“OMSCA-1” boton librin e Visar Zhitit “Ferri i çarë” Nëna e shkrimtarit trokiti në dyert e Agollit, Kadaresë dhe Shehut, pa marrë dot ndihmë

Duket sikur ferri është çarë e ka dalë mbi tokë e kudo ka shpërndarë llavë ndëshkimi dhe frike. Visar Zhiti është një nga ata që doli i gjallë nga ky ferr, por pati edhe nga ata që nuk mundën. E ai mbijetoi për të treguar edhe për këta të fundit. Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, shtëpia botuese “OMSCA-1” sapo ka hedhur në treg librin tjetër të Visar Zhitit, “Ferri i çarë”. Pas Spaçit vijon burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, që nxjerr nga humbellat e minierave ngjarje të dhimbshme, personazhe të njohura e të panjohura, si Valer Tarasov Dyrzi, Gjon Shllaku, Sokol Ngjela, Sherif Merdani e shumë e shumë të tjerë, me të cilët ka ndarë ato vite tragjike. Gjithçka është e vërtetë, gjithçka ka ndodhur, por autori ngrihet mbi rrëfimin dokumentar, duke e qëndisur atë me ndjesitë e njeriut që kthen kryet pas për të kujtuar, ndonëse me shumë dhimbje. Kjo e bën që libri, ndonëse i ngjeshur me emra e ngjarje, të tingëllojë si një roman. “Ferri i çarë” luan me retrospektivën. Autori na çon sa në qelitë e Qafë-Barit, tek kampet e punës në Lushnjë, tek zyrat e Ambasadës në Romë. Na tregon për Kadarenë, Agollin, Bashkim Shehun, se si nëna e tij ka trokitur në dyert e tyre që t’ia nxirrnin djalin nga burgu…, për letrat që ata i dërguan vite më vonë, si një lloj ndjese që nuk mundën ta shpëtonin… Por edhe për njohjen me Edi Ramën, hakërrimën e këtij të fundit ndaj një operativi të Sigurimit në Lushnjë.

NËNA KAP TË NJOHURIT: DRITËROI, KADAREJA, DJALI I KRYEMINISTRIT…

(nga rrëfimet e saj)

Me të marrë haberin e keq se ma arrestuan djalin e vogël, thashë se luajta nga mendtë. E kisha andej larg, në Kukës, mësues maleve. Ç’heq tani, korba unë, o Zot, mos i lër të ma torturojnë, mbajua dorën! (I dridheshin buzët dhe zëri). Thashë të hidhesha nga dritarja a te rrotat e makinave. Po i duhesha shtëpisë, fëmijëve, djalit në burg. Nuk na i ndanë burgjet, që u shofshin! As e dinim pse e arrestuan dhe as na rrëfenin. Nga t’ia mbanim? Lushnja bënte sikur s’dinte gjë, beqim s’dinin vërtet, veç erdhën dhe na kontrolluan ca civilë, i dija të komunales. I morën djalit 39 fletore e blloqe me vjersha e me “kudiunë” se ç’shkruante, e zeza! Qysh jam gjallë! Prandaj do të ma kenë zënë, thashë. Të iknim në Kukës, po ku? Në Degën e Punëve të Përbrendshme, kalli flamën si i thonë, po ata s’bëjnë pa urdhrin e Tiranës. Dridhesha si purtekë. Qaja…. Tani më morën djalin. Pse? Pse? Korba unë! Vjersha bënte, s’bënte gjëra të liga. Dhe ika me një frymë në Tiranë… Po ai pse lajmëroi që t’ia hiqnin vjershat nga revista? Dhe mik, pse kështu është miku? Se, po t’i dilnin, mbase ia lehtësonin dënimin. A ia bënin më të rëndë, e ku i dihet?… Eh, desha t’u thosha shkrimtarëve që donte djali im, që kishin emër, që ai… E ç’t’u thosha, xhanëm? Ndritëronë e kam dhe kushëri, kryetar i shkrimtarëve është, i Partisë, me autoritet, i çqonjtur.

I vete drejt e në shtëpi. Tek ai pallati në qendër, kubist a ç’i thonë, me arkitektin në burg. Trokëlliva në derë herët në mëngjes. Sikur ndjeva hapat e Hatixhesë, s’ëmës së Ndritëroit. Më pritën mirë, me pije e kafe. “Rri”, më thanë. U qava hallë. Ndritëroi mezi fliste, s’e di a e dinte, po u trondit. “Nuk të futin kot në burg, më tha, marrin informata. Shokët t’i zgjidhte. Vjershat ia kam lexuar, më kanë pëlqyer, po ashtu janë vjershat, si të duash, të mira, të këqija. Do të shkoj dhe te prokurori i Përgjithshëm, do t’ia them…”. “Dritëroi përpiqet, por s’ka ç’bën, tha Sadija, e shoqja, kur mbetëm vetëm. Ja, unë kam një njeriun tim në burg dhe ordiner, por s’e nxjerr dot… Ne ia dhamë dorën, por ai…”. Cili? Ika e hutuar. Ma bëni hallall shqetësimin, u thashë. Të na vish, sa herë té duash, më thanë, ne ju duam.

Mora urbanin për në Kinostudio. Kisha Ilirianin me vete, se ku i gjeja dot unë. Tirana është bërë e madhe. Kërkova Bashkim Shehun, të birin e kryeministrit, shkrimtar në vërsën e djalit tim është, e donte im bir, pavarësisht se Mehmeti na kallte datën, na shoi me partinë. “Ai është”, më thanë. Sa zbriti nga autobusi, e ndala. Ia thashë. I erdhi keq dhe u zbardh në fytyrë. “Atje ku ka hyrë tani ai, vazhdoi, unë s’bëj dot gjë. E kam të ndaluar, të pamundur. Po më pyetën, do të flas mirë, ashtu siç e kam njohur.” Dhe u ligështua në fytyrë. Më përqafoi. U vra i ati, vetë a e vranë, dhe e futën në burg, s’e di a është takuar me tim bir, i shkreti.

Shkova prapë në Tiranë, kërkoja Ismail Kadarenë. Më thanë kur vinte në atë kafenenë e shkrimtarëve, jo klub a lidhje, se s’ia angllandis dot emrin, ku mblidhen e llafosin, dhe pinë kafe. E dija atë pallat, është martuar Mbreti aty.

Prita ca më lart, tek sheshi. U ngjita më lart. “Po vjen”, më tha Iliriani, që e kisha në krah. E ndala vetë, ia thashë hallin. U ndie ngushtë. Më vuri dorën në sup. “Mbahu”, më tha. “Ç’të mbahem, i thashë, dhe ku?” U kthye nga e shoqja. I tregoi për mua. Se si më vështroi ajo, me dëshpërim, si ca ikona. “S’jam në gjendje ta ndihmoj dot, besomë, jam vetë keq e s’e di kush mund të bëjë tani, po më thoshte ai. E takove kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Unë s’mundem, se… – ah, ia mbaj mend fjalët,- kurajë,- dhe bëri duart kështu, bëftë Zoti”, – më tha, më përqafoi edhe ai dhe u ndamë… Sa e donte djali im!

LETRAT E TYRE DHE TAKIMET 

Ç’bëhej kështu? Muri i Berlinit kishte rënë, perandoria komuniste po binte e gjitha, në Rumani kishin shpërthyer protestat, kishin vrarë dhe Çausheskun me të shoqen, aq sa na dukej se dhe te ne dëgjoheshin britmat e atjeshme dhe bataretë e plumbave.

Frikë e terror dhe gati të shpërthente, kur pllakosi një lajm, sa tronditës dhe i pabesueshëm: Ismail Kadareja iku.

Kishte kërkuar azil politik në Paris. I zhgënjyer se proceset demokratike nuk po ecnin, – kishte deklaruar – , por televizori shtetëror e dha lajmin sikur ai kishte dezertuar.

Ndërkaq ne dëgjonim “Zërin e Amerikës”, jo vetëm fshehurazi nëpër shtëpi, por edhe rrugëve në grupe tani. Megjithëse u trembeshin grupeve kur dilnin nga kinematë, stadiumi, por sidomos funeraleve, në varrimin e ndonjë të riu të vrarë në kufi, edhe pse arratisja nuk po dënohej më si tradhti, por shkelje pa leje e kufirit. Gjithçka mund të shndërrohej në protestë, rebelim, kryengritje.

Shpërthyen dhe te ne protestat. Studentët në Tiranë po bëjnë namin, thoshin… Trokitën në mesnatë në shtëpinë time… u mblodhëm te shtëpia e B.Xh.-së… Do bënim mitingun e parë edhe në Lushnjë, erdhën drejtuesit e partisë së parë opozitare, tani kishte dhe parti të tjera, brohoritje, emocione të forta, shpresë.

Lashë punën në fabrikën e tullave dhe u bëra gazetar i opozitës.

Revoltat po shtoheshin. Në sheshet e kryeqytetit mbanin dhe portretet e mëdha të Ismail Kadaresë dhe të Rexhep Qoses. Kur të dalim me portretet e të pushkatuarve tanë… më thoshin shokët e burgut… atëherë po. Po nuk u rrëzua shtatorja e diktatorit… Piramida në qendër vazhdonte të ishte muzeu i Enver Hoxhës, zbardhëllente si varr djalli.

Ej, ku je ti? Po të kërkojmë në redaksi. Ke një letër. Unë? Po, po. Nga? Nga Parisi. Nga Parisi, pse? Nga Kadareja. Vërtet? – u habita. Dhe ndjeva një afsh ngazëllimi. Të ta lexoj unë, se e kuptoj shkrimin e tij, më tha zoti Shahin. Kështu po i drejtoheshim njëri-tjetrit tani, jo më me “shoku”, por me “zoti”. Ishte vëllai i Kadaresë, doktor në spitalin onkologjik, i bashkuar me opozitën.

Ti s’ke shtëpi në Tiranë? – më pyeti një ditë. Jo. Mund të shkosh në një apartament timin, të vogël, ma dhanë për zgjerim, por e kam larg nga ku banoj. S’më zgjidh gjë kështu. Rri sa të duash, urdhëro çelësin, se ma ruan dhe nga banditët. Faleminderit shumë, i thashë. Dhe po dëgjoja zërin e tij, teksa më lexonte letrën e beftë.

I dashur Visar!

Unë nuk të njoh, por kam njohur një ditë nënën tënde. E mbaj mend atë ditë të hidhur, kur ajo, e veshur me të zeza e plot pikëllim, më ndaloi në sheshin “Skënderbej” për të më kërkuar ndihmë për ty, që ishe në burg. Nuk e di në qoftë se ta ka treguar. Rrallë e kam ndier veten aq ngushtë sa atë ditë. Unë isha vetë në mjerim dhe nga dita në ditë prisja të rrënohesha, kështu që s’isha në gjendje të ndihmoja asnjeri (më duket se ishte viti 1982 ose 1983). S’më kujtohet a ia shpjegova disi këtë gjë…

Qysh nga ajo ditë për mua sheshi “Skënderbej”, përmes të cilit kaloja çdo ditë, kishte dhe një pamje tjetër, një pamje të pashlyeshme: figurën e një nëne që rreh të ndryshojë fatin e të birit. Të lutem, t’i bësh të fala nga unë!

Lexova në gazetën “RD” një artikull tëndin. U gëzova për mençurinë tënde fisnike, u gëzova edhe më shumë për faktin se njeriu shqiptar është i aftë për një mençuri të tillë! Kjo është një shenjë e mirë për të gjithë. Shumë zymti vjen nga Shqipëria, shumë dëshpërim, disa herë shumë egërsi. Ndaj për oguret e mira kemi të drejtë të gëzohemi.

Të uroj gjithë të mirat ty dhe të dashurve të tu, e në radhë të parë nënës sate. Miqve të tu, gjithashtu,

Të përqafoj,

Ismail Kadare

Paris…

…Kisha pasur dhe një letër nga Dritëroi, para se të më burgosnin, por nuk po e gjeja dot, ndoshta ma kishin marrë gjatë kontrollit në shtëpi, por shpresoja të mos më kishte humbur.

Më vinte çudi që më ishte përgjigjur, se i kisha shkruar si kryetar i Shkrimtarëve për dëshpërimin tim në lidhje me poezitë. E lexoja shpesh atëherë, shkruar me dorë, me stilograf të trashë. Më jepte kurajë dhe më thoshte se vlerat nuk humbin, pavarësisht nga vështirësitë, që i kalon kushdo. Çdo libër i ri më emocionon si i pari, i kuptoj ndjenjat e tua, më shkruante, por bëj durim.

Emri, firma e tij, që më jepnin një si ngrohtësi. Por rashë më keq, fare në ferr dhe i humba të gjitha.

Fshehurazi prisja që porosia e tij në letër të ishte e vërtetë, më e vërtetë se ai si kryetar, porosi poeti. Po, unë jam komunist, thotë ai tani i zhgënjyer dhe i dëshpëruar. Pikërisht zhgënjimi i tij, ai dëshpërim, janë më të çmuarat për poezinë. Përballë hipokrizive të tjera përreth, mashtrimeve dhe pabesive, ai, si i tërhequr disi, mbetej më njerëzor. Me mllefin e kundërshtarit. Por ai është poeti, i përsërita vetes, shiko ato që ka shkruar, në të pëlqefshin, kjo ka rëndësi, paçka se ndonjëherë i vërsulet edhe ai letërsisë që po del nga burgjet, e mo, i futën në burg ja ashtu…

- Si? – e pyeta, kur ai ishte deputet dhe unë punoja në Parlament, po pinim nga një gotë atje ku ka qenë selia e Fan Nolit. Edhe ai kishte bërë një revolucion allabolshevik, u pendua, iku, u vesh prift dhe më rëndësi i jepte të qenët përkthyes i Shekspirit, sesa “kryeministërllëkut”. Kjo prapashtesa turke “-llëk” është e pazëvendësueshme në ca raste, – i thashë Dritëroit.

- Do të doja të kisha qenë në burg, – m’u përgjigj ai i dëshpëruar. – Nuk më futnin.

- Jo të gjithë e meritojnë, – bëra shaka unë.

Kisha ikur në Itali, jo refugjat, me një shërbim, që unë e zgjatja herë pas here dhe një muaj tjetër.

Më thanë se do të vinte Kadareja në Torino, se ç’do të merrte një çmim për një nga romanet e tij. Do të doja ta takoja. Po prisja në hollin e grand hotel “Sitea”. Pas xhamave të mëdhenj, mesdita e Veriut të Italisë fërgëllonte me dritë të bollshme, pa e braktisur grinë e vet solemne të muajit maj.

Iu afrova duke i thënë se cili isha. Më shtrëngoi dorën përzemërsisht, ndërsa bëra një si përkulje të lehtë nderimi. E pashë se më pa për një grimë të tërin, nga koka te këmbët dhe sikur buzëqeshi. Zonja e tij, Helena, ndërhyri gëzueshëm duke ndihmuar që ta kaloja druajtjen time: “Po ti qenke edhe i ri, si është e mundur të kesh qenë në burg?!”

Në ditët e mëpastajme nuk u ndava prej tyre. Bisedat ndodhte të ndërpriteshin për shkak të intervistave që duhej të jepte ai, takimeve, ndërsa blicet vetëtinin si ide të befta. Shikoja fotografinë e tij në gazetat e ditës, balli i gjerë me rrudhat e mençurisë, të ndërprera dramatikisht nga një si përvijim ndryshe dhe i pazakontë, hija mbi fytyrë, përqendrimi i saj te mollëzat dhe në mjekër, pastaj te buza e poshtme, sytë e tij pas qelqeve, vëmendjen e të cilëve s’e përballoja dot, kaq pranë me shkrimtarin që e doja aq shumë, kudo, edhe nën dhé, (“Meqenëse je armik, – më thoshte hetuesi, – ti e kupton më mirë se ne dhe na e shpjego se ç’ka dashur të thotë Ismail Kadareja në këtë pjesë të pakuptueshme, të dyshimtë në romanin e tij kundër”… Ia tregova Kadaresë, u bë serioz, pastaj buzëqeshi me absurdin. “Si, si, meqenëse je armik, e kupton më mirë përmbajtjen armiqësore…” – dhe qeshte), më pëlqeu e qeshura e tij, ishte e qashtër dhe unë u besoj shumë të qeshurave, mënyrave se si qeshin njerëzit, po, po, ndonjëherë kuptoj prej tyre më tepër sesa nga fjalët që thonë. Megjithatë, Kadareja qeshte pak dhe rrallë. Serioziteti i tij gati bëhej prapsës, herë-herë dalloja nervozizëm dhe përçmim për mjedisin. Se ç’kishte një si mister. Ndërkohë dinte të bënte dhe biseda të zakonshme, ku çliroheshe fare, të rëndomta madje, që të mos e kuptoje se është shkrimtar dhe çfarë shkrimtari, që i shtoi atdheut një vargmal të dytë, – do të shkruaja në gazetë – duke u bërë kështu ndër më të njohurit në botë. Kostumi i tij i atyre ditëve kishte një si çelje gri, me një kravatë blu e pikëzime të bardha si këmisha. Shkonin me qytetin. Flokët pak gështenjë merrnin tallazitje të pishtarta prej erës që frynte gjatë shëtitjeve tona në kështjellën “Cavour”, ku u bë dhe ceremonia.

Goditi sërish diktaturën në fjalën që mbajti, deshi më mirëkuptim nga Europa për vendin e tij të shumëvuajtur, ku dhe ish-të burgosurit politikë janë të rinj, jo si në diktaturat e tjera të Lindjes, dhe kërkoi nga Italia të bëjë më shumë.

- Po sikur ta marrësh ti këtë, – më tha Kadareja, – ç’e dua? – dhe më zgjati pergamenën e çmimit.

- Pse jo, faleminderit, kujtim… – thashë.

I thashë Kadaresë të shkonim në Katedrale për të parë “sindone”-n me të cilin kishin mbështjellë Krishtin. Ishim përsëri në Torino, po i njëjti çmim, por me një roman tjetër dhe unë punoja në ambasadë në Romë tani. Dita e fundit e ekspozimit të qefinit të Krishtit dhe radhët e vizitorëve nga bota s’kishin të sosur. Njollat e gjakut të përtharë mbi çarçaf nxinin edhe në faqet e gazetave, që bënin dhe hamendësime nga më të ndryshmet.

Në mes të rrugës, te kthesa e parë, Kadareja kërkoi të ndaleshim për një kafe në barin pranë. Meqenëse kishte diell, mund të rrinim dhe tek tryezat jashtë, nën portikë.

- Ti duhet të shkruash për burgjet, – po thoshte. – Të dëshmoni. Hapur, qartë. Kanë ca veçanti burgjet shqiptare, ndryshe nga gjithë Lindja. Shkruaji!

Më besonte kaq? Askush s’më kishte porositur kështu. Kisha kohë që mendoja për një libër me fraktura, me thyerje kockash.

Të vijë në burg Kadareja, – ngrinin zërin ndonjëherë të burgosurit në bisedat tona për librat. – Ta shohë ç’është këtu dhe pastaj të shkruajë. Lëre, lëre, tani iku fare…

Ja, po shkruajnë dhe për dënimet, internimet, – thosha unë.

…po i kemi vetë… më kundërshtonin.

* * *

E dija të humbur atë librin tim për adoleshentë. Ma kishin kthyer dikur si të pabotueshëm, konsideroje si prelud, më kishte thënë shefi i redaksisë, Fatos Kongoli. Me ekuivoke. Kaq dhe e mbylli. Recesionet kishin ardhur të këqija, “me gabime ideore”, shkruanin, ashtu si për poezitë. E rrezikshme kjo për mua. Ndërkaq kisha kërkuar si redaktor Bashkim Shehun, shkrimtar, por dhe biri i kryeministrit, e nuk ia dhanë. Eh, s’janë mirë punët, u trishtova.

“…libri nuk u botua, ngaqë Visarin ndërkaq e futën në burg. Mbaj mend një mëngjes, tek shkoja në punë, nëna e Visarit kishte dalë e më priste, duke shpresuar se mund ta ndihmoja në fatkeqësi shokun tim, ngaqë babai im kishte pozitë të lartë në pushtetin e atëhershëm. Por unë s’kisha gjë në dorë, çdo orvatje do të ishte e kotë dhe vetëm iu përgjigja asaj nëne të gjorë se, po të pyeste Sigurimin për Visarin, do të thosha se e kisha njohur për njeri të mirë, siç e kisha njohur vërtet. Natyrisht fjalët e mia as mund ta qetësonin, as mund ta ngushëllonin dhembjen e asaj nëne që sapo ia kishin burgosur djalin. Dhe unë u ndjeva keq përpara saj, sepse isha i pafuqishëm, e nga kjo më vinte turp. Turp nga vetja, siç më vjen madje edhe sot. Me dhembjen për shokun përzihej frika për veten dhe një ndjenjë poshtërimi. Sidoqoftë, një nga kopjet e dorëshkrimit të këtij libri me përralla mbeti tek unë. Vazhdova ta ruaja duke e mbajtur të fshehur diku. E ruajta deri në ditën kur babai im, ndonëse me pozitë të lartë në pushtetin e asaj kohe, u shpall ujk, d.m.th. armik. Meqenëse prisja kontroll nga Sigurimi, dorëshkrimin e Visarit e dogja, duke menduar se ruajtja e tij tash e mbrapa do të kishte qenë e rrezikshme për të dy. Pastaj erdhi koha që edhe unë të shikohesha si ujk dhe, ashtu si ujkun, të më mbyllnin prapa hekurave e të më mbanin në burg. Erdhi koha të dëgjoja dhe një pyetje nga Sigurimi për Visarin dhe u përgjigja siç i kisha thënë nënës së tij, sado që kjo përgjigje nuk e lehtësonte aspak gjendjen e Visarit. Por ashtu si çdo përrallë, edhe kjo mbaron mirë, për Visarin dhe për mua, që jetojmë të lirë, dhe gjithashtu për këtë libër, i cili, sidoqoftë, nuk humbi.”

Shkruan Bashkim Shehu kështu. Më preku. E kishte lënë te botuesi, në vend të parathënies dhe kishte ikur për në Spanjë. Përgjithmonë.

Se nuk e dija, për fat, kopja e parë fare e librit, e shkruar me dorë, me korrigjime, paskësh qenë nën dhé, futur në shtëpinë e motrës në atë arkën prej hekuri që kishte bërë Thomai.

Kur u nxor, dukej i palexueshëm, por më ndihmuan dhe më nxitën ta botoja. M’u duk sikur ma dhuruan. E mori nëna ndër duar. U gëzua si fëmijë.

* * *

“Përplasja e Edi Ramës me sigurimsin që më ndiqte”

Visar Zhiti tregon vitet në fabrikën e tullave dhe personazhet që ndeshi atje

Vizita në shtëpinë e tij në Lushnjë dhe libri i ndaluar i Kafkës

…Isha bërë qull, më kishte lagur shiu dhe shkova drejt e te reparti i allçisë, atje ku derdhen format, se ka dhe linjën e veprave artistike fabrika. Doja të takoja dy shokët e mi të rinj, Arianin me Altinin, skulptorë. Më hahet muhabeti me ta, shajmë regjimin, por më shumë flasim për artin. Shpejt të të bëj një portret, ulu këtu, më tha Bafa. Jo, jo, kundërshtova. Kthehu më nga drita, ç’ke ti, vazhdo fol, e di unë se ç’bëj. Jashtë vazhdonte shiu. Rrëketë në dritare, si leshrat e mia mbi ballë. Pikonin. Ariani kapi një tjetër ngjyrë. Ç’Senekë kryevepër, tha. Mbarova. S’më duhesh më, mjaftoi kjo seancë. Mos lëviz, edhe pak. Tani je i lirë të stivosësh tulla.

Portretin ia hoqën nga ekspozita.

- Këtë zgjodhe ti? – i thanë ata të komisionit.

- Po.

- Ka qenë në burg!

(- …miku juaj… dikur. Tani është imi.)

- S’keni punëtorë të tjerë në fabrikë ju? – i kërcëllitën dhëmbët artistikisht. – Nuk e shikon si shikon?

- S’e ka fajin ai, – mbrojti Ariani shikimin tim, që akuzohej pa praninë time.

- Ngjyrat janë pesimiste.

- Merre ti këtë portret, ta kam falur, – më tha Ariani dhe qeshte.

Qeshnin dhe shokët e tjerë në tryezën në anë, te bar “Blerimi” mes ullinjve. Freskia e paradites ndihej më shumë në kodër.

- Ç’ke, pse u zymtove?

- Asgjë, – thashë.

- Merr dhe diçka tjetër. Pse vetëm kafe?

- Jo, jo, faleminderit.

- Hidhi sheqer, – më zgjati kupën prej porcelani Mond Doko, ishte bërë i njohur tani si kompozitor, po unë e shikoja si atëherë, kur ishim fëmijë tek ai pallati me mina.

- Jo, jo, më pëlqen kështu, – mërmërita. B.Xh.-ja po tregonte se ç’kishte thënë drejtori, kur kishte ndërhyrë për mua, që të më çonin në një punë jo aq të vështirë, mjaft mbarti tulla, dreqi e mori!

- Ç’ke? – më pyeti egërshan Edi Rama, miku i Bujarit, i cili kishte ardhur nga kryeqyteti për të përfunduar si bashkautor një afresk në muze, të madh sa gjithë ana e murit. Është ca ala-Pikasso, përflisnin, por pa e ditur pse.

- Ç’ka nga tryeza tjetër që shqetësohesh? – këmbënguli Edi duke u kthyer për andej.

- Asgjë, – thashë i acaruar. Në fakt, përballë po pinte kafe operativi, ai i intelektualëve, që… dhe shikonte nga unë, sikur donte të më thoshte: po ti ç’do me ta, ke harruar se kush je? Zhduku, në qoftë se nuk do të zhdukesh… – Ika, – thashë rrëmbimthi, – u bëra vonë, jam ndërresa e dytë në punë.

Pse iku? – kishte pyetur Edi. Prej atij. Ç’është ai? Operativi, e njohim… Edi u ngrit duke shtyrë karrigen me zhurmë. Ashtu i gjatë, sa mund të thyente abazhurët me kokë. Po ti, i bërtiti operativit, ç’je, monstër që tremb njerëzit nëpër lokale, a? Nuk të vjen turp nga vetja? Zhduku!… Më falni, s’po kuptoj gjë, bëri të paditurin ai, po pi dhe unë një kafe.

“Do të përmbyset diktatura, dëgjomë mua, është e sigurt”, – më tha Edi, që, edhe kur donte ta ulte zërin, s’e ulte dot. Kishte ardhur për vizitë një mbrëmje vetëm në shtëpinë time. Më kishte sjellë tregimet e Franc Kafkës italisht, ende i ndaluar. Po më dridheshin duart nga gëzimi. “Do të përmbyset…” Vetë… Pra nuk do ta përmbysim. Ndryshimi është i madh, thashë me vete.

88 Komente

kur koleget e kadares torturoheshin neper burgje,kadareja shetiste neper bote ne ate bote qe regjimi e quante armike,kur vajza e kadares studionte ne paris,femijet e kolegeve te tij nuk u jepej shkoll,

meqense je armik -thot hetusi- na trego çfar do te thot kadareja ne kete pjes,,,,po pse nuk e arrestonin dhe kadaren hetusat?!

pastaj me miratimin e nexhmijes kadare "arratiset" ne ville lumière  dhe jetonte ne vilat e siguruara nga regjimi yn komunist 

sikur te mos mjaftonte kjo para ca vitesh regjimi i ri i tiranes se vjeter i dhuroi nje vile kadares ne bregedtin adriatik

sa tragjike !

Altin

Vetem Jezusi ka sakrifikuar veten per boten. Kadareja nuk ka thene kurre qe ka qene dizident. Te ishe dizident do te thoshte te ishe i vdekur. Ne anen tjeter talenti i Kadarese nuk kish pse te ishte premise per shkaterrimin e jetes te tij. Ai ishte talent i shquar qe ne moshe 14 vjecare. Une per vete them shyqyr qe Kadareja nuk e hengri kot si shume te tjere, dhe na la zoti fatin ta kemi, dhe fatin qe gjuha shqipe te kete nje thesar te tille. Vetem imagjino sa me e varfer do te ishte Shqiperia pa Kadarene. Dhe mos harro ASKUSH nga shkrimtaret apo artistet shqiptare nuk ka qene dizidente. As edhe nje. Po te mos ishin denuar kot se koti te gjith do te ishin lavderues te sistemit. Pa perjashtim. Pikerisht sepse ai sistem nuk e lejonte dizidence por as kritiken, madje as indirekt. E vetmja dizidence indirekte eshte treguar nga Kadareja, dhe nuk mund te mohoet qe eshte shkrimtari qe ka shkruar me rrezikshem nga te gjith te tjeret, perfshi ata qe rregjimi i vrau.

ps. mendimi im personal gjithashtu eshte qe Kadareja edhe sot mbetet e vetmja pike referimi per te vertetat e atij 50 vjecari ne Shqiperi. 

He moj ti se mu bere me keq se kokpezhishka me keto korigjimet, na beret me hije smiley

ps. ama ke te drejte, dhe flm, ketej e tutje disident!

pse kur thash un qe kadareja ishte disident?ai ishte nga e njejta lagje me diktatorin,dhe nuk mund te behej disident

ti thua qe ai ka shkruar rrezikshem?ata qe guxonin te shkruanin rrezikshem asgjesoheshin qe ne veze,pastaj e kishte radhen familja e tyre

po si e shpjegon qe kadareja udhetonte ne te gjith boten gjat diktatures?librat e tij promovoheshin jasht shqiperis me fondet e diktatures(then ndryshe me djersen dhe gjakun e te burgosurve)

un nuk do te deshiroja kurr qe isaku e sakrifikonte veten per te tjeret,aq me pak qe ai te bugosej apo vritej (si shkrimtare te tjer mbase me te talentuar nga isaku)por ai mund te ndikonte te zbuste bishen dhe diktaturen,ne fakt bente te kunderten

ora te them nje fakt : djali i E.Hoxhes ,iliri ishte drejtroi i sigurimit te jashtem (dhe bosi de fakto i regjimit) dhe ai e "arratisi"  kadaren ne paris i siguroji dhe nje vile ,nderkohe vajza e tij studionte tashme atje

po ty, kush te ''arratisi'' ne Belgjike mo?smiley

 

p.s   me pelqen si e thote e ëma e Visar Zhitit emrin e Dritëroit...,''Ndritëro''.  sec kam pershtypjen qe keshtu duhet ta kene quajtur prinderit ne vertet .Ndritëro.smiley

veip qorri i gjirokastres i thoshte, o dritor. qe mu me pelqen gati po aq sa emri i mrekullueshem dritero!

isaku ishte "arratisur " 11  vjete me heret nga un, smiley

i shkon shum ajo shprehja 'intellectuellement malhonnête' isakut

e me se dhe ndonje difference e madhe nuk esht. dy plane pesvjecare, ene kalo maton. aty aty jeni.

po qejf ka bo, e? kur ne te tjeret knej me tollon, ai qe e lusnin te shkonte gjthanej, i fusnin ene i kontroll te canta e brekeve ata kingat e rinasit. smiley kur i jepshin viz. anej maton ishte lon orari drekes me mishel pikoline. po edhe po t'na qisnin jasht, ku i dihet c'do kishim bo. shoqni me zhan pol belmondon dhe zhos profesionistin.

nejse mo, po ai robi i kishte thek nja 1 e me vone 2 milion dollare me shitje librash te perkthym, po ne problemin e kishim te palati maks velos. edhe plan konspektet tona po t'perktheheshin, do kishim notu ne pare... po shko i bi gjinokasterliut...

m'vjen keq. nuk e mendova gjat.

puna eshte se nuk e shuj do mo - vec ne na ndihmofte admini.

Te ndihmofte perendia smiley

halli esht se kto zanat qe  nae flasin  nga Pescara e shenderrojn shkrimin ne subjekt grarie fshati,e di at kengen

:çkanë dalë plakat në lëmë

ps esht gedhir andej?se ne kemi 3 sahat qe po punojme

si shkrimtare te tjer mbase me te talentuar nga isaku

s'i la sistemi, thuj...

degjo qe te qartesohemi (se shqiptar jemi ça nuk na pjell mendja) ,un as familja ime nuk kam vuajtur as jam persekutuar nga ai sistem,thjesht besonim se ndertonim megjithmend komunizmin,por kur diktatori e hoqi masken shum u zhgenjyen ,shume te tjer u vran sepse pan ate qe nuk duhej shikuar

''degjo qe te qartesohemi (se shqiptar jemi ça nuk na pjell mendja).....

mire vlla mire, po thuaja vetes kete.smiley   se kshu, goxha fantazi paske...  megjithese pak e shfrenuar, do thosha une me ndrojtje,  po nuk te mungoka.smiley

ky koment ishte per emigrantin

Sa mire e me siguri i dini do pune.....

Problemi esht se keto gjera nuk i vetem un,psh ne tiran e din pothuajse te gjithe

Ti ke pyetur gjithe Tiranen apo nje pjese te saj?Tirana ka nja 800 mije banore...sa prej tyre i dine keto qe thua ti...Shkruan me gabime te renda ortografike.Shkolle pas 90-es ne fshat,rezultate mediokre ,ne belgjike i deklaruar kosovar...

nuk e besoja se ne kete blog do kishte edhe vlersues te gramatikes,por le ta supozojm se vleresimet e tua jan te verteta,a ndyshojn gje keto (konstatimet e tua),rreth fakteve qe un kam  shkruar?

te garantoj se ne ata 800.000 banor disa kategori jan perjashtuar ca  te tjer veteperjashtohen

Nuk thuhet vleresues te gramatikes por njohes te gjuhes shqipes(vleresues shkruhet siç e kam shkruar une e ka tjeter kuptim.)Une kam bere supozime e jo konstatime,konstatime jane kur jane te verteta.pra me sa duket qenkan te verteta.Gabimet ,ndertimi qe i ben fjalise,logjika topalle tregon nje shkalle te ulet shkollimi.Natyrisht nuk do te thote asgje,por te lutem mos u merr me Kadarene,per ty them jo per Kadarene

ato konstatimet e tua jan te fameshme,un skam qen kurr ne shkoll,per rrjedhoj skam  fare shkall shkollimi ,per statusin tim ne belgjik nuk ja ke haberin fare,mos  vall keto kostatime e tua me skualifikojn per te shkruar fakte?!

qe nje nderi i madh per mua qe mora vlersime nga nje analisté

 

ai ishte nga e njejta lagje me diktatorin,dhe nuk mund te behej disident

smiley

Mos dreqin se me keto thagma ju jep material per tallje ketyre qe s'kane vuajtur fare dhe kane perfituar nga diktatura e diktatorit.

Eh sa gjera ka ndryshuar koha, po mbi te gjithe ka ndryshuar njerezit! E keqja eshte se ndersa ne bote koha u hedh gjerave e njerezve nje tis vjetersie e fisnikerie, ne Shqiperi duket sikur vetem sa u nxjerr gongallat dhe ujin e zi.

- Eh, nuk behet Fiat Uno antikë, jo. - me thoshte nje miku im italian, kur i thoja ta mbante me paster makinen. Rolls-Royce edhe po ta lesh 50 vjet ne hale, prape eshte antikë kur e nxjerr.

Te vjen keq per jeten e Zhitit,por tani per te keto kujtime le te jene pertej personales,pasi nuk mund ti ulim ne nje canak,edhe kadaren,edhe Bacen Agoll.kadareja eshte nje shkrimtar i madh,por kurrsesi nuk eshte nje Shqiptar i madh.Te pakten shume syresh e kane pikasur kaq pako gje...

Shkrimtar i madh por antishqiptar akoma me i madh 

kjo nuk est pako gje !

agjent, thone. po s'merret vesh mire i kujt. ca thone qe llagapin e cpifur e kish "gjenerali". agjent i sigurimit. nderkaq sigurimi thoshte qe eshte agjent i nje fare lui lui. lui bynyeli. ec e merre vesh. ky bynyeli thosh qe ish agjent i apolonit... nje lemsh i vertete, dicka midis reales dhe ireales. binte nje shi i vjeter, e filloi deponimin e tij pergjuesi dulle baxhaja... dhe kalldremi ndrinte dinakerisht... pas deponimit u mor vesh qe ishte poliagjent. pra, pak nga te gjitha dhe asnje.

ps. pullazet dukej sikur flisnin me vete. dicka dinin...

po ça agjent leshi,o burr,nuk kishte nevoj ai sitem per agjent halli eshte se dikujt i promovonin librat jashte ne ate qe e quanin bote armike ,dikujt tjeter qe i gjenin ne nje cop leter ndonje poezi e fusnin ne burg,jo se mos kishin frik se ai do rrezonte regjimin,( e si munde te rrezohej ai regjim me poet apo mesuesa?! )por qe te nxirrte krom ,te realizohej plani perndryshe "bleresit e kromit"  do reagonin ashper,,,,,,,,

kishte diça te koklavitur ne ate sistem ,qe disa e quajn sot me apo pa dashje absurde,te pakuptimte,,,,

halli eshte se dikujt i promovonin librat jashte

agjentet e sigurimit bashke me veprat e enverit, te botuara ne libra luksoze me lekure krokodili dhe shkronja floriri dhe me nga nje mikrochip qe ishte i supozuar te zgjonte lexuesin po ta kish zene gjumi - kjo realizohej nepermjet nje releje: nqse faqja nuk shfletohej per me shume se 35 minuta dhe as libri nuk mbyllej, atehere binte zilja butesisht; else, no zile - pra krahas ketyre kodikeve te llojit te vet qe do nderonin cdo biblioteke shtepie vetem nga luksi i formes, regjimi nxirrte fshehtas me valixhe te pakontrollueshme diplomatike edhe libra te ismailit. Ne cdo 3 shkrimtare ne shqiperi, njeri shkruante po aq mire ose me mire se kadareja. por regjimi, sistemi... si dhe  ... ketu shkel syrin ne menyre konspirative dhe peshperis: si dhe fakti qe ata te dy jane nga gjirokastra... shshttt, do na marresh ne qafe te dyve, ule zerin... por edhe ti afroje edhe me veshin, ngjite ngjite krejt... pra gjirokastra... promovimi, vite te vegjelise i usheheqesit ishte ku e ku me lart se kronika ne gur e tij, por c'po themi, udhehqesi eshte i tjeshte, le te botohet ca edhe ai tjetri, mesohet te kete thene qe nga driloni... por te vijme tek puna e palodhur e propaganduesve te letersise shqipe ne seksionet gjysem ilegale te kultures qe buisnin nga puna ne cdo ambasade shqiptare, ne bore shi e ne akull, ata me valixhet ne duar ecnin drejt stepave per ta cuar fjalen e librave te ismailit dhe levizjet burrerore te ansamblit te kengeve dhe valleve popullore ne cdo izbe e turban. Kerkonin te huajt edhe libra me vargje te fatos arapit, qe ishte poet prej verteti, e ke parasysh ate "un i shoh ter urat"?... por c'thame, afroje dhe me veshin... gji-ro-kas-... lere, te mora vesh, mos rreziko me duke e thene te gjithe emrin... cfare, parisi, panairet e librave? po ata ashtu kane qene gjithe jeten, ekzotika, gjerat e panjohura... prandaj... iu dukemi ne shqiptaret si Karl Mayt, Durch das Land der Sipetaren... edhe Tibeti me i afert... si dhe propaganda e pandalur e komitetit qendror, radio tirana, vera zheji dhe andon mazreku... per te permendur vetem pak, per te mos kaluar tek kritika shqiptare qe mahniste koleget e huaj, emrat e medhenj te kallullit, ucit, brahimit...

FERRA

Në një pyllë,
Të bukur,
Plot me llojshmëri,
Drurësh shtatlartë,
E livadhe me lule shumë ngjyrshe,
Mbiu një ferrë plot gjemba,
Rrënjë e shtat filloj të hidhte.

Dhe kjo ferrë,
Po rritej,
Rrënjët shtrinte nëpë tokë,
Lastarët sajë
Që si zvaranikë kacavirreshin,
Drurët shtatlartë,
Filloj ti gllabërojë.

E pushtoj kjo ferrë,
Gjithë hapsirën e pyllit,
Me lastarë, gjemba e rrënjë.
Po shtohej si fara e hithrit,
Drurët shtatlartë,
Filluan të rënkonin,
As rrezet e diellit nuk po depërtonin.

Të gjithë,
Ata drurë shtatlartë,
Që krye ngritën,
E kësajë ferre guxonin,
Ti bënin ballë,
Ju zinte fymën,
Me lastarët zvaranikë gjembaçë.

Kishte edhe drurë,
Që ferrës i thurnin hymne,
U shëndruan në shkurre,
E ferrës i rrinin në h

ije.

O zot,
Sa ferrë e trishtë,
Fara e sajë,
Kurrë mbi tokë mos mbiftë........

Mati

Ajo far ka hedhur rrenj aq fort qe tani shfaqet ne forma moderne ,shikoji ketu 

Si komentojne !,jane modifikuar gjenetikisht,edhe pse po kalojn gjysmen e jetes ne EU /USa nuk shkeputen dot nga rrenjet e tyre 

historia e visarit eshte shume e dhimbshme. Si te gjitha historite e atyre te rinjve te talentuar qe ju keput e ardhmja brutalisht nga nje regjim i cmendur qe i dergji burgjeve.
Absurdi eshte pak per te pershkruar ate cka i ndodhi atyre te pafajshemve.
Respekte.

smiley

te mira i ben komentet, por nuk di pse shoh nje rreshqitje drejt komformistes. them esht e perkohshme. ose me duket mua, xhanem. c'kemi asaj france? smiley

emo, iku 'radikalizmi' me dimrin. Me ngrohjen e kohes ngrohet dhe temperamenti smiley
Franca mire, vecse na mbyti fushata elektorale. Nuk shtyhet mo, shume e kulturuar, na ka marr malli per pak vulgaritet si nga 'fshati' jone smiley

ku ta ket them dhe une! Cheers!

Na lodhen koken, me gjithe mend keto historite e te zhgenyerve dhe spiuneve..Jane kthyer me bajate se ato zarfat e sheqerit mbi tavolinat e kafeneve shqiptare. Dihet boterish qe asojkohe,te gjithe "ne rresht" ishin ne sherbim te sistemit, ata qe i zinte lapsi ishinthjesht "kolateral", dhe c'dokush do lante duart me ata qe te mbijetonte. Besoj se dhe Visari po te ishte ne vendin e Kadarese te njejten gje do bente. Nuk dua te mbroj Kadarene ketu se edhe ai eshte "mitizuar" pa-merite nje si disident, ne nje kohe kur dihet boterisht fakti qe Shqiperia ishte i vetmi vend pa disidente.Mungesa e disidenteve e cila solli riciklimin e plehut dhe vazhdimin e historise e dime fare mire...

edhe ai eshte "mitizuar"

kadareja do mitizohet vetem po te njihet tamam. nga shqipot po them.

 

 

Te shprehem nga ana artistike, eshte mitizuar gjithandej nper bote, dhe e meriton se eshte kolos...

Por ai manteli "bajat" i disidentit duhet hedhur ne kosh gjithashtu smiley

Kadare kurre nuk ka veshur petkun e desidentit .Gjithnje ka thene me mjafton ,jam shkrimtar...Desident ose jo kane qene polemika ne kurriz te tij.

Ne kujtofsha mire Blendi Fevziu e pyet ?A ndiheni se E Hoxha ju ka mbrojtur?Po ,po kunder kujt eshte pergjigjigjur ai?Enveri e ka mbrojtur ngaEnveri????

Mua me pelqen shume Zhiti...Me gjithe ç'ka kaluar ka nje qetesi te brendshme te jashtezakonshme.Emeton miresi .Nuk ka rabbia per niente...Me duket gati si At Pllumi

Pse e kom pas dite qe Visar Zhiti ka qene i brezit te Naimit Samiut dhe Avdylit?

Sa i bukur pershkrimi qe i ka bere Edi Rames. Duket se kush ka qene demokrat dhe kush ka qene komunist qe ne ate kohe. 

Po direkt ne fund vajte? Nuk ta ndjeu te thoshe ndonje llaf fjala vjen per nene zezen qe bridhte rrugeve duke kerkuar qofte dhe vetem nje fjale te mire per te birin? Keep tweeting

Shume i bukur shkrimi, e lexova dhe rashe ne mendime, po sikur mos te kishte qene ne burg Visari do kishim lexuar valle nje shkrim te tille?!

Do kisha preferuar te mos lexoja nje shkrim te tille....

Atmosfera qe percjell nenen duke shkuar "dere me dere" se mos shpetonte te birin eshte shume e vertete. Dikush qe nuk e ka perjetuar (them kohen, jo "vakine" ) mbase nuk mund ta pervetoje teresisht. Mua per vete me futi nje zymti ne shpirt. Shqiperia eshte vend i vogel sa qe makina e verber e shtetit te mbetet ashtu sikunder eshte e supozuar te jete: impersonale. Dhe me duket qe eshte kjo perplasjes midis verberise se makines shteterore (sigurimit me kete rast, ndoshta nder segmentet  e pakta, mos i vetmi, qe punonte me nje ajer prej shteti) dhe mardhenieve njerezore, lidhjeve tribale, fisnore, tarafit, miqesive etj, e cila i jep atmosferes se kohes ate ngjyre te pangaterrueshme fataliteti. Qe nqse nuk e ke jetuar vete, edhe si spektator, ne moshe te re, s'ka rendesi, thjesht te kesh qene i pranishem, nuk mund ta marresh asnjehere te plote. Sugjeroj qe pjesa me nene te mos lexohet para gjumit. Une e bera ate gabim.

Te shkretet prinder shqiptar!!! Dikur, kur djali qellonte allcak, ikte firar, kishte shtrengime padiskutim, por kishte edhe nje fare perkrahje popullore, nje fare nderimi madje, dhe te jetuarit ne arrati, sado e reziksme ishte nje opsion. Atebote kishte duk edhe trimeria. Kurse per kohen qe flitet, keto nuk ishin te mundura, ABSOLUTISHT jo (ndaj edhe prrofkat per kerkese disidence reale jane out of the question), ne ate kohe nuk te kish duk as trimeria, asgje, plus qe mbi shpatullat e atij qe "e luante bishtin", ose "lehte" <<-- ky ka qene zhargoni, binte edhe pesha e padurueshme e "marrjes me qafe" te familiareve dhe te afermve, qe ne fakt nuk kishin pse te paguanin aktet a dikujt tjeter, qofte edhe vella apo bir.

Nqse ka dicka qe me shume me ka hidhtesuar shpirtin pas instalimit te regjimit post-monist, ka qene pikerisht moskujdesja e pafalshme dhe e pabesueshme per ate gjenerate.

Ne u befsha mbare, librin do e lexoj. Kam besim tek Zhiti (nder te paktet, mos i vetmi; uroj t'mos zhgenjehem).

"Në sheshet e kryeqytetit mbanin dhe portretet e mëdha të Ismail Kadaresë dhe të Rexhep Qoses."

Kur lexova keto rreshta ne mendje me erdhi nje mendim. Si ka mundesi qe protestat paskan nisur kaq mbare? Ku, pse, kush i transformoi ne korre idiote Sali Berisha-Sali Berisha dhe dy gishatat lart si gomere??? 

pallati i endrrave eshte botuar ne 1981.

ti diskuton artikuj te shqiperia sot te tre viteve me vone?

nuk di, a e kupton cfare mega-gjeje gjigande, eshte pallati? jo? OK, lexoje prape, deri sa pergjigjia te jete "Po". Se jane kushtore punet. Kur te kemi kaluar maloren e Po-se se pare, atehere trajtojm po deshe edhe pse botoheshin kta artikujt si ky, si dhe cfare do ndodhte nqse artikuj te tille nuk shkruheshin nga autori.

Shnet e t'mira.

 

Të përqafoj,

Ismail Kadare

Paris…....

E, mire qe i shkruan keto o Visar! Te ka vleresuar dhe Kadareja, por te gjitha keto jane ..pas pilafit.Histori e ribere..........

Pyetja eshte:ku ishim ne te tjeret kur njerezia denoheshin kot?

Problemi qe shoh me njerezit e thjeshte qe kane jetuar ate kohe eshte se nuk ndjejne asnje pike faji apo pergjegjesie per ate c'ka u ndodhi bashkeqytetareve te tyre.

Flas edhe per veten time ne kemi pas ne familje kusherinj te dyte te mbetur pa arsim te larte megjithese mbaruan gjimnazin shkelqyeshem .faji i tyre i vetem ishte se kishin lindur 20 vjet pasi gjyshi i tyre ishte pushkatuar si ballist.Asnjehere s'ua mbyllem deren ,na vinte keq por ''ja qe keshtu jane rregullat''.asnjehere s'na shkoi ndermend te ngriheshim e te protestonim  qe keto jane rregulla te gabuara.

si i thone asaj fjales"kur erdhen te merrnin cifutet une s'e ngrita zerin sepse nuk jam cifut", kur erdhen per komunistet nuk  foola sepse nuk jam komunist e keshtu per te tjeret.kur erdhen per mua s'kishte mbetur njeri te membronte.

asnjehere s'na shkoi ndermend te ngriheshim e te protestonim  qe keto jane rregulla te gabuara.

proteste?

pa he nje here, se u bona kurioz. ja te kthehemi pas ne kohe dhe ta zeme se jemi me mendjen e tanishme. Te themi eshte viti 1983. Dhe iu shkoi mendja me bo proteste per kusherinjt qe s'u dilte shkolla...

nga ketu topin e merr ti. vazhdoje se vertet me intereson te di si do ishin zhvillu ngjarjet. smiley

 

po te ngrinim te gjithe zerin edhe komunistet nuk do te shinin aq kollaj.megjithate nganjehere edhe aq shume s'duhet ta rendojme veten se ja sot vriten njerezit perpara kamerave dhe vrasesit votohen ne pushtet.

po te ngrinim te gjithe zerin

pikerisht per kete ta thashe; "te gjithe dhe njekohesisht". e kam menduar sa here: pushteti ne te vertete eshte enrgji organizimi. ka shume vende ku te themi 75% e popullsise nuk jane dakord me regjimin. E megjithate regjimi vazhdon. Pse, e pyet robi veten. aty shumica nuk e dua. Dhe pikerisht nga kjo: se regjimi permes ushtrise e policise e ka ne dore te coje njerezit e vet "te gjithe e ne nje kohe" per te ushtruar forcen diku. Ndersa populli nuk e ka ate lloj energjie (e cila duhet per te mposhtur kaosin dhe drejtimin entropik). Ne rastet e rralla kur ajo energji ngrihet, kemi ate qe e quajme situate revolucionare (si 91 apo 97).

Ose psh po te marresh edhe banken me solide dhe me te shendetshme ekonomikisht; sikur gjithe depozituesit te vinin ne nje kohe per te terhequr depozitat, falimentimi do ishte pune ditesh.

ne kohen e enverit, sic jam i sigurte qe e di, protesta ishte e pamundur. thjesht do cohej dikush ne spac me teper. enveri ishte jashtezakonisht i kujdesshem qe te mos lejonte asnje hije per organizim, e mbyste qe ne veze, madje mbyste edhe halucinacionet e veta.

ne kohen e enverit, sic jam i sigurte qe e di, protesta ishte e pamundur. thjesht do cohej dikush ne spac me teper. enveri ishte jashtezakonisht i kujdesshem qe te mos lejonte asnje hije per organizim, e mbyste qe ne veze, madje mbyste edhe halucinacionet e veta.'

te mos shkojme shume larg shih lindjen e mesme me diktatore jete gjate ne pushtet qe benin cfare te donin me populli.mirepo u desh nje shites ti vinte flaken vetes popujt e vrane friken dhe me protesta bene brenda disa muajve diktatoret iken ose jane ne prag te ikjes.

me sa mbaj une, ne kohen e enverit nuk ka pasur kurre situate revolucionare. te themi deri ne 87-88.

Ajo qe me te drejte e quan "energjia e sistemit" nuk vinte nga policia apo ushtria (depo armatimi kishte cdo fshat e cdo ndermarrje) por nga Pjesa Fanatike. Policia ishte sa per forme, kurse ushtria ne ate kohe nuk guxonte te dilte nga garnizoni.

Eshte turma e fanatikeve (qe perbehet nga servila dhe te verber) ajo qe te merr me qafe ne cdo lloj diktature. Nuk eshte asgje policia me uniforme apo sekrete, perpara nje turme lincuesish. Nuk ka asnje lloj alibe apo logjike qe te shpeton nga nje turme lincuesish. Keta ishin forca e sistemit dje dhe sot. Sikur te behet nje bilanc se kush ka marre me shume njerez ne qafe Sigurimi apo Organizatat Baze une nuk do isha shume i sigurte per "fituesin".

Prandaj ai sistem qendronte ne kembe edhe kur ishte kalbezuar deri ne palce, derisa e shemben vete arkitektet.

Prandaj dhe PD e PS si bija te denja te PPSH qendrojne te patundura nen udheheqjen e Usta Hajvanit megjithese shumica derrmuese i urren. 

Turma e Lincuesve! Dje keta te internonin apo burgosnin sot te lene PA BUKE! Keta jane energjia e sistemit.

nje kusheriri i babait ishte gjeneral,menjehere pas vrasjes se M.Shehut,i erdhi radha dhe atij si kuadro duhej spastruar ,e arrestuan (nuk e di nen çfar akuzash por keto s,kan rendesi)ne fillim prokurori kerkoi pushkatim,nuk e di si rrodhi ngjarja e denuan me  burg,(doli i gjall ne '90 )babai im nuk guxonte ti shkonte per vizit ne burg e di ti persen,familja e tij u interrnua diku ne lushnje,

natyrisht qe kishte komunist,prokuror,sigurimsa,hetues,dipllomat te ndershem edhe athere,por kur keta te fundit kuptuan qe misioni i diktatorit ishte shfrytezimi i shqiptareve per llogari te  huajve,dhe jo ndertimi i atij sistemi qe propagandohej,filluan te peshperisnin te leviznin majtas -djathetas  dhe pastaj i gjeti ajo qe i gjeti !

 

Kur ka vrare veten M.Shehu nuk kishte gjenerale,nuk kishte grada.

Kjo sjellja e Edvin Kristaq Rames kundrejt operativit nuk mu duk sjellje prej  bllokmeni. Jam i zhgenjyer. Aq me teper kur Doktorri ne kte kohe u propozonte studenteve te brohorisnin emrin e presidentit Alia i cili me te njejten trimeri qe udhehoqi batalionet partizane...

Rrefimi i nenes sa i dhimbshem aq  i ngrohte e i kendshem ne origjinalitetin e vet,e gjora,me dy fjale "vjersha bente,s'bente gjera te liga"....ka treguar monstruozitetin e atij regjimi,qe kur ja tregoj miqve te mi ketu,nuk harrine ta kuptojne se ç'ka them,nuk e di a ishte gjalle kur djali i doli nga burgu,apo e njomi varrin me lotet e saj?? mos ardhte kurre me ajo kohe!!

do mendohesha shume para se te nxirrja ca xhevahire nga goja si disa peshq "te nderuar" se te gjithe te burgosurit politik paskan qene spiuna!!!!

I beri paret e pensionit ky me keto rrefimet per te shkuaren e tij.

Te perndjekurit politike ti lejne ato protestat gjysmake se sdo marrin i kokerr leku nga shteti po ti vihen ketyre menyrave jo-konvencionale per te nxjerre lekt e pleqnise.

Sa pagove ti per te lexuar keto rrefimet e Zhitit?

Asi lek se skam per ta ble librin

Po atehere per cfare e shkruajte ate me siper?

Atehere leja atyre qe e blejne te flasin.

Observimin per fenomenin mund ta bej edhe pa e blere liberthin.

Ky shkrim eshte me shume vlere, por...

E si mund te "degjohet" ky shkrim, mes kakofonise se zhurmnajes e tymrave helmues qe kane 20 vjet qe bubullijne ne kete vend me "diktatura diktatori, ai kurva ai horri, qe rriste floket e hante shoket". Ne kete grope te zeze, qe zhduk cdo gjurme logjike, ka vend vetem per zerin qe cirret e per doren qe cjerr, per gojen qe kafshon e gjuhen qe peshtyn. 

Duhet te iki koha e reptileve, duhet qe gjykimi te rikthehet nga arratia qe ka marre te bishat, qe ky shkrim te gjeje vendin e vet. Deri atehere...

 

                                    Disa …  “visare”.. te  ZHITIT

 

        Ne shkrimin me siper te Zhitit, mu duk disi e teper qe ai te thoshte ato qe ka thene  lidhur me Kadarene dhe Agollin.Jo per gje, por se te gjithe e dine ne kete vend, qe ku ata e ku Zhiti.Por neise, nje te munduari edhe i falet te flasi   sikunder dhe ka fole  ky poet.Pergjithesisht  kam shume rrepeket per te munduarit e diktatures dhe i degjoj ata me shume vemendje kur tregjne… veten e trete.Zhiti  ka kohe qe po flet vetem ne veten e pare njejes.Puna e tj  ne se gjithkush perjashton mundesine e kalimit  ne ate faze te ecurise trurit, ku goja  nuk ndalet me..Nuk do t`ja uroja kete  fund askujt.

Mirepo ka nja kater dite rresht, kur po ky Zhiti, ka dale me artikuj te shumte neper gazeta, njeheresh  shkrimin e tij te radhes e botojne edhe tri te tilla.Te ishin shkrime te asaj permase, ku njerezit  lexojne me shumje shije  sa flet nje i vuajtur, nje artist, nje poet hajde de.Por them se nuk eshte keshtu.Dhe nga cilat burime nisem ne kete perfundim:

    Misteret  e shkrimit Hyjnor n`a deshmojne  vetem  tre gjendje te  botes se perceptushme.

E para gjendejen  ne te cilin ishim nden ligjin.

E dyta gjendjen ne te cilen ishim nden hir

E treat …gjendjes qe presim/qe pritet..

Gjendjes se pare i korespondon shkenca.Te dytes- dituria.

Te tretes ..perkryerja  e inteligjencies.

Bodler-thoshte:” E verteta eshte qellimi i shkences, e mira eshte qellimi i moralit, ndersa e bukura eshte qellimi i gustos, artit, i shijes.

   E duke i krahesuar keto me disa shkrime radhazi te Zhitit ndjem i befasuar  sepse ne tere kuptimin e tyre jane thjesht  “visare” ne sherbim te politikave te dites.

  Ne njeri prej tyre flsite vet Zhiti, duke molloisur se si deshi sigurmi ta bente agjent dhe ai …qendroi si hero…Dhe çe pastaj o Zhiti?Sigurimi ka qene plotesisht ne detyren e vet.

Ne nje tjeter,  Zhiti del si zbulues apo zbardhellues i nje bisede te Musa Krujes me nje tjeter ku ai mesoi “me fakte” se   Qemal Stafen e ka vrare  Enveri…Thenie qe e perserit vazhdimisht Jozefina..

Flet Zhiti gjithe kopetence per perjudha kua atij nuk i kishte lindur as emir…  i fshatit te babait

Kurse ne te fundit, e ndrit fare, kur na sjell  “fakte te gjalla” te pohuara prej vete atij se  Enveri dhe Mehmeti kane ngarkuar nje maune te madhe furrosur me lingota ari te cilat i derguan ne …Brazil. Ky Zhiti me kete thagme ja ka kaluar ku e ku  te famshmit  Xhon Megou,  te Blerimit…Ku eshte e bukura ne krijim ketu ore poet?

 Lidhur me keto “visare” te Zhitit  me duhet te shpreh keqardhejn  per derexhene ku perfundojne krijues qe vihen ne sherbim te politikes se  dites.Sepse  nuk di ku i eshte fshahur krijimi artistic, muza , ne keto shkrime….

 

 

Na thuaj pak se ciles politike dhe ne c'menyre, i qeka vene ne sherbim Zhiti?

... Politikes se kusareve, por mos fol  ne shumes ti!  "na thuaj  pake.."

Cila eshte kjo politika e kusareve dhe si i'u sherben Zhiti?

Alba226

Pyetje me vend ke bere, por me me vend do te ishte qe kete pyetje tia beje Z.Zguraziu ketu ne kete teme dhe ndonje tjetri qe kur Kadareja te pakten indirekt bente dicka dhe percillte nje mesazh jashte territ... keta qe sot duan qe Kadareja te kishte vdekur qysh atehere, keta ku ishin? Keta c'bene? Dhe mbi te gjitha perse donin qe edhe Kadareja te vdiste si te tjeret, te cilet per hir se te vertetes nuk u vrane per ndonje disidence ndaj sistemit, jo, por kot, per spiunlleqe e me the e te thash....Perse kjo urrejtje dhe ky vrer ndaj gjeniut te letrave shqipe? Perse? Sepse spati guximin ti fuste vetes te vet nje plumb mbas koke per HIR TE BUDALLEKUT APO DASHAKEQESISE TE BUDALLENJVE? 

....Perse kjo urrejtje dhe ky vrer ndaj gjeniut te letrave shqipe? Perse? Sepse spati guximin ti fuste vetes te vet nje plumb mbas koke per HIR TE BUDALLEKUT APO DASHAKEQESISE TE BUDALLENJVE? 

1)shkaku kryesor eshte zilia.kur diktatura ishte e forte ziliqaret e akuzonin per borgjez ne menyre qe diktatura ta kridhte brenda.

kur diktatures filluan ti binin dhembet te njejtet ziliqare filluan ta akuzonin per shkrimtar oborri.

2)vete kadareja me qendrimin e tij ka qejf te jete ne qender te vemendjes ne vend qe te jete me i sinqerte me te tjeret e vetveten ne raport me komunizmin.Pak a shume si d agolli i cili pohoi se besoi me sinqeritet ne komunizmin po doli qe ishte rruge e gabuar dhe njerezia ia bene hallall e s'ia ka hedhur njeri ne sy me perjashtim te edison ypit ,fahri balliut e ndonje tjetri.

kadareja ka 20 vjet qe rreket ti mbushe mendjen botes sa e ka urryer komunizmin e terci e verci.Tani qe ai erdhi ne njefare konfrontimi kjo eshte e vertete por metamorfoza e tij erdhi gradualisht si pasoje e kontakteve me europen jo se ishte me i mencur nga ne te tjeret po ai kishte mundesine te shihte dynja me sy e te bente krahasimin.ne te tjeret sidomos ata  te lindur e rritur ne ate sistem nuk kishim pare me mire apo ndryshe  e nuk mund te kuptonim pocaqine ne te cilen jetonim.Ne rinine e tij dhe ai si shume te tjere ka besuar ne komunizem kete ta mbaje ai dhe ndonje turp nuk eshte se komunizmi atehere ishte ideja e se ardhmes ashtu si jane globalizmi apo bashkimi europian sot.

Komunizmi sidomos lufta e klasave eshte nje njolle ne ndergjegjen te gjithe neve.Shoqeria kur u lejua liria e fjales dhe pjesa e persekutuar filloi te tregonte anen e saj te historise u zu ngushte per paburrerine , indeferentizmin e saj qe lejoi te beheshin gjithe ato thagma mu perpara syve te saj.Ne kete kontest emri i kadarese dhe akuzat ndaj tij jane nje alibi komode per te qetesuar ndergjegjen duke e akuzuar ate qe s'beri ate qe ne te gjithe duhej te benim.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).