Një poet u lexon vjershat e tij të verbërve.

Nuk e kish menduar se do të ishte kaq e vështirë.

Zëri i dridhet.

I dridhen duart.

 

E ndjen se si çdo fjali

i nështrohet provës së ferrit.

Vjersha duhet t'ia dalë vetë.

pa drita, pa ngjyra.

 

Eksperiment i rrezikshëm për yjet e poezisë,

agu, ylberi, paqëndrueshmëria e reve,

ndriçimi i neonëve, drita e hënës,

shkëlqimi i argjendtë i peshkut në ujë,

fluturimi i heshtur i shkabës në lartësi.

 

Poeti lexon - është tepër vonë për të mos lexuar-

një fëmijë me bluzë të verdhë në një livadh të gjelbër,

të panumërtat çati të kuqe në fund të luginës,

vorbulla e numrave mbi fanellat e lojtarëve,

një grua pafundësisht e zhveshur nga e çara e një porte.

 

Do të donte të heshtte - por është e pamundur-

shenjtorë rreshtuar mbi portikun e katedrales,

nojmat e lamtumirës këmbyer nga dritarja e një treni,

xhamat e mikroskopit, afet e një unaze,

kinemaja, pasqyrat, portetet në album.

 

Por të verbrit janë shumë të sjellshëm,

gjithë takt dhe zemërgjerë.

Dëgjojnë, buzëqeshin dhe duartrokasin.

 

Madje njëri prej tyre i afrohet poetit

me një libër në dorë të hapur së prapthi

për t'i kërkuar një autograf të padukshëm.

 

4 Komente

shkëlqimi i argjendtë i peshkut ujë

Po kjo? Lapsus i autorit te jete valle? Perkthim i gabuar? Apo autori e ka ditur gabim emrin e blogut? 

një grua pafundësisht e zhveshur nga e çara e një porte

smiley

Lapsus i kujt eshte ? i autores Szymborkas ? ne qofte ashtu,i tille le te mbetet.Sepse eshte me mire per te gjithe Peshqit,me qellim qe te gjithe le t'a dime se askush ''ndofta'' nuk eshte aq i persosur ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).