Para se të filloni të shikoni gënjeshtrat e shumta në web për ditën e 1 prillit më parë mund të shikoni historinë e festës e cila shpjegohet në videon mëposhtë.
Sërish 1 prilli në web ka qënë argëtues. Prezantimin e gënjeshtrave e fillojmë me lajmin e ndarjes së grupit Metallica
Metallica ndahen: James Hetfield: ‘Ka ardhur momenti; Ne nuk mund të jemi më Metallica’
Kodak nxjerr në treg printerin e tij të ri i cili printon mace. KODAK LIVEPrint.
Kulla Kanadeze CN Tower do ofrojë së shpejti lisharëset EdgeSwing™
Google edhe këtë vit nuk zhgënjen me disa shaka të lezetshme:
Shërbimi i motit të Google ju ofron një opsion të ri special “Nuk ju pëlqen moti i ditës? Mund ta ndryshoni sipas dëshirës!”
Techcrunch njofton se Sergey Brin do largohet nga Google: “Në të vërtetë më pëlqen Blues”
Google prezanton “Google Nigeria” vendosni numrin e llogarisë tuaj bankare.
Google prezanton Google Street Roo për Australianët. Kamera të vendosura mbi Kangure për të krijuar Google Streetview në Australi.
The YouTube Collection: Magjia e YouTube në duart tuaja.
Google Maps transformohet në RPG në 8-bit.
Wiki i Simpsons transformohet në atë të “The Family Guy”.
Skype for String është një version eksperimental i Skype i cili nuk ka nevojë për një linjë interneti.
Pirate Bay do lëshojë nëndetëset e veta për të hostuar serverat në ujëra ndërkombëtare.
BitBucket ofron një shërbim të ri të quajtur spooning.
Muse transformohen në Radiohead për një ditë.
Shtojca AdBlock në vend të bllokimit të reklamave i zëvëndëson ato me mace.
CuteOverload transformohet në The Nuffington Post
Richard Branson ofron udhetime në qendër të tokës.
Conan O’Brien blen Mashable, zëvëndëson Pete Cashmore në pozicionin e CEO.
KwowYourMeme.com vë në shitje memet në faqen e saj.
Kush ju pëlqeu më shumë? Na tregoni ato që nuk kemi parë…
1 prilli 2012 ne web shkruar tek: eklipsi.com


















4 Komente
Faleminderit eklips. Te bukura jane te gjitha.
Mua me mbeti ne mendje genjeshtra e Youtube-it me "Gjithe koleksioni i Youtube-it ne shtepine tuaj."
S'me zuri suri ketu ate shakane e google-it me kompjuterin me 2 mouse.
Feste e imponuar?
Pse ajo shakaja e rrembimit ,pa sqarim?Ose e sqarimit te nenkuptuar?Bejme te qarte pozicionin tone ndaj 1 Prillit!Dita e lojes se genjeshtres ,apo dita e triumfit te genjeshtres!Te luash ne 1 Prill me loje prej verteti,je qesharak e i kompromentueshem e??!
Problemi eshte se shume festa bashke,te shperqendrojne vemendjen!Vete festave u pelqen te jene te shumta e te festueshme!Prandaj jane edhe dite pushimi,te shlodhen njerezit nga ditet e zakoneshme!Nese dikujt i pelqen ta festoje 1 Prillin,sigurisht qe sdo te thote qe eshte genjeshtar!As entuziast!Shume menyra te festuarish ,karakterizojne vecanerisht 1 Prillin!E pse u dashkan shume vete per te festuar?I thua psh nje genjeshter vetes tende,edhe mbaroi, festove !
Une nuk e kuptova kete komentin. Ne videon e pare te postuar shpjegohet historia pas dites se 1 prillit, nuk behet fjale per celebrimin e genjeshtres si vlere morale apo ku di une, behet fjale per nje dite te caktuar (e cila nuk eshte feste zyrtare, pushim, por thjesht kesaj radhe i ra e diele) siç eshte festa per Diten e Tokes me 22 prill apo ajo (krijuar se fundmi) qe sapo kaloi Backup Day me 31 Mars.
Webi, per mendimin tim, 1 prillin e feston per te kapur disa klikime (kliente) me shume, dhe kush eshte me kreativ ja arrin qellimit. Kesaj radhe une u argetova me disa prej tyre, si psh Blerjen e Mashable nga Conan O'Brien, Muse qe me prezencen e tyre ne web transformohen ne Radiohead apo shakaja e Skype ishin te lezetshme...