelsi (leter borgiusit).

Men make their history themselves, but not as yet with a collective will or according to a collective plan or even in a definitely defined, given society. Their efforts clash, and for that very reason all such societies are governed by necessity, which is supplemented by and appears under the forms of accident. The necessity which here asserts itself amidst all accident is again ultimately economic necessity. This is where the so-called great men come in for treatment. That such and such a man and precisely that man arises at that particular time in that given country is of course pure accident. But cut him out and there will be a demand for a substitute, and this substitute will be found, good or bad, but in the long run he will be found. That Napoleon, just that particular Corsican, should have been the military dictator whom the French Republic, exhausted by its own war, had rendered necessary, was an accident; but that, if a Napoleon had been lacking, another would have filled the place, is proved by the fact that the man has always been found as soon as he became necessary: Caesar, Augustus, Cromwell, etc.
 

Dhe boll te percare jemi prej realitetit, s'kemi nevoje per propagande percarese.

qyqja

le te shfryhen mi , osht sevap

Pikes i ke ra me ate komentin. Ne nje forum tjeter futeshin ca tema qe te percanin Shqiptaret, qe llumi i Shqiptareve te shanin njeri tjetrin, dhe ishte per qorrat qe keto tema i hapnin grek dhe Serb shqipfoles.
Kur u zhduknin keto tema fyerese, silleshin prape nga serbt apo greket - dhe Shqiptaret vazhdonin te shanin njeri tjetrin prape si idiote!

duhej nje artikull pikant per me konkuru jopionjonin smiley

Problemi nuk zgjidhet duke bere strucin . Edhe peshku nuk eshte nje sekt i mbyllur qe diskuton per boten nenujore. Qasja e autorit eshte e manget kur mbajtjen gjalle te apelacionit "malok", "maloket" e lidh vetem me "eliten postkomuniste te lidhur me diktaturen" (sic!) , pra kur e shikon si "shpikje" dhe instrument te denigrimit  politik dhe jo edhe si nje realitet qe lidhet me urbanizimin, zbritjen nga malet/katundet  dhe mbi te gjitha me nje mentalitet te caktuar ne perplasjen ndermjet vendalinjve me te ardhurit, prurjet e reja ne hapsiren urbane.

Behet mire qe diskutohet per dicka qe ekziston.  Nuk percahet kombi nga diskutime jo dashakeqe por me synimin per te permiresuar ate qe duhet permiresuar.  Ne nivelin e poshtem po themi, nuk ka kesi lloj urrejtje e percmimi sic ka ne elitat e lidhura me sistemin e kaluar.  Sigurisht qe per asnje moment askush nuk duhet te identifikoje Jugun e Shqiperise apo Vloren e pavaresise, qender e forte patriotizmi me Enver Hoxhen a Hysni Kapon e as me Sofokli Lazrin.

Pasi e lexon te ben te rikonsiderosh edhe njehere nese Shqiperia ka qene nje vend apo dy vende te ndryshem. Per pak mendon se Jugu paska jetuar shume mire ne kurriz te Veriut malok. A thua se dallimi kulturor (mir a keq) nuk ka ekzistuar para komunizmit. Agron, kur sillesh si malok, malok do te thone. Pike! Kete term e kam degjuar te perdoret nga miq te mi Shkodrane e Ulqinak. Ne do tu thuash malok edhe koketrasheve nga Jugu, thuaju dhe atyre, s'na behet vone. Injoranca, mungesa e kultures, eshte e neveritshme, ne mal, ne fusha, perendime lindje, lart, posht, majtas djathtas. Budallekut s'ke ci ben. Por, kur ti futesh analizes se stereotipit, te pakten beje tamam, jo me pseudo-shkence. C'do stereotip e ka nje baze reale diku. 

nje info e vogel:  A. Gjekmarkaj eshte keshilltar i presidentit Topi.

Po vijdhe une se mu duk sikur shume folet po asnje dallim"praktik " jetesor nuk dhate per maloket dykahesh dhe Sistemet galaktikore qe Pefaqesojne qe nga Sistemi Pluralizmit ne vitin 1920 .... me zuri barku smiley Mu me pelqejne shume ato me asimetri qe nuk perqsen pasi ka dallime tejskajore ..ing Pertef

Dikur Gjembit i kam bere nje dallim midis Cobaneve te Deleve ( kryesisht Jugu ) dhe te dhive ( kryesisht veriu ) .Tani duhet bere dhe nje per dallimet midis shqiperise se Mesme ( Dumrese&nbspsmiley dhe Shqiperise se Veriut ( Malokerise ) .

Kur semuret LOPA dmth ka urgusje , Belshaket e cpojne me Gozhde tek barku dhe lopa Lirohet dhe nuk pjerdh me .

Kur semuret ne Malokeri therresin veterinerin qe i thote Gjekes . 

"Rri nga mbrapa , ngriji bishtin Lopes dhe shiko nepermjet ullukut " ...

pas pak .....

 "E ngrite " - pyet veterineri ...... "Poe" - gjejgjet Gjeka  . 

"A me shef mue "- pyet veterineri  ".... "Joe "- gjegjet Gjeka .

" Heu bre ! Paska ngatrim zorresh "

Mire qe " ashte e xanun" po ate " kam avtomatik " pse e ke heq smiley

 

"Poe" - gjejgjet Gjeka

flet me hudhme, Ziko, e ka me letersi amerikone punen.

"Joe "- gjegjet Gjeka

ket per xho frezerin .

tani, po te ishte sagllom lopa, do e shifte veterinerin po thu ti? smiley

 

Pune e nderlikuar, neqofte se duhet bere nje artikull tip sociologjik i duhet qasur dhe "fashinacionit" qe zhderr-vjell jugu ndaj "malokut" (sidomos kohe e comunizmit). Neqofte se nje shkrimtar si Kadareja ka qene disident sadopak ka pas pune sidomos me ket meselene e "malokerise".

Tani se fundmi ka dale nje epitet i ri " mocalor " , nuk jam i sigurt cila pjese e kap, zona e Karavastase apo Ishmi Shengjin, keta nga ti futim?

Ka qenë Shuflaj ai që në studimin e tij "Serbët e Shqiptarët", e sjell termin "malokë" nga shekujt e XIII dhe XIV. Madje bën dhe cilësimin e saj, duke thënë se ajo përdorej nga fusharakët shqiptarë për banorët e zonave malore, si fyerje e përbuzje. I ngrati autor, Gjekmarkaj, është rropatur në dy faqe gazete, për t'ua sjellë shqiptarve bashkëkohës si sajesë e toskve ndaj gegve, ç'ka përbën një shpifje dashakeqe. Madje, sipas tij, shprehja mori karakter të përgjithshëm e ushqyer nga rregjimi totalitar komunist (?!)

 Me pak shpresa se autori mund të qetësohet në frikën se kjo shprehi mund të sjellë përçarje e urrejtje, dëshiroj t'i nxjerr në pah, se shprehija në fjalë nuk është dukuri pos e popullit dhe vëndit tonë. E përdorin plot popuj të tjerë. Kështu, p.sh., banorët e Zyrihut dhe Bernës u thonë banorve të Apenzellit në Zvicër, "Malokë". S'u ka ardhur asnjë dëm nga kjo. Druhem se përçarja kombëtare dhe urrejtja krahinore është arritur të bëhet e prekshme, e dukshme dhe e frikshme, jo për shkak të përdorimit të kësaj fjale, por për shkak të politikës e ndarjeve Veri-Jug, e ushqyer pa rreshtur nga eksponentë të përvetshëm të Partisë Demokratike, nën kujdesin e kryeministrit. Fqinjët tanë as e kishin ëndërruar ndonjëherë ta shihnin popullin tonë në këtë përçarje. Pasqyrë kuptimplotë e kësaj urrejtje që përçon tej e mbanë shqiptarët është edhe komuniteteti ynë i peshqve.

 

Kështu, p.sh., banorët e Zyrihut dhe Bernës u thonë banorve të Apenzellit në Zvicër, "Malokë". S'u ka ardhur asnjë dëm nga kjo.

Banoret e Appenzellit as i perbuz dhe as i percmon njeri sic perbuzim dhe percmojme ne "maloket" dhe veriun. Dhe as ben vaki ne Zvicer qe elitat te perdorin konstrukte te tilla si "malok" apo "katundar" ne ligjerime publike apo akademike. Eshte tejkaluar kjo faze qe me nazizmin.

Kete te Shuflajt e kam lexuar dhe une, por besoj se problemi nuk qendron ne etimologjine origjinale te termit se sa me perdorimin e perkohshem qe ka termi.  Dikush me siper thote qe i thone qe je martuar me malok, pse ka marre burrin shkodran. Vete kam degjuar korcare nga ndonje gerxhofshat i thelle, realisht ne male, te quaj lezhianet maloke.  Gjithashtu, sa me perket mua termin malok e kam degjuar eskluzivisht te perdoret ndaj gegeve dhe asnjehere ndaj ndonje tosku a labi qe rrjedh nga krahina realisht malore.

aha kekeni lodhe kekeni kepute krejte ne kete teme smiley , ju e paskeni marre me te qeshun, nuk vlen , non va bene smiley

Ej, gjeja me interesante ne kete punen e "malokeve" eshte zgjerimi i perdorimit te fjales per shumicen e njerezve nga veriu i Shqiperise (dhe me gjere) pas renies se komunizmit!

Te thote nje gje a dy per menyren se si i veshtroi pjesa tjeter keta kur u varen poshte. Interesante eshte te rremosh ne arsyet e zgjerimit te emertimit. 

Perpara (renies se komunizmit), fjala, te pakten, sa kam pasur une kontakt, perdorej ngushtesisht,  rralle, dhe vetem per njeriun e pagdhendur nga mali!

Une personalisht, e kam pas degjuar te perdoret vetem nga fisi qe kam ne Shkoder. Eksluzivisht per dukagjinasit! 

Atyre nga Malesia e Madhe, nuk i thonte njeri malok. Malsor, po, por jo malok! 

Ironia eshte qe per here te pare, une si kalama, e degjova per here te pare kete fjale nga njerez qe tani veshtrohen si maloke nga shume njerez te tjere! 

p.s.

maloket e shkrete! smiley

 

Interesante eshte te rremosh ne arsyet e zgjerimit te emertimit.

Ta shpjego lali ty shume shkurt:

Ne Tiranen e para 90-es robt uleshin tek stolat me bythe. Pas 90-es fillun me vene kembet aty ku vihet bytha dhe bythen aty ku mbeshtetet kurrizi.

Dhe s'mund t'i thoshje as "Ju lutem shoku/zoteri..." se te shifte shtremet kokra malokut!

Nquc, kete pune e kena bo ne, jo maloket. Vec po t'kena qene edhe ne maloke, pa e dit! smiley

E kena bo sepse si fillun me na ardhe noi pale pantulla xhingsa nga jashte shtetit, shteti vete filloi me ja vare lesht pastrimit te parkut e te stolave. Kshu qe ishte double trouble po t'uleshe aty mbare. Pantallonat me t'mira, stoli me i piset!

Nejse, une e kisha me ter' men kete punen e t'rremumit n'arsyet e zgjerimit. 

Dhuna e nje lloji t'ri qe fillume me pa neper rruget e Tirones, eshte per mu nje vend i mire ku mund t'fillojme t'rremojme, nqs dume me e cu egzorcizmin deri n'fun.

Jo qe t'qisim dreqin prej marrdhenjeve tona, se ajo pune ka per prit nja dy gjenerata, po thjeshte per interes akademik tha!  

Juve ja paskeni mesu dmth?! Bravo more proto-maloker. smiley

Nejse, une e kisha me ter' men kete punen e t'rremumit n'arsyet e zgjerimit.

OK, po mundohem ta shpjegoj nje cik me gjate kendveshtrimin tim rreth kesaj ceshtjeje:

Hypen njeri ne trenin Tirane-Shkoder ne stacionin e Tiranes. Treni eshte me kabina (nga ato me 6 vende dhe te ndara me panele trasparente, nuk e di nese i ke parasysh). Natyrisht ai perpiqet qe te gjeje kabinen boshe. E gjen. Futet brenda. Heq xhupin dhe e hedh tek 3 sediljet perpara, canten e mbeshtet tek dy sediljet anash dhe se fundi ulet tek sedilja qe ka mbetur bosh. Kabina tashme eshte e gjitha e tija.

Kur treni mberrin ne Durres, hypen nje pasagjer tjeter qe gjithashtu kerkon nje kabine boshe, por fatkeqesisht ato jane te zena nga udhetaret qe kishin hypur qe ne Tirane. Atehere futet tek kabina qe i duket me boshe, dmth tek kabina e pasagjerit tone te pare.

Pasagjeri i pare kur sheh kete tipin qe hap deren rreshqitese, e sheh nje cik me idene "Dreqi e mori, isha mire vetem, pikerisht tek kabina ime duhej te futej ky?" Por s'ka alternativa. Terheq xhupin qe kishte zene 3 sediljet perpara dhe i liron vendin pasagjerit tjeter.

Pasagjeri tjeter gjithashtu heq xhupin dhe se bashku me canten e hedh ashtu shkujdesur tek dy sediljet nga dera dhe pastaj ulet tek e treta nga dritarja.

Cuf, cuf, cuf cuf... treni mberrin ne Lezhe (ka stacion ne Lezhe?, Nejse...) Ne Lezhe hypen nje pasagjer tjeter qe gjithashtu kerkon nje kabine sa me pak te populluar. Nuk ka asnje kabine boshe, kuptohet se jane zene nga udhetaret qe kishin hypur me pare.

Atehere shkon e futet tek ajo qe duket si me e lire, dhe ne rastin konkret, ne kabinen e dy pasagjereve tane te pare.

Tani cfare ndodh. Midis 2 pasagjereve te pare krijohet nje si tip aleance e fshehte fale nje mekanizmi psikologjik te vene ne levizje automatikisht pikerisht sapo pasagjeri yne i trete hap deren rreshqitese.

Te dy bejne aleance implicite kunder pasagjerit te trete i cili do t'iu zere hapsiren qe ata kishin pushtuar ku me xhup e ku me canta...

 

Morali i historise... i ardhuri do jete gjithmone, "fshatar", "malok", madje edhe "terrone"...

Pse?! Sepse na "vjedh" hapesiren dhe eshte nje fytyre me te cilen nuk jemi mesuar.

 

Ne rastin e "malokeve" me specifikisht, une e shoh kete lloj etiketimi edhe si nje lloj shprehje te impotences se autoktoneve per te inglobuar dhe shtepiakezuar (addomesticare) te ardhurit e rinj.

Por eshte mese e kuptueshme qe nje pseudo-qytetari si ajo e Tiranes e perbere kryesisht nga ish-fshatare te besuar te regjimit dhe pa asnjelloj aseti ekonomik, ne kushtet qe bie i gjithe sistemi i interesave te vjetra qe garantonte ekuilibrat, mbetet totalisht e pafuqishme per te kryer rolin e te Zotit te Shtepise.

E atehere?!

Atehere eshte mese logjike qe dorezohemi perpara vrullit, energjise barbare te "malokeve" (te veriut, jugut dhe lindjes duhet thene) dhe mjaftohemi me nje shfryrje: MALOK! Qe s'do te thote gje tjeter vecse I NDRYSHEM!

+1

p.s. bej nje rruge deri ne Lezhe se do e kuptosh qe ka stacion treni, dhe me shume smiley

smiley Ne Lezhe pervec stacionit te trenit, memorialit te Skenderbeut, rrenojave romane e gjurmeve te portit te vjeter... ka edhe nje restorant shume te mire ku une shkoj shpesh.

Do te them vetem nje llafke per llafkat e denja per nje xeberthyes .

Ne moshen time ata qe vinin kembet ne te ndenjurat e stolave i RRIHJA dhe iknin duke kuisur ...Po me nuk i vinin . Njiheshim.

Per keto teorite qe mjel me siper , nuk ka nevoje te sterzgjatesh .Jane shume te ngjashme e te huazuara nga QENTE qe permjerrin ne cdo bythe peme per te lene dhe EREN se "eshte teritori im" dhe mendo sikur keta qen te ishin nen te njejten Peme e ne te njejten kohe smiley   ....dhe ....

nuk ka mundesi te kete nje Lokal te MIRE ku drekohesh ne Lezhen Tende te Trenit ! Ka vend tek peizazhet per keto cuf cuf cuf cuf te trenave dhe pasi iken mund te thuash " lash nje koment tek Ju z.... "

Jane shume te ngjashme e te huazuara nga QENTE qe permjerrin ne cdo bythe peme per te lene dhe EREN se "eshte teritori im"

Pikerisht Idris. Une i rashe nje cik me gjate per ta bere me interesante dhe estetikisht te pranueshme. smiley

I mungon rrugeve te ketij qyteti Idris. I mungon. smiley

-1. 

Olso ja ke keput pordhes. Hap dritaren e gabines se i myte dhe ata dy malokt e pare qe deshen me zaptu ter gabinen! smiley 

Nigjo, malok, nuk perdoret per te ardhurin, se i ardhuri ne shqip njifet si MIK, dhe s'besoj se duhet te ta shpjegoj se cila eshte qasja e shqiptarit ndaj MIKUT.

Malok perdoret per ate nen kategori te te ardhurve, qe me prepotence, fyerje e dhune kerkojne tu lirosh vendin sepse ata kane nje te drejte hyjnore or ti, mbi ate vendin tat. Sepse atyre komunizma or tij....Si tha sulltan Murati dje "se 50 vjet komunizem zotrie.. ehu ku pys une nga ca me bojne homot" smiley

Ti hypim ene iher trenit.. duke u kthy me linjen Tirane-Vlore, diku afer Lushnjes hypin 3 ushtare nga Berati... Rregullojne torbat e ulen perball meje.. Ata dy anash ngacmonin ket te mesit qe sec mbate ne dore, ene e shtrengote fort e fort. Na jep nanji, na jep nanji e ky hic.. ma sa ma e kur shperthe, po ik o se i kam per gocat ne Tirane.. smiley Ne dore kish i pako CUMCAKIZ! smiley keta besoj se kane mesu me kohen, po ne fillim ene keta jane duk si kokrra malokut!

Ndryshe eshte miku qe te vjen per te te vizituar dhe pastaj iken e ndryshe jane ardhjet masive.

Malok perdoret per ate nen kategori te te ardhurve, qe me prepotence, fyerje e dhune kerkojne tu lirosh vendin sepse ata kane nje te drejte hyjnore or ti, mbi ate vendin tat. Sepse atyre komunizma or tij....

Kjo ka te beje me vrullin, energjine, vitalitetin "e barbareve" (njihet ne histori), por nga ana tjeter dhe me mungesen e aftesise se autoktoneve (jo mikpritesve, mos e ngaterro) per te kanalizuar, manipuluar, shtepiakezuar kete energji.

Kur konsiderojme pastaj edhe faktin qe autoktonet s'ishin gje tjeter, por vecse barbare qe kishin vetem pak dekada qe ishin shtepiakezuar nga regjimi, ne mungese te regjimit ata u gjenden thjesht nje cik me pak barbare se barbaret e rinj, madje pa vitalitetin e ketyre te fundit dhe qe luanin ne nje fushe loje me rregullat tashme te permbysura e te panjohura po aq sa edhe per te ardhurit e rinj.

Seriozisht , te merresh me kete teori DHISH e DHIARESH per te bere diferencimet midis Induivideve , Grupimeve e Krahinave te tera them se eshte Veper Penale e nxitur me Dashje per te sjelle percarjen midis Popullsise Shqiptare. Po te kisha Pushtet te parin qe do dergoja me AKUZE per ndeshkim ne Gjykate do ishte ky me GJEKE . Eshte edhe nje Turp KUSHTETUES apo edhe TURP Personal i Presidentit ne se prane tij ndodhen keto lloj "Lopesh qe Muallisin "

Perdorimi shume termave ne kohe te caktuara , Rizgjimi i tyre ne Kohe te tjera eshte reaksion Popullor . Ai tretet me Kohen e ne menyre te Natyrshme ne se nuk e lene InteliDjentet e lloit Gjeka . Dhe rroli i Shtetit Ligjor eshte te Ndeshkoje Rreptesisht keta "te perpjekur " qe llomotisin per gjera te Rendesishme , si me sha ndonje Plake rrugash e rrjedhur nga Trute dhe qe i shesin si "probleme te meDhoja mer Jahu " smiley

Per krahasim si  mjaft SERIOZE mer Jahu , le te sjellim ndermendje se  ne EUROPE ( kryesisht ) me cfaqjen e lloit te ri te Emigranteve emertimi BAZE ishte ....Shqiptar = K/Malok ose Mafioz ose Kriminel ! Cfaqje te tilla ka edhe sot ne shuarje . Sot edhe ne ato vende te Ndeshkojne ne se cfaq shenja e trajtesa "Teorike Serioze mer Jahu " te kesaj natyre si shfaqje RACISTE ! Privatisht hidhen dhe nga katet e pesedhjeta .

Une do thoja se perkufizimi i dkurshem i Emigrantit ne nje teme te ngjashme  ,si menyre e tejkaluar te menduari e kryesisht te vepruari ne kushtet e sotme , eshte tregusi kryesor per te percaktuar Malok - erine . Dhe kjo nuk ka te beje me Krahinen , pavaresisht se per njemije e nje arsye ajo cfaqet me shume ne popullsine Veriore !

Kam bindje dhe e perseris , pervec se Varferise e Kurverise se mendimit Trajtesa te tilla e alias Fetare , duhet te NDESHKOHEN Penalisht si BAZA e cdo Percarje e Popullit . Suksesi i arritur nga Kryepercaresi Berisha do jete i Perkoheshem . Dhe njerzit do binden kur ai te pergjigjet para banges se te Akuzuarve per qellimet Antishqiptare te mbjelljes se ketyre Mentaliteteve qe nxisin Teoriciene BYTHE ,  karkalec e pa pike Peshe Teorike - Praktike , krues dhembesh , te cdo Fushe si PERCARES e Mbjelles te Urrejtjeve midis Krahinave deri ne URREJTJE e nxitje per Dominim.

 Ndonëse në tërsi keni mirëkuptimin tim, druaj se shpresa që ruani, se ndoshta urrejtja që mbolli kryepërçarsi është e do jetë e përkohshme, është e pa bazë. Them që do zgjati shumë kohë. Një kushurira ime, 25 vjet të shkuara u martua me një tropojan, martesa e miqësira këto që përbënin rëndom veprime rutinë. Tani, rrethi ynë farefisnor e sheh me çudi. E keni vënë re që martesat e jugorve me veriorët, ose janë kufizuar në minimum, ose nuk ka gjasa të ndodhin fare. Unë nuk kam dëgjuar e as parë në këto 10 vjetët e fundit që një jugor të ketë biznes të përbashkët me një verior. Merret lehtë me mend, se jo përdorja e termit "Malok" ka thelluar dasinë, por politika që ushqyen ata që mbollën urrejtjen, që për hir të pushtetit vetjak (në mos më shumë se kaq) i frynë parreshtur zjarreve të ndezura, herë për standartin letrar të gjuhës, herë për sundimin tosko-komunist, herë me ushtrinë dhe topat drejtuar popullit të Vlorës në '97-ën, etj. zjarre, të cilat politika e demokratikasve i shfrytëzoi, për t'u sjellë në kujtesë jugorve asgjë më shumë se përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të sharjes "malokë". Deri tani, gjithëçka ka ecur në përputhje me dëshirat e lakmitë e fqinjëve shovenë e sllavë. Ata, as që e kishin ënërruar ardhjen e kësaj dite. Në Përmet thonë se "...erdhën malokët e Salës dhe vranë në qytet 7 vetë". Dhe kështu do vazhdojë. Brezat që vijnë, lutem të bëjnë kujdes për përmirësimin e klimës.

 Komenti im i mësipëm u drejtohet peshqve të kultivuar.

Nje peshk e ka te vecanten se nuk eshte i kultivuar.

01. "Peshku i eger" nuk ka dhjame, nuk krijon kolesterol e mbi te gjitha ka nje shije te mrekullueshme etj etj. smiley

02. smiley

E keni vënë re që martesat e jugorve me veriorët, ose janë kufizuar në minimum, ose nuk ka gjasa të ndodhin fare. Unë nuk kam dëgjuar e as parë në këto 10 vjetët e fundit që një jugor të ketë biznes të përbashkët me një verior.

Gabohesh, dhe do te thoja gabohesh rende.  Ndryshimet masive demografike, politike, kulturore i kane sjelle me afer "jugoret" dhe "verioret" dhe nqftse ka ndonje trend martesash une do thoja qe ai eshte me i shpeshte se gjate regjimit i cili e kufizonte levizjen e lire ne maksimum.

Petro, me duket se kete radhe ja ke fut kot plako.... Nuk eshte se me pare ka pas me shume, por te thuash se jane fshire fare me duket e pasakte nga ana jote.... edhe per ate qe nuk behen bashke nje verior me nje jugor edhe ketu me duket se ja ke fut kot plako, smiley

termi malok ka qene njesoj si termi laluc, apo lab, dhe nuk eshte fare nje ndasi qe ne ketu po e quajme politike...eshte thjeshte nje menyre e te shprehurit te nje fare pakenaqesie apo edhe perbuzje per tjetrin..e njejte me ate jevg, apo gabel, e keshtu me radhe...perkufizimi politik qe po mundohemi qe ti japim ketij termi eshte nje mutesi e madhe...... Une vete jam nga Skrapari dhe shooket me te mire i kam malokdare...se keshtu u them....e pse, sepse edhe vete jam nje malokddar nnga Skkrapari...e ç'ka ketu per tu merzitur...?????

Nga gurra popullore idris-o ,do vecoja:

"Rizgjimi i tyre ne Kohe te tjera eshte Reaksion Popullor"

Rizgjimi do te thote se ky stereotipizim ka funksionuar dikur dhe zotnia autor ben nje lloj historiku me sfond luften politike ne kohen e merhumit Zogj. Ketu dua te sjell kujtimet e mija si jugor dhe mbaj mend qe te mocmit permendnin xhandaret e Zogut qe benin zap krahina te jugut, i kujtonin si xhahile dhe te pashpirt ne ushtrimin e detyres se tyre por ne asnje rast nuk mbaj mend te quheshin maloke..por GEGE.

Me tej zotnia autor lexon me syzet e sotme antikomuniste, realitetin gjate regjimit komunist, se lufta e klasave demonizoi me shume Veriun, se Jugu ishte baza dhe mbeshtetja sociale dhe kuadrovike e regjimit , se sateri i luftes se klasave preu me shume ne mishin e Veriut dhe, le te themi, se deri diku ka te drejte. POR ne nivel propagande dhe perceptimi popullor,ne ate kohe  mbizoteronte motivi " na miqsoi Partia, labe e malesore" (kjo fjala "na miqesoi" Idris, me dogedis pak sepse nenkupton qe kishte njelloj armiqesie te mbartur?! ) Edhe nje POR tjeter ketu: por ne nivel popullor, ne mjedise ku veriore e jugore mesonin e punon se bashku, une nuk mbaj mend te perdorej gjeresisht, per te mos thene as sporadikisht, nofka denigruese "malok".

Reaksion ndaj kujt dhe perse? Ketu vijme tek ajo "ne kohera te  tjera" dhe koherat e tjera lidhen me revanshin antikomunist, me ate qe ti saktesisht e quan "Kryepercaresi" dhe qe simbolizon frymen dhe propaganden e ndyre te pasqyruar gjeresisht ne RD dhe jo vetem, se komunizmi eshte fenomen jugor, se Jugu ka sunduar , persekutuar dhe sakatuar Veriun dhe domosdo qe kjo politike percarese Veri-Jug dhe demonizimi jugoreve, do te sillte edhe Reaksionin Popullor qe ti permend, qe nuk lidhet vetem me Berishen si person i lindur ne Vucidol (edhe pse kjo ushqen stereotipizimin) por me mendesine e manifestuar ne stilin politik si bajraktarizem,percarje. Por kjo nuk erdhi  vetem si  fryme revanshi por edhe si realitet i mbushjes se administrates shtetrore me besniket krahinore, ne shume raste "mer nga dhite e bej zabit" . Shtoi kesaj fryme dhe levizjet demografike qe sollen me vete mentalitetet zaptuese te trojeve, frymen e vrazhdet komunikuese dhe prishjen e ekuilibrave te bashkejeteses qytetare. Ne mikromjedise sociale ku balalfaqohen individe te krahinave te ndryshme lindin stereotipizime dhe ne kemi per cdo krahine stereotipizime te tilla.Edhe Noli i ka dhene nje dore te mire ngritjes ne art ketij realiteti.  Pra "malokeria" eshte fenomen social, kulturor por i instrumentalizuar dhe ushqyer nga politika , me pasoja te demshme per unitetin  e popullit.

Ke plotesisht te drejte kur thua se eshte fenomen i perkohshem dhe do kaloje.Shenjat jane perderi sa tashme qesendiset ne zhanret e humorit dhe kur shoqeria ben humor me nje fenomen do te thote se katharsi ka filluar.

Por nuk ke aspak te drejte kur thua se "Kryepercaresi do te pergjigjet para bankes se te Akuzuarve". mahh,  Zogut po i grene permendore tre metra te larte ne 100 vjetorin e Pavaresise. Kur te bjere rruga andej ne ndonje mbremje, coi nje tufe lule or ti. smiley

Jugsi qe zaptoi Tiranen ne 45-en,perfaqesohet me se miri me personazhin e Birce Haskos tek "Radiostacioni" (ju flet Tiraaaaanaaaa smiley )

Spirt ...thjeshtim i pijes se dashur te Koheve te shkuara ...smiley

Absolutisht qe eshte ne teresi ashtu si thoni JU ,  me dallime . Sepse cu kuptua ne se do te jemi ne te njeten LINJE smiley . Na Miqesoi ...he he ...duket nuk e ke kuptuar Partine smiley Dikush mbante gjalle FRYMEN e vjeter ( lexoje sot ) te PERCARJES . Cfare do thoje ti ne ate KOHE ? Nuk besoj te thoje "te vije Saliu pa do e shikoni Jue miqesine "

Une e kam se keto NUK Duhen trajtuar , aq me teper prane atyre qe na thote Incofua. si Institucione qe jane Diametralisht kunder ketyre xeberthimeve e menjehere kur Cfaqen KUDO Presidenti gjen forma e menyra e percjell mesazhe 'Miqsie " e "Vllazerie " Eshte e drejte e kujtedo te "peshtyje " ashtu si edhe e Gazetave qe pranojne te jene "peshtymore " per keto e keta lloj te cquarish teorike ! Dhe me pas ....lash nje koment tek Ju z.... smiley Kjo Panorama gjithnje e me teper me duket se po merr pamjen e nje gazete ne falimentim...Teresisht mbahet me kocka kufomash qe nxisin ndonje Interes tek MALOKERIA ... Rralle lexon ndonje gje qe ja vlen !

Pata nje kembim mendimi me z.Petro qe mu fshi dhe pertoj ...por gjithsesi Shqiperia eshte njen FAKTOR i RI . Martesa e Miqesira ka edhe ne diaspore e jo me nder Shqiptaret e Kosoves , maqedonise , camerise , arberesheve eetj etj qe nuk kane fare idene  dhe as i njohin keto . E pse te nxiten ne dheun AME  nga teoriciene sume aq me teper qe dihet qe keto TEZA i meshojne sqeperit e Berishes per Karrike  eJustifikuar KRIMIN e Vrasjes e te Grabitjes ?  Mendoj se edhe z.Pjer ka dhene Kontribut te vyer ne kete drejtim duke e pare te lidhur me zgjerimin e fushave te Biznesit ne Makro , qe sjellin mirqenie Kombetare. Mjer kush nuk lexon VQ thuaj smiley Falem!

Domosdo qe nuk ka kuptim te jemi ne nje Linje, se ka dhe Linja me elegante me "barbare" qe vijne si pushtues dhe nuk mikpriten   nga  ish pushtuesit  e qyteteruar. Se edhe nje luan, simbol energjie, merre e  hidhe ne nje  kafaz me femra nudo, si  simbol paqeje dhe dashurie , i ardhuri do krijoje hapsiren e tij jetike me pak dhune, por justifikohet. smiley

i ardhuri do krijoje hapsiren e tij jetike me pak dhune, por justifikohet

Hmmm.Sikur s'nuk....

Sapo erdha,  (vlora, erdha, pashe e  hengrra dhe ika....loool) kam nja tre dite mungese, dhe me ra ne sy ky artikull, qe per te mos thene perçares e antishqiptar, po them i dhjere, po i dhjere fare e shume fare...qe nuk i ben nder as vete peshkut qe e ka botuar por me vjen edhe keq per Monden, qe perpos arsyes se saj per diskutim qe e pruri edhe ketu..... e meriton nje te shame  te mire.......

Tani per temen. Jam me Idrizin ktu qe (une nuk e dija dhe akoma nuk e di) qe ky qenkerka  keshillltar i Prezidentit..... e ketu fillon e keqja...  e te 10fsha mu ne prezident qe perfaqsuaka unitetin e popullit dhe mbakerka ne staffin e tij te tille plehra qe evokojne perçarjen e ketij populli....megjithate kot e kam se ku ka bythe presidentifarakunngullnggrenesi qe  te ndermare veprime te tilla ne interes te forcimit te unitetit te pulllit.

tani per artikullin......

Ndarja etnokulturore e popullit tone ne veriore e jugore apo ne gege apo toske, nuk ishte nje ndarje e qellimte po erdhi si rezultat i ndryshimeve te shumta etnokulturore e leksikore e pozicionesh gjeografike e per shume e shume arsye te tjera nga me te ndryshhmet ndoshta edhe nga me te çuditeshmet. E kjo nuk ka vlere vetem per popullin tone, por ka vlere edhe per popuj te tjere qe kane po keshtu shume ndarje etnokulturore te tjera e me shume se ne, e per kete shkak edhe andej ka nga keto lloj ndarjesh krahinore apo dialektore. Dhe kjo nuk eshte fare politike siç e sjell ky artikullshkurrresh-i por eshte thjesht nje ndarje gjeografike ee kulturoro-zakonore, tek te cilat popujt, shtresezimet e popullsise, apo edhe krahinat  kane gjetur fijet e bashkimit te tyre dhe te dallimit nga te tjeret, ku pjesa me e mire, apo me e pasur, apo me e ditur e ka perdorur per ta deklasifikuar pjesen tjeter qe eshte me poshte se ajo, dhe per te bere ndarjen nga pjesa tjeter..... keshtu jane verioret e Italise me jugoret, keshtu jane te ndara krahinat franceze, po keshtu kane dallime edhe ne Amerike pjesa veriore me ate jjugore, e po keshtu ne Kanada qe po rreken te ndahen, e po keshtu ne Britanine e madhe ne Belgjike qe duan autonomi, e po keshtu sherri mes shiiteve dhe suniteve, ne Iran e ne Irak,  e keshtu me radhe ... e gjithe bota, ka nje beteje te gjate mes irrredentizmit dhe bashkimit ....... dhe ende vazhdon kjo beteje qe si shkak ka parane, fene, paditurine apo edhe pasurine, po qe arsyen e vetme e kane tek pushteti .

Krahas represionit ushtarak, përpjekja e parë ishte që Veriu të shkëputej nga brendia e vet e shkëlqyer kulturor

Ketu autori rreket qe kete,  medemek,  ironi apo talllje, tja veshi kesaj pasurie te madhe kulturore  e tj,  po harron i shkreti se kete pasuri kaq te madhe e kishte vetem Shkodra dhe besoj se me Shkodren  perfaqsohej veriu po nuk gjiithperfshihej vete veriu.... se edhe vete qytetaret shkodrane, keta "fisnike" te ketij arti dhe kulture i shifnin po me kaq perbuzje keta katundare, apo edhe maloke te zbritur nga malet...... pra kete as mos e harroni dhe as mos e anashkaloni.....

Gjeka i "nerum" po na thote se mbas lufte medemek administrata na u mbush me jjugore dhe se verioret nuk u lejuan, apo kinse u perbuzen.... po harron ky qe e meriton te quhet Gjekakeqi, se nese veriu ishte ne masen 99% analfabet, kreret e luftes ndaj komunizmit i shikonin perpjekjet minimale te komunisteve per prurjen e diturise ne zonat malore nepermjet hapjes se shkollave shqipe e nepermjet luftes kunder perbuzjes se femrave, jo si perparim po si nje hapje e syve dhe mendjeve te kesaj pjese te popullsise per te rrezuar mmitin e tyre, dhe filluan terorin ne mase duke vrare mesues apo edhe gra e vajza qe luftonin per çlirimin e tyre...., pra e gjithe kjo lufte u ndermor per emancipimin e ketyre  trevave dhe se pa kete lloj emancipimi nuk do te kishte  mundesi per nje zhvillim me te madh kulturor e ekonommik te tyyre, nderkohe qe shkodra vazhdonte te ishte ende kryeqendra e vendit, e jo vetem e veriut per art e kulture...

edhe gjate kohes se Zogut, thjeshte per statistike, ne vitin 1932, ndersa i gjithe veriu kishte rreth 237 njerez te arsimuar me arsim te larte (nga keta 225 ishin nga Shkodra) , , vetem qyteti i Gjirokastres po ne ate periudhe kishte 323 njerez te arsimuar..... e kjo jo sepse nuk i linte qeveria "komuniste" e Zogut qe te arsimoheshin, por se nuk e kishin akoma te ngulitur ne koke se duhej arsimimi, se arsimimi sillte me pas zhvillimin, e ne nje kohe qe vajzat dhe grate shiteshin si lopet ku duhej ta kerkoje zhvillimin...????

...dhe budallalleku i keti artikullzhgarravitesi nuk ka kufij kur tenton ta fuse  ne keto  hulli edhe humorin,kur dihet se humori nuk ka as tabu e as kufij, se si maloku, kane gjetur vend ne te edhe  korCAri apo labii apo myzeqari...nejse eshte nje artikull per te fshire ate...dhe qe duhet neveriyr sa me shpejte e sa me shume......

Duhet te kemi parasysh se vetem zhvillimi ekonomik dhe kulturor i zhduk  konotacionet negative emertimeve te tilla ....

 

 

Keshilltar i el Presides? talleni?

sot po shkruaj per here te pare e keshtu ju pershendes te gjitheve 

 

mire se erdhe ne Akatraz, veç mos mu merzit shoku, dhe mos u nxef kur te shahesh se ashtu do te sulen te gjithe.......

Po PPU sikur beri autokritike se nuk do sillte me keshtu pacavuresh te shemtuara.

Ky Dr. Prof. i teorive te kultures "harron" te shpjegoje se fenomene te tilla percarese nuk i bejne mire formimit te kultures prezente te nje kombi. Pastaj i ben nje anashkalim thelbit kryesor qe sherimi i ketyre percarjeve eshte me i dobishem se ti gjesh rrenjet nga ka lindur. 

Epitetet "malok" e "cecen" jane me te shemtuarat qe mund te thuhen, jo per te rriturit aq shume, sesa per prezencen e komplekseve qe krijojne tek femijet e "malokeve". Me ka bere shume pershtypje nje here ne nje bisede me nje femije nga Kruja qe kur donte te hynte ne bisede me nje grup femijesh nga Tirana, rrinte afer si i trembur po nuk fliste. E pyeta pse rri aty larg, hajde ketu me ne te lozesh (dmth kisha i grup kalamajsh qe po i ruja ne plazh). Me vone me shpjegoi qe e kishte te veshtire te hynte ne bisede ose t' afrohej kalamajve te tjere sepse ishte nga Kruja dhe se na quajne malok ne, keshtu me tha. Imagjinoni ca traume per nje femije qe ka kompleksin per te folur se eshte inferior ngaqe eshte malok Kruje.

Ky eshte efekti i ndarjes krahinore ne ditet e sotme sipas hedhjes me shume benzine zjarrit nga ky doktor autor. Pavaresisht eksperiencat personale qe ky mund te kete pasur, ne momentin qe i ve para emrit titujt shkencore dhe vendos te ligjeroje neper auditore apo te shkruaje, duhet te kete parasysh se merr persiper detyren te informoje. Nuk po pretendoj te na ndricoje apo udheheqe me mendim perparimtar, po mos te meshoje nje teorite te vjeter qe i ka dale boja. 

Pavaresisht eksperiencat personale qe ky mund te kete pasur, ne momentin qe i ve para emrit titujt shkencore dhe vendos te ligjeroje neper auditore apo te shkruaje, duhet te kete parasysh se merr persiper detyren te informoje.

 

Ouuuuuuuuuuuuuuuuuuu sa maloke ke me tituj shkencore, doktore e profesore po prape maloke ngelen. Shif doktor profesor sali berishen, shembulli me i mire per te kuptuar qe nuk genjej.  

 

Hera e pare qe po nigjoj qe Krutonve i thokan maloke!

Mos ishte mamurrzak ai kalamoni, ose nga Laqi! smiley

Kruja eshte, ka qene dhe do jete perhere, 24 karat Shqipni e Mesme! Po ashtu katunaria e Krujes, kho! smiley

Kush thote tjetersoj rren si derr!

Ose gic, n'rastin e kalamojve! 

Oho, kur ka arritur puna deri aty sa t'iu thone dhe krutaneve maloke smiley, athere mund te thuhet me plote goje qe kemi problem. 

Per qat Sallsatajk, Kruja n'mal o. E krutant jane içike te çmen. 

Po qe Kruja fushe, myzeqarin e shkret e paskan fut shtat pash n'dhe!

... ku t'i futësh, atje venë (ka thënë një i madh)

 

Ne mal eshte qyteza nga vi une, po s'kam degjuar te thirren maloke banoret e saj.

Qyteza eshte mbi apo nen Tirane? Nqs mbi, meqe nuk e ke degjuar, ja ku po ta them une: "O malok" smiley

Eshte epitet qe perdoret eksluzivisht per verioret. Vetem ata jan te trashe. Ne te tjeret jemi te gjith intelektuale.

Nden derman nden.  Lab jam e u.  Me saktesisht  ne vargmalin Shendelli-Lunxheri-Bureto.

Kjo ama, plus ca shembuj te tjere qe jane permendur me siper ku dhe shkodranet e lezhianet u therritkan maloke, e hedh poshte ate teorine se maloket quhet cdookush qe vjen nga nje zone malore dhe eshte i pagdhendur/trashe/pacivilizuar.  Ne kontektsin bashkekohor malok me sa duket u perdorka kundrejt gegeve nga Kruja e siper.  S'e di nqftse perdoret dhe per fshataret e Tiranes nga fshatrat e Dajtit.

E vertete. "malok" nga perspektiva jugore u referohet gegeve, pergjithesisht.

Pse  habiteni.Njeriu si çdo qenie eshte pjelle e ambjentit.Dhe per ate  u dashka pergojuar e share...Perendi e Madhe....

Cili eshte  ndryshimi midis  ariut te bardhe te polit dha atij  te pyjeve...Une per vehte jam malesor  i jugut(1200 metra mbi nivetlin e detit) dhe  kurre nuk me ka shkuar nder mend ta quaj malok, me te keq nje te  veriut...te shahemi per pune metrash vendosur ne lartesite.... apo per pune mendjesh, dijesh  zakonesh, reagmesh?Keto jane probleme formimi dhe jo te vendvendosjes ne lartesi.Tjeter problem ndikimi i faktoreve ne formim

Po qe  nga mendja   hajdeni te ndalemi.Por  pa asnje paragjyikim...Se po jo flas prej  Dinarikeve

kenaqu grava kenaqusmiley

ç'ti bej drejtorit une(pajk pajk pajk)

Maloku eshte edhe mbiemer. Ne dy variante: Maloku dhe Maloki! 

P.S.

Kush e mban mend likerin Dimal? smiley 

 

 

e lexova me kuriozitet shumicën e komenteve ktu.

Përveç karagjozlleqeve, por qi kan' doza t'mira ndjeje antimalok (kuptò gegë), âsht për t'u vlerësù nji kompaktsì e admirueshme kundërshtuese e artikullit. Kundërshtí në bllok, për gjithçka ka thanë artikullshkruesi. Edhe për ato aspekte që janë jetù n'vetë të parë. 

Shum i gjetun nji detaj i sjellun ma sipër (nuk po m'kujtohet autori) që nuk e komentoi askush... (bâj çudi se si nuk e kanë fshì)

Portretizimi i "Jugsit" që pushton Tiranën: "Radiostacioni" - "Më fort bushtër - Ju flet Tiranaaaaaaaaaaaaaaaaa".

"Jugsit" nuk kane komplekse me "jugllikun" e tyne. Perkundrazi kane pas nje lloj vet-ironie, qe tregonte me teper force se mungese repsekti per veten. Birce Hasko eshte shembull i gjalle. Por jo vetem ai.

Ja psh: http://youtu.be/ylXDS1-J91E

kompleks the? smiley

Gomari i Babatasit”, të cilën poeti vendos ta shkruaj i nxitur nga një letër miqësore shpotitëse që kryetari i Parlamentit i dërgon, pasi e kishte mundur në një lojë shahu. Fishta i përgjigjet “Hë Toskë, Toskë, tash ke me e pa kush asht Gega” dhe fillon e shkruan “Gomarin”.

 

Ky me i miri i ktynve! 

Poet kombtar dune me na e bo ca! 

Per nje loje shahu! smiley

Keto jane perifrazime jasht konteksti dhe anekdota qe cojne ne qorrsokaqe (ose mrroklla ) si i thone ndryshe

Fishta qe zhgenjy  me te gjithe klasen politike shqiptare te asaj kohe, qe ashtu si sot, grindjet personale i kishin kthy ne ceshtje kombetare. 

kurre s'kane pasur leberit urrejtjen patologjike deri ne fashizem qe kane maloket.dhe kurrre s'jane ndjere te ofenduar prej cilesimit 'lab'.

te me fale kultura 'me gjithsej',por kjo i ben MALOKET,MALOKE!

THJESHT TE QENİT MALOK!

 

Shiko cilesim lab eshte percaktim krahinor.  Pra lab, si njeri nga ose me prejardhje nga krahina e Laberise.  Nga ana tjeter une s'di per ndonje krahine shqiptare te quajtur Malokeri...

Ajo që më bën përshtypje mua me "këta", është se shfaqin një lloj fashizmi tek vetja, dhe ky u vjen shumë natyral, pa sforco fare. Me këtë gjë, bëj shumë habi. 

 

Artikull ne tentative... shkruar me shume me deshperim se sa me reailzem (qe do kish dale me i pranueshem dhe nuk do kish devijuar shume nga ideja fillestare).

Komentet dihet si shkojne ne keto tema: fillimisht jane asnjeanese e paqedashese.. deri sa del nje ekstremist.. dhe shkakton reaksion tek keto paqedashesit e fillimit qe duke u munduar t'i thone atij qe e ka gabim, rendisin argumentat e kundert deri ne ekstremin tjeter smiley

Per perceptimin krahinor ne te shkuaren ilustrimi me i mire eshte ai i Nolit, shkrimtarit me realist shqipetar:

A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t'i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?
Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç'do anë,
të bëjnë hallv' e salep,
keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez' e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn' në lodër ?
Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz' e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?
Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din' e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?
Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë
në mexhlis' e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s'dinë të vënë ?
E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?
Ec' e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?
Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t' fortë e malësorë,
fort bujar' e burrërorë ?
I ke n' Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith' vendi mbarë,
Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,
Për tre Mirditor' bëj benë !

Do dembela për Stamboll',
Mos u loth, t' gjezdiç dynjanë,
Tiranë rresht' taborrë,
Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith' bashkë venë në arë,
Kok' e këmbë s'kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,
Se na duhen dhe pa tru !

A do urt' njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,
Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,
Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç'do anë,
që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë

Kurse sot, kur homogjenizimi global eshte trend i vrullshem, eshte thjesht frike injorante te kesh paragjykime te tipit "malok", "laluc", "lab", "tirons", "çam"... smiley

Njesoj paskan qene shqiptaret qe ne ate kohe. S'paskan ndryshuar fare. Fiks i ka gjetur te gjitha Noli.

It was and it is a men's world .. smiley nejse babi im ishte taman trim, rahmet i past shpirti!

A do urt' njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,
Merr të gjithë Labërinë !

Modestisht...

Klasi ka vetem nje emer! smiley

Une mendoj qe klasi ndodhet ne strofen e 2-te, po nesje... smileysmiley

Po pikerisht pra "Law & Order"!

Baza per zhvillim. smiley

Nuk ka gilivili me Laberine zoteri. E bardha eshte e bardhe. E zeza eshte e zeze.

E mos na bej shume numra thashe... smiley

Vetem Elbasani rrit.

Ketu eshte klasi,por nejse.

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,
Se na duhen dhe pa tru !

Ca bohet kshu mo vlla?!

Ndonje skraparlli qe mund te pergenjeshtroje kete?! smiley

Kane ik te pijne raki. smiley

Sa te mire qe e kane ate rakine. Po edhe pejsazhi eshte shume i bukur ne ato ane.

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç'do anë,
që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë

Heu bre burra!

Kishte lind Sala kur e shkrujti Noli kete?!

eh, ta kishte njoft Noli Salen do i kishte kushtu vargje me vete.. keto e ca plotesuese smiley

Jo, ishte akoma tek bolet e Ram-es, qe i krujte shpesh nga pleshtat.

Cne ti tek bolet e Romes ne ate kohe,dhe si ka mundesi qe paske pare dhe pleshtat.

Shih ca ka thene per Bamir Topin, kusheriri Dora Nolit smiley

 

 

Do dembela për Stamboll',
Mos u loth, t' gjezdiç dynjanë,
Më Tiranë rresht' taborrë,
Vetëm të zgjatësh një dorë !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).