Nese dikush do te donte te realizonte nje reportazh mbi cfare mund te beje nje grup njerezish ne Berat, ku do te shkonte? Qellimi eshte te dokumentosh ne video zonen e Beratit permes pese elementesh, njerez, natyre, histori, kulture, ushqim. Ne mendimin tim, eshte e rendesishme te shmanget shtegu i zakonshem turistik, kala, muze, muze etnografik. Duhet te kete nje Berat tjeter qe ne qe e vizitojme nga dy a tre dite maksimumi cdo here nuk e njohim.

96 Komente

Ku duhet shkuar patjeter kur je ne Berat?

Lushnje smiley

Sorry, but could not resist the temptation smiley

Per ca si qysh tek videon?

te shtëpia e Cekes. smiley

 

Bledi ,sinqerisht ,nese do t'i shmangie Beratit ,kalane ,muzete ,kishat... nuk e di per cfare tjeter duhet te vesh ne Berat ,per dy-tre dite.

Mbase,per te pire kafe me beratas.

Pikerisht, prandaj e bera pyetjen venus. Cfare ka tjeter per te pare/bere ne Berat, apo rreth tij?

Kalaja, muzeu etnografik, muzeu i Onufrit jane patjeter terheqja kryesore, por per nje alternative une do filloja me lumin, kanionet.  http://www.albrafting.com/SQ/galeria/galeria-nr1

Anonim tek Cobo na presin te shtunen per darke.

 

Per kanionet duhet te vesh ne Skrapar besoj ,se atje jane fantastike.Une vete nuk kam vajtur t'i shoh,por kam pare nje dokumentar rreth tyre dhe jam mahnitur . 

Te kantina Cobo ?smiley Kujdes mos dehesh!

vizito patjeter ish kombinatin (legjendar) te tekstileve.smiley

populli do ti kendonte: o Berat ce pate fat,kete goxha kombinat.smiley

Mali i Shpiragut do ishte nje mundesi e miresmiley

....por ia shkulen guret e shkronjave ,se ishte mjaft interesant per ta paresmiley

Parrulla me e vecante qe gjendesh ne Shqiperi.

 

 

ne ujevarat e bogoves thom u smiley

 

Ku i bie mesi?

Mund te thuash sa le rrethin e Beratit ,keshtu posmiley

pasi kalon Poliçanin,rruges per Ckraparsmiley

 

Po pra,po Policanin e kap Skrapari,jo Beratismiley

Deri ne Mbrakull eshte Berati,pastaj.......

jallah me venuse,ku mbaj mend gje une,kam qene e dehur...me rinismiley

 

S'ke faj ,se ne zonat tranzite ,te ngaterrojne targatsmiley

Kete fundjave organizohet nje udhetim andej nga kanionet e Skraparit.

Olso, ku i merr vesh keto lajmerimet? Na hudh noj faqe per noj aktivitet nga shtatori.

Per te gjithe te interesuarit:

Pershendetje miq!

Ju kujtojme edhe nje here aktivitetet qe do te bejme kete fundjave 31 mars - 1 prill:

1- Udhetim ne Valbone, 31 mars-1 prill.
Cmimi: 5500 L/person (transport,fjetja me mengjes,guida)

2- Rafting ne kanionin e Osumit, 1 prill.
Cmimi: 50 EUR/person (transport,rafting,guide).

3- Ngjitje ne malin me Gropa (Menceku i Shenmerise,1827 m).
Cmimi: 1500 L/person (transport,barbeky, guide)

Prenotoni: info@highalbania.al, fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232.
Ps: Programet e plota te secilit aktivitet i gjeni ne linqet e postuara me poshte.

Faleminderit!

kur t'ju dale ujku para ta shifnismiley

E kam bere une ne 2009-en (mberritja tek ura e varur, jo ate te kanioneve dmth). Organizuar nga Alketi (Islami). Filloi nje shi i papare, lumi lum. Ishim te paret por erdhi urdhri nga "lart" qe duhet te fitonte vajza e drejtorit te bankes Amerikane ne Shqiperi, kshq ndaluam nja 30 minuta buze lumit duke bere llogje smiley

Eksperience e bukur gjithsesi, apo s'na e shtruan tek Zamo me mish e vere.

 

Ishim te paret por erdhi urdhri nga "lart" qe duhet te fitonte vajza e drejtorit te bankes Amerikane ne Shqiperi, kshq ndaluam nja 30 minuta buze lumit duke bere llogje

S'mund te mungojne meskinitet edhe ne mes te asaj mrekullie.

Une do kisha fituar nga inati. smiley Jam klient i Credins, fundja...

Une vij nga ajo zone, keshtu qe mund te jap disa "tips"

Perballe kalase kur merr rrugen per ne Skrapar eshte nje mal i bukur i mbushur me pyje te dendur: Ne maje eshte nje pike turistike qe quhet "Sheshi i Derrave"....Panorama prej atje eshte fantastike.

Per restorant te sugjeroj Restorant Hotel Castle Park ne Drobonik..(ke rrapi ku martua Skenderbeu)

eshte sheshi i "dosave", dhe sipas legjendes aty eshte martuar Skenderbeu.

 

Weee cfare shikimi te mprehte paske smiley

Blend,

Kuçove is really nice.

Te sugjerosh te shkosh.

Bulevard i gjelberuar dhe puse nafte mes pallateve qe jane duke i rregulluar, ne nje ide per ti kthyer ne objekte interesi per tu pare nga turistet.

Nje nga qytetet me te paster, te them te drejten, dhe shume gjelberim sic e permende...Gjate veres laheshin rruget dy here ne dite me autobot  smiley

Fiks si Palm Avenue ne Hollywood!

Kucova - Hollywood-i i Shqiperise.

Ka goxha gjelberim vertet dhe eshte i paster.

 

 

O Berat ce pate fat
Blendin megjithe a-p-a-r-a-t

dhe thuji te mos kthehet me dur bosh.

te na sjelle ca monblan, dhe ca nga ai suxhuku (tip llokum me shume arra e kam llafin)  i papame qe shitet me metra smiley

Sa per veren e çobos, une per vete sdu smiley

Po nisemi. Shume faleminderit, jeni njisha. Ne rast se do na e mundesoje mosha e internetit, ndonje klip te shkurter mund ta hedh ne youtube kete fundjave. 31 mars jemi ne Skrapar/ujvarat/osum/rafting.... uji na sjell prane Beratit, na pret aty kantina Cobo. Te dielen qyteti/kalaja/muzeumet... mendoj nje nga gjerat per tu pare ne Berat jane beratasit. 

"mendoj nje nga gjerat per tu pare ne Berat jane beratasit."

 

nga bemat qe kane lene keto 20 vjetet e fundit i bie qe te jene me bisht. Sigurisht nje atrakcion i vecante! smiley

P.S. Na posto edhe ca pamje nga qendrat e banuara se ato gjoja piktoresket qe i fotografojne para-prapa e me fotoshop i kemi me bollek neper internet..

e cfare qenkan keto bema qe  paskemi bere, more kevinjon ?

tutoret me te medhenj, mbushja e semaforve me bollek kurvash beratase, vrasesit e bandat me fame te 97-tes....  do me per belul-beratasin ti?

P.S. Une preferoj realizem dhe jo makiazh diletantesh.

O Kev,tani ti besoj dhe e di se  ke akuzojne si shkaktare beratasit, per te gjitha keto ,apo jo? 

Ka qene demokrate ai ,qe i futi ne rrugen e gabuarsmiley

kot qe ju futa muhabetit, ju skeni idene e ballafaqimit e sju pelqen nje mendim i kundert, ju djeg. Keni ngel po ajo tufe qe ju lashe... genjeni veten me makiazhe "pasqyre, pasqyre kush eshte me e/i bukri lagjes"...

beratasit jane vetem tutore. 

nuk eshte se eshte ndonje gje e mire kjo por nuk ju jep juve te drejten te hiqeni si me te mire dhe te perfshini te gjithe beratasit.

paragjykimi eshte semundje e rrezikshme , nese vazhdohet keshtu shqiptaret kurre s'kane per tu bashkuar..

po cfare paragjykimi o faledi, jane gjera qe i kane bere vete dhe ashtu konceptohen si popull, koka be koka peso! pse ore ti thuash nje krimineli e njeriu te ulet qe je kriminel paragjykim eshte? Une vecse banalizova nje thenje te Blendit qe tha sikur te ishte politikan qe do ndonje vote ne Berat: "gjeja me e mire ne berat jane beratasit" kaq! Blendi ta mbaje "paragjykimin" tim sepse ja fut kodra pas bregut sikur ja plasi turistit te shohi Beratas... Nuk jam kunder marketingut te qyteteve te shqiperise por jam kunder deformimeve delitantiste te realiteteve me ndjenja te partiotizmit provincial...

nuk po te kundershtoj per ate qe beratasit kane bere , por thjesht doja te te thoja qe jo te gjithe jemi njelloj. edhe une  kam studjuar jashte vendit dhe kur prezantoheshim ndjehesha i paragjykuar ne fillim derisa njihnim njeri-tjetrin. nejse kjo eshte si filmi ' gjithe fajin e ka parajsa".

faledi, ti bravo te qofte qe qenke rob zoti por sipas parantezes i bie qe prej teje une te "paragjykoj" se te gjithe beratasit jane shembullor? Te kuptohemi, une nuk kam gje kunder beratasit sepse fundja fundit nje soj eshte ne te gjithe shqiperine por jam kunder marketingut te fallsifikuar pa rrekur edhe anen tjeter te medaljes. Kur te rrokesh beratasin ne nenkuptojme edhe sjelljen e shemtuar qe kemi degjuar/perjetuar. Ose shkruaj per monumente e peisazhe o bejme analizen sociale. Te dyja nuk shkon se del huq, ashtu sic e shtjellova une. Jemi ne nje bllok shqipta dhe nuk te lexon asnje i huaj, prandaj kur behen debatet brenda perbrenda nuk mund te mos themi edhe ate qe na vret ndergjegjen a e dime me mire.

po ca po thoni, berati eshte mbushur ter katunar. c'atraksion jane beratasit tashme mqafsh smiley

dhe meqe dikush e permendi pa dashur, beratin nuk e prishi Gone Musarai..

Ky eshte nje projekt qe une dua ta nis, meqe ra fjala. Idea ime eshte t'i nxjerrim kamerat nga studiot dhe te shkojme bashke me to ne vende te ndryshme te shqiperise, per te bere "kartolina televizive" origjinale... bazuar tek njerezit, tradita, natyra, ushqimi i zonave. \ky nuk eshte projekt ojf-sh apo ministrish. Eshte e gjitha nisme private (me shprese komercialisht e levrueshme).

Kur te shkuaj heres tjeter do jete nga Castle Park.

Ne Castle Park eshte vertet bukursmiley

Blend interesohu te gjesh harten turistike te Beratit.Ja c'gjeta:

 

Çfare përmban harta ?

Lagjet Muzeale janë të ndara në tre pjesë dhe për çdo pjesë janë përcaktuar pikat me interes, shoqëruar me numrat korrespondues dhe fotot përkatëse. Për herë të parë tregohet në një hartë publike  zona e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe kufijtë e saj. Legjenda është lehtësisht e lexueshme dhe përmban oraret e Muzeumeve ,Galerisë së Arteve, Monumenteve të vizitueshme dhe pagesat përkatese. Gjithashtu edhe informacion praktik mbi vendet ku turistët mund të gjejnë  guidat përkatëse. Ka një informacion mbi mënyren sesi mund të arrihet në Berat nga aeroporti dhe portet e vendit, vendndodhjen e hoteleve, restoranteve, vendet e parkimit, stacionit të autobuzave dhe të taksive, pikat e internetit, telefonisë, si dhe informacion mbi  Zyrën e Informacionit Turistik.

Një pjesë të konsiderueshme të saj e përmban përshkrimi i qytetit, elementë të historisë së tij, përshkrimi i tre lagjeve muzeale, artit ikonografik dhe kodikët e Beratit. Informacioni është përgatitur në gjuhën angleze.

Harta e re do t’u shpërndahet vizitorëve gjatë muajve në vazhdim në Zyren e Informacionit Turistik.

Një ndihmesë të veçantë për hartën kanë në veçanti Z. Stephan Doempke – ekspert i turizmit fillimisht ne zyrën e PNUD dhe më pas pranë Organizates për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës i cili ka punuar me profesionalizëm për çdo element të hartës,  Z. Edmond Lekaj – hartograf , i cili përpunoi hartat , Z. Alket Islami –fotograf i cili bëri të mundur foton ajrore të kopertinës si dhe specialistët e Zyrës së Informacionit Turistik pranë Bashkise Berat

http://www.bashkia-berat.net/

Blend, une nuk i njoh ne person, por ke ca tipa shume te apasionuar pas fotografise ne Skrapar - Corovode. Njeri emer eshte Ardian Naco. Kot sa per info kjo.

Bofshi qejf!

berati kucova jane qytete te bukura qe ja vlen ti shohesh vetem se ka nje fatkeqesi te madhe  s'ka rruge te rehatshme per te shkuar  deri atje dhe kjo fale politikaneve tane largpames smiley

Te isha si ty do shkoja edhe ne aeroportin e Kucoves. Arkeologji ushtarake.

Gjithsesi, me te pytme shkon deri ne Stamboll. Kush me mire se njerezit e zones mund te te keshillojne se cfare duhet te vizitosh.

PS: Babai i Cobove eshte ai qe ben rakine.

PPS: Na sill nja 2-3 shishe raki. Jo ball kazani.

... Edhe 1 koli vere "Puls" po s'e pate bezdi.

Nuk e di se cu be me ata avjonet se me duket se u shiten per skrap(i mori ajo kompania Serbe e perfolur me duket)..Aeroporti eshte thjesh muze tani...Hodhen miljona turqit dhe vajti kot investimi.

Sa per veren e kane prishur doren ne Berat,..E kam fjalen per veren komercjale(Cobo e co) se gjen vere te bere vete neper ferma te voga apo familje qe eshte fantastike.

Para disa vitesh vizitova nje lokal ne te dale te Poshnjes,....Gatim dhe ambient fantastik...Nje tip keshtjelle a fortese me burim uji...Po sja mbaj mend mire emrin

"Keshtjella" Art ,dhe eshte vertet lokal i bukur dhe ndertuar me shije ,por gjynah qe eshte ne Poshnje.Po te ish ne nje vend turistik,do merrte me shume vlera.

Eshte mbushur Shqiperia me keshtjella. Vende-vende shikon keshtjella 20 m2. Jane ose shtepi banimi ose restorante.

Po. Keshtjellat dolen me ne fund nga metafizika. Ky eshte ne fakt cmitizimi real i tyre. Honoraret e artikujve te qmitizuesve shkojne ne faturat e "keshtjellave" prej Lego, dhe ky quhet cikli i madh gjeologjik.

smiley Dhe te mendosh qe ka gjithe ato keshtjella prej verteti te harruara apo te mbuluara nga dheu.

ato pe verteti nuk na duhen.

a nuk e ke vene re sa bezdi e kemi ne substancen?

juaji,

Mandy of NishTulla

Eshte komplekse shume kjo gje, eshte studiuar, jane ndertuar strategji. Vetem po i dhe cdo shqiptari nje keshtjelle ku te fleje, po fundja edhe ku te shqyeje nje cope qingji, do te ruhen nga shqyerja keshtjellat historike.

Me te vertete,vendodhja nuk eshte shume e favroshme ne nje ane, por ka favoret e veta per shak te qetesise dhe privacise.

Me sa kam degjuar ka klientele te madhe si lokal, se vijne shume kliente nga rrethet.

Nuk e di. Para ca vitesh degjova qe kishte njerez te interesuar, por cmimi ishte i larte.

Vera... si vere Shqiperie mo. Nuk e bejme te mire. Po te pakten Coboja pihet. Pastaj une kam qejf te promovoj produktet shqiptare. E kam zbulu kete vere qe ne fillimet e saj edhe s'kam rreshtur se beri reklame, keshtu qe vazhdoj per inerci. smiley

Cobo ka edhe nje vecanti. Prodhon veren "Puls" qe eshte nje tip vere (e ngjashme me Trebiano-n, por me delikate) qe prodhohet nga varieteti i rrushit qe quhet pikerisht "Puls" dhe qe rritet vetem ne pjesen e ulet te Tomorrit e askund tjeter. Sic me eshte thene.

Blendi se c'ke nje 'crush' ti per Beratin smiley. Ndoshta i ben rezistence terheqjes tipike te Korces - Berati ka me pak vende per te ngrene dhe eshte me pak francez smiley.

Si beratase me takon te gjej ndonje gje per ty, mgjs kam ikur e vogel. Jam dakort me ate qe thote 'vizito kombinatin' - kombinati e ridimensionoi qytetin per ta lene me vone ne boshllek ekonomik po edhe social. Brenda social-ekonomikes, vizito ullishta po te mundesh, apo edhe plantacione fiqsh.

Vone zbulova se mu ne qender te qytetit eshte nje teqe-muze, me oborre dhe portike te bukur, ku do ta gjesh veten te perfytyrosh tufa burrash qe diskutojne dhe recitojne poezi sufite smiley.

Grupe burrash do te gjesh akoma me shumice neper kafene dhe me aq sa kam vrojtuar tani 'e rritur', keta jane tregimtare te mire. Nuk e di ku do t'i gjesh grate, vecse.

Nje histori me interes per ty mund te jete edhe bashkejetesa mes te krishtereve dhe muslimaneve, te cilet kane jetuar ne lagje te ndryshme dhe 'armiqesine' mes te cileve (me sakte antimuslimanizmin e krishtere) une e kam degjuar vetem kur ra perdja e hipokrizise komuniste.

Po pate fat, provo ndonje liko Berati smiley.

Ah, se u kujtova. Ka pasur kampe romesh pergjate lumit. Me kujtohet kur sillnin kuajt per t'i lare aty. Shiko njehere se c'behet, jane me apo jo. Lumi me kujton qe ka pas qene edhe nje uzine baterish, te cilen mamate e qytetit e perfytyronin si perbindeshi qe helmon ujin (s'e di sa e kishin mjet frike e sa kishin te drejte, ne fund te fundit lumi rrjedh).

E ke fjalen per teqene, pas Liceut Artistik dhe varrezave te deshmoreve?..Atje mblidheshin te gjithe studentet dhe hidhnin copa fletushkash dhe leke, ku shkruanin deshirat qe kishin per tu plotesuar,....Zakonisht kur kishin provime gocat, i shikoje aty smiley

Ai acari qe ze prej Kinoklubit deri tek ura e Tabakeve eshte fenomenal...Nje ere e ftohte siberjane..Edhe gjate veres aty duhet te qarkullosh me xhup..

Jo jo, kjo eshte ne mes te qytetit - tani me vjen e turbullt, se ngjitur me 'axhensine', se rreze rruges per kala (afer Portes se Pashakos), nuk jam e sigurt. Me ngaterron kalldremi. Si femije nuk e kam vizituar asnjehere. Ndoshta s'ishte muze, kushedi per cfare perdorej.

Po kjo lagjja ku eshte shkolla e muzikes (s'e dija qe ishte lice artistik) si quhet?

Lagja e Kinoklubit quhej, (lagja midis 6kateshit dhe Magalemit) Ku ndodhet Liceu artistik"Ajet Xhindole"..Kjo tip teqeje, varr i shenjte qe flas une ishte tek kthesa, ne fund te varrezat e deshmoreve qe fillonin megjehere pas Liceut artistik. Kam studjar tek Liceu i Beratit smiley

 

Falemnderit per informacionin. Kinoklubi me ngacmonte kuriozitetin, thoja 'kushedi c'filma jepen aty, ndoshta behen edhe filma'. Kur shkova me ne fund ishte krejt qetesi, burra, tym duhani, asnje film.

Kam qene njehere edhe tek shkolla jote per nje recital femijesh. Ti duhet te kesh studiuar art figurativ, une njoh vetem ca mesuese pianoje (Mira dhe Meri) smiley.

Ti po flet per tyrbe. Ki kujdes se te shau Hatibi smiley. Teqeja qe them une eshte e madhe, me disa godina, me oborr te madh.

 

kinoklubi ka qene (nuk e di eshte me), vendi ku mblidheshin ter horrat e beratit dhe ter cubat qe mereshin me pislliqe. gjithmone ka pasur nje sharm te vecante smiley

Ah ai kinoklubi...Sa leke kemi harxhuar ne bilardo konjak dhe ponc (ky i fundit ishte ca ne mode andej nga 95)..Vite te trubullta..

Ato te pjanos vetem si fytyre i njihja(une isha per figurative Pikture&Grafike), se muziken i kishin degdisur tek ajo godina e vjeter ngjitur shkolles qe i perngjante stallave te kooperativave. Ishte diskriminm te them te drejten per muzikantet, por ajo shkolle nxori muzikante te zote qe kane bere emer sot.

Kevinjon, kur nuk e di nje gje ben mire te pyesesh. Kemi nje Belul ketu tek peshku dhe po t'ia kerkosh, ta shpjegon ai se c'dmth 'doni me per Belulin?'.

O Blendo boj kujdes ore se ka ca syresh qe ta kerkojne. Po te thane hajde dalim njeher andej nga Osumi, mos e haj. Ose po te pelqeu pak a shume kjo eshte ftesa.

..

“Great Place, Great Food, Great People”...ky eshte Hotel Restorant Mangalemi(ose sic njihet ndryshe restoranti i Tom qorrit), eshte kthyer ne simbol te Beratit per vizitoret e huaj,ne zemer te zones muzeale,ushqim  tradicional e mbreselenes,gjithshka organike, eksperienca dhe tradita me e mira e dy trevave me me ze te shqiperise Berat+Permet garanci per per tu kthyer perseri pas vizites se pare...,

 

Ketu tek Magalemi zakonisht mblidheshim per ditelindjet ...

Sidoqofte Shtepia e Bardhe ishte vendi i preferuar asojkohe

 

Sot kemi ardhur 13 kilometra neper kanionet e osumit, nga nje pike ku mund te hysh ne lume me varka, deri ne corovode. Corovoda ishte me e madhe nga c'e prisja. Kemi xhiruar rreth 16 ore me 5 kamera te ndryshme. Pamjet e kanionit jane me te vertete spektakolare. Mbreme kalova kohe ne nje kuzhine shume, shume autentike nga forma. Me nje tavoline guri gjigande ne mes, dhe furra druri. Zonja Pema gatoi kunguj te mbushur, domate te mbushur, pateRxhane, byrek me presh, mish dhe oriz, kulac, supe te prere me veze, biftek ne tjegull, mish keci, kaposh me pilaf, sallate fshati dhe te famshmin 'biftek berati'. Ishin zonja shume simpatike. Shpresoj ta kemi kapur kete ne kamera... Vizituam edhe vrimen e nuses... No pun! Ne mengjes morem pazarin. Sonte kantinen, neser kalane ne shoqerine e nje poeti te moshuar. Kemi ca personazhe artiste qe do t'I japin shpirt kesaj gjese tone. Flm juve. Me kaq e mbyll se e kam shkruar me telefon kete.

Blendi ,shume mizore nga ana jote ,ky pershkrim zilepsessmiley

Tani,ti na kerkove mendim per Beratin ,e na flet per Corovoden .Te ka cuar lumi tutje,larg nga dastinaioni dhe pse kundrarrjedhessmiley

 

Alidems  ,e shikon qe thuhet "Pema",jo vetem "Pemja" .E kam mbajt mire mendsmiley

o blendo provo kaposhin me kulac edhe me arra! specialitet berati! mehmet shehu vinte kastile ne berat per ket.

Gjithe ato gjera te mira qe jane gatuar, I paskan perlare llupsat e tiranes smiley

Une kam provu iher me i lokal andej nga Berati, lexonte te menuja SALLATE SEKSI. Nuk tallem. E porosita per kuriozitet. Me sollen mjalte me arra dhe me kivi smiley

Kishte dale llafi para ca kohesh qe Kiwi eshte afrodiziak. Edhe arrat gjithashtu. Nuk e di se sa e vertete eshte.

Per mjaltin kombinuar me kanelle dhe me arra thojne qe eshte Viagra natyrale. Me teper me beri pershtypje emertimi Sallate seksi. Ku nuk i shko mendja shqiptarit.

Mire ja kane gjetur ata te shkretet.

Imagjino nje menu te tille: Fruta deti, peshk, arragoste dhe ne fund embelsire me mjalt, arra, kiwi dhe kanelle....

Porka botana... smiley

Vetem ndonje bufetiere e beshme, nga ato te kohes se xhaxhit do ta duronte energjine e akumuluar nga kjo lloj menuje smiley

Ja kerkova por se kishin ne menu. Dil e kape vete mbas buke me thane smiley

Mjalte me arra ka qene konsideruar gjithnje si forcues maskiliteti, besoj se qe nga koha e turkut. Ua jepnin burrave qe s'benin femije. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).